Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

Për disa ndryshime në vendimin nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Komitetit shtetëror për kultet”, të ndryshuar

Vendim, Nr. 666, datë 26.10.2005

Në mbështetje të neneve 10 e 100 të Kushtetutës, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe të neneve 124 e 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në vendimin nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

1. Paragrafi i dytë i pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Komiteti Shtetëror për Kultet është institucion qendror, person juridik, në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”.

2. Paragrafi i parë i pikës 2, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Komiteti Shtetëror për Kultet ka përgjegjësitë e mëposhtme:”.

3. Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon:

“3.Komiteti Shtetëror për Kultet përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet dhe anëtarët e këtij komiteti, të cilët propozohen nga kryetari, emërohen nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për emërimin e përbërjes së Komitetit Shtetëror për Kultet, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kryetari i tij marrin parasysh dhe ruajnë parimet e asnjanësisë shtetërore dhe të barazisë së bashkësive fetare, si dhe faktin, që struktura e komitetit të reflektojë realisht identitetin dhe vlerat e bashkësive fetare.

Struktura, organika dhe rregullorja e veprimtarisë së Komitetit Shtetëror për Kultet miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Sali Berisha

© GC

Trascina file per caricare