Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

(LIGJI Nr. 04/L-066)

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:

LIGJ PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

 

KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Qëllimi dhe objektivat

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

 

Neni 2

Fushëveprimi dhe parimet e përgjithshme

  1. 1. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit zhvillohet duke u bazuar në parimet e përgjithshme vijuese :

1.1. mbrojtja, ruajtja, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e karakteristikave tradicionale historike urbane të Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit bëhet sipas parametrave të elaboruar në nenet 5,6,7 dhe 8 në planin e konservimit, pjesë integrale e këtij ligji, Shtojca 1;

1.2. integrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit në të gjitha nivelet e planeve hapësinore e urbanistike zhvillimore të vendit;

1.3. rehabilitimi, restaurimi, adaptimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, monumenteve dhe mjediseve të tyre rrethuese në përputhje me standarde profesionale për konservim dhe restaurim;

1.4. elaborimi i politikës dhe planit të menaxhimit të konservimit, me përcaktim të normave, detyrave dhe mënyrave të bashkëpunimit me autoritetet e trashëgimisë kulturore, autoritetet e planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të vendit, autoritetet e qeverisjes komunale të Prizrenit dhe popullata;

1.5. përcaktimi i të drejtave dhe obligimeve të poseduesve të pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje;

1.6. pjesëmarrja në një proces transparent vendim marrjeje të palëve të ndryshme të interesit;

1.7. sigurimi i fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të Qendrës historike të Prizrenit duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj, përmes sigurimit të lehtësirave fiskale duke bërë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit e kushteve të jetesës.

  1. Konservimi dhe mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit bëhet në pajtim me parimet dhe standardet ndërkombëtare në pajtim me Ligjin e trashëgimisë kulturore, Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe dokumente ndërkombëtare të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe traktatet e BE.

 

Neni 3

Përkufizimet

  1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Qendra Historike e Prizrenit – Zonë e mbrojtur e Qendrës Historike të Prizrenit të bazuar me këtë ligj.

1.2. Këshilli Zbatues dhe Monitorues (KZM) – Këshilli i përcaktuar sipas Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L-039/2008.

1.3. Komuna – Komuna e Prizrenit.

1.4. Zyra Komunale për Komunitete – Zyra komunale e cila ka për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe sigurimit të shërbimeve të barabarta publike në nivel komunal.

1.5. Kërkesa për projekt - kërkesa për leje urbanistike për rekonstruim/rindërtim, restaurim, rehabilitim, revitalizim, ndërtim, rrënim, ndërhyrje në infrastrukturë ose modifikim të ndërtesave, ndërrim të destinimit të tyre, ndërmarrje të aktiviteteve të përkohshme ose të çfarëdo zhvillimeve tjera brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

1.6. Drejtoria për Urbanizëm – Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në komunën e Prizrenit, e cila është kompetente për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

1.7. Këshilli – Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit të themeluar me këtë ligj.

1.8. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit – Instituti kompetent për mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.

 

Neni 4

Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit

  1. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit me të gjitha elementet përbërëse të tij shtrihet në territorin me kufij të përcaktuar në hartë ku përfshihet territori i kalasë, plani i konservimit dhe lista e parcelave kadastrale, pjesë integrale e këtij ligji, shtojca 1.
  2. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit, si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme të Republikës së Kosovës.
  3. Rivlerësimi apo rishikimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit me të gjitha elementet e saj bëhet nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore, me kërkesën apo propozimet e parashtruara nga persona fizik dhe juridik, si ne shtojcën 2 te këtij ligji me listën e monumenteve që gjenden në këtë shtojcë.

 

KREU II

MEKANIZMAT E KONZERVITMIT

 

Neni 5

  1. Komuna e Prizrenit në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, harton, miraton dhe zbaton dokumentet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik që kanë të bëjnë me Qendrën Historike të Prizrenit në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr.2003/14, Ligjin nr. 03/L-106 për Ndryshimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr.2003-14 dhe Ligjin për Trashëgiminë kulturore Nr. 02/L-88/2006.
  2. Në zbatim të paragrafit 1 të këtij neni, Komuna respekton karakteristikat e Qendrës Historike të Prizrenit.

 

Neni 6

Aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara në Qendrën Historike të Prizrenit

Për zbatimin e nenit 6 të këtij ligji, me qëllim të mbrojtjes së autencititetit dhe integritetit të Qendrës historike të Prizrenit, kufizohen dhe ndalohen aktivitetet si në vijim:

  1. Aktivitetet e kufizuara :

1.1. bashkimi i dy apo më shumë parcelave kadastrale në një njësi të vetme, përveç kur parcela është duke u kthyer në gjendjen e saj origjinale gjatë restaurimit, rindërtimit ose revitalizimit të ndërtesave tradicionale dhe monumentit që është nën mbrojtje;

1.2. vendosja e kiosqeve, tezgave, tavolinave dhe elementeve tjera montazhe, parkingjeve ose të ngjashme që do të pengonte vizurat dhe qasje të lirshme në monument si dhe vendosja e kontejnerëve dhe shportave tjera për mbeturina para dhe në afërsi të monumentit;

1.3. muzika me zë më të lartë se (shtatëdhjetë) 70 db, përveç gjatë ngjarjeve/organizimeve të natyrës publike, për të cilat merret paraprakisht leja prej Komunës;

1.4. vendosja e reklamave të përhershme, shenjave private, dekorimeve apo elementeve penguese me sipërfaqe më të madhe se një metër katror (1m2) dhe pa pëlqimin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.

  1. Aktivitetet e ndaluara:

2.1. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që rezultojnë me ngritjen e një objekti të vetëm në dy apo më shumë parcela kadastrale;

2.2. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin në objekte me lartësi më të madhe se Përdhese + dy (2) etazhe (P+2); apo lartësia e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror deri në nivel të vijës së strehës, tejkalon nëntë metra e gjysmë (9.5m); apo lartësia e tërësishme e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror duke përfshirë çatinë dhe çfarëdo vazhdim tjetër fizik në objekt, tejkalon dymbëdhjetë metra e gjysmë (12.5m);

2.3. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin me objekte ku sipërfaqja e përdheses tejkalon 150m2, me përjashtim të rasteve të veçanta të rindërtimit apo rifunksionalizimit të objekteve publike, duke e respektuar karakteristikat e Qendrës Historike, të cilat duhet të kalojnë po të njëjtat procedura të marrjes së lejes urbanistike nga Komuna dhe pëlqimit nga Instituti

për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit;

2.4. aktivitetet që do të rezultonin në ndryshimin permanent të morfologjisë natyrore të terrenit;

2.5. pompat e reja të derivateve të naftës si dhe ndërtimet industriale, fabrikat ose zhvillimet e ngjashme përfshirë eksploatimin e burimeve minerale dhe furrënaltat;

2.6. aktivitetet e natyrës komerciale të cilat përfshijnë një sipërfaqe të hapësirës së brendshme më të madhe se 150m2 duke përfshirë depot, punëtoritë mekanike, supermarketet dhe klubet e natës;

2.7. funksionimi i kazinove, bastoreve dhe veprimtarive tjera të lojërave të fatit;

 

Neni 7

Zona e Kalasë

Në Zonën e Kalasë, e cila është e definuar me parcelat kadastrale sipas Shtojces 1, janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë ndërtimore dhe të infrastrukturës, përveç atyre që në mënyre të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me konservimin, restaurimin, rekonstruimin/rindërtimin dhe menaxhimin e kësaj zone.

 

Neni 8

Ndërhyrjet në infrastrukturë

Çdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit, duke përfshirë: ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin telefonik, rrjetin elektrik apo rrjetet tjera të infrastrukturës bëhen pas miratimit të Projektit zbatues nga Drejtoria për Urbanizëm dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.

 

Neni 9

Mbrojtja nga dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore

  1. Personi fizik dhe juridik, i cili bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur objektin e trashëgimisë kulturore dhe fetare nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve.
  2. Masat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërrmiren në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.
  3. Personi fizik dhe juridik që bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktiviteti tjetër të ndaluar, paguan të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e objektit të dëmtuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare në gjendjen para shkaktimit të dëmit.

 

Neni 10

Hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike

Hulumtimet dhe Gërmimet Arkeologjike në Qendrën Historike të Prizrenit bëhen në pajtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore Nr. 02/L-88/2006.

 

Neni 11

Pastrimi dhe mbeturinat

Me qëllim të ruajtjes së monumenteve dhe tërë Qendrës Historike të Prizrenit, Komuna harton Planin e menaxhimit të mbeturinave për këtë qendër në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.

 

Neni 12

Lëvizja e automjeteve

Organi kompetent komunal për rregullim të trafikut, harton planin dhe regjimin e posaçëm të transportit automobilistik për Qendrën Historike të Prizrenit me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lehtë dhe të vazhdueshme, duke promovuar mjetet jo-motorike të transportit.

 

Neni 13

Masat e mbrojtjes ndaj zjarrit apo fatkeqësive natyrore

  1. Komuna harton planin për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit kundër zjarrit, rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
  2. Çdo lokacion, monument kulturor në pronë private apo publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit duhet të jetë i pajisur me aparat zjarrfikës, në pajtim me ligjet në fuqi si dhe me doracakun e masave mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe të zjarrit.

 

KREU III

KONSULTIMI DHE ZBATIMI

 

Neni 14

Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit

  1. Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit duhet të themelohet nga Komuna e Prizrenit brenda (katër)4 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij

Ligji dhe përbëhet nga shtatë (7) anëtarë:

1.1. gjashtë (6) anëtarë të shquar nga shoqëria civile e Kosovës që kanë përvojë nëruajtjen, zhvillimin dhe/ose promovimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit;

1.2. tre (3) anëtarë nga shoqëria civile sipas nënparagrafit 1.1. të këtij neni, do të përzgjidhen:

1.2.1. një (1) anëtar përzgjidhet nga Bashkësia Islame;

1.2.2. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe

1.2.3. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Katolike;

1.3. së paku dy (2) prej anëtarëve nga shoqëria civile do të jenë ekspertë të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore, me kualifikim apo përvoje profesionale në fushë të tillë. Preferencë do të kenë kandidatët që i përmbushin të dy kriteret;

1.4. anëtari i shtatë do të jetë përfaqësues i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim.

  1. Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore.
  2. Këshilli përbëhet nga anëtarë me kualifikime të ndryshme profesionale dhe nga palë të ndryshme të interesit, siç janë organizatat rinore, shoqatat e biznesit, arkitektët, historianët, shoqatat kulturo-artistike.
  3. Përfaqësuesi i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim duhet të konsultohet me komunitetet e ndryshme të cilat janë të lidhura historikisht me Qendrën Historike të Prizrenit, dhe të përfaqësojë mendimet e tyre në kuadër të Komitetit.
  4. Anëtarët e Këshillit emërohen prej Kuvendit të Komunës për periudhë (tre)3 vjeçare, përmes procedurës e cila përfshin ftesë publike duke i përcaktuar kushtet për konkurrim dhe anëtarësim.
  5. Asambleja Komunale emëron anëtarët e Këshillit të përzgjedhur nga Kisha Katolike, Bashkësia Islame dhe nga Kisha Ortodokse Serbe për këtë mandat.
  6. Kryesuesi i Këshillit duhet të zgjidhet me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të

Këshillit.

  1. Këshilli takohet së paku një here në çdo tre muaj dhe publikon punën e tij me informatë publike dhe për këtë punë i raporton Kuvendit Komunal.
  2. Kuorumi arrihet kur janë të pranishëm (pesë) 5 anëtarë të Këshillit.
  3. Shkarkimi i anëtarit të Këshillit, bëhet nga Kuvendi i Komunës pas propozimit të bërë nga Kryetari i Komunës ose me propozim të Kryesuesit të Komitetit, nëse tri herë radhazi pa arsye të vlefshme nuk ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit.
  4. Në rast të dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit, emërohet anëtari i ri menjëherë pas identifikimit të kandidatit të kualifikuar në pajtim me këtë nen, por në asnjë rast jo më vonë se (nëntëdhjetë)90 ditë.

 

Neni 15

Informimi publik lidhur me kërkesat për projekt

  1. Drejtoria për Urbanizëm përpilon në baza javore listën e kërkesave të pranuara për projekte.
  2. Lista nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të jetë publike dhe duhet t’u shpërndahet anëtarëve të Këshillit.
  3. Dosja e plotë e kërkesave për projekte mirëmbahet dhe vihet në dispozicion për publikun nga Drejtoria për Urbanizëm.

 

Neni 16

Konsultimi

  1. Drejtoria për Urbanizëm, i dorëzon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Kryesuesit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore një kopje të të gjitha kërkesave për projekte për leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre, zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit.
  2. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore, jep pëlqimin ose e refuzon kërkesën për projekt brenda(pesëmbëdhjetë)15 ditësh.
  3. Këshilli duhet të konsultohet me pronarin nëse prona e tij/saj preket nga kërkesa e projektit me qëllim që të sigurohet përputhshmëria me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për pronën.
  4. Nëse dikush nga anëtarët e Këshillit ka ndonjë kundërshtim/vërejtje për një kërkesë për projekt, ai/ajo ka të drejtë të kërkojë konsultime shtesë.
  5. Kërkesa nga paragrafi 3 i këtij neni, duhet t’i drejtohet me shkrim Drejtorisë për Urbanizëm brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve, duke i dërguar kopje Kryesuesit të Këshillit.
  6. Në qoftë se pas shtyrjes prej (pesëmbëdhjete) 15 ditëve, në Drejtorinë për Urbanizëm nuk arrin asnjë kundërshtim ose kërkesë për konsultime shtesë, atëherë mund të procedohet me lëshimin e lejes.

 

Neni 17

Kërkesa për konsultime shtesë

  1. Në qoftë se një kërkesë për konsultime shtesë i dërgohet Drejtorisë për Urbanizëm, Kryesuesi i Këshillit thërret palët përkatëse (ku përfshihen anëtarët e Këshillit, Drejtoria për Urbanizëm, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe palën që e parashtron kërkesën) për një takim me qëllim të adresimit të shqetësimeve dhe të negocimit të ndryshimeve të mundshme në projektin e parashtruar.
  2. Nëse palët pajtohen me konsensus për ndryshime në projektin fillestar, versioni i plotë i kërkesës së ndryshuar i dorëzohet Këshillit dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit për pajtimin e tyre formal para se të lëshohet leja.

 

Neni 18

E drejta në ankesë (Moratoriumi)

  1. Në qoftë se brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve pas kërkesës për konsultime shtesë nuk arrihet marrëveshja, Drejtoria e urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi.
  2. Leja e lëshuar apo e refuzuar nga Drejtoria e urbanizimit, i dërgohet paraqitësit të kërkesës, Institutit për mbrojtjen e monumenteve në Prizren dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit.
  3. Kundër vendimit të Drejtorisë së urbanizimit sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të ushtrohet ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, brenda (pesëmbëdhjete) 15 dite nga dita e pranimit të vendimit për refuzim të lejes.
  4. Vendimin sipas ankesës e merr MMPH në konsultim me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sporteve dhe Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
  5. 5. Në përputhje me Ligjin për Zonat e veçanta të mbrojtura, kontestet që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe, do t’i referohen KZM-së përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe nëse është e nevojshme Gjykatës Kompetente.

 

Neni 19

Mbikëqyrja inspektuese

  1. Për zbatimin e këtij Ligji, organi komunal për inspektim në bashkëpunim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, cakton inspektorë për mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.
  2. Inspektorët mbulojnë fushat e urbanizmit, ndërtimit, trashëgimisë kulturore dhe shërbimeve publike.

 

Neni 20

Masat ndëshkuese

Gjobat e parapara me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Ligjin për Ndërtim, dyfishohen në rast të shkeljeve brenda Qendrës Historike të Prizrenit, ndërsa zbatohen masat sanksionuese të parapara në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

 

KREU IV

ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI

 

Neni 21

Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit

  1. Komuna e Prizrenit, në kuadër të fushëveprimit të saj, themelon një Zyrë për Qendrën Historike të Prizrenit, me qëllim të:

1.1. koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare;

1.2 informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit.

1.3. promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një trashëgimi kulturore të pasur;

1.4. nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës istorike të Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara,agjendat kulturore dhe reklamat.

  1. Kërkesat për tubime publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit lejohen pas marrjes së pëlqimit nga Drejtoria për Shërbime Publike.
  2. Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit punon në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët përkatëse të interesit, përfshirë Këshillin, Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, Shoqatën e Biznesit, Zyrën Komunale për Komunitete, komunitetet fetare dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.

 

KREU V

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE

 

Neni 22

Mjetet financiare

  1. Komuna pranon mjete të nevojshme financiare për kompetencat shtesë lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare te kërkuara nga ky ligj.
  2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-049/2008 për Financat e Pushtetit Lokal.
  3. Komuna aplikon lehtësira fiskale për personat fizik dhe juridik brenda zonës së Qendrës Historike të Prizrenit, konform nenit 5 të Ligjit për Trashëgimin Kulturore.

 

Neni 23

Raporti me ligjet tjera

  1. Komuna dhe autoritetet përkatëse shtetërore sigurojnë që ligjet, rregulloret dhe planet hapësinore dhe urbanistike që aplikohen brenda Qendrës Historike të Prizrenit të jenë në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligji.
  2. Asgjë në këtë Ligj nuk duhet të interpretohet si kufizim ose ndikim tjetër në të drejtat, privilegjet, statusin dhe imunitetet e dhëna nga Kushtetuta

 

Neni 24

Hyrja në fuqi

Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të

Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-066

20 Prill 2012

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

________________________

 

Jakup KRASNIQI

 

LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

SHTOJCAT

Qendra Historike e Prizrenit

 

Parcelat kadastrale të cilat përfshihen në Qendrën Historike të Prizrenit:

4883,3667,3671,3672,4882,3670,3669,3668,3662/2,3662/1,3660,3661,3656,7685/4,7685/3,3645,3654,3655,3657,3659,3634,3622,90416,3627,3632,3631,3635,3633,90411,3658,3636,3630,3628,3625,3623,3614,3624,3610,3613,3588,3587,3586,3584,3585,3589,3611,3612,3607,90321,3606,3604,3603,3602,3599,3600,3595,3596,3594,3593,3597,3593,3590,3591,3592,3583,3637,3638,3640,3639,3647,3646,3643,3642,3577,90324,3565,3566,3567,3569,3573,3574,3575,3576,3641,3644,3653,90456,3650,90322,3648,3226,3629,3582,3580,3581,4872,3579,3564,90437,3460,3459,3461,3462,3458,3458,3456,3455,3457,3454,3453,3464,3463,90350,3450,3451,3452,3449,90323,90414,3436,3438,3435/2,3435,3440,3441,3442,3431,3430,3429,3419/1,3419/2,3420/2,3421,3420/1,3422,3423,3424,3428,3427,3424,3426,3425,3400,3372,3373,3385,3387,90353,3388,90367,90370,3382,3381,3380,3374,3375,3376,3377,3378,4873,3379,3477,3476,3475,3474,3471,3473,3472,3470,3469,3468,3467,3466,4822,2385,2386,2387,2384,2383,2380,2379,2268,2269,2270,2271,2381,2260,2262,2261,2263,2265,2264,2267,2266,2258,2259,2255,2251,2252,2257,2256,2250,2249,2248,2247,2246,2254,2253,2235,2234,2236,2240,2238,2237,2241,2239,2242,2243,2244,2245,2388,2378,2377,2376,2375,2374,2371/1,2371/2,2373,2372,2370,2214,2216,2217,2215,2213,2212,2211,2218,2233,2232,2228,2229,2231,2230,2227,2225,2226,2224,2223,2222,2221,2220,2219,2202,2204,2201,2200,2199,2198,2205,2197/2,2207,2208,2209,2210,1437,1438/1,1438/2,1439,1440,1441,1444,1443,1442,1445,1447,1446,1449,1448,1450,1451,1453,1463,1454,1456,1455,1457,1458,1459,1462,1460,1461,2179,2180,2181,2182,2183,2184,2206,2185,2196/2,2197/1,2196/1,2195,2186,2187,2191,2190,2189,2188,2162,2161,2160,2164,2165,2163,2166,2168,2169,2170,2171,2172,2173,2175,2178,2177,2167,2157,2156,2158,2159,2161,2149,2150,2151,2152/4,2152/3,2152/2,2152/1,2153/6,2153/5,2153/4,2153/3,2153/2,2153/1,2154/2,2152/1,2155,1961,1962,1963,1964,1968,1969,1970,1971,1973,1976,1977,1978,1979,1980,1981,1999,2013,2014,2015,2016,2017,2019,90435,90343,2097,90452,2099,4812,2042,2041,2040,2039,2038,2023,2022,2021,2020,2087,2086,2088,2089,2098,2091,2092,2093,2096,2094,2095,2077,2076,2078,90403,90285,2084,2081,2083,2082,2085,3077,3076,3081,3078,3080,3079,3084,3083,3082,3085,3086,3244,3243,3242,3241,3240,3239,3237,3238,3089,3091,3090,3092,3096,3087,3088,3095,3094,3093,3234,3230,3235,3233,3103,3102,3101,3100,3097,3098,3099,3108,3109,4871,3106,3107,3105,3104,3110,3111,3112,3113,3114,3115,3116,3117,3228,3119,3120,3121,3136,3139,3140,3138,3141,3146,3145,3144,3143,3142,3137,3135,3134,3133,3132,3131,3147,3148,3149,3150,3152,3153,3154,3155,3156,3159,3158,3160,3166/1,3161,90331,3162,3163,3164,3165,3166,/2,3173,3174,3175,3176,3177,3178,3179,3180,3181,3182,3232,3231,3225,3224,3223,3219,3218,3220,3226,3222,3227,3221,3217,1663,1332,1330,1659,1944,1658,1668,1670,1667,1671,1676,1677,4833,1675,1669,1672,1673,1674,1942,1941,1942,1940,1939,1938,1685,1686,1687,1688,1684,1679,4833,1683,1681,1680,1937,1936,1934,1943,1917,1918,1932,1931,1930,1928/1,1928/2,1929,1928/3,1933,1927,1926,1925,1924,4837,4833,1975,1983,1982,1986,1987,1988,1989,1990,1991,1992,1993,1994,1995,1996,1997,1998,1999,1975,1974,1967,1966,1972,1965,1698,1699,1702,1703,1701,1695,1694,1693,1692,90402,1689,1707,1708,1706,1710,1715,1711,1712,1705,1709,4838,1704,1700,1914,1912,1906,1913,1907,1908,1911,1910,1909,1903,1904,1905,2062,2063,2066,2067,2068/1,2068/2,4847,2074,2075,2072,2073,2071,2070,2069,2065,2064,2061,2060,2043,4846,2047/1,2047/2,2046/2,2046,2045,90287,2044,90289,2048,2049,2050,2051,2052,2053,2054,2059,2055,2058,2056,2057,2035,2034,2036,2033,2032,2037,2030,2031,90288,2029,2028,2027,2026,2024,2025,2272,2273,2274,2366,2369,2364,2363,2362,2361,2358,2360,2359,2276,2277,2283,2284,2285,2282,2281,2280,2279,2365,2275,2278,2357,2356,4850,2354,2353,2352,2351,2290,2287,2294,2355/1,2355/2,2291,2289,2288,2296,2297,2298,2295,2347,2346,2344,2299,2349,2286/1,2286/2,2350,2348,2345,2300,2301,2343,2342,2341,2340,2303,2304,2305,2309,2306,2307,2308,2302,2310,2311,2312,2314,2313,2319,2320,2323,2315,2318,2322,2316,2317,2324,2325,2335,2326,2328,2329,2321,2337,2336,2330,2338,2333,2331,2332,2134,2133,2132,2135,2136,2137,2138,2139,2005,2005/2,2006/3,2128,2127/2,2127/1,2148,2147,2146,2145,2004,2144,2005/5,2005/4,2005/3,2141,2142,2143,90365,90292,2005/1,2006/2,2118/1,2118/2,2117,2116,2114,2113,2007,2012,2008,2009,2010,2011,2112,2114,2113,90429,2103,1651,1652,1947,1948,1951,1952,1949,1950,90286,1960,1953,1946,1945,1657,1656,1653,1650,1654,1655,1954,1955,1956,1657,1958,1660,1665,1664, 3850, 3847, 3845, 3843, 3844, 3842, 3846, 3849, 3848, 3839, 3838, 3835, 3836,3837, 3833, 3832, 3828, 3827, 3830, 3829, 3831, 3827/2, 3827/1, 3730, 3731, 3729, 3733, 3732, 3734, 4881, 3695, 3696, 3697, 3722, 3728, 3727, 90326, 3725, 3724, 3723, 3721, 3698, 3699, 3702, 3694, 3693, 3690, 3691, 3692, 4874, 3350, 3351, 3352, 3715, 3716, 3717, 3841, 3840, 3842, 3717, 3718, 3719, 3720, 3700, 3701,3707, 3708, 3709, 3706, 3705, 3704, 3367, 3366, 3365, 3363, 3361, 3360, 3362, 3357, 3356, 3359, 3358, 3355, 3354, 90371, 3714/2, 3620, 3619, 3618, 2621, 3713, 3711, 3714/3, 3714/1, 3703,3682, 3683, 3681, 3710, 3712, 3685, 3684, 3703, 3687, 3665, 3692, 3689, 3688, 90318, 3686, 3368, 4884, 3735, 3736, 3737, 3749, 3750, 3752, 3751, 3748, 3747, 3739, 3738, 3741, 3742, 3740, 3743, 3745, 3744, 3746, 3815, 3814, 3822, 3816, 3813, 3821, 90325, 3825, 3826, 3820, 3819, 3818, 3817, 3809, 3808, 3810, 3911, 3802, 3805, 3807, 3806, 3801, 3804, 3803, 3679, 3678, 3677, 3676, 90319,3675,3680,3673,3674,3666,3665,3664,3663,7,2130,2126,2125,90293,2124,2123,2122,2121,3399,3398,3397,3396,3395,3394,3393,3392,3391,3390,3389,3388,4807/2,3443,3445,3446,3444,3448,3447,3418,3415,3417,3414,3416,3411,3413,3410,3412,3407,3409,3406,3408,3405,3403,3402,3404,90332,3172,3170,3171,3169,3168,3167,3183,3184,3186,3185,3130,3129,3128/1,3128/2,3127,3126,3122,3123,3228,3236,3229,4867,3297,3216,3215,3212,3211,3210,3208,3207,3209,3206,3205,3204,3203,3201,3202,3200,3199,3198,3214,3188,3187,3189,3190,3191,3192,3193,3213,3194,3195,3196,3197/1,3197/2,4864,3371,3369,3370,3306,3299,3298,3300,3301,3302,3303,3307,3296,3295,3294,3293,3290,3289,3288,3287,3286,3282,3283,3284,3285,3919,3918/1,3918/2,3917,3916,3915,3292,3291,3914,3291,3913,3912,3910,3305,3897,3898,3899,3901,3900,3902,3903,3904,3905,3906,3907,3908,3909,3924,3857,3855,3309,3316,3315,3314,3854,3853,3311,3312,3313,90418,3852,3851,3858,3860,3859,3870,3896,3895,3893,3894,3892,3889,3886,3867,3868,3862,3861,3863,3864,3873,3874,3871,3869,3872,3878,3888,3887,3879,3880,3881,3882,3883,3884,3865,3866,3338/1,3339,3340,3341,4870,3338/2,3337,3336,3335,3333,3334,3332,3331,3330,3329,3328,3327,3326,3325,3324,3342,3343,3344,3345,3346,3347,3348,3349,3323,3322,3320,3321,331,3319, 3248/1, 3247/0, 3246/0, 3248/2, 3249/0, 3250/0, 3245/0, 3255/0, 3254/0,3251/0, 3253/0, 3256/0, 3252/0, 3257/0, 3258/0, 3259/0, 3260/0, 3261/0, 3264/0, 3262/0, 3263/0,3265/0,3271/0, 3266/0, 3267/0, 3269/0, 3268/0, 3270/0, 3272/0, 3275/0, 3274/0,3273/0,3276/1,3276/2,,2544/1,2544/1,2544/2,545/0,2547/0,2546/0,2548/0,2553/0,2552/0,2554/0,2551/0,2549/, 2550/2,2555/0, 2550/1,4781/0, 2558/0, 2559/0, 2556/0, 2561/0, 2542/0, 2543/2, 2557/0, 2562/0, 2569/0,2540/0, 2539/0, 2573/0, 2538/0,2537/0, 2574/0, 2536/0, 2535/0, 2534/0, 2570/0, 2571/2, 2576/1, 90296/0, 2576/2, 2572/0,2571/1,2865/0, 2874/0, 2873/0, 2881/0,2888/0, 2878/0, 2877/0, 2879/0, 2884/0, 2876/0, 2529/0, 2875/0, 2532/0, 2531/0, 2528/0, 2527/0, 2530/0, 2524/0,2526/0, 2525/0,2523/0, 2522/0, 2521/0, 2520/0, 2519/0, 2885/0, 2370/0, 2516/0, 2517/0, 90406/0, 2368/0,1312/0, 1313/0,1314/0,1315/0, 1316/0, 1317/0,1318/0, 1319/0

.

KALAJA

 

7685-1, 7675-2, 7675-4, 7675-3, 7675-1, 7676, 4840, 7683, 7684, 7688, 7681, 90460, 90243, 7678, 90442, 7674, 7677, 1902, 1901, 1900, 1899, 1898, 1897, 1896, 1895, 1894, 1889, 1890, 90291, 1892, 1888, 18889, 1890, 90290, 1886, 1885, 1887, 1884, 1883, 1882, 1881, 90361, 1880, 1879, 3434, 3435/1, 3433, 3432, 3435, 3435/2, 4880, 3568, 3570, 3572, 90413, 3561, 3560, 3557, 3559, 3558, 4877, 3537, 3538, 3544, 3545, 3546, 3554, 3553, 3552, 3550, 3551, 3549, 3548, 3547, 3543, 3539, 3542, 3541, 3500, 3501, 3504, 3503, 3502, 3500/2, 4878, 3506, 3516, 3518, 3520, 3519, 3515, 3517,3513, 3514, 3512, 3510, 3500, 3508, 3497/2, 90372, 90412, 3507, 3497/1, 3478, 3479, 3480, 3481, 3484, 3485, 3482, 3497/1, 3496, 3494, 3495, 3498, 3492, 3481, 3484, 3482, 3487, 3489, 3488, 3490, 3491, 3505, 3521, 3522, 3528, 3525, 3524, 3526, 90415, 3527, 3534, 3535, 3533, 3532, 3531, 3530, 3529, 90360.

 

SHTOJCA II

MONUMENTET KULTURORE NË QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

 

Nr.re O B J E K T I NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E

  1. Xhamia Maksut-pashës 502/68 1641 Në kompleksin e Marashit
  2. Xhamia Sofi Sinan-pashës 1599/48 1615 Në sheshin Shadërvan
  3. Xhamia Myderiz Ali Efendiut 411/89 1581 Pranë kishës katolike
  4. Xhamia Sejdi Beut XVII Te qendra zejtare
  5. Xhamia Gazi Mehmed Pashës 1442/57 1573/74 Kompleksi L.SH.P-ës
  6. Xhamia Emin Pashës 371/87 1831
  7. minare xhamisë Jakub Evronos Zade (Arasta) 1300/70 1526 Minarja (Arasta xhamise)
  8. Xhamia Haxhi Ramadanit XVIII
  9. Xhamia Kukli Mehmed beut 1299/70 1534/5 lagje saraqane
  10. Xhamia Iljaz Kuka 10383-29 1543 Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
  11. Xhamia Suziut 10299-9 1513 Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
  12. Xhamia Mesxhid 10403-36 XX Pranë kishës Levishka - rr. Salajdin Braha

 

Nr.re T E Q E T dhe T Y R B E T NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E

  1. Halveti teqe 1001/55 1699 lagje saraqane
  2. Teqe e Melamive 1858 Pranë sheshit të shadervanit
  3. Teqe e Sadive (Axhize baba) 502/68 1743 Në Marash
  4. Tyrbe e Mehmed Pashës 1442/57 1573 në oborrin e xhamisë
  5. Tyrbe Axhize -Babës 502/68 1747 Në Marash

 

Nr.re OBJEKTET E KISHËS

ORTODOKSE SERBE

NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës 352/48 1306/7
  2. Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë 1589/48 XIV Kompleksi Nënkalaja
  3. Shkolla Ortodokse për Priftërinj e Shën Kirilit dhe Metodit (Shkolla e mesme orthodokse)

460/70 XIX Pranë lumit Lumbardhi drejtimi shadërvan-marash

 

Nr.re KOMPLEKSI I REZIDENCËS

EPISKOPIKE

NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Rezidenca e Peshkopit Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike
  2. Katedralja e Shën Gjergjit 02-956/64 1887-903 Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës piskopike

Shadërvan

  1. Kisha e Shën Gjergjit (Runovic) 02-956/64 XV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës piskopike Shadërvan
  2. Kisha e Shën Nikollës (Tutic) 02-236/1/62 XIV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike Shadërvan
  3. Kisha e Shën Nikolla Rajkut 165/74 XIV në oborrin e Sh.fill.Lidhja e Prizrenit
  4. (Ob. Ipeshkvisë) (Konzullata Ruse) 460/70 1970 (Në oborrin e kishës)
  5. Kisha Shën Damianit dhe Kuzmanit (magjistarit) 460/70 XIX Kompleksi Nënkalaja
  6. Kisha e Shën Dielës 02-938/66 XIV Kompleksi Nënkalaja

Nr.re MULLI DHE KROJE NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Mulliri Shotmanit 502/68 XIX (XXI) Në kompleksin e Marashit
  2. Mulliri Shehzades 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit
  3. Mullirri i Tabakhanes 10418-49 XVII Kompleksi i Tabakhanes
  4. Topokli (gjasht çeshme) 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit
  5. Kroi Sinan pashës 385/77 Pranë xhamisë Sinan Pashës
  6. Kroi familjes Perolli XIX afër muzeut Arkeologjik
  7. Krojet në xhaminë e Gazi Mehmed pashës 1442/57 1573 Oborri i xhamisë GMP
  8. Tash çeshme 384/77 XIX Në oborrin muz. Arkeologjik
  9. Kroi Binbashi 516/77 XIX Renovuar 1902
  10. Kroi Kuvendit (Beledijes) 479/77 XX
  11. Kroi Haxhi Ramadanit XIX Para xhamisë
  12. Kroi sheshit shadërvanit Sheshi Shadërvan
  13. Kroi i Destan Kabashit 03-3868/77 XIX Në oborrin e shtëpisë së Destan Kabashit

 

Nr.re NISHANET NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Nishani myderiz Ali efendisë 414/89 1621 në oborrin e xhamisë
  2. Nishani Emin Pashës 638/55 1839 në oborrin e xhamisë
  3. Nishanet në oborrin e xh. Iljaz Kuka 10383-29 XVI-XIX Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
  4. Nishanet në oborrin e xh. së Suziut 10299-9 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
  5. Nishanet e Suziut dhe Neharit 632/55 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
  6. Nishanet në oborin e xhamisë së G. Mehmed Pashës 1442/57 XVII-XIX Në oborrin e xhamisë

 

Nr.re OBJEKTET PUBLIKE NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Hamami Gazi Mehmed pashës 380/54 1564
  2. Hamami Shemsidin Beut (Muzeu Arheologjik)1263/68 1498
  3. Kompleksi Lidhjes shqiptare të Prizrenit

02-835 1967 1573-1580 Pranë xhamisë Gazi Mehmed pashës

  1. 2 Trafostacionet e rrymës XX Pranë kishës katolike dhe pranë K Komunal
  2. Ura e gurit 2345/50 XVI Rindërtruar 1982
  3. Kalaja e Prizrenit 1585/48 IV-V
  4. Objekti (puntori) për përpunimin e lëkurës 10418-49 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes
  5. Kuvendi i vjetër - Beledije 10415-10 XIX Lagjja Tabakhana rr. Remzi Ademi
  6. Objekti i Arkivit Rajonal 10401-44A 1934 Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
  7. Objekti i ish muzeut të LNÇ-së 10401 -44B 1932 Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasa eKoshares

 

Nr.re OBJEKTET SAKRALE

KATOLIKE

NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Konkatedrala Zonja Ndihëmtare 1870 Tërë kompleksi

 

Nr.re OBJEKTET E BANIMIT NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Familja Bilurdagi (Grazhdo) XIX Shtëpi
  2. Familja Koçbashliu XIX RR. Saraçve
  3. Familja Mijiq XIX Shtëpi Rr. G. Çavdarbashi
  4. Familja Grazhda 1100/55 XIX Shtëpi
  5. Ymer Prizreni XIX Familja Drini
  6. Zija Beut (Burgive) XIX Shtëpi
  7. Familja Shpejti XIX Shtëpi
  8. Destan Kabashit XIX Shtëpi
  9. Ndëtsesa në Rr. G.Çavdarbashi 615/55 XVIII Shtëpi Sheh Zades
  10. Mehmed Ali Xhelshynmedine XIX Shtëpi selamllëk
  11. Adem aga Xhonit XIX Shtëpi
  12. Familja Arapi XIX Shtëpi
  13. Familja Mullafazliu XVIII Shtëpi dhe Hani
  14. Familja Paqarizi XIX Shtëpi

15 Familja Perolli XIX Shtëpi

16 Sava Toskës XIX Shtëpi

  1. Familja Myftiu 1860 Shtëpi
  2. Sevime Dorambari 414/77 XIX selamllëk
  3. Sylejman Dapko XIX Shtëpi
  4. Vehbi Haxhiu 414/77 XIX selamllëk
  5. Ramiz Pashës XIX Shtëpi
  6. Shani Efendiut XIX Shtëpi
  7. Shtëpia Sheh Hasanit 1298/70 XVIII Shtëpi
  8. Gani Dukagjinit 414/77 XIX Shtëpi
  9. Familja Doda 414/77 1930 Shtëpi
  10. Familja Mashkulli 414/77 XIX Shtëpi
  11. Fikret Mustafës XIX Shtëpi
  12. Shani efendiut XIX Selamllëk
  13. Ymer Qyse 502/68 1850 Shtëpi
  14. Bedridin Celina 502/68 XIX Shtëpi
  15. Familja Llokvica 502/68 XIX Shtëpi
  16. Izet Bajmaku 502/68 XIX Shtëpi
  17. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi
  18. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi
  19. Musa Kantarxhiut 460/70 XX Shtëpi
  20. Lokali Beni 460/70 XX Lokal-Shadërvan
  21. Lokali Rada 460/70 XX Lokal-Shadërvan
  22. Tom Kashnjeti 460/70 XIX Shtëpi
  23. Lazër Lumezit nr. 5 460/70 1840 460/70
  24. Zef Dietarit 460/70 XIX Rr.H.Rexhepi 110
  25. Tush Krasniqi 460/70 XIX Shtëpi
  26. Shuaip Spahiut 957/64 1870 gërmadha
  27. Hilmi Hisarit XIX Shtëpi
  28. Shemsedin Kirajtani XIX Shtëpi
  29. Pushkatarve nr.16 XIX Shtëpi
  30. Tun Karadagut 460/70 XIX Shtëpi
  31. Hamzë Futko XIX Shtëpi
  32. Durmish Shero 460/70 XIX Shtëpi
  33. Hasan Xhejlani 460/70 XIX Shtëpi
  34. Jahir Hasanit 460/70 XX ish Komiteti Krahinor
  35. Bajram Sokolit 414/77 XIX Shtëpi-selamllëk
  36. Familja Bardho-selamllëk XIX Rr.Rrasat e Kosharës
  37. Shtëpia e fam. Kaqamaku 10369-43 XIX Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
  38. Shtëpia e fam. Arënliu 10401-50A XVII-XIX Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasat e Koshares
  39. Shtëpia e Destan Kabashit 2 10401-44 1903/5 Afër kishës Levishka – rr. Salajdin Braha

 

Nr.re INSTITUCIONET ARSIMORE NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Shkolla e mesme L. Antoni 460/70 XX Lagje Nënkalaja
  2. Shk.fill. Lidhja e Prizrenit 460/70 XX Pranë kishës katolike
  3. Shkolla mesme mjeksisë (tani gjimnazi) XIX Pranë kishës katolike
  4. Leximorja (biblioteka) e Suziut 10299-9 XVI Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) – rr. Rrasat e Koshares

 

Nr.re RARITETE NATYRORE NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Rapi i vjetër “platanus” në Marash XVI Në kompleksin Marash

 

Nr.re KOMPLEKSET

ARKITEKTURALE

NR.

VENDIMIT

KOHA VËREJTJE

 

  1. Mahalla e Marashit
  2. Nënkalaja
  3. Pantelia
  4. Potokmahalla

Total 104 objekte dhe 4 komplekse arkitekturale

Po ashtu në kuadër të zones së vjetër janë edhe komplekse të mbrojtura me ligj dhe që kanë vendim (para lufte). Ato janë: Kompleksi Marash, Nënkalaja, Pantelia dhe Potokmahalla. Në kuadër të këtyre komplekseve përfshihen të gjitha objekte mbrenda saj dhe ato kanë automatikisht vendimin nën mbrojtje.

Statusi i objektit nën mbrojtje Edhe objektet e rralla ose objekte me vlerë të veçantë marrin statusin e objektit nën mbrojtje si psh. trupat ndriçuese nga shekulli XX, puntori të vjetra , kinema, etj. Andaj nuk mund të rrumbullaksohen me numra objekte me vlerë dhe se ato që nuk janë në listë nuk

kanë vlerë. Nuk duhet haruar se procesi i vlersimit është në vazhdimësi dhe nuk është përfunduar.