Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Për një shtesë në vendimin nr. 459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Komitetit shtetëror për kultet”, të ndryshuar

(Vendim Nr. 777, datë 14.12.2005)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe të neneve 124 e 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Në pikën 3 të vendimi nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave, të shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Pagat dhe sigurimet shoqërore, shpenzimet korente dhe investimet për vitin 2005, si dhe numri i punonjësve, të miratuara për Komitetin Shtetëror për Kultet, i pakësohen Këshillit të Ministrave nga buxheti i miratuar për vitin 2005 dhe i kalojnë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

©GC

Trascina file per caricare