Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

SHTETI SHQIPTAR NËN VIDIN DHE STATUTI ORGANIK I SHQIPËRISË

Vendimi përfundimtar i Konferencës së Ambasadorëve, Londër, 29 korrik 1913

 

Neni 1

Shqipëria formohet si një principatë autonome,sovrane dhe e trashëgueshme sipas rendit te parëlindjes, nën garancinë e të gjashtë Fuqive. Princi do të caktohet nga të gjashtë Fuqitë.

 

Neni 2

Çdo lidhje suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërise përjashtohet.

 

Neni 3

Shqipëria është neutrale; neutraliteti i saj garantohet nga të gjashtë Fuqitë.

 

Neni 4

Kontrolli i administratës civile dhe i financave te Shqipërise i besohet një komisioni ndërkombetar të përbëre nga delegatët e të gjashtë Fuqive dhe nga një delegat i Shqipërisë.

 

Neni 5

Kompetencat e këtij komisioni do të zgjasin 10 vjet dhe mund të përtërihen në rast nevoje.

 

Neni 6

Ky komision do të ngarkohet me hartimin e një projekti të hollësishëm për organizimin e të gjitha degëve të administratës së Shqipërisë. Ai do t’ u parashtrojë Fuqive, brenda një afati prej gjashtë muajsh,një raport mbi rezultatet  e punimeve të tij si dhe konkluzionet e tij në lidhje me organizimin administrativ dhe financiar të vendit.

 

Neni 7

Princi do të caktohet jo më vonë se brenda gjashtë muajsh. Në pritje të caktimit të princit dhe të formimit të qeverisë kombëtare definitive, funksionimi i autoriteteve vendase ekzistuese si dhe i xhandarmërise, do të jetë nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar-

 

Neni 8

Qetësia dhe rendi publik do të sigurohen dhe organizimi ndërkombëtar i xhandarmërise. Ky organizim do t’ u besohet oficerëve të huaj, që do të kenë dhe efektive të xhandarmërisë.

 

Neni 9

Këta oficerë do të zgjidhen në radhët e ushtrisë së Suedisë.

 

Neni 10

Misioni i oficerëve instruktorë të huaj nuk duhet të cënoje as uniformitetin e shërbimit, as marrjen në punë të oficerëve, të nënoficerëve dhe të xhandarëve vendas.

 

Neni 11

Rrogat e këtyre oficerëve mund të sigurohen nga burimet e vendit me garancinë e Fuqive.

 

© GC

Trascina file per caricare