Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

PËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR KULTET

V E N D I M Nr.459, datë 23.9.1999

Në mbështetje të neneve 10 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar,

KËSHILLI I MINISTRAVE

V E N D O S I:

1. Krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet, për realizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare e organizatave shoqërore të çdo lloji, që kanë objekt veprimtarie dhe ndjekin qëllime fetare, si organ shtetëror në varësi të Këshillit të Ministrave.

2. Komiteti Shtetëror për Kultet përgjigjet përpara Këshillit të Ministrave për veprimtarinë e tij. Ky Komitet ka përgjegjësitë si vijon:

- Bashkërendon marrëdhëniet me komunitetet fetare, shoqatat, fondacionet fetare ose humanitare-fetare.

- Negocion për përgatitjen e marrëveshjeve ndërmjet përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Këshillit të Ministrave.

- Është asnjanjës në çështjet e besimit, njeh barazinë e bashkësive fetare dhe respekton pavarësinë e tyre. Gjithashtu, punon për garantimin e lirisë së besimit e për zhvillimin, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare në Shqipëri.

- Ndihmon dhe mbështet veprimtaritë e mirëfillta fetare, bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet përkatëse, që rregullojnë problemet konkrete.

- Bashkëpunon me bashkësitë fetare për përgatitjen e projektligjeve dhe të akteve nënligjore, që kanë të bëjnë me kultet fetare.

- I paraqet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mendimin e tij lidhur me planin mësimor, programet lëndore dhe teksetet e pjesës jolaike, për kërkesat e paraqitura për hapjen e institucioneve arsimore jopublike, institucioneve arsimore plotësuese jopublike, ku zhvillohen lëndë fetare dhe në bashkëpunim me atë institucion, në varësi të ndarjes administrative territorale, të nevojave e interesave të përbashkëta ekonomike dhe të traditës historike e fetare, përcakton dhe numrin e institucioneve arsimore jopublike dhe institucioneve plotësuese jopublike, ku zhvillohen lëndë fetare.

- Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe me komunitetet fetare interesohet për ruajtjen e vlerave të objekteve të kultit.

- Vendos dhe zhvillon lidhje me institucionet homologe të vendeve të tjera e të diasporës.

- I paraqet Ministrisë së Financave mendimin e tij lidhur me hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të mallrave me karakter fetar për komunitetet fetare dhe për përjashtimin e tyre nga taksa doganore në përputhje me ligjet në fuqi.

3. Komiteti shtetëror për Kultet përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarë. Përbërja e këtij Komiteti, struktura organizative dhe rregullorja e funksionimit të tij miratohen nga Kryeministri.

4. Paga e Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kultet të jetë sipas nivelit A12 të lidhjes I “Renditja e funksioneve sipas klasifikimit” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.393, datë 3.9.1992 “Për pagat e punonjësve në institucionet buxhetore”, ndërsa punonjësit  e tjerë të trajtohen në nivelin e punonjësve të ministrive.

5. Efektet financiare të krijimit dhe funksionimit të Komtetit Shtetëror për Kultet të përballohen nga fondet buxhetore të miratuara për Sekretariatin Shtetëror të Fesë për vitin 1999.

6. Ngarkohet Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit  në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Sali Berisha

© GC

Trascina file per caricare