Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

LIGJ Nr.8337, datë 30.4.1998

 

PER KALIMIN NE PRONESI TE TOKES BUJQESORE, PYJORE, LIVADHEVE DHE KULLOTAVE

 

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

VENDOSI:

 

Neni 1

Ky ligj synon rregullimin juridik të kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave për personat fizikë dhe Juridikë shqiptarë.

Kalimi i pronësisë së tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave bëhet me akt noterial, sipas dispozitave të Kodit Civil.

 

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji:

Tokë bujqësore është ajo tokë, që në çastin e kalimit të Pronësisë konsiderohet e tillë në bazë të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën" dhe të akteve të tjera nënligjore.

Tokë pyjore është ajo tokë, që në çastin e kalimit të pronësisë plotëson kriteret e ligjit nr.7623, datë 13.10.1992 "Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor" dhe të ligjit nr.8118, datë 9.7.1996 " Për miratimin e dekretit nr. 1489, datë 16.5.1996 " Për një shtesë në ligjin nr. 8084, datë 7.3.1996 "Për miratimin me shtesa e ndryshime të dekretit nr. 1359, datë 5.2.1996 "Për disa ndryshime në dekretin nr. 1254, datë 19.10.1995 "Për kompensimin e ish-pronarëve të tokës bujqësore, jobujqësore dhe të trojeve të zëna, me troje në zonat turistike dhe në qendrat banuara", ndryshuar me ligjin nr.8024, datë 2.11.1995""", si dhe të akteve të tjera nënligjore.

 Tokë livadh dhe kullote janë tokat që në çastin e kalimit të pronësisë plotësojnë kriteret e ligjit nr.7917, datë 13.4.1995 "Për livadhet dhe kullotat" dhe të akteve të tjera nënligjore.

 

Neni 3

Toka bujqësore, pyjore, livadhet dhe kullotat, pronë e shtetit, nuk mund të tjetërsohen deri në kompensimin e ish-pronardve, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.

Përjashtim bëhet vetëm në rastet e kalimit të pronësisë për efekt të zbatimit të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronardve".

 

Neni 4

Kalimi i së drejtës së pronësisë të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave nuk iu njihet personave fizikë dhe juridikë të huaj.  Personat fizikë dhe juridikë të huaj gëzojnë të drejtën e marrjes së saj me qira deri në 99 vjet.  Dhënia me qira e tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.

 

Neni 5

Familja bujqësore që i kalon pronësinë e saj mbi tokën bujqdsore, pyjore, livadhet, kullotat çdo shtetasi, personi fizik dhe juridik vendas në përputhje me kërkesat ligjore për kalimin e pasurisë së paluajtshme, paraqet në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dokumentet vijuese:

a) Certifikatën e vërtetimit të pronësisë të zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, shoqëruar me aktin noterial për kalimin e pronësisë dhe hartën treguese të vendodhjes së pronës.

b) Aktet që vërtetojnë përbërjen e fa.miljes bujqësore në çastin e kalimit të pronësisë, të vërtetuar nga certifikata e gjendjes civile, vërtetimi i pushtetit lokal dhe deklarata e përbashkët e anëtarëve të familjes.

c) Skicën topografike të pasurisë që do të jetë objekt i kalimit të pronësisë.

ç) Prokurën noteriale të përfaqësimit, kur kalimi i pronësisë nuk kryhet nga gjithë anëtarët e famlljes bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.

 

Neni 6

Një ose disa anëtarë të familjes bujqësore nuk mund të bëjnë kalimin në pronësi të asnjë pjese të tokës bujqësore, pyjore, livadhe dhe kullota të familjes bujqësore, pa bërë më parë pjestimin e saj sipas dispozitave të Kodit Civil.

 

Neni 7

Veprimet për kalimin e pronësisë për pronat që nuk janëtë regjistruara në bazë të ligjit nr,7843, datë 19.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", mund të behen vetëm pasi  të zbatohen rregullat e regjistrimit fillestar të pasurisë së paluajtshme.

 

Neni 8

Ligji nr.7983, datë 27.7.1995 "Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave", si dhe çdo akt tjetër nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

 

Neni 9

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2086, datë 12.5.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërise,

Rexhep Meidani