Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

PER PERBALLIMIN NGA SHTETI TE SHPENZIMEVE TE SHERBIMIT TE VARRIMIT PER SHTETASIT SHQIPTARE QE VDESIN BRENDA DHE JASHTE SHTETIT

(VENDIM, Nr.426, date 9.7.1998)

 

I azhurnuar me:

  • VKM nr.788, datë 26.11.2003
  • VKM nr.721, datë 30.10.2007

 

Me propozimin e Ministrisë se Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Për çdo rast vdekjeje jepet një ndihmë financiare nga Buxheti i Shtetit për përballimin nga familja të shpenzimeve të varrimit, në masën e përcaktuar më poshtë, sipas vendbanimeve përkatëse:

- Për Bashkinë e Tiranës, në masën 10 000 lekë;

- Për bashkitë e tjera, në masën 8 500 lekë;

- Për komunat, në masën 5 000 lekë.

  1. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nëpërmjet drejtorive rajonale dhe agjencive të sigurimeve shoqërore kryen pagesën e kësaj ndihme, në bazë të certifikatës së vdekjes së lëshuar nga zyrat e gjendjes civile të njësive përkatëse të qeverisjes vendore (komuna ose bashkia) dhe të kërkesës së paraqitur nga familjarët e personit të vdekur.

Në buxhetin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në programin e sigurimeve shoqërore planifikohen, çdo vit, fonde për përballimin e shpenzimeve që lidhen me dhënien e ndihmës, në raste vdekjeje, si transfertë nga Buxheti i Shtetit.

  1. Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit, me fonde te Buxhetit te Shtetit, organizon shërbimin e transportit te kufomave dhe te eshtrave vetëm për rastet e fatkeqësive te ndodhura jashtë territorit te vendit, për personat qe janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti, për punonjësit e përfaqësive diplomatike, si dhe për rastet e veçanta, sipas kërkesës se bere nga institucione, njësi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme.

Për shtetasit shqiptare, qe vdesin jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjaret e te ndjerit, Buxheti i Shtetit rimburson një pjese te këtyre shpenzimeve.

Rastet e veçanta dhe masa e kontributit te shtetit ne përballimin e shpenzimeve te varrimit përcaktohen me udhëzim te përbashkët te Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit dhe te Ministrit te Financave.

  1. Këshillat e rretheve organizojnë heqjen, transportimin dhe rivarrimin e eshtrave te te ekzekutuarve, me ose pa vendim gjyqi, te te burgosurve politike, qe kane vdekur ne burg ose ne vendet e dënimit, pa u dënuar, si dhe te te vrarëve ne kufi, ne orvatje për t'u arratisur .

Shpenzimet përballohen nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet buxhetit te qarkqeve përkatëse.

  1. Ministria e Rregullimit te Territorit dhe e Turizmit, ne bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ngarkohet te nxjerre udhëzimin përkatës për mënyrën e organizimit te këtij shërbimi dhe te financimit e te likuidimit te tij.
  2. Vendimet e Këshillit te Ministrave nr.372, date 28.8.1992, nr.484, date 10.11.1992, nr.189, date 16.4.1993 dhe nr.8, date 17.11.1994, shfuqizohen.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

 

Lista e rretheve te grupuara sipas masës se ndihmës ne rast fatkeqësie:

 

Nr. Rrethi Zonat urbane Zonat Rurale

0-14 vjeç Mbi 14 vjeç 0-14 vjeç Mbi 14 vjeç

I Tirane 5800 9600 2200 3600

II Shkodër 5000 8400 2200 3600

Durrës 5000 8400 2200 3600

Elbasan 5000 8400 2200 3600

Vlore 5000 8400 2200 3600

Korçe 5000 8400 2200 3600

Fier 5000 8400 2200 3600

Berat 5000 8400 2200 3600

Gjirokastër 5000 8400 2200 3600

Kavajë 5000 8400 2200 3600

Kruje 5000 8400 2200 3600

Lezhe 5000 8400 2200 3600

Lushnjë 5000 8400 2200 3600

Pogradec 5000 8400 2200 3600

Sarande 5000 8400 2200 3600

Dibër 4300 7200 2200 3600

Gramsh 4300 7200 2200 3600

Kolonje 4300 7200 2200 3600

Kukës 4300 7200 2200 3600

Kurbin 4300 7200 2200 3600

Librazhd 4300 7200 2200 3600

Mirdite 4300 7200 2200 3600

Mat 4300 7200 2200 3600

Përmet 4300. 7200 2200 3600

Puke 4300 7200 2200 3600

Skrapar 4300 7200 2200 3600

Tepelene 4300 7200 2200 3600

Tropojë 4300 7200 2200 3600

Bulqizë 4300 7200 2200 3600

Delvine 4300 7200 2200 3600

Devoll 4300 7200 2200 3600

Has 4300 7200 2200 3600

Kuçove 4300 7200 2200 3600

Mallakastër 4300 7200 2200 3600

Peqin 4300 7200 2200 3600

Malësi e Madhe 4300 7200 2200 3600