Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI LEGAL I KOMITETEVE FETARE

(Nr.432, me 3/6/1923)

 

Art.1.

Lirija e ndërgjegje-s asht e sigurueme si mbas nenit 93 të Statutut dhe të neneve 1-2 të deklaratës më datë Tetuer 10.21 e votueme prej Parlamentit.

 

Art.2.

Ç’do degë e Myslimanizmës, si Synizma, Bektashizma, Ryfaizma, Kadirizma, Sadizma e tjera; ashtu edhe ç’do degë e Krishtenizmës, si Katolikizma, Orthodhokizma, Protestanizma, si edhe të gjitha degët e çdo feje tjetër, munt t’organizohen në një shoqatë fetare indipendente njana prej tjetrës.

 

Art.3.

Sicila shoqatë fetare ose besimtare mundet me pasë vetëm lidhje shpirtërore dogmatike me qendrat e mëdha fetare përjashta Shqipnis. Marëdhanat edhe letër – këmbimet midis tyre mbi këtë landë, janë të lira pa ndonjë pengim nga ana e qeveris, Parija fetare e shkallës ma të naltë duhet të ketë këto cilësi:

a) Nënshtetas Shqiptar,

b) Të din gjuhën shqip,

c) Të gëzojë të drejtat civile e politike,

d) Të jetë prej racës Shqiptare ose prej fëmije e prej tre brezash në Shqipni. Nuk mun të jenë ata të cilët tue kenë në këto grada në shqipni me 28 Nanduer 1912, e këndej, kan luftuem çashtjen Shqiptare.

Me një ligjë munt të epet aprovimi edhe për persona që nuk kanë cilësit e  naltpërmenduna.

Klerikët e shkallës tjetër, duhet të kenë të gjitha cilësit e përmendura në këtë nen.

Përjashtohen nga paragrafi (b) i këtij art., klerikët e viseve Shqiptare jetër gjuhëse.

Kryetarët e ç’do feje e ç’do sekti, zgjidhen si mas Statutit të tyne tue i u dhanë nga një dekret njoftimi nga ana e Qeverisë.

Në ceremonitë zyrtare, parashkrumja i përket ma të vjetrit në emnim.

 

Art.4.

Secila Shogjatë, komunotet dhe institutë fetare, si Xhami, Teqe, Kishë, Manastir etj. njihen person moral dhe përfaqësohen si mbas rregullavet fetare të tyre.

Këta kanë të drejtë të kenë, t’akuistojnë dhe të jetërtojnë (alievare) pasuni të lujtëshme dhe të pa lujtëshme dhe të drejtat e tjera civile kompatibe me natyrën e tyre; si edhe kanë të drejtë  administrojnë pasunin e vetë. Shteti ruan të drejtat e kontrollimit, mbi administrimin e pasunisë dhe mbi llogarit e përvitëshme të tyre si mbas ligjës së veçantë për shoqatë (association).

Pasunitë e pa lujtëshme janë të jetërtueshme.

Secila shoqatë (association) ose komunitet fetare a besimtare ka të drejtë të godisë të mbajë, të drejtojë dhe të kontrollojë, me shpenzimet e veta, Xhami, Kisha, Teqe, Manastire dhe faltore të tjera ashtu edhe aksesorët e tyre si çimitere e të tilla; gjithashtu dhe institute bamirse pa asnjë pengim ose formalitet, tue u shtrue vetëm ligjës së Bashkisë për Godina.

 

Art.5

Shoqatat kanë të drejtat me propozue dënime dishiplinore mbi klerin dhe nënpunsit e vetë.

 

Art.6.

Këjo ligjë hynë në fuqi që nga dita e shplljes.

 

Art.7.

Minstrija e Drejtësisë ngarkohet me zbatimin e kësaj ligje.

 

(shenim : Ky kapitull i emertuar “STATUTI LEGAL I KOMTETEVE FETARE” mban shënimin arkivor : A.Q.SH F.246 V.1924 d.50 Fl. 3)