Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

( Vendim  Nr.49, datë 14.1.2009)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4 të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 Në fund të pikës 4 të vendimit nr.335, datë 2.9.1997 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen edhe emërtimet e mëposhtme:

“- Gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë;

- Nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë;

- Zëvendëspresidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë;

- Zëvendëskryepeshkopi dhe sekretari i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare;

- Zëvendëskryegjyshi dhe sekretari i përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

© GC

Trascina file per caricare