The measure is available in the following languages:
LIGJI Nr. 05/L -021
PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
qëllimi
1. qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së ku zuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.
2. Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën e Këshillit 2000/43/KE, të datës 29 qershor 2000, për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht prejardhjes racore apo etnike të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2000/78/EC, të datës 27 nëntorit 2000 që krijon një kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2004/113/KE, të datës 13 dhjetor 2004 Zbatimi i parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën 2006/54/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 5 korrik 2006, mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe të profesionit (e amandamentuar) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave zik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave zik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me:
1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet;
1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikuali kimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike;
1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës;
1.4. anëtarësimin dhe përfshirjen në organizata të punëtorëve ose të punëdhënësve apo në çdo organizatë tjetër anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, përfshirë edhe për timet që mundësohen nga organizatat e tilla;
1.5. mbrojtja sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe mbrojtjen shëndetësore;
1.6. përparësit sociale;
1.7. lehtësitë sociale, përfshirë, por pa u ku zuar në ndihmën humanitare;
1.8. arsimin;
1.9. qasje në vendbanim, i cili është në dispozicion për publikun, si dhe qasje në forma tjera të pronës (luajtshme dhe paluajtshme;
1.10. qasje dhe furnizim në të mira materiale dhe shërbime të cilat janë në dispozicion për publikun;
1.11. trajtimi i drejtë dhe i barabartë para organeve gjyqësore dhe të gjitha organeve të tjera që administrojnë drejtësinë;
1.12. qasje dhe pjesëmarrje në shkencë, sport, art, shërbime dhe aktivitete kulturore;
1.13. sigurinë personale;
1.14. pjesëmarrjen në çështjet publike, përfshirë të drejtën për të zgjedhë dhe të drejtën për të qenë i zgjedhur;
1.15. qasje në vendet publike, dhe
1.16. çfarëdo të drejte tjetër të paraparë me legjislacionin në fuqi.
Neni 3
Koncepti i diskriminimit
1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, ku zim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Neni 4
Llojet e trajtimit të pabarabartë
1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:
1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;
1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk ku zohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.
1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të lluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;
1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave zik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;
1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;
1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të ku zuar, në përputhje me nevojat e tyre speci ke konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;
1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;
1.10. Diskriminimi i shumë shtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumë shtë dhe bazat e shumë shta interpretohen në përputhje me rrethanat.
2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.
Neni 5
Format e rënda të diskriminimit
Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shume se një bazë apo e cila është kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka pasur pasoja veçanërisht të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e diskriminimit.
Neni 6
Trajtimi i ndryshëm i përligjur
Pavarësisht nga nenet 3 dhe 4 të këtij Ligji, nuk konsiderohet diskriminim dallimi në trajtim i cili bazohet në dallimet e dhëna në bazat e nenit një (1) të këtij Ligji, mirëpo i cili si i tillë paraqet karakteristikën reale dhe përcaktuese me rastin e punësimit, qoftë për shkak të natyrës së aktiviteteve profesionale ose të vetë kontekstit në të cilin kryhen punët e caktuara profesionale, nëse ajo dispozitë, kriter ose praktikë është e justi kuar nga një qëllim legjitim dhe ekziston një marrëdhënie e arsyeshme proporcionaliteti ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar.
Neni 7
Veprimet a rmative
1. Veprimet a rmative janë masa të ndërmarra me qëllim të parandalimit ose kompensimit të pafavorshme të grupeve ose personave të lidhur me ndonjë prej bazave të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Veprimet a rmative, mund të zbatohen, duke përfshirë dhe duke mos u ku zuar në rastet:
2.1. grupi i shënjestruar duhet të jetë i nënpërfaqësuar në pozitën përkatëse;
2.2. kandidati i grupit të nënpërfaqësuar duhet t’i ketë kuali kimet e njëjta me ato të kundër kandidatit të tij për sa i përket përshtatshmërisë, zotësisë dhe performancës profesionale;
2.3. aplikacioni i secilit kandidatë i nënshtrohet një vlerësimi objektiv i cili duhet të merr parasysh të gjitha kriteret që janë karakteristike për secilin kandidat individual;
2.4. përparësia e dhënë kandidatit të grupit të nënpërfaqësuar nuk mund të jetë automatike dhe i pakushtëzuar por, mund të shpër llet nëse arsyet speci ke për një kandidat individual mund të shkojnë në favore të tij.
3. Veprimet a rmative nuk konsiderohen diskriminim në kuptim të këtij ligji dhe zbatohen vetëm deri sa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato masa.
Neni 8
Përgjegjësitë e institucioneve të Republikës së Kosovës
Të gjitha institucionet duhet të veprojnë në përputhje me parimet e këtij Ligji, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit.
Neni 9
Avokati i Popullit
1. Avokati i Popullit është Institucion i shtetit, i cili bënë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit trajton rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin sipas ligjit përkatës për Avokatin e Popullit.
2. Avokati i Popullit ka këto kompetenca:
2.1. pranon dhe heton parashtresat e personave, ndërmjetëson, jep mendime dhe rekomandime për rastet konkrete të diskriminimit;
2.2. ofron asistencë viktimave të diskriminimit në bërjen e ankesave kundër diskriminimit dhe ofron informatat e domosdoshme personave që kanë paraqitur një ankesë për diskriminim në lidhje me të drejtat e tyre, për detyrimet dhe mundësitë e gjykatës, si dhe për mjetet tjera mbrojtëse;
2.3. Avokati i Popullit ka autorizim të hetoj ose të veproj mbi ndonjë ankesë të parashtruar ose me vetë-iniciativë (ex-of cio) kur ka bazë për të dyshuar se ka ndodhur diskriminimi nga subjektet e sektorit publik;
2.4. u drejtohet organeve të prokurorisë dhe të hetimit direkt me një kerkesë për llimin e hetimit të kundërvajtjeve dhe veprave penale dhe kërkon llimin e procedimit diciplinor të zbatueshëm;
2.5. informon publikun për rastet e diskriminimit dhe ndërmerr masa për promovimin e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimin;
2.6. përcjell zbatimin e këtij ligji dhe inicon ndryshimin e dispozitave për zbatimin dhe avancimin e mbrojtjes nga diskriminimi;
2.7 ofron këshilla, udhëzime dhe mbështetje, subjekteve të sektorit publik dhe privat mbi praktikat e mira në promovimin e barazisë, në përshtatjen ndaj diversitetit dhe parandalimin e diskriminimit mbi bazat e mbuluara nga Ligji përkatës për Barazi Gjinore dhe nga ky Ligj, si dhe jep rekomandime për marrjen e masave për promovimin e barazisë, përshtatjen ndaj diversitetit dhe/ose luftimin e diskriminimit;
2.8. ofron këshilla, mbështetje dhe udhëzime organizatave jo-qeveritare dhe partnerëve social në praktikat e mira dhe efektive në luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë, në veçanti organizatave që merren me çështjet e barazisë dhe jo-diskriminimin;
2.9. jep mendime në projekt-aktet normative për mbrojtjen nga diskriminimi;
2.10. mbledh të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në lidhje me diskriminimin;
2.11. bashkëpunon me partnerët social, organizatat jo-qeveritare, që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me mekanizmat përkatëse të shteteve tjera që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe me institucionet dhe bashkësitë fetare të regjistruara në Kosovë;
2.12. paraqet raport së paku çdo vit në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij Ligji dhe gjithashtu mund të hartojë raporte të veçanta për zbatimin e tij;
2.13. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae ) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi;
2.14. mund të hartojë Kode të Praktikave të Mira, për luftimin e diskriminimit dhe për promovimin e barazisë, të cilat, mund të përdorën si pikë referimi në rastet e diskriminimit.
Neni 10
Promovimi dhe bashkëpunimi për avancimin e të drejtave të njeriut
1. Zyra për qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për zbatimin e këtij Ligji, është përgjegjëse që të:
1.1. ofron këshilla për qeverinë, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë;
1.2. monitoron zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
1.3. harton politika, strategji dhe plane të veprimit në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi;
1.4. jep mendime për projekt legjislacionin e përgatitur nga Qeveria, në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat;
1.5. mbledhë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, krijon baza të të dhënave për grupet kryesore të ndjeshme, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi;
1.6. bashkëpunon me trupa përkatëse qeveritare të shteteve të tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi;
1.7 dhe gjithashtu mund të hartoj raporte të veçanta për zbatimin e tij;
1.8. bashkëpunon dhe mbështet institucionet tjera të Republikës së Kosovës për të hartuar dhe zbatuar plane të veprimit për barazi dhe jo-diskriminim, integrim të barazisë dhe iniciativa për promovim të barazisë dhe luftim të diskriminimit.
2. qeveria vendos bashkëpunim me organizatat joqeveritare të cilat kanë interes për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi e në veçanti në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë.
Neni 11
Mekanizmat institucional për mbrojtje nga diskriminimi në Ministri dhe Komuna
1. Të gjitha ministritë dhe komunat janë të obliguara të caktojnë njësinë apo zyrtarin përkatës për të koordinuar dhe raportuar zbatimin e këtij Ligji.
2. qeveria, sipas propozimit të Zyrës për qeverisje të Mirë, me akt nënligjor përcakton mënyrën e koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit me Zyrën për qeverisje të Mirë, të meknizmave institucional për mbrojtje nga diskriminimi.
KREU II
PROCEDURAT NË ORGANET KOMPETENTE
Neni 12
Ankesat kundër diskriminimit te Avokati i Popullit
1. Çdo person apo grup i personave mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit lidhur me sjelljen diskriminuese mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Paraqitja dhe trajtimi i ankesave kundër diskriminimit, nga ana e Avokatit të Popullit, kryhet në përputhje me procedurat e speci kuara të ligjit përkatës për Avokatin e Popullit.
3. Paraqitja e ankimit tek Avokati i Popullit nuk është kusht për të paraqitur një padi dhe nuk përbën pengesë për personin e dëmtuar t’i drejtohet gjykatës ose organeve të ndjekjes penale.
4. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjerë juridik mund të iniciojnë apo përkrahin ankesat në emër të parashtruesit, me marrjen e pëlqimit të tyre, për zhvillimin e procedurave tek Avokati i Popullit.
Neni 13
Paditë për mosmarrëveshjet për diskriminimin
1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente.
2. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjera juridike mund të inicojnë apo përkrahin procedura 7 ligjore në emër të parashtruesit, me marrjen e pëlqimit të tyre, për zhvillimin e procedurave administrative apo gjyqësore të parapara për zbatimin e obligimeve nga ky ligj.
Neni 14
Procedura para gjykatës
1. Padia i paraqitet gjykatës kompetente sipas legjislacionit në fuqi nga personi ose grup i personave që ankohen se janë diskriminuar mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Për personat jorezidentë qofshin të përkohshëm apo të përhershëm, gjykatë kompetente është Gjykata Themelore në Prishtinë.
3. Subjektet kanë mundësi të paraqesin padi për diskriminim sipas këtij ligji, jo më vonë se pesë (5) vjet nga dita që i dëmtuari merr dijeni për këtë shkelje.
4. Paditësi mund të mbrojë rastin e tij të diskriminimit edhe me përdorimin e çfarëdo prove dhe metode legjitime, përfshirë por pa u ku zuar, në të dhënat statistikore që mund të dëshmojë sjelljen diskriminuese përfshirë edhe të dhënat statistikore.
Neni 15
Llogaridhënia
1. Çdo veprim i kryer nga një person, gjatë marrëdhënies së punës, për çdo rast të parashtruar në bazë të këtij Ligji, trajtohet, për qëllimet e këtij Ligji, sikur të jetë kryer nga punëdhënësi i personit, pavarësisht se a është kryer me apo pa njohurinë ose aprovimin e punëdhënësit.
2. Në një rast të parashtruar në bazë të këtij Ligji kundër punëdhënësit për një veprim që pretendohet të jetë kryer nga një punonjës i punëdhënësit, mbrojtje për punëdhënësin do të jetë të dëshmuarit se punëdhënësi ka ndërmarrë hapa të arsyeshëm dhe praktik për të parandaluar punonjësin nga kryerja e atij veprimi apo nga kryerja e veprimeve të tilla.
Neni 16
Veprimet në procedurën kontestimore
1. Çdo person që pretendon që është viktimë e diskriminimit, sipas dispozitave të nenit një (1) të këtij Ligji, ka të drejtë të parashtrojë padi kundër të paditurit dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike në gjykatën kompetente.
2. Gjykata pasi që merr provat dhe argumentet relevante vërteton se i padituri ka kryer veprime apo mosveprimeve diskriminuese ndaj paditësit mund të vendos që:
2.1. t’i ndalojë të paditurit kryerjen e veprimeve diskriminuese të cilat shkelin ose mund të shkelin të drejtën e paditësit, apo ta detyrojë të paditurin që t’i eleminojë të gjitha veprimet diskriminuese ndaj paditësit;
2.2. të kompensojë dëmin material ose jomaterial të shkaktuara nga shkelja e të drejtave të mbrojtura me këtë Ligj, sipas padisë për dëmshpërblim;
2.3. të urdhërojë masa të përkohshme konform dispozitave të ligjit përkatës mbi procedurën kontestimore (nëse paditësi e ka bërë të besueshme që e drejta e tij/saj për trajtim të barabartë është shkelur, dhe nëse është e nevojshme të urdhërojë një masë me synimin për të eliminuar rrezikun e dëmeve të pariparueshme, veçanërisht për shkeljet e rënda të të drejtës për trajtim të barabartë, apo me qëllim të parandalimit të dhunës);
2.4. të urdhërojë afatin kohor më të shkurtër për ekzekutim se sa është përcaktuar me ligjin përkatës mbi procedurën përmbarimore;
2.5. të publikojë në media vendimin gjyqësor, përmes të cilit vërtetohet shkelja e së drejtës për trajtim të barabartë.
3. Pala e pakënaqur mund të ushtrojë ankesë kundër vendimit të shkallës së parë në afat prej shtatë (7) ditësh në Gjykatën e Apelit sipas ligjit përkatës mbi procedurën kontestimore.
4. Kërkesat nga paragra një (1) i këtij neni, mund të paraqiten së bashku me kërkesat për mbrojtjen e të drejtave tjera, për të cilat vendoset në procedurë kontestimore, nëse të gjitha kërkesat janë në lidhje të ndërsjellë dhe nëse gjykata e njëjtë ka kompetencë lëndore për to, pa marrë parasysh nëse për ato kërkesa është përcaktuar vendimmarrje në procedurë të përgjithshme ose të veçantë kontestimore.
5. Gjykata me rastin e vendosjes lidhur me lartësinë e dëmshpërblimit zbaton ligjin përkatës për marrdhëniet detyrimore, ndërsa me rastin e përmbarimit të vendimit të plotëfuqishëm zbaton dispozitat e ligjit përkatës për procedurën përmbarimore.
6. Dëmshpërblimi përfshin, ndër të tjera, ndreqjen e shkeljeve ligjore dhe të pasojave të tyre, përmes kthimit në gjendjen e mëparshme, kompensimin e duhur për dëmet materiale si dhe jomateriale, ose përmes masave të tjera të përshtatshme.
7. Gjatë përcaktimit të lartësisë së kompensimit për dëmin jomaterial, gjykata duhet të ketë parasysh nëse çështja përfshinë forma të rënda të diskriminimit.
8. Gjykata gjatë zbatimit të këtij ligji në mënyrë të përshtatshme zbaton ligjin përkatës mbi procedurën kontestimore.
9. Procedurat gjyqësore në rastet e diskriminimit duhet të trajtohen me urgjencë.
Neni 17
Rastet e diskriminimit të cilat përbëjnë vepër penale
Shkeljet e dispozitave të këtij Ligji, në rastet kur përbëjnë vepra penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Neni 18
Rastet e diskriminimit të cilat prekin grupet e personave
1. Rastet e diskriminimit të cilat prekin grupet e personave mund të inicohen nëpërmjet një veprimi grupor të ndërmarrë në emër të tyre nga një organizatë joqeveritare ose nga Avokati i Popullit, në raste të tilla, nuk kërkohet pëlqimi i anëtarëve të grupit.
2. Këto veprime ligjore dorëzohen në gjykatën kompetente, me pretendimet në vijim:
2.1. të vendos se sjellja e tillë ka shkelur të drejtën për trajtim të barabartë në raport me pjesëtarët e grupit;
2.2. të ndalojë ndërmarrjen e veprimtarive të cilat shkelin apo mund të shkelin të drejtën për trajtim të barabartë, apo të kryejnë veprimtari të cilat eliminojnë diskriminimin apo pasojat e tij në lidhje me anëtarët e grupit;
2.3. të publikojë në media vendimin i cili vërteton shkeljen e së drejtës për trajtim të barabartë me shpenzimet e të paditurit.
3. Në këto procedura, gjykata vendos sipas paragra t dy (2) të këtij neni dhe nuk mund të kërkohet kompensimi i dëmit, por në bazë të aktgjykimit në rastin e veprimit grupor, personat të cilët i takojnë grupit në fjalë mund të dorëzojnë padinë dhe të kërkojnë kompensim të dëmit.
Neni 19
Akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të ku zuara në punësim
1. Me qëllim që të garantohet parimi i trajtimit të barabartë në lidhje me personat me aftësi të ku zuara, duhet të ofrohet akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të ku zuara në punësim.
2. Punëdhënësit duhet të ndërmarrin masa të duhura kur është e nevojshme në raste të veçanta që t’i mundësojnë personit me aftësi të ku zuar të ketë qasje, të marrë pjesë apo të avancohet në punësim, trajnim, përveç nëse kjo masë përbën ngarkesë joproporcionale për punëdhënësin.
Neni 20
Barra e provave
1. Kur personat të cilët e konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, paraqesin prova para organit administrativ apo gjykatës kompetente, nga të cilat mund të supozohet se ka pasur diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
2. Barra e provës bie mbi palën e paditur, e cila duhet të dëshmojë se nuk ka pasur shkelje të parimit të trajtimit të barabartë.
3. Paragra një (1) i këtij neni nuk zbatohet në procedurën penale dhe procedurën kundërvajtëse.
Neni 21
Procedura e ndërmjetësimit ose pajtimit
Çdo procedurë e ndërmjetësimit ose pajtimit të cilat i parasheh legjislacioni në fuqi, mund të shfrytëzohen sipas zgjedhjes së parashtruesit të kërkesës, për të adresuar shkeljet në bazë të këtij ligji.
Neni 22
Kontrata publike
1. Kontrata publike nga organi publik duhet të shpallet e pavlefshme nga organi i cili bënë shpalljen e tuesit në ato raste ku kontraktuesi në fjalë ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij Ligji.
2. Çdo dispozitë e kontratës publike, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.
3. Çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale apo kolektive, rregullat e brendshme të marrëveshjes, rregullat që rregullojnë asociacionet timprurëse apo jo timprurëse dhe rregullat që rregullojnë organizatat e punëdhënësve, punëtorëve dhe profesioneve të pavarura, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen.
Neni 23
Dispozita kundërvajtese
1. Gjobë në shumë prej katërqind (400) deri në gjashtëqind (600) euro, i shqiptohet për kundërvajtje personit zik, që kryen, fton ose nxit në diskriminim dhe ndihmon në veprimtarinë diskriminuese, sipas bazave të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Gjobë në shumë prej njëmijë e pesëdhjetë (1050) deri në njëmijë e treqind e pesëdhjetë (1350) euro, i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik, i cili gjatë kryerjes së veprimtarisë së vet kryen, fton ose nxit në diskriminim dhe ndihmon në veprimtarinë diskriminuese, sipas bazave të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
3. Gjobë në shumë prej shtatëqind e pesëdhjetë (750) deri më njëmijë e pesëdhjetë (1050) euro, i shqiptohet për kundërvajtje nga paragra një (1) të këtij neni, personit përgjegjës në personin juridik, institucionet shtetërore dhe lokale ose organin me autorizime publike, ose individit që në formë të profesionit të regjistruar kryen veprimtari të caktuar, që paraqet diskriminim sipas bazave të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
4. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro, i shqiptohet për kundërvajtje çdo personi i cili fsheh faktet apo informatat e kërkuara nga Organi Administrativ apo Gjykata kompetente.
5. Gjobë në shumë prej njëmijë e pesëdhjetë (1050) deri në njëmijë e treqind e pesëdhjetë (1350) euro i shqiptohet për kundërvajtje, çdo personi, i cili nuk zbaton vendimin e Gjykatës për diskriminim sipas bazave të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
6. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro i shqiptohet për kundërvajtje, secilit që cenon dinjitetin e personit të caktuar ose për krijimin, qasjen apo aplikimin e mjedisit kërcënues, armiqësor, poshtërues ose frikësues.
7. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro i shqiptohet për kundërvajtje, secilit që do ta sjellë në gjendje të pavolitshme personin që e ka paraqitur diskriminimin, ose në çfarëdo mënyre ka marrë pjesë në veprimin për diskriminim.
8. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro, i shqiptohet për kundërvajtje secilit që me qëllim e sjell në gjendje të pavolitshme personin, që ka qenë dëshmitar në veprimin për diskriminim, ose e ka refuzuar zbatimin e vendimit për sjellje diskriminuese.
9. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Neni 24
Përgjegjësia individuale
Çdo person mban përgjegjësi në bazë të dispozitave të këtij Ligji, kur, me veprimet ose mosveprimet e tij, ka kryer një akt diskriminues në kuptimin e këtij ligji. Përgjegjësia individuale nuk e përjashton përgjegjësinë e institucioneve shtetërore ose të personit juridik privat.
KREU IV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 25
Vetëdijesimi i publikut
1. Më së largu gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, qeveria obligohet të lansojë fushatë promovimi dhe të hartojë një program për vetëdijesimin e publikut lidhur me këtë Ligj.
2. Të gjitha institucionet obligohen që në ueb faqet e tyre të publikojnë të dhënat lidhur me njoftimin e qytetarëve për të drejtat e tyre të cilat mund ti realizojnë në institucionet kompetente.
3. Të gjitha organet publike publikojnë në faqen e tyre të internetit një informatë lidhur me mundësinë për t’ia paraqitur ankesën Avokatit të Popullit përkitazi me diskriminimin, duke dhënë të dhënat personale kontaktuese.
Neni 26
Nxjerrja e akteve nënligjore
Për zbatimin e këtij Ligji qeveria me propozimin e Zyrës për qeverisje të Mirë dhe Zyrës Ligjore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, miraton aktet nënligjore, në afat prej gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Neni 27
Shfuqizimi
1. Ky ligj shfuqizon:
1.1. Ligjin nr. 2004/3 kundër diskriminimit;
1.2. Dispozitat e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19 të datës 13 shtator 2001 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, që përcaktojnë fushëveprimin e Zyrës Këshillëdhënëse për qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës;
1.3. Udhëzimin Administrativ Nr.8/2005 për përshkrimin e detyrave të Njësisë për të Drejtat e Njeriut;
1.4. Udhëzimin Administrativ Nr.04/2007 për Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës;
1.5. Udhëzimin Administrativ-MAPL-Nr.08/2007 për themelimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna, dhe
1.6. Udhëzimin Administrativ (UA) Nr. 04/2006 për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit.
2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.
Neni 28
Hyrja në fuqi
Ky Ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -021 28 maj 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL-014-2015, datë 15.06.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga