The measure is available in the following languages:
MBI PËRCAKTIMIN DHE PLOTËSIMIN E MODELIT TË REGJISTRIT TË SHËRBIMIT TË VARRIMIT
(UDHËZIM, Nr.2, datë 19.7.2004)
Ne zbatim te nenit 102 pika 4 te Kushtetutës dhe pikës 3 te nenit 7 te ligjit nr. 9220, date 15.4 2004 "Për shërbimin publik te varrimit ", Ministri i Rregullimit te Territorit dhe i Turizmit
UDHEZON:
- Regjistri i shërbimit te varrimit është dokumenti përmbledhës i te dhënave te shërbimit te varrimit.
- Modeli i regjistrit te shërbimit te varrimit është unik për te gjithë Republikën e Shqipërisë, sipas modelit tip qe i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
- Ne këtë regjistër shënohen te dhënat e sakta për varrimet qe kryhen, mënyrën e varrimit, ndryshimin qe ka ndodhur si pasoje e zhvarrosjeve, si dhe te dhëna ne plotësim te kërkesave te pikës 3 te nenit 7 te ligjit nr. 9220, date 15.4.2004 "Për shërbimin publik te varrimit".
- Drejtoria, sektori apo zyra qe mbulon veprimtarinë e shërbimit te varrimit te çdo bashkie ose komune bën administrimin e këtij regjistri.
- Përgjegjësi i drejtorisë, i sektorit apo i zyrës përkatëse te bashkise apo komunës i jep me procesverbal dy kopje te njëjta te regjistrit te shërbimit te varrimit, me numër te njëjtë fletësh dhe te nënshkruara nga kryetari ose sekretari i bashkise apo komunës, ndërmarrjes ose shoqërisë private te licencuar qe administron varrezat.
- Ndërmarrja apo shoqëria private e licencuar qe administron varrezat, plotëson regjistrin e shërbimit te varrimit, sipas kërkesave te nenit 7 te ligjit nr. 9220, date 15.4.2004 "Për shërbimin publik te varrimit" .
- Plotësimi i regjistrit behet nga një person i ngarkuar me këtë detyre, bazuar ne lejen e varrimit ose deklarimit te personave madhore te familjes se te ndjerit sipas nenit 50 te ligjit nr.8950, date 10.10.2002 "Për gjendjen civile".
- Plotësimi i regjistrit do te behet me shkrim te qarte dhe pa korrigjime, duke regjistruar te dhënat si me poshtë vijon:
- a) te dhënat e sakta te identifikimit qe merren nga gjendja civile nëpërmjet lejes se varrimit;
- b) te dhënat e varrosjes si data, ora dhe numri i faturës;
- c) lloji i varrimit kur kemi varrim nëntokësor, mbitokësor ose zhvarrim;
- d) vendi i vendosjes me te dhënat qe identifikojnë pozicionin e varrit ne varrezat publike;
- e) ndryshimet qe mund te bëhen si rezultat i zhvarrimeve ose për vdekjet nga sëmundjet infektive, varrim i cili kryhet ne kushte te veçanta.
Ne rastet kur gjate plotësimit te regjistrit bëhen gabime, korrigjimi i tyre behet sipas mënyrës se korrigjimit te regjistrave te gjendjes civile, konform nenit 27 te ligjit nr.8950, date 10.10.2002 "Për gjendjen civile".
- Kontrolli ditor i regjistrimeve, ne këtë regjistër, behet nga përgjegjësi i shërbimit te varrimit duke firmosur ne çdo flete mbas mbushjes te saj.
- Ndërmarrja ose shoqëria private e licencuar e administrimit te varrezave duhet te beje rregullisht rakordimin e regjistrit te plotësuar nga ajo, me regjistrin themeltar te zyrës se gjendjes civile qe ka lëshuar lejen e varrimit. Ne rast te mospërputhjes te regjistrave, veprohet konform nenit 51 te ligjit nr.8950,date 10.10 2002 "Për gjendjen civile".
- Një kopje regjistri e plotësuar dorëzohet çdo fund viti ne bashki ose komune, ndërsa kopja tjetër mbetet pranë ndërmarrjes ose shoqërisë private te administrimit te varrezave. Kontrolli i te dhënave te regjistruara dhe i mënyrës se plotësimit te tyre, behet nga organet përkatëse te pushtetit vendor.
Ky udhëzim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
MINISTRI
Bashkim Fino