Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI

LIGJ

Nr. 80/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9220, DATË 15.4.2004, “PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT”

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr. 9220, datë 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrimit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:


“Për administrimin e shërbimit të varrimit”.

 

Neni 2

Në nenin 1 fjala “publik” hiqet.

 

Neni 3

Neni 2 riformulohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Vdekje” është pushimi në mënyrë të parikthyeshme i aktivitetit të të gjitha sistemeve jetësore të organizmit të njeriut.
  2. “Kufomë” është trupi i njeriut, i privuar nga funksionet jetësore.
3. “Varr” është vendi i vendosjes së kufomës dhe/ose mbetjeve mortore.
4. “Varrezë” është një parcelë e përcaktuar territori, ku varrosen të vdekurit.
  3. “Varrim” është procesi i vendosjes në varr të kufomës dhe/ose mbetjeve mortore, që i bëhet të vdekurit.
  4. “Varrezë publike” është vendi ku ndodhen varrezat e një rajoni, të cilat janë pronë e njësisë bazë të qeverisjes vendore.
  5. “Varrezë monumentale” është varreza ku prehen personalitete historike, fetare, kulturore, dëshmorë të kombit a njerëz të shquar dhe që mbahet për qëllime historike, përkujtimore, nderimi a vetëdijësimi kombëtar.
  6. “Varrezë historike” është varreza ku prehen njerëz, të cilët kanë humbur jetën në kontekstin e ngjarjeve të caktuara historike, e cila mbahet për qëllime historike dhe përkujtimore.
  7. “Varrezë fetare” është varreza që ngrihet nga komuniteti fetar dhe shërben për varrimin, si rregull, të besimtarëve të vet.
  8. “Varrezë private” është varreza që ngrihet dhe administrohet nga subjekte private të licencuara, sipas kushteve dhe kritereve të këtij ligji.
  9. “Mineralizim natyror i kufomës” është dekompozimi i indeve të buta të kufomës.
  10. “Mineralizim artificial i kufomës” është transformimi në hi i indeve të buta dhe të forta të kufomës përmes kremimit.
  11. “Kremim” është procesi i transformimit të kufomës nëpërmjet trajtimit industrial me nxehtësi të lartë.
  12. “Mbetje mortore” janë mbetjet pas mineralizimit natyror të kufomës (eshtrat) dhe/ose pas mineralizimit artificial të kufomës (hiri).
  13. “Shërbim i varrimit” është veprimtaria që zhvillohet nga subjektet publike ose private, nga çasti i vdekjes deri në varrimin e kufomës.
  14. “Morg” është mjedisi ku kryhen autopsitë anatomo-patologjike dhe mjeko- ligjore të kufomave, si dhe të konservimit të përkohshëm frigoriferik të tyre.
  15. “Morg civil” është ambienti ku trajtohen kufomat përpara se të kryhet ceremonia e varrimit.
  16. “Zhvarrim” është nxjerrja e kufomës dhe/ose mbetjeve mortore nga varri.
  17. “Zhvarrim i zakonshëm” është zhvarrimi që kryhet pas përfundimit të kohës së prehjes.
  18. “Zhvarrim i jashtëzakonshëm” është zhvarrimi që kryhet para përfundimit të kohës së prehjes, sipas procedurave ligjore, për ekspertizë kriminalistike, për arsye transferimi në një varr tjetër, pas një periudhe të paracaktuar kohe ose për interes publik.
  19. “Periudhë e observimit” është koha e mbikëqyrjes së kufomës para varrimit.
  20. “Shenjë funebre” është çdo lloj simboli ose mbishkrimi i vendosur mbi varr nga familjarët.
  21. “E drejtë për përdorimin e varrit” është e drejta që buron nga marrëdhënia kontraktore, me të cilën lidhet disponimi mbi varrin konkret.
  22. “Kohë e prehjes” është koha gjatë së cilës nuk lejohet zhvarrimi i zakonshëm i kufomës.
  23. “Zonë e rezervuar” është zona që nga banesa e fundit e periferisë së qytetit ose fshatit deri te fillimi i varrezave.”.

 

Neni 4

Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

  1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:


“Varrezat publike të njësive bazë të qeverisjes vendore”.

  1. Në fund të pikës 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Njësitë bazë të qeverisjes vendore garantojnë shërbimin publik të varrimit në njësitë e tyre administrative, duke ndërtuar dhe administruar varreza publike të mjaftueshme.”.

  1. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

“4/1. Varrimi në varrezat e njësive bazë të qeverisjes vendore bëhet pavarësisht nga besimi fetar i të vdekurit, duke garantuar kushtet për kryerjen e riteve fetare, sa herë kjo kërkohet.

 

Neni 5


Pas nenit 3 shtohen nenet 3/a, 3/b, 3/c, 3/ç, 3/d dhe 3/dh me këtë përmbajtje:

“Neni 3/a

Varrezat fetare

  1. Varrezat fetare ngrihen nga bashkësitë fetare mbi troje në pronësi të tyre, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
  2. Ngritja e varrezave fetare bëhet me miratimin e këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore.
  3. Administrimi i varrezave fetare bëhet nga bashkësia përkatëse fetare ose nga subjekte private, me të cilat organet drejtuese të komunitetit fetar lidhin kontratë për administrimin e varrezës.
  4. Varrimi i personave që nuk i përkasin të njëjtit besim në varrezat fetare është në tagrin e bashkësisë fetare që administron varrezën.

Neni 3/b

Varrezat private

  1. Varrezat private ngrihen nga subjekte private mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
  2. Ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave. Për njësitë bazë të qeverisjes vendore mund të ngrihet vetëm një varrezë private për 100 mijë banorë dhe me sipërfaqe jo më pak se 10 ha.
  3. Subjekti privat ushtron veprimtarinë e tij në bazë të marrëveshjes së lidhur, sipas rastit, me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore ose ministrin përgjegjës për çështjet e planifikimit urban, në përputhje me rregullat për funksionimin dhe administrimin e varrezave, që përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave. Marrëveshja nuk u nënshtrohet rregullave të legjislacionit në fuqi për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
  4. Kriteret dhe procedurat për ngritjen e varrezave private përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  5. Varrimi në varrezat private bëhet pavarësisht nga besimi fetar i të vdekurit, duke garantuar kryerjen e riteve fetare, sa herë kjo kërkohet.

Neni 3/c

Varrezat monumentale

  1. Statusin e varrezave monumentale e mbajnë Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, vendvarrimet e veçanta mbisipërfaqësore, sipas nenit 11, të ligjit, si dhe vendvarrimet e personaliteteve të shquara kombëtare historike, kulturore a fetare.
  2. Varrezat monumentale ngrihen me vendim të Këshillit të Ministrave, në shenjë nderimi, përkujtimi dhe mirënjohjeje kolektive për personalitetet që prehen në to, me elemente funksionale dhe organizative të dallueshme qartë dhe të përshtatura sipas nevojave të ceremonialit zyrtar dhe pelegrinazhit kolektiv.
  3. Rregullat për statusin “Varrezë monumentale”, për personat ose rrethin e personaliteteve që gëzojnë të drejtën e prehjes në to, për administrimin, financimin, kujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre, përcaktohen në aktet me të cilin krijohen varrezat monumentale.
  4. Administrimi, financimi, ruajtja, përdorimi dhe mirëmbajtja e varrezave monumentale, që kanë statusin monument kulture, bëhet sipas legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
  5. Me përjashtim të Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, varrezat monumentale nuk shërbejnë për varrime të reja.

Neni 3/ç

Varrezat historike

  1. Varrezat historike ngrihen me vendim të Këshillit të Ministrave, në shenjë përkujtimi për ngjarje të veçanta historike, me elemente funksionale dhe organizative të dallueshme qartë dhe të përshtatura sipas nevojave të ceremonialit zyrtar dhe pelegrinazhit kolektiv.
  2. Në varrezat historike prehen persona që kanë humbur jetën gjatë/dhe për shkak të ngjarjeve që përkujtohen. Varrezat historike nuk shërbejnë për varrime të reja.
  3. Rregullat për administrimin, financimin, kujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre përcaktohen në aktet me të cilin krijohen varrezat historike.

Neni 3/d

Rregullat teknike, të administrimit dhe mbikëqyrja

  1. Rregullat teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave përcaktohen me rregullore të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Rregullat për administrimin dhe funksionimin e varrezave publike, fetare dhe private, përcaktohen me rregullore të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Përveç sa përcaktohet në këtë rregullore, njësitë e qeverisjes vendore mund të përcaktojnë rregulla plotësuese në zbatim të saj.
  3. Për varrezat fetare, rregullat e ritualit fetar që aplikohen, miratohen nga organet e bashkësisë fetare. Publiku duhet të ketë akses mbi këto rregulla.
  4. Kontrolli për mënyrën e administrimit dhe funksionimit të varrezave publike, fetare dhe private, bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore.

Neni 3/dh

Tarifat

  1. Varrezat publike, fetare dhe private ofrojnë shërbimet e tyre në bazë të tarifave të shërbimit. Tarifat e shërbimit publikohen. Administrata e varrezës është e detyruar të garantojë aksesin e plotë dhe në çdo kohë të publikut mbi informacionin përkatës.
  2. Tarifat e shërbimit për varrezat publike miratohen nga këshilli i njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore.”.

 

Neni 6

Në nenin 4, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Varrezat duhet të jenë të izoluara nga zonat e banimit nëpërmjet zonës së rezervuar. Ndalohet të bëhen ndërtime brenda zonës së rezervuar.”.

 

Neni 7

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime: 1. Fjalia e dytë e pikës 1 hiqet.
2. Pika 2 shfuqizohet.

 

Neni 8

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:


  1. Në fjalinë e parë, fjalët “publike të bashkive dhe komunave” hiqen.

  2. Në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, fjalët “kufomat e” zëvendësohen me fjalët

“kufomat dhe/ose mbetjet mortore të”.


  1. Në fund të shkronjës “ç” shtohen fjalët “pasi të jenë pajisur me autorizim nga

prefekti”.


  1. Shkronja “d” shfuqizohet.

 

Neni 9


Pas nenit 6 shtohen nenet 6/a, 6/b, 6/c dhe 6/ç me këtë përmbajtje:

“Neni 6/a

Detyrimi për varrim

  1. Për çdo kufomë lind detyrimi për varrim. Këtu bëjnë pjesë dhe të sapolindurit e vdekur dhe fetuset e vdekura në lindje me peshë mbi 500 gram.
  2. Foshnjat e lindura të vdekura dhe fetuset e vdekura gjatë lindjes, me peshë nën 500 gram, varrosen me shpenzimet e prindërve, kur këtë e kërkon së paku njëri nga prindërit. Kur ngjarja ndodh në institucione mjekësore, atëherë institucioni është i detyruar të informojë prindërit për këtë klauzolë. Në rast se prindi nuk bën kërkesë, atëherë institucioni bën trajtimin e mëtejshëm me shpenzimet e veta dhe në përputhje me procedurat e brendshme spitalore. Këto procedura duhet të garantojnë trajtimin në mënyrë dinjitoze të tyre.
  3. Foshnjat dhe fetuset e lindura të vdekura, sipas pikës 2, të këtij neni, që nuk kërkohet të varrosen, lejohet të përdoren vetëm për qëllime shkencore. Për përdorimin për nevoja mësimore-shkencore kërkohet pëlqimi i të dy prindërve. Institucioni shkencor përgjigjet për varrimin e tyre sapo ato të mos jenë më të nevojshëm për veprimtarinë mësimore-shkencore. Nga ky moment institucioni mbart të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për prindin.
  4. Pjesët e trupit të amputuara trajtohen në përputhje me procedurat e brendshme spitalore, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 6/b

Detyrimi për përkujdesje për varrimin

  1. Detyrimi për t’u përkujdesur për varrimin i takon familjarëve të të vdekurit, sipas radhës dhe rastit:
  2. a) bashkëshortit a bashkëshortes ose bashkëjetuesit a bashkëjetueses;
  3. b) fëmijëve në moshë madhore;

  4. c) prindërve;


ç) prindërve të prindërve;

  1. d) vëllezërve e motrave madhore dhe fëmijëve të tyre.
  2. Nëse detyrimi, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk plotësohet, administrata vendore duhet të urdhërojë kryerjen e varrimit nga shërbimi i varrimit dhe kalimin e shpenzimeve në ngarkim të familjarëve që kanë detyrimin sipas pikës 1, të këtij neni, në rast se kufoma nuk u përcillet shërbimit anatomo-patologjik. Kur detyrimi sipas pikës 1, të këtij neni, është i pamundur, shpenzimet e shërbimit të varrimit kryhen nga njësia bazë e qeverisjes vendore ku ai është i regjistruar.
  3. Pika 2, e këtij neni, zbatohet edhe për personat që jetojnë në kushtet e varfërisë, të braktisjes, të mungesës së interesit mes anëtarëve të familjes, ose për të cilët është e pamundur të identifikohen familjarë që bartin detyrimin, sipas pikës 1, të këtij neni. Kur këta persona nuk janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore, shërbimi i varrimit kryhet nga njësia bazë e qeverisjes vendore, ku personi ka ndërruar jetë, duke marrë pagesën nga njësia bazë e qeverisjes vendore ku ai është i regjistruar.

Neni 6/c

Llojet dhe mënyrat e varrimit

Varrimi mund të jetë nëntokësor, mbitokësor ose me kremim dhe bëhet sipas ritualit fetar ose laik. Lloji dhe mënyra e varrimit përcaktohen sipas vullnetit të të vdekurit. Nëse i vdekuri nuk ka lënë vullnet të shprehur për llojin dhe mënyrën e varrimit, atëherë ato përcaktohen nga familjarët, sipas pikës 1, të nenit 6/b, të këtij ligji.

Neni 6/ç

Llojet e varreve

1 Varrimi, si rregull, bëhet në varre individuale, ku mund të varrosen persona të tjerë vetëm pas kalimit të kohës së prehjes, sipas nenit 7/ç të këtij ligji, dhe vetëm me kërkesën me shkrim të familjarëve të personit të vdekur, për të cilin është lëshuar e drejta e përdorimit. Në këtë rast lidhet kontratë e re përdorimi, e cila nuk anulon kushtet e kontratës së parë të përdorimit.

  1. Varrimi mund të bëhet në varre familjare nëntokësore, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.”.

 

Neni 10

Në nenin 7, pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:

“1. Pranë çdo varreze publike, fetare ose private, funksionon shërbimi i varrimit, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe rregullores së administrimit dhe funksionimit të varrezës. Shërbimi i varrimit mund të kontraktojë të tretë për kryerjen e shërbimeve dhe për mallra të caktuara.”.

  1. Pika 2 shfuqizohet.

 

Neni 11


Pas nenit 7 shtohen nenet 7/a, 7/b, 7/c, 7/ç, 7/d dhe 7/dh me këtë përmbajtje:

“Neni 7/a

Kushtet për lejimin e varrimit

  1. Kufomat lejohet të varrosen vetëm pasi është lëshuar leja e varrimit nga zyra e gjendjes civile e njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore. Shërbimi i varrimit merr në dorëzim dhe ruan për çdo varrim lejen e varrimit.
  2. Kur vdekja ndodh në ditët e pushimit javor ose të festave zyrtare dhe nuk mund të sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit kërkon dokumentet që vërtetojnë vdekjen, në përputhje me nenin 54, të ligjit nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes në zyrën e gjendjes civile në ditën e parë të punës.
  3. Për kufomat, që transportohen nga një shtet tjetër, shërbimi i varrimit merr në dorëzim dhe ruan bashkë me certifikatën e vdekjes, të lëshuar sipas formës dhe modaliteteve në fuqi në shtetin tjetër, edhe lejen për transportimin e kufomës (pasaportën e kufomës), të lëshuar nga autoritetet konsullore shqiptare. Kur certifikata e vdekjes, si më sipër, mungon, atëherë certifikata e vdekjes u kërkohet autoriteteve shqiptare, sipas procedurave në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  4. Rregullat e detajuara për aktin e vdekjes, deklarimin e vdekjes, lëshimin e lejes së varrimit, vërtetimin e vdekjes, si dhe për organet e personat përgjegjës përcaktohen nga legjislacioni në fuqi për gjendjen civile.

Neni 7/b

Kushte të veçanta për varrimin me kremim

  1. Kufomat lejohet të varrosen me kremim vetëm nëse:
a) njihet identiteti i personit të vdekur;
b) është lëshuar leja e varrimit, sipas nenit 7/a, të këtij ligji;
c) dokumenti që vërteton vdekjen konfirmon se vdekja ka ardhur për shkaqe

natyrore dhe se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdo lloj dyshimi;
ç) ekziston vullneti i shprehur i personit të vdekur.
2. Nëse rrethanat, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk plotësohen, atëherë varrimi me

kremim mund të zhvillohet vetëm nëse organi i prokurorisë autorizon me shkrim kryerjen e tij.

Neni 7/c

E drejta për përdorimin e varrit

  1. E drejta për përdorimin e varrit fitohet me anën e kontratës së përdorimit, të lidhur me shërbimin e varrezës. Kontrata e përdorimit të varrit nuk sjell pronësinë mbi

të.
2. Kontrata e përdorimit lidhet nga vetë personi përpara vdekjes (prenotim varri)

ose nga familjarët para ose pas vdekjes së personit.
3. Kontrata lidhet sipas kushteve, kritereve dhe tarifave të përcaktuara në

rregulloren e administrimit dhe funksionimit të varrezës. Në kontratë përcaktohen identiteti i personit ose i personave që lejohet të varrosen në varrin, objekt kontrate, mënyra e veshjes dhe dekorimit të varrit, shenjat funebre që do përdoren, rregullat për kujdesin dhe mirëmbajtjen, lloji dhe mënyra e varrimit, kohëzgjatja e së drejtës së përdorimit, shërbimet që do të prenotohen, çmimet përkatëse dhe mënyra e pagesës.

Neni 7/ç

Koha e prehjes dhe afati për përdorimin e varrit

  1. Koha e prehjes për të gjitha varrezat publike, fetare ose private, është e barabartë me 15 vjet. E drejta e përdorimit të varrit gjatë kohës së prehjes është pa shpërblim. Këtu nuk përfshihen shërbimet që ofron varreza, për të cilat ka tarifa të miratuara.
  2. Afati për kohëzgjatjen e së drejtës së përdorimit të varrit është, në minimumin e tij, sa afati, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe, në maksimumin e tij, i përhershëm. Për çdo varr, afati i përdorimit përcaktohet në kontratën e përdorimit, sipas nenit 7/c, të këtij ligji. Për periudhën përtej afatit minimal kontrata mund të parashikojë shpërblim, nëse për këtë qëllim ka tarifa të miratuara.

Neni 7/d

Shërbimi anatomo-patologjik

  1. Shërbimi anatomo-patologjik pranon kufoma në kuadër të veprimtarisë mësimore-shkencore, për të cilat është lëshuar leja e varrimit, sipas nenit 7/a të këtij

ligji.


  1. Shërbimi anatomo-patologjik ka për detyrë të sigurojë që kufomat e administruara prej tij të mos bëhen burim për përhapjen e sëmundjeve.
3. Shërbimi anatomo-patologjik përgjigjet për varrimin e kufomës sapo ajo të mos jetë më e nevojshme për veprimtarinë mësimore- shkencore. Nga ky moment ai mbart të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për familjarin.

Neni 7/dh

Përpunimi i të dhënave personale

  1. Gjatë ushtrimit të funksioneve të veta shërbimi i varrimit ka të drejtë të përpunojë të dhëna personale. E drejta për përpunimin e të dhënave personale lidhet sidomos me mbajtjen e regjistrit të personave të varrosur, të klientëve dhe kontratave apo të të punësuarve.
  2. Mbajtja, kontrolli, përpunimi dhe fshirja e të dhënave personale bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për të dhënat personale.”.

 

Neni 12

Në nenin 8 bëhen këto shtesa:


  1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “kushteve teknike të ndërtimit të varrezave.”.
  2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje:
“1/1. Zgjerimi i varrezave ekzistuese dhe ngritja e varrezave të reja është pjesë

përbërëse e planit të përgjithshëm vendor. Plani për zhvillimin e varrezave hartohet mbështetur në kapacitetet ekzistuese, nevojat e planifikuara, sipas rritjes së popullsisë, në prirjet e zhvillimit territorial, si dhe sipërfaqet e lira dhe përshtatshmërinë funksionale të tyre. Plani konsultohet me komunitetet fetare dhe subjektet e interesuara.

1/2. Në planin për zhvillimin e varrezave duhet të përcaktohen edhe parashikimet për mbylljen apo prishjen e varrezave ekzistuese dhe destinacioni i tyre. Si rregull, destinacioni i varrezave të prishura duhet të jetë sipërfaqe e gjelbër. Përdorimi për qëllime të tjera mund të justifikohet vetëm për motive të interesit publik.”.

  1. Në fillim të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“2. Ndërtimi, zgjerimi, mbyllja apo prishja e varrezave apo parcelave të varrezave bëhen në pajtim me planin për zhvillimin e varrezave, planin e përgjithshëm vendor dhe vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis.”.

  1. Pas pikës 2 shtohen pikat 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje:

“2/1. Në projektimin e varrezave mbahen parasysh rregullat në fuqi për rendin dhe sigurinë publike, si dhe ato për shëndetin publik.

2/2. Natyra fiziko-kimike e tokës dhe thellësia dhe drejtimi i shtresave hidrike duhet të dokumentohen shkencërisht.”.

  1. Pika 3 shfuqizohet.

 

Neni 13

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Mjediset për ceremonitë e varrimit

  1. Në varreza ngrihen, në hyrje ose në afërsi të territorit të tyre, mjedise të mjaftueshme pritjeje ose për zhvillimin e ceremonive në nderim të personave të vdekur apo për zhvillimin e ritualeve fetare. Mjediset shërbejnë për ceremoni varrimi dhe përkujtimore.
  2. Këto mjedise dhe shërbimet e lidhura me to vihen në dispozicion kundrejt pagesës. Çmimi për njësi kohe, sipas kësaj pike, bëhet publik. Administrata e varrezës është e detyruar të garantojë aksesin e plotë dhe në çdo kohë të publikut mbi informacionin përkatës. Për varrezat private ky çmim është i liberalizuar.
  3. Për kryerjen e riteve fetare mjediset duhet të organizohen dhe të pajisen, sipas kërkesave të komuniteteve fetare, në bazë të parimit të barazisë për të gjithë.”.

 

Neni 14


Pas nenit 10 shtohet neni 10/a me këtë përmbajtje:

“Neni 10/a

Impiantet e kremimit

Impiantet e kremimit ngrihen brenda ose në afërsi të varrezave pas miratimit nga këshilli i njësisë bazë të qeverisjes vendore, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Neni 15

Neni 12 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 12

Mbyllja dhe prishja e varrezave

  1. Varreza ose pjesë të caktuara të saj mund të mbyllen për varrime të reja, në rast se kjo nevojë lind për një shkak ose interes publik. Kjo dispozitë zbatohet edhe për lloje të veçanta varrimi apo varresh.
  2. Për të drejtat e përdorimit, të cilat nuk janë ushtruar deri në momentin e mbylljes, me mirëkuptimin e palës, bëhet zëvendësimi me të drejta të reja përdorimi në pjesë të tjera të varrezës apo, sipas rastit, në varreza të tjera, ose bëhet kthimi i pagesave, në rastet kur është bërë prenotimi i varrit.
  3. Vendimi për mbylljen e varrezës merret nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore dhe bëhet publik.
  4. Kur mbyllja e varrezës bëhet për shkak të nevojës për ndërtime me destinacion tjetër, atëherë varreza i nënshtrohet procedurës së prishjes. Prishja kryhet në përfundim të afatit sipas nenit 13 të ligjit. Prishja e varrezës vendoset nga një komision i posaçëm, i ngritur nga këshilli i njësisë bazë të qeverisjes vendore, i cili harton dokumentin përkatës për verifikimin e gjendjes së plotë të varrezës, pasi është marrë mendimi i strukturës rajonale të shëndetit publik.
  5. Vendimi për prishjen e varrezës merret nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore dhe bëhet publik.
  6. Për të drejtat e përdorimit, të cilat janë në fuqi deri në momentin e prishjes, bëhet zëvendësimi me të drejta të reja përdorimi në pjesë të tjera të varrezës apo, sipas rastit, në varreza të tjera. Në këtë rast, të vdekurit zhvendosen në varre të reja. Shpenzimet për zhvendosjen, rivarrimin dhe veshjen e dekorimin e ri të varreve nuk u ngarkohen familjarëve.”.

 

Neni 16

Në nenin 14, pika 3 shfuqizohet.

 

Neni 17

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:


“1. Varrimi nëntokësor bëhet në gropa të gërmuara dhe më pas të mbuluara me

dhe. Kufomat duhet të vendosen në arkivole të mbyllura druri ose materiali tjetër të ngjashëm, që të dekompozohen me lehtësi, me përjashtim të rasteve kur kufoma transportohet nga jashtë njësisë bazë të qeverisjes vendore për në vendvarrim me arkivol metalik.”.

  1. Në fund të pikës 2 shtohen fjalët “sipas rregullave teknike për ndërtimin dhe projektimin e varrezave”.
  2. Pika 3 shfuqizohet.

 

Neni 18

Në nenin 16, pika 4 shfuqizohet.

 

Neni 19


Pas nenit 16 shtohen nenet 16/a dhe 16/b me këtë përmbajtje:

“Neni 16/a

Varrimi me kremim

  1. Varrimi me kremim bëhet në varreza, sipas parashikimeve të rregullores për administrimin dhe funksionimin e varrezave.
  2. Zhvarrimi i urnës mund të bëhet vetëm pas kalimit të afatit të përdorimit. Pas zhvarrimit, urna administrohet sipas rregullores së administrimit dhe funksionimit të varrezës.
  3. Nuk lejohet marrja e urnës nga familjarët. Nuk lejohet administrimi i saj jashtë procedurave të parashikuara nga ky ligj.

Neni 16/b

Konservimi dhe balsamimi i kufomave

  1. Kufomat që i nënshtrohen varrimit nëntokësor lejohet të konservohen ose të balsamosen vetëm nëse varrezës i është lejuar varrimi i kufomave të tilla. Kjo mënyrë nuk zbatohet kur kufomat transportohen jashtë shtetit.
  2. Nuk lejohet konservimi ose balsamimi i kufomave pa u lëshuar certifikata e vdekjes.”.

 

Neni 20

Në nenin 17, në pikat 1 dhe 2, fjala “10-vjeçare” zëvendësohet me fjalën “15- vjeçare”.

 

Neni 21

Në nenin 22, pika 2, fjalët “përgjegjësi i shërbimit të rojës” zëvendësohen me fjalët “shërbimi i varrimit”.

 

Neni 22

Në nenin 23, në fund të pikës 2 shtohen fjalët “dhe rregullores së administrimit dhe funksionimit të varrezave”.

 

Neni 23

Në nenin 24, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Automjetet e varrimit duhet të plotësojnë kushte të veçanta, të cilat përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.”.

 

Neni 24

Neni 26 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 26

Transportimi i mbetjeve mortore

  1. Transportimi i mbetjeve mortore, përveç autorizimit të përmendur në nenin 25, të ligjit, shoqërohet edhe me autorizimin e strukturës rajonale të shëndetit publik.
  2. Mbetjet mortore futen në çdo rast në kaseta zinku, me trashësi jo më të vogël se 0,6 mm, dhe mbyllen me saldim. Mbi kasetë shënohen emri dhe mbiemri i kufomës.
  3. Në rast se mbetjet mortore janë të gjetura dhe nuk është i mundur identifikimi i tyre, në kasetë shënohen vendi dhe data e gjetjes.”.

 

Neni 25

Në nenin 27 bëhen këto shtesa:

  1. Në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5, pas fjalës “kufomat” shtohen fjalët “dhe/ose mbetjet mortore”.
  2. Në pikën 3, pas emërtimit “Ministrinë e Punëve të Jashtme” shtohet emërtimi “Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

 

Neni 26

Në nenin 30 bëhen ndryshimet si më poshtë:


  1. Në pikën 1, shkronja “b”, fjalët “7, pika 1.” zëvendësohen me numrin “7/a”;
  2. Në pikën 2, fjalët “e bëra në ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993, “Për kundërvajtjet

administrative”, të ndryshuar”, zëvendësohen me fjalët “e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative”.

 

Neni 27

  1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 5 të këtij ligji.
  2. Ngarkohet ministri përgjegjës për shëndetësinë që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 23 të këtij ligji.

 

Neni 28

  1. Në të gjithë ligjin, fjalët “bashki ose komunë” zëvendësohen me fjalët “njësitë bazë të qeverisjes vendore”.
  2. Në të gjithë ligjin, fjala “ndërmarrje” zëvendësohet me fjalët “shërbimi i varrezave.”.

 

Neni 29


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARI

Ilir META

 

Miratuar në datën 17.7.2014