The measure is available in the following languages:
PER PERBALLIMIN NGA SHTETI TE SHPENZIMEVE TE SHERBIMIT TE VARRIMIT PER SHTETASIT SHQIPTARE QE VDESIN BRENDA DHE JASHTE SHTETIT
(VENDIM, Nr.426, date 9.7.1998)
I azhurnuar me:
- VKM nr.788, datë 26.11.2003
- VKM nr.721, datë 30.10.2007
Me propozimin e Ministrisë se Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Për çdo rast vdekjeje jepet një ndihmë financiare nga Buxheti i Shtetit për përballimin nga familja të shpenzimeve të varrimit, në masën e përcaktuar më poshtë, sipas vendbanimeve përkatëse:
- Për Bashkinë e Tiranës, në masën 10 000 lekë;
- Për bashkitë e tjera, në masën 8 500 lekë;
- Për komunat, në masën 5 000 lekë.
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore nëpërmjet drejtorive rajonale dhe agjencive të sigurimeve shoqërore kryen pagesën e kësaj ndihme, në bazë të certifikatës së vdekjes së lëshuar nga zyrat e gjendjes civile të njësive përkatëse të qeverisjes vendore (komuna ose bashkia) dhe të kërkesës së paraqitur nga familjarët e personit të vdekur.
Në buxhetin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në programin e sigurimeve shoqërore planifikohen, çdo vit, fonde për përballimin e shpenzimeve që lidhen me dhënien e ndihmës, në raste vdekjeje, si transfertë nga Buxheti i Shtetit.
- Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit, me fonde te Buxhetit te Shtetit, organizon shërbimin e transportit te kufomave dhe te eshtrave vetëm për rastet e fatkeqësive te ndodhura jashtë territorit te vendit, për personat qe janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti, për punonjësit e përfaqësive diplomatike, si dhe për rastet e veçanta, sipas kërkesës se bere nga institucione, njësi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme.
Për shtetasit shqiptare, qe vdesin jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjaret e te ndjerit, Buxheti i Shtetit rimburson një pjese te këtyre shpenzimeve.
Rastet e veçanta dhe masa e kontributit te shtetit ne përballimin e shpenzimeve te varrimit përcaktohen me udhëzim te përbashkët te Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit dhe te Ministrit te Financave.
- Këshillat e rretheve organizojnë heqjen, transportimin dhe rivarrimin e eshtrave te te ekzekutuarve, me ose pa vendim gjyqi, te te burgosurve politike, qe kane vdekur ne burg ose ne vendet e dënimit, pa u dënuar, si dhe te te vrarëve ne kufi, ne orvatje për t'u arratisur .
Shpenzimet përballohen nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet buxhetit te qarkqeve përkatëse.
- Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit, ne bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ngarkohet te nxjerre udhëzimin përkatës për mënyrën e organizimit te këtij shërbimi dhe te financimit e te likuidimit te tij.
- Vendimet e Këshillit te Ministrave nr.372, date 28.8.1992, nr.484, date 10.11.1992, nr.189, date 16.4.1993 dhe nr.8, date 17.11.1994, shfuqizohen.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Fatos Nano
Lista e rretheve te grupuara sipas masës se ndihmës ne rast fatkeqësie:
Nr. Rrethi Zonat urbane Zonat Rurale
0-14 vjeç Mbi 14 vjeç 0-14 vjeç Mbi 14 vjeç
I Tirane 5800 9600 2200 3600
II Shkodër 5000 8400 2200 3600
Durrës 5000 8400 2200 3600
Elbasan 5000 8400 2200 3600
Vlore 5000 8400 2200 3600
Korçe 5000 8400 2200 3600
Fier 5000 8400 2200 3600
Berat 5000 8400 2200 3600
Gjirokastër 5000 8400 2200 3600
Kavajë 5000 8400 2200 3600
Kruje 5000 8400 2200 3600
Lezhe 5000 8400 2200 3600
Lushnjë 5000 8400 2200 3600
Pogradec 5000 8400 2200 3600
Sarande 5000 8400 2200 3600
Dibër 4300 7200 2200 3600
Gramsh 4300 7200 2200 3600
Kolonje 4300 7200 2200 3600
Kukës 4300 7200 2200 3600
Kurbin 4300 7200 2200 3600
Librazhd 4300 7200 2200 3600
Mirdite 4300 7200 2200 3600
Mat 4300 7200 2200 3600
Përmet 4300. 7200 2200 3600
Puke 4300 7200 2200 3600
Skrapar 4300 7200 2200 3600
Tepelene 4300 7200 2200 3600
Tropojë 4300 7200 2200 3600
Bulqizë 4300 7200 2200 3600
Delvine 4300 7200 2200 3600
Devoll 4300 7200 2200 3600
Has 4300 7200 2200 3600
Kuçove 4300 7200 2200 3600
Mallakastër 4300 7200 2200 3600
Peqin 4300 7200 2200 3600
Malësi e Madhe 4300 7200 2200 3600