Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Statuti i Lushnjes (1920)

Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë

 

I. Këshilla e Naltë detyrohet të pëlqejë (aprovojë) çdo projekt që do t’i paraqitet prej kabinetit, i vërtetuem nga ana e Senatit.

II. Ka të drejtë në kohën e krizës ministrore të zgjedhë një kryeministër për formimin e kabinetit të ri, i cili hyn në fuqi, kur të pëlqehet prej Senatit.

III. Të zgjedhunit e kryetarit të kabinetit, në qoftë se refuzohet prej Senatit tre herë rrjesh, Këshilla e Naltë detyrohet të mbështjellë Mbledhjen e Kombit.

IV. Këshilla e Naltë nuk ka të drejtë me shpërnda Senatin dhe në qoftë se u dalin midis tyne kundërshtime, Mbledhja Kombëtare e përgjithëshme rrëzon Këshillin e Naltë ose shpërndan Senatin.

V. Në qoftë se njeni nga gjymturët e Këshillës së Naltë jep dorëheqjen, tre të tjerat vijojnë në detyrë; në dhançin dorëheqjen dy, Senati do të zgjedhë dy të tjerë.

VI. Me të ardhmen e mbretit në fronin e naltë mbretnor, Këshilla e Naltë njihet vetiu e rrëzueme.