The measure is available in the following languages:
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
Fajet dhe ndeshkimet përgjithsisht
TITULLI I
Aplikimi i ligjës Penale
Neni 1. – Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër që ligja nuk e ka parapaë ekspresisht si faj; ghith’ashtu nuk mund të dënohet me ndeshkime që nuk janë të caktueme në ligjë.
Fajet ndahen në delikte e në kontravenzione.
Neni 2.- Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër e cila nuk formonte faj mbas ligjës së kohës kur ësht bamun.
Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër, të cilën ligja e pasvumun nuk e ndeshkon; dhe, në qoftë se ka qënë i ndeskuem, përmbarimi dhe efektet ligjore penale t’atij ndeshkimi mbeten të pa fuqishme.
Në qoftë se midis ligjës së kohësëkur asht bamun faji dhe ligjavet të pas-vumuna ka ndryshim, aplikohet ajo ligjë, dispozitat e së ciles janë ma favorabël për të pandehunin.
Neni 3. - Kushdo që ban nje faj në tokën e Republikës ndeshkohet si mbas ligjës Shqiptare dhe vepruesi në qoftë nënshtetas Shqiptar, gjykohet në Republikën, dhe sikur të jet gjykuem në Shtet tjetër gjykohet edhe në Republikën, po t’a kërkojë Ministria a Drejtësisë.
Neni 4. – Nënshtetasi Shqiptar ose i hueji, që ban në tokën e një shteti të huej një delikt kundra sigurimit Shtetnuër ose një kondrafaqim mbi vulën e Shtetit ose falsifikim në monedhat kombtare që kan kurs ligjuer në Republikën ose në letra tjera me kredi publike Shqipetare, ose në bileta banke t’autorizueme prej ligjës, për të cilin delikt ligja Shqiptare cakton ndeshkim me vdekje ose një ndeshkim kundra lirisë personale maksimumi i të cilit nuk asht më pak se pesë vjet, ndeshkohet simbas kësaj ligjë.
Për këto faje nënshtetasi ose i huej, dhe sikur të ndodhet në shtet tjetër gjykohet në Republikën Shqiptare.
Dispozitat e § të 1-rë të këtij neni, aplikohen dhe n delikte, të cilat sjellin një ndeshkim kundra lirisë personale, maximumi i të cilit asht ma pak se pesë vjet, kur nënshtetasi Shqiptar ose i hueji ndodhet në tokën e Republikës.
Por ata që kanë nëpunësië ose detyrë shtetnore në një vënd të huaj dhe bajnë një delikt që rrjeth prej kësaj barre, gjykohen në tokën Shqiptare, dhe faji i tyne të sjellë ndeshkimin që tregohet në § e ma sipërmë.
Neni 5. – Nënshtetasi Shqiptar që, jashtë rasteve të tregueme në nenin e ma sipërmë, ban në tokë të huej një delikt, për të cilin ligja Shqiptare cakton një ndeshkim kundra lirisë personale, minimumi i të cilit nuk asht ma pak se tre vjet, ndeshkohet, simbas kësaj ligjë, kur shkel në tokën Shqiptare; por i zbritet një e gjashta e ndeshkimit dhe vdekja kthehet në burgim të përjetshëm, dhe burgimi i përjetshëm në burgim të randë jo ma pak se njizet vjet.
Në qoftë se delikti, që ka ba në këtë rast, sjell një ndeshkim ma pak se tre vjet nuk bahen ndjekje, në qoftë se nuk kërkohet prej të damtuemit ose prej Qeverisë së huej.
Në rast që i damtuemi asht i huej duhet që vepra të jetë e ndeshkuëshme edhe mbas ligjës penale të vendit të tij.
Neni 6. – I hueji, që jashtë rasteve të hueji në dam Republikës ose të një nënshtetasi Shqiptar, një delikt, për të cilin ligja Shqiptare cakton një ndeshkim kundra lirisë personale, në minimum, jo ma pak se një vit, ndëshkohet mbas kësaj ligjë, kur shkel në tokën Shqiptare; por nga ndeshkimi i zbritet nji e treta dhe vdekja këthehet në jo ma pak se njëzet vjet, e burgimi i përjetshëm në jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet burgim të randë.
Në këtë rast nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e Ministris së Drejtësisë.
Në qoftë se delikti asht ba në dam të një tjatri të hueji, vepruesi, me kërkimin e Ministrisë së Drejtësisë ndiqet dhe, në këtë rast ndeshkohet simbas dispozitave të §1. Të këtij neni, në qoft se:
- – Delikti i bamun ndeshkohet ndaj ligjës me një ndeshkim kundra lirisë personale, minimumi i të cilit nuk asht ma pak se tre vjet.
- – Nuk eksiston një traktat për dorëzim fajtorësh (extradition) ose ecstradisioni nuk asht pranue nga qeverija e vendit, ku asht ba faji, ose nga ajo e Shtetit të fajtorit.
Neni 7. – Nënshtetasi ose i hueji, që ban në një shtet tjetet kundra Republikës Shqiptare ose një nënshtetasi Shqiptar, një delikt të ndeshueshëm si mbas neneve të ma sipërm, she sikur për këtë faj të jetë gjykue dhe dënue atje, dhe dënimi i dhanun prej gjyqit të huej të jetë shuem ose të jetë vendosun pafajsia e tij, përsëri gjykohet në Republikën Shqiptare.
Në qoftë së ndeshkimi i caktuem nga gjyqi i huej dhe i vuejtun prej të dënuemit asht ma pak se ay që cakton ligja Shqiptare për fajin e bamun ay vuan dhe pjesen e mbetun që përmbush ndeshkimin e caktuem prej ligjës Shqiptare, simbas dispozitës të Nenit 8 dhe në rast që të jet vendosun pafajsia e tij ose rrëzimi ose e shuemja e ndeshkimit, po qe se shkaqet e pafajsisë ose të rrërrizimit ose të shuemes të ndeshkimit nuk janë konforme me Ligjat Shqiptare, ndeshkohet përsëri në Republikën .
Rigjykimi në rastet e sipërtregueme bahet vetëm mbi kërkimin e Ministris së Drejtësisë.
Në të gjithë rastet e tjera të parapame në nenet 5 e 6 nuk bahen ndjekje gjyqsore në qoftë se:
- – Për deliktin e bamun nuk pranohet ekstradisioni simbas dispozitave të § II të nenit 9;
- – Në qoftë se i pandehuni asht gjykue në shtet tjetër dhe asht shkarkue, definitivisht, nga pandehsija, ose asht dënue dhe ka vuejt ndeshkimin e caktuem, ose denimi i asht shue.
Me gjith këtë, në, në qoftë se nështetasi asht i dënuem në shtet tjatër për një delikt që ka ba në tokën e huej, por i ndryshëm nga ay që shënohet në numërin 1 të këtij neni, dhe dënimi kishte me sjellë mbas ligjës Shqiptare, si ndeshkim principal ose si efekt penal, ndalimin nga ofiqet publike ose të tjera ipkapacitete, Autoriteti gjyqsuer mbi kërkimin e Prokurorit, mund të deklarojë që akt gjykimi i shtetit të huej, të ketë në Republikën, fuqië për atë pushim ose inkapacitet; por, në këtë rast i dënuemi ka të drejtë të kërkojë rishikimin e gjyqit që ka rrjeth në vënd të huej, para se gjyqi të bajë ndonjë veprim mbi kërkimin e Prokurorit.
NENI 8. – Kur, në rastet e parapame në nenet e naltpërmenduna, gjykimi i bamun në vënd të huej, përsëritet në Republikën, llogaritet dhe ndeshkimi që ka vuejt i dënuemi në vënd të huej tue marrë para syesh llojin e ndeshkimit e tue aplikue, ku duhet, dispozitat e nenit 41.
NENI 9. – Nuk pranohet kërkimi për dorëzimin (extradition) e nënështetasit Shqiptar.
Kërkimi i dorëzimit të një të hueji nuk pranohet për deliktet politike e ushtarake, as për faje të lidhuna (konnexes) me ato.
Kur kërkohet dorëzimi i një njeriu nga Shteti Shqiptar, piksëpari çashtja i referohet gjyqit Shk. 1- rë i cili vendos mbi nënshtetsinë e të kerkuemit dhe mbi cilësin’e fajit të tij.
Kur gjyqi vendos se i kërkuemi asht nënshtetas Shqipëtar ose faji që ka ba, asht politik ose ushtarak ose faj i lidhun me ato, nuk pranohet kërkimi për dorezim.
Po të jetë nevojë për rreshtimin e të kërkuemit para se çashtja t’i referohet gjyqi, Prokurori mund t’a ndalojë, dhe në këtë rast detyrohet t’i a dërgoj çashtjen gjyqit brënda tre ditve.
NENI 10. – Dispozitat e këtij Kodi aplikohen dhe në çashtjet e rregullueme nga të tjera ligja Penale, kur n’ato ligja nuk ka urdhënime të ndryshme.
TITULLI II
Ndeshkimet
NENI 11. – Ndeshkimet e caktueme për deliktet janë:
- Vdekja
- Burgimi i përjetshëm
- Burgimi i randë
- Burgimi
- Internimi
- Gjoba e randë
- Ndalimi nga ofiqet publike.
Ndeshkimet e caktueme për kontravencionet janë:
- Burgimi i lehtë
- Gjoba e lehtë
- Pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtrie.
Kur në këtë ligjë përmëndet fjala “Ndeshkime kundra lirisë personale” kuptohen: burgimi i përjetshëm, burgimi i randë, burgimi, internimi dhe burgimi i lehtë.
NENI 12. – Ndeshkimi i vdekjes asht dhanja fund jetës të të dënuemit, dhe eksekutohet tue varun në litar në tregun e qytetit ku asht gjykue i dënuemi, por jo botënisht.
Ky ndeshkim nuk eksekutohet ditët e të kremteve dhe të festimeve.
Gratë barrëse që janë dënue me vdekje varen dy javë passi të pjellin.
Kur të dënuemit me vdekje janë ma shumë se një, at-here varja bâhet në mënyrë që të mos shofin njâni tjatrin në minutën e eksekutimit.
Eksekutimi i dënimit me vdekje bâhet mbassi vendimi të vërtetohet prej Kryesis së republikës dhe akt-gjykimi të lëçitet me zá në vendin e eksekutimit nga an’ e Prokurorit ose të zëvëndësit të tij para të dënuemit.
I dënuemi me vdekje si prind-vrasës ose fëmijë-vrasës sillet në vendin e eksekutimit tue qënë kambë-sbathur kokë jashtë, dhe i veshur me këmishë të zezë, dhe kësilloj varet.
Trupi i të varunit i dorëzihet gjinisë së tij dhe varoset pa as një ceremoni.
Në rast që gjinija nuk pranon trupin e tij, varoset nga an’e Bashkis pop a as një ceremoni.
NENI 13. – Ndeshkimi me burgim të përjetshëm vuhet në stabilimentat e posaçme, ku i dënuemi mbetet për shtatë vjetet e para në qelië, (cellule) mbyllun vazhdimisht, me detyrim pune; në vjetet e ma pastajme pranohet me punue bashkë me të tjerë të dënuem me detyrim që të mos fjaloset.
NENI 14. – Ndeshkimi i burgimit të randë âsht nga tre dit deri në një-zet e katër vjet.
Ky ndeshkim vuhet në stabilimentat e destinueme për këtë me detyrim pune dhe në mënyrat që pasojnë:
Në qoftë se nuk kalon të gjashtë muajt, vuhet me mbyllje në qelië vazhduëse në qelië për një periudhë baras me një të gjashtën e tanë kohës së ndeshkimit, por kjo vuejtje nuk mund të jetë ma pak se gjashtë muej as ma tepër se tre vjet; pjesa që mbetet vuhet tue u mbyllun i dënuemi vetëm natën në qelië, dhe ditën me detyrim që të mos fjaloset.
NENI 15. – I dënuemi me burgim të randë për një kohë jo ma pa se tre vjet, i cili ka vuejtun gjymsën e ndeshkimit, por jo ma pak se tridhjet muaj, po qé se äsht sjellë mirë, mund të pranohet që të vuej të mbetmen e atij ndeshkimi në një stabiliment penitenciar, bulqësor ose industrial ose tue punue në punëra publike ose private nën vrejtjen e Administracionit publik.
Në qoftë se i dënuemi nuk qëndron në sjellje të mira, Administracioni i përmendun e merr praptas (revokon) këtë favorizim, tue llogaritun, në ndeshkimin principal, kohën që ka ndejtun në atë stabiliment.
NENI 16. – Ndeshkimi i burgimit asht nga tre dit deri në njëzet e katër vjet dhe vuhet në stabiliment të caktuem posaçërisht për këtĕ, me detyrim pune ditën dhe me mbyllje natën.
I dënuemi mund të zgjedhë midis punëve që janë pranuë n’atë stabilimet, punën në të cilën ka aftësi ose atë punë me të cilën asht marrun mä parë; mund dhe të lejohet që të bâjë një tjetër punë.
Në qoftë se ndeshkimi nuk kalon të gjashtë muejt, burgimi mund të vuhet në një seksion të posaçëm të burgut gjyqsuer.
NENI 17. – I dënuemi me burgim të randë ose me burgim për një kohë ma tepër se tre vjet, po të ketë vuejtun tri të katërtat e ndeshkimit, por jo ma pak se tre vjet kur ndeshkimi asht burgim i randë, ose gjymsën, kur dënimi asht burgimi, dhe po të ket tregue sjellje aq të mira, sa të besohet se asht përmirsuë, mbi kërkimin e tij vendoset lirimi kondisionel me kusht që mbetmja e ndeshkimit të mos kalojë të tre vjetët.
Lirimi kondisionet nuk i epet:
- Të dënuemit pë ndonjanin nga deliktet e tregueme n nenin 274 dhe në nenet nga 450 deri në 455.
- Të dënuemit me burgim të randë për tridhjet vjet, në rastin që parashikohet në nenin 59.
- Përsëritsit të ndonjanit nga deliktet e tregueme në netet nga 403 deri 407 dhe 448.
- Përsëritsit për herën e dytë të çdo delikti, po qe se këtë herën e fundit asht dënue me një ndeshkim që kalon të pesë vjetët.
NENI 18. – Lirimi kondisionel merret praptas, në qoftë se i dënuemi ban një faj që sjell ndeshkim kondra lirisë personale ose nuk përmbush konditat që i janë vumun.
Në rast të tillë koha që ka kalue në lirim kondisionel nuk llogaritet në kohën e ndeshkimit dhe të dënuemit nuk mund t’i akordohet ma lirimi kondisionel.
Në qoftë se kalon gjith koha e ndeshkimit pa mos qenë marrun praptas, ndeshkimi quhet si i vuejtun, dhe koha që kalue në lirim kondisionel, llogaritet në kohën e vrejtmit të posaçme t’Autoritetit të sigurimit publik i cili vrejtim mund të ketë qënë i vendosun bashkë me ndeshkimin principal.
NENI 19. – Ndeshkimi i internimit përbahet prej detyrimit të të dënuemit me ndejt, për një kohë jo ma pakë se një muaj e jo ma tepër se 10 vjet, në një qytet ose katund që caktohet në akt gjykim; ky vënd do të jetë jo ma pak se tridhjet qilometra lark nga vendi ku asht ba delikti, ashtu dhe nga ay ku i damtuemi dhe i dënuemi kanë banimin e tyne.
Në qoftë se i dënuemi nuk qëndron n’atë vend, ndeshkimi i internimit kthehet me burgim për kohën që mbetet.
NENI 20. – Ndeshkimi me gjobë të randë asht detyrimi i të dënuemit me pague në arkën e Shtetit një shumë jo ma pak se dhjet e jo ma tepër se dhjet mijë fr. ari.
Në rast që i dënuemi nuk paguan gjobën brënda dy muajve ç’prej ditës së lajmërimit për pagim dhe nuk ka fuqië me i paguë, gjoba e randë kthehet në burgim tue u llogaritun për sumën e pa pagueme, një ditë burgimi për çdo pesë fr. ari ose thyese (fraction) pesë frangash.
I dënuemi, kur i asht kthye gjoba në burgim, ka të drejtë kurdoherë të pushojë ndeshkimin e burgimit tue pague gjobën e randë të mbetun, massi të rëzohet, simas mënyrës të caktueme në §II të këti neni, ajo pjesë gjobës q’i korespondon burgimit të vuejtun.
Kthimi i gjobës në burgim, nuk mund të bahet për ma shum se njëvit.
Mbi kërkimin e të dënuemit burgimi i kthyem nga gjoba, mund të nëvendësohet me punë të caktueme për shërbim të Shtetit ose të Bashkisë dhe në këtë rast tri dit punim zanë vëndin e një dite burgimi.
NENI 21. – Ndalimi nga ofiqet publike asht i përjetëshëm ose i përkohëshëm. Ndalimi i përjetshëm shkakton humbjen:
- Të së drejtës me zgjedhjë e m’u zgjeth në çdo qark elektoral, si dhe të çdo tjetër së drejte politike.
- Së cilësisë së Deputetsisë, ose të Senatorisë, si dhe të çdo ofiqi elektif, të çdo nëpunsie ose ofiqi publik që epet nga Shteti, nga Bashkija ose nga një institutë i nënvumun me ligjë në kujdesien e Shtetit ose të Bashkisë.
- Të gradave, dinjiteteve akademike, dekoratave dhe të shënjave të tjera nderi publike.
- Të çdo të drejte që sjell fitim ose nder, e q’asht e lidhun me një nga nënpunsinat ofiqet, gradat, nderimet, titjut, cilësinat, dinjitetin ose dekoratat e shënjueme në numërat e masipërme dhe të çdo benefici fetar që ka pasun i dënuemi.
- Të ofiqit të tytorit ose të kujdestarit dhe të çdo tjetër ofiqi të lidhun me tytorine, kujdestarinë, përveç atyne mbi të paslindunit në rastet që caktojnë ligjat civile.
- Të kapacitetit me fitue (acquérir) çdo të drejtë, nëpunësie, ofiqit, cilësie, gradë, dhe të tjera ndére në veçanta (distinctions) që tregohen në numërat e naltpërmenduna.
Ndalimi i përkohëshëm shkakton pamundësinë (incapacité) e të denuemit me fitue ose me ushtrue për një kohë jo ma pak se tre muej e jo ma tepër se pesë vjet, të drejtat e naltpërmenduna, nëpunësitë, ofiqet, cilësitë, gradatë dhe nderet’ e veçanta.
Ligja cakton rastet në të cilat ndalimi nga ofiqet publike kufizohen në njanën nga ato, si dhe rastet, në të cilat zgjanohet dhe në pezullimin e ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë të dënuemit.
NENI 22. – Ndeshkimi me burgim të lehtë asht nga një dit deri në dy vjet dhe vuhet në stabilimentat e posaçme. I dënumi këtë ndeshkimi e vuan tue qënë natën i mbyllun dhe ditën i detyruem me punue, dhe sa për punën aplikohet §i nenit 16.
Ky ndeshkim mund të vuhet dhe në një seksion të posaçëm të burgut gjyqsuer.
Për të vegjëlit nën tetëmbëdhjet vjeç dhe për gratë, kur nuk janë përsëritës, në qoftë se ndeshkimi nuk asht ma tepër se dhjet ditë, gjyqi mund t’urdhënojë që ky ndeshkim të vuhet në banimin e tyne.
Në rastë që i dënuemi del jashtë këti banimi, të tanë ndeshkimin e vuen në mënyrat ordinare.
NENI. 23 – Në rastet që cakton ligja, burgimi i lehtë mund të vuhet në një shtëpië puntorie ose edhe tue baë punën nga ato që janë për dobië publike.
Në qoftë se i dënuemi nuk çfaqet për me vuejt këtë ndeshkim ose refuzon të të punojë, burgimi i lehtë vuhet në mënyrat ordinare, tue u zbrit koha e punës që mund të ketë ba.
NENI 24. – Gratë, ndeshkimet me burgim të përjetsh, me burgim të randë, me burgim e burgim të lehtë i vuajnë në stabilimenta të destinuem për to.
Në rast që cakton ligja, ndeshkimet kundra lirisë personale, vuhen në një shtëpië përmirësuëse ose në një shtëpië nën roje.
NENI 25. – Ndeshkimi me gjobë të lehtë asht detyrimi i të dënuemit me pague në Arkën e Shtetit një shumë jo ma pak se një e jo mâ tepër se dy mij fr. ari.
Aplikohen dispozitat që përmbajnë §§ II, III, IV e V të nenit 20 dhe për gjobën e lehtë, me diference që kthimi i gjobës së lehtë bahet në burgim të lehtë.
NENI 26. – Pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie fillon nga tre ditë dhe zgjanohet deri në dy vjet.
NENI 27. - Kur ndeshkimi i caktuem ndaj ligjës nuk kalon një muej burgimi ose burgimi të leht, tre muej internimi ose treqint fr. ari gjobë të randë ose të lehtë, po qé se ka shkaqe lehtësore dhe fajtori nuk ka qënë ndonjëherë i dënuem për ndonji delikt as për kontravencion me ndeshkim ma tepër se një muej burgim të lehtë, gjyqi ka të drejtë t’i baj një qortim gjyqsor në vëndë të ndeshkimit q’i ka caktue.
Qortimi gjyqsor asht një porosië të cilën gjyqi, tue marrun parasysh personin dhe gjëndjen e fajtorit si dhe cirkostancat në të cilat asht ndodhun kur ka kryë këtë vepër, në sallën e gjyqit botësishtë ia drejton të dënuemit, tue i tregue dispoziten e ligjës që ka shkel dhe përfundimet e këqija të vepres së tij.
Në qoftë se i dënuemi nuk çfaqet ditën e caktueme për qortim ose nuk e pret këtë me respekt, aplikohet ndeshkimi i caktuem në akt gjykimin.
NENI 28. – Në rastin e parapamë në nenin e ma sipërmë, i dënuemi asht i detyruem personalisht të marrë përsipër pagimin e një shume të caktuem, si gjobë e lehtë, tue dhanë dhe një ose ma tëper dorzanës të zotë dhe solidarë, në qoftë se gjyqi do t’a shofi t’arsyshme; kjo gjobë ka ma u pugue në qoftë se i dënemi ban një tjetër faj mbrenda ne afatin e caktuem n’akt gjykimin i cili afat nuk do të jetë ma tepër se dy vjet per deliktet dhe ma tepër se dy vjet për deliktet dhe ma tepër se një vit për kontravencionet; në rast që brenda n’atë afat i dënuemi ban një tjetër faj, perveç ndeshkimit të caktuem prej ligjës për fajin e dytë, ka me pague dhe atë gjobë.
Gjyqi vendos mbi fuqiën ekonomike të dorëzanësve.
Në qoftë se i dënuemi nuk i zotohet këtij detyrimi ose nuk ep dorëzanës të zotët, aplikohet ndeshkimi i caktuem n’akt gjykimin për atë faj.
NENI 29. – Ligja cakton rastet në të cilat gjyqi detyrohet që bashkë me ndeshkimin principal të vej të dënuemin dhe në vrejtim të posaçëm t’Autoriteti të sigurim publik.
Ky vrejtim nuk mund të jetë për ma pak se një vita s për ma tepër se tre vjet, ku ligja nuk urdhënon ndryshe.
I dënuemi i vumun nën këtë vrejtim detyrohet të dekllarojë n’Autoritetin kompetent mbrënda pesëmbëdhjet ditëve qush nga afati i treguem në nenin 43, vendin ku don me banue; përveç kësaj asht i dedyruem me përmbush gjithë ato urdhënime q’i janë ngarkuem simbas ligjës.
Autoriteti i sigurimit publik mund të ndalojë ndenjen e tij në vendet që cakton ay autoritet për sa kohë vazhdon vrejtimi.
Kur vendoset ndeshkimi i fajtorit me burgim të randë për një kohë ma tepër se një vit, gjyqi mund t’a vejë të dënuemin dhe nën vrejtimin e posaçëm.
Gjyqi mund, me vendimin e tij, të përkufizojë detyrimet që i vehen të dënuemit në rastet e ma sipërme.
NENI 30. – Ndeshkimet nuk mund të shtohen as të zbriten as të këmbehen, përveç se kur ligja cakton ekspresisht. Kur ligja urdhëron që ndeshkimi të shtohet ose të paksohet ne një thyse (fraction) të caktueme, shtimi ose zbritja bahet mbi bazën e sasiës t’atij ndeshkimi që gjyqi kishte me e aplikue për fajtorin, po të mos ishin ato cirkostanca, të cilat shkaktojnë shtimin ose paksimin.
Kur ndodhen shumë lloj shkaqe, atherë shtini ose paksimi bahet mbi sasiën e ndeshkimit që rezulton pas shtimit ose pas paksimit të ma parshëm.
Kur në një rast bashkohen t’atilla cirkostanca nga të cilat disa shkaktojnë shtimin dhe disa paksimin e ndeshkimit, pikëspari aplikohet shtimi e mandej paksimi dhe në ç’do rast llogariten për të fundit dhe në këtë radhë: mosha, gjendja mendore, shkaqet lehtësore të parapame në nenin 59, dhe përsëritja.
Në shtimin ose në paksimin nuk mund të kalohen kufit’ e caktuëm për secilin lloj ndeshkimi, përveç rasteve të caktueme ekspresisht nga ligja.
Kur nodhin shkaqe për me paksue ndeshkimin e burgimit të lehtë ose të gjobës së lehtë për të cilat ligja ka caktue si maksimum pesë ditë burgimi të lehtë ose pesëdhjet fr. ari gjobë të lehtë, ndeshkimi kthehet në qortim gjyqsuer.
NENI 31. – Ndeshkimet e përkohëshme aplikohen tue u llogarit në ditë, në muej e në vit.
Ç’do ditë ndeshkimi asht njëzet e katër orë, ç’do muej tridhjet ditë, viti llogaritet simbas kalendarit zyrtar.
Në ndeshkimet e përkohëshme fraksioni i ditës dhe ndeshkimet me gjobë fraksioni i frangut, nuk llogariten.
TITULLI III
Efektet dhe eksekutimi i dënimeve penale.
NENI 32. – Dënimi me burgim të përjetëshëm dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet, kan për efekt ndalimin (interdiction) e të dënuemit për jetë nga ofiqet, dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se tre vjet ka për efekt ndalimin nga ofiqet, dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se tre vjet ka për efekt ndalimin nga ofiqet publike për një kohë baras me kohën e burgimit të randë që i caktohet.
NENI 33. – Në rast që dënimi me vdekje ose me burgim të përjethëm kthehet në burgim të randë për tridhjet vjet, për shkaqet e parapame në nenin 59, ky ndeshkim ka për efekt të vumunit e të dënuemit nënn vrejtim të posaçëm t’Autoriteti të sigurimit publik për një kohë dhjet vjet.
NENI 34. – I dënuemi me vdekje para eksekutimit si dhe i dënuemi me burgim të përjetshëm ose me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet, asht për sa kohë që vazhdon ndeshkimi, në ndalim ligjuer (interdiction legale) dhe, për administrimin e pasuniës së tij, aplikohen dispozitat e ligjave civile për të ndaluemit (interdits).
Bashkë me këto i dënuemi si ma sipër, humbet dhe fuqiën e atësiës, (puissance paternelle) si dhe autoritetin e burrit mbi gruen për sa kohë vazhdon ndeshkimi.
NENI 35. – Dënimi për një delikt që ka efekt mos zgjedhjen e të dënuemit si anëtar të Parlamentit ose të Senatit, shkakton dhe rrëximin vetiu (ipso jure) të tij nga ajo anëtarië që ka në kohën e dënimit.
NENI 36. – Për veç rasteve të caktueme nga ligja, ç’do dënim për faje të bamuna me abuzim të një ofiqi publik ose së bashku me abuzim të një ofiqi publik ose së bashku me abuzim të një profesioni ose të një mjeshtrie, për ushtrimin e së cilës kërkohet leje qeveritare, ka për efekt ndalimin përkohësisht nga ky ofiq ose pezullimin e ushtrimit të profesionit ose të mjeshtrië së tij për një kohë baras me atë të ndeshkimit kundra lireis personale q’i asht dhanun ose që kishte me vuejt në rast që nuk do të mundte me pague gjobën.
Sa për profesionet ose mjeshtrinat e tjera, ligja cakton rastet në të cilat dënimi ka për efekt pezullimin e ushtrimit të profsionit ose të mjeshtriës.
Ndalimi dhe pezullimi nuk munden me kalue maksimumin e caktuem në nenet 21 e 26.
NENI 37. – Gjyqi në rast dënimi mund t’urdhënojë dhe konfiskimin e sendeve të cillat shërbyen ose ishin të destinueme për të kryemit e deliktit; gjithashtu dhe t’atyne sendeve që lindin nga aji e që nuk janë të një tjetër personi që s’ka të baj me atë delikt.
Sendet, fabrikimi, perdorimi, sjellja, mbajtja, ose shtija e të cilave formon faj, konfiskohen kurdoherë, dhe sikur të mos epet dënim dhe sikur ato sende të mos të jenë të pandehunit.
NENI 38. – Dënim penal nuk cenon të drejtën e t’ofenduemit ose të të damtuemit për me kërkue kthimin e sendeve dhe shpërblimin e dameve të tij.
NENI 39. – Për veç kthimit të sendeve dhe shpërblimit të dameve, për çdo delikt që cenon nderin e personit ose të familjes, dhe sikur të mos jetë shkaktue ndonjë dam, gjyqi, mbi kërkimin e anës së ofendueme, tue marrun parasysh, simbas rasteve, gradën e hidhnimit shpirtnor që ka ndie i ofenduemi, dhe randsiën e cirkostancat, në të cilat asht ba faji, si dhe poziten sociale t’ofenduemit dhe t’ofenduesit, vendosë dhe detyrimin e të dënuemit me i pague t’ofenduemit një shumë të caktuemn si për satisfakcion.
NENI 40. – I dënuemi asht i detyruem me pague dhe shpenzimet gjyqsore.
Të denuemit, të bashkë-gjykuem për faj, detyrohen solidarisht me kthimin e sendevet, me çpagimin e damevet, me shpërblimet në të holla dhe me shpenzimet gjyqsore.
Të denuemit të bashk-gjykuem për faje të ndryshme detyrohen solidarisht vetëm për shpenzimet e përbashkëta në fajet për të cilat janë dënue së bashku.
Në rast që pasunia e të dënuemit nuk mjafton për pagimin e shpërblimevet dhe të gjobavet, preferohet pagimi i shpërblimevet.
NENI 41. – Koha e paraburgimit, të vuejtun para se akt gjykimi të marrë formën e preme, zbritet nga koha e tanë e burgimit të randë, të burgimit, dhe burgimit të lehtë.
Në qoftë se ndeshkimi asht internim, një ditë paraburgimi zen vendin e tre ditve internimi.
Në qoftë se ndeshkimi asht vetëm gjobë, zbritja bahet si mbas rregullës të tregueme në nenin 20.
NENI 42. – Efektet e ndeshkimeve me ndalim ofiqet publike dhe t’atyne me pezullim nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtrie, përveç akt-gjykimeve të dhanuna në mungesë për të cilat aplikohen dispozitat e posaçme procedurale, fillojnë ç’prej ditës që akt-gjykimi merr formën e preme.
Në qoftë se ndalimi ose pezullimi i naltpërmendun ose të tjerat inkapacitete janë të bashkuemë me një ndeshkim kundra lirisë përsonale ose janë efektet e një dënimi penal, aplikohen kur asht tue vuejt ose deri sa nuk asht shuem ndeshkimi kundra lirisë përsonale, por koha e caktueme në akt-gjykim ose në ligjë, fillon t’ecë vetëm ç’prej ditës që ndeshkimi asht vuejtun ose dënimi asht shuem.
NENI 43. – Vrejtimi i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik fillon ç’prej ditës q’asht vuejtun ndeshkimi me të cilin asht bashkue ky vrejtim.
Të vumunit e të dënuemit nën vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, me vendim të gjyqit, mund të pushtohet ose të përkufizohet, si në kohën ashtu dhe në efektet, kur konditat dhe sjelljet e të dënuemit përmetojnë këtë pushim ose përkufizim.
NENI 44. – Shkurtimi i akt-gjykimit që përmban dënimin me vdekie ose me burgim të përjetshëm, ngjitet në vëndet që janë destinuem për çpalljet në Bashkiën, ku asht dhanun vendimi n’atë ku asht ba delikti dhe ku ka pasun banimin e fundit i dënuemi.
TITULLI IV
Pandehëshmësia dhe shkaqet që e ngrejnë ose e paksojnë
NENI 45. – Padijenia në ligjat penale nuk formon shkak ndjese (excuse).
NENI 46. – Askush nuk mund të ndeshkohet për një delikt, në qoftë se nuk ka pasun për qëllim faktin që formon atë, përveç atyne deliktevet, të cilat ligja ia ngarkon autorit, si përfundim të një veprimi (action) ose mosveprimi (omision) të tij.
Në kontravencione seicili asht përgjegjës për aksionin ose omisionin e vet, dhe sikur të mos provohet se ay ka psun për qëllim të bajë një vepër të kundraligjëshme.
NENI 47. – Nuk asht i ndeshkushëm ay, i cili në kohën që ka ba fajin, ka ndodhë në një dobësi mendore t’atillë, sa që të ketë pasë humbun ndërgjegjen e veprave të veta ose sa që të mos ketë qenë e mundun për te me veprue ndryshe.
Me gjith këtë gjyqi, po t’a shofi të rezikshëm që i pandehuni i pa përgjegjëshëm si ma sipër të lihet i lirë, urdhënon dorëzimin e tij në Prefekturën e vëndit për me marrë masat ligjore që kanë me u caktue me ligjë të posaçmë.
NENI 48. – Kur gjendja mendore e tregueme në nenin e masipërme ka qenë e atillë që ia ka paksue tepër pandehëshmësinë pa mos ia ngrejt krejt, ndeshkimi i caktuem për fajin e bamun, zbritet në mënyrën që pason:
1) Dënimi me vdekje kthehet në burgim të randë për një kohë jo ma pak se pesmbëdhjet vjet.
2) Burgimi i përjetëshëm kthehet në burgim të randë ma pak se dhjet vjet.
3) Ndalimi i përjetëshëm nga ofieqet publike kthehet në ndalim të përkohëshëm.
4) Në vënd të ndëshkimeve të përkohëshme që kalojnë të dymbëdhjetë vjetët, aplikohet po asilloj ndeshkimi nga tre deri në 10 vjet; kur ndeshkimi i përkohëshëm kalon të gjashtë por jo të dymbëdhjetë vjetët aplikohet po asilloj ndeshkimi nga një deri në pesë vjet, e në rastet e tjera aplikohet po asilloj ndeshkimi ma pak se gjymsa e ndeshkimit që kishte me i u caktue.
5) Ndëshkimet me gjobë zbriten në gjymsën.
Në qoftë se ndeshkimi asht kudra lirisë personale, gjyqi mund t’urdhënojë që ay ndeshkim të vuhet në një stabiliment nën rojë të posaçme; por Autoriteti gjyqsuer ka të drejtë të provokojë këtë masë, dhe në këtë rast pjesa e ndeshkimit, që ka mbet, vuhet në mënyrat ordinare.
NENI 49. – Dispozitat që përmban pjesa e parë e nenevet 47 e 48 aplikohen dhe për atë i cili në kohën që ka ba fajin, ka pasë ndodhun në gjëndjen e parapame n’ato nene e t shkaktue prej të dejmes akcidentale.
Kurdoherë që ajo gjëndje ka rrjeth prej të dejmes me dashje (volontaire):
1) Në rastin që tregohet në nenin 47, në vënd të dënimit me vdekje caktohet burgim i randë jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet, dhe në vënd të burgimit të përjetshëm caktohet burgimi i randë jo ma pak se dhjetë vjet; në qoftë se fajtori të dehunit e ka pasë zakon, dënimi me vdekje kthehet në burgim të randë për njëzet vjet, dhe burgimi i përjetshëm kthehet në burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet. Ndeshkimi me ndalim të përjetshmë nga ofiqet publike, kthehet në ndalim të përkohëshëm dhe ndeshkimet e tjera zbriten deri në një të tretën, dhe kur fajtori të dejmen e ka ba zakon, zbriten deri në gjymsën.
2) Në rastin e parapam në nenin 48, dënimi me vdekje kthehet në burgim të përjetshëm, dhe burgimi i përjetshëm kthehet në burgim të randë jo ma pak se tetmbëdhjet vjet, dhe kur fajtori e ka ba zakon të dejmen, në jo ina pak se njëzet vjet; sa për ndeshkimet e tjera, këto zbriten deri në gjysmën, dhe në qoftë se të dejmen e ka ba zakon deri në dy të tretat.
Kur fajtori të dejmen e ka ba zakon, ndeshkimi kundra liriës personale, mund të vuhet në një stabiliment të posaçëm.
Zbritja e ndeshkimeve që caktohet në këto nene, nuk aplikohet në rast që fajtori dehet postafat për me lehtësue të kryemin e fajit ose për me pregatitë një shkak ndjese (excuse).
NENI 50. – Nuk asht i ndeshkuëshëm:
1) Ay që ka vepruë në bazë të një dispozite ligjore ose të një urdhëni që ka marrun nga Autoriteti kompetent te cilin ka qenë i detyruem t’a vejë në zbatim.
2) Ay që ka kundra-veprue tue qënë i shtërnguem nga nevoja me prapsë një violencë t’at-çastme e të pa drejtë, e cila asht drejtuë kundra personit ose nderit (chasteté) të vet ose të tjetrit, dhe për me prapsë atë violencë nuk ka pasun as kohë as mjete të tjera ma të lehta.
3) Ay që ka veprue tue qenë i shtrënguem nga nevoja me shpëtue vedin ose te tjerët, nga një rezik i math dhe i gadëshëm (imminent) kundra jetës se tij ose të tjetrit, të cilin rrezik nuk e ka shkaktuë me dashje, as që ka muejt m’e praps me ndonji mënyrë tjetër.
4) Ay që ka vepruë tue qenë i shtreguem nga një forcë materiale e pamundëshme (irresistible) ose nga frikësime të bashkueme me një rrezik kundra jetës, trupit ose ndérit (chasteté) të vet ose të prindëve, ose të paslindunve prej gjaku, ose vllezënve ose motrave ose bashkëshortit të vet kur ay rrezik asht i gadëshëm (imminent) dhe nuk ka qene e mundun m’e ndalue ndryshe.
Në rastin e parapamë në numrin 1, në qoftë se vepra e bamun për m’eksekutue urdhënin e një nëpunësi zyrtar formon faj, ndeshkimi i caktuem për atë faj, i vihet nëpunësit që ka dhanë atë urdhën.
NENI 51. – Ay që, tue ba një vepër në cirkonstancat e parapame në nenin e ma sipërmë, ka kapërcye kufinat q’i cakton ligja, autoriteti, nevoja, ose shtrëngimi, ndeshkohet me burgim për një kohë jo ma pak se dhjetë vjet, kur ndeshkimi i caktuem prej ligjës asht vdekja; kur ndeshkimi për fajin e bamun asht burgim i përjetshëm, ndëshkohet me burgim jo ma pak se gjashtë vjet, dhe në rastet e tjera ndeshkimi i caktuem prej ligjës për fajin e bamun zbritet në jo ma pak se nji të gjashtën e jo ma tepër se gjymsën, tue u kthye burgimi i randë në burgim, dhe ndalimi të përkokëshëm.
Por, në qoftë se në rastin e numërit 2 të nenit të ma sipërm kundravepruesi ka kalue kufinin e mbrojtjes së ligjëshme, nga shkaku se sulmi (ataque) i u ba befas ose ndjeu një tmer të math ose një turbullim menduer nuk asht i ndeshkuëshëm.
NENI 52. – Ay që ka ba fajin tue qenë i rëmbyem nga një zemrim ose nga një hidhërim i math i shkaktuem nga një provokasion i pa-drejtë, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak së pesëmbëdhjetë vjet, kur ndeshkimi i caktuem prej ligjës asht vdekje, dhe kur ndeshkimi asht burgim i përjetshëm, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se dymbedhetë vjet; në rastet e tjera i zbritet gjysma e ndeshkimit të caktuem për fajin e bamun.
Në qoftë se provokasioni ka qenë shumë i randë dhe i rrept, në vënd të ndeshkimit me vdekje, fajtori ndëshkohet me burgim nga tetë deri në dymbëdhjet vjet, dhe në vënd të burgimit të përjetëshëm ndeshkohet me burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet, dhe ndeshkimet e tjera zbriten në një të tretën, tue kthye burgim i randë në burgim dhe ndalim i përjetëshëm nga ofiqet publike në ndalim të përkohëshëm.
NENI 53. – Kur ndonjë njerië për shkak gabimi ose për shkak aksidenti ban një faj në dam të një personi tjetër e jo t’atij, kundra të cilit kishte drejtue veprën e vet, jo vetëm nuk i ngarkohen cirkostancat randësore që rrjedhin nga cilësia e t’ofenduemit ose të damtuemit, por edhe merren parasysh cirkostancat që do të zbritnin ndeshkimin e fajit si kur fajtori t’a kishte ba këtë faj në dam të personit kundra të cilit e kishte drejtue veprën e vet.
NENI 54. – Nuk bahen ndjekje kundra atij i cili kur ka ba fajin nuk ka mbushë moshën dhjet vjeç.
Por po të jetë se faji i bamun siell ndeshkimin me vdekje, me burgim të përjetshëm me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se një vit, Gjyqi, mbi kerkimin e Prokurorit, mund të urdhënoj që fajtori i vogël të mbyllet në një institutë edukimi dhe përmirësimi, kur eksistojnë të këtilla; kjo mbyllje vazhdon deri sa ay të nbushin moshën njëzet vjeç dhe gjyqi kurdoherë ka të drejtë të revokojë këtë vendim të mbylljes, ose t’urdhënojë që ay i vogël t’i dorzohet prindve ose atij të cilit ligja i ngarkon kujdesën e edukimit.
Në rast që gjyqi urdhënon t’i dorëzohet prindëve ose kujdestarit, i porositë këta që të kujdesen për ruejten dhe edukimin dhe të vërejmë sjelljet e tija, se, në rast që këta nuk e vrejnë dhe kështu i vogëli ban ndonjë delikt të çdo lloj, kanë me pague një gjobë të lehtë nga një qint deri në pesqint fr. ari të cilen e cakton n’at vendim.
NENI 55. – Nuk ndeshkohet ay që i cili në kohen kur ka ba fajin ka pasë mbushun moshën dhjet vjeç por jo atë pesmbëdhjetë, dhe nuk provohet të ketë pasun një fuqi mendore çmuëse (discernement).
Por në rast që faji i bamun ndeshkohet mbas ligjës me vdekje, me burgim të përjetshëm, me burgim të randë ose me burgim ma tepër se një vit, aplikohen dispozitat e §§ II dhe III të nenit të ma sipërm.
Në qoftë se fajtori e ka pasun fuqinë çmuëse të naltë-përmendun, ndeshkimi i veprës së tij bahet si mbas rregullave të posht shenueme:
1) Në vend të ndeshkimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm caktohet burgim nga gjashtë deri në pesmbëdhjet vjet:
2) Ndeshkimet e tjera zbriten, simbas rregulli, në numurat 4 e 5 që tregohen në nenit 48;
3) Ndeshkimet me ndalim nga ofiqet publike dhe me vrejtim t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk aplikohen;
Këto ndeshkime vuhen në insituta të caktueme për të vegjëlit dhe nuk mund të merren si bazë për përsëritje (recidive).
NENI 56. – Ay që, kur ka ba fajin ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet e jo ate tetmbëdhjet vjeç ndeshkohet si mbas rregullave të poshtshenuëme:
- Në vend të ndeshkimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm, epet një ndeshkim nga dymbëdhjetë deri në njizet vjet burgim të randë.
- Kur faji sjell ndeshkim të përkohëshëm që kalon të dymbëdhjetë vjetët, epet po asilloj ndeshkim nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet; në qoftë se kalon të gjashtë vjetët por jo të dymbëdhjetët, epet asilloj ndeshkimi nga tre deri në gjashtë vjet, dhe në rastet e tjera ndeshkimi zbritet në gjymsen.
- Ndeshkimeve me gjobë u-zbritet një e treta;
Në qoftë se në kohen e dënimit fajtori nuk ka mbush të tetmbëdhjet vjetët, gjyqi mund t’urdhënoj që ndeshkimi kundra lirisë personale të vuhet në një institut përmirsimi, dhe ndalimet nga ofiqet publike dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçem t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk aplikohen.
NENI 57. – Nuk bahen ndejkje kundra shurdh-memecit, i cili kur ka ba fajin nuk ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet vjetsh.
Për të tillë fajtorë mund t’aplikohen §§ II e III të nënit 54 për deri sa të merrinjë në moshën njizet e katër vjeç.
NENI 58. – Nuk ndeshkohet shurdh-memeci i cili kur ka ba fajin sado që ka pasë mbushë moshën pesmbëdhjet vjeç por nuk provohet qi të ketë veprue me fuqinë mendore çmuëse.
Me gjith këtë, po qe se faji i tij sjell ndeshkimin me vdejke me burgim të përjetshëm, me burgim të randë ose burgim jo ma pak se një vit, gjyqi mund t’aplikojë dispozitat e §§ II e III të nënit 54, kur shurdh memeci nuk ka mbushë moshën njëzet e katër vjeç.
Në qoftë se vepruësi ka mbushë moshën njëzet e katër vjeç, gjyqi mund t’urdhënoië dorëzimin e tij në Prefekturën per m’u ba veprimet ligjore qi kan me u caktuë me ligjë të posaçme.
Në qoftë se provohet qi shurdh-memeci ka ba fajin me fuqin mendore çmuësedhe kur ka ba këtë faji nuk ka pasë mbushë moshën tetmbëdhjetë vjeç, aplikohen me përjashtimin e § I dhe II dispozitat e tjera të nenit 55, dhe në qoftë se ka mbushë moshën tetmbëdhjet vjeç aplikohen dispozitt e nenit 56.
NENI 59. – Për veç shkaqeve lehtësore të caktueme ekspresisht prej ligjës, po qe se ka çirkostanca të çmueme prej gjyqit në favor të fajtorit, në vënd të ndeshkimit me vdekje epet burgim i përjetshëm ose burgim i randë tridhjet vjet, dhe në vnd të burgimit të përjetshëm epet burgim i randë nga njëzet e katër deri në tridhjet vjet, dhe ndeshkimevet të tjera i u zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 60. – Në kontravencionet e bamuna prej një personi qi asht nën autoritetin , direkcjonin ose vrejtimin e një tjetri, ndeshkimi veç për personin të nenvumun nën ato, aplikohet dhe për ata që kan autoritetin ose janë ngarkue me drejtimin ose vrejtimin e atij që ban fajin në qoftë se ato kontravencione u përkasin urdhënave të cilat këta ishin të detyruem t’i banin, të respektohen dhe mundeshin t’i ndalonin me kujdesinë e tyne.
Në qoftë se kontravencjoni asht ba me urdhënin e personit që ka autoritetin mbi fajtorin ose q’asht ngarkue me drejtimin ose vrejtimin e këtij, e tue shkelun dispozitat e ligjës që vetë ay ishte i detyruem prej ligjës t’i bajë të respektohen ndeshkimi aplikohet dhe vepruesin në rast që ky person ka ba kontravencionin me gjith se autoriteti Zyrtarë e kishte posaçërisht, paralajmue ose porositë.
TITULLI V
Nisiativa (Tentative)
NENI 61. – Ay që me qellim që të bajë një delikt, fillon të kryejë ketë me mjete, të afta (idonei) por për çirconstanca ndaluese qi nuk varen nga vullndeti i tij, nuk përmbushë gjith ato që janë të nevojshme për me përmbarue atë delikt, atje ku ligja nuk cakton ndryshe, ndeshkohet si pason: Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për deliktin asht vdekje ose burgim i përjetshem, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se dhjet vjetë, dhe në rastet e tjera ndeshkimit i zbritet gjysma deri në dy të tretat.
Në qoftë se nisiatori me dashjen e vet heq dorë nga veprimet e të kryemit të deliktit, dënohet vetëm me ndeshkimin e caktuëm për veprën e kryeme, kur ajo formon me vehte një faj.
NENI 62. – Ay që, me qellim që të bajë një delikt, përmbushë gjith’ato që janë të duhuna për me e përmarue por se delikti nuk përmarohet nga çirkostanca të pamvaruna nga vullndeti i tij, atje ku ligja nuk urdhënon ndryshe, ndeshkohet si pason: Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për deliktin asht vdekje ose burgim i përjetshëm, me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet e në rastet e tjera ndeshkimit të caktuem i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 63. – Në kontravencionet nisiativa nuk asht e ndeshkueshme.
TITULLI VI.
Bashkpunimi i shumë personave po në një faj
NENI 64. – Kur dy ose ma shumë persona bashkohen në të kryemit e një faji, seicilli nga eksekutorët dhe nga bashkëpuntorët direkt (immeditë) dënohet me ndeshkim e caktuem për fajin e bamun.
Po me ketë ndeshkim dënohet dhe ay që ka determinue tjetrin me ba fajin; por, në qoftë se vepruesi i fajit e ka krye ketë dhe për shkaqe (mo’ ifs) të veta, determinuesit i vihet në vënd të ndeshkimit me vdekje dhe të burgimit të përjetshem, burgim i randë nga njëze e pesë deri në tridhetë vjet dhe ndeshkimeve të tjera u zbritet një e gjashta.
NENI 65. – Ay që bashkohet në të kryemit e fajit:
1) Tue eksitue tjetrin ose tue i forcuë vendimin e të kryemit të fajit ose tue i premtue përkrahje ose ndihmë passi të kryhet faji.
2) Tue i dhanë instruksione ose tue i prokurue mjete.
3) Tue lehtësue të kryemin me përkrahjen ose ndihmën q’i jep përpara ose kur që bahet vepra, ndeshkohet si pason:
Kur ndeshkimi i caktuem për fajin e bamun asht vdekje ose burgim i përjetshëm, ndeshkohet me burgim të randë për një kohë jo ma pak se dymbëdhjet vjet, dhe në rastet e tjera nga ndeshkimi i caktuem zbritet gjysma.
Nuk bahet zbritje ndeshkimi për fajtorin e ndonjanës nga veprat e tregueme në ket nen, në qoftë se faji nuk kishte me u krye pa bashkëpunimin e tij.
NENI 66. – Cirkostancat dhe cilësinat që janë të lidhuna përherë ose aksidentalisht me personin, dhe që randësojnë ndeshkimin e ndonjanit nga ata që kanë bashkëpunue në fajin, po qe se kanë qenë të dijtuna prej bashkveprusavet në kohen e të kryemit të fajit, dhe kanë lehtësue eksekutimin u ngarkohen edhe këtyne, por ndeshkimit munt t’i zbritet një e gjashta, dhe vdekja e burgimit i përjetshëm mund të kthehet në burgim të randë nga njëzet e pesë deri në tridhjet vjet.
NENI 67. – Cirkonstancat materjale që randësojnë ndeshkimin dhe sikur t’i a ndryshojnë cilsiën fajit, u ngarkohen dhe atyne të cilët i dijnin ato (çirkonstanca) në kohen që bashkpunuanë.
TITULLI VII
Bashkim fajesh dhe ndeshkimesh
NENI 68. – Fajtorit të dy ose ma shumë delikteve që sjellin ndeshkime kundra lirisë personale për një kohë ma tepër se pesë vjet , njana nga të cilat asht burgim i përjetshëm, i shtohet koha e mbylljes vazhduëse në qelië nga një deri në tre vjet të tjera, dhe po qé se edhe një nga fajet e tjera sjell ndeshkim me burgim të përjetshëm koha e mbylljes vazhduëse në qeli shtohet deri në pesë vjet të tjera.
NENI 69. – Për veç rasteve ku ligja urdhënon ndryshe, fajtorit të dy ose ma shumë delikteve që sjellin po atë lloj ndeshkimi të përkohëshem kundra lirisë personale, i epet ndeshkimi i caktuem për deliktin ma të randë me një shtesë baras me gjysmën e tanë kohës së ndeshkimeve të tjera, me konditë që koha e ndeshkimit me burgim të randë ose me burgim të mos kalojë të tridhjetë vjetët, dhe ajo me internim të dymbëdhjetë vjetët.
NENI 70. – Fajtori i dy delikteve, njani nga të cilët sjellë dënimin me burgim të randë dhe tjetri me burgim ndeshkohet si mbas rregullave që pasojnë:
1- Në qoftë se koha e burgimit të randë nuk kalon një vitin e nuk arrijnë një të tretën e kohës së burgimit, aplikohet burgimi me një shtim baras me gjysmën e kohës së burgimit të randë;
2- Në çdo rast tjetër epet burgim i randë me një shtim baras me një të tretën e kohës se burgimit, me konditë që të mos kalojë të tridhjetë vjetët.
Kur bashkohen ma tepër se dy delikte para se t’aplikohet, simbas rastevet, njana ose tjetra nga dispozitat e ma sipërme të këtij neni, aplikohet dispozita e nenit 69 për deliktet që sjellin po një lloj ndeshkimi.
NENI 71. – Fajtorit të dy deliktevet, njani nga të cilët sjell burgim të randë ose burgim dhe tjetri internim, i aplikohet burgimi i randë ose burgimi me një shtim baras me nji të tretën e kohës s’internimit, ku ndeshkimi i aplikuem asht burgim dhe me një të gjashtën ku asht burgim i randë.
Në qoftë se deliktet që sjellin ndeshkim me burgim të randë ose burgim, ose ato qi sjellin internim janë ma shumë se dy, aplikohen, veçanërisht, dispozitat e neneve 69 e 70.
NENI 72. – Fajtorit të dy ose ma shumë kontravencioneve që sjellin burgim të lehtë, i aplikohet ndeshkimi për Aravencionin ma të randë me një shtim baras me gjysmën e tanë kohës së ndeshkimeve të tjera, me konditën që të mos kalojë të tre vjetët.
NENI 73. – Fajtorit të një ose ma shumë delikteve dhe të një ose ma shumë kontravencioneve, që sjellin burgim të lehtë, i aplikohet ndeshkimi i caktuem i caktuem për deliktin ose ay ndeshkim që rezulton nga bashkimi i dy ose ma shumë delikteve simbas regullave të shënueme në nenet e ma sipërme, tue i u shtue një e gjashta e tanë kohës së burgimit të lehtë, po qé se ndeshkimi që kishte me i u caktue për deliktet asht burgim i randë, dhe një e treta në rastet e tjera.
NENI 74. – Në rastet e parapame në nenet e naltpërmenduna për me caktue efektet e dënimit penal, simbas dispozitavet të neneve 32, 34, 35 dhe 36, merret parasysh vetëm ndeshkimi që kishte me u caktue për secilin delikt.
Por ndeshkimet me ndalim të përkohëshme nga ofiqet publike, dhe pezullimi i uhtrimit të një profesioni ose të një mjeshtrie të caktueme për secilin faj, aplikohen të gjitha tanësisht me konditën që gjith koha të mos kalojë të dhjetë vjetët për ndalimin, dhe të katër vjetët për pezullimin.
NENI 75. – Ndeshkimet gjobore të caktueme për seicilin faj, aplikohen kurdoherë tanësisht me konditë që të mos kalohet shuma e pesëmbëdhjetë mijë fr. ari në deliktet, dhe tri mijë fr. ari në kontravencionet.
Në rast që ndeshkimet me gjobë kthehen në një ndeshkim kundra lirisë personale, koha e këtij ndeshkimi nuk mund të kalojë të tre vjetët, dhe në rast që bashkohen gjoba e randë me gjobën e lehtë, kthimi bahet ghithnjë në ndeshkimi me burgim.
NENI 76. – Rregullat që përmbajnë nenet e nal-përmënduna, aplikohen edhe në rastin, që passi asht dhanë një vendim dënimi, i dënuemi duhet m’u gjykue e ndeshkue për një tjetër faj që ka ba para se të dënohet.
Veç kësaj regullat e nal-përmenduna aplikohen dhe në rast që fajtori ban një faj passi asht dënue me një ndeshkim të përkohëshem kundra lirisë personale dhe para se ay ndeshkim të vuhet ose kur asht tue u vuejt; por shtimi i ndeshkimit simbas neneve të ma sipërmë asht, si mbas rasteve në vënd të gjymsës dy të tretat, në vënd të një të tretës, gjymsa, dhe në vënd të një të gjashtës, një e treta.
Për me caktue një t’atillë shtim merret parasysh vetëm pjesa e ndeshkimit që ka mbetun për me u vuejt në kohën q’epet dënim, pas si të jetë llogaritun randësimi i ndeshkimit, për shkak përsëritje, në ndeshkimin për fajin e ri, atje ku ka përsëritje.
Por në qoftë se ndeshkimi asht vuejtun ose dënimi asht shuem para se dënimi i ri të marrë formën e preme, ndeshkimi për fajin e ri aplikohet tanësisht.
Sado e sido që të jetë ndeshkimi i parë, gjykatë kompetente për aplikimin e asi-lloj shtimi asht ajo që gjykon fajin e ri.
NENI 77. – Ay që, për me krye ose për me fsheh një faj, ose me rastin e një faji, ban të tjera vepra që formojnë edhe ato një faj me vehte, në qoftë se këto të fundit nuk janë konsiderue prej ligjës si elementa formuëse ose cirkonstanca randësore t’atij faji, dënohet me ndeshkimet që kishin m’u caktue për të gjitha fajet e bamuna si mbas dispozitavet që përmbajnë nenet e ma sipërme të këtij titulli.
NENI 78. – Ay që, po me një vepër, shkel dispozita të ndryshme të ligjë, ndeshkohet si mbas asaj dispozite që cakton ndeshkimin ma të randë.
NENI 79. – Kur fajtori shkel ma shumë se një herë, po një dispozitë të ligjës, qoftë dhe në kohna të ndryshme, me vepra, me të cilat përmbaron një faj që ka pas paravendue, të gjitha ato vepra konsiderohen një faj, por ndeshkimit i shtohet një e gjashta deri në gjymsën.
TITULLI VIII
Përsëritje (recidive)
NENI 80. – Ay që, pas si me vendim të préme asht dënue me një ndeshkim për ma shumë se pesë vjet dhe kur dhe kur e ka vuejtun ose i asht shuem ky ndeshkim, brënda dhjetë vjetve ç’prej ditës q’e ka mbarue vuejtjen e ndeshkimit ose ç’prej asaj dite q’asht shue denimi, dhe në rastet e tjera po qé se mbrënda pesë vjetve ç’prej ditës së mbarimit të vuejtjes ose të shuejtjes të dënimit, ban një faj tjetër nuk mund të ndeshkohet me minimumin e ndeshkimit të caktuem për fajin e rie.
Në qoftë se faji i rie asht po nga ay lloj me fajin për të cilin asht dënuem ma parë, për veç rasteve ku ligja urdhënon ndryshe, ndeshkimi randësohet si mbas rregullavet që pasojnë:
1) Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për fajin e rie asht burgim i randë, koha (durée) ordinare e mbylljes vazhduëse në qelie shtohet proporsionalisht me një të gjashtën e ndeshkimit të caktuem për fajin e bamun; dhe atje ku simbas nenit 14 burgimi i randë duhet të vuhet tanësisht në kësilloj mbylllje në qelie, ose zgjatimi i mbylljes nuk mund të bahet mbrënda kufinit të ndeshkimit që ka me i u caktue, at-her për me aplikue këtë zgjatje, shtohet proporsionalisht koha e ndeshkimit.
2) Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për fajin e rie asht i ndryshëm nga burgimi i randë, ndeshkimit i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
N’as një rast shtimi që caktohet në dispozitat e ma sipërme nuk mund t’aplikohet në mezyrë që të kalojë ma të randin e ndeshkimeve q’i ishin caktue ma parë. Atjè ku ndeshkimi asht me internim, tre dit internimi llogariten për një ditë burgimi të randë, burgimi dhe burgimi të lehtë, dhe atje ku ndeshkimi asht me gjobë, për caktimin e kësaj mëzyre bahet llogarimi si mbas rregullavet të caktueme në nenin 20.
NENI 81. – Ay që, pas si asht dënue dy ose ma shumë herë në ndeshkime kundra lirisë personale ma tepër se tre muaj për secilën herë, ban brënda afateve të caktueme në nenin e sipërmë, një faj tjetër po nga ay llojë, i cili faj sjellë dhe ky një ndeshkim kundra lirisë personale, dënohet tue i u shtue ndeshkimit që sjellë ky faj, gjymsa e kohës atij ndeshkimi, kur ky asht ma pak se tridhjetë muaj, dhe në rastet e tjera një e treta, me konditën që të mos kalojë ndeshkimi të tridhjetë vjetët për burgimin e randë dhe për burgimin.
Në qoftë se ndeshkimi i fajit të ri asht burgim i randë, aplikohet dhe mbyllja vazhduëse në qelië në mëzyrën e caktueme në nenin e ma sipërmë.
NENI 82. – Për efektet e ligjës penale konsiderohen faje të një lloji jo vetëm ato që shkelin po një dispozitë të ligjës, por edhe ato që parashëkohen mbrënda në një kaptinë të kodit si dhe ato që tregohen veçanërisht këtu poshtë:
a) Deliktet kundra sigurimit Shtetnuer.
b) Deliktet e bamuna prej nëpunsave të Shtetit tue shkel detyrat që kanë për barrë ose tue abuzue funksionet e veta.
c) Deliktet kandra lirisë politike ose lirisë fetare, abuzimet e fetareve në ushtrimin e funksionit të tyne, deliktet e bumuna kundra nëpunsave të Shtetit për shkak të nëpunësiës së tyne dhe ç’do tjetër delikt kundra Administrasionit publik i bamun nga privatët si dhe deliktet kundra regullit publik.
ç) Simulasion fajesh, çpifje, të rremunit në njyq dhe abuzimi i advokatëve dhe i
përfaqësuesve të tjerë.
d) Delikte kundra tanësisë publike.
e) Delikte kundra zakoneve të mira dhe rregullit familjar të parapame në nenet 364 deri në 388.
f) Vrasja dhe lezioni trupor.
g) Vjedha, preja, shtrëngimi, rikatoja, mashtrimi e të tjera dhelpënina, keq përdorim besimi, fshehje dhe shitie sendesh faji, bankrot dhelparake, si dhe deliktet e parapame në nenet që më 232 deri në 235, 258, që me 282 deri në 289, që më 323 deri më 329, që më 350 deri më 353, 357 dhe vrasie e lezione trupore të bamuna me qëllim fitimi.
NENI 83. – Nuk aplikohen dispozitat e këtij titulli:
1) Në dënime për kondravencione kundrejt atyne për delikte dhe në ato të delikteve kundrejt atyne për kontravencione.
2) Në dënime për delikte të bamuna nga imprudenca, nga pakujdesija ose nga pastërvitja në mjeshtërinë ose në profesionin ose nga mos respektimi i rregullorevet, i urdhënavet, ose i disiplinës kundrejt dënimeve për të tjera delikte dhe përkundrejt (viceversa).
3) Në dënime të dhanuna për faje fjesht ushtriake.
4) Në dënime të dhanuna nga gjykatoret e huaja.
NENI 84. – I dënuemi me burgim të përjetëshëm që ban një delikt tjetër ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië për një kohë nga gjashtë muej deri në pesë vjet kur delikti sjell burgim të randë ose burgim për një kohë ma tepër se një vit; dhe me një periudhë të re jo ma pak se tetë vjet e cila mund të zgjatet për gjithë jetën, në qoftë se delikti sjell ndeshkim me burgim të përjetëshëm.
NENI 85. – N’aplikimin e regullavet për përsëritjet merret për bazë ay ndeshkim që ka rezultue pas kthimit të një ndeshkimi ma të randë.
TITULLI IX
Dënimi Kondisionel
NENI 86. – Në rastet që gjyqi vendos dënimin e fajtorit me burgim të randë, burgim, internim ose burgim të lehtë, për një kohë jo ma tepër se tre muej, ose me një ndeshkim kundra lirisë personale, e cila ka rezultue nga kthimi, si mbas ligjës, i ndeshkimeve të ndryshme gjobore në një kohë, tanësiht, jo ma tepër se tre muej, po qe se fajtori nuk asht dënue kurr ndonjë herë, veç se me gjobë, dhe ka pasun të kaluemen me sjellje të mira sa që të prezumohet se tash e mbrapa ka me vazhdue në t’atilla sjellje, gjyqi, për veç rastevet për të cilat ligjat’e posaçme urdhënojnë ndryshe, mund të vendosë per anullimin e esksekutimit të dënimit, në deliktet për një kohë nga dy deri pesë vjet, dhe në kontravencionet për një kohë ma pak se ajo që cakton ligja për parashkrimin e dënimit të kontravencionit tue tregue n’akt gjykim arsyënat e këtij pezullimi.
Mëzura e ndeshkimeve për të cilat mund të bahet ky favorizim, asht dy fish për gradë dhe për të vegjëlit ndënë pesëmbëdhet vjeç, si dhe për pleqtë që kanë mbushë moshën shtatëdhjet vjeç.
Këto dispozita nuk aplikohen:
1) Në gjykimet në mungesë ose n’ato raste q’i pandehuni largohet me dashjen nga gjykimi;
2) Në deliktet për vjedhjen shtytjen në kurvënie e në demoralizim, shamje e çnderime dhe pederastie.
3) Në damshpërblimet dhe në konfiskimin e sendevet si dhe në spenzimet gjyqsore.
NENI 87. – Gjyqi, pezullimin e ndeshkimit mund t’a mvarë në pagimin e dam shpërblimit të likuidueme n’akt gjykimin ose në pagimin, mbrënda n’afatin që caktohet n’akt-gjykimin, të një shume që ka m’u llogarit në likuidimin definitiv të dam-shpërblimeve ose në depozitimin e një shume që caktohet si çdamim, dhe në të gjitha këto raste, pezullimi mund të varet në paraqitjen e një dorëzanie q’ep i dënuemi për detyrimet e ma sipërmë, ose mund dhe të varet në pagimin’ e shpenzimeve gjyqsore.
NENI 88. – Në rast gjyqi vendos pezullimin e një ndeshkimi, mbassi i shpall të dënuemit këtë vendim, i ban të dijtun që, po qe se brënda n’afatin e caktuem n’akt-gjykim, ban një tjetër faj, posë kontravencioneve që sjellin ndeshkim me gjobë të lehtë ose nuk konformohet me detyrimet q’i janë vumun, at-herë ka me vuejtë ndeshkimin e pezullem si mbas ligjës.
NENI 89. – Pezullimi nuk mund t’i epeë të dënuemit ma shumë se një her dhe sikur t’i jenë kthyem të drejtat ndalueme me akt-gjykim (réhabilitation).
NENI 90. – Në qoftë se i dënuemi nuk ban, brënda n’afatet e caktueme n’ak gjykimin, ndonjë delikt ose ndonjë kontravencion që sjell ndeshkim me burgim të lehtë, dhe provon se ka përmbushë gjithë konditat q’i ka vumun gjyqi dënimi quhet sikur nuk asht dhanë.
Për ndryshe pezullimi i eksekutimit të dënimit asht revokueme ipso-jure dhe ndeshkimi ka m’u vujt si mbas regullave të nenit 76.
Veç kësaj pezullimi quhet i revokuëm ipso-jure, në qoft se i pandehuri brënda n’afatet e sipërtregueme dënohet me ndeshkim tjetër posë gjobës për një delikt të cilin e ka ba para dënimit të pezulluëm.
Revokimi dekllarohet prej gjyqit që ka dhanë dënimin kondisionel, në qoft se nuk asht revokue për shkak se i dënuemi ka ba tjetër faj, dhe në rast të kundërtë, revokimi dekllarohet prej atij gjyqi që ka dhanë dënimin kondisjonel, në qoftë se nuk asht dhanë ma pas një dënim tjetër, dhe në rast të kundërt, prej atij që ka dhanë vendimin e fundit.
Pezullimi i eksekutimit të dënimit ka për objekt vetëm vuejtjen e ndeshkimit të caktuëm dhe ndalon të ecë parashkrimi i ndeshkimit; nuk zgjatet dhe nuk ka influencë mbi ç’do tjetër efekt penal eshe civil të dënimit.
Efektet penale pushojnë kur dënimi konsiderohet si i pa dhanun si mbas § I të këtij neni.
TITULLI X
Të shuemit e padinave dhe të dënimeve penale
NENI 91. – Vdekja e të pandehunit shuen padinë penale.
Vdekja e të dënuemit shuen dënimin, qoftë dhe gjobë e papagueme si dhe gjithë efektet penale t’atij dënimi; por nuk ndalon eksekutimin e konfiskimeve si dhe të shpenzimeve gjyqsore të lidhuna me një akt-gjykimi që ka marrë formën e preme para vdekjes të pandehunit.
NENI 92. – Amnistia shuen padiën penale dhe pushon eksekutimin e dënimit si dhe gjithë efektet penale të këtij.
NENI 93. – Falja (grace) që ngren krejt ose pakson ose ndryshon ndeshkimin, pushon dhe ndalimin ligjuer të të dënuemitsi dhe inkapacitetet të caktueme në § II të nenit 34 me konditën që këto të mos jenë të ngjituna si mbas ligjës, me ndeshkimin ne të cilin dekreti i faljes ka kthye ndeshkimin e caktuëm prej gjyqit; por falja nuk ngren ndalimin nga ofiqet publike as pezullimin e ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie, as vrejtimin e posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, veç se kur ka ekspresisht, shenim në dekretin e faljes.
NENI 94. – Në ato faje, ndjekja e të cilave varet nga kërkimi i anës së damtueme, heqja dorë e kësaj, shuen padinë penale; por nuk pushon eksekutimin e dënimit, veç se atje ku cakton ligja.
Heqja dorë e paditësit personal nga padia në favor të njanit nga të pandehunit ka po atë efekt dhe për të pandehnit e tjerë per këtë faj në rastet që ligja nuk urdhënon ndryshe.
Heqja dorë nuk ka efekt për të pandehuin që refuzon t’a pranojë.
NENI 95. – Amnistia, falja dhe heqja dorë e paditësit personal, nuk apin të drejtë për kthimin e sendeve të konfiskueme as të shumave të pagueme n’Arkën e Shtetit si gjobë.
NENI 96. – Kur ndeshkimi me vdekje ose me burgim të përjetshëm, ose me burgim të randë për ma tepër se dhe[t] vjet, falet krejt ose kthehet në një ndeshkim ma të lehtë dhe dekreti i faljes nuk urdhënon të kundërtën, i dënuem vihet në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik për një kohë tre vjetësh.
NENI 97. – Parashkrimi, përveç rasteve në të cilat ligja urdhënon ndryshe, shuan padinë penale.
1) Pas njëzet vjetve në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue ndeshkimi me vdekje ose me burgim të përjetëshëm;
2) Pas pesëmbëdhet vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë për një kohë jo ma pak se njëzet vjet;
3) Pas dhjet vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet e ma pak se njëzet vjet, ose me burgim për një kohë ma tepër se pesë vjet, ose ndalim i përjetëshëm nga ofiqet publike.
4) Pas pesë vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë ose me burgim për një kohë jo ma tepër se pesë vjet, ose internim, ose ndalim i përpërkohshëm nga ofiqet publike ose gjob’e randë.
5) Pas dy vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue ndeshkimi me burgim të lehtë për një kohë ma tepër se një muej, ose gjob’e lehtë për një shume ma tepër se treqint fr.ari.
6) Pas gjashtë muejve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue ndeshkimi me burgim të lehtë ose me gjobë të lehtë në mizyrën ma pak se ajo e tregueme në numerin e ma sipërmë ose pezullimi nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtërie.
NENI 98. – Parashkrimi fillon t’ecë, për fajet e mbarueme, ç’prej ditës që përmbarohen; për fajet që kanë mbet në nisiativë të plotë ose të mbetë, ç’prej ditës në të cilën asht ba vepra e fundit e të kryemit; për fajet vazhduese (continus) ose qëndruëse (permanents) ç’prej ditës në të cilën pushoi vazhdimi ose qëndrimi.
Në qoftë se padia penale nuk mund të niset ose të ndiqet pa njo auturizim të posaçëm ose para se të zgjidhet një çashtje q’i asht referue një tjetër gjyqi, parashkrimi mbetet i pezulluëm dhe vetëm rifillon t’ecë ç’prej ditës q’epet autorizimi ose qe zgjidhet definivisht çashtija.
NENI 99. – Vazhdimi i parashkrimit të padiës penale këputet me dekllarimin e vendimit të dënimit të dhanun çfaqësisht ose në mungesë.
Gjith’ashtu parashkrimi këputet me letër ndalimi, edhe sikur, ky, të mbetet pa mos u eksekutue, për shkak se i pandehuni asht fshehun ose aratisun si dhe me ç’do masë të gjyqit e cila asht e drejtueme kundra tij për fajin q’i atribuohet, dhe i asht komunikue ligjorisht, por efekti këputës i letër-ndalimit ose i masës të gjyqit nuk të zgjatë vazhdimin e padies penale për një kohë që kalon tanësisht gjymsën e afateve të caktueme si mbas rasteve në nenin 97.
Në qoftë se ligja shënon një afat parashkrimi ma të shkurtë se një vit, vazhimi i parashkrimit këputet me ç’do veprim ndjekjeje, por, në qoftë se brënd një viti ç’prej ditës në të cilën filloj parashkrim, si mbas nenit 98, nuk asht dhanë vendimi i dënimit, padia penale parashkruhet.
Parashtrimi këputun rifillon t’ecë ç’prej ditës së këputjes tue lanë të pa fuqishmë pjesën e kohës të parashkrimit qi ka vazhdue deri n’atë ditë.
Të këputunit e parashkrimit ka efekt për gjith’ata të cilët kanë bashkëpunue në fajin, edhe siku veprat këputëse të jenë të drejtueme vetëm kundra njanit.
NENI 100. – Kur një i dënuëm vjen m’u vu rishtazi nën gjyq për ç’do lloj përmirësimi juridik, parashkrimi llogaritet si mbas ndeshkimit që kishte m’i u caktue me akt gjykimin e rie, në rast që ky ndeshkim rezulton ma i pakët nga ay q’asht caktuem në vendimin e ma parëshmë.
NENI 101. – Përveç rastevet ku ligja urdhënon ndryshe dënimi parashkruhet:
1) Pas tridhjet vjetve , në qoft se të dënuemit i asht caktue burgim i randë për tridhjet vjet;
2) Pas njëzet vjetve, në qoftë se i asht caktue burgimi i randë ose burgim për një kohë ma tepër se pesë vjet; por në rastin që dënimi i caktuem kalon të njëzet vjetët, koha e parashkrimit asht aq sa ajo e dënimit.
3) Pas dhjet vjëtve, në qoftë se i asht caktue burgimi i randë ose burgim për një kohë jo ma tepër se pes vjet, ose ndeshkimi asht internim ose ndalim i përkohëshmë nga ofiqet publike ose gjob’e randë;
4) Pas katër vjetve, në qoftë se asht caktue ndeshkimi i burgimit ti i lehtë ose pezullimit nga ushtrimi ë një profesjoni ose i një mjeshtërije për ma tepër se një muej, ose gjobë e lehtë ma tepër se treqint fr. ari.
5) Pas tetëmbëdhjët muejve, në qoftë se të dënuemit i asht caktue ndeshkimi i burgimit të lehtë, i pezullimit nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtërije ose gjob’ e lehtë ma pak se ajo qi tregohet në Nr. 4.
Dënimi me shum lloj ndeshkime parashkruhet me kalimin e afatit të caktuem për ndeshkimin ma të randë.
Të vumunit nën vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk ka efekt passi passi të parashkruhet dënimi.
NENI 102. – Parashkrimi i dënimit fillon t’ecë ç’prej ditës që akt’gjykimi merr formën e preme, ose ç’prej ditës q’asht këput me ç’do lloj mënyre eksekutimi i dënimit që ka pasë fillue.
Ç’do veprim i Autoritetit q’asht kompetent për eksekutimin e akt-gjykimit, i cili veprim ligjërisht i asht njoftue të dënuemit, këput parashkrimin; gjith’ ashtu dhe në ndeshkimet kundra lirisë personale parashkrimi këputet me rreshtimin e të dënuemit kur ky rreshtim asht ba për eksekutimin e atij akt-gjykimi.
Gjith’ ashtu parashkrimi i dënimit këputet, në qoftë se brënda kohës të vazhdimit të këtij, i dënuemi ban një tjetër faj po nga ay lloj.
NENI 103. – Kur ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike, ose të tjerat inkapacitete të përkohëshme, ose pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie, asht ngjitun me një tjetër ndeshkim, ose asht efekti i një dënimi, parashkrimi, sa për ndalimin, inkapacitetin ose pezullimin e nalpërmendun, nuk mbushet pa mos kalue një periudhë baras me dyfishen e kohës respektive e cila periudhë fillon t’ecë ç’prej ditës që ndeshkimi tjetër asht vuejt, ose dënimi me atë ndeshkim asht parashkrue ose asht shuem për tjetër shkak.
NENI 104. – Koha e caktueme për parashkrimin të padiës penale dhe të dënimit, llogaritet si mbas rregullit të nenit 31.
NENI 105. – Parashkrimi i padiës penale dhe i dënimit aplikohet kryesisht (ex-officio) dhe as i pandehuni as i dënuemi nuk munden të heqin dorë.
NENI 106. – Ndalimi i përjetëshëm nga ofiqet publike dhe ç’do tjetër inkapacitet i përherëshmë, të rrjedhuna nga një dënim, pushojnë me kthimin e së drejtave te ndalueme me vendim gjyqi për veç se kur ligja urdhënon ndryshe.
Në qoftë se ndalimi nga ofiqet publike ose inkapacitetet janë të ngjituna me tjetër ndeshkim, kthimi i të drejtave nuk mund të kërkohet veç se nga ay i dënuemi i cili asht sjellun i tillë sa që prezumohet përmirësimi i tij dhe mbassi të kenë kalue pes vjet ç’prej ditës që ka mbarue vuejtja e ndeshkimi ose ç’prej asaj dite që dënimi asht shuem me falje, ose të kenë kalue dhjet vjet ç’prej ditës që dënimi asht parashkruem.
Në qoftë se ndalimi nga ofiqet publike ose inkapacitetet nuk ishin të ngjituna me një tjetër ndeshkim, kthimi i të drejtave nuk mund të kërkohet pa mos shkue pesë vjet ç’prej ditës qi akt-gjykimi i dënimit ka marrun formën e preme.
Afati i caktuëm për me kërkuë kthimin e së drejtave asht dy fish për të dënuemit përseritës.
Kthimi i të drejtave të ndalueme bahet në mënyrat e caktueme prej ligjës dhe sjellë efektet si mbas regullave të tregueme n’ate.
NENI 107. – Kur ligja nuk urdhënon ndryshe, në kontravencionet për të cilat asht caktue vetëm ndeshkimi gjobor jo ma tepër se treqint fr. ari, i pandehuni mund t’a pushojë vazhdimin e padiës penale, tue pague, para se të filloj gjyqi, një shumë q’i korispondon të mesmes ( la moyenne) së gjobës së caktueme për atë kontravencion si dhe spenximet e padiës.
NENI 108. – Të shtuemit e padiës penale nuk cenon padiën civile për kthimin e sendeve dhe çdamimin, veç se kur të shuemit ka ngjae për shkak se paditësi personale ka heq dorë dhe nuk asht rezervue ekspresisht.
NENI 109. – Të shuemit e padiës penale nuk cenon padiën civile për kthimin e sendevet, për shpërblimin e damevet dhe për shpenzimet e gjyqit, veç se kur të shuëmit ka ngjae nga amnistia; në rast të tillë pushon e drejta e Financës për përmbledhjen e shpenzimeve gjyqsore.
NENI 110. – Nuk parashkruhen deliktet e bamuna jasht tokës Shqiptare kundra sigurimit Shtetnuër, për të cilat kjo ligjë cakton një ndeshkim me burgim të randë ose me burgim, ma tepër se pesë vjet.
LIBRI I DYTË
Deliktet
TITULLI I
Delikte kundra sigurimit Shtetnuer
KAPTINA I
Delikte kundra Atdheut
NENI 111. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme për me nënvumun Shtetin ose një pjesë të këtij në sundim të huej, ose për m’i paksue independencën ose për m’i ndae një pjesë, ndeshkohet me vdekje.
NENI 112. – Nënshtetasi Shqiptar që vjen me armë kundra Republikës, ndeshkohet me burgim të përjetshëm; ky ndeshkim aplikohet dhe në rastin që fajtori ka humbë nënshtetësinë Shqiptare për shkak se ka hye në shërbimin ushtriak të një Shteti të huej.
Në qoftë se fajtori para se të bajë fajin, ka humbë nënshtetsinë Shqiptare për ç’do lloj tjatër shkaku, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet.
NENI 113. – Kushdo që tradhëtisht, në kohë lufte, i dorëzon anmikut të Shtetit Shqiptar vënde ushtrijake, qytete fortifikasione, fortesa, porte, arsenale, armë, municione, fabrika ku bahen këto, mjete komunikasioni ose korespondenca, ushqimet, depo, fuqië toksore, detare, aerore ose shkakton qi këto të bijen në dorën e anmikut ose djeg, prish, thyen armë o sende të tjera luftarake, depo ushtrijake, hangare aeroplanash ose ban këto të pa pordorueshme ose, në dam të fuqisë luftarake të Shtetit e në fitim t’anmikut, prish ura, udhë hekura, rruga, murare ose kurrente ujnash pë janë pregatit për mbrojtim ose për sulmim, ose ndalon ose vonon operacionet ushtarake, ose më ç’do mënyrë qoftë, ndihmon pushtimin prej animikut ose hyrjen e atij n’Atdhe, ose për këto si dhe për të tjera vepra ksodore hyn në marëveshtje me anmikun ose me agjentat e tij, ose favorizon operacionet ushtrijake të një shteti anmik, ose ban spionazh, ose pranon, ose mshef spiuna, ose lehtëson veprimet, ose i ndihmon këta, ose ban të tjera vepra që shkakëtojnë anmiqësina, ose luftë prej ndonjë tjatër shteti kundra Shtetit Shqiptar, në të gjitha këto raste, dhe si kur vepra e fajtorit të jetë delikt i mangët (nisiativë e plotë) ndëshkohet më vdekje; por në rast që asht vetëm nisiativë e mebetë, ndëshkohet me burgim të përjetëshmë. Në qoftë se gjithë kto vepra bahen në favor të një shteti të huej, por jo në kohe lufte, fajtori ndeshkohet me ndeshkim të randë jo ma pak se dhjet vjet.
NENI 114. – Kushdo që kundrështon urdhënat ose vendimet e shpalluna në kohën e luftës për sigurimin e atdheut ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në gjashtë vjet.
NENI 115. – Sipërmarrësit kontraktuës me Shtetin, të cilët në kohën e luftës përdorin dhelpënina në dorëzimin e sendeve të nevojëshme për Fuqitë Armate, ndeshkohen me burgim të randë jo ma pak se pesë vjet.
NENI 116. – Kushdo që zbulon të mësheftat politike ose ushtrijake q’i përkasin sigurimit të Shtetit, qoftë tue i ba të dituna ose tue botue dokumenta, ose fakta, ose vizatime (dessins) plane të tjera informacione q’i përkasin materialit fortifikimit ose operacioneve ushtarake, qoftë tue lehtësue me ç’do mënyrë që ato të bahen të dituna, ndeshkohen me burgim nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë ma tepër se dymijë fr. ari.
Ndeshkimi asht:
Me burgim të randë ose me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet, dhe me gjobë jo ma pak se katër mijë fr.ari, në qoftë se të msheftat i janë zbulue një Shteti të huej ose agjentave të këtij.
Me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se dhjet mijë fr. ari, në qoftë se të mesheftat i janë zbulue një Shteti q’asht në luftë me Shtetin Shqiptarë ose agjentave të tij, ose vepra e tij ka trubulluë marëdhanjet miqësore të Qeverisë Shqiptare me Qeverin e huej.
Në qoftë se fajtori i ka pasun në dorë si nëpunës vizatimet, planet ose dokumentat, ose me tjetër mënyrë i ka pasë ditun të mësheftat, ose i ka pasë ditun tue përdorë forcë ose dhelpënina, ndeshkimit i shtohet një e treta.
NENI 117. – Me ndeshkimet e caktueme në nenin e ma sipërmë, si mbas rastevet, ndeshkohet dhe ay që, me qëllim përfitimi i mbrrin (obtient) me ç’do mënyrë qëllimit që t’i zbulohen të mësheftat ose të marrë dijenië mbi to me çdo mënyrë.
NENI 118. – Kur, ndonjë nga të msheftat e tregueme në nenin 116 hyn në dijenin’ e një tjetri për shkak imprudence ose pakujdesije t’atij nëpunësi i cili me këtë cilësië ka pasun në dorë vizantimet, planet ose dokumentat ose i ka pasë ditun ato të mshefta, ay nëpunës ndeshkohet me burgim nga gjashtë muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari.
NENI 119. – Kushdo që, pa e patun për detyrë, nxjerr (reléve) ose kopijon plane fortifikimesh, anijesh, stabilimentash, rrugash, ose të tjera punërash ushtarake, ose me asilloj qëllimi hyn fshehtazi ose me dhelpënina n’ato vënde, në të cilat asht ndalue hyrja e publikut, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga gjashtë deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në tri mijë fr. ari.
Ay që hyn fshehtazi ose me dhelpënina n’ato vënde, për të vetëmën këtë vepër, ndeshkohet me burgim deri në gjashtë muej.
NENI 120. – Kushdo që, tue qenë i ngarkuem nga Qeverija Shqiptare me ba marëveshtje me një Qeverië të huej për punëra Shteti tregohet i pa-besë (infidéle) n’atë barrë (mandat) në mënyrë që mund të damtojë interesin publik, ndeshkohet me burgim të randë ose burgim nga tre deri ne pesëmbëdhjet vjet.
NENI 121. – Ndeshkimet e caktueme në nenet 113, 115, 116, 117 118, 119, 120, aplikohen dhe kur delikti asht ba në dam të një Shteti të huej qi asht aleat me Shtetin Shqiptar, si në kohën e luftës, ashtu dhe në mbarimin t’asaj.
NENI 122. – Kushdo që, tue shkrue ushtarë ose tue krye vepra të tjera anmiqesore të pa-aprovueme nga Qeverija, të cilat i ban mbrënda ose jashtë Republikës, heth Shtetin në rrezik të një lufte, ose shkakton prishjen e pa-anë-sisë (neutralité) të këtij ndeshkohet me burgim jo ma pak se gjashtëmbëdhjet vjet.
Në qoftë se veprat e pa-aprovueme nga Qeverija hedhin Shtetin ose popullin vetëm në rrezik kundra- veprimi anmiqsuër (représailles) ose trubullojnë marrëdhanjet miqësore të Qeverisë Shqiptare me një qeveri të huej, fajtori ndeshkohet me burgim nga tre deri në tridhjet muej, dhe në qoftë se ngjajnë ato kundra veprime, me burgim nga tre deri në pesë vjet.
NENI 123. – Nënshtetasi, ose i hueji që banon në Shqipni, i cili jo me qëllim tradhëtije, në kohën e luftës i prokuron drejt për së drejti ose tërthurazi një Shteti anmik ose agjentave të tij ushqimet ose të tjera mjete që mund të kthehen në dam të Shtetit Shqiptar, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë nga një mijë deri në tetë mijë fr. ari.
NENI 124. – Kushdo që, për me poshtënue, heq nga vëndi, ose shkatron, ose gris ose me të tjera mënyra çnderon në vënde publike ose të çeluna për publikun, Flamurin ose tjetër shënjë (embleme) Shtetnor, ndeshkohet me burgim nga tre deri në njëzet muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në dymije fr. ari.
NENI 125. – Nënshtetasi Shqiptar që pranon dekorata, pensione ose të tjera përfitime nga një Shtet q’asht në luftë me Shtetin Shqiptar, ndeshkohet me gjobë të randë nga njëqint deri në tre mijë fr. ari.
KAPTINA II
Delikte kundra fuqive Shtentore
NENI 126. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme kundra jetës së Kryetarit të Republikës, ndeshkohet me vdekje, por kur kjo vepër ka ngelë në nisiativë të metë, gjyqi këtë ndeshkim mund t’a kthejë në burgim të përjetëshëm.
NENI 127. – Kushdo që pa patun qëllimin e parapamë në nenin e ma sipërmë ban një vepër kundra integritetit ose lirisë personale së Kryetarit të Republikës, në qoftë se ligja nuk cakton një ndeshkim ma të math për fajin e bamun, dënohet me burgim të randë nga dhjetë deri në njëzet vjet.
NENI 128. – Kushdo që me fjalë ose me vepra ofendon Kryetarin e Republikës në pranië të tij, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në njëzet vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëmijë fr. ari.
Në qoftë se ofeza asht ba jo në pranië të tij ose asht drejtue kundra Kryesis së Republikës, ndeshkimi asht me burgim të randë nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
Për rastet e parapame në këtë nen, ndjekiet bahen me autorizimin e Ministrisë së Drejtësisë.
NENI 129. – Kushdo që, ban një vepër të drejtueme me ndalue Kryetarin e Republikës nga funksionet e tij tanësisht ose pjesërisht qoftë dhe përkohësisht ose ban një vepër të drejtueme me ndryshue me forcë tanësisht ose pjesërisht konstitusionin e Shtetit ose formën Qeveritare, ndeshkohet me vdekje.
Por kur këto vepra kanë ngelë në nisiativë të metë fajtori ndeshkohet me burgim të përjetëshëm.
NENI 130. – Po me ndeshkimet e tregueme në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet dhe ay që ban një vepër të drejtueme me ndalue me forcë fuqitë Legjislative nga ushtimi i funksionit të tyne.
NENI 131. – Kushdo që, botënisht me fjalë ose me vepra poshtëron Dhomat Legjislative ose Ushtrinë ose personin moral të Shtetit, ose Kombin, ndeshkohet me burgim nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari; në qoftë se përbuzimi kundra Dhomave Legjislative bahet në mbledhje e sipër të tyne, burgimi asht nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe gjoba e randë nga treqint deri në tre mijë fr. ari.
Për sa i përket poshtërimit kundra Dhomave Legjislative nuk bahen ndjekje veç se me autorizimin e Kryesis t’asaj Dhome.
NENI 132. – Kushdo që, në tokën Shqiptare dhe pa autorizimin Qeveritar, mbleth ose armatos nënstetas me qëllim që t’i vejnë në shërbimin ushtrijak të një Shteti të huej, ndeshkohet me burgim të ranhë nga një deri në pesë vjet; ndeshkim asht burgim nga trembëdhjet muej deri në gjashtë vjet, në qoftë se në midis të mbëledhunve ka dhe persona të ushtërisë.
NENI 133. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme me ngritë popullin të marrë armët në dorë kundra fuqive Shtetnore ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet.
Në qoftë se kryengritja ngjan, kryetarët ose kryeshkakëtarët ndeshkohenme vdekje. Ata që vetëm kanë marrë pjesë në ate, ndeshkohen me burgim nga tre deri në pesëmbëdhjet vjet.
NENI 134. – Kushdo që i ep një shoqënije kryengritëse ose trumbulluse; armë, municione, bomba ose të tjera mjete shkatëruese, si dhe ata q’u pregatisin, u sjellin së jashtmi ose u fabrikojnë, u mshehin t’atilla sende shoqëninave të naltpërmenduna, në qoftë se këto vepra nuk kanë një karakter bashkëpunimi në mënyrën qe tregohet në nenin 65, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se dy mijë fr. ari.
NENI 135. – Kushdo që pa pasun ndonjë të drejtë mbas ligjës ose ndo një mandatë nga Shteti, merr një komandë t’ushtrisë, të fortesave, të qendrave, të postave ushtarake, të portëve, të qyteteve, t’anijane luftarake, ose të fuqisë aerore, ndeshkohet me burgim nga pesë deri në dhjet vjet.
NENI 136. – Kushdo që ban propagandë pë me nxjerrë ushtërinë, gjendarmerinë, policinë dhe fuqit e tjera Armate të Shtetit nga disiplina, si dhe ay që mban dikurse ose përndan shkresa të shtypuna ose jo, ose rivista me këtë qëllim, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se një vit.
NENI 137. – Kushdo që, tue përhap artikulla, prapsë popullin nga shërbimi ushtarak ose ban propaganda për këtë qëllim në vënde të hapta, ndeshkohet me burgim nga dy muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga pesë qint deri në dy mijë fr. ari.
NENI 138. – Kushdo që, botenisht poshtëron institucionet konstitucionale të Shteti, ndeshkohet me burgim deri në gjasht muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
NENI 139. – Kushdo që përhap, prej vedit ose tue i a atribue në tjetër , lajme të rreme ose të ndryshuëme ose shkresa, sidhé ay që ndryshon diskurse dhe shkresa zurtare, në qoftë se këto vepra mund të shkaktojnë allarmimin e publikut, ndeshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në pesëqint fr. ari.
Në qoftë së këto vepra kanë shkaktue prishjen e qetësis publike, ndeshkimi asht me burgim nga gjashtë muëj deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në njëmijë fr. ari.
NENI 140. – Ata që, për me prishë qetësinë Shtetnore bajnë vegël fenë ose të shënjtat e një feje, sidhe ata që me atë qëllim eksitojnë ndjenjat fetare, ndëshkohen me burgim nga tre muaj deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Delikte kundra Shteteve të hueja dhe Kryetarëve e përfaqësuësvë të tyne
NENI 141. – Kushdo që, në tokën Shqiptare ban një delikt kundra kryetarit të një shteti huej, dënohet me ndëshkimin e cakuem për atë delikt tue i u shtuë një e gjashta deri në një të tretën.
Kurdoherë që kjo vepër asht kundra jetës, integritetit ose lirisë personale, ndeshkimi i shtuem si mbas dispozitës të naltpërmendun, nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet burgim i randë.
Në ç’do rast tjetër, ndeshkimi kundra lirisë personale nuk mund të jetë ma pak se tre muej dhe gjoba ma pak se pesqint fr. ari.
Në qoftë se delikti asht nga ato që ndiqen me kërkimin e të damtuemit, nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e Qeverisë së huej.
NENI 142. – Kushdo që, me qëllim poshtërimi heq nga vëndi ose shkatëson, ose gris, ose shkel, ose me të tjera mënyra çnderon në vënde publike ose të çeluna për publikun, flamurin ose tjetër shënjë sovraniteti (embléme) të një Shteti të huej, ndeshkohet me burgim deri në nji vit.
Ndjekje në ket rast bahen vetëm me kërkimin e Qeverisë së huej.
NENI 143. – Për deliktet kundra përfuqësuesave të Shteteve të huej, të akredituem pranë Qeverisë Shqiptare, të cilat bahen per shkak të funksjonit të tyne aplikohen ato ndeshkime që caktohen për deliktet e bamuna kundra nëpunësve të Shtetit për shkak të funsjonit tyne.
Kurdoherë që vepra asht ofezë, ndjekja bahet mbi kërkimin e anës s’ofendueme.
KAPTINA IV
Dispozita të përbashkta për kaptinat e ma sipërme
NENI 144. – Kushdo që për me kryem ndo njanin nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, formon nji bandë t’armatosun, ose ushtron n’atë një komandë të naltë ose një funksjon të posaçëm, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se dhjet vjet.
Gjith’ata të tjerët që kan marrë pjesë n’atë bandë, ndëshkohen me burgim të randë ose me burgim nga 30 muej deri në dhjet vjet.
NENI 145. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin 65, i ban strehë ose i ep ndihmë ose i prokuron ushqime, armë, municione ose petka ose i ndihmon ose i lehtëson veprimin një shoqënije, si ajo që tregohet në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se fajtori këto vepra i ka ba, passi banda ka fillue veprimet, aplikohen dispozitat e nenit 134.
NENI 146. – Përjashtohen nga ndeshkimi i fajeve të parapame në të dy nenet e ma sipërmë:
Ata të cilët, para ose posà që urdhënohen nga Qeverija, përndajnë bandën ose ndalojnë që banda të kryejë deliktin për të cilin ishte formuem.
Ata të cilët, pa pasë marrun pjesë në formimin ose në komandën e bandës, para se ose posà urdhënohen nga Qeverija, hiqen pa kundërshtim, tue dorëzue ose tue lanë armët.
NENI 147. – Kur dy ose ma shumë persona lidhen dhe vendosin që me mjete të caktueme të bajnë ndo njanin nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, e në § II të nenit 141, seicili nga ata ndeshkohet.
Në rastet e nenevet 111, 126, e 127 me burgim të randë nga tetë deri më pesëmbëdhjet vjet.
Në rastin e nenit 129 e 130 me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjet vjet, dhe në rastin e nenit 133, me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Në rastin e § II të nenit 141 me burgim të randë nga dy deri në tetë vjet.
Nuk ndeshkohet ay që hiqet nga shoqënimi para se të fillojë e kryemja e deliktit dhe para çdo ndjckjeje.
NENI 148. – Kushdo që, jashtë rastevet të parapame në nenet 64 e 65, botënisht eksiton me ba ndonjanën nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, ndeshkohet për të vetmin këtë faj, me burgim të randë ose me burgim nga tre deri në pesë vjet, në rastet e parapame në nenet 111, 126 e 127; dhe nga dymbëdhjet deri në tridhjet muej në rastet e parapame në nenet 129, 130, 133, tue i u shtue në ç’do rastë gjoba e randë nga tre qint deri në tremijë fr. ari.
NENI 149. – Kur fajtori në të kryemit e ndonjanit nga deliktet e parapame në këtë titull, ban një tjetër delikt, që sjell një ndeshkim të përkohëshëm kundr lirisë përsonale ma tepër se pesë vjet, ndeshkimit që rezulton nga aplikim i nenit 77, i shtohet një e gjashta.
NENI 150. – Dispozita e nenit të ma sipërmë aplikohet dhe për atë, i cili, për me ba njanin nga deliktet e parapame në këtë titull, pushton një godinë publike osep private, ose heq me forcë ose me dhelpënina nga një vënd ku shiten ose janë të depozitueme armë, municione, ose sende ushqimore, dhe siur vepra të sjellë një ndeshkim kundra lirisë personale jo ma tepër se pesë vjet.
NENI 151. – Kushdo që, merr vesht sigurisht formimin e një bandë ose lidhjeje që kanë për nëllim të kryemit e fajeve të tregueme në nenet 111, 126, 127, 129, 130 e 133 dhe ometon të lajmërojë Qeverinë, në qoftë se ato faje vihen në veprim, ndeshkohet me burgim nga tre deri në gjashtë muej.
NENI 152. – Përjashtohen nga ndeshkimi i caktuem një nenin e ma sipërmë bashkshorti (conjoint) pindt, dhe të parlindunit, të pas lindunit, vjeherri dhe vjeherra, vëllaznit dhe motrar, kunetët dhe kunatat, dhandrri dhe nusja, ungjit edhe ungjet e fajtorit.
NENI 153. – Ndeshkimevet me burgim ma tepër se pesë vjet që shënohen në këtë titull, mund t’u shtohet dhe të vumunit nënë vrejtim të posaçmë t’Autoritetit të sigurimit publik.
TITULLI II
Delikte kundra liriës
KAPTINA I
Delikta kundra liriës politike
NENI 154. – Kushdo që me violencë, friksim, ose me potere (tumulte), ndalon tanësisht ose pjesërisht, ushtrimin e çdo lloj së drejte publike, ndeshkohet, kur faji nuk asht parapa me dispozita të posaçme prej ligjës, me burgim nga një deri në tridhjetë muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht nëpunës i Shtetit dhe ka ba deliktin tue abuzue nëpunësiën, burgimi asht nga një deri pesë vjet.
Kaptina II
Delikte kundra liriës së fesë dhe së ndërgjegjes
NENI 155.- Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e ndreueme prej Shtetit, ndalon ose turbullon ushtrimin e funksionit të fesë, ose ceremonitë fetare, ndeshkohet me burgim deri në tre muej dhe me gjobë të randë nga pesdhjet deri në pesqint fr. ari. Në qoftë se faji asht ba tue përdorë violencë, friksime ose çnderime, fajtori ndeshkohet me burgim nga tre deri ne tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë e pesëqint fr. ari.
NENI 156. - Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e ndreueme prej Shtetit botënisht poshtënon ushtëruësin e asaj feje, mbi kërkimin e anës s’ofendueme, ndeshkohet me burgim deri në tre muej ose me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
NENI 157.- Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e ndreueme prej Shtetit, shkatërron, prish ose me mënyra të tjera çnderon në vënde publike sende që janë të destinueme për ushtërimin e asaj feje, ndeshkohet me burgim nga dhet ditë deri në dy muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari. Në qoftë se poshtënimi asht ba n’ushtrimin’ e sipër të fesë ose kundra një fetari asht përdor violencë ose, ky asht poshtënue n’ushtrimin’ e sipër ose nga shkaku i ushtrimit të funksionit të tij, ndeshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
NENI 158.- Kushdo që, në vëndet e destinueme për fè, ose vorreza, prish, çfiguron ose ndynë statuët, pikturat, vorrezat, ndeshkohet me burgim nga një muej deri në një vjet dhe me gjobë të randë deri pesëqint fr. ari.
NENI 159.- Kushdo që tue ba vepra poshtënuese mbi nje kufomë njeriu ose mbi eshtnat e këtij, ose me qëllim çnderimi ose me çdo tjetër qëllim të paligjëshme, heq tanësisht ose pjesërisht, kufomën ose eshtnat, ose violon me çdo mënyrë varrin ose arkën ose sendet e tjera që janë varrosun bashkë me kufomën, ndeshkohet me burgimnga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari. Jashtë rasteve të sipër-tregueme, kushdo që heq tanësisht ose pjesërisht, ose, pa pasun leje, çvaros një kufomë njeriu, ose vjeth eshtnat e atij, ndeshkohet me burgim deri në një muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari. Në qoftë se vepra asht ba nga persona që kanë përsipër ose janë emnuem me rujtun vorrezat, ose të tjera vënde për varrosje, ose nga ata persona të cilve u asht lanë rujtja e kufomave, ndeshkimi asht, në rastin e §1. të këtij neni, me burgim nga dy muej deri në një vit dhe me gjobë të randë nga pësdhjet deri njëmij e pesqint fr. ari, dhe në rastin e §II. me burgim deri në dy muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
NENI 160. - Kushdo që poshtënon botënisht tjetrin për shkak se nuk ushtron veprat e një feje, ndeshkohet mbi kërkimin e t’ofenduemit, me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Delikte kundra liriës vetiake
NENI 161. – Kushdo që vën një njeri në rrobëni, ose në të tjera gjëndje analoge, ndeshkohet me burgim të randë nga dymbëdhjetë deri në njëzet vjet.
NENI 162. – Kushdo që, jashtë ligjës, privon ndonjë njeri nga liria vetiake, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në pesë vjet dhe gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë sa fajtori për të kryemit e veprës ose sa vazhdon ajo, përdor friksime, mundime, dhelpënina ose e ban atë vepër me qëllim vendete ose fitimi, ose me qëllim ose me pretekst fetàr, ose dorëzon personin për një shërbim ushtarak përjashta Shtetit, ndeshkimi asht me burgim të randë nga tre deri në tetë vjet dhe me gjobë të randë nga pesqint deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se kjo vepër bahet kundra prindit ose kunda bashkëshortit ose kundër një antari të Dhomave Legjislative, ose kundër një nëpunsi të Shtetit për shkak të nëpunësiës së tij ose nga vepra i shkakëtohet të damtuemit një dam i randë në personin, në shëndetin ose në pasuninë e tij, ndeshkimi asht me burgim të randë nga pesë deri në pesëmbëdhjet vjet dhe me gjobë të randë nga njëmijë deri në pesëmijë fr. ari.
Ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në gjysmën, në qoftë se fajtori liron me dashjen e vet atë person para se të bahet ç’do veprim ndejkjeje, pa që t’i ketë mrritë qëllimit dhe pa që t’i ketë shkaktue ndo një dam.
NENI 163. – Nëpunsi i Shtetit që, tue abuzue nëpunsiën ose pa mos mbajtun konditat ose formailitetet e përshkrueme prej ligjës, privon ndonjë persona nga liria vehtijake, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në shtatë vjet dhe, në qoftë se vepra bashkohet me ndonjanën nga cirkostancat e tregueme në § II e III të nenit të ma sipërmë, burgimi asht nga gjashtë deri në pesëmbëdhjet vjet.
Ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në gjymsën në rastin e parapamë në § e fundit të nenit ma sipërmë.
NENI 164. – Kushdo që, pa pasun qëllim luksuri, martese ose fitimi, me çdo qëllim tjetër, heq një person ndënë pesmbëdhjët vjeç, me hirin e këtij, nga prindët, nga tytori ose nga ay që kà kujdesin ose rojën e të voglit, qoftë dhe përkohësisht, ose me hirin e tij e mban pa të drejtë, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit.
Në qoftë se vepra asht ba pa hirin e personit të hequn ose të mbajtun, ose i vogëli nuk ka mbush moshën dymbëdhjet vjeç, aplikohen, si mbas rasteve, dispozitat dhe ndeshkimet e caktueme në nenet e ma sipërmë.
NENI 165. – Nëpunsi i Shtetit që tue abuzue nëpunsiën e vet urdhënon ose mban një kërkim sipër trupit (perquisition personelle), ndeshkohet me burgim deri në gjashtë muej.
NENI 166. – Nëpunsi i Shtetit që drejton një burg në qoftë se pranon në burg ndo një njeri pa urdhën t’Autoritetit kompetent, ose refuzon t’i bindet një urdhëni për lirimin e një personi, ndeshkohet me burgim deri një vit.
NENI 167. – Nëpunësi kompetent i Shtetit, i cili sado që ka marrë dijen për një burgim të paligjëshëm nuk vepron, ose vonon (se refuzon të baj veprimet për lirimin e të burgosunit, ose t’i a referojë Autoritetit që ka për detyrë të marrë masat për atë lirim, ndeshkohet me burgim deri në dy muej.
NENI 168. – Nëpunsi i Shtetit q’asht ngarkue me ruejtjen ose me transportimin e një personi të rreshtuem ose të dënuem ose që ks mbi atè person një autoritet për shkak të nëpunësiës, në qoftë se ban kundra atij vepra arbitrare ose përdorë rreptësina të pa pranueme prej rregulloreve, ndeshkohet me burgim nga një deri në tridhjet muej.
NENI 169. – Nëpunsi i Shtetit që, kur ban njanën nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë, vepron për qëllim privat, në rastin e nenit 167, ndeshkohet me burgim të randë nga një der në pesë muej tue u pushue nga nëpunësia për një kohë deri në një vit, dhe në rastet e tjera, ndeshkimit i shtohet një e gjashta tue u këthye burgimi në burgim të randë.
NENI 170. – Kushdo që përdor violencë, ose friksim për me shtrëngue një njeri që të bajë, të tolerojë, ose të ometojë ndonjë gja, ndeshkohet me burgim të rand deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari, dhe në qoftë se mbarohet qëllimi, burgimi’i randë asht jo ma pak se një muaj dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Në qoftë se violenca ose friksimi asht ba me armë ose nga person që ka ndryshue formën, ose nga dy a ma shumë persona të bashkueme, ose me shkresë anonime ose në mënyrë simbolike, ose tue përdor ndonjë fuqi friksore që rrjethë prej shoqnive të mshefuna, të cilat eksistojnë ose janë të suponueme, burgim i randë asht nga dy deri në pesë vjet, dhe në qoftë se i mërrinë qëllimit ky ndeshkim nuk asht ma pak se tre vjet.
Në rast burgimi i randë caktohet për një kohë jo ma pak se gjashtë muej, mund të shtohet dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 171. – Kurdoherë që kjo ligjë nuk urdhënon ndryshe, me fjalën ,,armë” në rast që këto janë konsiderue si shkaqe randësore të një faji, kuptohen:
Armët e mshefta (insidieux) dhe ghithë ato që quhen vetiu (propremendit) armë, kur që mund të përdoren për sulme.
Armët e sipër tregueme dhe çdo lloj tjetër vegël e afët për sulmë kurdoherë qëmbahen në mënyrë që frikson njerzit.
Kur delikti asht ba prej dy ose ma shum personave të pashkuem, konsiderohet si i bamun me armë, po qe se të paktën njani prej tyne ka qenë çiltazi i armatosun me armë nga ato që quhen vetiu armë ose të paktën dy me armë nga ato tjerët lloj.
NENI 172. – Kushdo që, jashtë rasteve të tjera të parapame nga ligja, frikson ndo njanin se ka m’i ba një dam të randë e të pa drejtë, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej.
Në qoftë se friksimi asht ba me ndonjanën nga mënyrat e tregueme në §II të nenit 170, ndeshkimi asht me burgim të randë nga tre deri në një vit, dhe në rastin që burgimi i randë asht caktue për një kohë ma tepër se gjashtë muej, mund të shtohet dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
Për çdo tjatër friksim, ndeshkimi asht me gjobë të randë deri në treqint fr. ari dhe ndjekjet bahen mbi kërkimin e anës së damtueme; por në qoftë se friksimi në kët rast asht ba me armë, ndeshkimi asht me burgim nga pesëmbëdhjetë ditë deri në gjashtë muej dhe ndjekjet bahen kryesisht.
KAPTINA IV
Delikte kundra padhunesisë të banimit
NENI 173. – Kushdo që, arbitrarisht futet ose qëndron në banimin e tjetrit, ose në dependencat e banimit kundra ndalimit t’atij që ka të drejtën t’a ndaloj ose t’a nxjerë, si dhe ay që futet atje ose qindron msheftazi ose me dhelpëni, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhet muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba natën ose me violencë kundra personit, ose me armë, ose nga dy ose ma shumë persona të bashkuem, ndeshkimi asht me burgim të randë nga një deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
Ndjekjet bahen vetëm mbi kërkimin e anës së damtueme.
NENI 174. – Nëpunësi i Shtetit që, tue abuzue nëpunësin, ose tue mos respektue konditat dhe formalitetet të përshkrueme nga ligja, hyn në banimin e tjetrit ose në depëndencat e ketij, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet.
Në qoftë se nëpunësi qi hyn në këtë menyrë, ban kërkim (perquisition) ose vepra të tjera arbitrare, ndeshkohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori ka veprue në këto raste, për një qellim privat, ndeshkimit i shtohet një e gjashta dhe burgimi kthehet me burgim të randë.
Në qoftë se kërkimi bahet në magazina, Zyra ose tregtore, pa mos mbajtun formalitetet që urdhënon ligja, fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga dy muej deri në dy vjet.
KAPTINA V
Deliktet kundra padhunësisë të së mshehtave
NENI 175. – Kushdo që çel pa të drejtë një letër, një telegram ose një plik të mbyllun që nuk i asht drejtue atij, ose pa të drejtë shtjè në dorë një korrespondencë epistolare ose telegrafike të tjetrit, të pa mbyllun, me qëllim që të marrë dijeni mbi përmbajtjen e tyne, ndeshkohet me burgim të randë deri në pesëmbëdhjet ditë ose me gjoba të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë e pesëqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori, tue përhap përmbajtjen shkakton ndonjë dam, ndeshkimi asht me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet ose me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
NENI 176. – Kushdo që pa të drejtë, prish ose çduk një korispondencë epistolare, ose telegrafike, që nuk i asht drejtue atij, dhe sikur të mos t’a ketë çelun tue qënë e mbyllun, ndeshkohet me burgim të randë deri një vit ose me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr.ari.
Në qoftë se vepra shkakton dam, burgimi i randë asht jo ma pak se tre muej, gjoba e randë jo ma pak se pesqind fr. ari.
NENI 177. – Kushdo që, tue pasun në dorë një korespondencë epistolare ose telegrafike të drejtueeme atij ose jo, e cila nuk duhej përhapun, e ban të dijtun përmbajtjen pa të drejtë në rast që vepra mund të shkaktojë ndonjë dam, ndeshkohet me gjobë të randë nga njëqint deri në dymijë fr. ari.
NENI 178. – Kushdo që, tue qënë në shërbim të postavet, të telegrafavet, ose të telefoneve, dhe tue abuzue atë cilësië, ven në dorë një letër, një plik, telegram ose të tjera korrespondenca jo të mbylluna, ose i hap tue qënë të mbylluna, me qëllim që të marrë dijeni mbi përmbajtjen , ose i dorëzon, ose ban të dituna qenjen dhe përmbajtjen e tyne në persona që nuk janë destinatarët ose përhap fjalime telegrafike ose telefonike, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhet muej.
Po me këtë ndeshkim, dënohet dhe ay i cili, tue qënë në shërbim të postave, të telegrafeve, telefoneve, dhe tue abuzue atë cilësië prish ose çduk një korrespondencë epistolare ose telegrafike.
Në qoftë se ndonjana nga veprat e parapame në këtë nen shkakton dam burgimi i randë asht nga gjashtë muej deri në katër vjet tue i u shtue dhe gjoba e randë nga njëqint deri në pesë mijë fr. ari.
NENI 179. – Kushdo që me shkakun e cilësiës, të funksionit, të profesionit, ose të mjeshtriës së tij, tue pasun dijeni mbi një të msheftë, e cila po të përhapet mund të shkaktoj dam, e zbulon atë të msheftë pa ndonjë shkak të arësyeshme, ndeshkohet me burgim deri në një muej ose me gjobë të randë nga pesdhet deri në njëmijë fr. ari, dhe në qoftë se dami ngjan, ndeshkimi me gjobë nuk mund t’jetë ma pak se treqint fr. ari.
NENI 180. – Për deliktet e parapame në nenet 175, 176, 177, 179, ndjekjet bahen mbi kërkimin e anës së damtueme, kurdoherë që vepra nuk ka shkaktue një dam publik.
KAPTINA VI
Delikte kundra liriës së punës
NENI 181. – Kushdo që me violencë ose me frikësim përkufizon ose ndalon me ç’do mënyrë lirin’ e industrisë, ose të tregëtisë, ndeshkohet me burgim deri në njëzet muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
NENI 182. – Kushdo që me violencë ose me frikësim shkakton ose ban të vazhdojë një pushim ose pezullim të punës për m’i u imponue puntorëve ose patronve ose sipërmarrësit paksim ose shtim të mëditjes (salarie) ose lidhje të ndryshme nga ato që janë kontraktuë ma parë midis puntorve dhe patronit ose sipërmarrësit, ndeshkohet me burgim deri në njëzet muej.
NENI 183. – Kur në fajet e parapame në nenet masipërmë ndodhin mbrënda kryetarë ose kryeshkaktarë, ndeshkimi për këta asht burgim nga tre muej deri në tre vjet, dhe gjoba e randë nga pesqint deri në pesmijë fr. ari.
TITULLI III
Delikte kundra administrasionit publik
KAPTINA I
Spekulimi i nëpunsave
NENI 184. – Nëpunsi i Shtetit i cili, heq, fsheh ose përveton të holla ose të tjera sende të lujtëshme të cilave për shkak të nëpunësiës ka administrimin, ruejtjen ose mbledhjen ndeshkohet me ndalim të përhershëm nga ofiqet publike, me burgim të randë nga një deri në dhjet vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se treqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori çdamon plotësisht të damtuemin para se të dërgohet në gjyq ose dam i shkaktuem asht i lehtë, ndeshkimi, asht me burgim të randë nga gjashtë muej deri në pesë vjet, me gjobë të randë jo ma pak se dyqint fr. ari dhe me ndalim të përkohëshme nga ofiqet publike.
NENI 185. – Kur fajtori, me qëllim që të mbuloj fajin e parapamë në nenin e masipërmë, ka veprue tuë mbajtun rradhorët e librat postafat pa rregull ose tue ba llogarina e billanqa të rrema ose tue tregue rradhorë, dokumenta e libra të rrema, ose tue çfaqë gjëndjen e grupave, qeseve ose të pakove me të holla jashtë së vërtetës ose tue ba dhelpërina dhe dinakërina q’i sigurojnë mos daljen në shesh të fajit tij, ndeshkohet me burgim të randë nga pesë deri në dhjet vjet, me ndalim të përhershëme nga ofiqet publike, dhe me gjobë të randë baras me shumën e abuzueme.
Në rastin e § të masipërme, në qoftë se dami asht i vogël ose fajtori ka shpërblye plotësisht këtë dam para se të dërgohet në gjyq, ndalimi nga ofiqet publike asht i përkohëshëm, dhe burgimit të randë i zbritet gjysma deri në dy të tretat.
NENI 186. – Nëpunësi i Shtetit q’asht i detyruem me kontrollimin ose inspektimin e pasunive të lujtëshme të Shtetit, në qoftë se neglizhon në të kryemit e detyrës, dhe shkakton në këtë mënyrë të debitohet Shteti ose të shtohet debiti, ndeshkohet me gjobë të randë nga treqint deri në dymijë fr. ari.
NENI 187. – Nëpunësi i Shtetit q’asht i ngarkuem me blè, me shit, ose me i prokuruë Shtetit ç’do lloj sende, në qoftë se deturnon në shitblemjen, ose në vleftën, ose në sasiën ose në fabrikimin e këtyne, tue përdor dhelpëninat, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se tre muej dhe jo ma tepër se tre vjet, dhe me ndalim nga nënpunësia për një kohë nga tre deri në dhjet vjet.
NENI 188. – Nëpunësi i Shtetit që nuk i paguen punëtorëve, të cilët i përdor për llogari të Zyrës, pagat, siç janë caktue për punë ose për transportim, ose i u a paguan të mangët, ose pa të drejt i përdorë për punë vetiake, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë baras me dy fishen e shumës që ka përfitue nga ky abuzim.
Veçanërisht detyrohet m’i u paguë t’interesuëmve të drejtat e tyne.
NENI 189. – Nëpunësi i Shtetit, që tue përdor nëpunësa ma pak se numuri i caktuem në kadron e zyrës, merr rrogat ose pagat e numërit që mungon, si dhe ay që heq nënpunësa krejt nga shërbimet origjinale dhe i vën në punërat vetiake tue i tregue mbrënda kadros t’asaj zyre, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në tre vjet dhe gjobë të randë baras me shumën e marrun, tue u detyrse dhe me kthimin e të hollavet që ka abuzue.
Në qoftë se heqja e nëpunësit origjinal, dhe përdorimi i tij në punërat vetiake asht ba vetëm për një kohë të shkurtë, ndeshkimi asht me burgim deri në tre muej ose me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA II
Dhuntim (concussion)
NENI 190. – Nëpunësi i Shtetit i cili, tue abuzue nëpunësinë e vet shtrëngon një tjetër që t’i apë ose t’i zotohet pa qënë i detyruem atij ose një të treti të holla ose të tjera përfitime, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se treqint fr. ari, dhe me ndalim nga ofiqet publike për një kohë nga tre deri në pesë vjet.
Në qoftë se shuma ose përfitimi i dhanun ose i zotuëm pa të drejtë, ka një vleftë të vogël, ndalimi i përkohëshëm dhe burgimi i randë asht nga një deri në tre vjet.
NENI 191. – Nëpunësi i Shtetit që, tue abuzue nëpunësinë e vetë, bindë një tjetër që t’i apë ose t’i zotohet atij ose një të treti, pa të drejtë, të holla ose të tjera përfitime, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri tre vjet, dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në pesëmijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshmë nga ofiqet publike.
Në qoftë se nëpunësi, tue përfitue vetëm nga gabimi ose nga pa dijenija e tjetrit, merr një send të cilin ligjërisht nuk duhet t’a marrë, burgimi i randë asht nga gjashtë muej deri në dy vjet, dhe gjoba e randë nga njëqint deri në dymijë fr. ari, tue i u shtue dhe ndalimi i përkohëshëm nga ofiqet publike.
Në qoftë se shuma ose vlera e përfitimit të dhanun ose të zotuem pa të drejtë asht i vogël, ndeshkimi me burgim të randë dhe ay me ndalim nga ofiqet publike asht në rastin e parë, nga tre muej deri në dy vjet, dhe në rastin e dytë nga një muej deri në një vit.
KAPTINA III
Mitë
NENI 192. – Nëpunësi i Shtetit që për me ba një vepër të nëpunësisë të tij q’ishte i detyrumun t’a bajë, ose për me mos ba një vepër po të nëpunësisë së tij, të cilën ishte i detyrumun t’a bajë, ose për me mos ba një vepër po të nëpunësisë së tij, të cilën ishte i detyrumun mos t’a bajë, merr, për vehte, ose për tjetrin, në të holla ose në të tjera përfitime, një darovi (retribution), që nuk ka të drejtë t’a marrë, ose pranon zotime për asilloj darovina, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit, me ndalim të përkohëshme nga ofiqet publike dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në tremijë fr. ari.
NENI 193. – Nëpunësi i Shtetit që merr ose që ban t’i zotohen të holla ose të tjera tjera përfitime për vehte ose për të tjerët, për me vonue ose për me ometue një vepër të nëpunësisë të tij ose për me ba një vepër kundra detyrave t’asajë nëpunësie, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në pesë vjet, me ndalim të përherëshme nga ofiqet publike dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në gjashtë mijë fr. ari.
NENI 194. – Pë r fajin’ e parapamë në nenin e ma sipërmë, për veç ndalimit të përkohëshëmë nga ofiqet publike dhe gjobës së randë të tregueme n’atë nen, ndeshkimi me burgim të randë asht tre deri në dhjet vjet, në qoftë se vepra ka pasun për efekt:
Të dhanunit të një nëpunësie, rroge, pensioni, titulli nderi, ose të lidhunit e një kontratoje në të cilat interesohet Zyra nga e cila varet ay;
Favorizimin ose damtimin në një ane ose të të pandehunit në çështje civile ose penale.
Në qoftë se vepra ka pasun për efekt të dhanuit e një vendim dënimi me ndeshkim kundra lirisë personale për ma tepër se një vit, burgimi i randë asht nga pesë deri në pesëmbëdhjet vjet, dhe gjoba e randë mund të zgjatet der në maximumin.
Në rast që efekti i nalt-përmandun asht një dënim me vdekje q’asht eksekutuem, burgim’i randë nuk mund të jetë pak se pesëmbëdhjet vjet.
NENI 195. - Nëpunësi i Shtetit që, passi ka kryem një vepër të nëpunësisë vet dhe pa qënë marrun vesht që ma parë, mer, për atë vepër, qoftë për vehtë, qoftë për tjetër, në të holla ose në të tjera përfitime, një retribusion që nuk ka të drejtë t’a marrë ose pranon po n’atë mënyrë zotime për asilloj darovina, ndeshkohet me burgim deri në tre muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në njëmijë fr. ari, tue u ndalue përkohësisht dhe nga ofiqet publike.
NENI 196. – Kushdo që i ep mitë ose bind një nëpunës të Shtetit për me krye ndonjanin nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë si dhe ay që ndërmjetson në një mite ndeshkohet, në rastin e nenit 193, me burgim nga një deri në gjashtë muej, dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në dymijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohshëm nga ofiqet publike, dhe në rastet e tjera, ndeshkohet me gjysmën e dënimeve të caktueme për atë qi merr miten.
NENI 197. – Nuk ndeshkohet:
Nëpunësi i Shtetit i cili për mitën të zotuem ose të marrun prej tij, lajmëron Autoritetin kompetent mbrënda tre ditve ç’prej ditës të zotimit ose së marrjes së mitës tue dorëzue dhe të hollat ose sendent që ka marrun.
Ay që, tue kthyem nga zotimi ose dhanja e mitës q’i ka ba një nëpunësi të Shtetit lajmëron Autoritetin kompetent mbrënda tre ditve ç’prej ditës që ka ba zotimin ose që ka dhanë mitën.
Në të gjitha këto raste për mos ndeshkimin e fajtorit duhet që të mos jetë kryem, qoftë dhe pjesërisht, vepra për të cilën asht marrë ose pranue ose dhanë ose zotue mita, dhe të mos jetë shkakëtue as ndo një dam tjatër publik ose privat.
NENI 198. – Në rastet e parapame në këtë kaptinë mitë-marrësi që me gjithse e kishte në dorë t’a mbaronte veprën për të cilën ka marrë mitën ose i asht ba zotimi, me dashjen e vet nuk e kryen atë vepër, ndeshkimit, të caktuem prej ligjës, zbritet një e treta deri në gjysmën.
NENI 199. – Në të gjithë rastet e parapame në nenet e ma sipërmë, konfiskohet sendi i dhanue si mitë.
KAPTINA IV
Abuzim autoriteti dhe shkelje e detyrave të lidhuna me nëpunësiën
NENI 200. – Nëpunësi i Shtetit që tue abuzue nëpunësin e vet, urdhënon ose ban kundra së drejtave të tjetrit ç’do lloj vepre arbitrare e cila nuk asht parapae prej ndonjë dispozite të posaçme të ligjës si faj, ndeshkohet me burgim nga pesëmbëdhjet dit deri në një vit, dhe në qoftë se këto vepra i ka ba me një qëllim privat, ndeshkimit i shtohet një e gjashta, tue u vumë, në vënd të burgimit, burgim i randë.
Po me këtë denim, ndeshkohet dhe ay nëpunës që n’ushtrimin e funksionit të vet eksiton tjetrin të shkeli ligjën ose masat e marruna prej Autoritetit.
NENI 201. – Nëpunësi i Shtetit që, drejt për së drejtë ose me ndërmjetsin’ e ndonjë tjetri, ose me vepra simulare, i siguron vehtes një interesë private, në ç’do lloj vepër t’administrasionit publik, pranë të cilit ushtron nëpunësiën e vet, në qoftë se vepra e tij nuk formon një faj nga ato të parapame në nenet 187, 188 dhe 189 ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në pesëmijë fr. ari.
NENI 202. - Nëpunësi i Shtetit që ban të dijtuna ose përhap dokumenta ose fakte që i ka në dorë ose i din, me shkakun e nëpunsisë, dhe që duhen të mbeten të mshehta, ose me çdo mënyrë lehtëson që këto të merren vesht, në qoftë se dokumentat ose faktet në fjalë nuk janë nga ato që përmbidhen në kaptinën I. të Titullit I dhe në kaptinën V të Titullit II. ndeshkohet me burgim deri në tridhjet muej, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
NENI 203. – Nëpunësi i Shtetit që, për ç’do lloj pretekst, qoftë dhe për heshtjen, errësinën, kundrathanjen ose pa mjaftësin’e ligjës, ometon ose refuzon të bajë një vepër të nëpunësisë vet, ndeshkohet me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë e pesqint fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba nga dy ose ma shumë nëpunësa të marruna vesht që ma parë, gjoba e randë asht që nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se nëpunësi i Shtetit asht i degës së Gjyqsies për m’u konsiderue si i atillë faj omisioni ose refuzimi, duhet që t’eksistojnë gjithë konditat që kërkon ligja për të ngrehur padië civile kundra tij.
NENI 204. – Nëpunësi i Shtetit që nuk zbaton urdhënat e superiorit të vet pa ndonjë arsye ligjore, si dhe ay nëpunës që sillet ashpër kundrejt t’interesuëmve, ndeshkohet me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesëqint fr. ari. dhe në rast të përsëritjes, për veç ndeshkimit si përsëritës, për veç ndeshkimit si përsëritës gjyqi, mund të vendosi dhe ndalimin përkohësisht nga ofiqet publike.
Në qoftë se nga mos të kryemit e urdhnit të superiorit si ma sipër, i vjen ndonjë dam Shtetit, ndeshkimi asht me burgim nga pesëmbëdhjet dit deri në një vit, dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në dymijë fr. ari, dhe ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike.
NENI 205. – Ushtaraku ose agjenti i forcës publike që refuzon ose vonon pa ndonjë shkak t’arsyshëm, eksekutimin e një kërkimi q’i bahet ligjërishtë nga Autoriteti kompetent, ndeshkohet me burgim deri në dy vjet.
NENI 206. – Nëpunësi i Shtetit që n’ushtrimin e nëpunësisë së vet ka marrë dijeni për një faj, para ndalimi ose ndalimi i të cilit i takon detyrave t’asajë nëpunësijë dhe për të cilin vepërohet kryesisht, në qoftë se ometon ose pa ndonjë shkak t’arsyshëm vonon m’i a referue Autoritetit, ndeshkohet me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht nëpunës i policisë gjyqsore ndeshkimit i shtohet dhe ndalimi nga ofiqet publike për një kohë deri në tridhjet muej.
NENI 207. - Nëpunësit e Shtetit që, tue qënë tre ose ma tepër dhe të marrun vesh për ma parë, lanë pa ndonjë shkak t’arsyeshëm zyrën e tyne, ndeshkohen me gjobë të randë nga dyqint deri në tremijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohshëm nga nëpunësija.
Po me këtë dënim ndeshkohet dhe ay nëpunës që lën zyrën e vetë për me ndalue mbarimin e një pune ose për m’i shkaktue ç’do tjetër dam shërbimit publik.
NENI 208. – Nëpunësi kompetent i Shtetit që ban martesa të ndalueme nga ligja ose pa u kryem formalitetet ligjore, ndeshkohet me burgim deri në një muej, dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
Po me këto ndeshkime dënohen dhe ata tytorë ose kujdestarë që shtyjnë të kujdesuemit e tyne, për me ba një martesë të kundra ligjëshme.
NENI 209. – Nëpunësi i Shtetit që ban tregëti mbrënda qarkun të nëpunësisë së vet, mbi sende ushqimore të nevojës së parë, ndeshkohet me gjobë të randë nga pesdhjetë deri në tremijë fr.ari, dhe ndalohet përkohësisht nga nëpunësia.
KAPTINA V
Abuzimet e fetarvet n’ushtrim të funksionit të tyne
NENI 210. – Fetari që, n’ushtrimin e funksionit të vet, botënisht shan ose poshtron institucionet, ligjat e Shtetit, ose veprat e Autoritetit, ndeshkohet me burgim deri në një vit, dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
NENI 211. – Fetari, që tue përfitue nga cilësija e vet, eksiton tjetërin për me poshterue institucjonet, ligjat ose urdhënat e Autoritetit, ose për me mos respektue ligjat, urdhënat e Autoritetit ose detyrat q’i përkasin një nëpunësije të Shtetit, ndeshkohet me burgim nga një muaj deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se vepra asht ba botënisht, burgimi mund të zgjatet deri në dy vjet.
Po me këto dënime, ndeshkohet dhe fetari që, tue përfitue nga cilësija e vet, shtrëngon ose bind ndonjënin me ba vepra ose dekllarata që janë kundra ligjës ose në dam të së drejtave të fitueme simbas ligjës.
NENI 212. – Kur fetari, tue përfitue nga cilësija e vet, ban një delikt të ndryshëm nga ato të parapame në nenet e naltpërmënduna, ndeshkimit të caktuem për deliktin e bamun i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
Por, në qoftë se ligja cilësinë e tij e ka marrun parasysh në caktimin e dënimit, ky shtim nuk aplikohet.
KAPTINA VI
Përvetimi i funksioneve publike dhe i shenjave nderi
NENI 213. – Kushdo që, pa të drejtë i vën vehtes ose ushtron një funksion publik, civil ose ushtarak, ndeshkohet me burgim deri në tre muej dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari.
Po me këtë dënim dhe me ndalim të përkohëshmë nga ofiqet publike, ndeshkohet dhe ay nëpunës që, passi ka marrë zyrtarisht dijeni për pushimin ose pezullimin e vet nga funksioni, vazhdon t’a ushtrojë.
Gjyqi mund t’urdhënojë që shkurtimi i akt-gjykimit të publikohet me shpenzimet e të dënuemit në një fletore të vëndit ku ka banimin dhe të vendit ku ka ba fajin; të dy fletoret do të shënohen n’akt-gjykimin.
NENI 214. – Kushdo që, pa të drejtë dhe botënisht vën shenja, ose vesh petka zyrtare të një nëpunësie, ose të njëofiqi, ose mvar mbi vehte dekoracione, ose medalje, ose shenja të tjera, që nuka i janë dhanun ose i ep vehtes kësodore titra, grada dinjitete ose barrë publike ndeshkohet me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr.ari.
Gjyqi mund t’urdhënojë që shkurtimi i akt-gjykimit të publikohet me shpenzimet e të dënuemit në një fletore që i cakton në vendimin.
KAPTINA VII
Violencë dhe kundërshtim Autoritetit
NENI 215. – Kushdo që përdor violencë ose frikësim kundra një antari të Dhomave Legjislative, ose një nëpunësit të Shtetit për me e shtrëngue që të bajë ose t’ometojë një vepër të funksionit të vet, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej.
Burgimi i randë asht:
Nga gjasht muej deri në pesë vjet, në qoftë se faji asht ba me armë.
Nga tre deri në pesëmbëdhjet vjet, në qoftë se faji asht ba me bashkimin e ma tepër se tre personave t’armatosun, ose me bashkimin e ma tepër se shtat vetave të marrun vesht që ma para qofshin dhe pa armë.
NENI 216. – Kushdo që përdor volencë ose frikësim, për me ndalue ose turbullue mbledhjet ose ushtrimin e funksionit të Trupave gjyqsore, politike ose administrative ose të përfaqësuesave të këtyne ose t’autoriteteve të tjera, të Zyravet ose të instituteve publike, ose për me influencue mbi vendimet e tyne, dënohet po me ato ndeshkime që caktohen në nenin e ma sipërmë.
NENI 217. – Kushdo që, merr pjesë në një mbledhje e cila përbahet prej ma tepër se shtatë vetave që kanë për qëllim të kryemit e fajit të parapam në nenin e ma sipërmë tue përdor violencë ose frikësim, ndeshkohen me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari. Në qoftë se faji asht ba me armë, burgimi i randë asht nga tre muej deri deri në tre vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Në qoftë se mbledhja përndahet mbi urdhënin e qeverisë, personat që kanë marrë pjesë n’atë nuk ndeshkohen për fajin e parapame në këtë nen; por kryetarët dhe kryeshkaktarët dënohen me ndeshkim e caktuem për fajin e bamun pa mos u aplikue shtimi i nenit 221.
NENI 218. – Kushdo që, përdor violencë ose frikësim për me i u kundërshtue një nëpunësi të Shtetit kur ban detyrat e nëpunësisë së vet ose atyne që, mbi kërkimin e këtij, i apin ndihmë, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet.
Burgimi i randë asht:
Nga tre deri në tridhjet muej në qoftë se faji asht ba me armë.
Nga një deri në gjashtë vjet, në qoftë se faji asht ba me bashkimin e ma tepër se tre vetave t’armatosun ose me bashkimin e ma tepër se shtat vetave të marrun vesht që ma parë, qofshin dhe pa armë.
Në qoftë se faji asht ba për me shpëtue vendin ose një gjini t’afërmë të vet nga rreshtimi, ndeshkimi, për rastin e treguem në § e I të këti neni, asht burgim i randë ose burgim deri në njëzet muej, ose internim për një kohë nga tre muej deri në tre vjet, dhe për rastin e treguem në numërin 1. të këtij neni, asht burgim i randë nga dy muej deri në dy vjet, dhe për rastin e treguem në numërin 2 nga gjsht muej deri në pesë vjet.
NENI 219. – Për efektet e ligjës penale me fjalën gjinië e afërme kuptohet: bashkshorti, prindt (ascendants), të pas-lindunit (descandants), ungjit nipat, vëllazënit, motrat dhe vjehëri, vjehera, prindët e këtyne, dhandri, nuseja, kunatët dhe kunatat.
NENI 220. – Kur nëpunësi i Shtetit i ka dhanë shkak fajit, tue kapërcye me veprat arbitrare të veta kufinin e kompetencës (attributoons) së vet, nuk aplikohen dispozitat e neneve të naltpërmenduna.
NENI 221. – Kur në fajet e parapame në nenet e ma sipërme ndodhen kryeshkaktarë ose kryetarë, ndeshkimit për këta, i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
KAPTINA VIII
Çnderime e të tjera delikte kundra personave që kanë një Autoritet publik
NENI 222. – Kushdo që, me fjalë, ose me vepra, ofendon me ç’do lloj menyrë onorin, famën ose dinjitetin e një antari të Dhomave Legjislative ose të një nëpnësi të Shtetit, në pranië dhe për shkak të funksionit të tij ndeshkohet:
Me burgim të randë deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë nga pesdhjet deri në tremijë fr. ari, në qoftë se ofeza asht drejtuem kundra një agjentu të forcës publike.
Me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet ose me gjobë të randë nga treqind deri në pesëmijë fr. ari në qoftë se ofeza i asht ba një tjetër nëpunsi të Shtetit, ose ndonjë Antari të Dhomave Legjislative.
NENI 223. – Kushdo që, ban fajin e parapamë në nenin e ma sipërmë, me violencë ose me frikësim, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në njëmijë fr. ari.
Po me këto dënime, ndeshkohet dhe ay që, përndryshe, përdor violencë ose frikësim kundra një Aantari të Dhomave Legjislative ose nëpunësi të Shtetit për shkak të funksionit të tij.
NENI 224. – Kur ndonjë nga fajet e parapame në nenet e ma sipërmë, asht ba kundra nëpunësit të Shtetit jo për shkak të nëpunësiës së këtij, por kur ky asht tue ushtrue funksionin e vet, aplikohen ndeshkimet e caktueme n’ato nene tue i u zbrit ndeshkimit një e treta deri në gjysmën.
NENI 225. – Kur ndonjani nga fajet e parapame në nenet 222 223 asht ba kundra një nëpunësi të Shtetit për shkak të nëpunësisë dhe n’ushtrim e sipër të funksionit të këtij, aplikohen ndeshkimet e caktueme n’ato nene, tue i shtue ndeshkimit një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 226. – Kushdo që, me ç’do lloj menyrë, onorin, famën ose dinjitetin e një trupi gjyqsuer, politik ose administrativ në mbldhje e sipër ose të një gjyqtari në gjyq e sipër ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në tre vjet.
Në qoftë se kundra trupit ose gjyqtarit përdoret violencë ose bahet frikësim, burgimi i randë asht nga gjashtë muej deri në pesë vjet.
Nuk bahen ndjekje ligjore veç se me autorizimin e trupit t’ofenduem.
Në qoftë se delikti asht ba kundra një trupi që nuk asht i formuëm në Këshillë, nuk bahen ndjekje veç se mbi autorizimin e Kryetarit hierarshik të tij.
NENI 227. – Nuk pranohet që fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, të provojë se faktet ose cilësinat q’i atribuhoen t’ofenduemit janë të vërteta ose të dijtuna botënisht.
NENI 228. – Dispozitat që përmbajnë nenet e ma sipërme, nuk aplikohen kur nëpunësi i Shtetit i ka dhanë shkak fajit tue kapërcye kufinin e kompetencës vet me vepra arbitrare.
NENI 229. – Në të gjitha ato raste që nuk janë parapamë nga një dispozitë e posaçme e ligjës kushdo që, ban një delikt kundra një antari të Dhomave Legjislative ose kundra një nëpunësi të Shtetit për shkak të funksionit të vet, dënohet me ndeshkimin e caktuem për deliktin e bamun tue i u shtue ndeshkimit një e gjashta deri në një të tretën.
KAPTINA IX
Prishje e vulave dhe heqje nga vendet e depozitave publike
NENI 230. – Kushdo që, me ç’do lloj mënyre prish vula të vumuna si mbas një dispozite të ligjës, ose si mbas një urdhëni t’Autoritetit për me sigurue ruejtjen ose identitetin e një sendi, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet; dhe me gjobë të randë pesdhjet deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht ay nëpunës i Shtetit që ka urdhënue ose ka eksekutue të vulosunit, ose ay që ka nën ruajtje ose në dorëzim sendin e siguruem me ato vula, burgimi i randë asht nga tridhet muej deri në pes vjet, dhe gjoba e randë nga treqind deri në tremij fr. ari.
Në qoftë se faji asht ba për shkak imprudence ose nga pakujdesia e nëpunësit ose të ruejtsit, ky ndeshkohet me gjobë të randë nga pesdhjet deri në njëmijë e pesëqind fr. ari.
NENI 231. – Kushdo që, heq, çduk ose prish, gris ose ndryshon sende faji, akte ose dokumenta të ruejtuna në një zyrë publike, ose pranë një nëpunësi të Shtetit për shkak të cilsiës tij, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se fajtori asht po ay nëpunës i Shtetit i cili për shkak të nëpunsis së vet kish në dorëzim sendet e fajit, aktet ose dokumentat, ndeshkimi asht burgim’i randë nga dy deri në gjashtë vjet, dhe ndalim’ i përhershëm nga ofiqet publike.
Kur dami i shkaktuem nga au faj, asht i vogël ose fajtori kthen të pa ndryshuem aktin, ose dokumentin, pa që të ketë përfitue nga ay dhe para se të dërgohet në gjyq, ndeshkimi në rastin e § I asht burgim i randë nga gjashtë muej deri në tre vjet, dhe në rastin e § II burgim i randë nga një deri në pesë vjet, dhe ndalim’i përkohshëm nga ofiqet publike.
NENI 232. – Kushdo që, heq ose këthen për fitimin e vet ose të tjetrit, ose refuzon m’i dorëzue atij që ka të drejtë, sende të nënvumuna në peng ose në sekuestro dhe të cilat i janë lanë në besimin e në ruejtjen e tij, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhet muej, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në dymijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht vet i zoti i sendit të penguem ose të sekuestruem, ndeshkimi asht burgim’i randë deri në një vit, dhe gjoba e randë nga pesdhjet deri në njëmij e pesë qind fr. ari.
Në qoftë se vlera e sendit asht e vogël, ose fajtori e kthen sendin ose paguen vlerën para se të dërgohet në gjyq, neshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
KAPTINA X
Mburje si me pasë influencë pranë zyrtarëve.
NENI 233. – Kushdo që, tue u mburun se ka një influencë ose i shkon fjala te një nëpunës i Shtetit ose te një antar’i Dhomave Legjislative, merr ose ban t’i epen osë t’i zotohen, atij vetë ose të tjerve, të holla ose përfitime të tjera, qoftë si inkurajim ose si shpërblim për me ndërmjetsue mb’anë atij zyrtari, qoftë me pretekst sikur ka me ble favorin ose ka me shpërblye atë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në dymijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht një nëpunës Shteti, ndeshkimeve u shtohet, në ç’do rast ndalimi përhershëm nga ofiqet publike.
KAPTINA XI
Mos përmbushja e detyrimeve dhe mashtrime në furnitura publike
NENI 234. – Kushdo që, tue mos përmbush detyrimet që ka marrë përsipër, len mangut ushqimet, ose sende të tjera të nevojshme për një stabiliment ose shërbim publik, ose për me ndalue ose prevenue një kalamitet publik, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë ma tepër se pesqind fr. ari.
Në qoftë se mos përmbushja vjen vetëm nga pakujdesija, fajtori ndeshkohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në tremijë fr. ari.
NENI 235. – Kushdo që, ban mashtrim në llojin, cilësinë, ose sasin’e sendeve të tregueme në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë ma tepër se pesëqind fr. ari.
Kurdoherë që mashtrimi bahet në të tjera fornitura të destinueme për një stabiliment ose shërbim publik, ndeshkimi asht burgim i randë deri në dy vjet dhe gjobë e randë deri në tremijë fr. ari.
KAPTINA XII
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e masipërme
NENI 236. – Për efektet e ligjës pensle konsiderohen nëpunës Shteti:
Gjith’ata që janë ngarkue me funksione publike, qofshin dhe të përkohëshmë, me rrogë ose jo, në shërbim të Shtetit, të Prefekturave, të Nën-prefekturave, të Krahinave, të Bashkive, të katundariëve dhe të komuniteteve të pranueme prek Shtetit, ose të një instituti të nënvumun prej ligjës në kujdesie të Shtetit ose, në kujdesië të një Prefekture, Nënprefekture, Krahinarie, të një Bashkie, të një katundarije ose të një komuniteti si ma sipër.
Noterët.
Agjentët e forcës publike dhe ftuësit e gjykatoreve.
Po për ato efekte njisohen me nëpunësit e Shtetit dhe fetarët, kur ushtrojnë funkcione publike si dhe arbitrat, ekspertat sindikët, liqidatorët, dragomanët, dishmitarët, përsa vazhdon funkcioni për të cilin janë thirrun.
NENI 237. – Kur ligja konsideron cilsiën e nëpunësit të Shtetit si element përbaëse ose si një shkak randësuer të fajit, për arësye se ay faj asht ba për shkak të funkcionit që ka ushtrue, përfshihet dhe rasti në të cilin personat e treguemë në nenin e ma sipërmë nuk kanë ma cilësinë e nëpunësit të Shtetit, ose nuk ushtrojnë ma këto funksione kur asht ba faji.
NENI 238. – Kur ndonjani për me ba një delikt përdor fakultenë ose mjetet që janë të lidhuna me funksionin publik që ka, ndeshkimit të caktuem për deliktin e bamun i shtohet një e gjashta deri në një tretën, për veç kur cilësia e nëpunësit të Shtetit asht marë parasysh nga ligja në caktimin e ndeshkimit.
TITULLI IV
Delikte kundra administrasionit të Drejtësis
KAPTINA I
Refuzim i një funkcioni të detyruëm me ligjë
NENI 239. – Kushdo që, tue qënë i thirrun nga Autoriteti gjyqsuer si dishmitar, ekspert, ose dragoman, mrrijn të përjashtojë vehten nga presentimi tue vuëm përpara pretekste të rrema, ose, tue qenë i prezentuem, refuzon të dëshmojë ose të bajë detyrën’ e ekspertit ose të dragomanit, ndeshkohet me burgim deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë deri në njëmij fr. ari.
Pēr ekspertat nē kētē rast kur ndeshkohen me burgim, dēnimi ka pēr efekt pezullimin e ushtrimit të profesjonit ose të mjeshtrisë për një kohë baras me atë të burgimit.
KAPTINA II
Simulasion fajesh dhe personash
NENI 240. – Kushdo që i kallzon Autoritetit gjyqsuer ose një nëpunësi të Shtetit i cili asht detyruem me i a referue atij Autoriteti, një faj q’e din se nuk ka ngja ose simulon gjyrmat e ktij faji në një mënyrë që mund të fillojnë hetime penal, ndeshkohet me burgim të randë deri më tridhjet muej dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari.
Po me këtë dënim ndeshkohet dhe ay që dekllaron përpara Autoritetit gjyqsuer, rrenësisht, se ka ba një faj ose ka bashkëpunue në të kryemit e një faji, për veç se kur një i tillë dakllarim i remë bahet për me shpëtue ndonjanin nga gjinija a afërme e vet.
NENI 241. – Kushdo që, prezenton vehten përpara Autoriteteve në vënd të një personi tjetër, dhe sikur këtë vepër t’a ketë ba pa mos i thirrun ose pa mos u kërkue, ndeshkohet me burgim nga pesë ditë deri në një muej, ose me gjobë të randë nga pesëdhjet deri pesqind fr. ari.
NENI 242. – Kushdo që, prezentohet ose ven vehten në vëndin e një personi tjetër, q’asht dënue me një akt-gjykim, ndeshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Çpifje
NENI 243. – Kushdo që, me kallxim ose me ankim të bamun n’Autoritetin gjyqsuer, ose të një nëpunës Shteti, q’asht i detyruem m’i a referue atij Autoriteti, ngarkon me një faj tjetrin, të cilin, e din se asht i pa fajshem, ose simulon në dam t’atij, gjyrmat ose shënjat materiale të një faji, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet dhe me ndalim të përkohëshmë nga ofiqet publike.
Fajtori ndeshkohet me ndalim të përhershëm nga ofiqet publike dhe me burgim të randë nga tre deri në dymbëdhjet vjet.
Në qoftë se faji i atribuem sjellë një ndeshkim kundra lirisë personale ma tepër se pesë vjet.
Në qoftë se kallzimi ose ankimi rrenacak ka përfundue me një ndeshkim ma të math se burgimi i randë.
Në rast që i kallzuemi asht dënue me vdekje dhe ky ndeshkim asht eksekutue, fajtori dënohet me burgim të randë jo ma pak se njëzet vjet.
NENI 244. – Kur faji i atribuem sjellë një ndeshkim me gjobë të randë ose të lehtë, ndeshkimi i çpifësit asht me burgim të randë deri në gjashtë muej.
NENI 245. – Ndeshkimeve të caktueme në nenet e ma sipërme, u zbriten dy të tretat, në qoftë se fajtori i deliktit të parapamë n’atë nen kthen nga çpifja ose zbulon simulasionin para se të bahet çdo veprim ndjekje kundra personit të cilit i bahet çpifja.
Në qoftë se fajtori kthen nga çpifja ose zbulon simulimin e gjyrmave dhe të shënjave passi t’jenë ba ndjekjet kundra të kallxuemit, por para se t’epet vendim për fajsinë, atje ku epet veçanërisht vendimi për fajsinë, dhe në rastet e tjera para se t’epet vendimi i gjykatores, ndeshkimit i zbritet një e treta deri në gjysmën.
KAPTINA IV
Të rrenunit në gjyqe dhe përpara këshillavet
NENI 246. – Kushdo që, tue deshmue përpara Autoritetit gjyqsuer, tregon si të vërtetë të rremen, ose mohon të vërtetën, ose tue i dijtun, hesht në të gjitha ose ndonjanën nga faktet për të cilat pyetet, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhjet muej tue ndalue dhe nga ofiqet publike përkohësisht.
Burgimi i randë asht nga një deri në pesë vjet në qoftë se faji asht ba në dam të një të pandehuni ose para gjyqit në një padia delikti, dhe në qoftë se bashkohen që të dya këto cirkostanca, ndeshkimi asht me burgim të randë nga dy deri në dhjet vjet.
Në qoftë se faji ka shkaktue një vendim dënimi me burgim të përjetëshmë ose me vdekje burgimi i randë asht nga dhjet deri në njëzet vjet.
Në qoftë se faji ka shkaktue dënimin e të pandehunit me vdekje dhe kjo asht eksekutue, ndeshkimi me burgim të randë asht ma pak se pesëmbëdhjet vjet. Në qoftë se dëshmija asht ba pa bè ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 247. – Përjashtohet nga ndeshkimi i fajit të parapamë në nenin e ma sipërmë:
Ay që, po të thoshte të vërtetën do t’ekspozonte me doemos vehten ose njanin nga gjinia e afërme e tij në një dam të randë në lirinë ose në nderin;
Ay që për shkak të cilësinave personale të veta, të cilat i a pat deklarue gjyqit, nuk duhej të detyrohesh për me dëshmue ose duhej që t’i bahesh e dijtun se kishte të drejtë m’u heq nga dëshmia.
Ndeshkimi i zbritet gjysma deri në dy të tretat, në qoftë se dëshmia rrenacake e ktyne, ekspozon një tjetër person në ndjekje penale ose në dënim.
NENI 248. – Përjashtohet nga ndeshkimi për fajin e parapam në nenin 246, ay që, tue dëshmue në një padië penale, kthen nga e rremja dhe tregon të vërtetën para se të marrin fund hetimet me vendim për ndalim gjyqi, ose para se t’i epet fund gjyqit, ose para se gjyqi të shtyhet për tjetër ditë për shkak të dëshmisë rrenancake.
Në qoftë se të kthyemit nga e rremja asht ba ma pas ose dëshmija e rreme asht ba në një padië civile, ndeshkimit i zbritet një e treta deri në gjysmën me konditë që të ktyemit të jetë ba para se padia në të cilën asht ba dëshmija e rreme, të marrë fund me vendim të fajsiës, ose atje ku nuk epet veçanërisht ky vendim, me vendimin e fundit të gjygjit.
Në qoftë se nga dëshmia rrenancake i shkaktohet rreshtimi ose të tjera dame të randa ndonjë person, ndeshkimit i zbritet vetëm një e treta, në rastin e § I të këtij neni, dhe vetëm një e gjashta në rastin e § II.
NENI 249. – Dispozitat e neneve të ma sipërmë aplikohen dhe për ekspertët dhe dragomanët të cilët, tue qenë të thirrun me këto cilsina përpara Autoritetit gjyqsuer, apin mendime, informata, ose interpretime të rrema; dhe sa për ekspertat ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike mund të zgjanohen dhe n’ushtrimin e profesionit ose të mjeshtërisë.
NENI 250. – Kushdo që tue dhanë ose zotue të holla ose të tjera përfitime, ose tue përdor dhelpënina ose friksime bind (suborne) një dishmitar, ekspert ose dragoman, me qëllim që të bajnë fajin e parapamë në nenin 246, në rast që dishmija rrenancake, ekspertimi ose interpretimi i rremë asht ba, ndeshkohet:
Me burgim të randë nga te muej deri në tre vjet, në rastin e parapamë në § I të nenit 246;
Me burgim të randë nga dy deri në shtatë vjet, në rastin e parapamë në pjesën e parë të § II të nenit 246, dhe me burgim të randë nga pesë deri në dymbëdhjet vjet, në rastin e pjesës së dytë po t’atij paragrafi.
Me burgim të randë jo ma pak se dymbëdhjet vjet, në rastin e parapamë në § III po t’atij neni dhe jo ma pak se njëzet vjet në rastin e parapamë në §IV po t’atij neni.
Në qoftë se dishmija rrenacake, ekspertimi ose interpretimi i rremë asht ba pa bè, ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
Kurdoherë që fajtori vetëm asht përpjek (tentè), që, me friksime, dhurata ose zotime, të bindë dëshmitarin, ekspertin ose dragomanin, ndeshkimet e caktueme në dispozitat e ma sipërme zbriten në një të tretën.
Në të gjitha këto raste, ku dënimi nuk ka për efekt ndalimin e perherëshmë nga këto ofiqet publike, ndeshkimit i shtohet ndalimi i përkohëshëm nga ato ofiqe.
Gjith’ato sende që janë dhanun për me ba këtë faj konfiskohen.
NENI 251. – Ndeshkimeve të caktueme në nenin e ma sipërmë, i u zbritet gjysma deri në dy të tretat, në qoftë se fajtori i deliktit të parapamë n’atë nen, asht i pandehuni ose një nga gjinia e afërme e tij, me konditë që të mos ketë ekspozue një tjetër person në ndjekje penale ose në dënim.
NENI 252. – Kur fajtori i dëshmiës, i ekspertimit ose i interpretimit rrenacak kthen nga kjo, në mënyrat dhe në kohën e tregueme në nenin 249 ndeshkimit, për fajtorin e deliktit të parapamë në nenin 250, i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 253. – Kushdo që, tue qenë nga ndërgjygjësat në gjyqin civil, ban bè në të rremë, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë deri tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në tremijë fr. ari tue ndalue përkohësisht nga ofiqet publike.
Në qoftë se fajtori kthen nga beja para se t’epet një vendim mbi çashtjen e kontestueme, burgimi i randë asht nga një deri në gjashtë muej dhe gjobë e randë jo ma pak se pesdhet fr. ari.
NENI 254. – Ata dëshmitarë, eksperta, ose dragomana, që përpara Këshillave Administrative, ose të Bashkive ose përpara Komisioneve t’emnuem e të ngarkuem me ushtrimin e një shërbimi publik ose të Bashkisë, bajnë një dëshmië ose ekspertim ose një përkthim të rremë, ndeshkohen me burgim deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë nga njëqind, deri në njëmij e pesqind fr. ari.
NENI 255. – Në rast që vendoset dënimi i fajtorit të ndonjanit nga deliktet e parapame në Kaptinat III e IV të këtij titullu, gjyqi mbi kërkimin e anës së damtueme, mund t’urdhënojë n’akt-gjykim, publikimin e shkurtimit t’atij vendimi, në njanën nga nga fletoret e vëndit ku asht ba faji dhe n’atë të banimit të fajtorit.
KAPTINA V
Abuzimi i avokatave dhe i përfaqësuesave të tjerë
NENI 256. – Avokatët ose përfaqësuesit e tjerë që tue u marrë vesh me anën kundërstare, ose me të tjera mjete dhelparake, damtojnë çështjen q’u asht ngarkue dhe besuë, ose po për një çashtje tue qenë të ngarkuem nga njëna anë marrin dhe përfaqsimin e anës kundërshtare ndeshkohen me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej, me gjobë jo ma pak se njëqind fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike, si dhe me pezullimin e ushtrimit të profesionit për një kohë jo ma pak se gjashtë muej.
Në qoftë se passi të ketë mbrojtun njanë anë, përfaqësuesi merr përsipër, pa hirin e kësaj, mbrojtejn e anës të kundërtë po n’atë çështje, ndeshkohet me burgim të randë nga pesëmbëdhjet ditë deri në gjashtë muej, ose me gjobë të randë jo ma pak se pesqind fr. ari, tue u ndalue përkohësisht dhe nga ofiqet publike si dhe nga ushtrimi’i i profesionit për një kohë deri në gjashtë muej.
NENI 257. – Avokatët ose përfaqësuesit e tjerë në një çështje penale, të cilët jashtë rasteve të parapame në nenin e ma sipërmë, tue u tregue të pa besë në detyrat e përfaqësimit, damtojnë të pandehunin, të mbrojtun prej tyne, ndeshkohen me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet, me ndalim të përkohëshmë nga ofiqet publike dhe me pezullim përkohësisht nga ushtrimi i profesionit të tyne.
Në qoftë se personi qi mbrohet prej tyne ish pandehuni për një delikt që dënohet me ndeshkim kundra lirisë personale ma tepër se pesë vjet ose me vdekje, burgimi i randë asht nga tre deri në dymbëdhjet vjet.
NENI 258. – Avokatët ose përfaqësuësat që marrin nga përfaqësuemi i tyne të holla ose sende të tjera, me pretekst se kanë me sigurue favorizimin e një dishmitari, eksperti, dragomani, të prokurorit që ka marrë pjesë n’të çashtje të gjykatësit që ka me dhanë vendim n’at çashtje, ose me pretekst se kanë m’i shpërblye atà, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në gjashtë vjet, me gjobë jo ma pak se njëmijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike dhe pezullim përkokësisht, nga ushtrimi i profesionit.
NENI 259. – Në rast që, passi t’jetë ba një delikt, për të cilin asht caktue një ndeshkim jo ma i vogël se burgimi, ndokush pa qënë i marrun vesh që ma parë për atë delikt dhe pa mos shërbye që fajtori t’a çojë atë delikt në konsekancatë përfundimtare, ndihmon këtë për me i sigurue fitimin, për me prapsë gjurmimet ose për m’e mshef nga kërkimet e Autoritetit ose nga eksekutimi i dënimit, si dhe ay që prish ose me çdo lloj mënyrë çpërndanë humb ose ndryshon gjyrmat ose shënjat e një delikti që sjell dënimin e sipërthanum, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim deri në pesë vjet, me konditë që ndeshkimi i këtij të mos kalojë, në kohë, gjysmën e ndeshkimit të caktuem për deliktin e fajtorit që përkrahet prej tij.
Në fajet e tjera që sjellin ndeshkime të ndryshme nga ato të përmënduna në § I., ndeshkimi asht gjob’e randë deri në njëmijë fr. ari.
Nuk ndeshkohet ay që ban këtë faj në favor të njanit nga gjinia e afërme e vet.
Aratië (evasion) dhe pakujdesië në vuejtien e ndeshkimeve
NENI 260. – Kushdo që tue qënë i rreshtuem ligjërisht, ikën tue përdor violencë kundrejt personave ose tue ba rruptura, ndeshkohet me burgim nga tre deri në tetëmbëdhjet muej.
NENI 261. – I dënuemi i rreshtuem qi ikën, tuë përdorë njanin nga mjetet e tregueme në nenin e masipërme, ndeshkohet:
Me një shtim të mbylljes vazhduese në qelie deri në dy vjet, ose me një periudhë të re t’asillojë mbylljeje, po për ato aq kohë, në qoftë se vuante ndeshkimin me burgim të përjetshmë.
Me zgjatjen nga një e treta deri në gjysmën të ndeshkimit q’i ka mbet për të vuejtun në qoftë se vuante një tjetër ndeshkim kundra lirisë personale, me konditë që kjo zgjatje të mos jetë ma pak se tre muej as ma shumë se tre vjet.
Dispozitat e ma sipërme, aplikohen dhe për të dënuemin q’asht pranue, si mbas nenit 15, të punojë përjashta stabilimentit penal, për vetëm se ikën nga vëndi ku asht vumun për me punue.
Kur fajtori ka qënë ndeshkue me burgim të randë, shtimi bahet mbi periudhën e ndeshkimit, të cilin i dënuemi ishte tue vuejt, për veç, kur ndeshkimi eksekutohet në mënyrën që parashifet në nenin 15; në këtë rast, shtimi vuhet në stabilimentin ordinar me punim bashkë me të tjerë.
Për fajin e aratiës nuk aplikohen dispozitat e nenit 76.
NENI 262. – Kushdo që, prokuron ose lehtëson me ç’do menyrë, aratinë (evasion) të një të rreshtuemi ose të dënuemi, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga një deri në tridhjet muej, tue marrun parasysh randësinë e pandehësiës ose llojin dhe kohën e ndeshkimit që ka mbetë për me vuejt, dhe në qoftë se i dënuemi vuante ndeshkimin e burgimit të përjetshëm, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga tridhjet muej deri në katër vjet.
Në qoftë se i aratisuni ka qënë dënue me vdekje, ndeshkimi asht me burgim të randë nga tre deri në katër vjet.
Në qoftë se, për me prokurue ose lehtësue aratiën fajtori ka përdorë ndo njanin nga mjetet e tregueme në nenin 260, ndeshkimi, në qoftë se asht ba aritija asht nga tre deri në dhjet vjet, tue u marrun parasysh, në të dy rastet, randësia e fajit ose lloji dhe koha e ndeshkimit që ka mbetë për m’e vuejt.
Ndeshkimit i zbritet një e treta, në qoftë se fajtori asht ndonjani nga gjinia e afërme e të reshtuemit ose e të dënuemit.
NENI 263. – Nëpunsi i Shtetit që, tue qënë i ngarkuem me ruejt ose transportue një të reshtuem ose një të dënuem, i prokuron ose lehtëson me çdo mënyrë aratiën, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet dhe në qoftë se i aratisuni vuante dënimin me burgim të përjetëshmë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri tetë vjet dhe në qoftë se i aratisuni ka qënë i dënuëm me vdekje, burgimi i randë asht gjashtë deri në dymbëdhet vjet. Atje ku ndeshkimi nuk ka për efekt ndalimin e përhershëm nga ofiqet publike, në të gjithë rastet e ktij neni, ndeshkohet dhe me ndalim të përkohëshmë nga ato ofiqe.
Në qoftë se, për me prokurue ose lehtësue arratiën, fajtori bashkëpunon në përdorimin e violencës ose në rrupturën, ose ep armë ose vegla, ose nuk ndalon që t’u prokurohen këtyne t’atilla, ndeshkimi asht ndalim’i përherëshmë nga ofiqet publike dhe burgim i randë nga tre deri në dhet vjet, kurdoherë që aratia asht ba; dhe në qoftë se i aratisuni ka qënë i dënuem me vdekje, burgimi i randë asht nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet kur aratija asht ba bër shkak pa kujdesije ose imprudence të nëpunësit, ky ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në dy vjet; në qoftë se i aratisuni vuante ndeshkimin me burgim të përjetëshmë, ose ish dënue me vdekje, burgimi asht nga një deri tre vjet dhe në të gjithë rastet shtohet ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.
N’aplikimin e ndeshkimit, gjithnjë, merret parasysh randësia e fajit të të pandehunit ose lloji dhe koha e ndeshkimit që ka mbet pa u vuejtë.
NENI 264. – Kur violenca e parapame në nenet e ma sipërmë asht ba me armë, ose vepra bahet bahet prej tre ose ma shumë personave të bashkuem ose si mbas një marrëveshjeje të ma parëshme ndeshkimeve të caktueme n’ato nene, u shtohet një e treta, dhe në qoftë se fajtori vuante ndeshkimin me burgim të përjetëshme, shtimi ose periudha e re e mbylljes vazhduese në qelie, mund të zgjanohet deri në tre vjet.
NENI 265. – Nëpunësi i Shtetit që, tue qënë i ngarkuem me ruejt ose me transportue një të ndaluem ose të dënuem, pa autorizim, lejon këtë të largohet, qoftë dhe përkhësisht, nga vëndi ku duhej t’a mbante në rreshtim ose për me vuejt ndeshkimin q’i asht dhanë, dënohet me burgim nga një muej deri në një vit, tue u ndalue dhe përkohësisht nga ofiqet publike.
Në rast që, me shkakun e të tillë lejimi, asht aratis i reshtuemi ose i dënuemi, burgimi asht nga një deri në dhetë vjet.
NENI 266. – Kur i aratisuni me dashjen e vetë kthehet me burgim në rastin e nenit 260, ndeshkimi asht burgim nga një muej deri në një vit, në rastin e numerit 2 të nenit 261 zgjanimi i ndeshkimit asht vetëm një e gjashta dhe nuk mund të kalojë një vit, dhe në rastin e parapame në numrin 1 të nenit 261 t’aratisunit nuk randësohet ndeshkimi.
NENI 267. – Përjashtohet nga ndeshkimi për rastin’ e parapame në § III të nenit 263 dhe nuk i shtohet ndeshkimi i caktuem në § II të nenit 265, nëpunësi i Shtetit q’asht fajtori i rasteve të përmënduna në këto nene, në qoftë se mbrënda tre muejeve ç’prej datës t’aratisjes, vetë ose me anë të një tjetri, ban që të kapen t’aratisunit ose që të prezentohen n’Autoritetin.
NENI 268. – Jashtë rasteve të parapame në dispozitat e tjera të ktij Kodi, i dënuemi që shkel detyrimet e rrjedhuna nga dënimi, ndeshkohet:
Në qoftë se ndeshkimi i të dënuemit asht ndalimi nga ofiqet publike ose pezullimi nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtrije, me burgim deri në një vit, ose me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr. ari, tue mos u ndryshue koha e ndeshkimit me të cilën ishte dënuem.
Në qoftë se ndeshkimi i të dënuemit asht vërejtim’ i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik, me burgim të randë nga një deri në një vjet tue u pezullue vërejtimi për sa kohë vazhdon paraburgimi dhe burgim’i randë.
KAPTINA VIII
Vet-gjyqsie
NENI 269. – Kushdo që, me të vetëmin qëllim që t’ushtrojë një të drejtë të pretendueme, në rastet që mundesh me i u drejtue Autoritetit, merr të drejtën e vet tue përdor violencë mbi sende, ndeshkohet me gjobë të randë deri në një mijë e pesë qint fr. ari.
Në qoftë se fajtori ka përdor frikësime oe violenca kundra personit dhe si kur të mos ketë përdor violencë mbi sende, ndeshkohet me burgim deri në një vit, ose me internim deri në dy vjet, dhe në çdo rastë me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari.
Në qoftë se violenca asht ba me armë ose bashkë me ate, asht ba dhe lezion trupor, por ky lezion nuk ka pasun një efekt ma të randë nga ay i parapamë në § e fundit të nenit 412, burgimi nuk mund të jetë ma pak se tre muej si dhe gjoba ma pak se dy qint fr. ari.
Në qoftë se vepra e vet-gjyqësis nuk asht ba së bashku me një delikt tjetër që ndiqet kryesisht (ex-officio), nuk bahen ndjekje për vetgjyqësinë, veç se mbi kërkimin e të damtuemit.
Kur vlera e sendit mbi të cilin asht ba vetëgjyqësia, asht e vogël, ndeshkimit në rastin e § I i zbritet një e treta deri në gjysmën.
NENI 270. – Kur fajtori i deliktit të parapamë në nenin e ma sipërmë provon se me të vërtet e ka pasun atë të drejtë, ndeshkimit i zbritet një e treta.
NENI 271. – Kushdo që pushton sende të pa-lujtëshme të cilat i janë marrë dhe dorëzue të tjerve në bazë të një vendimi të gjyqit, si dhe ay që pushton sendin e pa lujtëshmë ose të lujtëshmë mbi të cilin asht vu sekuestro, dhe asht lanë në duart e një të treti ose jashtë qëllimit të treguem në nenin 232, sendin e sekuestruem në qoftë në duart e tija ose të një të treti, prishë rrenon ose damton ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë deri në tremijë fr.ari.
Në qoftë se fajtori ka përdor dhe violëncë mbi personin ndeshkimit i shtohet një e treta.
Kur vlera e sendit mbi të cilën asht ba faji i treguem në këtë nen, asht e vogël, ndeshkimit i zbritet një e treta deri në gjysmën.
TITULLI V
Delikte kundra rregullit publik
KAPTINA I
Shtytje për me ba faj
NENI 272. – Kushdo që, botënisht shtyn tjetrin për me ba një faj ndeshkohet për të vetëmën vepër të shtytjes:
Me burgim të randë nga tre deri në pesë vjet, në qoftë se shtytja bahet për një delikt për të cilin asht caktue një ndeshkim ma i math se burgimi i randë.
Me burgim të randë ose me burgim deri në dy vjet, në qoftë se shtytja bahet për një delikt për të cilin asht caktue një ose tjetri nga këto ndeshkime.
Në të gjithë rastet e tjera me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
Në rastet e parapame në numërat 2 e 3, ndeshkimi q’i vihet shtytësit nuk mund të kalojë një të tretën e maximumit të ndeshkimit të caktuem për fajin për të cilin bahet shtytja.
NENI 273. – Kushdo që, botënisht mbron tue mburun një vepër të cilën ligja e parashikon si delikt, ose shtyn në mos bindje në ligjat, ose shtyn në urejtje midis kllaseve të ndryshmë shoqënore e fetare njanën kundra tjetrës, në mënyrë të rezikëshme për qetësinë publike, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në një vit, dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA II
Shoqënim për ma ba faj
NENI 274. – Kur pesë ose ma tepër persona shoqënohen për me ba delikte kundra administrasionit të Drejtësis ose besimit publik ose tanësis publike, ose kundra zakoneve të mira e rregullit familiar, ose kundra personit ose pasunis, se i cili nga ata, ndeshkohet, për të vetëmen vepër të shoqënimit, me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se të shoqënuemit, bredhin në për fusha, ose në për rruga publike dhe dy ose ma shumë nga ata sjellin me vehte armë, ose i mbajnë, në një vënd të depozituem, ndeshkimi asht burgim i randë nga tre deri në dhjet vjet.
Në qoftë se midis këtyne ndoshin kryeshkaktarë ose kryetarë, ndeshkimi për këta, asht burgim’i randë nga tre deri në tetë vjet në rastin e treguem në § I të këti neni dhe nga pesë deri në dymbëdhjet vjet në rastin e treguem në § e II.
Ndeshkimeve të tregueme në kët nen u shtohet gjithnjë dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçme t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 275. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin 65, u ban strehë ose i ndihmon ose u prokuron ushqim të shoqënumëve ose njanit prej atyne, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit.
Nuk ndeshkohet ay q’i prokuron ushqime ose i ban strehë ndo njanit nga gjinia e afërme të vet.
NENI 276. – Për deliktet e bamuna nga të shoqnuemit ose nga njani prej atyne në kohën ose me rastin e shoqnimit, ndeshkimit që rezulton prej aplikimit të nenit 77 i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 277. – Kushdo që merr pjesë në një shoqnim të drejtuem për me ba deliktet e parapame në nenin 273, ndeshkohet me burgim nga gjashtë deri në tetmbëdhjet muej dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr. ari.
KAPTINA III
Shtytje në luftë civile, formimi i trupave t’armatosun dhe friksime publike
NENI 278. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme për me nxjerrë luftë civile, ose me sjellë rrënime, plaçkitje, ose gjak derdhje në ç’do vënd të Republikës, ndeshkohet me burgim të randë nga pesë deri në njëzet vjet, dhe në qoftë se qëllimi ka mbarue, qoftë dhe pjesërisht, dënohet me vdekje.
NENI 279. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin 144, me qëllim që të bajë një faj të caktuem formon një trup t’armatosun ose merr një komandë të naltë ose një funksion të posaçëm n’atë, për të vetëmen këtë vepër, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shatë vjet.
Gjithë të tjerët, që marin pjesë n’atë trup t’armatosun, ndeshkohen me burgim të randë nga një deri në tre vjet.
Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për fajin, për të cilin ish drejtue vepra, asht burgim, gjithënjë aplikohet burgimi në vënd të burgimit të randë.
Janë t’aplikuëshme në këtë rast dispozitat e nenevet 146 e 275.
NENI 280. – Kushdo që, pa autorizim ligjuer, formon një trup t’armatosun i cili nuk ka për qëllim me ba faj, ndeshkohet me burgim deri në një vit, ose me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
NENI 281. – Kushdo që, me të vetëmin qëllim që të sjellë tmerr publik ose që të nxjerrë trubullime ose çrregullime publike, pëlcet ose vën, me atë qëllim, dinamita ose të tjera maqina sende plasëse që sjellin asilloj efekti, ose bomba, maqina vdekje-pruëse ose djegëse, ndeshkohet me burgim të randë nga katër deri në dhjet vjet, dhe në qoftë se këjo vepër bahet në vënd e në kohë ku asht mbledhun një shumicë populli, ose në kohën e një rreziku publik, ose të një alarmi, ose të kalamiteti publik ose në kohën e një prishjeje, ndeshkimi asht me burgim të randë nga tetë deri në dymbëdhjet vjet.
Burgimit të randë mund t’i shtohet dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
TITULLI VI
Delikte kundra besimit publik
KAPTINA I
Falsifikim në monedha dhe në kartmonedha që kanë kredi publike
NENI 282. – Ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dymbëdhjet vjet:
Kushdo që, kontrafaqon monedha kombtare ose të hueja që kanë një kurs ligjuer ose tregëtar në Shqipni.
Kushdo që ndryshon me ç’do mënyrë monedha të thjeshta, tue i ba të duken se kanë vlerë ma të naltë.
Kushdo që, tue qënë marrë vesh me atë që ka ba ose q’asht bashkue për me ba kontrafaqimin ose ndryshimin e monedhave, i fut, këto, në Shtet ose i shpenzon, ose me të tjera mënyra i vën në cirkullasion ose i a u prokuron të tjerëve me qëllim që t’i shpenzojë ose t’i vënë, më të tjera mënyra, në cirkullasion.
Në qoftë se vlera ligjore ose tregëtare që reprezanton monedha e kontrafaquëme ose e ndryshuëme asht shumë e naltë, ndeshkimi asht burgimi i randë nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Në qoftë se vlera themelore (intrinseque) e monedhave të kontrafaquëme asht baras me vlerën e monedhave të thjeshta ose ma e naltë se këjo, ndeshkimi asht burgim’i randë nga një deri në pesë vjet.
NENI 283. – Kushdo që ndryshon monedhat të llojit të treguem në nenin e ma sipërme tue paksue me ç’do mënyrë vlerën e tyne, ose tue qënë marrun vesh me atë
me atë q’e ka ndryshue n’atë mënyrë monedhën, ban ndonjanin nga veprat e tregueme në numrin 3 t0atij neni, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
NENI 284. – Kushdo që, pa qënë i marrun vesh me atë që ka ba ose me atë q’asht bashkue për me ba kontrafaqimin ose ndryshimin, shpenzon ose vën, me tjetër menyrë në cirkullasion, monedha të kontrafaqueme ose të ndryshuëme, ndeshkohet, në rastet që tregohen në numerat 1, 2, 3 të nenit 282, me burgim të randë nga një deri në shtat vjet; në rastin e parapame në § II, me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe në rastin e parapame në nenin 283 me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej.
Në qoftë se fajtori e ka marrë monedhën me mir-besim (bonne foi), ndeshkimi asht me burgim deri në gjashtë muej ose gjobë të randë deri në dymijë fr. ari.
NENI 285. – Kushdo që kontrafaqon florinj luksi ose dekorasione, të cilat i pret dhe i fabrikon Shteti dhe ay q’i fabrikon ose me ç’do mënyrë i u pakson vlerën si dhe ay që sjellë nga jashtë të tilla florinj të kontrafaqeme ose ie vën në cirkolasion, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet.
NENI 286. – Kushdo që kontrafaqon ose ndryshon mbrënda në Shqipni monedha të hueja, jashtë atyne që tregohen në numrin 1 të nenit 282, ose u pakson vlerën, ose i fut mbrënda Shtetit, ose i shpenzon, ose i vën me ç’do tjetër mënyrë, në cirkulasion, ndeshkohet me gjymsen e ndeshkimeve respektivisht të caktuem në nenet e ma siperme.
NENI 287. – Kushdo që, tue pasun blerë florinj luksi të cilat nuk i dinte që janë të kontrafaqueme, i shpenzon ose ndryshe i vën në cirkulasion, ndeshkohet me gjobë të randë deri n dymijë fr. ari.
NENI 288. – Në rast që falsifikimi i bamun mbi monedhat asht lehtësisht i kuptueshëm, ndeshkimit të caktuem i zbritet një e gjashta deri në gjysmën.
NENI 289. – Kushdo që, fabrikon ose mban vegla të destinueme vetëm për kondrafaqim, ose për ndryshim monedhash ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tre vjet, tue u konfiskue dhe ato vegla.
NENI 290. – Kur, për deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, aplikohet ndeshkimi me burgim të randë, shtohet gjithnjë gjoba e randë dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 291. – Nuk ndeshkohet fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e nalt përmenduna, në qoftë se ay, para se autoriteti t’a marrë vesh nga ndonjë anë, arrin t’a ndalojë kondrafaqimin ose ndryshimin ose cirkullimin e atyne monedhave.
NENI 292. – Për efektet e ligjës penale barazohen me monedhat edhe letrat me kredi publike.
Me fjalën “letra me kredi publike” kuptohen, për veç atyne që kan kurs ligjuer si monedha, dhe ato letra, ose bileta për pruësin (au porteur) që nxirren nga Qeverija, dhe formojnë titra të cirkulluëshme (titres negociables) si dhe gjithë ato letra që kanë kurs ligjuer ose tregtar që nxirren prej institutave mbas një autorizimi.
KAPTINA II
Fallsifikim në vula, timbra publike dhe në figura (empreinte) të ktyne
NENI 293. – Kushdo që kontrafaqon vulën e Shtetit e cila asht e destinueme për m’u vu mbi akte të Qeverisë, ose përdor t’atillë vulë të kontrafaqueme, qoftë dhe prej tjerëve, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në gjashtë vjet dhe me gjobë të randë.
NENI 294. – Kushdo që kontrafaqon vulën e një autoriteti të Shtetit, ose të një Bashkije, ose të një Këshille të lagjeve ose të katundeve ose të një instituti të nënvumun me ligjë në kujdesi të Shtetit, të një Prefekture ose Bashkije, si dhe kushdo që përdor t’atilla vula, qofshin dhe prej të tjerëve të kontrafaqueme, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë deri në dy mijë fr. ari.
NENI 295. – Kushdo që, kontrafaqon timbra (damka), punzone, marka ose të tjera vegla të destinueme me ligjë ose me urdhën Qeveritar, për një vërtetim publik, ose përdor t’atilla vegla, qofshin dhe prej të tjerëve të kontrafaqueme, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë nga pesdhjet deri në tre mijë fr. ari.
Po me këto ndeshkime dënohet dhe ay që, tue mos qënë bashkë puntor në kontrafaqim, vën në shitje gjana mbi të cilat janë përdor ato vegla të kontrafaqueme.
NENI 296. – Kushdo që kontrafaqon vetëm figurat e veglave të tregueme në nenet e naltpërmenduna, me një mjet që nuk asht i aftë me nxjerr dhe te tjera si ajo, e që nuk formon përdorim të një vegle të kontrafaqueme, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në tre vjet, në rastin e nenit 293, dhe nga dy muej deri në një vit në rastin e neneve 294 e 295, dhe kurdoherë me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
NENI 297. – Kushdo që kontrafaqon pulla, pulla poste dhe marka timbrash të Shtetit, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëmijë deri në tremijë fr. ari.
NENI 298. – Kushdo që kontrafaqon vulat për letra të timbrueme, për pulla poste, ose për marka timbre, ose letra filigramin të destinueme për me vumun mbi to figurat e atyne vulave, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë deri në pesqind fr. ari.
NENI 300. – Kushdo që përdor pulla ose pulla poste të përdoruna ose t’anulueme ma parë, ndeshkohet me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
NENI 301. – Kushdo që pa mos bashkëpunue në ndonjanin nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë, mban vulat ose timbrat e contrafaqueme ose veglat e destinueme vetëm për kontrafaqimin e treguem n’ato nene, ndeshkohet me burgim të randë deri në dy vjet ose me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari, ose me të dyja këto bashkë.
NENI 302. – Kushdo që, tue shtij në dorë vula, timbra, punzone ose marka të vërteta zyrtare, që tregohen në këtë kaptinë, i përdor në dam të tjetërit ose në fitimin e vet ose të tjerëve dënohet me ndeshkimet e caktueme në nenet e ma sipërmë, tue i u zbrit një e treta deri në gjysmën.
NENI 303. – Kushdo që, kontrafaqon ose ndryshon bileta t’hekur-udhave ose të tjerave shërbime publike të transportit ose përdor t’atilla bileta të kontrafaqueme ose të ndryshueme, edhe prej të tjerëve, ndeshkohet me burgim të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr. ari.
NENI 304. – Kushdo që fshin ose me ç’do mënyrë çduk nga pullat postare, markat timbrash ose ndonjë nga biletat e shënunme në nenin e ma sipërmë, shënja të vumun për me tregue se janë përdorun, ose i përdor t’atilla sende të ndryshunme në këtë mënyrë, ndeshkohet me burgim të randë deri në tre muej dhe me gjobë të randë deri në pesëqind fr. ari.
KAPTINA III
Falsifikim në akte
NENI 305. – Nëpunësi i Shtetit që n’ushtrimin e funksionit të vet ban një akt falso tanësisht ose pjesërisht, ose ndryshon një akt të vërtetë në qoftë se drej kësaj vepre mund të shkaktohet ndonjë dam publik ose privat, ndeshkohet me burgim të randë nga pesë deri në dymbëdhjet vjet.
Në qoftë se akti në fjalë asht nga ato që mbas ligjës formojnë provë të plotë deri sa të provohet falsiteti, burgim i randë asht nga tetë deri në pesëmbëdhjet vjet.
Me aktet origjinale barazohen dhe kopjet autentike të tyre, kur si mbas regullave të ligjës, zanë vëndin e origjinalit që mungon.
NENI 306. – Nëpunësi i Shtetit që tue redaktue ose fue ba një akt në ushtrimin e funksionist të vet dëshmon (atteste) si të vërteta dhe të ngjame përpara tij, fakte ose deklarasione të cilat nuk janë konformë me të vërtetën ose nuk shënon ose ndryshon deklarasionet q’i bahen, në qoftë se nga këto vepra mund të shkaktohet ndonjë dam publik ose privet, dënohet me ndeshkimet e caktueme në nenin e ma sipërmë.
NENI 307. – Nëpunësi i Shtetit që simulon një kopje origjinali të një akti zyrtar që nuk eksiton dhe e ep në formë ligjore, ose ep një kopje të një akti zyrtar të ndryshme nga origjinali, pa pas ndryshuem ose prishun origjinalin ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjetë vjet, dhe në qoftë se akti asht nga ato që formojnë mbas ligjës provë të plotë deri sa të provohet fallsiteti, burgimi i randë nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet.
NENI 308. – Kushdo që, tue mos qënë nëpunës Shteti, ban falsifikim në një akt zyrtar, në mënyrat e tregueme në nenin 305, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe në qoftë se akti asht nga ato që formojnë mbas ligjës provë të plotë deri sa të provohet fallsiteti, ndeshkimi nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet burgim’i randë.
Në qoftë se falsifikimi bahet mbi një kopje të një akti zyrtar qoftë tue e tregue si kopja e një origjinali që nuk eksiston, qoftë tue e ba të ndryshme nga akti i thjeshtë, qoftë tue ndryshue një kopje të thjeshtë, ndeshkimi asht bugim’i randë nga një deri në pesë vjet, dhe në qoftë se akti asht nga ato që mbas ligjës formojnë provë të plotë deri sa të provohet falsiteti, ndeshkimi nuk mund të jetë ma pak se tre vjet burgim’i randë.
NENI 309. – Kushdo që me të rreme i dëshmon (atteste) një nëpunësi të Shtetit, në një akt zyrtar, identitetin ose gjëndjen (etàt) të vehtes tij ose të një tjetri ose të tjera fakte për të cilat akti asht destinue me provue autentiqitetin, në qoftë se nga këjo vepër mund të shkaktohet një dam publik ose privat, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në një vit, dhe me burgim të randë nga nande deri në tridhjet muej, në qoftë se çashtja i përket nj akti të Gjëndjes Civile ose t’Autoritetit gjyqsuer.
Ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në një vit, ay që në titra ose në efekt tregëtare (effets de commerce) dëshmon në të rreme identitetin e vet ose të një tjetër personi.
NENI 310. – Kushdo që ban një shkresë private fallso tanësisht ose pjesërisht ë ose ndryshon një shkresë private të thjesht, në qoftë se nga kjo vepër mund të shkaktohet një dam publik ose privat, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tre vjet, po qe se ay ose të tjerët e përdorin atë akt.
NENI 311. – Kushdo që përdor ose me ç’do tjetër mënyrë përfiton nga një akt fallso, dhe sikur të mos ketë bashkëpunue në fallsifikimin, dënohet si mbas rasteve, me ndeshkimet e caktueme në nenin 308 kur vepra i përket një aktit zyrtar, dhe me ndeshkimin e caktuem në nenin 310 kur vepra i përket një shkresë private.
NENI 312. – Kur fajtori ban njanin nga deliktet e tregueme në nenet e ma sipërmë për m’i prokurue vehtes ose të tjerëve një mjet provues të fakteve të vërteta, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet kur vepra i përket akteve zyrtare, dhe me burgim të randë nga një deri në gjashtë muej kur vepra bahet për shkresa private.
NENI 313. – Kushdo që çduk ose prish tanësisht ose pjesërisht, një akt origjinal ose kopjen e cila, si mbas ligjës zen vendin e origjinalit që mungon, në qoftë se nga kjo vepër mund të shkaktohet një dam publik, dënohet me ndeshkimet e caktueme në nenet 305, 308 309 e 310, si mbas rasteve dhe dallimeve të tregueme n’ato.
NENI 314. – N’aplikimn e dispozitave të neneve të ma sipërm, barazohen me nëpunësat e Shtetit, gjith ata që janë t’autorizueme me ba akte të cilave ligja i u atribuon besim publik; dhe me aktet zyrtare barazohen testamentat olografe, kambialet dhe gjithë titrat kredie që janë të transmetuëshme me gjiro ose që kanë shenimin “të pruësi” (au porteur)
KAPTINA IV
Falsifikim në letër njoftimi, pasaporta, letër kalime letër-lejime, çertifikata, akt-dëshmie dhe në deklarata.
NENI 315. – Ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tetmbëdhjet muej:
Kushdo që kontrafaqon letra njoftimesh, letra lejimesh, letra kalimesh dhe pasaporta;
Kushdo që ndryshon, me ç’do menyrë, dokumenta të thjeshta të llojit që përmëndet në numrin e ma sipërme, me qëllim që t’i tregojë si të një personi tjetër, ose si të bamuna në vënde e në kohëna të tjera, të ndryshme nga ato për të cilat janë ba ose që në të rreme ban të duken se janë kryem vërtetimet, ose janë përmbushun konditat që që kërkohen për vleftësinë dhe fuqinë e tyne.
Kushdo që përdor letër-lejime, letër-njoftime, leje kalimi, pasaporta të kontrafaqueme ose të ndrushueme ose i ep këto të tjerëve që t’i përdorin.
NENI 316. – Kushdo që, kur merr letër njoftimi, letër lejime, leje kalimi, pasaporta, i atribuon vehtes në këto, ëmën ose mbiemën, ose cillësina të rreme, ose bashkvperosnë
Bashkvepron, me dëshmiën e vet që t’epen të këtilla n’at mënyrë, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej, dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në njimijë fr. ari.
NENI 317. – Nëpunësi i Shtetit që, n’ushtrimin e funksionit të vet ban ndonjanin nga deliktet’ e parapame në nenet e ma sipërme ose me ò’do mënyrë bashkëpunon në të kryemit e atij delikti, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në tre vjet.
NENI 318. – Kushdo që, tue qënë i detyruem prej ligjës të mbajë regjistra të posaçme të nënvumuna n’inspektimin e Autoritetit të sigurimit publik ose t’i apë dijeni atij Autoriteti mbi veprimet e veta industriale ose profesionale, shkruan ose lën të shkruhen në ndonjanë nga ato shenime ose fakte të rreme ndeshkohet me burgim të randë deri në tre muej, ose me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr. ari.
NENI 319. – Mjekëtë, Operatorët, Veterinarët, Mamitë, ose të tjerë nëpunësa të Shëndetësisë të cilët, vetëm për favor, apin dëshmina të rreme të destinueme për me sjellë besim ndaj Autoritetit, ndeshkohen me burgim deri në pesëmbëdhjetë ditë ose me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Po me këto ndeshkime dënohet edhe ay që përdor asi lloj dëshmina të rreme.
Në qoftë se nga shkaku i një t’atillë dëshmie të rreme, një njeri me mëndje të saktë, pranohet ose mbahet në një çmendinë ose shkaktohet nonjë dam tjetër i randë, ndeshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muej deri në tre vjet.
Në qoftë se vepra asht ba për të holla ose për të tjera përfitime të dhanuna ose të zotueme, për vehte ose për tjetërin ndeshkimi asht burgim’i randë nga tre muej deri në dy vjet, dhe në rast që dëshmia ka shkaktue efektin e parapame në § e ma sipërme, ndeshkimi asht burgim i randë nga dy deri në shtat vjet, dhe në ç’do rast ndeshkimit me burgim të randë, i shtohet gjoba e randë nga treqint deri tre mijë fr. ari.
Po me ndeshkimet e tregueme në § e ma sipërme dënohet dhe ay q’ep ose zotohet t’apë të hollat ose të tjera përfitime.
Ç’do gja q’epet me këtë qëllim konfiskohet.
NENI 320. – Nëpunësi i Shtetit ose të tjerë që kanë të drejtën (facultè) ligjore t’apin çertifikata, po qe se vërtetojnë në të rreme, në ndonjanin nga këto, sjellje të mira, vorfënie ose të tjera cirkostanca të cilat janë t’afta që t’i prokurojnë personit q’i përkasin, bamirësi ose besim publik ose privat, ose që të marrë një ofiq, ose nëpunësi publike, ose favorizime, ose që t’a perjashtojnë nga detyrime, shërbime, oe barrë publike, ose që t’i prokurojnë ç’do lloj tjetër përfitimi ndeshkohet me burgim të randë deri në tre muej, ose me gjobë të randë nga një qint deri në një mijë e pesë qint fr. ari.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që përdor ato çertifikata të rreme.
NENI 321. – Kushdo që, tue mos pasun cilësitë ose të drejtate tregueme në të dy nenet’ e ma sipërme, kontrfaqon një dëshmië ose çertifikatë të llojit që parashikohet n’ato nene ose ndryshon një dëshmië ose çertifikatë të vërtetë, sidhe kushdo që përdor një të këtillë dëshmjë ose çertifikatë të kontrafaqueme ose të ndryshuem, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej.
NENI 322. – Kushdo që për me gabue Autoritetin, i paraqit një akt-dëshmi ose çertifikatë të vërtetë tue e atribue në të rreme vehtes ose një tjetëri, dënohet me ndeshkimin e caktuem në nenin e ma sipërme.
KAPTINA V
Dhelpënina dhe gënjeshtrime në tregëti n’industri dhe n’ankane
NENI 323. – Kushdo që, tue përhap lajme të rreme, ose me të tjera mjete dhelparake, shkakëton në tregun publik ose në bursën tregëtare një shtim ose në paksim në çmimet e mëditave, t’ushqimeve ose të sendevet tregëtare një shtim ose të titravet të cirkulluëshme në tregun publik ose të praneme në listat e bursësn ndeshkehet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej, dhe me gjobë të randë nga dyqind deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba nga ana e ndërmjetësve publik (mesit) ose nga agjentët e kambios, ndeshkimi asht burgim’ i randë nga një deri në pesë vjet, dhe gjobë e randë ma tepër se njëmijë fr. arit, dhe ndalim i përkohëshëm nga ofiqet publike si dhe pezullim nga ushtrimi i profesionit ose të mjeshtërisë.
NENI 324. – Kushdo që përdor mizura ose pesha me figurë (impreinte) legale të kontrafaqueme ose të ndryshueme, në qoftë se nga kjo gja mund të rrjedhë një dam publik ose privat, ndeshkohet me burgim të randë deri në një muej, dhe me gjobë të randë deri në një muej, dhe me gjobë të randë deri në njëqind fr. ari; dhe në qoftë se fajtori i përdorë këto n’ushtrimin e një tregtie publike në tregtoren e vet ose përjashta, tue shitun ndeshkohet me burgim të randë deri në tre muej dhe me gjobë të randë deri në tre muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në pesqind fr. ari.
Ushtruesi i një tregtie publike, në qoft se mban në tregtoren e vet mizura ose pesha me figura legale të kontrafaqueme ose të ndryshueme, për të vetmen këtë vepër, ndeshkohet me gjobë të randë deri në pesëqind fr. ari.
NENI 325. – Kushdo që n’ushtrimin e tregëtisë së tij, gënjen blerësin tue i dorëzue një send për një tjetër, ose një send i cili origjinën, llojin, cilësine ose sasiën e ka të ndryshme nga ay që ka dekllarue ose paktue, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej, ose me gjobë të randë nga njëzet deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se të gënjyemit bahet në sende të vlyera, ndeshkimi asht burgim i randë nga tre deri në tetëmbëdhjet muej ose gjobë e randë ma tepër se pesëqind fr. ari.
NENI 326. – Kushdo që kundrafaqon ose ndryshon emnat, markat ose shënjat dalluese të një vepre intelektuale ose të produkteve të ç’do industrie, ose përdor kësoj lloje emëna, marka ose shënja të kundrafaqueme ose të ndryshueme, qofshin dhe prej të tjerve, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesëmijë fr. ari.
Po me atë ndeshkim dënohet dhe ay që kondrafaqon ose ndryshon shënjat ose modelet industriale, ose përder kësodore shënja ose modela të kondrafaqueme ose të ndryshueme, qofshin dhe prej të tjerëve.
Gjyqi mund të vendosë që vendidi të botohet, me shpezimet e të dënuemit, në një fletore që tregon n’akt gjykimin.
NENI 327. – Kushdo që fut në Shtet për me ba tregti, ose vën në shitje ose ndryshe në cirkullasion, vepra intelektuale ose produkte të ç’do lloj industrije me emna, marka ose shënja dalluëse të kontrafaqueme ose të ndryshueme ose me emna, marka ose shënja dalluëse që janë t’afta për me gënjye blesin mbi origjinën ose mbi cilësiën e veprës ose të produktit, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të rand nga pesëdhjet deri në pesëmijë fr. ari.
NENI 328. – Kushdo që, zbulon lajmet që din me shkakun e cilësiës ose të nëpunësisisë ose të profesionit ose të mjeshtërisë së vet, mbi çpikje (inventions) ose zbulime shkëncore, (decouvertes) ose mbi aplikime industriale të cilat duhet që të mbeten të mshefta, mbi kërkimin e anës së damtueme, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë ma tepër se njëqind fr. ari.
Në qoftë se zbulimi i asht ba një të hueji që nuk banon në Shqipni ose një agjenti të këtij, burgimi i randë asht nga një muej deri në një vit dhe gjoba e randë ma tepër se pesëqind fr. ari.
NENI 329. – Kushdo që, me violencë ose me frikësime, dhurata, zotime, marëveshje të mësheita (collusion) ose me të tjera mjete dhelparake, ndalon ose turbullon konkurimin në ankanet publike ose në lëçitjet (licitation) private për llogari t’Administrasionit publik, ose largon ofertuësit, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dymmëdhjet muej, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqind fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht personi i ngarkuem prej ligjës ose Autoritetit, me ankanet ose lëçitjet e përmenduna, burgimi i randë asht nga një deri pesë vjet, dhe gjoba e randë jo ma pak se pesëqind fr. ari.
Ay që, për të hollat, ose për përfitimet e tjera q’i epen ose i zotohen atij ose një tjetri, hiqet nga konkurimi në ankanet ose lëçitjet, e përmënduna, ndeshkohet me burgim të randë deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë nga njëqind deri në dymijë fr. ari.
TITULLI VII
Delikte kundra tanësiës publike
KAPTINA I
Djegje, mbytje uji (Inondacion), fundosje (submersion) e të tjera delikte që kanë rrezik publik.
NENI 330. – Kushdo që, i vën zjarin një godine ose një ndërtese të ç’do lloji ose prodhimeve të tokës pa vjeluna ende ose togjeve, ose depozitave me materiale kombustibël, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet.
Burgimi i randë asht nga pesë deri dhjet vjet, në se zjarmi asht vue në godina të stinueme për banim, ose në godina publike, ose të destinueme për përdorim publik ose të bamuna për dobi publike, ose për ushtrimin e një feje, ose në fabrika industriale, në depozito me sende tregtare, ose në burgime ose në depozita me materiale që marrin flakë ose pëlcasin, në kantiere, në vagona udhë-hekurash, në kava, në miniera ose në pyje.
NENI 331. – Kushdo që, me qëllim që të shkatërrojë pjesërisht, ose tanësisht, godinat ose sendet e tregueme në nenin e ma sipërme, lëshon ose pëlcet mina. torpila, ose të tjera vepra ose maqina plasëse, ose lëshon, ose ndez materjale që marrin flakë dhe janë t’afta për me shkaktue një t’atillë efekt, dënohet, si mbas rasteve, me ndeshkimet e caktueme në nenin e ma sipërme.
NENI 332. – Kushdo që shkakton mbytje uji, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjetë vjet.
NENI 333. – Kushdo që tue çae shtigje ose sfrate, mure ose vepra të tjera të destinueme për një mbrojtim komun kundra ujnave, ose si një mbrojtëse komune kundra të këqijave ban të lindë një rrezik mbytje uji ose një tjetër prishje (desastre) ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se prej kësaj vepre shkaktohet mbytje-ujit ose tjetër prishje, aplikohen dispozitat e nenit të ma sipërmë.
NENI 334. – Kushdo që ven zjarmë anijeve ose godinave notare të ç’do lloj ose shkakton fundosjen ose naufragjin e këtyne, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjetë vjet.
NENI 335. – Kur ndonjani nga fajet e parapame në nenet e masipërme, asht ba në vepër godina ose depozita ushtriake, arsenale, fabrika ose anije ose avione të Shtetit, burgimi i randë asht nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
NENI 336. – Kushdo që tue shkatrue ose tue luejt, nga vëndi ose tue ba me ç’do lloj mënyre, që të çduken ose të mos punojnë fanaret ose shënjat e tjera, ose tue përdor shënja të rreme ose artifice të tjera, ban të lindë rreziku i një naufragjit, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
Kur nga këto vepra ngjan fundosja ose naufragji i një anije, aplikohen, si mbas rastevet, dispozitat e të dy neneve të masipërme.
NENI 337. – Kushdo që, për me ndalue të shuemit e një zjarmi ose veprat që janë për me u mbrojtë kundra një mbytje-uji, një fundosjeje, ose një naufragji, vjeth, fsheh ose ban të pa-për-doruëshem, materialet, aparatat ose mjetet e tjera të destinuame për shumje ose për mbrojtim, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
NENI 338. – Dispozitat e neneve 330 deri në 335, aplikohen dhe për ata që, tue ba ndonjanin nga veprat e tregueme n’atë nen, mbi godinat ose sendet q’i ka në pronsie të vet, damton ose ven në rrezik persona ose sende të hueja nga ay lloj që tregohet po n’ato nene.
Në qoftë se vepra asht ba me qëllimin e parapame në nenin 459, ndeshkimit i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 339. – Kur ndonjana nga veprat e parapame në nenet e masipërme ka shkaktue rrezik në jetën e njerëzisë, ndeshkimit të caktuem n’ato i shtohet gjysma.
NENI 340. – Në rastet e parapame në nenet e masipërme, në qoftë se sendi nuk ka ndonjë randësi të madhe dhe nuk asht ekspozue në dam ndonjë tjetër gja ose nuk asht vue në rrezik ndonjë person, në vënd të dispozitave të këtyne neneve, aplikohen ato të nenit 472.
NENI 341. – Kushdo që, nga shkaku i imprudencës, ose i pakujdesis ose i pa stërvitjes në profesionin ose në mjeshtërinë e vet, ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhënave ose i disiplinës, shkakton një zjarrm ose një plasje (explosion), një mbytje uji, një fundosje ose një naufragjë, një rrënim ose tjetër prishje që sjellë rezik komun, ndeshkohet me burgim deri në tridhjet muej, dhe me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari
Në qoftë se nga ajo vepër shkaktohet rrezik në jetën e njerëzisë, burgimi asht nga tre muej deri në pesë vjet, dhe gjoba e randë nga tre qint deri në tremijë fr. ari dhe në qoftë se shkaktohet vdekja e ndonjë personi, burgimi asht nga gjashtë muej deri në tetë vjet, dhe gjoba e randë ma tepër se njëmijë fr. ari.
KAPTINA II
Delikte kundra sigurimit të mjeteve të transportit ose të komunikasionit
NENI 342. – Kushdo që, tue vue gjana mbi hekur-udhat, ose tue mbyllë ose tue hapë komunikasionet e hekurave t’asaj udhe ose tue ba shenja të rreme, ose, me ç’do tjetër mënyrë, ban të lindë rreziku i një prishjeje, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se prishja ngjan, ndeshkimi asht burgim’i randë nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
NENI 343. – Kushdo që damton një hekur-udhë ose maqinat vagonet, veglat ose të tjera gjana ose aparatat që shërbejnë në të punuemit t’asaj hekur-udhe, ndëshkohet me burgimt të randë nga një muej deri në pesë vjet.
Po me ato ndeshkime dënohet dhe ay që heth gjana të trasha (contondant) ose projektile kundra trenave kur janë tue udhtue.
NENI 344. – Kushdo që, nga imprudenca ose nga pa kujdesia ose nga pa-stërvitja në profesionin ose në mjeshtërinë e vetë, ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhënave ose i disiplinës ban të lindë rreziku i një prishjeje në hekur-udhat, ndeshkohet me burgim nga tre deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në tremijë fr. ari; dhe në qoftë se prishja ngjan, ndeshkimi asht me burgim të randë nga dy deri në dhjet vjet, dhe me gjobë të randë ma tepër se njëmijë fr. ari.
NENI 345. – Kushdo që damton maqinat, aparatat ose telat telegrafike ose telefonike, ose shkakton shperndamjen e korenteve të këtyne, ose me ç’do tjetër mënyrë, ndalon shërbimin postar, ose këput shërbimin telegrafik, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në pesë vjet.
NENI 346. – Kushdo që, në kohë të një kryengritje, prish telat telegrafike ose telefonike; ose me ç’do mënyrë tjetër ndalon shërbimin relativ të këtyne, ose me të tjera mënyra tue pushtue stasionet ose tue heth në dorë maqinat telegrafike ose telefonike, ndalon ç’do lloj shërbimi ose korespondence, ose shërbimin postar, ose pengon me violencë ndreqjet e ndonjë mjeti të nevojshëm për shërbimet e naltpërmënduna, në qoftë se fajtori nuka ka pasun për qëllim bashkëpunimin n’atë kryengritje, dhe ajo vepër nuk formon një faj ma të randë ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesëmbëdhjetë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesë qint fr. ari.
NENI 347. – Për efektet e Ligjës Penale, me hekur-udhat ordinare barazohen gjithë rrugat e tjera që kanë një rajë metalike mbi të cilat udhëtohet me maqina që punojnë me avull ose me ç’do tjetër motor mekanik.
Me fjalën ,,shërbimi telefonik” që përmëndet në nenet e masipërmë kuptohet vetëm shërbimi publik i telefoneve.
NENI 348. – Jashtë rasteve të tregueme ne nenet e masipërmë kushdo që, me ç’do mënyrë, prish, tanësisht ose pjesërisht ose ban me tjetër mënyrë të pa përdoruëshme rruga ose vepra të destinuëme për komunikasionet publike, tokësore, detare, aerore, ose luen nga vëndi me atë qëllim gjanat e destinuëme për sigurimin e tyne, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në pes vjet, dhe në qoftë se vepra sjell rrezik në jetën e njerëzisë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dymbëdhjet vjet.
KAPTINA III
Delikte kundra shëndetësis dhe ushqimeve publike
NENI 349. – Kushdo që, tue prish ose tue helmue ujnat e pijëshme të përdorimit komun, ose substanca të destinueme për ushqim publik, ven në rezik shëndetin e njerëzisë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjetë vjet.
Në qoftë se kjo vepër bahet në ujnat ose në gjanat e destinueme për ushqimin e kafshëve, ndeshkimi asht nga një muej deri në tre vjet.
NENI 350. – Kushdo që, kontrafaqon ose përzine në mënyrë të rezikëshme për shendetin, substanca ushqimore ose barna ose të tjera gjana të destinueme për me u vu në tregtim, ose ven në shitje ose, me tjetër mënyrë, në tregtim, ose ven në shitje ose, me tjetër mënyrë, në tregtim t’atilla substanca ose gjana të kontrafaqueme ose të përzieme, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në pesëmijë fr. ari; dhe sendet në fjalë konfiskohen dhe çduken.
NENI 351. – Kushdo që vën në shtitje substanca ushqimore ose të tjera gjana jo të kontrafaqueme as të përzien por të rrezikëshme për shëndetin, pa që blerësi t’a dijë këtë rrezik ndeshkohet me burgim, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në tremijë fr. ari.
NENI 352. – Kushdo që, tue qëns i autorizuëm që të shesë substanca barnarie, i ep në lloje, në cilësië ose në sasi që nuk korespondojdë me reçetat mjekësore, ose të ndryshme nga ato që dekllarohen ose paktohen, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit, dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesëqind fr. ari.
NENI 353. – Kushdo që vën në shitje ose me tjetër mënyrë në tregtim, si të pa-përzieme, substanca ushqimore jo të thjeshta, por jo dhe të rrezikëshme për shëndetin ndeshkohet me burgim të randë deri në dy muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesëqind fr. ari.
NENI 354. – Kur ndonjani nga fajet e treguëme në nenet e masipërmë, asht ba nga shkaku i imprudencës ose i pakujdesis, ose nga pa stërvitja në profesion ose në mjeshtërinë e vet, ose nga mos respektimi i rregulloreve, i urdhënave, ose i disiplinës, fajtori ndeshkohet.
Me burgim nga një muej deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari, në rastet e parapame në nenin 349.
Me burgim deri në tre muej, dhe me gjobë të randë deri pesëqind fr. ari në rastet e parapame në nenin 350.
Me burgim deri në një muej ose me gjobë të randë deri në njëqind fr. ari në rastet e parapame në nenet 351 e 352
NENI 355. – Kur ndo njana nga veprat e tregueme në nenet e masipërmë, shkakton rrezik në jetën e njerëziës, ndeshkimeve të shënuëme për ato faje u shtohet gjysma.
NENI 356. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet 350, 351 e 352, ban fajin tue abuzuë profesionin ose mjeshtëri të nënvumun në vrejtim për interesin e shëndetësis publike, ndeshkimi asht:
Burgimi i randë nga gjashtë muej deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqind fr. ari në rastin e parapamë në nenin 351.
Burgimi i randë nga tre muej deri në një vit, dhe gjoba e randë nga dyqind deri në pesëmijë fr. ari në rastin e parapamë në nënin 351.
Burgimi i randë nga një deri në gjashtë muej dhe gjoba e randë nga njëqind deri në njëmijë fr. ari në rastin e parapamë në nenin 353.
Dënim, për ndonjanin nga deliktet e parapame në nenet e masipërmë ka, gjithnjë, për efekt pezullimin e ushtërimit të profesionit ose të mjeshtëris e cila ka shërbye si mjet për me ba deliktin.
Ky pezullim vendoset për një kohë baras me atë të burgimit të randë ose të burgimit q’i vihet fajtorit.
NENI 357. – Kushdo që, me lajme të rreme ose me të tjera mjete dhelparake, shkakton rrallimin ose shtrëjtimin e substancave, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muaj deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në pesë mijë fr. ari; këtyne ndeshkimeve u shtohet dhe ndalimi i përkohëshëm nga ofiqet publike së bashku me pezullimin e ushtërimit të profesionit, në qoftë se fajtori asht ndonjë ndërmjetës publik.
NENI 358. – Kushdo që fut kondrabandisht brënda në Republikën, opium ose ekstraktet e këtij, morfin ose krypat e këtij, morfin të distiluem ose krypat e këtij, ose bi-klorurat e opiumit dhe kryepat dhe të përbamunat e këtij hashash ose të përbamunat e këtij, si dhe kushdo që transporton këto nga një vënd i Republikës në një tjetër, ose i vën në shitje ose i merr pa lejë Qeveritare, i mban pranë tij, ose ndërmjetëson
ndërmjetëson me ç’do mënyrë për shitblerjen, ose lehtëson përdorimin e këtyne, ndeshkohet me burgim nga një muej deri në një vit dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në tremijë fr. ari.
Barnat e nalt-përmenduna konfiskohen, dhe gjysma e vleftës së tyne u epët kallëxuesavet.
Kushdo që, pa pasun lejen përkatëse shet barna të tiera helmore, për veç atyne që përmënden në § e I të këtij neni, ndeshkohet me burgim të randë nga pesëmbëdhjetë ditë deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhetë deri në njëmijë fr. ari tue u konfiskue dhe barnat.
NENI 359. – Kushdo që ep ose merr, me reçetë të rreme barnat e nalt-përmënduna, ndeshkohet me burgim deri në një muej ose me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në dyqind fr. ari.
KAPTINA VI
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma siperme
NENI 360. – Përveç rastit të parapam në nenin 405 nr. 4 dhe atij të parapam në nenin 413, në qoftë se nga ndo’një prej fajeve të parapame në nenet nga 330 deri 336 e 338, 342, 343, që nga 345 deri 352 dhe 356, 358 e 359, shkaktohet vdekja ose lezioni trupor i ndonjë personi, ndeshkimet e caktueme n’ato nene dyfishohen në rast që shkaktohet vdekja, dhe u shtohet një e treta deri në gjysmën, në qoftë se shkaktohet lezion trupor, por burgimi i randë nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet në rastin e parë dhe as ma pak se tre muej në rastin e dytë.
Në qoftë se nga faji shkaktohet vdekja e dy ose ma shumë personave ose vdekja e njanit vetëm dhe lezioni trupor i një ose më shumë të tjerëve, burgimi i randë nuk mund të jetë ma pak se dhetë vjet dhe mund të zgjatet deri në maksimunin ligjuer të ndeshkimit kur ay i asht caktuem ma tepër se dhetë vjet.
Në qoftë se shkaktohet vetëm lezioni trupor i dy ose ma tepër personave, burgim’ i randë nuk mund të jetë ma pak se gjashtë muej, dhe atje ku burgimi i randë asht caktuem për ma tepër se pesë vjet, mund të zgjatet deri në pesëmbëdhjetë vjet.
NENI 361. – Kur njani nga deliktet e parapame në të dy kaptinat e para të këtij Titulli, asht ba natën ose kohë të një rreziku komun, të një kalamiteti, ose të një alarmimi publik, ndeshkimit i shtohet një e treta.
NENI 362. – Kur ndonjani nga deliktet e parapame në këtë titull, bahet nga një person q’asht i ngarkuem me shërbimet, me punimin ose me ruejtjen e materjaleve të cilat tregohen po n’atë titull, ndeshkimeve të shënueme për fajin, u shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 363. – Në qoftë se në deliktet e parapame në të dy kaptinat e para të këtij titulli, rreziku që shkaktohet nga faji, asht mjaft i vogël, ose fajtori asht kujdesue dhe ka veprue efektivisht për ndalimin ose kufizimin e konsekvencave t’atij rreziku, ndeshkimit mund t’i zbritet një e treta deri në dy të tretat.
TITULLI VIII
Delikte kundra zakonit të mirë dhe rregullit familjari
KAPTINA I
Turpnim me violencë, demoralizimi fizik i të vegjëlve, goditja e cipës publike (outrage à la pudeur)
NENI 364. – Kushdo që, tue shtrëngue me violencë ose me frikësime një person femën ose mashkull, e turpnon ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që turpënon një person femën ose mashkull, i cili në kohën e fajit:
Nuk ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet vjeç;
Nuk ka pasë mbushun moshën tetmbëdhjet vjeç, në qoftë se fajtori asht i parëlinduni, kujdestari ose mësuesi i personit të turpënuem;
Tue qënë i rreshtuem ose i dënuem i i shte besue fajtorit për me e transportue ose me e ruejt;
Nga shkaku i një sëmundjeje mëndore ose trupore ose nga tjetër shkak që nuk mvaret nga vepra e fajtorit ose nga efekti i mjetevet dhelparake të përdoruna prej këtij, nuk ka qënë në gradën që t’i kundërshtonte.
NENI 365. – Kur ndonjana nga veprat e parapamë në § I dhe në numërin 1 dhe 4 të nenit të masipërmë, asht ba tue abuzue autoritetin, besimin ose marëdhanjet shtëpjiake, fajtori ndeshkohet në rastin e parapamë në § e parë me burgim të randë nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet dhe në rastet e tjerame burgim të randë nga tetë deri në pesëmbëdhjet vjet.
NENI 366. – Kushdo që, tue përdor mjetet ose tue përfitue nga konditat ose cirkonstancat e tregueme në nenin 364 ban, mbi një person fëmën ose mashkull, vepra luksuri të cilat nuk drejtohen për me ba deliktin e parapamë n’atë nen, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në shtatë vjet.
Në qoftë se vepra ashtë ba me abuzim t’autoritetit, ose të besimit ose të marrëdhanjeve shtëpiake, burgimi i randë, rasë që vepra asht ba me violencë ose me frikësim, fillon nda dy vjet dhe zgjatet deri në dhjet vjet, dhe në rastet e parapame në numrat 1 dhe 4 të nenit 364, nga katër deri në dymbëdhjet vjet.
NENI 367. – Kur ndonjana nga veprat e parapamë në nenet e masipërmë, asht ba me bashkëpunimin, po në një kohë, të dy ose ma shumë personave, ndeshkimeve të caktueme n’ato nene u shtohet një e treta.
NENI 368. – Kushdo që me vepra luksuri demoralizon (corrompe) një person nën gjashtëmbëdhjetë vjeç, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në dymijë fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba me të gënjyer, ose fajtori asht i parëlinduni, i të voglit ose i asht besue kujdesija, edukasioni, mesimi, vrejtimi, ose ruajtja qoftë dhe përkohësisht, ndeshkimi asht me burgim të randë nga një deri në gjashtë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
NENI 369. – Deliktet e parapame në nenet e nalt-tregueme, në qoftë se janë ba kundra një femëne, ndiqen vetëm mbi kërkimin e atij personi që ka të drejtë me ba padie civile, por kërkesa asht e pranueshme vetëm brënda një viti ç’prej ditës q’asht ba delikti ose ç’prej asaj dite në të cilën ka marrë dijen ay që ka të drejtën me ba padië civile në vënd të t’ofenduemit.
Heqja dorë nga padija civile nuk ka ndo një efekt në qoftë se kjo bahet passi të fillojë gjykimi.
Ndiekjet bahen kryesisht kur faji:
Asht ba kundra një mashkulli.
Ka shkaktue vdekjen e personit t’ofenduem ose ay faj asht ba së bashku me një tjetër delikt për të cilën asht caktue një ndeshkim kundra liris personale për një kohë jo ma pak se tridhjetë muaj dhe asht nga ato delikte që ndiqen kryesisht.
Asht ba në vënd publik ose të çelun për publikun.
Asht ba tue abuzue fuqinë e atësis ose autoritetin e tytoriës.
NENI 370. – Kushdo që ndodhet në relacione turpënore me andonjanin nga prindët ose të paslindunit e ligjshëm ose natyrel ose me motrën ose me vllanë, qofshin të një ame e ati, qofshin vetëm të një ame ose të një ati, ose me ndonjanën nga krushqitë në vijë direkte, ndeshkohet me burgim të randë nga tetë muej deri në tre vjet.
Në qoftë se faji asht ba në një mënyre që ka shkaktue skandall publik, burgimi i randë asht nga dy deri në pesë vjet.
Në të dy rastet vendoset dhe ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.
NENI 371. – Kushdo që, tue bindun i prish virgjinin një vajzë që nuk ka mbush moshën njëzet vjeç, tue i premtue se ka m’e marrë për grua, mbi kërkimin’e sajë ose t’atij që ka të drejtë me ba padië civile për atë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në një vit.
Në qoftë se martohet me të, pushojnë ndjekje ligjore, dhe në qoftë se asht dhanë vendim, pushon eksekutimi i ndeshkimit dhe efektet penale.
Por në rast që, fajtori brënda pesë vjeteve ç’prej ditës së martesës, e ndan pa që ajo t’i apë shkak të justifikueme, rifillojnë ndjekjet dhe aplikohen efektet e tjera ligjore.
NENI 372. – Kushdo që, jashtë rasteve të tregueme në nenet e masipërme, godit
cipen publike ose zakonet e mira, me vepra të bamuna në vënde publike ose të çeluna për publikun, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesqint fr. ari.
NENI 373. – Kushdo që godit cipën publike me shkresa, vizatime ose me të tjera sende të turpëshme, të cilat i përndan ose i ekspozon ose i shet, ose me diskure ose me filma ose lojna në cinemat, theatrot ose në vënde të tjera që janë të çeluna për publikun, ose me pllaka gramafonash që përmbajnë kangë ose fjalën të turpëshme, sidhe ata që bajnë ose i importojnë së jashtëmi ose i transportojnë nga një vënd i Republikës në tjatrin, ose që përndajnë e shesin ç’do llojë nga sendet e sipër tregueme, ndeshkohen me burgim të randë deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari.
Në qoftë se këto vepra bahen për fitim, burgim’i randë asht jo ma pak se një muej dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Sendet që përmbajnë t’atilla pamje të turpëshme konfiskohen dhe çduken.
NENI 374. – Kushdo që, me qëllim përfitimi në vënde publike ose të çeluna për publikun, angazhon çëngina ose të tjera femëna për me tërheq njërëzinë dhe ie vën ato në dispozicion të klientave për turpënim ose vetëm për luksur, si dhe ato gra qi angazhohen pse bajnë veprat e sipër tregueme ndeshkohen me burgim nga një deri në gjashtë muej ose me internim nga tre deri në dymbëdhjet muej dhe në ç’do rast me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
NENI 375. – Ata që ngacmojnë me fjalë ose me vepra femna ose djem, ndeshkohen me burgim deri në një muaj.
Në qoftë se ky ngacmim asht provokue nga i ofënduemi, ndeshkimi asht me gjobë të randë deri dyqint fr. ari.
NENI 376. – Ata që hyjnë me petka grash në vënd ku ka gra dhe ashtë ndalue hyrja për të vetëmen këtë vepër, ndeshkohen me burgim deri në një muej.
KAPTINA II
Turpnime të kundra natyrëshme
NENI 377. – Ay që ban veprën e turpënimit të kundra naturëshme, në qoftë se faj’i i tij nuk sjell një ndeshkim ma të randë si mbas rasteve të tregueme në nenin 364, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet, ose me internim nga një deri në pesë vjet dhe në të dy rastet ndeshkimit i shtohet dhe gjoba e randë si dhe ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.
Po me këto ndeshkime dënohet dhe ay që turpënohet në këtë mënyrë, në qoftë se ka mbush moshën gjashtëmbëdhjet vjeç, tue u respektu dhe nenet 56 dhe 58.
NENI 378. – Në qoftë se fajtorët e përmendun në nenin e ma sipërmë, atë vepër e kanë ba në një mënyrë skandalloze ndeshkimeve u shtohet një e treta deri në gjysmën.
NENI 379. – Ay që në banimin e vet mban, qoftë dhe përkohësisht, djelm të rinjë, që nuka janë nga gjini’e afërmë e vet dhe që janë të dënuem ma parë për pederastië, ndeshkohet me internim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori asilloj djelm i mban në banimin ku ka dhe të shoqen e vetë, ndeshkimit të sipërtreguem i shtohet gjysma deri në dyfishen.
Në të gjitha rastet e tregueme në këtë kaptinë, ndeshkimevet mund t’u shtohet dhe vreitimi i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik.
KAPTINA III
Rrëmbim
NENI 380. – Kushdo që, me violencë, friksim ose genjeshtrim heq osë mban, me qëllim luksuri ose martese, një grua që ka mbush moshën 20 vjeç ose asht e emanqipueme, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
NENI 381. – Kushdo që, me violencë, frikësim ose gënjeshtrime heq ose mban, me qëllim luksuri, një grua me burrë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet.
Në qoftë se i vogli asht heq ose mbajt pa friksime, violenca ose gënjeshtrime po me hirin e vet ndeshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Në qoftë se personi i rrëmbyem nuk kapasë mbushë moshën pesëmbëdhëtë vjeç, fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet, dhe sikur të mos ketë përdor violencë, friksime ose gënjeshtrime.
NENI 382. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, pa që të kètë ba ndo një vepër luksuri, me dashjen e vet e len të lirë personin e rrëmbyem, tue e sjellë përsëri në shtëpiën nga e cila e hoqi, ose në shtëpiën e familjes s’atij ose tue e vendos në një vënd të sigurt në dispozision t’asaj familje, burgimi i randë, për rastin e nenit 380 asht nga një muej deri në një vjet dhe nga një deri në pesë vjet.
NENI 383. – Në qoftë se ndonjani nga fajet e parapame në nenet e ma siperme, asht ba vetëm me qellim martese në vënd të burgimit të randë mund të vihet burgim.
NENI 384. – Për deliktet e parapame në nenet e ma siperme nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e atij që ka të drejtën’ e padiës civile, por këjo kërkesë nuk pranohet passi të ketë kalue një vit ç’prej ditës q’u ba faji ose ç’prej ditës qi mori dijeni ay i cili kish të drejtë me ba padiën në vend të t’ofenduemit.
Heqja dorë nuk ka as një efekt passi të ketë fillue gjykimi i çashtjes.
KAPTINA III
Rrëmbimi
NENI 380. – Kushdo që, me violencë, friksim ose genjeshtrim heq osë mban, me qëllm luksuri ose martese, një grua që ka mbush moshën 20 vjeç ose asht e emnaqipueme, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
NENI 381. – Kushdo që, me violencë, frikësim ose gënjeshtrime heq ose mban, me qëllim luksuri ose martese, një person nen 20 vjeç ose me qëllim luksuri, një grua me burrë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet.
Në qoftë se i vogli asht heq ose mbajt pa friksime, violenca ose gënjeshtrime po me hirin e vet ndeshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Në qoftë se personi i rrëmbyem nuk ka pasë mbushë moshën pesëmbëdhjëtë vjeç, fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shatë vjet, dhe sikur të mos ketë përdor violencë, friksime ose gënjeshtrime.
NENI 382. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, pa që të ketë ba ndo një vepër luksuri, me dashjen e vet e len të lirë personin e rrëmbzem, tue e sjellë përsëri në shtëpiën nga e cila hoqi, ose në shtëpiën nga e cila e hoqi, ose në shtëoiëen e familjes s’atij ose tue e vendos në një vënd të sigurt në dispoyision t’asaj familje, burgimi i randë, për rastin e nenit 380 asht nga një muej deri një vit dhe për ato të nenit 381 asht si mbas rasteve, nga një muej deri në një vjet, dhe nga një deri në pesë vjet.
NENI 383. - Në qoftë se ndonjani nga fajet e parapame në nenet e ma siperme, asht ba vetëm me qellim martese, në vënd të burgimit të randë mund të vihet burgim.
NENI 384. - Për deliktet e parapame në nenet e ma sipërme nuka bahen ndjekje veç se me kërkimin e atij që ka të drejtën’e padiës civile, por këjo kërkesë nuk pranohet passi të ketë kalue një vit ç’prej ditës q’u ba faji ose ç’prej ditës qi mori dijeni az i cili kish të drejtë me ba padiën në vend të t’ofenduemit.
Heqja dorë nuk ka as një efekt passi të ketë fillue gjykimi i çashtjes.
KAPTINA III
Shtytje në turpënin ose në luksur
NENI 385. – Kushdo që, pë t’i shërbye luksurit të një tjetri, shtynë në kurvëni ose në pëderasti një person nën njëzet vjeç ose esito në demoralizimin fizik, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr.ari.
Burgimi i randë asht nga një deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se dy qint fr.ari, në qoftë se delikti asht ba:
1) Mbi një person që nuk ka mbushd moshën pesëmbëdhjet vjeç;
2) Me dhelpënina;
3) Nga i parëlinduri vjehërri, vjehërra ose nga prindët e këtyne, nga ati ose ama adoptive, nga burri, nga tutori ose nga një tjetër person të cilit i vogli i ishte dorëzue dhe besue për kujdesi, edukim, mësim, vrejtim ose ruejtje, qofts dhe përkohësisht;
4) Zakonisht ose me qëllim përfitimi.
Kur bashkohen dz ose ma tepër nga çirkonstancat që tregohen në numërat e ma sipërme, burgimi i randë asht nga dy deri në shtatë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se pesëqint fr.ari.
NENI 386. – Kushdo që, për t’i shërbye luksurit të një tjetri, favorizon ose lehtëson kurveninë ose pederastinë ose demoraliyimin fizik të një të vogëli q’asht nën njëzet vjeç me mënyrat dhe në rastet e tregueme në § II të nenit të ma sipërme ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në pesë mijë fr.ari, dhe në rastin e § të fundit t’atij neni, burgimi i randë asht nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe gjoba e randë nga dy qint deri në gjashtë në gjashtë mijë fr.ari.
NENI 387. – Kushdo që për m’i shërbye luksurit të një tjetri tue përdorë violenca ose friksime, ose tue abuzue autoritetin ose ç’do tjetër mjet shtrënguës, tërheq (entraine) ose shtynë në kurvëni një gure ose një vajzë në moshën ma tepër se njëzet vjeç, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në pesë mijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori la përdor vetëm dhelpënina, ndeshkimi asht me burgim të randë nga tre muej deri në një vit dhe me gjobë randë nga pesdhjet deri në një mijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht prindi i ligjëshëm ose adoptif ose natyrel i njohun ligjërisht ose vjehërri, ose vjehërra, ose prindët e këtyne, ose burri ose kujdestari ndeshkimi asht, në rastin e § I me burgim të randë nga pesë deri në dhjet vjet dhe në rastin e § të masipërmë me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet.
NENI 388. – Kur fajtori i ndonjanit nga fajet e tregueme në nenet e masipërmë, asht burri, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e grues; dhe në qoftë se kjo nuk ka mbush moshen njëzet vjeç, padiën ka të drejtë m’e ba dhe ay që do të kish autoritetitin e atësiës ose të tytoriës mbi të, si kur ajo t’ishte e pa martueme.
Dënimi ka për efekt dhe humbjen e autoritetit të burrit mbi gruen.
KAPTINA V
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme
NENI 389. – Dënimi për ndonjanin nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 368, 371, 385, 387, ka për fektet: për të parëlindunit, humbjen e ç’do të drejte q’u asht dhanë prej ligjës, për shkak t-asaj cilësie, mbi personat dhe pasuniet e të paslindunve në dam të cilëve kanë ba deliktin; dhe sa për tutorin, ka për efekt rrëzimin e tij nga tutoria dhe përjashtimi nga ç’do tjetër ofiq tutoire.
NENI 390. – Kur ndonjani nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 380, 381, bahet mbi një kurve publike, ndëshkimeve të caktueme n’ato nene u-zbritet gjysma deri në dy të tretat.
NENI 391. – Kur nga ndonjani prej fajevet të tregueme në nenet 364, 365, 366, 380, 381, shkaktohet vdekja ose lezioni tropo i t’ofenduemit, ndeshkimëve të shënueme n’ato nene u shtohet gjysma deri në dyfishën, në rast vdekjeje, dhe një e treta deri në gjysmën në rastin e lezioneve trupore; por burgimi, i randë nuk mund të jetë, në rastin e parë, ma pak se dhetë vjet, dhe në rastin e dytë ma pak se tre vjet.
NENI 392. – Fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 368, 380, 381, nuk ndeshkohet , në qoftë se para se t’epet vendimi i dënimit martohet me personin e ofenduem dhe në ketë rast pushojnë ndjekjet për gjith ata që kanë bashkëpunue; vetëm aplikohet ndeshkimi për fajet e tjera, në rastin që ka të këtilla.
Në qoftë se martesa bahet pas dënimit, si eksekutimi i dënimit ashtu dhe gjith’efektet penale t’atij, pushojnë.
KAPTINA VI
Shkleje Kunore (adultère)
NENI 393. – Grueja që shkel kunorën tue u turpënue me një burrë tjetër ose burri që shkelkunorën tue turpënuë një grue tjetër, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe bashkë vepruesi i tyne.
Shkelja e kunorës po t’jetë ba tue u turpënue me ndonjanin nga ata persona qi bashkëjetojnë ose janë nga gjinja e afërme me bashkëshortin, ndëshkimit i shtohet një e treta.
Delikti i parapamë në këtë nen në qoftë se asht ba në një kohë kur ka qënë vendosun veçimi i përkohëshmë i bashkshortëve, ndeshkimi, për secilin nga fajtorët, asht burgim deri në gjasht muej.
NENI 394. – Burri i martuëm që mban një mantenutë në shtëpien ku ka dhe gruenë ose në një vënd që dihet botënisht, ndeshkohet me burgim nga gjashtë muej deri në tre vjet.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe mantenuta që ka burrë, dhe, në qoftë se kjo asht veçueme ligjorisht ose e pa martueme me burgim nga një muaj dri në një vit.
NENI 395. – Ay që, tue mos qënë i martuem bashkëjeton si bashkshortë me një femën, q’asht e veçueme nga i shoqi, por jo e divorcueme, si edhe ajo grue që, tue mos qënë e martueme bashkëjeton si bashkëshortë me një burrë të veçuem, por jo të divorcuem nga e shoqja, ndeshkohet si ata ashtu dhe bashkëvepruësat e tyne me burgim nga një deri në tetë muaj.
NENI 396. – Për deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e burrit ose të grues dhe kërkimi përfshin, nevojisht, dhe bashkëpunuësin e mantenutën.
Kërkimi nuk pranohet po të kenë kalue tre muej ç’prej ditës q’i ofenduemi ka marrë dijeni për veprën.
NENI 397. – Heqja dore nga padia, mund të bahet dhe pas dënimit, dhe at-here pushon eksekutimi dhe efektet penale të dënimit.
Vdekja e bashkshortëve ankuës, ka po ato efekte që ka dhe heqja-dore.
KAPTINA VII
Bigamia ( dy kunorë)
NENI 398. – Kushdo që, tue qënë i lidhun me martesë të vlefshme ban dhe një tjetër martesë, dhe kushdo që, tue qënë i lirë, martohet me personin q’asht i lidhun me një martesë të vleftëshme, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Në qoftë se fajtori e ka gabue personin me të cilin ka lith martesë, tue e bind ay ventë ose ana tjetër se asht e lirë m’u martue, ndeshkimi asht burgimi i randë nga pesë deri në dhjet vjet.
NENI 399. – Parashkrimi i padiës penale për deliktin e parapame në nenin e ma sipërme, fillon t’eci ç’prej ditës në të cilën asht zgjidhë njana nga të dyja martesat ose asht dekllarue pa fuqi ajo e dyta për shkak bigamie.
KAPTINA VIII
Delikte kundra origjinës të foshnjeve
NENI 400. – Kushdo që tue mshef ose tue këmbye një foshjne, i humbë ose i ndrron gjëndjen civile (état civil) ose ban të figurojë në regjistrat e gjëndjës civile një foshnje që nuk eksiston, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në pesë vjet.
NENI 401. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin e ma sipërme lëshon një foshnjë të ligjëshme, ose natyrale të njoftun, në një strehë foshnjore ose në një tjetër vënd mirë-bas ose e paraqit në ndo njënin nga këto vënde tue i mshef gjendjen civile, ndeshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet.
Në qoftë se fajtori asht njani nga të parëlindunit e foshnjës, ndeshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muej deri në pesë vjet.
NENI 402. – Fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë, në qoftë se këtë faj e ban për me shpëtue onorin e vet ose të së shoqes, të s’amës, të të pas-lindunve, të vajzës t’adoptueme ose të motrës ose për me praps mundime të gadëshme (imminents) ndeshkohet me burgim nga një muej deri në dy vjet.
TITULLI IX
Delikte kundra personit
KAPTINA I
Vrasje
NENI 403. – Kushdo që, me qëllim vrasjeje, shkakton vdekjen e tjetrit, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se njëzet vjet.
NENI 404. – Ndeshkimi asht burgim’i përjetëshëm, në qoftë se vrasja bahet:
1) Kundra bashkshortit, vëllajt, motrës, atit ose amës adoptive, djalit ose vajzës adoptive, vjehërrit ose vjehërrës, dhandrit ose nuses;
2) Kundra një misi të dhomave Legjislative ose një nëpunësi të Shtetit për shkak të funksioneve të tyne;
3) Tue përdor substanca helmi;
4) Me trethje ose me mënyra asfiksiante;
5) Kundra një gruaje barrëse.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që vret dy persona në një kohë ose në kohëna të ndryshme dhe sikur midis të dy vrasjeve të ketë kalue koha e caktueme për parashkrim.
NENI 405. – Ndeshkohet me vdekje ay që ban deliktin e parapame në nenin 403, në qoftë se;
1) Vret ndonjanin nga të parëlindunit ose të paslindunit të ligjëshem, ose amën atin, djalin ose bijën naturale, kur asht njoftun ose dekllarue ligjërisht filiasoni naturel;
2) Vret me paramendim;
3) Vret tue qënë i shtytun vetëm nga shpirti barbarik e keq-baës e tij ose tue përdor tortura ose mendime të randa;
4) Vret me mjet zjarmi, mbytje-uji, fundosje ose me mjet tjetër prej atyne që tregohen në Titullin VII, të këtij Libri.
5) Vret për me pregatit, lehtësue ose për me përmbarue një tjetër faj, dhe si kur ky të mos jetë kryem;
6) Për një herësh, dhe me të mbarue një faj, vret për me sigurue përfitimin, ose vret për shkak se e shef të pa-mundme m’i mbrrit qëllimit që ka pasë;
7) Vret për me mshef fajin ose për me çduk gjyrmat ose provat ose për m’i sigurue ndryshe vedit ose të tjerëve mos ndeshkimin.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që vret ma shumë se dy persona në një kohë ose kohna
të ndryshme dhe sikur në midis këtyne vrasjeve të ketë kalue koha e caktueme për parashkrim.
NENI 406. – Në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, në qoftë se nuk do të ngjante vdekja, po të mos bashkoheshin dhe konditat të cilat eksistonin para fajit por nuk diheshin prej fajtorit, ose shkaqe të tjera që kanë lindun ma pas veprës t’auktorit dhe janë pa varuna nga vepra e tij, ndeshkimi, në rastin e nenit 403, asht burgim i randë nga shtatëmbëdhjet deri në njëzet e dy vjet, dhe në rastet e nenit 404, asht burgim i randë nga njëzet deri në tridhjet vjet, e në rastin e nenit 405, burgim i përjetshëm.
NENI 407. – Kushdo që, me vepra të drejtueme për me ba një lezion trupor, shkakton vdekjen e ndonjanit, ndeshkohet me burgim të randë nga tetë deri në dymbëdhjet vjet, në rastin e nenit 403, dhe nga dymbëdhjet deri në pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 404, dhe jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 405.
Në qoftë se vdekja nuk do të ngjante po të mos ishin bashkue dhe konditat të cilat ekzistonin para fajit por nuk diheshin prej fajtorit, ose shkaqe të tjera që kanë lindun mbas veprës t’auktorit e që nuk mvaren nga vepra e tij, ndeshkimi asht burgim’i randë nga pesë deri në dhjet vjet në rastin e nenit 403, dhe nga tetë deri në dymbëdhjet vjet në rastin e nenit 404 dhe nga dhjet deri në pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 405.
NENI 408. – Kur delikti i parapame në nenin 403, asht ba kundra një foshnjeje të pa shkrueme ende në regjistrat e gjëndjes civile, dhe mbrënda në pesë ditët e para të lindjes së këesaj, me qëllim që të shpëtoj nderin e vet ose të grues, të amës, të të paslindunës, të vajzës adoptive ose të motrës, ndeshkimi asht me burgim nga tre deri në dymbëdhjet vjet.
NENI 409. – Kushdo që e ban tjetrin të vendosë (determine) me vra vedin ose i ndihmon në vet-vrasje, në qoftë se kjo ngjan, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe në qoftë se nuk ngjan për shkaq ndalimtar të cilat nuk varen as nga vullnet i nisiatorit të vet-vrasjes as nga determinuësi ose ndihmësi, burgim i randë asht nga tre muej deri në dy vjet.
NENI 410. – Kushdo që për me ba gruen e vet ose njanin nga të parëlindunit ose të pas-lindunit ose motrën e vet, me të cilët bashkëjeton, që të determinojnë vet-vrasjen e tyne, u sjellet në një mënyrë aq të keqe e të jashtë-njerzishme sa q’i ban të vendojnë vet-vrasjen, ndeshkohet me burgim të randë nga pesë deri në pesmbëdhjet vjet, dhe në qoftë se vetëvrasja nuk mbarohet pët shkaqe ndalimtare të cilat nuk mvaren as nga vullneti i determinuesit as nga ay i nisiatorit, ndeshkimi asht burgim’i randë nga një deri në pesë vjet.
NENI 411. – Kushdo që, nga pa-kujdesia ose imprudenca ose nga mos stervitja në mjeshtërin ose në profesjonin e vet, ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhënave ose i disiplinës, shkakton vdekjen e ndonjanit, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se vepra shkakton vdekjn e dy ose ma shumë personave ose vdekjen e njanit vetëm, dhe lezionin e një ose ma shumë personave të tjera, dhe ky lezion ka shkaktue efektet e tregueme në Nr. 1 dhe 2 të nenit 412, ndeshkimi asht burgim nga një deri në tetë vjet dhe gjob’e randë jo ma pak se treqint fr. ari.
KAPTINA II
Lezion Trupor
NENI 412. – Kushdo që, pa pasun qëllim vrasjeje i shkakton ndonjanit një dam në trup ose në shëndet, ose një turbullim mëndor ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në një vit.
Ndeshkimi asht:
1) Burgim i randë nga një deri në pesë vjet, në qoftë se vepra shkakton dobësië të përherëshme (permanente) të një shqiseje (sens), ose të një sjënjë plage të përherëshme (balafre permanent) në fytyrë ose i shkakton ndonji rrezik jete ose një sëmundje mëndore ose trupore që vazhdon njëzet ditë ose ma tepër, ose ma mundësië në punët ordinare të tij po për aq kohë, ose faji asht ba kundra një gruje barrëse, se cillës i ka shpejtue pjelljen.
2) Burgim’i randë nga pesë deri në dhjet vjet, në qoftë se vepra shkakton një sëmundje mëndore ose trupore për të cilën asht e sigurt ose probable që nuk shërohet, ose humbjen e një shqiseje (sens), të një dore, të një kambe, të një fjalosunit, ose të një organi ose një shëmtim (deformation) të përhershëm në fytyrë, ose faji asht ba kundra një grueje barrësee, së cillës i ka shkaktue dështimin.
Jashtë rasteve të parapame në numërat 1 e 2 dhe në nenin që pason, në qoftë se vepra nuk shkakton sëmundjen ose pa mundësina në punët ordinare, ose sëmundja ose pa-mundësia nuk vazhdon ma tepër se dhjet ditë, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e të damtuemit, dhe ndeshkimi, në këtë rast asht burgim’i randë deri në tre muej, ose gjob’e randë nga një qint deri në një mijë fr. ari.
NENI 413. – Kur në veprën e parapame një nenin e masipërme bashkohet ndo njana nga cirkonstancat e tregueme në numërat 1, 2, 3, 4, të nenit 404, ose vepra asht ba me armë të fshefta ose me ç’do tjetër armë që quhet vetiu armë, ose me substanca ngranëse (corrosive), ndehskimit i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
Në qoftë se bashkohet ndonjana nga cirkonstancat e parapame në nenin 405, ndeshkimit i shtohet një e treta, tue u aplikue dhe dispozitat e nenit 77, atje ku ka vënd.
NENI 414. – Kur, në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, vepra kapërcen në konsekancat qëllimin që ka pasun fajtori, ndeshkimeve të caktueme n’ato nene i u zbritet një e treta deri në gjymsën.
NENI 415. – Kushdo që, nga imprudenca ose pa-kujdesija ose nga pa-stërvitja në mjeshtrinë ose në profesionin e vet ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhnave ose i disiplinës, i shkakton ndonjanit një dam në trup ose në shëndet ose një trumbullim mëndor, ndeshkohet:
1) Me burgim deri në tre muij, ose me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari, dhe nuk behen ndjekje veç se mbi kërkimin e anës së damtueme, në rastet e § të parë dhe të fundit të nenit 412/
2) Me burgim nga një deri në njëzet muej ose me gjobë të randë nga njëqint deri në gjashtmijë fr. ari, në rastet e tjera.
Në qoftë se personat e damtueme si mbas këtij neni, janë dy ose ma shumë, në rastet e numerit 1, burgimi mund të zgjatet deri në gjashtë muej, dhe gjoba e randë deri në dymijë fr. ari, dhe në rastet e numërit 2, ndeshkimi asht burgim nga tre muej deri në tre vjet, ose gjob’e randë ma tepër se një mijë fr.ari.
NENI 416. – Në rastet e § të fundit të nenit 412 e të numërit 1 të nenit 415, në të çilat ndjekjet bahen mbi kërkimin e anës e damtueme, heqja-dorë e paditësit penale nga padia, para se akt-gjykimi të marrë formën e preme, rrëzon padiën penale.
KAPTINA III
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme
NENI 417. – Nuk asht i ndeshkuëshëm ay që ka ba ndonjanin nga fajet e parapame në kaptinat e ma sipërme tue qënë i shtrënguem nga nevoja:
1) Për me mbrojtë pasunin’e vet kundra auktorëve të ndonjanit nga fajet e parapame në nenet 450, 451, 452, 455 ose nga plaçkitja.
2) Për me prapsë anktorët e një ngjitjeje (escalade), thyemje (ruptur) ose një zjarmi që behen në shtëpiën ose në të tjera godina ku banojnë njerëz, ose në dependencat e këtyne, në rastin që kjo ngjan natën, ose, kur, qoftë dhe ditën, shtëpija ose godina e banimit ose dependencat e këtyne janë vënde t’izolueme, dhe asht frikë e bazueme se sigurimi i atyne që ndodhen mbrënda asht në rrezik.
Ndeshkimit i zbritet një e treta dhe burgimi i randë kthehet në burgim, në qoftë se fajtori tue u mbrojt ka kapërcye kufinin në rastin e treguem në numrin 1 të këtij neni, ose faji asht ba në të prapsunit e auktorëve të skalladës, të rupturës, ose të zjarmit që bahen në shtëpië ose në të tjera godina që banojnë njerëz ose në të tjerat godina që banojnë njerëz ose në dependencat e këtzne dhe nuk ndodhen konditat e parapame në numërin 2.
NENI 418. – Gjith ashtu, nuk asht i ndeshkueshëm ay që ka ba njanen nga veprat e parapame në kaptinat e masipërme, në qoftë se faji asht ba nga burri kundra grues nga prindi kundra të paslindunës, nga të paslindunit kundra amës ose gjyshes, nga vllaji kundra motrës nga vjehrri kundra nuses dhe nga ungji kundra mbesës kur banojnë në një shtëpi ose kundra bashkëvepruesave të ktyne ose kundra të dyve bashkë, kur i gjen në turpënim e sipër ose i shef në një gjëndje që nuk lën as pak dyshim se kanë veprue ose do të veprojnë n’atë kohë turpënimin.
NENI 419. – Për deliktet e parapamë në kaptinat e masipërme ndeshkimi zbritet nga gjysma deri në një të gjashtën e dënimit, tue u kthye burgimi i randë në burgim, dhe burgimi i përjetëshëm si dhe vdekja në burgim të randë jo ma pak se gjashtë vjet, në qoftë se, tue gjetun në turpënim e sipër, ose në një pozitë që nuk lën aspak dyshim se n’atë kohë kanë ba ose do të bajnë turpënin, vepron grueja kundra burrit, prindi kundra vajzës adoptive, dhandri kundra vjeherrës, kunati kundra kunatës, thjeshtri kundra njerkës, djali kundra amës adoptive, ose vjeherri kundra nuses ose ungji kundra mbesës kur nuk banojnë bashkë ose motra kundra motrës ose kundra bashkë vepruesve të këtyne ose kundra të dyve bashkë.
Ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën dhe vdekja dhe burgim’i përjetëshëm kthehen në burgim të randë jo ma pak se pesmbëdhjet vjet, në qoftë se në këtë mënyrë vepron kushrini kundra kushrinës së parë, nipi kundra ungjes, ay që ka një autoritet ligjuer mbi të turpënuemen kundra kësajë, ose kundra bashkë vepruësve të këtyne ose kundra të dyve bashkë.
Zbritja e ndeshkimit në mënyrën e tregueme në § I të këtij neni aplikohet dhe në rastet që gjejnë prindi të paslindunin ose vëllaj vëllanë tue u turpënue ose në një pozitë që nuk lën as pak dyshim se kanë ba ose do të bajnë n’atë kohë veprën e sipërtregueme të pederastisë dhe veprojnë kundra atyne, ose bashkëvepruësave ose të dyve bashkë.
NENI 420. – Kur dy ose ma tepër persona marrin pjesë në të krzemit të ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet 403, 404, 405, 412, 413 dhe nuk dihet auktori i vrasjes ose i lezionit, këta dënohen që të gjithë me ndeshkimet e caktueme, si mbas rasteve, n’ato nene tue u zbritun një e treta deri në gjysmën e atyne ndeshkimeve, dhe burgimi i përjetëshëm kthehet në jo ma pak se pesmbëdhjet dhe vdekja në jo ma pak se njëzet vjet burgim të randë.
Kjo zbritje nuk aplikohet për ata që kanë bashkveprue në fajin drejt për së drejti.
NENI 421. – Për veç rastit të parapame në nenin e masipërme, dhe për veç ndeshkimeve ma të mbëdhaja që sjellin fajet e bamuna individualisht kur në një zanëje (rixe) mbetet i vramë ndonjë njeri ose pëson ndonjë lezion trupor, gjith ata që kanë vue dorë sipër të damtuemit, ndeshkohen:
1) Me burgim të randë nga tre muej deri në pesë vjet në qoftë se ka mbet i vramë ndonjeni ose ka pësuëm leyion trupor nga i cilli i ka arth vdekja.
2) Me burgim të randë deri në dy vjet për rastet e tjera, por jo ma tepër se me një të tretën e ndeshkimit që kishte me i u caktue auktorit.
Ata të cilët kanë marrë pjesë në një zanëje pa mos i vue dorë përsipër të damtuemit, ndeshkohen me burgim të randë deri në gjashtë muej.
Ndeshkimeve t’atyne që janë ba shkaku i zanëje, qit armë për me friksue, ndeshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe në rastin që zbraz armë me atë qëllim, ndëshkimi asht deri në një vit.
NENI 423. – Për shpërblimin e dameve të rrjedhuna nga deliktet e parapame në nenet 411 e 415, së bashku me fajtorët janë civilisht përgjegjës dhe patronat e tyne kur faji asht ba në shërbim e sipër.
KAPTINA IV
Deshtim
NENI 424. – Gruja që, me çdo mjet, të cillin e përdor ajo vetë ose me një tjetër, me hirin e saj, deshton foshnjen, ndeshkohet me burgim nga një deri në katër vjet.
NENI 425. – Kushdo që, tue i marrë hirin një grueje i prokuron deshtimin, ndeshkohet me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet.
Në qoftë se përfundimi i veprës së bamun ose i mjeteve të përdorueme për me prokurue deshtimin, shkaktojnë vdekjen e grues, ndeshkimi asht burgim i randë nga katër deri në shatë vjet, dhe në qoftë se vdekja ka arth prej përdorimit të mjeteve ma të rrezikshme se ato për të cilat kishte dhanë hirin gueja, ndeshkimi asht burgim i randë nga pesë deri në dhjet vjet.
NENI 426. – Kushdo që përdor mbi një grua mjete të drejtueme për deshtim, pa hirin e saj ose kundra vullnetit të saj, ndeshkohet me burgim të randë nga tridhjet vjet muej deri në dymbëdhjet vjet, në qoftë se bahet deshtimi.
Në qoftë se nga deshtimi ose nga mjetet e përdorueme për ketë, shkaktohet vdekja e grues, ndeshkimi asht burgim’i randë nga pesëmbëdhjet deri në njëzet vjet.
Ndeshkimeve të caktueme në këtë nen, u shtohet një e gjashta në qoftë se fajtori asht i shoqi i asaj grueje.
NENI 427. – Kushdo që shet, ose ven në shitje, ose ban të shiten ose përndan ose ban të përndahen me çdo mënyrë, barne, substanca, vegëla ose të tjera sende të cilat e din që janë të destinueme pë deshtim, ndeshkohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr. ari, dhe sikur dështimi të mos ngjajë ose të mos niset m’u krye ose barnat, substancat, veglat ose sendet e sipërtregueme të cilat janë dhanun si të fuqishme (efficace) për deshtimin, të mos jenë t’afta.
NENI 428. – Kur fajtori i ndo njanit nga deliktet e parapame në të tre nenet e ma sipërme asht person q’ushtvron profesjon shndetsije ose një profesion ose mjeshtërie e cila asht nën vrejtimin qeveritar për interesin e shëndetsisë publike, dhe ky person ka pasun tregue ose prokurue ose përdorue mjetet nga të cilat ka arth deshtimi ose asht shkaktue vdekja, ndeshkimeve të caktueme n’ato nene u shtohet një e gjashta.
Dënimi ka kurdoherë për efekt, pezullimin e ushtrimit të profesjonit ose të mjeshtrisë për një kohë baras me atë të burgimit të randë ose të burgimit q’i asht vumun.
NENI 429. – Kur deshtimi i foshnjës bahet me shpëtue nderin e vet ose të së shoqes, të s’amës, të paslindunës, ose të vajzvs adoptive, ose të motrës, ndeshkimeve të caktueme në nenet e masipvrme u zbritet një e treta deri në dy të tretat, dhe burgim’i randë kthehet në burgim.
KAPTINA V
Të lanunit e të vegjëlve ose personave të tjerë që janë të pa zot për me shikue vehten e tyne ose që ndodhen në rrezik
NENI 430 . – Kushdo që len më vehte (abandonne) një të vogël nën dymbëdhjet vjeç, ose një person i cili, nga shkaku i një sëmundjeje mëndore ose trupore, nuk asht i zoti të shikojë vehten dhe për të cilin ay ka barrën e ruejtjes ose asht i detyruem m’u kujdesue, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej.
Në qoftë se nga kjo vepër i shkaktohet personit të lanun ndonjë dam i randë në trup ose në shëndet, ose një turbullim mëndor, fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet; dhe nga pesë deri në dymbëdhjet vjet në qoft se shkaktohet vdekja.
NENI 431. – Ndeshkimeve të caktueme në nenin e ma sipërmë u shtohet një e treta:
Në qoftë se lanëja bahet në vënd të shkretë (solitarie);
Në qoftë se delikti asht ba prej amës ose atit mbi fëmiën legjitime ose mbi fëmiën natyrale të njohun ose të dekllaruëm ligjorisht, ose prej adoptuesit mbi fëmiën adoptive ose përkundrejt (viceversa).
NENI 432. – Kur fajtori deliktin e parapamë në nenet e ma sipërme e ban mbi një foshnjë që nuk asht shkruë ende në regjistrat e gjëndjes civile dhe brënda pesë ditëve ç’prej kohës që ka lindun, për me shpëtue nderin e vet ose të së shoqes ose të s’amës ose të paslindunës ose të vajzës adoptive ose së motrës, ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën, dhe burgim i randë kthehet në burgim.
KAPTINA VI
Abuzimi i mjeteve të përmirësimit ose të disiplinës dhe keq-sjellja në familje ose kundrejt të vegjëlve
NENI 433. – Kusdo që, tue abuzue mjetet e përmirësimit ose të disiplinës, shkakton dam ose rrezik në shëndetin e një personi q’asht vumun nën autoritetin e tij, ose i asht besue, për edukim, mësim, kujdesim, vrejtim ose ruejtje ose për me ushtrue një profesion ose një mjeshtrie, tek ay, ndeshkohet me burgim deri në trembëdhjet muej.
NENI 434. – Kushdo që, jashtë rasteve të tregueme në nenin e masipërmë përdor mënyra të këqija (mauvais traitements) kundrejt një personi të familjes ose të një të vogëli nën dymbëdhjet vjeç, ndeshkohet me burgim të randë deri në tridhjet muej.
Në qoftë se ato të këqija janë ba kundrejt një të paslinduni ose një të parëlinduni, ose vjeherrit ose vjeherrës, ose prindëve të këtyne ose dhandrit ose nuses, ndeshkimi asht burgim i randë një deri në pesë vjet.
Në qoftë se sjelljet e këqija janë ba kundrejt bashkshortit nuk bahen ndjekje vëç se me kërkimin e anës së damtueme dhe në qoftë se, ky asht nën njëzet vjeç, ndjekjet bahen dhe mbi kërkimin e atyne të cilët do të kishin mbi të fuqin e atësisë ose të tytorisë po të mos ishte i martuem.
NENI 435. – Në rastet e parapame në nenet e masipërmë, gjyqi, mund të vendosi, që dënimi të ketë për efekt, për prindin humbjen e ç’do të drejte që ka, në bazë të fuqisë s’atsisë, mbi personin dhe mbi pasuninë e të paslindunit në dam të cilit ka ba deliktin, dhe sa për tytorin, rrëzimin nga tytoria dhe nga ç’do tjetër ofiq tytorie.
NENI 436. – Kushdo që, tue ardhun me çdo menyrë në kontakt (communiquant) me dy ose me ma shumë persona, të mbledhun ose veç e veç, i atribuon një personi një fakt të caktuem e t’atillë që ekspozon në poshtrim ose n’urrejtje publike ose q’i ofendon onorin ose famën, ndeshkohet me burgim nga tre deri në tridhjet muej, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba në nji akt publik ose me vizatime ose me shkresa të përhapuna ose t’ekspozueme në publikun ose me mjete të tjera botimi, ndeshkimi asht me burgim nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë jo ma pak se një mijë fr. ari.
NENI 437. – I pandehuni për deliktin e parapamë në nenin e ma sipërmë nuk ka të drejtë të provojë për çfajësinë e vet, se vepra q’i ka arbitrue t’ofenduemit asht e vërtetë ose e ditun botënisht.
Provimi i së vërtetës pranohet vetëm:
Në qoftë se personi i ofenduem asht një nëpunës i Shtetit, dhe vepra q’i atribuohet referohet n’ushtrimin e funksionit të vet për veç kur ndodhin rastet e nenevet 222 dhe 227;
Në qoftë se për faktin q’i atribuohet t’ofenduemit asht çelun gjyq ose kanë fillue kundër atij ndjekje penale.
Në qoftë se ankuesi kërkon formalisht që gjykimi të zgjanohet tue u hetue dhe në se fakti q’i atribuohet asht i vërtetë ose i rremë.
Në qoftë se provohet që fakti asht i vërtetë ose për atë fakt i ofenduemi dënohet, atribuësi nuk ndeshkohet për veç se kur mënyrat e përdorueme formojnë më vehte deliktin e parapamë në nenin që pason.
NENI 438. – Kushdo që tue ardhun me çdo mënyrë në kontakt me dy ose ma shumë persona të bashkët ose veç e veç, ofendon, me ç’do lloj menyre, onorin, famën ose dinjitetin e një personi, ndeshkohet, ndeshkohet me burgim deri në dy muej ose me gjobë të randë deri në pesqint fr. ari.
Në qoftë se faji asht ba në pranië t’ofenduemit, dhe vetëm qoftë ky, ose me shkresë q’i ka drejtue ose faji asht ba botenisht, ndeshkimi asht me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në tetëqint fr. ari; dhe në qoftë se çnderimi asht ba botënisht tue qënë gati dhe i ofenduemi, ndëshkimi asht me burgim deri në katër muej, ose me gjobë të randë deri në njëmijë e pesqint fr. ari.
Në qoftë se faji asht ba me ndonjanën nga mjetet e tregueme në § e II të nenit 436 ndeshkimi asht me burgim nga dy muej deri në dy vjet, ose me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
NENI 439. – Kur delikti i parapamë në nenin e ma sipërme asht ba kundra një personi ligjorisht i ngarkuem me një shërbim publik, në pranësië të tij dhe për shkak t’atij shërbimi, fajtori ndeshkohet me burgim deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë deri në tremijë fr. ari, dhe në qoftë se ky çnderim bahet botënisht, ndeshkimi asht me burgim deri në tre muaj ose me gjibë të randë deri nga njëqint deri në katër mijë fr. ari.
NENI 440. – Kur në rastet e parapame në të dy nenet e masipërme i ofenduemi ka qënë shkaku detërminues dhe i pa drejtë i çnderimit, ndeshkimit i zbritet një e treta deri në dy të tretat, dhe në qoftë se çnderimet kanë qënë reciproke, gjyqi mund, si mbas cirkostancave, t’i përjashtojë nga ndeshkimi të dy palet ose njanin vetëm.
Nuk asht i ndeshkueshëm ay që nga shkaku i një violence personale ka qënë i provokuëm që të bajë ofendimin.
NENI 441. – Në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, dhe si kur ofenduesit të mos këtë përmend emnin e t’ofenduemit, ose ofendimin t’a ketë ba me një mënyrë të mbyllur, po qè se eksistojnë shënja dhe presomsione që nuk lanë dyshim se ay ofendim i asht atribue personit ankuës, quhet si kur i asht përmend emni, dhe ato ofendime i janë drejtue atij vetë.
NENI 442. – Për çnderimet që përmbahen në shkresat e paraqituna ose në fjalimet e ndërgjyqësave ose të përfaqësusave të tyne përpara Autoriteteve gjyqsore të cilat u përkasin çashtjeve të ndergjyëshme, nuk bahen ndjekje; por në këto raste, përveç masave disiplinare të caktueme nga ligja, gjyqi tue dhanë vendimin mbi padiën, mund t’urdhnojë dhe çdukjen, tanësisht ose pjesërisht, të shkresave ofenduëse dhe mbi kërkimin e anës t’ofendueme t’i caktojë një dam shpërblim në të holla.
NENI 443. – Në rast të dënimit për ndonjanin nga deliktet e parapamë në këtë kaptinë, gjyqi urdhënon konfiskimin dhe çdukjen e shkresave, vizatimeve ose mjeteve të tjera me të cilat asht ba delikti dhe atje ku shkresat janë t’atilla që nuk mund të bahet konfiskimi ose çdukja, shënohet n’ato shkresa pjesa e akt-gjykimit përkatës.
Mbi kërkimin e t’ofenduemit, vendimi i dënimit publikohet me shpenzimet e të dënuemit një ose dy herë në fletoret që cakton ky vendim por në jo ma shumë se tri fletore.
NENI 444. – Për deliktet e parapame në këtë kaptinë, ndjekjet bahen vetëm me kërkimin e t’ofenduemit.
Në qoftë se i ofenduemi vdes para se t’apë kërkesën, ose ato delikte janë ba kundra kujtimit të një të vdekuni, në vënd të këti, mund t’apin kërkesë bashkshorti, të parëlindunit, të paslindunit, vllaznit, motrat dhe fëmijët e këtyne, vjehërri ose vjehërra dhandri ose nusja dhe trashëgimtarët drejt për së drejti të të vdekunit.
Në rast që ofendimi asht ba kundra një trupi gjyqësuer, politik ose administrativ, ose kundra një përfaqësuesi të këtyne, ndjekjet bahen me autorizimin e atij trupi, ose të kryetarit hierarkik të tyne kur ay trup nuk asht themelue si këshillë.
NENI 445. – Padija penale për deliktet e parapame në këtë kaptinë, parashkruhet me kalimin e një viti, në rastet e parapame në nenin 436, dhe me kalimin e tre muejve në rastet e parapame në nenet 438 e 439.
TITULLI X
KAPTINA I
Vjedhje
NENI 446. – Kushdo që me qellim përfitimi merr posedimin e një sendi të lujtëshëm të tjetërit, tue e heq nga vëndi ku gjindet, pa pasun hirin e të zotit, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë.
Vjedhje quhet dhe ndeshkohet si ma sipër, heqja e një kurenti eletrik ose e ç’do tjetër fuqie kësodore të një treti po me qëllim përfitimi.
Delikti i sipër treguem bahet dhe mbi sende të një trashëgimi të pa pranuem ende, kur vepëruësi nuk i ka në dorë ato. Gjith’ashtu bahet dhe mbi sende të përbashkëta, nga një bashkëpjesëtar, shok (associè) ose bashkëtrashëgimtar, vetëm kur fajtori nuk i ka akto në dorë.
Në këtë rast sasia ose vlera e sendevet të vjedhuna caktohet dhe çmohet, tue u zbritun pjesa q’i takon fajtorit.
NENI 447. – Për deliktin e parapamë në nenin e ma sipërme burgim’i randë asht nga gjashtë muej deri në katër vjet dhe po me gjobë të randë, në qoftë se vepra asht ba:
1) Në zyrat, arqivat ose stabilimentat publike, mbi sende që ruhen atje, ose gjetke mbi sende të destinueme për m’u përdor oër dobië publike.
2) Në vorreza, tzrbe ose vorre, mbi sende të cilat formojnë stolisjet e këtyne ose jan vumun për me mbrojt ato ose mbi sende që ndodhen mbi kufomën ose janë vorrosun bashkë me kufomën.
3) Mbi sende që shërbejnë ose që janë të destinueme për fe, në vënd të lanuna për ushtrimin e kësaj ose në dipendencat e këtyne që janë rë destinueme për ruejtjen e asodore sendeve.
4) Mbi një person fsheftazi e me shkaftësi të veçantë (filoutage) në vënde publike ose të çeluna për publikun.
5) Mbi sende ose të holla t’urdhtarëve brënda në ç’do lloj mjet transportimi, të tokës, të detit, t’erës ose në stacionet ose sqelat e sipërmarrjevet të transportimit publik.
6) Mbi shtayat në vënd ku rriten këto ose mbi shtazat të lanuna, nevojisht, në vënde të hapet ranë, astet që nuk mund t’aplikohet dispozita e numurit 12 të nenit të ma poshtëm.
7) Mbi drunjë në pzje të preme ose mbi pemë dru në vënde ku seliten të këtilla, ose mbi prodhime të tokës të cilat janë të këputuna dhe të lanuna, nevojërisht, në vënde të hapëta.
8) Mbi gjana të cilat si mbas zakonit ose destinacionit të tyne mbeten të ekspozueme në besimin publik.
NENI 448. – Për deliktin e parapamë në nenin 446, burgimi i randë asht nga tetmbëdhjet muej deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se një qint fr. ari.
1) Në qoftë se midis atij q’i u ba vjedhja dhe fajtorit, eksistojnë marëdhanje reciproke në punë, ose në kontravancion pune ose shërbimi ose që të dy ata bashkëpunojnë, qoftë dhe përkohësisht, dhe vjedhja në këto raste asht ba me abuzim të besimit që rrjeth nga ato relacione dhe mbi sende të cilat, nga shkaku i atyne relacioneve, ishin lanun ose ekspozuem në besimin e vjedhësit.
2) Në qoftë se fajtori ban vjedhjen tue përfitue nga lehtësimi që rrjeth prej ndonjë prishjeje, kalamiteti ose alarmi publik, ose nga ndonjë e keqe q’i ka ngja veçanërisht atij q’i behet vjedhja.
3) Në qoftë se fajtori, tue mos bashkëjetue me të vjedhunin, ban fajin natën në një godine ose në një vënd tjetër të destinuem për banim.
4) Në qoftë se fajtori për me ba fajin ose për me transportue sendin e vjedhun, shkatron, rrëxon, thyen ose çaë sende mbyllëse prej materiali të fortë të cilat janë vumun për mbrojtje të njerzisë ose të pasunise, dhe sikur thyrja të mos jetë ba në vendin e vjedhjes.
5) Në qoftë se fajtori, për me ba fajin ose për me transportue sëndin, e vjedhun, hap brava tue përdor çelsa fallso ose vegla të tjera, ose dhe çelsin e vërtetë që e ka humb i zoti ose q’i a ka vjedhun këtij, ose e ka në dorë ose e mban pa të drejtë.
6) Në qoftë se fajtori për me ba fajin ose për me transportue sendin e vjedhun, hyn në godinë ose në një vënd të rrethuem ose del prej atyne nga rrugët që janë të ndryshme nga ato të destinueme për me shkue zakonisht njerëzia, tue kalue pengesa ose mbrojtesa t’atilla që nuk munt të kalohen veç se me mjete artificiale ose me shkaftësi (agilitè) personale.
7) Në qoftë se vepra asht ba tue prish vulat e vumuna nga një nëpunës Shteti si mbas dispozitave të ligjës ose me urdhën t’Autoritetit.
8) Në qoftë se vepra asht ba nga person që ka ndryshue formën (déguisé).
9) Në qoftë se vepra asht ba nga tre ose ma tepër persona të bashkuem.
10) Në qoftë se vepra asht ba tue i vue vehtes një cilësi nëpunësie shteti.
11) Në qoftë se sendi i vjedhun asht nga ata që janë çiltazi të destinueme për mbrojtim publik ose si mbrojtëse publike kundrejt një të keqeje (infortune).
12) Në qoftë se vepra asht ba në kullonjet ose në vende të hapta ose në grazhdoret ose në vathe që nuk formojnë drejt për së drejti dependencat e një shtëçie të banueme ose mbi bagëti në tufë ose mbi shtaza të trasha (gros) dhe sikur këto të mos jenë në tufë.
Kur bashkohen dy ose ma tepër nga atë cirkonstanca që parashikohen në numurat e këtij neni, burgimi i randë asht nga tre deri në dhjet vjet, dhe gjoba e randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
NENI 449. Kushdo që, pa pasun hirin e atij që ka të drejtë vjel ose mbleth kalli, rush ose prodhime të tjera të tokës, të pa vjeluna, ndeshkohet, me kërkimin e anës së damtueme, me burgim deri në tre muej, ose me gjobë deri në njëqint fr.ari, dhe në rast të përsëritjes të këtij delikti dënohet me burgim nga dhjet ditë deri në gjashtë muej, dhe me gjobë të randë nga pesdhjet deri në një mijë fr. ari.
KAPTINA II
Pré (rapine), shtrëngim (extorsion) dhe rikato (rançonnement)
NENI 450. – Kushdo që, tue përdorë violencë ose tue frikësue se ka me sjellë dame të randa të gadëshme (imminent) në person ose në pasuni, shtrëngon në dorësin ose tjetër person që ndodhet në vëndin e deliktit, t’i dorëzojë një send të lujtshëm, ose të mos kundërshtojë që ay t’a hedhë në dorë atë send, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Po me këtë ndeshkim, dënohet dhe ay që, kur e mer, ose për-një herësh me të marë sendin e luejtshëm të tjetrit, përdor kundra personit të cilit i bahet grabitja ose kundra atij që vete për ndihmë në vëndin e deliktit, violencat ose frikësimet e sipër-tregueme për me ba fajin ose për me transportue sendin e grabitun ose për me shpëtue nga ndeshkimi vehten ose bashkëpuntorin e vet.
Në qoftë se violenca asht drejtue vetëm për me heqë sendin nga dora sipër personit fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesëdhjet fr. ari.
NENI 451. – Kushdo që tue përdorë violencë ose tue frikësue se ka me sjellë dame të randa në personin ose në pasuninë, shtrëngon ndonjanin m’i dorzue, me nënshkrue ose me çduk në damin e vet ose të tjetrit një akt që ka një efekt juridik të ç’do lloji, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhet vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
NENI 452. – Kur ndonjana nga veprat e parapame në nenet e ma sipërme asht ba me friksim jete tue qenë vepruesi i armatosun ose nga dy ose ma shumë persona, nga të cilët dhe vetëm njani të jetë çiltazi i armatosun, ose nga dy ose ma shumë persona që kanë ndryshue formën (déguisé) ose në qoftë se vepra asht ba me ndalimin e lirisë personale, burgimi i randë asht nga shtatë deri në pesëmbëdhjet vjet, dhe gjoba e randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
NENI 453. – Kushdo që, tue frikësue me ç’do mënyrë se ka me sjellë dame të randa në person, në nder ose në pasuni ose tue tregue një urdhën sikur asht dhanë prej Autoritetit ose prej ndonjë komitet që tmeron, shtrëngohen ndonjanin të dërgojë, të depozitojë ose të vejë në dispozicionin e fajtorit të holla, sende ose akte ose dokumenta që kanë një efekt juridik, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se dyqint e pesëdhjet fr. ari.
NENI 454. – Kushdo që, tue frikësue me shkrim ose me gojë, qoftë dhe tërthorazi se ka me i ba zbulime ose atribuime shamëse (imputations diffamatories), e shtrëngon m’i dorëzue të holla ose sende me me vleftë m’i nënshkrue ose m’i dhanë ose me ç’duk ndonjë shkresë, akt ose dokument që ka një efekt juridik, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tremijë fr. ari.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që, tue deh tjetrin e ven të nënshkrujë ose t’apë ose të ç’dukë një akt që ka një efekt juridik të ç’do lloji.
NENI 455. – Kushdo që ndalon (sequestre) një person për me marrë nga ky ose nga të tjerë, si çmim për lirimin e tij, të holla, sende ose akte ose dokumenta që kanë një efekt juridik në favorin e vet ose të personave që tregohen prej tij, dhe sikur qëllimi të mos mbarohet, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
NENI 456. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin 65, pa lajmërue ma parë Autoritetin, çon korispondenca ose lajmime të shkrueme ose verbale, për me mbarue qëllimin e deliktit të parapamë në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
NENI 457. – Ndeshkimeve të caktueme për deliktet e parapame në nenet 450, 451, 452, 453, dhe 455, kurdoherë i u shtohet të nënvuminit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
KAPTINA III
Mashtrime, dhelpënina të tjera dhe bakrut
NENI 458. – Kushdo që, me mjeshtërina (artifices) ose me dinakëriëna t’afta për me gënjye ose me tërheq (surprendre) mirëbesimin e tjetrit, e gabon këtë, dhe kështu i prokuron vedit ose të tjerëve një përfitim të të padrejtë me damin e tjetërit, ndeshkohet me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Burgimi i randë asht nga një deri në pesë vjet në qoftë se delikti asht ba:
1) Nga avokatët, përfaqësuesit ligjor, ose nga administratorët n’ushtrimin e detyrave të tyne.
2) Në dam të një administracjoni publik ose të një instituti për mirë-basië publike.
3) Me pretekst sikur ka me përjashtue ndonjanin nga shërbimi publik.
NENI 459. – Kushdo që me qëllim që të marë për vedin ose për të tjerët çmimin e një sigorte të bamun kundra një aksidenti ose një tjetër fitim të pa-drejtë, shkatron, ose çduk, ose prish me çdo lloji mjeti, sendet e veta, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit, dhe në qoftë se mbarohet qëllimi, aplikohen dispozitat e nenit të ma sipërmë.
NENI 460. – Kushdo që, për interesin e vet ose të një tjetëri, dhe tue abuzue nevojat, pasionet ose pastërvitjen e një personi q’asht nën njëzet vjeç, ose q’asht i ndaluem (interdit) ose pa kapacitet ligjore (inhabilité) i ban këta t’i nënshkruejnë një akt që sjell një efekt juridik të ç’do lloji, në damin e vehtes tzne ose të të tjerëve, përveç që kz akt asht i pa-fuqishëm për shkak inkapaciteti të personit, fajtori ndeshkohet me burgim nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
NENI 461. – Kushdo që, tue lithë një konvencion me të cilin krediton një person që ka kalue moshën njëzet vjeç dhe nuk asht as i ndaluem as pa kapacitet ligjuer, abuzon nevojën e madhe ose gjak nxehtësin, me të cilat gjëndet i kredituemi, dhe kontrakton për vehten ose për të tjerët t’atilla përfitime të cilat, tue u marrë parasysh gjithë cirkonstancat e rastit, çiltazi duken se janë në një disproporsion të math me krediën ose lehtësinë e dhanun, ndeshkohet me burgim deri në tre muej ose me gjobë të randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
Po me këto ndeshkime, dënohet dhe ay që tue ditun se ato të drejta kanë rrjeth në mënzrën e sipëtregueme, i merr ose i kërkon ose i transferon (céde) të tjetrit.
Në qoftë se për me mshef ato përfitime të pa drejta, asht ba ç’do lloj akti i simuluem, ose kreditori për m’u sigurue ka marrë dhe fjalën e nderit ose një zotim me be nga i damtuemi se ka përmbush ato detyrime, ndeshkimi asht me burgim deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë jo ma pak se treqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori këtë vepër e ka ba zakon ose mjeshtëri, ndeshkimi asht me burgim nga një muej deri në një vit dhe me gjobë të randë nga pesqint deri në pesëmijë fr. ari, tue u ndalue përkohësisht dhe nga ofiqet publike.
Për fajin e treguem në §§ I. II. III. të këtij neni, nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e anës së damtueme.
Fajtori nuk ndeshkohet në qoftë se para se të dërgohet në gjyq, çdamon plotësisht të damtuemin.
NENI 462. – Kushdo që me qëllim që të damtojë huadhanësin e vet, mshef ose çpronëson pasuniën e vet ose prish ose e damton ose ban marëveshtje të mshefta me të tjerët tue i tregue ata, kreditorët e vet, ndeshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim deri në një vit dhe me gjobë të randë.
NENI 463. – Kushdo që me qëllim fitimi ban një nënshtetas t’emigrojë tue e gënjye me lajme të reme ose me tregime faktesh të pa-qenuna, ndeshkohet me burgim nga tre muej deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
NENI 464. – Fajtoret, që si mbas dispozitave të kodit tregtar, dekllarohen bankrutarë dhelparakë, si dhe bashkëve pruesit e këtyne ndeshkohen me burgim të randë nga tre deri në dhetë vjet.
Ata tregtarë që si mbas dispozitave të kodit tregtar, deklarohen bankruptarë sembel, ndeshkohen me burgim nga një muej deri në dy vjet.
KAPTINA IV
Keq përdorim besimi
NENI 465. – Kushdo që përveton, tue kthye për fitimin e vet ose të një tjetri, një send të huej q’i asht dorëzue pë ç’do lloj shkak që sjell detyrimin me e kthye ose me ba një përdorim të caktuem në te, ndeshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim nga dy muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
NENI 466. – Kushdo që, tue abuzue një fletë të tjetërit të firmueme në të bardhë q’i asht lanë në besimin e tij me detyrim që t’a kthej ose të bajë një përdorim të caktuem në te, shkruen brënda sajë ose ban të shkruhet, në damin e firmuesit një akt që sjellë një efekt juridik të ç’do lloji, ndeshkohet, mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim të randë nga tre muej deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
Në qoftë se fleta e firmueme nuk ka qënë lanun në besimin e fajtorit, aplikohen dispozitat e kaptinavet III e IV të Titullit VI.
NENI 467. – Burgimi i randë ose burgimi asht, nga një deri në pesë vjet dhe ndjekjet bahen kryesisht, kur delikti i parapamë në nenet e ma sipërme asht ba me sendet që janë lanë në besimin ose i janë dorëzue fajtorit, me shkakun e profesionit, t’industris, të tregtis, t’administrimit, të punës, të shërbimit të tij ose so depozito nga nevoja (dépot nécessaire).
NENI 468. – Ndeshkohet me, mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim der në gjashtë muej, ose me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në njëmijë fr. ari.
1) Kushdo që gjen sende të të tjerëve të humbuna të cilat i përveton pa përmbush urdhënimet e ligjës civile për t’u ba zot’i gjasë së gjetuni.
2) Kushdo që, tue gjet një thesarë, përveton, pjesërisht ose tanësisht, atë pjesë q’i takon, si mbas ligjës, të zotit vendit;
3) Kushdo që, përveton sende të hueja të cilat kanë ra në dorën e tij gabimisht ose nga shkaku i një rasti të fatit (cas fortuit).
Në qoftë se fajtori ka ditun të zotin e sendit që përveton, ndeshkohet me burgim deri në një vit.
KAPTINA V
Fshehja dhe pranimi i sendeve delikti
NENI 469. – Kushdo që, jashtë rastit të parapamënë nenin 259, blen, pranon, ose mshef të holla ose sende që rjedhin nga një delikt, ose ndërmjetson me ç’do lloj mënyre, në të blemunit, në të marrunit ose në të fshehunit e tyre pa pasë bashkëpunue n’atë delikt, ndeshkohet me burgim deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se të hollat ose sendet rjedhin nga një delikt që sjell ndeshkim kundra lirisë personale për një kohë ma tepër se pes vjet, në rast që fajtori, i ka pasë ditun që ma parë konditat që randësojnë ndeshkimin, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet dhe me gjobë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
Në të dy rastet e parapame në dispozitat e ma sipërme, burgimi nuk mund të kalojë gjysmën e ndeshkimit të caktuem për deliktin nga i cili ato sende ose të holla rjedhin, dhe atje ku ndeshkimi asht me gjobë për m’e caktue mizyrë, bahet llogarimi si mbas regullave të caktueme në nenin 20.
Në qoftë se fajtori i ka ba zakon kësi lloj vepra, burgimi asht nga tre deri në shatë vjet, në rastin e parapamë në § I. të këtij neni, dhe nga pesë deri në dhet vjet në rastin e parapamë në § II tue i u shtue gjithnjë gjoba e randë nga treqint deri pesë mijë fr. ari.
KAPTINA VI
Grabitje (Usurpation)
NENI 470. – Kushdo, për me përvetue, tanësisht ose pjesërisht sendin e paluëjtshëm të një tjetëri ose për me përfitue nga ay send, e luën nga vëndi ose e ndryshon ose i prish kufitë, ndeshkohet me burgim nga një deri në tridhet muej, dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në tremijë fr. ari.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që për me i prokurue vehtes një përfitim të pa-drejt, kthen ose ndryshon vijën e ujnave publike ose private.
Në qoftë se vepra asht ba me violencë ose me friksim kundrejt personit ose nga dy o ma shum persona t’armatosun ose ma shum se shtatë persona, qofshin dhe të pa armatosun, burgimi asht nga një deri në pesë vjet dhe gjoba e randë nga dyqint deri në pesëmijë fr. ari.
NENI 471. – Kushdo që, me violencë kundra personit ndalon nëdorësinë pacifike të tjetrit që ka mbi sende të palujtëshme, ndeshkohet me burgim deri në një vit, ose me gjobë të randë nga njëqint deri në dymijë fr. ari.
Në qoftë se vepra asht ba nga dy ose ma shumë persona, t’armatosun ose nga ma shum se shtatë persona qofshin dhe të pa armatosun, ndeshkimi asht burgim nga një deri në tre vjet ose gjob e randë nga treqint deri në pesëmijë fr. ari.
KAPTINA VII
Damtim
NENI 472. – Kushdo që, shkatron, çduk prish ose me ç’do lloji mënyrë damton (deteriore) sende të lujtëshme ose të pa-lujtëshme të tjetërit, ndeshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme me burgim deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari.
Ndeshkimi asht burgim nga një muej deri në tre vjet dhe gjob’e randë deri në tremijë fr. ari, dhe ndjekjet bahen kryesisht, në qoftë se vepra asht ba:
1) Për vendetë kundra një nëpunsi të Shtetit për shkak të funksionit të tij.
2) Me violencë kundra personit ose nianin nga mjetet e tregueme në numërat 4 e 5 të nenit 448.
3) Mbi godinat publike ose të destinueme për përdorim publik, për dobië publike ose për ushtrimin e një feje ose mbi godinat ose vepra nga lloji i treguem në nenin 335, ose në monumenta publike, vorreza ose në dipendencat e këtyne.
4) Mbi shtegje, mbrojtesa ose mbi të tjera punë të destinuëme si mbrojtesë e publikut nga të këqijat ose mbi aparatet ose shënjat e destinuëme për shërbim publik.
5) Mbi kanale, sqolla ose të tjera vepra të destinuëme për ujitje.
6) Mbi hardhina ose pjergulla ose mbi drunjë ose filiza q’apin frutë.
NENI 473. – Kur faji i parapamë në nenin e ma sipërmë asht ba me rastin e një violence, ose kundërshtimi kundra Autoritetit, ose me bashkimin e ma tepër se shtatë persona gjithë ata që bashkë punojnë në deliktin, ndeshkohen, në rastin e § të I. me burgim nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari, deh në rastet e parapame në § e II, me burgim nga dy muej deri në katër vjet dhe me gjobë të randë deri në katërmijë fr. ari, dhe ndjekjet bahen, kurdoherë, kryesisht.
NENI 474. – Kushdo që, sjellë dam në tokën e tjetërit, tue futun pa të drejtë ose tue lanë brënda asajë shtaya, ndeshkohen, mbi kërkimin e anës së damtueme si mbas dispozitave të nenit 472.
Për të vetmën vepër që fut shtaza ose i len pa të drejtë që të kullosin, fajtori ndeshkohet, mbi kërkimin anës se damtueme, me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari.
Kushdo që, nga pa kujdesia ose nga imprudenca shkakton që të hyjnë shtaza e të bajnë dam në dokën e tjetërit, ndeshkohet me burgim deri në një muej, ose me gjobë të randë deri në dyqint fr. ari.
NENI 475. – Kushdo që, hyn arbitrarisht, në tokën e tjetërit të rrethuëm me garth ose me sqep, me hendeqe ose me shtigje, mbi kërkimin e anës të damtuëme, ndeshkohet me gjobë të randë deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes pë të këti delikti ndeshkohet, përveç gjobës dhe me burgim deri në një muej.
NENI 476. – Kushdo që, gjuen në vendin e tjetërit, passi i zoti e ka ndalue hymjen në mënyrat e caktueme prej ligjës, dhe kur janëë vumun shënja që tregojnë këtë ndalim, ndeshkohet, mbi kërkimin e anës së damtueme, me gjobë të randë deri në pesëdhet fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij delikti, me burgim deri në pesëdhet ditë.
NENI 477. – Kushdo që, pa nevojë, vref ose ban që të mos hyje në punë, një shtazë tjetërit, ndeshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim deri në tre muej, dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se dami asht i vogël, fajtorit mund t’i vihet vetëm gjob’e randë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se vepra ka shkaktue cenimin e shtazës ose rrëzimin e vlerës, ndeshkimi asht burgim deri në një muej ose gjob’e randë deri në trqint fr.ari.
Nuk ndeshkohet ay, që ban këtë vepër, mbi shpeza koteci ose kafazi kur këto janë tue ba dam në tokën e tij.
NENI 478. – Kushdo që jasht rasteve të parapamë në nenet e ma sipërme, shëmton ose ndynë sende të të lujtëshme ose të pa lujtëshme të tjetërit, ndeshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me gjobë të randë deri pesqint fr. ari.
Në qoftë se bashkohen një ose ma tepër nga cirkonstancat e tregueme në nenin 473, ndeshkimit me gjobë i shtohet burgim deri në tre muej, dhe ndjekjet bahen kryesisht.
KAPTINA VIII
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme
NENI 479. – Në deliktet e parapame në këtë titull, në qoftë se vlera e sendit që formon objektin e deliktit ose ajo q’i korespondon damit të rrjedhun asht shumë e madhe, gjyqi mund t’a shtojë ndeshkimin deri në gjysmën, dhe në qoftë se asht shumë e vogël, mund t’a zbresi deri në një të tretën.
Në rastin e § të I të nenit 446 në qoftë se vlera e sendit të vjedhun asht fare e vogël dhe fatori ka veprue tue qënë i shtrënguem nga varfënia e madhe, gjyqi, mund dhe t’a përjashtojë nga ndeshkimi.
Për me caktue vlerën, merret parasysh, ajo që ka pasun sendi dhe ajo e damit të shkaktuem në kohën kur asht kryem delikti dhe ajo e perfitimit që ka ba fajtori.
Zbritjet e ndeshkimit si ma sipër, nuk aplikohen në qoftë se fajtori asht përsëritës i deliktit po t’atij lloji, ose delikti i bamun asht nga ata të parapame në kaptinën II të këtij titull.
NENI 480. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në kaptinat I, III, IV e V, të këtij titulli dhe në § e I të nenit 472 e në nenet 474, e 477, para çdo ndjekjeje gjyqsore kundra tij e kthen sendin e marrun ose kur nga natyra e veprës ose nga të tjera cirkostanca nuk asht i mundun këthimi, çdamond plotësisht të grabitunin ose të damtuemin, ndeshkimit i zbritet një e treta deri në dy të tretat.
Ndeshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën në qoftë se kthimi ose çdamimi bahet në vazhdimin e sipër të ndjekjeve dhe para se çashtja të dërgohet në gjyq.
NENI 481. – Për veprat e parapame në kaptinat I, III, IV e V të këtij titulli dhe në § e I, të nenit 472 si dhe për ato të neneve 474 4 477, nuk ndiqet penalisht ay që ka ba fajin në damin:
Të bashkshortit të pa-divorcuem ose të pa-veçuem ligjorisht;
Të një parëlinduni ose të një të paslinduni, ose të vjehërrit ose të vjehërrës, ose të prjndëve të tyne, të dhandërrit, ose të nuses, ose t’atit, të amës, të djalit, ose të vajzës adoptive;
Të një vllaji ose të një motre që bashkjetojnë me te në një familje.
Në qoftë se vepra asht ba në damin e bashkëshortit të veçuem ligjorisht, ose të një vllajit ose të një motre të cilët nuk bashkëjetojnë në një familje me auktorin e fajit, ose të një ungji ose t’ungjes, të nipit ose të mbesës, të kunatit ose të kunatës që bashkëjetojnë në një familje me auktorin, ndjekjet bahen vetëm mbi kërkumin e anës së damtueme dhe ndeshkimit i zbritet një e treta.
Libri III
Kontravencionet
TITULLI I
Kontravencione q’i përkasin rregullit publik
KAPTINA I
Refuzim m’i u bind Autoritetit
Neni 482 – Kushdo që shkel një urdhën q’asht dhanë ligjërisht prej Autoritetit kompetent, ose nuk respekton një masë q’asht marrë si mbas ligjës nga ay Autoriteti n’interesin e drejtsis ose të sigurimit publik, ndeshkohet me burgim të lehtë nga tre dit deri në tre muej, ose me gjobë të lehtë nga pesëmbëdhetë deri në pesëqint fr. ari.
Neni 483 – Kushdo që në rastin e një trubullimi ose të një kalamiteti ose të një kalamiteti ose të një faji të dukëshëm (flagrant) refuzon, pa ndonjë shkak t’arësyshmë, t’apë ndihmën ose shërbimin e vet ose refuzon t’apë informatat ose tregimet, të cilat i kërkohen prej një nëpunësi të shtetit n’ushtrimin e funksionit të tij, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në pesëmbëdhet ditë, dhe, në qoftë se jep informata ose tregime të rreme me gjobë të lehtë nga njëqint deri në pesqint fr. ari, ose me burgim të lehtë nga tre dit deri në dy muej.
Neni 484 – Kushdo që refuzon t’i tregojë nje nëpunësi të shtetit n’ushtrimin e funksionit të këtij, emrin, mbiemrin, gjëndjen (etat) ose profesionin, vëndin e lindjes ose të banimit ose të tjera cilësina personale, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhjet fr. ari, dhe, në qoftë se jep tregime të rreme ndeshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhjet deri në treqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në një muej.
Neni 485 - Kushdo që kundra ndalimit të ligjëshëm t’Autoritetit kompetent, udhëheq ose dirigjon ceremonina fetare jashtë vëndeve të destinueme per fe, ose procesione fetare ose civile në sheshë ose në rruga publike, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëqintë fr. ari,ose me burgim të lehtë deri në dhjet ditë dhe në qoftë se vepra shkakton turbullim publik ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr.ari
Neni 486 - Fetari q’ushtron funksionin e lutjes të jashtëme kundra masave, ligjorisht të maruna prej Autoritetit kompetent, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr. ari
KAPTINA II
Omision në të lajmuemit e fajeve dhe në kujdesin e të pa zoteve dhe të sëmunëve
Neni 487. – Mjeku, operatori mamia ose të tjerë nëpunës të shndetësisë që, tue pasë dhanë ndihmën e profesionit të tyne në rast, ku mund të cfaqen shënjat e një deliktit kundra personit, ometojnë ose vonojnë me lajmue Autoritetin gjyqsuer ose atë të sigurimit publik, për veç kur lajmin ven personin e ndihmuem në një ndjekje penale, ndeshkohen me gjobë të lehtë deri në pesqint fr. Ari.
Neni 488. – Kushdo që, tue gjet të lanun ose të humbun, një të vogël nën shtat vjeç ose një person tjetër i cili nga shkaku i një person tjetër i cili nga shkaku i një sëmundjeje mendore ose trupore nuk mund të shikojë vehten, nuk lajmon atë çast Autoritetin ose agjentat e këtij, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga njëzet deri në pesëqint fr. ari.
Po me këtë ndeshkim dënohet ay i cili gjen një person të plagosun ose, ndryshe në rezik, ose një trup njeriu q’asht ose duket i vdekun dhe nuk i ep ndihmën e duhun ose nuk lajmon atë çast Autoritetin ose agentët e këtij, kur këjo nuk i sjellë ndonjë dam ose nuk e ven në në ndonjë rezik personal; dhe po qe se kufomën e gjetun e ka fshehun, ndeshohët me burgim të lehtë deri në një vit.
Neni 489. – Mjekët, operatorët, mamitë që thërriten nga një i sëmunë për me dhanë ndhimën e profesionit të tyne, po qe se pa ndonjë arsye ometojnë ose nuk shpejtojnë vizitimin, si dhe barnatorët që refuzojnë në këtë mënyrë, t’apin barnat ose veglat q’u kërkohen, ndeshkohen me gjobë të lehtë deri në njëmijë fr. ari.
Në qofte se kanë ditun që personi për të cilin thëriten me dhanë ndihmën, ndodhej në rrezik, ndeshkimi asht me burgim të lehtë deri në gjashtë muej, ose me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari.
KAPTINA III
Kontravencione q’i përkasin monedhave
Neni 490. – Kushdo që tue pasë ma run si të fjeshta monedha për një vlerë tanësisht ma shumë se dy fr. ari, i njef ma pas se janë të kondrafaque ne ose të ndryshueme, dhe nuk ia dorëzon brënda tre ditve Autoritetit, tue tregue, me sa asht u mundun, nga se i kanë ardhun këto monedha ndeshkohet me gjobe të lehtë deri në treqint fr. ari.
Neni 491. – Kushdo që refuzon të marrë, me vleftën e tyne, monedhat që kanë kurs ligjuer në Shqipni, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari.
KAPTINA IV
Kontravencione q’i përkasin ushtrimit të një mjeshtrie tipografike, shitjes të letrave të shtypura, dhe afisheve
Neni 492. – Kushdo që ushtron mjeshtërinë tipografike, litohgrafike ose tjetë mjeshtëri t’atillë që nxjerr shumë eksemplare me mjete mekanike ose shimike, tue mos respektue rregullat ligjore, ndeshkhet me gjobë të lehtë nga njëqint deri në njëmijë e pesëqint fr. ari.
Neni 493. – Kushdo që shet ose përndan në vende publike ose të çeluna për publikun, letra të shtypuna ose vizatime ose dorëshkrime, pa lejen qeveritare, kur kjo leje kërkohet prej ligjës, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr.ari
Në qofte se Autoriteti ka qasë urdhënue sekuestrimin e letrave të shtypuna ose të vizatimeve ndeshkimi asht burgimi i lehtë deri në nje muej dhe gjob e lehte nga pesëdhet deri në pesqint fr. ari.
Neni 494. – Kushdo që, tue shit ose tue përnda letra të shtypura, vizatime ose dorëshkrime në vende publike ose të çeluna për publikun çpall me za lajme që mund të trumbullojnë prehjen e njerësve ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se ato lajme janë të rreme ose shpifuna. Ndeshkimi asht me gjobë të lehtë nga njëqint deri në treqint fr.ari ose me burgim të lehtë deri në një muej.
Neni 495. – Kushdo që pa lejen e Autoriteti ose jashtë vëndeve ku afishimi lejohet, afishon vetë ose me anë të tjetërit letra të shtypuna, vizatime ose dorëshkrime ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.
Neni 496. – Kushdo që, cqit ose gris, ose ndynë ose me të tjera mënyra banë të paperdoruëshme letra të shtypuna, vizatime ose dorëshkrime t’afishueme prej autoritetit, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari; dhe në qoftë se këtë vepër e ka ba për me poshtënue Autoritetin, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë deri në dyqint fr.ari.
Në qoftë se letrat e shtypuna, vizatimet, dorëshkrimet janë afishue nga privatët në vënde e në mënyra të pranueme prej ligjes ose prej Autoritetit, dhe vepra asht ba para se të kalojnë dy dit c’prej ditës t’afishimit, nëshkimi asht gjob’ e lehtë deri në pesëdhet fr.ari.
KAPTINA V
Kontravencione q’i përkasin spektakulave dhe stabilimentave dhe ushtrimeve publike
Neni 497. – Kushdo që çel ose mban të çelun vende për pamje (spectacles)publike ose klube, pa mos respektue urdhnat e dhanuna nga Autoriteti n’interesin e planësisë publike, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë; dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, gjoba e lehtë nuk mund të jetë ma pak se treqint fr. ari.
Neni 498. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit, çi q pamje ose lodra ose të tjera defrime të c’do lloji, në vende publike ose të çeluna për publikun, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se faji asht ba kundra ndalimit t’Autoritetit ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë nga pesdhet deri në pesqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, për veç konsekuencave të tjera përsëritje, vendoset dhe ndalimi i përkohëshëm i tyne nga profesioni ose mjeshtrija.
Neni 499. – Kushdo që çel agjensia punësh, ose stabilimenta ose ushtrime publike pa marrë ma parë, lejen e Autoritetit, kur kjo leje duhet marrun mbas ligjës, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në treqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, gjobës së sipër tregueme i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
Në qofte se ka kërkue atë leje dhe i asht refuzue, ndeshkimi asht me gjobë të lehtë deri në pesqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, gjobës së sipër tregueme i shtohet burgimi i lehtë deri në tre muej.
Neni 500. – Pronri ose drejtori i një agjensie ose njanit nga stabilimentat ose nga ushtrimet publike të tregueme në nenin e ma sipërme, i cili nuk respekton urdhënimet e caktueme prej ligjës ose prej Autoritetit, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në një qint fr. ari, së cilës gjobë, në rast të përsëritjes po të këtij faji, i shtohet burgimi i lehtë deri në pesëmbëdhet ditë dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtrisë deri një muej.
Neni 501. – Kushdo që me pagë i ep vend për fjetje ose merr si pensioner, ose për me shikue dhe për m’u kujdesue për me shikue dhe për te një person, pa respektua udhënat e ligjës që e detyron për me e regjistrue, deklaure ose lajmue Autoritetin për atë person, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari. dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, me gjobë të lehtë nga pesdhet deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se industria asht ushtrue kundra ndalimit t’autoritetit, ndeshkimi asht me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faj, me gjobë të lehtë nga njëqint deri në pesqint fr. ari.
KAPTINA VI
Mbledhje luftarësh pa leje t’Autoritetit
Neni 502. – Kushdo që, jasht rastevet të parapame në nenet 122, 132, 144, 279 dhe 280 të këti Kodi, dhe pa lejen e Ministrisë të P. të Mbrendëshme, çel qendra për me shkrue dhe me mbleth vulndetarë, ndeshkohet me burgim të lehtë nga pesdhet deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA VII
Lypësië
Neni 503. – Kushdo që, tue pasur fuqi për me punue, kaper në lypësi, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dhet ditë, dhe në rast të përsëritjes po të ktij fajij me burgim të lehtë deri në një muej.
Po me këtë ndeshkim dënohet dhe ay që lyp pretekst ose tue u dukun sikur sherben mbanë një personi ose si kur shet sende, si dhe ay që lyp tue pasë mjete për rrojtje.
Neni 504. – Kushdo që lyp me një mënyrë friksuëse ose tue ngacmue ose mërzit botën, tue marrun parasysh cirkostancat të kohës, të vendit të mjeteve ose të personit, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, me burgim të lehtë nga një deri në gjashtë muej.
Neni 505. – Gjyqi mund t’urdhënojë që ndeshkimi me burgim të lehtë i caktuëm në nenet e ma siperme ndonjë nga mënyrat e parapame në nenin 23.
Neni 506. – Kushdo që permeton që një i vogël nën katërmbëdhjet vjeç, i cili asht nën autoritetin e tij ose i asht besue për me e ruejt ose vrejtue, të bredhë tue lypun ose përmeton që ta përdorin të tjeret për me lypë për ta, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej, dhe me gjobë të lehtë deri në treqint fr.ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, me burgim të lehtë nga dy deri në katër muej.
Me burgim të lehtë nga dhjet dit deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë në njëqint fr. ari, dënohet dhe ay që, me qëllim përfitimi mbleth t’atillë të vegjël, dhe i ven të lypin.
Në rast të përsëritjes po të këti faji, burgimi i lehtë asht jo ma pak se një muej, dhe gjoba e lehtë jo ma pak se pesdhet fr. ari.
KAPTINA VIII
Prishja e prehjes publike
Neni 507. – Kushdo që tue bërtit ose tue ba poterë, ose jashtë rregullit tue i ranë kampanave ose zileve ose të tjera veglave, ose tue ushtrue profesione ose mjeshtërina me poterë kundra dispozitave të ligjës ose të rregulloreve , turbullon punët ose prehjen e njerëzisë, ose mbledhjet publike, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në tridhjet fr. ari. ecila munt të zgjanohet deri në njëqint fr. ari, në rast të përsëritjes të këti faji.
Në qoftë se vepra asht ba natën, gjoba e lehtë asht nga pesdhet deri në dyqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, gjobës së lehtë munt t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në njëzet ditë.
Në qoftëse vepra asht nga ato që shkaktojn tembje në popull, burgimi i lehtë mund të zgjatet deri në një muej e gjysëm, dhe gjoba e lehtë deri në treqint fr. ari.
Neni 508. – Kush do që botënisht me mënyra të turpëshme ngacmon një tjetër dhe i prish prehjen ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në pesmbëdhet dit.
Neni 509. – Kushdo që tue ditun ep ose përhap lajme të reme q’i pëerkasin ndo një personi dhe që shkaktojnë proshjen e prehjes të të tjerve ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dhet ditë, ose me gjobë të lehtë nga tridhjet deri në treqint fr. ari.
KAPTINA IX
Abuzim i leltë besimit të njeriut
Neni 510. – Kushdo që, në vënd publike ose të çeluna për publikun kërkon me ç’do lloji sharllatanie t’abuzojë lehtë besimin popullor, në një mënyrë që munt t’ju sjellë dam të tjerëve ose te [turbullojë] rregullin publik, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në pesëdhet dit dhe në rash të përsëritjes po te këti faji, me burgim të lehtë deri në një muej.
TITULLI II
Kontravencione q’i përkasin tanësisë publike
KAPTINA I
Kontravencione q’i përkasin armëve dhe landëve plasëse
Neni 511. – Kushdo që, pa marrë lejen e Autritetit Administrativ, vendon një fabrikë armësh ose fut brënda Shtetit armë përveç atyne që janë të nevojshme për perdorimin vetiak, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në gjashtë muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmij fr. ari.
Neni 512. – Kushdo që, pa lejen e Autoriteteve Administrative, fabrikon ose fut brënda Shtetit ose shet ose ven në shitje armë të fshehta, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në gjashtë muej dhe me pezullimin e ushtërimiti të profesionit ose të mjeshtërisë.
Neni 513. – Kushdo që, pa lejen e Autoriteteve Administrative, fabrikon ose fut mbrënda në Shtet barut ose të tjera landa plasëse, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në pesëqint fr. ari.
Neni 514. – Kushdo që shet ose ven në shitje armë, pa pasë leje nga Autoriteti Administratit, ku ligjorisht asht urdhënue e atillë leje, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej, dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesëqint fr. ari.
Neni 515. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit Administrativ dhe jashtë banimit të vet ose të dipendencave të këtij, mban me vehte armë, për të cilat duhet me pasë leje, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë deri nën dyqint fr. ari.
Fajtori ndeshkohet:
1) Me burgim të lehtë deri në katër muej dhe me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, në qoftë se arma asht një pistollë ose një revolver.
2) Me burgim të lehtë nga një muej deri në një vit, dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesëqint fr. ari, në qoftë se arma asht e fshehun.
Neni 516. – Ndeshkimeve të caktueme në nenin e ma sipërmë u shtëohet:
1) Një e treta në qoftë se arma mbahet në vënde ku ka mbledhje njerëzish, ose natën në vënde të banueme, ose fajtori ka qënë i dënuem për lypësië.
2) Një e treta deri në gjysmën, në qoftë se fajtori ka qënë i dënuem ma parë për delikte kundra personit ose pasunisë të bamuna me violencë, ose për violencë ose kundrështim kundra Autoritetit ose ndodhet i vumun nën vrejtimin të posaçmë t’Autoritetit të sigurimit publik; dhe kurdoherë në këto raste vihet ndeshkimi me burgim të lehtë.
Neni 517. – Ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari, qy që, sadoqë ka leje të mbajë armë zbrazëse por:
1) Ep ose len të mabaj ndonjë nga këto armë tue qenë e mbushun, një i vogël nën katërmbëdhjet vjeç ose një person cili do qoftë që nuk din ose që nuk mund t’a përdorë armën me fuqin mendorë çmuëse.
2) Në ruejtjen e armëve nuk kujdesohet të marë masat e nevojëshme për me ndalue që ndonjë nga ato të mbjerë në duert e ndonjanit nga personat e sipër tregueme.
3) Mban me vehte, në vënde ku ka mbledhje njerëzish, pushkë të mbushun.
Neni 518. – Kushdo që pa lejen e Autoritetit Administrativ, ose pa ndonjë nevojë të domosdoshme, zbras armë me zjarm, ose ndes zjarm artificial ose maqina plasëse, ose ban të tjera ekslozione ose ndezje të rezikëshme, ose të pa arësyeshme, në një vënd të banuem ose afër këtyne, ose përgjatë ose në direksion të një rruge publike ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, si mbas cirkonstancave, gjobës së lehtë i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
NENI 519. – Kushdo që fshehtazi ose kundra ndalimit të ligjës ose t’Autoritetit Administrativ, mban në shtëpinë ose në tjetër vënd, pushkë ose municione të këtyne për veç atyne të gjuejtjes, ose copë artilerie ose maqina të tjera kësodore ose landa plasëse ose të ndezëshme (inflamnables), të cilat, tue u marrë parasysh sasia ose kaliteti i tyne, janë të rezikëshme, ndeshkohet me burgim të lehtë jo ma pak se tre muej, dhe në qoftë se armët janë të fshehuna, mund dhe të vendoset të vumunit nën vrejtim të posaçmë t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 520. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit Administrativ, transporton nga një vënd në tjetërin, barut ose të tjera landa plasëse, sasia e të cilave asht tej nevojës vehtiake ose industriale, ose pa marrë masat e përshkrueme prej ligjës ose rregulloreve, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë në treqint fr. ari.
NENI 521. – Për efektet e ligjës penale konsiderohen si armë të mshefta:
1) Bajonetat, shishqetë dhe kamatë të ç’do forme dhe thikat me hishëtë llama e së cilave nuk kthehet ose qe me ndonjë sustë ose tjetër vegël, bahet të mos kthehet.
2) Armët zbrazëse, kana e së cilave e matun nga brënda nuk kalon të pesëmbëdhet sentimentrat, bombat dhe gjithë maqinat plasëse ose sende të tjera të mbështjelluna që pëlcasin.
3) Armët presëse ose me majë ose zbrazëse të ç’do mizyre, të mbylluna në bastuna, stapa ose shkope.
KAPTINA II
Rrëzimi dhe mos ndreqja e ndërtesave
NENI 522. – Kushdo që, ka marrë pjesë në hartimin e planit ose në ndërtimin e një godine, në qoftë se kjo shëmbet nga shkaku i pakujdesis ose i pa stërvitjes së tij, tue mos skaktue ndonjë rrezik për sigurimin e të tjerëve, ndeshkohet me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari; këtij ndeshkimi mund t’i shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtëris
Ky nen aplikohet dhe n rastin e shëmbjes të urave ose të sqeleve të vumuna për ndërtim ose për ndreqjen e çdo ndërtese.
NENI 523. – Kur një ndërtësë ose tjetër godinë asht gadi për m’u rrezikue sigurimin e të tjerëve, pronari ose ay që, me tjetër mënyrë, asht i detyruëm m’u kujdesue ose me vrejtue godinën ose ndërtesën, në qoftë se nuk merr masat dhe nuk ban veprat e nevojshme për të prapsun rrezikun, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri njëqint fr. ari; dhe me njëmijë fr. ari, në qoftë se ka shkelun urdhin e Autoritetit kompetent q’e ka porosit me marrë masat e duhuna.
Kur një godinë ose tjetër ndërtesë asht e rrenueme tanësisht ose pjesërisht, ay që tue qenë i detyruem, nuk kujedeset ose me ç’do tjetër masë të prapsë rrezikun që rrjeth nga ay rrenim, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Kontravencione q’i përkasin shënjave ose aparatave të një shërbimi publik
NENI 524. – Kushdo që ometon të vejë shenjat dhe shtegjet e përshkrueme në rregulloret për me ndalue rreziqet që rrjedhin nga punë të bamuna ose nga sende të lanuna në vënd ku shkon publiku, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në treqint fr. ari; dhe kur vepra ka një rëndësi si mbas rasteve, mund t’i shtohet gjobës së lehtë dhe burgim i lehtë deri në dymbëdhet ditë.
Ay që arbitrarisht heq shënjat e përmenduna ndeshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesqint, fr. ari, së cilës gjobë mund t’i shtohet burgim’i lehtë deri në njëzet dit.
NENI 525. – Kushdo që, arbitrarisht, shuen fenerët ose dritat të cilat shërbejnë për ndriçimin publik, ose heq aparatet ose shënjat e tjera nga ato që tregohen në nenin e ma sipërmë dhe që destinohen për shërbim publik, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari.
NENI 526. – Kushdo që, tue pasë një mjeshtëri që punon me përdorim zjormi, nuk pastron her-pas-here tymoren e dyqanit, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari; gjith ashtu me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari dënohen dhe ata pronarë ose qiramarës të cilët nuk pastrojnë her-pas-here tymoret e shtëpivet ku banojnë kur nga mos pastrimi mund të shkaktohet një rrezik publik.
KAPTINA IV
Heqje dhe vumje e rrezikëshme e sendeve
NENI 527. – Kushdo që heth ose derth në vënd të thurun e privat q’asht i bashkët për dy ose ma shum familje, sende që mund të goditin ose të ndyjnë njerëzit, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dhet dit ose me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari.
NENI 528. – Kushdo që, pa marrë masat e duhuna, ven mbi dritaret, çatitë taracat ose në të tjera vënde ksodore, ose var n’ato sende të cilat, po të hijën, mund të goditin ose të ndyjnë njerëzit, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.
Në qofte se fajtori nuk dihet, ndeshkimi i vihet qira marrësit ose nëdorësit të ndërtesë, kurdoherë që këta qenë në pozitë të ndalojnë atë faj.
KAPTINA V
Kontravencione q’i përkasin ruajtjes të personavet të çmendun ose të udhëhequn
NENI 529. – Kushdo që len të bredhin lirisht persona të çmëndun që janë nën rojen e tij, ose që nuk lajmon përnjëherësh autoritetin kur i spëtojnë nga ruejtja të lehtë deri në dyqint e pesëdhjet fr. ari.
NENI 530. – Kushdo që, pa lajmue përnjiherësh Autoritetin, ose pa marrë autorizimin e këtij, kur duhet të merret, pranon të të ruejpersona q’i din se janë të sëmunë nga mëndja, ose i len të lirë, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, gjobës mund t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
NENI 531. – Ndeshkimeve të caktueme në nenet e masipërme u shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë, kur fajtori asht një person i ngarkuem për me drejtue një çmendinë ose kur ushtron mjeshtërinë e shëndetësisë.
NENI 532. – Kushdo që, tue qënë udhëheqësi i një tjetëri për m’ e çue në një vënd të caktuem, e len atë pa ndonjë arësye ose e gabon me dhelpërina n’udhëheqje, ndeshkohet, për të vetëmen këtë vepër, me burgim të lehtë deri në gjashtë muej.
KAPTINA VI
Mos kujdesim në ruejtje dhe administrimi i keq i shtazavet dhe mjetevet barëtëse rrotare
NENI 533. – Kushdo që len të lirë ose nuk ruen, me masat që parashikohen në rregulloret, kafshë t’egëra ose shtaza të rrezikëshme, të cilat i ka në zotnim ose në ruejtje, dhe në rast që ka dyshim se ato kafshë janë të tërbueme, nuk lajmon, përnjëherësh, Autoritetin, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej.
NENI 534. – Kushdo që, në vënde të hapëta, nuk ruen ose lëshon të lirë, shtaza që janë për të hypun, ose për të hequn, qofshin të zgjidhuna ose të mbërthyeme ose udhëheq pa pasun kapacitetin e mjaftë ose ia u mbeson atyne që nuk janë të stervitun, ose tue i udhëheq ose mbërthye keq ose tue i ngacmue ose tremb, ven në rezik sigurimin e të tjerëve, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej.
Në qoftë se vepruësi asht shofer ose konduktor q’i shtrohet lejes , vendoset dhe pezullim’i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtëris tij për një kohë deri në një muej.
NENI 535. – Kushdo që, në rrugët ose në viset që shkon populli, ose n’ato vënde që janë të çeluna për popull, nget kafshë, karoca, automobila dhe të tjera mjete kësodore bartëse në mënyrë të rezikëshme për sigurimin e personave ose të gjanave, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë, ose me gjobë të lehtë deri në njëzet ditë, ose me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se kontravjtësi asht shofer ose nga ata konduktorë q’i shtrohen lejes, vendoset dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë për një kohë deri në një muej.
KAPTINA VII
Kontravencione q’i përkasin një rreziku komun
NENI 536. – Kushdo që, qoftë nga pa kujdesia ose nga pa stërvitja, ban të lindë, me çdo mënyrë, një rrezik damesh të mbëdha në gjana, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr, ari ose me burgim të lehtë deri në njëzet ditë.
Në qoftë se vepra njëhersh formon dhe shkelje të rregulloreve q’i përkasin mjeshtërisë, tregëtisë ose industrisë, dhe ligja nuk urdhënon ndryshe, ndeshkimi asht me burgim të lehtë nga gjashtë deri në tridhet ditë dhe me pezullimin e ushtrimit ose të mjeshtërisë për një kohë deri në një muej.
NENI 537. – Kushdo që shkel me ç’do mënyrë masat e marruna nga Autoriteti kundra sëmundjeve ngjitëse ose rregullore të tjera që janë për largimin e rrezikut ose të përhapjes s’atyne sëmundjeve, ndeshkohet me burgim të lehtë nga pesëmbëdhet dit deri në dy muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhetë deri në pesqint fr. ari.
NENI 538. – Kushdo që me ç’do mënyrë shkel urdhnat ose masat e marruna prej autoritetve kundra liës ose sëmundjeve të tjera ngjitëse të shtazave ose të bakëtisë, ndeshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej, ose me gjobë të lehtë nga njëzetepesë deri në pesqint fr. ari.
Kundravajtësit e neneve 537, 538 vihen dhe nën vrejtim ose ruejtje të posaçme t’Autoritetit të sigurimit publik për sa kohë vazhdon rreziku i përhapjes s’atyne sëmundjeve.
NENI 539. – Kushdo që mfesh nga Autoriteti, petka, mobila ose sende të tjera të një personi që ka vdëk nga një sëmundje ngjitse ose nuk konformohet me urdhënat qe janë dhanë për çdukjen ose pastrimin e sende kësodore, ose i mban ose tue ditun i shet ose i blen ose i nxjerr për shitje, ndeshkohet me burgim të lehtë nga dhet ditë deri në dy muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmije fr. ari dhe sendet në flalë konfiskohen dhe çduken.
NENI 540. – Kushdo që, në kohë lijë ose tjetër sëmundjeje të kafshëve ose shazeve, nuk konformohet me urdhënat e marruna prej autoriteteve kundra përhapjes s’atyne sëmundjeve, si dhe ay që nuk kujdeset t’i veçojë shtazat e veta të sëmuna prej asilloj sëmundjeve në mënyrë që të mos bashkohen me të tjera shtaza, ose mban të mëshefta ose tue ditun blen, shet ose nxjerr për shitje sshtaza, ose mishna të shtazave të sëmuna ose të ngordhuna, ose nuk konformohet me urdhënat e dhanuna për çdukjen e tyne, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, si mbas rasteve, gjobës i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në pesëmbëdhet ditë.
Në rastin e § të ma sipërmë si dhe n’ato të neneve 537, e vijuese në qoftë se sëmundja u përhap prej veprës të fajtorit, ndeshkimi në të gjitha këto raste asht burgim i lehtë nga një deri në tre muej ose gjobë e lehtë nga dyqint në dymijë fr. ari.
NENI 541. – Kushdo që jashtë vorresave të caktueme varros një të vdekun, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhjet deri në pesëqint fr. ari ose me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në dy muej dhe fajtori detyrohet me çvaros të vdekunin dhe me e mbulue në vëndet e caktueme.
NENI 542. – Kushdo që nëpër puse, stera, burime, lumenj ose vija, ujnat e të cilave përdoren për me pi ose për me ba gjellë ose pije, heth sende të qelbuna ose t tjera gjana që sjellin një krupë, kur përdoren, si dhe ay që fëlliq ato, ndeshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej, ose me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari.
NENI 543. – Kushdo që nuk respekton urdhënat e autoriteteve për pastrim, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga tridhet deri në treqint fr. ari, së cilës gjobë munt t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në dhet ditë.
NENI 544. – Kushdo që pregatit për përdorim publik ushqimet të cilat, tue u marrë parasysh cillsia e substancave, sidhet gjëndja ose mund të jenë të damshme për shëndetin, gjith’ ashtu dhe ay që mban ushqimet për shitje në vënde dhe në enë ose në mënyr që mund të damtojë shëndetin, ose tue ditun shet gjana për haje të prishuna, të kalbuna ose të fëlligjuna, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë dhe me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të ketij faji, me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari.
TITULLI III
Kontravencione q’i përkasin moralit publik
KAPTINA I
Bixhos
NENI 545. – Kushdo që, në vënde publike ose të çeluna për publikun, mban vënd për bixhos ose ep vënd për lodra bixhozi, ndeshkohet me burgim të lehtë nga një deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë nga njëzet deri në pesëdhet fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji ndeshkohet me burhim të lehtë nga dy deri në gjashtë muej dhe me gjobë të lehtë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori këtë vepër e ka ba zakon, ndeshkimi asht burgim i lehtë nga tre muej deri në një vit dhe gjobë e lehtë, jo ma pak se treqint fr. ari.
NENI 546. – Kushdo që, pa qënë nga fajtorët e treguem në nenin e ma sipërmë, kapet tue lujtun bixhos, në vënd publik ose të çelun për publikun, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë ose me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, burgimi i lehtë asht nga pesëmëdhet ditë deri në dy muej dhe me gjoba e lehtë nga njëzet e pesë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht nëpunës, kjo cilësië formon shkak randësor, dhe përveç dënimit të sipërtreguem, ndeshkohet dhe me pushim nga nëpunësia pë një kohë nga një deri në gjashtë muej.
NENI 547. – Në të gjithë rastet e kontravencioneve të bixhozit, të hollat e vuemuna në lodër si dhe veglat dhe objektet e përdoruna ose të destinueme për atë konfiskohen.
NENI 548. – Për efektet e ligjës penale, konsiderohet bixhoz ato lodra që luhen me qëllim fitimi, dhe mundja ose humbja mvaret, krejt ose pthuej kreajt nga fati.
Për kontravensionet e parapame në nenet e ma sipërme konsiderohen si të celuna për publikun edhe ato vënde të mbledhjeve private ku kërkohet shpërblim për përdorimin e veglave të lodrës, ose për komoditetin e lojtjes, si dhe ato vënde ku, qoftë dhe pa pagesë, hyrja dhe loja bixhos asht e lirë.
KAPTINA II
Dehja
NENI 549. – Kushdo që në vënd publik, kapet tue qënë çiltazi i dehun dhe në gjëndje të ndotme dhe të shëmtueme, ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari dhe me burgim të lehtë deri në pesë ditë dhe në qoftë se ngacmon të tjerët faj mbash ligjës, ndeshkimi asht burgimi i lehtë nga tre deri në njëzet ditë dhe gjob’e lehtë deri në pesëqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori dehjen e ka ba zakon, ndeshkimi asht burgim i lehtë nga një deri tre muej dhe gjyqi mund të vendosë që burgimi të vuhet në njnën nga mënyrat e tregueme në nenin 23; dhe në qoftë se fajtori asht në punës, atyne deshkimeve u shtohet dhe ndalimini përkohëshëm nga nëpunësia. Dehja quhet se asht ba zakon, kur fajtori asht dënue ma parë dy herë për atë.
NENI 550. – Kushdo që, në vënde publike ose të çeluna për publikun, shkakton të dehunit e tjetrit tue i dhanë me atë qellim, pije ose substanca dehëse ose ia ep këto një personi që asht i dehun, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dhetë ditë dhe me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari.
Në qoftë se këjo vepër një të vogël që nuk ka mbush moshën tetmbëdhet vjeç ose mbi një person që çiltazi duket se asht në një gjëndje anormale, për shkak dobësie ose prishje mëndore,ndeshkimi asht me burgim të lehtë nga dhet dit deri në një muej dhe me gjobë të lehtë nga tridhet deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori, nxjerr jashtë dyqanit të vet personin të cilit i ka shkaktue të dehunit në një gradë që nuk mund të mbajë vehten, ndeshkimit i shtohet një e treta deri në gjysmën.
Kur fajtori, merret me tregtin e pijeve ose të substancave dehëse, ndeshkimit i shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose mjeshtriës.
KAPTINA III
Veprea kundra mirë-sjelljes publike
NENI 551. – Kushdo që, para botës, çfaqet i zbuluëm pjesërisht ose tanësisht në mënyrë të turpëshme, ose me fjalë, kangë, ose të tjera vepra godit mirësjelljen publike, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë nga dhet deri në pesqint fr. ari.
KAPTINA IV
Keq-sjellje kundra shtazave
NENI 552. – Kushdo që sillet egërsisht kundra shtazave, ose pa nevojë i rref ose i plagos ose i shtrëngon në punë, të cilat çiltazi i duket se janë tepër të randa dhe lodhëse ndeshkohet me gjobë të lehtë e deri në njëqint fr. ari.
Po me këtë ndeshkim, dënohet dhe ay që, qoftë dhe vetëm për qëllim siantifik ose didaktik, por jashta vëndeve të destinueme për mësim, i ven shtazat në exsperimenta të këtilla që godisin mëshirën publike.
TITULLI IV
Kontravencione q’i përkasin kujdesiës publike në pronsië
KAPTINA I
Marrja e nëdorësiës me qëllim damtimi
NENI 553. – Kushdo që tue heq nga vënvëndi ku ndodhet, pa hirin e atij që ka të drejtë nje send të lujtëshme të tjatërit, e hedh në dorë të vet pa pasun qëllim përvetimi ose përfitimi, dhe për me i sjell një dam të zotit, ndeshkohet, mbi kërkimin e nës së damtueme, me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në treqind fr. ari.
KAPTINA II
Nëdorësia e pa-justifikueme mbi gjanat dhe vlerat
NENI 554.- Kushdo që, tue qënë i dënuem për lypësië, për vjedhje, prè shtrëngim, rikato, mashtrim ose mshehje ose blemje sendesh delikti, zihet tue pasun të holla ose sende të cilat nuk pajtohen me pozitën e tij, dhe nuk justifikon rrjedhjen ligjore të këtyne, ndeshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në dy muej.
Në qoftë se kapet tue pasun mbi vehte çelsa të ndryshuëm ose të kontrafaquem ose vegla t’afta për me çelë ose për me forcue brava dhe nuk justifikon q’i ka për një qëllim të ligjëshëm, ndeshkohet me burgim të lehtë nga tre ditë deri në dy muej, dhe në qoftë se fajtori në këtë mënyrë kapet natën, burgimi i lehtë asht nga dy deri në gjashtë muej.
Të hollat dhe gjanat konfiskohen.
KAPTINA III
Mos marrja e masava në tregëtim ose në pengj
NENI 555. – Kushdo që, pa vërtetuë që ma parë, rrjedhjen ligjore të tyne, bel ose pranon si peng, si pagesë ose si depozitë, sende të cilat tue marrun parasyesh cilsia, ose çmimi që kërkohet ose pranohet për to, duken që rrjedhin nga një faj, ndeshkohet me gjobë të lehtë, dhe në qoftë se fajtori asht nga personat e treguemë në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet edhe me burgim të lehtë deri në dy muej.
Nuk ndeshkohet ay që provon rrjedhjen e ligjësme t’atyne gjanave.
NENI 556. – Kushdo që, passi të ketë marrë të hollat ose të ketë ble ose me tjetër mënyrë të ketë në dorë sende që rrjedhin nga një delikt, merr vesh ma pas rrjedhjen e pa-ligjëshme të tyne dhe ometon të lajmoj, përnjëherësh Autoritetin, ndeshkohet me gjobë të lehtë jo ma pak se tridhet fr. ari, së cilës mund t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në njëzet ditë.
NENI 557. – Kushdo që, tue marrun me tregëtië ose me vepërime pengu të sendeve të vlefshme ose të përdorueme nuk respekton dispozitat e caktueme prej ligjës ose prej rregulloreve të cilat i përkasin asaj tregëtie ose atyne veprimeve ndeshkohet me gjobë të lehtë nga dhetë deri në treqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po t’atij faji, gjobës i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej si dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtrisë.
KAPTINA IV
Shit-blemja e pa-ligjëshme e çelsave, e kundraçelsave dhe çelja e paligjëshme e bravave.
NENI 558. – Hekur punuësi, çels-bamësi ose çdo tjetër mjeshtër, që shet ose i dorëzon, kujt-do që të jetë, kundra çelsa, ose fabrikon për atë që e din se nuk asht i zoti ose përfaqësuësi i të zotit të vëndit ose gjasë për të cilën ato destinohen, çelsa të ç’do lloji me shenjën (empreinte)prej dylli ose prej të tjerave stampa ose modela, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqind fr. ari.
NENI 559. – Hekur-punuësi, çelës bamësi ose ç’do mjeshtër tjetër, që, mbi kërkimin e ndokujt, çel brava të ç’do lloj pa u sigurue ma parë se ay asht i zoti ose përfaqësuësi i të zotit të vendit ose të gjasë të cilave u kërkohet çelja, ndeshkohet me burgim të lehtë deri në njzet ditë, dhe me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.
KAPTINA V
Mbajtja e pa-ligjëshme e peshave dhe e mizyrave
NENI 560. – Ay që ushtron një tregti publike dhe mban, n’ato tregtore, mizyra ose pesha të ndryshme nga ato që ka caktue ligja, ndeshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari së cilës, në rast të përsëritjes po t’atij faji, i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
NENI 561. – Kodi Penal me datë 1274 allaturka si dhe shtojcat e këtij mbeten pa fuqië; gjith’ashtu dhe dispozitat ndeshkimore të ligjave të tjera të cilat në kundershtim me këtë kod, abrogohen. Sa për dispozitat penale të ligjave të pozaçme që referohen në Kodin Penal të abroguëm, aplikohen nenet përkatëse të këtij Kodi.
NENI I POSAÇËM: Ligja me datë 23-VII-925 për faje politike dhe shtojca e kësaj me datë 30-1-926 mbeten në fuqi për gjithë kohën e caktueme n’atë ligjë.
Ky Kod hyn në fuqi me datë 1 Jenar 1928.