The measure is available in the following languages:
Përmbajtje
LIGJË datë 29 Gusht 1945, Nr. 108
mbi
REFORMEN AGRARE f.1
SHPALLJE ANKANDI e Seksionit të Financës të Kavajës f.8
LAJMERIM
Zyrat që bëjnë shpallje ankendesh në
Gazetën Zyrtare e kanë per dëtyre të kujdesohen për nxjerrjen e taksës së botimit, e cila do të derdhet në Arkën e financës lokale dhe dëftesa do t'i dërgohet Ministris së Shtypit,
Prop. e Kulturës Popullore.
Kur nuk përfundon ankandi duhet lajmëruar anullimi i shpalljes.
Administrata
KRYESIJA E KËSHILLIT ANTIFASHIST N. çl.
LIGJË
Nr. 108 dat 29·8·1945
mbi Reformën Agrare
KAPITULL iI rë
Tokat që goditen nga çpronësimi dhe përjashtimet
Neni l
Me shpalljen e kësaj ligje shpronësohen detyrimisht dhe u ndahen fshatarëve nënështetas shqipëtarë qe s'kanë tokë të tyre ose që nuk u mjafton toka:
l) çifliqet e Shtetit;
2) pronat bujqësore te konfiskuara përgjithësisht;
3) pronat bujqësore private dhe të enteve private dhe fetare me përjashtimet dhe përcaktimet e përshkruara në nenin 2 të kësaj ligje;
4) tokat e t'instaluarve nga Reforma Agrare e regjimit të Zogut ose nga ish-Drejtoria e Imigracionit, kur ato jane braktisur nga t'instaluarit;
5) ullinjtë e konfiskuar;
6) vreshtat dhe pemishtet e konfiskuara;
7) godinat bujqësore dhe vjegësat e tyre që ndodhen në tokat që çpronësohen;
8) pendët e punës dhe veglat bujqësore që ndodhen në posedim të fshatarëve, në tokat që çpronësohen.
Neni 2
Përjashtohen nga çpronësimi i detyruarshëm, në masën e caktuar si më posht:
l) Pronat bujqësore private të organizuara dhe të drejtuara nga vetë pronarët dhe që çfrytëzohen me mjete dhe mënyra kulturale të përparuara. Ato pjesë të këtyre pronave që nuk çfrytëzojne me mënyrat e sipër treguara ose që punohen me bujq çpronësohen. Sidoqoftë shtritja maksimale e sipërfaqes globale (tok' e punuar ose e punuarshme, pemishte, vreshta, ullishta, livadhe, kullota, korije, etj.) e këtyre pronave nuk mund të kapërcejë 40 hektarë dhe nuk mund të përmbaje më tepër se 25% sipërfaqe të papunuar si livadhe, kullotë e korije.
Caktimi i këtyre pronave dhe i sipërfaqeve të tyre do të bëhet prej Ministrisë i Bujqësisë dhe Pyjeve;
2) pronat bujqësore t'atyre privatëve që i punojnë vetë ose i administrojnë direkt me mënyra kulturale o mjete bujqësore të enteve fetare; shtritja maksimale e sipërfaqes globale (tok’ e punuar ose e punuarshme, livadhe, kullota, korije, etj.) të këtyre pronave nuk mund të kapërcej të njëzet hektarët (20 ha) nga të cilët jo më tepër se pesëmbëdhjetë hektarë (15 ha) tok’e punuar ose e punuarshme. Kur në familje bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë gjini ose krushqi tjetër e afërme, sipërfaqes së pesëmbëdhjetë hektarëve (15 ha) tokë të punuar ose të punuarshme, i shtohet edhe nga tre hectare (3 ha) për çdo pjesëtar tjetër të martuar o të veh me fëmijë o të veja me fëmijë mashkuj;
3) pronat bujqësore të privatëve që nuk merren me bujqësi, por shtritja maksimale e sipërfaqes globale të këtyre pronave, përshkryar si në pikën e masipërme të këtij neni dhe që mbetet si pronë e paçpronuësuar , nuk mund të kapërcejë të shtatë hektarët (7 ha) nga të cilët pesë hectare (5 ha) tok’e punuar ose e punuarshme. Dhe në këtë rast, kur ka vend, zbatohet paragrafi i fundit i pikes 2 të këtij neni.
Por duhet që brenda dy vitëve nga shpallja e kësaj ligje pronarët t’i punojnë vetë ose t’i venë nën administrimin e tyre direct për ndryshe në mbarim të këtij afati, çpronësohen.
Në qoftë se në këto prona ndodhen t’instaluar bujq, ky afat nis prej sistemimit të bujqëve në tokë tjetër.
Në zona ku toka nuk është e mjaftuarshme për t’instaluar fshatarë t’atij qarku që nuk kanë tokë (Dropull, afërsit e qyteteve etj ose fshatarë nga zonat e dëmtuara rëndë, Zyra e Reformës Agrare ka të drejtë të verë dorë mbi tokat e përmendura në këtë pike dhe në radhë të parë mbi ato të pronarëve që kanë profesion tjetër dhe t’ardhura të tjera jetese.
Pronarëve të përmendur në paragrafin të mësipërmë u caktohet një shperblim i paparë prej kësaj ligje dhe vetëm për pjesën që u takon, si mbas ligjës;
4) godinat, pendët dhe veglat e punës që do t’i shërbejn pronarit për çfrytëzimin e tokës që mbetet e pa paçpronësuar; port vetëm me kusht që me marrjen e këtyre veglave, fshatari (bujku) të mos vihet në kondita pamundësie të çfrytëzimit të tokës, mbi të cilën bëhet zotëronjëse, për mungesë mjetesh pune;
5) vreshtat dhe pemishtet private;
6) tokat që janë në përdorim të fermave, fidanishteve dhe shkollave bujqësore tzv Shtetit ashtu dhe ato toka që mund të shërbejn për qellime të tilla;
7) mbi-toka e minierave, guroreve dhe e vendeve arkeologjike;
8) sipërfaqet e tokave që nevojiten, si mbas venditmit të Komitetit Ekzekutiv të K. N. Ç. Të N/Prefekturës për ndertime t’interesit public;
9) tokat që, si mbas planit rregullojnës t’aprovuar, ndodhen brënda periferis së ndonjë qyteti.
Neni 3
Në qoftë se personat që përfitojnë nga këjo ligjë zotërojnë prona me sipërfaqe më të madhe nga ajo që u lihet në bazë të nenit 2, (pikat 1,2,3), atëhere, Komitetet e Fshatarëve në bashkpunim me Zyrat e Reformes Agrare, caktojnë kufit e pronave që mbeten të paçpronësuar, duke patur kujdes qe këto të përbëjnë secila nje entitet uniform nga pikpamja ekonomike bujqësore.
Neni 4
Në pronat e bashkë-zotëruara prej personash që nuk bashëjetojnë e bashkëpunojnë, përpara se t’aplikohen dispozitat e kësaj ligje, duhet që pronarët të bejnë ndarjen e pjesëve që u takojnë në bazë të titullit të zotërimit të secilit pjesëtar, dhe mbas kësaj ndarje, aplikohen për secilin pronar, si mbas rastit, dispozitat e nenit 2.
Në rast të kundërit, Komitetet e Fshatarëve në bashkpunim me Zyren e Reformës Agrare procedojnë në ndarjen e tokës, në bazë të titujve të zotërimit, dhe kur ky zotërim nuk prvohet në mënyre të padyshimtë, aplikohet neni 31 I kësaj ligje.
Neni 5
Ullinjtë dhe ullishtat rregullohen me një ligjë të veçantë, Gjer atëhere ndalohet jetërsimi me çdo titull ose ipotekimi i tyre.
Neni 6
Gjithë pronarët që përfitojnë nga dispozitat e nenit 2 dhe që zotërojnë toka me sipërfaqe më të madhe nga ajo që mbetet e paçpronësuar, detyrohen, të shumtën një muaj nga data e shpalljes së kësaj ligje, të deklarojnë pranë Sekcioneve të Bujqësisë e Pyeve të Nënprefekturave pronat që kanë dhe pjën u takon të mbajnë në bazë të dispozitave të kësaj ligje; përndryshe e gjithë prona çpronësohet.
Neni 7
Gjer në një Urdhëresë të Ministrisë së Bujqërisë e Pyeve gjithë pronat private që mbeten të paçpronësuara në bazë të dispozitave të kësaj ligje, nuk mund të jetërsohen me çdo titull ose të ipotekohen ose të jepen me qira, veçse me vendim të Kombit Ekzekutiv të Nën-Prefekturës, passi të jetë marrë mendimi i Zyrës së Reformës Agrare.
KAPITULLI i II-të
Ndarja e tokës, sasia që lehet ose koncedohet dhe personat që përfitojnë
Neni 8
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj ligje fillon matja e tokave që goditen nga çpronesimi për tua ndarv gratis bujqeve; matja do tv niset nga çifliqet e mëdha private.
Përfitojnë nga ndarja e tokave si pas radhës qv pason:
a) bujqit që ndodhen në tokat e çpronësuara, duke u preferuar familjet e dëshmorëve tv luftës N. çi. dhe familjet e tyre që kanë qenë në radhët e Ushtrisë N.çi;
b) bujqit që do të shpërngulen nga vëndet e dëmtuara nga lufta dhe ku mungon toka, duke preferuar gjithashtu familjet e dëshmorëve të luftës dhe familjet e atyre që kanë qenë në radhët e U.N. çI.;
c) bujqit e tjerë që nuk kanë tokë ose nuk kanë tokë të mjaftuarshme për t’ushtruar bujqësinë;
d) ata që kanë mbraruar një shkollë bujqësore dhe janë në gjendjë të punojnë vetë token;
e) ata që kanë si profesion hortikulturën.
Neni 9
Toka që I jepet çdo bujku si pas nenit të sipërmë caktohet në masë që pason:
Pesë hectare për çdo familje bujqësore, duke u quajtur, për efektet e kësaj ligje, një familje, gjithë ata persona që zbresin nga një trung, bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë. Por në qoftë se midis tyre ka pjesëtarët të tjerë që lidhen me gjini ose krushqi, të martuar o të veh me familjë, ose të veja me familjë meshkuj, shtohen tre hektarë (3 ha.) për çdo pjesëtar të kësaj kategorie.
Kur në një familje bujqësore numuri i pjesëtarëve kapërxen të gjashtë frymët dhe nuk mund të ketë vend shtesa e tre hektarëve, atëhere për çdo fryme më tepër shtohet dhe gjysëm hektari.
Kur ekzizstojnë kushte të favorëshëme për sa i perket vendit dhe cilësis së tokës (afërs, qyteti, tok’e mirë, tokë nën ujë ose që mund t’ujitet, etj.) sasia e sipërfaqes së tokës mund të zbritet gjer në 30%; kur ndodhen toka të dobëta, sipërfaqja mund të shtohet gjer në 50%.
Hortikultorëve u jepet prej një gjer dy hektarë tokë si pas rëndësisë së tregut, tokës dhe mundësive të punimit.
Në toka ku ndodhen kultura special, si ullinj, vreshta, duhan etj., sipërfaqja e tokës që jepet zbritet në proporcion me vleftën e kulturave.
çdo familje bujqësore, përveç sipërfaqes së llogaritur si më sipër, I jepen edhe 30 arë për truall shtëpije.
Neni 10
Në qoftë se bujku që punon token që punon token që çpronësohet si pas kësaj ligje, zotëron edhe pasuri private, i njihet zotërimi në tokën që çpronësohet vetëm, në masën për të plotësuar sasin që I lihet çdo familjeje bujqësore si pas frymës së kësaj ligje. Por provimin e zotërimit privat të bujkut, nuk do të mjaftohet paraqitja e dokumnetave të zotvrimit, por do të bëhen hetime prej Zyrës së Rëformës Agrare me anën e Komitetit të Fshatarëve dhe pastaj, para se të lëshohet titulli I zotërimit, çështja I referohet Komisionit të Nënprefekturës tv paraparë prej nenit 35 të kësaj ligje, I cili vendos definitivisht.
Neni 11
Fshatarët që kanë tokë private tv pamjashtueshme në vend banimin e sothshëm, kur shpërngulen dhe instalohen në toka të reja, si pas nenit 8 të kësaj ligje, humbasin të drejtën e pronisisë mbi tokat që kanë patur, të cilat u ndahen fshatarëve vendës.
Neni 12
Pas matjes teknike të ndarjes sv tokave ndër fshatarë, u lëshohen këtyre tituj definitive zotërimi.
Këta tituj jepen në bazë të autorizimit të Zyrës së Reformës Agrare prej nënpunësit t’ipotekave dhe pasi të jetë depozituar në Zyrën e Ipotekave një kopje e vërtetuar e planit kufizonjës të pronës.
Për këtë qëllim nënpunësit e Ipotekave, në jurisdikcionin e të cilëve ndodhen toka të goditura nga Reforma Agrare, detyrohen të mbajnë regjistra të veçanta në të cilat do të regjistrohen bujqit që bëhen pronarë në bazë të dispozitave të kësaj ligje.
Kur toka punohet bashërisht prej shumë vetave të cilët bashkjetojnë dhe bashkëpunojnë në një familje dhe trungu i përbashkët nuk është gjallë zotëtimi i tokës u përket bashkërisht të gjithëve, të çdo seksi në pjesë të barabartë dhe titulli I zotërimit lëshohet mbi gjithë pjestarët.
Neni 13
Kur rrethana të posaçme imponojnë të bëhen ndarje dhe instalime proviziore në tokat që çpronësohen, Zyrat e Reformës Agrare u lëshojnë bujqëve dëshmi proviziore zotërimi.
Neni 14
Tokat mbi të cilat njihet zotëronjës fshatari në bazë të kësaj ligje, nuk mund të pjestohen as të jepen me qira. Gjithashtu nuk mund të jetërsohen me çdo titull ose t’ipotekohen veçse në Bankën Bujqësore të Shtetit.
Shkëmbimet mund të bëhen vetëm me autorizimin e Zyrës së Rëformës Agrare.
Kur konstatohet shkelja e dispozitave të sipër treguar, zotërimi i kthehet Shtetit duke pasë të drejtë të verë dorë drejt-për-së-drejti mbi pasurinë e fshatarit, paqenë nevoja për vendim gjyqi.
Neni 15
Tokat që jepen fshatarëve çlirohen nga çdo ipotekë ose barrë tjetër tjetër që është kontraktuar prej pronarit. Të drejtat e kreditorëve kundrejt pronarit kufizohen në tokën që i mbetet e pa çpronësuar dhe në rast çpronësimi total, në shpërblimin që i takon në bazë t’urdhërimeve të kësaj ligje.
KAPITULLI I III-të
Rregullimi i bujqëve që ndodhen sot në tokat që çpronësohen
Neni 16
Me shpalljen e kësaj ligje të gjithë bujqit shtetas shqiptarë që ndodhen në tokat që goditen prej çpronësimit si pas dispozitave të neneve të më sipërme, bëhen zotërinjës të plotë, nën përkufizimet e përcaktuara në këtë ligjë të plotë, nën përkufizimet e përcaktuara në këtë ligjë, të shtëpisë që banojnë dhe vjegësave relative, të punës.
Fshatari që ka në posedim gjë të gjallë të pronarit ose të personave të tjerë, ka të drejtë t’i mbajë edhe për dy vjet me kushtet e kontraktuara ose simbas zakoneve të vendit për aqë krerë që i nevojiten për ekonominë e tij.
Neni 17
Quhen bujqit për efektet e nenit të më-sipërme, gjith ata që, të paktën qysh prej një viti para ditës së shpalljes së kësaj ligje, punojnë drejt për drejt tokën qv goditet nga çpronësimi.
Ata që janë instaluar provizorisht prej Pushtetit N.ç. dhe ata që janë instaluar abuzivisht ose prej Qeverve Kuislinge, mbeten për t’u sistemuar definitivisht në bazë të kritereve të nenit 8.
Neni 18
Toka mbi të cilën njihet zotëronjë bujku si pas nenit 16 të kësaj ligje, caktohet në masë që tregohet në nenin 9.
Në qoftë se në kohën e matjes prej Zyrës kompetente bujku gjëndet në posedim të një toke me sipërfaqe më të vogël, I plotësohet në masën e nenit 9 dhe në mënyrë që sa të jetë e mundur e gjithë toka të përbëjë një tërësi.
KAPITULLI i IV-të
Çmimi i tokës dhe I inventarit që çpronësohen në favor të bujkut
Neni 19
Gjithë pronarët që mbajnë një sipërfaqe toke per t’a punuar ose administruar vetë në bazë të dispozitave të kësaj ligje, nuk marrin asnjë shpërblim për pjesën tjetër të tokës që u çpronësohet.
Shpërblehen vetëm ata pronarë të cilëve u çpronësohet gjithë pasuria bujqësore në bazë të nenit 2 paragrafi i parafundit i pikës 3, dhe vetëm për sasinë e tokës që përmendet n’atë pike.
Çmimi i shpërblimit caktohet me kundërvleftën e 10 Kv. Grurë për hektar të paguarshme nga Arka e Shtetit në dhjetë këste vjetor, duke filluar nga vjeshta e vitit 1946.
Kur pronarit të cilit i çpronësohet e gjithë pasuria bujqësore ndodhet në kondita të vështira ekonomike, shpërblimi I shtohet gjet 100% në bazë të propozimit të Komitetit të Fshatarve të Nënprefekturës dhe t’aprovimit të Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve.
Neni 20
Shpërblimi për inventarin (pendë dhe vegla bujqësore) që çpronësohet në favor të fshatarëve, caktohet në bazë të çmimeve të tregut nga ana e një komisioni të kryesuar prej Përgjegjësit të Seksionit të Bujqësisë e Pyeve me antarë Kryetarin e Zyrës së bujqësisë e pyeve me antarë Kryetarin e Zyrës së Bujqësisë dhe atë të Zyrës së Veterinarisë, pronarit që çpronësohet ose një përfaqësonjës të tij dhe bujkut. Në rast mos-pranimi të çmimit të caktuar nga Komisioni, pronari ose bujku mund t’apelojnë pranë Komisionit të Nënprefekturës të formuar si pas nenit 35.
Shpërblimi bëhet në 10 këste vjetore. Pagesa e kësteve fillon në lëmin e pare pas hyrjes në posedim të tokës nga ana e fshatarit në bazë të nënit 16 të kësaj ligje. Ata që shpërngulen për t’u instaluar në toka të çpronësuara, fillojnë të paguajnë tre vjet pas instalimit të tyre.
Pagesa nga ana e fshatarëve bëhet në Bankën e Shtetit, në një fond të posaçëm, që do të shërbejë për shpërblimin e pronarëve në bazë të një rregulloreje të posaçme.
KAPITULLI i V-të
Mbi pyej, kullotët, kënetat, moçalet, zhukishtet dhe gjolet.
Neni 21
Pyjet private, me përjashtim t’atyre që përfshihen në sipërfaqe globale të pronave që mbeten të paçpronësuara, shtetëzohen.
Neni 22
Pyjet dhe kullotat kolektive të katundit, çiflikut ose të një grupi katundesh do të çfrytëzohen prej fshatarëve si pas zakonit të vëndit dhe gjer në një rregullim të ri, por duke u dhënë të drejtë të barabartë përfitimi edhe t’instaluarve rishtas.
Neni 23
Kullotat që zakonisht janë shitur prej një ose më shumë fshatarve të vobekta dhe për llogari të vet, mund t’u lihen këtyre fhsatarve për t’I përdorur si pas zakonit.
Neni 24
Në kullota që gjënden në rreth e fshatrave të vobekta, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës mund të caktojë një pjesë të tyre që të çfrytëzohet gratis nga fshati.
Neni 25
Kullota, kënetat, moçalet zhukishtet dhe gjolet private shtetëzohen, me përjashtim të kullotave që perfshihen në sipërfaqjen globale të pronave që mbeten të paçpronësuara, në bazë të dispozitave të nenit 2 të kësaj ligje.
Neni 26
Pronarëve të kullotave që meren kryesisht me blegtori si dhe pronarëve të kullotave që nuk meren me blegtori por sigurojnë jetesën kryesisht nga t’ardhurat e kullotave, u lihet e drejta që të kullosin gratis ose të vendosin për llogari të tyre gjer 300 (treqind) krerë dhën në meratë dimërore ose gjer 600 krerë dhën n’ato verore.
Kur pronari blegtor zotëron bagëti më tepër se sa përmendet në ketë nenm për tepricën paguan qiran bazë t’Udhëresës nr.3 datë 27-3-1945 të Ministrisë s’Ekonomis mbi “Qiradhënien e kullotave”.
Pronarëve të kullotave që kanë bagëtit e atyre ashtu dhe pronarëve tv kullotave që nuk kanë bagëti por për të cilvt t’ardhurat e kullotave nuk peërbejnë butimin kryesor tv jetës, u njihet e drejta të kullosin gratis ose të vendosin pvr llogari të tyre gjer 150 krerv në merat dimërore ose gjer 300 krerë n’ato verore.
Nuk përfitojnë nga efektet e kvtij neni ata që mbajnë tokë në bazë të nenit 2 të kësaj ligje kur heqin dorv nga kjo tokë.
Neni 27
Me nj dekret të posaçëm Ministris e Bujqësisë dhe Pyjeve mund t’anullojë tv drejtat e kullotjes së caktuara në nenin 26 të kësaj ligje, duke i zëvëndësuar me një shpërblim në të holla.
KAPITULLI I VI-të
Neni 28
Pronari ka të drejt të mare t’ardhurat q’i takojnë nga prodhimet e vitit 1945 në tokat që çpronësohen në bazë të kësaj ligje; gjithashtu edhe bujku që ka punuar tokat e huaja, të cilat çpronësohen në favor të një të treti, ka të drejtë të marrë të ardhurat që i takojnë nga prodhimet e vitit 1945. Kur ka vënd, zbatohet kurdoherë ligja mbi Zbritjen e Qirave Bujqësore.
Pronarët e kullotave kanë të drejtë të marrin t’ardhurat që u takojnë nga kullotat që kanë dhënë me qira vetëm për verën e vitit 1945.
Neni 29
Për të gjitha efektet e kësaj ligje merret parasysh gjendja familijare e pronarit në datën e shpalljes së kësaj ligje ose në datën e instalimit në tokat e çpronësuara; por ndarjet e familjeve të bujqëve dhe pronarve, shitjet dhe pjesëtimet e pasurive të tyre të bëra pas Konferencës së Pezës dhe me qëllim shmangvjeje ose përfitim nga Reforma Agrare, nuk njihen të vlefshmëme.
Për këtë janë kompetentë Komisionet e paraparë në nenin 35.
Sidoqoftë ndarjet, shitjet, pjestimet dhe jetërsimet në çdo mënyrë të bëra pas dates 19 Janar 1945, nuk njihen të vlefshme.
Neni 30
Bujqit që janë t’installuara në toka që nuk goditen nga çpronësimi si mbas kësajë ligje, gjer në instalimin e tyre në tokat e tjera, quhen qimarrasë dhe i paguajnë pronarit një çmim që caktohet me Urdhëresë të Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve. Gjat kësaj koheje pronari nuk mund të kërkojë me asnjë rrugë nxjerrjen e bujkut nga toka dhe raportet e tyre rregullohen në bazë të Kontratës-tip që përgatitet nga Drejtoria e Reformë Agrare.
Neni 31
Kur dalin grinje rreth zotërimit të tokave të çpronësuara, ose sidoqoftë kur zotërimi mbi ato toka nuk provohet në mënyrë të pa kontestuarshme, ana e interesuar duhet t’I drejtohet Gjykatës kompetente e cila vendos duke e preferuar gjykimin e këtyre çështjeve nga çdo tjetër.
Neni 32
Shteti ka të drejtë të procedojë në shpronësimini ose këmbimin e pasurive private që ndodhen brënda ose afër rrethit të tokave ose .fliqeve të çpronësuara kur e lyp interei I bujqësisë dhe kur është e nevojshëme që tokat i’u jepen fshatarëve të formojnë një tërësi.
Gjithashtu Shteti I rezervohet e drejta që caktojë në tokat që çpronësohen njv tokë e mjaftueshme për të krijuar ferma shtetërnore. Bujqëve të instaluar në këtë zone u caktohet, në një vënd tjetër sasia e tokës që u përket.
Neni 33
Fshatarëve që nuk kallzojnë sasinë e tokës që zotërojnë ose që kanë në dispozicion kur nevojtet ky kallzim pvr efektet e Reformës Agrare, humbasin të drejtën e përfitimit, në bazë të dispozitave të kësaj ligje.
Gjithashtu edhe pronarët, të cilët vërtetohet se kanë toka për të evituar efektet e kësaj ligje, u konfiskohet gjithë pasuri bujqësore.
Neni 34
Gjithë fshatarët që përfitojnë nga sbatimi I kësaj ligje detyrohen të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyeve.
Në rast se nuk u shtohen këtyre udhëzimeve ose lenë tokën pa punuar të shumtën për një vjet, Drejtoria e Reformës Agrare pa një lajmërim zyrtar, ka të drejtë të marrë zotërimin e tokave që u janë dhënë fshatarëve të përmendur, në përfitim të kësaj ligje.
Neni 35
Konfliktet që lindin nga aplikimi I kvsaj ligje midis pronarëve, fshatarëve dhe Shtetit, zgjidhen paqësisht nga Zyra e Reformës Agrare në bashëpunim me Komitetin e Fshatarëve.
Në qoftë se nuk vshtë e mundur zgjidhja paqësore, konfliktet zgjidhen në shkallë të pare prej një Komisioni të kryesuar të prej Kryetarit të Gjykatës Popullore të rrethit ose prej një Gjyqtarit popullor të saktuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të përbëre prej Kryetarit të Zyrës së Reformës Agrare ose zëvendësit të tij, përfaqësonjësit të Komitetit Ekzekutiv të K.N.ç të Nënprefekturvs dhe dy përfaqësonjësve të Komitetit të Fshatarëve të formuar me Urdhëresën Nr. 6 bis, date 20 Qershor 1945 të Ministrisë s’Ekonomisë.
Vendimet e këtij Komisioni apelohen Brenda 20 ditëve nga data e njoftimit të vendimit që bëhet kryesisht. Kërkesa apelore shqyrtohet në formë definitive prej një kimisioni të formuar pranë Ministrisë së bujqisë e Pyjeve dhe të kryesuar nga një Këshilltar i Gjykatës së lartë me anëtarë Drejtorin e Reformës agrore dhe Drejtorin e Bujqësisë ose Inspektorin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve.
Neni 36
Të gjithë ata që, duke qënë të ngarkuar me sbatimin e kësaj ligje, nuk e kryejnë detyrën me ndergjegje ose abuzojnë detyrën e tyre, dënohen me burgim të rëndë prej 1 gjer 30 vjet.
Neni 37
Ministris e Bujqësis dhe e Pyjeve ka të drejtv të nxjerrv kohë pas kohë, me Urdhëresë të posaçme, dispozita të veçantë që do t’I shohë të nevojshme n’aplikimin e kësaj ligje.
Neni 38
Kjo Ligjë hyn nv fuqi ditën e shpalljes në Gazetvn Zyrtare.
Tiranë, më 29 Gusht 1945
Për Kryesinë e Këshillit Antifashist N. çl
SEKRETARI: KRYETARI:
Koço Tashko Dr. Omer Nishani
P/Jr Kryesine Klsldllit Antifashut N. çl.
SEKRETARI: KRYETARI:
Koço Tuhko tl. "· Dr.Omer NWttuai tl.