Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të ministrave “Për krijimin e Komitetit shtetëror për kultet”, të ndryshuar, dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2006, miRatuar për ministrinë e turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve

(Vendim Nr. 344, datë 7.6.2006)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 21 e 27 të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12 të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2006”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

 Në vendimin nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Paragrafi i parë i pikës 3, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Komiteti Shtetëror për Kultet përbëhet nga kryetari dhe 5 anëtarë. Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet propozohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërohet nga Kryeministri, ndërsa anëtarët e këtij komiteti propozohen nga kryetari dhe emërohen nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Emërimi i përbërjes së këtij komiteti bëhet në mbështetje të parimeve të asnjanësisë shtetërore dhe barazisë së bashkësive fetare, për të reflektuar identitetin dhe vlerat e bashkësive fetare.”.

2. Në fund të pikës 5 të shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Numrit të përgjithshëm të punonjësve buxhetorë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i shtohet edhe një vetë. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, në titullin 086, t’i shtohet fondi prej 446 220 (katërqind e dyzet e gjashtë mijë e dyqind e njëzet) lekësh, për përballimin e pagës së anëtarit shtesë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Kryeministri

 

©GC

Trascina file per caricare