The measure is available in the following languages:
MBI PROCEDURAT PER PERBALLIMIN NGA SHTETI TE SHPENZIMEVE TE SHERBIMIT TE VARRIMIT PER SHTETASIT SHQIPTARE, QE VDESIN BRENDA DHE JASHTE SHTETIT
(UDHEZIM, Nr.3912, date 21.6.2004)
Ne zbatim te nenit 102 pika 4 te Kushtetutës dhe te vendimit nr. 426, date 9.7.1998 te Këshillit te Ministrave "Për përballimin e shpenzimeve te shërbimit te varrimit për shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashtë shtetit" ndryshuar me vendimin e Këshillit te Ministrave nr.788, date 26.11.2003 "Për disa ndryshime ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr. 426, date 9.7.1998 "Për përballimin e shpenzimeve te shërbimit te varrimit për shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashtë shtetit"", Ministri i Rregullimit te Territorit dhe i Turizmit dhe Ministri i Financave
UDHEZOJNE:
Neni 1
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i procedurave për përballimin nga shteti te shpenzimeve te shërbimit te varrimit për shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashtë shtetit, përcaktimin e rasteve te veçanta, si dhe përcaktimin e masës se kontributit ne rastet kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjaret e te ndjerit.
Neni 2
Buxheti i Shtetit për çdo rast fatkeqësie jep, për shtetasit shqiptare, një ndihme te caktuar ne leke. Masa e kësaj ndihme përcaktohet sipas vendbanimit ne zona rurale apo urbane, si dhe specifikohet për grup-moshat 0-14 vjeç dhe mbi 14 vjeç sipas listës bashkëngjitur vendimit te Këshillit te Ministrave nr. 426, date 9.7.1998.
Neni 3
Ndihma ne leke tërhiqet nga te interesuarit pranë zyrës se financës ne bashkine apo komunën përkatëse kundrejt paraqitjes se certifikatës se vdekjes se te ndjerit me shënimin "Shpenzime varrimi" .
Për çdo rast pagese, financa e bashkise apo e komunës, sipas certifikatës se paraqitur, llogarit masën e ndihmës, si dhe plotëson mandatpagesën.
Neni 4
Shpenzimet për ndihme planifikohen ne buxhetin e Ministrisë se Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit dhe përdoren mbi bazën e kërkesave te organeve te pushtetit vendor.
Neni 5
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit, me fonde te Buxhetit te Shtetit, organizon shërbimin e transportit te kufomave dhe te eshtrave vetëm për rastet e fatkeqësive te ndodhura jashtë territorit te vendit, për persona qe janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti, punonjësit e përfaqësive diplomatike, si dhe për raste te veçanta, sipas kërkesës se bere nga institucione, njësi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme.
Transporti i kufomave dhe eshtrave për kategoritë e cituara me sipër behet me automjetet e funeralit qe ka ne inventarin e saj Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit. Te gjitha shpenzimet e transportit ku përfshihen karburante, dietat për drejtuesit e automjetit, taksat e ndryshme kufitare dhe ato te lëvizjes, telefonatat e dokumentuara, biletat e tragetit, fjetja etj. përballohen nga buxheti i Ministrisë se Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit.
Neni 6
Shpenzimet e tjera, si: shpenzime spitali, morgu, zhvarrosje, arkivoli, si dhe detyrime te tjera për përgatitjen e kufomës për transportimin ne atdhe, përballohen nga familja apo te afërmit e te ndjerit.
Neni 7
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit do te nise automjetet për transportimin e kufomës apo eshtrave vetëm pas kërkesës zyrtare nga zyra konsullore pranë Ministrisë se Punëve te Jashtme, e cila duhet te sqaroje ne kërkesën e bere gjeneralitetet dhe vendndodhjen e sakte te te ndjerit, shlyerjen e detyrimeve përkatëse nga familjaret, përfundimin e procedurave qe lejojnë transportin ne Shqipëri.
Neni 8
Për shtetasit shqiptare, qe vdesin jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjaret e te ndjerit, Buxheti i Shtetit rimburson një pjese te këtyre shpenzimeve, llogaritur me tarifën 70 leke/km nga qendra administrative ku ka ndodhur vdekja deri ne qendrën administrative ku do te behet varrimi.
Neni 9
Për transporte te kryera nga vende jashtë Europës, shlyerja do te behet ne masën 1500 dollarë. Kjo pagese do te behet me leke duke konvertuar valutën e huaj me kursin zyrtar ditën qe plotësohet çeku për pagese.
Neni 10
Pagesa e familjareve do te behet nga Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit kundrejt këtyre dokumenteve :
- a) Dokumenti i vdekjes nga shteti ku ka ndodhur vdekja .
- b) Fature, bilete apo dokument tjetër, qe vërteton se shpenzimet e transportit i kane kryer familjaret apo te afërmit e te ndjerit.
- c) Vërtetimin e varrimit ne Shqipëri .
- d) Certifikate vdekje nga zyra përkatëse e gjendjes civile ne Shqipëri.
- e) Letërnjoftimin ose fotokopje e noterizuar e familjarit qe do ta tërheqë shpërblimin. Dokumentacioni i mësipërm duhet te jete origjinal ose kopje e noterizuar. Dokumentacioni ne gjuhe te huaj te jete i përkthyer ne shqip dhe i noterizuar.
Neni 11
Masa e pagesës te tërhiqet pranë Ministrisë se Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit brenda një viti nga dita e sjell jes se kufomës ne Shqipëri.
Ne rastet kur shpenzimet e transportit për sjelljen e kufomës apo eshtrave ne Shqipëri kryhen falas nga shteti përkatës apo shoqata te ndryshme, familjaret e te ndjerit nuk përfitojnë pagese te transportit nga shteti shqiptar.
Neni 12
Këshillat e qarqeve, bashkite ose komunat, nga buxheti i tyre, përballojnë heqjen, transportimin dhe rivarrimin e eshtrave te te ekzekutuarve, me ose pa vendim gjyqi, te burgosurve politike, qe kane vdekur ne burg ose ne vendet e dënimit, pa u dënuar.
Për kryerjen e punimeve përkatëse, këshillat e qarqeve, bashkite ose komunat ngarkojnë njësi te shërbimit qe kane ne vartësi, te cilat përpilojnë dokumentacionin përkatës (fature, situacion etj.) për shpenzimet e kryera ne fakt. Ne baze te këtij dokumentacioni behet dhe financimi i tyre.
Neni 13
- Rastet e veçanta, për te cilat me fonde te Buxhetit te Shtetit organizohet shërbimi I transportit te kufomave dhe eshtrave, konsiderohen këto kategori personash:
- Personalitete te shquara te artit, mbajtës i titullit "Artist i Popullit".
- Personalitete te shquara te shkencës, mbajtës i titullit "Profesor".
- Personalitete te shquara te sportit, mbajtës i titullit "Mjeshtër sporti".
- Invalid dhe veterane te Luftës Nacionalçlirimtare.
- Persona me aftësi te kufizuar.
Propozimet për organizimin e shërbimit te transportit te kufomave dhe te eshtrave për personat e lartshënuar bëhen nga institucione qendrore, njësi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme ku ata bëjnë pjese dhe miratohen nga Ministri i Rregullimit te Territorit dhe i Turizmit.
Neni 14
Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë se Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit me nr. 4252/1, Ministrisë se Financave me nr. 2125/4 shfuqizohet.
Neni 15
Ky udhëzim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I RREGULLIMIT TE MINISTRI I FINANCAVE
TERRITORIT DHE TE TURIZMIT Arben MALAJ
Bashkim FINO
LISTA E RRETHEVE TE GRUPUARA SIPAS MASES SE NDIHMES NE RAST FATKEQESIE
Nr. Rrethi Zonat urbane Zonat rurale
0-14 vjeç Mbi 14 vjeç 0-14 vjeç Mbi 14 vjeç
I TIRANA 5800 9600 2200 3600
II SHKODER 5000 8400 2200 3600
DURRES 5000 8400 2200 3600
ELBASAN 5000 8400 2200 3600
VLORE 5000 8400 2200 3600
KORÇE 5000 8400 2200 3600
FIER 5000 8400 2200 3600
BERAT 5000 8400 2200 3600
GJIROKASTER 5000 8400 2200 3600
KAVAJE 5000 8400 2200 3600
KRUJE 5000 8400 2200 3600
LEZHE 5000 8400 2200 3600
LUSHNJE 5000 8400 2200 3600
POGRADEC 5000 8400 2200 3600
SARANDE 5000 8400 2200 3600
III DIBER 4300 7200 2200 3600
GRAMSH 4300 7200 2200 3600
KOLONJE 4300 7200 2200 3600
KUKES 4300 7200 2200 3600
KURBIN 4300 7200 2200 3600
LIBRAZHD 4300 7200 2200 3600
MIRDITE 4300 7200 2200 3600
MAT 4300 7200 2200 3600
PERMET 4300 7200 2200 3600
PUKE 4300 7200 2200 3600
SKRAPAR 4300 7200 2200 3600
TEPELENE 4300 7200 2200 3600
TROPOJE 4300 7200 2200 3600
BULQIZE 4300 7200 2200 3600