Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

LIGJ

Nr. 8368, date 9.7 1998

 

PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 7665, DATE 21.1.1993

"PER ZHVILLIMIN E ZONAVE QE KANE PERPARESI TURIZMIN"

 

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29. 4 . 1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e keshillit te Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

 

Neni I

Ne ligjin nr.7665, date 21.1.1993 "Per zhvillimin e zonave qe kane perparesi turizmin", neni 4, paragrafi i pare ndryshohet si vijon:

"Per te mbuluar dhe drejtuar veprimtarine e turizmit ne Shqlperi, krijohet Komiteti per Zhvillimin e Turizmit prane keshillit te Ministrave. Kryetari i ketij Komiteti emerohet nga Keshilli i Ministrave.

Per hartimin e politikave dhe per percaktimin e strategjive te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi krijohet keshilli i Politikave te Zhvillimit te Turizmit, i cili funksionon si organ-nderministror. Perberja, funksionet, kompetencat dhe organizimi i brendshem i ketij -keshilli caktohen nga keshilli i Ministrave.

Keshilli i Politikave te Zhvillimit teTurizmit drejtohet nga zevendeskryetari i Keshillit te Ministrave."

 

Neni 2

Ne te gjitha nenet e ligjit nr.7665, date 21.1.1993 "Per zhvillimin e zonave qe kane perparesi turizmin", fjalet "Ministria e Turizmit" zevendesohen me fjalet "Komiteti i Zhvillimit te Turizmit", "ministri i Turizmit" me fjalet "kryetari i Komitetit te Zhvillimit te Turizmit" dhe "Komiteti i Zhvillimit te Turizmit" ose "Komiteti" zevendesohen, perkatesisht, me fjalet "Keshilli i Politikave teZhvillimit teTurizmit" ose "Keshilli".

 

Neni 3

Ky ligj hyn ne fuqi me dekretimin e tij nga Presidenti i Republikes.

Shpallur me dekretin nr.2158, date 20.7.1998 te Presidentit teRepublikes se Shqiperise, Rexhep Meidani