The measure is available in the following languages:
SHTETI SHQIPTAR NËN VIDIN DHE STATUTI ORGANIK I SHQIPËRISË
Vendimi përfundimtar i Konferencës së Ambasadorëve, Londër, 29 korrik 1913
Neni 1
Shqipëria formohet si një principatë autonome,sovrane dhe e trashëgueshme sipas rendit te parëlindjes, nën garancinë e të gjashtë Fuqive. Princi do të caktohet nga të gjashtë Fuqitë.
Neni 2
Çdo lidhje suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërise përjashtohet.
Neni 3
Shqipëria është neutrale; neutraliteti i saj garantohet nga të gjashtë Fuqitë.
Neni 4
Kontrolli i administratës civile dhe i financave te Shqipërise i besohet një komisioni ndërkombetar të përbëre nga delegatët e të gjashtë Fuqive dhe nga një delegat i Shqipërisë.
Neni 5
Kompetencat e këtij komisioni do të zgjasin 10 vjet dhe mund të përtërihen në rast nevoje.
Neni 6
Ky komision do të ngarkohet me hartimin e një projekti të hollësishëm për organizimin e të gjitha degëve të administratës së Shqipërisë. Ai do t’ u parashtrojë Fuqive, brenda një afati prej gjashtë muajsh,një raport mbi rezultatet e punimeve të tij si dhe konkluzionet e tij në lidhje me organizimin administrativ dhe financiar të vendit.
Neni 7
Princi do të caktohet jo më vonë se brenda gjashtë muajsh. Në pritje të caktimit të princit dhe të formimit të qeverisë kombëtare definitive, funksionimi i autoriteteve vendase ekzistuese si dhe i xhandarmërise, do të jetë nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar-
Neni 8
Qetësia dhe rendi publik do të sigurohen dhe organizimi ndërkombëtar i xhandarmërise. Ky organizim do t’ u besohet oficerëve të huaj, që do të kenë dhe efektive të xhandarmërisë.
Neni 9
Këta oficerë do të zgjidhen në radhët e ushtrisë së Suedisë.
Neni 10
Misioni i oficerëve instruktorë të huaj nuk duhet të cënoje as uniformitetin e shërbimit, as marrjen në punë të oficerëve, të nënoficerëve dhe të xhandarëve vendas.
Neni 11
Rrogat e këtyre oficerëve mund të sigurohen nga burimet e vendit me garancinë e Fuqive.
© GC