Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

LIGJI NR. 05/L -015

 

PËR LETËRNJOFTIM

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton

 

LIGJ PËR LETËRNJOFTIM

 

KAPITULLI I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton kushtet, procedurat dhe organin kompetent për lëshimin, dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

 

Neni 2

Përku zimet

1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Letërnjoftim- dokumenti i identi kimit i cili përmban të dhënat personale në formë zike dhe elektronike, i cili i lëshohet shtetasit të Republikës së Kosovës për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë e bartësit të dokumentit;

1.2. Shtetas i Republikës së Kosovës - personi i cili e ka Kosovës, në pajtim me Ligjin për Shtetësinë;

1.3. Organi kompetent- Ministria e Punëve të Brendshme;

1.4. Ministri- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”;

shtetësinë e Republikës së

1.5. Të dhënat biometrike -janë të dhëna unike që paraqesin karakteristikat unike të individit dhe shërbejnë për të përcaktuar identitetin përmes pamjes së fytyrës (portretit), shenjave të gishtërinjve, ngjyrës së syve dhe nënshkrimit elektronik;

1.6. Vendbanimi - vendi në të cilin qytetari vendoset me qëllim që të jetojë përgjithmonë; 1.7.Çip- pajisje elektronike e vendosur në letërnjoftim, në të cilën në formë elektronike

janë të vendosura të dhënat e bartësit të letërnjoftimit;

1.8. Certi katë elektronike- vërtetimi elektronik, që lidh të dhënat kontrolluese të nënshkrimit me një person dhe kon rmon identitetin e atij personi;

1.9. Nënshkrimi elektronik- të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose shoqërojnë logjikisht porosinë e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identi kuar nënshkruesin në lidhje me porosinë e të dhënave;

1.10. Autoriteti certi kues – autoriteti në kuadër të ministrisë që i lëshon certi katat elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit;

1.11. Ofruesi i shërbimeve elektronike- ndërmarrja/institucioni publik ose privat që ofron shërbime elektronike duke përdorur letërnjoftimin;

1.12. Certi kata e autorizimit- certi katë elektronike e cila i lëshohet ofruesit të shërbimeve për ti mundësuar qasjen elektronike në të dhënat elektronike në letërnjoftim në mënyrë të sigurt.

 

Neni 3

Pajisja me letërnjoftim dhe posedimi i letërnjoftimit

1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, është i detyruar të pajiset me letërnjoftim.

2. Shtetasi nuk mund të posedojë me shumë se një letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar në Republikën e Kosovës.

 

Neni 4

Përdorimi i letërnjoftimit dhe detyrimet e shtetasit

1. Shtetasi është i detyruar të ketë letërnjoftimin me vete, dhe me kërkesën e personit zyrtar të autorizuar me ligj, është i detyruar që t’ia japë letërnjoftimin për identi kim.

2. Shtetasi nuk ka të drejtë t’i japë letërnjoftimin e vet personit tjetër për përdorim apo ta përdorë letërnjoftimin e personit tjetër si të vetin.

3. Letërnjoftimi i shtetasit tjetër nuk lejohet të përdoret me qëllim të sigurimit të ndonjë për timi apo të drejte, për vete ose një personi tjetër zik ose juridik.

4. Letërnjoftimi mund të shërbejë si dokument udhëtimi për kalimin e ku rit shtetëror, në qoftë se kjo është e rregulluar me marrëveshje ndërmjet shteteve.

5. Letërnjoftimi mund të përdoret nga shtetasi për kryerjen e shërbimeve elektronike.

 

KAPITULLI II

KOMPETENCA PËR LËSHIMIN E LETËRNJOFTIMIT

 

Neni 5

Organi kompetent për lëshimin e letërnjoftimit

1. Letërnjoftimi është pronë e Republikës së Kosovës.
2. Lëshimi, procesimi, personalizimi dhe shpërndarja e letërnjoftimit bëhet nga organi kompetent.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

4. Certi katat elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit dhe certi katat autorizuese për ofruesit e shërbimeve elektronike lëshohen nga autoriteti përkatës në kuadër të minsitrisë.

5. Çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certi kues dhe autorizimet e ofruesve të shërbimeve do të rregullohen me akt nënligjor nga Ministri.

 

Neni 6

Nënshkrimi elektronik

Nënshkrimi elektronik në letërnjoftim është i rregulluar me Ligjin për Shërbimet e Shoqërisë Informatike.

 

Neni 7

Shfrytëzimi i të dhënave elektronike nga letërnjoftimi

1.Të dhënat elektronike në letërnjoftim mund të shfrytëzohen vetëm nga:

1.1.Autoriteti i përcaktuar për veri kim të indentitetit, dhe

1.2. Ofruesit e shërbimeve elektronike të cilët janë të pajisur me certi kata të autorizimit.

2. Të dhënat elektronike, ndërmarrjet/ institucionet publike ose private mund ti përdorin vetëm për veri kim të identitetit.

3. Të dhënat nga paragra 1 dhe 2 të këtij neni duhet të përdoren në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Neni 8

Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit

Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit përcaktohet me akt nënligjorë nga Ministri.

 

Neni 9

Përmbajtja e letërnjoftimit

1.Letërnjoftimi përmban të dhënat si në vijim:

1.1. Stemën e Republikës së Kosovës;

1.2. Emrin e shtetit;

1.3. Emrin e dokumentit;

1.4. Simboli i dokumentit elektronik (biometrik);

1.5. Mbiemrin;

1.6. Emrin;

1.7. Datën e lindjes;

1.8. Gjininë;

1.9. Shtetësinë;

1.10. Datën e skadimit;

1.11. Vendin e lindjes;

1.12. Fotogra në;

1.13. Nënshkrimi;

1.14. Numri i qasjes në kartelë (NQK);

1.15. Data e lëshimit;

1.16. Organin që e lëshon;

1.17. Numrin personal;

1.18. Numrin e letërnjoftimit;

1.19.Vendbanimin;

1.20. Zona e leximit me makinë (ZLM).

2. Letërnjoftimi përmban çip-in, në të cilin përveç të dhënave nga paragra 1 i këtij neni janë të ruajtura edhe:
2.1. Gjurmët e gishtërinjve; 2.2. Adresa e vendbanimit; dhe 2.3. Certi katat elektronike.

 

Neni 10

Shtypja e formularëve dhe letërnjoftimeve

1.Formularët dhe letërnjoftimet shtypen në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

2. Formularët dhe letërnjoftimet për pjëstarët e komuniteteve jo shumicë shtypen edhe në gjuhët e tyre të cilat janë në përdorim në nivel lokal.

 

KAPITULLI III

VLEFSHMЁRIA E LETËRNJOFTIMIT

 

Neni 11

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit

1. Letërnjoftimi lëshohet me afat vlefshmërie prej dhjetë (10) viteve.

2. Për personat e moshës gjashtëmbëdhjetë (16) deri në njëzetegjashtë (26) vjet letërnjoftimi ju lëshohet me afat vlefshmërie prej pesë (5) viteve.

 

Neni 12

Pavlefshmëria e letërnjoftimit

1. Përjashtimisht nga neni 11 i këtij ligji letërnjoftimi është i pavlefshëm në rastet vijuese:

1.1. me vdekjen e personit;

1.2. me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës;

1.3. nëse shtetasi e bën ndërrimin e të dhënave;

1.4. në rast të humbjes, vjedhjes apo dëmtimit;

1.5. me kalimin e afatit të vlefshmërisë.

 

KAPITULLI IV
PROCEDURA PËR PAJISJE ME LETËRNJOFTIM

 

Neni 13

Kërkesa për letërnjoftim

1. Shtetasi e paraqet personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim, në organin kompetent.

2. Shtetasi nga paragra 1 i nenit 3 të këtij ligji, si dhe shtetasit të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë në letërnjoftim, duhet të parashtroj kërkesë për pajisje me letërnjoftim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh.

3. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet, si dhe shtetasit që nuk kanë zotësi veprimi, në momentin e paraqitjes së kërkesës duhet të jenë të shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor.

4. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet të cilët a kanë tuar zotësinë juridike të veprimit mund të paraqesin personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim në organin kompetent.

5. Organi kompetent i lëshon parashtruesit të kërkesës dëshminë mbi pranimin e kërkesës. 6. Procedurat për pajisje me letërnjoftim, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri.

 

Neni 14

Lëshimi i letërnjoftimit

1. Organi kompetent është i detyruar të lëshoj letërnjoftimin, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës.

2. Letërnjoftimi i dorëzohet shtetasit nga organi kompetent së bashku me të dhënat kon denciale për përdorimin e formës elektronike të letërnjoftimit.

3. Nëse shtetasi nuk e tërheqë letërnjoftimin brenda gjashtë (6) muajsh, letërnjoftimi i kthehet organit kompetent.

4. Përjashtimisht nga paragra 3 i këtij neni në raste të arsyeshme afati për tërheqjen e letërnjoftimit mund të zgjasë për një kohë të arsyeshme, por jo më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj.

 

Neni15

Dëmtimi, humbja apo vjedhja e letërnjoftimit

1. Dëmtimin e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmërojë në organin kompetent brenda tetë (8) ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të dëmtimit të letërnjoftimit.

2. Dëmtimin, e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve pas hyrjes në Republikën e Kosovës, ta lajmëroj organin kompetent në mënyrën e përcaktuar nga paragra 1 i këtij neni.

3. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmëroj në stacionin më të afërt policor brenda tetë (8) ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit.

4. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve pas hyrjes në Republikën e Kosovës, ta lajmëroj në stacionin më të afërt policor në mënyrën, e përcaktuar nga paragra 3 i këtij neni.

 

Neni 16

Ndërrimi i letërnjoftimit

1.Shtetasi duhet që brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të bëjë kërkesën për ndërrim të letërnjoftimit nëse:

1.1. ndërron të dhënat personale nga paragra 1 i nenit 9 të këtij ligji; 1.2. fotogra a nuk tregon më pamjen e tij të vërtetë;

1.3. letërnjoftimi është dëmtuar;

1.4. letërnjoftimi përmban të dhënat e pasakta.

 

KAPITULLI V

EVIDENCAT

 

Neni 17

Evidenca e kërkesave të pranuara dhe letërnjoftimeve të lëshuara

1. Evidencën mbi kërkesat e pranuara dhe letërnjoftimet e lëshuara ruhen në formë zike dhe elektronike nga organi kompetent.

2. Evidenca nga paragra 1 i këtij neni, përmban:

2.1. të dhënat nga paragra 1 i nenit 9 të këtij ligji;

2.2. datën e lëshimit të letërnjoftimit;

2.3. afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit;

2.4. numrin serik të regjistrimit të letërnjoftimit;

2.5. të dhënat për letërnjoftimet e dëmtuara, të humbura, të vjedhura dhe të shpallura të pavlefshme;

2.6. të dhënat nga paragra 1 i nenit 21 të këtij ligji.

3. Të dhënat nga evidencat ministria i ruan pesë (5) vite pas pushimit të vlefshmërisë së letërnjoftimit dhe pastaj trajtohen sipas Ligjit për Arkivat Shtetërore.

4. Të dhënat për ndalimin e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e ku rit shtetëror ministria i shkatërron pas pesë (5) viteve, kur kalon arsyeja për këtë ndalesë.

 

Neni 18
Përdorimi i të dhënave nga evidencat

Institucionet shtetërore varësisht nga autorizimi i përcaktuar me ligj, mund t’i përdorin të dhënat nga evidenca për letërnjoftimet e lëshuara në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

KAPITULLI VI

MBIKËQYRJA

 

Neni 19

Mbikëqyrja

Mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bënë ministria.

 

KAPITULLI VII

DISPOZITAT NDЁSHKIMORE

 

Neni 20

Ndëshkimet

1. Bartësi i letërnjoftimit i cili brenda pesë (5) viteve humb, dëmton apo i është vjedhur letërnjoftimi më shumë se dy herë, letërnjoftimi i lëshohet në kohëzgjatje prej një (1) viti.

2. Dispozita nga paragra 1 i këtij neni nuk zbatohet, nëse shtetasi, të cilit i është vjedhur letërnjoftimi, paraqet dëshmi që vjedhja është lajmëruar si vepër penale.

 

Neni 21

Ndalesa e përdorimit të letërnjoftimit

1. Personi të cilit i është ndaluar largimi jashtë vendit, nuk mund ta përdorë letërnjoftimin për këtë qëllim gjatë afatit të ndalimit.

2. Lidhur me ndalesën vendos vetëm gjykata e cila njofton ministrinë.
3. Ankesa kundër vendimit nga paragra 2 i këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e tij.

4. Pas pushimit të arsyeve për ndalesën e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e ku rit shtetëror gjykata nga paragra 1 i këtij neni duhet ta lajmëroj menjëherë ministrinë.

 

Neni 22

Gjobat

1. Me gjobë prej njëzet (20) Euro dënohet shtetasi:

1.1. i cili nuk parashtron kërkesën për pajisje me letërnjoftim të përcaktuar në paragra n 2 të nenit 13 të këtij ligji;

1.2. i cili nuk ia dorëzon organit kompetent letërnjoftimin në afatin e caktuar në paragra n 1 të nenit 16 të këtij ligji;

1.3. i cili në afatin e caktuar me ligj dhe në mënyrë të rregullt nuk e lajmëron organin kompetent për humbjen apo gjetjen e letërnjoftimit, paragra 3 dhe 4 i nenit 15 të këtij ligji.

2. Me gjobë prej njëzet (20) Euro deri në njëqind (100) Euro, dënohet për kundërvajtje shtetasi:

2.1. i cili nuk e ka letërnjoftimin e vlefshëm;

2.2. i cili me kërkesën e personit zyrtar, të autorizuar me ligj, letërnjoftimin nuk e posedon me vete, ose nuk dëshiron ta jap për identi kim sipas paragra t 1 të nenit 4 të këtij ligji;

2.3. i cili letërnjoftimin e tij e jep apo huazon personit tjetër për përdorim ose përdor letërnjoftimin e huaj si të vetin, paragra t 2 dhe 3 i nenit 4 të këtij ligji;

2.4. përdor letërnjoftimin në kundërshtim me paragra n 1 të nenit 21 të këtij ligji;

2.5. i cili ka më shumë se një letërnjoftim të vlefshëm, sipas nenit 11 të këtij ligji.

 

KAPITULLI VIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 23

Të hyrat që realizohen nga ky ligj

Të gjitha të hyrat që realizohen me zbatimin e këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.

 

Neni 24

Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Për zbatimin e këtij ligji do të nxirren aktet e mëposhtme nënligjore në afatin kohor brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2. Ministri nxjerr aktet nënligjore për:

2.1.procedurat për pajisje me letërnjoftim;

2.2. forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit;

2.3. çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certi kues dhe autorizimet e ofruesve të shërbimeve.

3. Për zbatimin e këtij ligji Ministri mund të nxjerrë edhe akte të tjera nënligjore.

 

Neni25

Shfuqizimi

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin dhe Ligji Nr.04/L-126 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin.

 

Neni 26

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

Ligji Nr. 05/L -015 30 nëntor 2015

Shpallur me dekretin Nr. DL-034-2015,

datë 16.12.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës

Atifete Jahjaga.