Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

(Ligj Nr. 8982, datë 12.12.2002)

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 dhe 157 pika 3  të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë taksat e bashkive dhe komunave.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Tokë bujqësore” nënkupton tokën e përcaktuar sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurisë.

2. Termat e përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që përdoren në këtë ligj, kanë të njëjtat kuptime.

Neni 4

Zbatimi i sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë

1. Bashkitë dhe komunat, si dhe organet tatimore i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre tatimore, të përcaktuara në këtë ligj, në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore” dhe me çdo akt tjetër detyrues, që bën pjesë në sistemin tatimor të Republikës së Shqipërisë.

2. Pranë çdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i taksave vendore dhe taksapaguesve. Forma dhe kodifikimi i këtij regjistri bëhen sipas udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin “Për procedurat tatimore”.

3. Këshilli i bashkisë dhe këshilli i komunës miratojnë procedura më të hollësishme për taksat e bashkisë ose komunës, në përputhje me procedurat e miratuara me ligj.

Neni 5

Rregulla të përbashkëta për taksat e bashkisë dhe të komunës

Këshilli i bashkisë ose këshilli i komunës zbaton për taksat e përcaktuara në këtë ligj, me përjashtim të rasteve kur në ligj përcaktohet ndryshe, këto rregulla të përbashkëta:

1. Vendos numrin e kësteve të pagimit të taksës nga taksapaguesi, kohën e kryerjes së tyre dhe kushtet lehtësuese, në rastet e pagesës së plotë e para afateve të detyrimeve nga taksapaguesit.

2. Vendos nëse mbledhja e një takse vendore do të kryhet nga strukturat e njësisë së qeverisjes vendore ose agjentët e taksave, jashtë këtyre strukturave.

Neni 6

Përjashtimi nga taksat

 Përjashtohen nga taksat vendore të gjitha subjektet e parashikuara shprehimisht në këtë ligj dhe me ligje të veçanta.

Neni 7

Ankimi

 Ankimi i taksapaguesit në nivel vendor bëhet te kryetari i bashkisë ose komunës, sipas kritereve dhe rregullave të vendosura nga këshilli bashkiak ose komunal, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të kryetarit të bashkisë ose komunës.

KREU II

TAKSAT VENDORE

Neni 8

Llojet e taksave vendore

 Në taksat vendore përfshihen:

a) taksa vendore mbi biznesin e vogël, e cila rregullohet me ligj të veçantë;

b) taksa mbi pasuritë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore;

c) taksa e fjetjes në hotel;

ç) taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;

d) taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;

dh) taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve;

e) taksa për zënien e hapësirave publike;

ë) taksa e tabelës;

f) taksa të përkohshme.

KREU III

TAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME

Neni 9

Përcaktimi dhe llojet

 1. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që janë pronarë të pasurive të mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron.

2. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:

taksa mbi ndërtesat;

taksa mbi tokën bujqësore.

Neni 10

Rregulla të përbashkëta të taksës mbi pasurinë e paluajtshme

1. Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Periudha e detyrimit vjetor të taksave fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të vitit në vazhdim. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e të drejtës së pronësisë.

2. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën dhe për taksën mbi tokën bujqësore jepen përkatësisht në anekset 1 dhe 2, të cilat janë pjesë përbërëse e këtij ligji.

3. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendos për nivelin e taksës që do të zbatojë për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në anekset 1 dhe 2, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse.

4. Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, këshilli bashkiak ose këshilli komunal miraton nënkategori, ai detyrimisht përcakton edhe nivelin e taksës për secilën nënkategori. Niveli i taksës për çdo nënkategori është brenda kufijve të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.

5. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendos për lehtësimin ose përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave për:

a) personat, të cilët kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivel kombëtar;

b) taksapaguesin, pasuria e të cilit është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore. Në këtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet nga këshilli bashkiak ose këshilli komunal, në raport me dëmin e shkaktuar deri në vlerën 75 për qind.

Neni 11

Taksa mbi ndërtesat

1. Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1 të këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave, këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.

3. Të ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndërtesat i takojnë 100 për qind bashkisë ose komunës, ku realizohet kjo taksë.

4. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:

a) pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;

b) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

c) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

Neni 12

Taksa mbi tokën bujqësore

1. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në aneksin 2 të këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë nënkategorizime të tyre.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Nivelet treguese të taksës,  për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në aneksin 2 të këtij ligji.

3. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari  për pesë vitet e para nga momenti i mbjelljes.

Neni 13

Vërtetimi i pronësisë për efekt të detyrimit për pagimin e taksave

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin të dhëna pa kundërshpërblim bashkive dhe komunave, për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhe ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësie njohin tapinë, vendimet e komisionit të kthimit dhe kompensimit të  pronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me ligjin.

Neni 14

Pronat që shtrihen në territorin e më shumë se një njësie të qeverisjes vendore

Në rast se një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune, pavarësisht vendbanimit të pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës, brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat e këtij ligji.

Neni 15

Taksa e fjetjes në hotel

ì1. Për qëllim të këtij ligji, me hotel do të kuptohet çdo veprimtari që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizmi familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këto qëllime.

2. Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë.

3. Niveli i taksës është deri në 5 për qind të çmimit të fjetjes.

4. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e hoteleve, si dhe të vendosë për nivelin përkatës të taksës, brenda kufijve të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.

5. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur nga bashkia ose komuna me çmimin e fjetjes dhe numrin e netëve të qëndrimit në hotel.

6. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet hoteli. Në faturën e hotelit shënohet çmimi i fjetjes dhe mbi të vlera e taksës.

7. Derdhja e të ardhurave për këtë taksë nga hoteli bëhet brenda datës 5 të muajit pasardhës.

Neni 16

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

2. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere investimi, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind të kësaj vlere investimi.

3. Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.

4. Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose të komunës, ku përfshihet territori në të cilin do të bëhet investimi.

5. Nëse objekti për të cilin do të bëhet investimi shtrihet në territorin e më shumë se një njësie vendore ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një njësie tjetër vendore, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës njësi.

Neni 17

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

1. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

2. Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin nr.3 të këtij ligji. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

3. Baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

4. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar dhe diferencën e derdhin për llogari të buxhetit përkatës të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, jo më vonë se data 30 e çdo muaji.

Neni 18

Përjashtime nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë

për pasuritë e paluajtshme

 1. Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme:

a) Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore;

b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”;

c) subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:

i. institucionet dhe entet shtetërore e publike, qendrore e vendore;

ii. bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në këto raste dhuruesi bën regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të dhuruar, pasi ka marrë vërtetimin nga këshilli bashkiak ose këshilli komunal për përjashtimin nga taksa. Në çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesën që i takon agjentit të taksave.

2. Për rastet kur pranohet nga vetë palët ose vërtetohet ligjërisht simulim i dhurimit për llogari të një shitjeje, për shmangie nga taksa, zbatohet taksa sa dyfishi i vlerës, pavarësisht nga përgjegjësitë e tjera sipas ligjit.

Neni 19

Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

1. Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.

2. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet e caktuara sipas mjeteve përcaktohen në aneksin nr.4, pjesë përbërëse e këtij ligji.

3. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit.

4. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në çastin e regjistrimit dhe kontrollohet nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor. Taksa derdhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për llogari të bashkisë ose të komunës, sipas vendbanimit ose selisë së pronarit, deri në datën 5 të muajit pasardhës.

5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë përkatësisht 10 për qind dhe 2 për qind të shumës së arkëtuar.

6. Afati i fundit i regjistrimit të mjetit dhe i shlyerjes së detyrimit vjetor nga taksapaguesi është data 31 mars. Pas kësaj date Policia e Qarkullimit Rrugor, kur konstaton se nuk është paguar kjo taksë, zbaton një gjobë të barabartë me taksën dhe nëse taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e taksës dhe të gjobës. Të ardhurat nga gjobat mblidhen sipas mënyrës  së mbledhjes së taksës të regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe ato ndahen 50 për qind në favor të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe 50 për qind në favor të bashkisë ose komunës, sipas vendbanimit ose selisë së pronarit të mjetit.

7. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë për regjistrim gjatë 6-mujorit të parë dhe gjysma e saj për regjistrim gjatë 6-mujorit të dytë të vitit.

Neni 20

Përjashtimi nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

Përjashtohen nga pagimi i taksës për regjistrimin e përvitshëm mjetet në pronësi të trupave diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që gëzojnë statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

Neni 21

Taksa të tjera

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal vendosin bazën dhe nivelin për:

taksën për zënien e hapësirave publike;

taksën e tabelës.

Neni 22

Taksat vendore të përkohshme

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal, kur e gjykon të domosdoshme, mund të vendosë taksa me karakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të banorëve të territorit në juridiksionin e vet.

KREU IV

TARIFAT VENDORE DHE ADMINISTRIMI I TYRE

Neni 23

Tarifat vendore dhe administrimi i tyre

1. Çdo pagesë tjetër në favor të bashkisë, të komunës ose të qarkut klasifikohet si tarifë kur:

a) përkon me përcaktimet e paragrafit të tretë të nenit 16 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”;

b) nuk është taksë bashkiake ose komunale, si dhe gjobë e lidhur me to, sipas këtij ligji.

2. Tarifat vendosen dhe administrohen në përputhje me ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj ose në ligje të tjera, që rregullojnë funksionet dhe tarifat e lidhura me to, këshilli bashkiak dhe ai komunal vendosin për llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin e mbledhjen e tyre, përcaktojnë nëse tarifat mblidhen nga vetë strukturat bashkiake dhe komunale ose nga një agjent. Në rastin e agjentit këshilli vendor për rregullat bazë e kufizuese në raport me të dhe kryetari i bashkisë ose i komunës bën përzgjedhjen e agjentit dhe lidh kontratën me këtë të fundit.

KREU V

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 24

Fillimi i ushtrimit të kompetencave

Ushtrimi i kompetencave të dhëna bashkive, komunave dhe qarqeve nga ky ligj për taksat bashkiake dhe komunale, si dhe për tarifat vendore fillon ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 25

Nxjerrja e akteve për zbatimin e ligjit

Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nxjerrin aktet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, në përputhje me përgjegjësitë e dhëna, sipas neneve 8 e 9 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore”.

Neni 26

Shfuqizime

Për efekt të zbatimit të këtij ligji, shfuqizohen:

1. Ligji nr.7805, datë 16.3.1994 “Për tatimin mbi pasurinë”.

2. Paragrafi i dytë i nenit 51 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me ligjin nr.8501, datë 16.6.1999.

3. Të gjitha dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore, për aq sa bie në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 27

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3615, datë 20.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

 

Aneksi 1

NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI NDËRTESAT

ashkitë

 

Zona 1

Zona 2

Zona 3

 

 

 

Kategoritë minimale të ndërtesave

Tiranë

Durrës

Vlorë

Fier

Sarandë

Pogradec

Korçë

Elbasan

Berat

Lushnjë

Gjirokastër

Shkodër

Kavajë

Lezhë

 

 

 

 

 

 

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m2  në vit

I. Ndërtesa banimi

 

 

 

ndërtuar para

1993-shit

15

10

5

- ndërtuar gjatë dhe pas 1993-shit

30

12

6

II. Ndërtesa të tjera

 

 

 

- për tregti dhe shërbime

 

- të tjera

200

 

50

150

 

30

100

 

20

      

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë).

Shënim II: Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategori minimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.

Aneksi 2

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE

TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

 

 

Klasifikimi sipas rretheve

1

2

3

4

Tiranë

Durrës

Kavajë

Krujë

Lezhë

Lushnjë

Fier

Vlorë

Sarandë

Shkodër

Elbasan

Berat

Korçë

Delvinë

Kurbin

Peqin

Kuçovë

Gjirokastër

Përmet

Pogradec

Librazhd

Dibër

Mat

Skrapar

Mallakastër

Devoll

Tepelenë

Bulqizë

Has

Kukës

Tropojë

Pukë

Mirditë

Malësi

e Madhe

Gramsh

Ersekë

 

VLERA E TAKSËS NË LEKË/HEKTAR/VIT

 

Klasifikimi sipas kategorisë së tokës

 

 

 

 

I

II

III

IV

V

VI

VII-X

5 600

4 900

4 200

3 600

3 000

2 400

1 800

4 200

3 500

2 800

2 300

1 900

1 600

1 400

2 800

2 100

1 400

1 350

1 250

1 200

1 100

1 400

1 200

1 100

1 000

  900

  800

  700

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Aneksi 3

NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT

 Bashkitë

 

Zona 1

Zona 2

Zona 3

 

 

 

Kategoritë e ndërtesave

Tiranë

Durrës

Vlorë

Fier

Sarandë

Pogradec

Korçë

Elbasan

Berat

Lushnjë

Gjirokastër

Shkodër

Kavajë

Lezhë

 

 

 

 

 

 

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m2 

I. Ndërtesa banimi

1 000

300

100

II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2 000

700

300

II. Ndërtesa të tjera

1 500

500

200

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.

Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive.

Aneksi 4

TAKSAT VJETORE PËR REGJISTRIMIN E PËRVITSHËM TË MJETEVE

 

Nr.

Tipi i mjetit

Masa e

Taksës në lekë

1.

Motomjete

600

2.

Autoveturë me më pak ose e barabartë me ( 4 + 1) vende

2 400

3.

 Autoveturë dhe mikrobus  me më shumë se (4 +1) dhe me më pak            ose e barabartë me (8 +1) vende

4 800

4.

Autobus  me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende

6 000

5.

Autobus  me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende

7 200

6.

Autobus  me më shumë se (42 + 1) vende

8 400

7.

Autobus  artikular me më shumë se (42 + 1) vende

9 000

8.

Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar deri në 3,5 tonë

3 600

9.

  Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 deri ose të

Barabartë me 7,5 tonë

4 800

 10.

  Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 deri ose të

  Barabartë me 18 tonë

6 000

 11.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë

8 000

 12.

 Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj. )

 me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me

 7,5 tonë

3 000

 13.

 Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë,

 Autovinç etj.) me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 tonë

 

3 600

14.

 Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të

Barabartë me 7 tonë

3 000

15.

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë

4 000

 

© GC

 

Trascina file per caricare