Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

 

Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.10.2007 “Për disa ndryshime në vendimin nr.426, datë 9.7.1998 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin brenda dhe jashtë shtetit””, të ndryshuar

 (Udhëzim, Nr.16, datë 18.4.2008)

 

Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.10.2007 “Për disa ndryshime në vendimin nr.426, datë 9.7.1998 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin brenda dhe jashtë shtetit”, të ndryshuar, udhëzojmë të zbatohen procedurat si më poshtë:

  1. 1. Pagesa e shpenzimeve të varrimit, në shumën e përcaktuar në pikën 1 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.10.2007, bëhet në emër të një familjari të personit të vdekur, i cili paraqet pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të rrethit certifikatën e vdekjes, faturën e funeralit ose një vërtetim nga kryeplaku i fshatit dhe një kërkesë të thjeshtë për tërheqjen e shpenzimeve të shërbimit të varrimit, ku cilësohet edhe relacioni me personin e vdekur.
  2. Mbi bazën e këtyre dokumenteve, nga drejtoritë rajonale ose ALSSH-ja do të hartohet çdo muaj urdhërpagesa e listuar në dy kopje, nga të cilat një kopje kalohet zyrtarisht në qendrën paguese të zgjedhur për kryerjen e këtyre pagesave dhe një kopje së bashku me dokumentet e tjera qëndron e arkivuar në zyrën e financës të rajonit apo agjencisë. Formati i urdhërpagesës së listuar gjendet bashkëlidhur.
  3. Urdhërpagesa e listuar bëhet e vlefshme për të autorizuar pagesat e shpenzimeve të varrimit nga qendrat paguese, vetëm pasi të nënshkruhet nga KD financës e drejtori i drejtorisë rajonale ose personat e autorizuar në ALSSH e t’i vendoset edhe vula. Dërgimi i urdhërpagesës së listuar për t’u paguar nga qendra paguese e Postës Shqiptare bëhet në mënyrë protokollare dhe vetëm nëpërmjet filialit apo degës së Postës Shqiptare sh.a.
  4. Urdhërpagesa e listuar plotësohet në fund të muajit mbi bazën e dokumenteve të cilësuara të pranuara gjatë muajit dhe dërgohet për pagesë që në datën 1 të muajit pasardhës. Kështu dokumentet e pranuara e të listuara në muajin janar 2008 do të dërgohen për pagesë në muajin shkurt 2008, e kështu në vazhdim.
  5. Pagesa e shpenzimeve do të evidentohet në një listëpagesë, sipas formatit bashkëlidhur, e cila është dokument bazë që vërteton pagesën, plotësohet në dy kopje, nga të cilat një vjen zyrtarisht nga qendra e pagesës në zyrën e financës të sigurimeve shoqërore dhe shërben si dokument financiar për evidentimin në kontabilitet të pagesave të kryera. Procedurat e kontrollit, rakordimit, të financimeve paradhënie e përfundimtare dhe ato të kontabilitetit janë të njëjta si edhe për pagesën e pensioneve. Shpenzimet e kryera për këtë qëllim do të evidentohen në kontabilitet në nënllogarinë 60600.09 “Shpenzime të shërbimit të varrimit”, ndërsa në raportin fiskal të muajit ato do të evidentohen së bashku me programet e tjera nënllogaria 60606.09.
  6. Pagesat e kryera nga qendra paguese do të ballafaqohen çdo muaj me urdhërpagesën e listuar të dërguar duke evidentuar edhe rastet e papaguara. Këto raste, pasi të krahasohen edhe me listën e shpenzimeve të varrimit të papaguara të dërguara nga qendra paguese, do të evidentohen në urdhërpagesën e listuar të muajit pasardhës.
  7. Në lidhje me marrëdhëniet me zyrat e pagesës, filialet dhe degët e Postës Shqiptare sh.a. procedurat janë përcaktuar në marrëveshjen e posaçme.
  8. Shpenzimet e varrimit të identifikuara në vitin 2007 dhe të palikuiduara brenda periudhës do të likuidohen me fondet e akorduara për vitin 2008 në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në këto raste përfituesi duhet të paraqesë një dokument nga njësia e pushtetit vendor përkatës, që të vërtetojë moskryerjen e pagesës.
  9. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 

Ministri i Financave

Ridvan Bode

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale

dhe Shanseve të Barabarta

                                       Koço Barka

 

 

DREJTORIA RAJONALE ______________

FILIALI I POSTËS SHQIPTARE____________

PËR ZYRËN POSTARE________________

 

Listëpagesë

 

(Për pagesën e shpenzimeve të varrimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.8.2007)

 

 

 

 

 

 

 

DATA E PAGESËS

NR.

EMRI

ATËSIA

MBIEMRI

NR.DOK. IDENTIFIKIMIT

SHUMA

NËNSHKRIMI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shuma

 

 

 

 

PËR QENDRËN E PAGESËS

Llogaritari

Arkëtari

vula e qendrës paguese

 

FILIALI I POSTËS SHQIPTARE_________

PËR ZYRËN POSTARE______________

LISTË PËR SHPENZIMET E VARRIMIT TË PAPAGUARA

 

(Për pagesën e shpenzimeve të varrimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.8.2007)

 

NR.

EMRI

ATËSIA

MBIEMRI

NR. NË U.PAGESËN E LISTUAR

SHUMA

ARSYET

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR QENDRËN E PAGESËS

Llogaritari

Arkëtari

 

DREJTORIA RAJONALE____________

FILIALI I POSTËS SHQIPTARE____________

PËR ZYRËN POSTARE___________

 

URDHËRPAGESË E LISTUAR NR._____________

(Për pagesën e shpenzimeve të varrimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.721, datë 30.8.2007)

 

 

 

 

 

 

 

DATA E PAGESËS

NR.

EMRI

ATËSIA

MBIEMRI

NR.DOK.IDENTIFIKIMIT

SHUMA

(plotësohet nga sportelet e zyrave postare)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR DREJTORINË RAJONALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE

INSPEKTORI I AUTORIZUAR_____________

PËR DEGËN E FINANCËS_____________

DREJTORI____________

 

vula e sig.shoq