Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

PER KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONES

(L I G J, Nr. 9235, datë 29.7.2004)

I azhurnuar me:

·        Ligjin nr.9388, datë 04.05.2005

·        Vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.26, datë 02.11.2005

·        Ligjin nr.9583, datë 17.7.2006

·        Ligjin nr.9684, datë 06.02.2007

·        Vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.11, datë 04.04.2007

·        Ligjin nr.9898, datë 10.04.2008

·        Ligjin nr. 10 095, datë 12.3.2009

·        Ligjin nr. 10 186, datë 5.11.2009

·        Ligjin nr. 10 207, datë 23.12.2009

Ne mbështetje te neneve 41, 78, 83 pika 1 dhe 181 te Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetesh,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt:
a) rregullimin e drejte, sipas kritereve te nenit 41 te Kushtetutës, te çështjeve te se drejtës se pronësisë qe kane lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet;
b) kthimin dhe, aty ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj;
c) procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit te pronave, si gjithë organet administrative te ngarkuara për realizimin e tyre.

Neni 2
E drejta e pronësisë

Çdo subjekt i shpronësuar ka te drejte te kërkojë, ne përputhje me këtë ligj, te drejtën e pronësisë, ne rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale te gjykatave ose te marre me çdo mënyrë tjetër te padrejte nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës.
Fusha e veprimit të këtij ligji shtrihet edhe për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939 dhe që janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 "Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës.

Neni 3
Përkufizime

Ne zbatim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
1. "Kompensim" nënkupton shpërblimin e drejte, sipas vlerës se tregut ne momentin e
      njohjes se shpërblimit, te kryer sipas këtij ligji;
2. "Prone" nënkupton një send te paluajtshëm, sipas përcaktimit ne Kodin Civil;
3."Subjekt i shpronësuar"nënkupton personat juridike ose fizike apo trashëgimtarët e tyre, prona e te cilëve është shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar ose e marre me çdo    mënyrë tjetër te padrejte nga shteti;
4."Tjetërsim"nënkupton kalimin e pronësisë ose kalimin e te drejtave te tjera reale nga një person fizik ose juridik te një tjetër, sipas Kodit Civil;
5."Truall"nënkupton token qe ndodhet brenda vijave kufizuese te qyteteve e qendrave te banuara ne çastin e hyrjes ne fuqi te këtij ligji. Kur qendra e banuar nuk ka vije kufizuese, truall do te jete sipërfaqja e tokës qe zë objekti i ndërtuar mbi te dhe oborri funksional. Sipërfaqja e këtij te fundit llogaritet sa trefishi i sipërfaqes se objektit, por jo me shume se 500 metra katrore.
6.Truall industrial"nënkupton sipërfaqen e tokës që ndodhet jashtë vijave kufizuese të qyteteve dhe qendrave të banuara, mbi të cilin janë ngritur objekte të përhershme ndërtimore për qëllime ekonomike ose që u shërbejnë funksionit të tyre.

Neni 4
Përjashtimet nga ky ligj

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen:
a)për pronat e përfituara si rezultat i zbatimit te ligjit nr.108, date 29.8.1945 "Për Reformën Agrare", me ndryshimet e mëvonshme;
b)për shpronësimet kundrejt një shpërblimi te drejte dhe qe përdoren për interesa publike;
c)për pronat qe i janë dhuruar shtetit, veprim për te cilin ka dokumente zyrtare.

Neni 5
Prona e luajtshme

Kthimi dhe kompensimi i pronës se luajtshme kryhet me ligj te veçante.

KREU II
NJOHJA E SE DREJTES SE PRONESISE DHE KTHIMI I PRONES
Neni 6
Njohja e se drejtës se pronësisë dhe kthimi i pronës

1. Subjekteve te shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim te tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk kanë përfituar nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën".
1/a. Kur subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) kanë përfituar tokë nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", atëherë sipërfaqja që kthehet apo kompensohet, sipas këtij ligji, llogaritet si diferencë ndërmjet pjesës, që do t'i takonte në kushtet e mospërfitimit nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", me sipërfaqen, që secili prej tyre ka përfituar nga zbatimi i këtij ligji.
1/b. U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen subjekteve të shpronësuara, sipas kritereve të këtij ligji, edhe pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda territoreve turistike, sipas ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin", të ndryshuar.
1/c. Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës dhe tokat bujqësore të përfshira në veprimtaritë eksperimentale-shkencore të instituteve kërkimore-shkencore dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.
1/ç. ( e shfuqizuar)
2.Subjektet e shpronësuara, pronat e te cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve, trajtohen sipas dispozitave te këtij ligji, me përjashtim te rasteve kur kane përfituar sipas ligjit "Për shpronësimet për interes publik", toka do të vlerësohet si truall industrial.
3.Subjektet e shpronësuara dhe te kompensuara sipas ligjeve ne fuqi kane te drejtën e përfitimit nga ky ligj vetëm për pjesën e pronës se pakthyer ose te pakompensuar.

Neni 6/1

Pemëtarit dhe vreshtat, pronë e subjekteve të shpronësuara, tokat e të cilave nuk janë regjistruar si toka bujqësore, do të konsiderohen si të tilla për qëllimet e kompensimit, sipas këtij ligji.
Pas verifikimit të pronësisë së tyre, ato do të konvertohen si toka bujqësore, mbi bazën e koeficientit që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 7
Pronat qe nuk kthehen

1. Nuk kthehen pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik dhe ato që:
a) shërbejnë për realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar, që rrjedhin nga traktatet dhe konventat, në të cilat shteti ynë është palë;
b) janë të zëna sipas akteve ligjore, paraqitur në shtojcën 1 të ligjit.
2.Në rast se pronat e paluajtshme, që përfshihen në pikën 1 të këtij neni, propozohen të tjetërsohen, ato u kalojnë subjekteve të shpronësuara kur këto nuk janë kompensuar.
3.Pronat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni kompensohen sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

Neni 7/1
Prona të kthyera që i shërbejnë interesit publik

1. Në të gjitha rastet kur marrëveshjet ndërkombëtare, planet e përgjithshme të zhvillimit urbanistik apo planet e zhvillimit ekonomik ose të turizmit parashikojnë, në pronat e kthyera sipas këtij ligji, ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të investimit, në ekonomi a infrastrukturë, infrastrukturën turistike, vepra ujore, energjetikë etj. nga shteti ose të tretë, në shërbim apo në interes publik, subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesi i interesuar për investim, në varësi të formës juridike ku mbështetet zhvillimi i projektit, mund të hyjnë në marrëdhënie kontrakture, me qëllim realizimin e investimit.
2. Kur subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesit e investimit nuk përfundojnë brenda një afati normal negociatash nënshkrimin e marrëveshjeve respektive të kalimit apo posedimit të ligjshëm të pasurisë, Këshilli i Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi, vendos kompensimin e subjektit të shpronësuar, sipas çmimit të tregut për sipërfaqet ku do të zhvillohet projekti.
Subjekti i shpronësuar dhe zhvilluesi i investimit i zhvillojnë negociatat, sipas paragrafit të parë të kësaj pike, në kushtet e tregut.

Neni 8
Trualli

1. Ne rastin kur trualli u është tjetërsuar personave te trete dhe mbi te nuk janë ngritur    ndërtesa te përhershme dhe te ligjshme, ai u kthehet subjekteve te shpronësuara, ndërsa shteti u kthen te tretëve vlerën, sipas çmimit te blerjes te shumëzuar me indeksin e rritjes  se çmimeve.
2. (e shfuqizuar)
3. Ne rastet e ndërtimeve mbi truall, te bëra para datës 10.8.1991, për te cilat nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai qe ka ne pronësi ndërtesën detyrohet te paguaje vlerën fillestare te truallit, sipas nenit 10 te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore" te shumëzuar me indeksin e rritjes se çmimeve.
4. (e shfuqizuar)

Neni 8/1
Trualli i zënë me ndërtime në pronësi të shtetit

1. Në ndryshim nga formulimi i nenit 7, u kthehet apo u kompensohet subjekteve të shpronësuara trualli privat, mbi të cilin janë ngritur ndërtime të përhershme dhe të ligjshme në pronësi të pronarit shtet, sipas rastit:
a) Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet nuk përdoren më për interes publik, trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, duke i njohur atij të drejtën e parablerjes së objektit në privatizim. Deri në privatizimin e objektit, sipas këtij ligji, shteti detyrohet t'i paguajë subjektit të shpronësuar çmimin e qirasë për truallin që ka në posedim, sipas tarifave që zbaton për dhënien me qira të trojeve shtetërore të tretëve.
b) Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet janë në përdorim të të tretëve, në bazë të një kontrate qiraje, koncesioni ose enfiteoze mbi truallin ku ngrihet ndërtesa apo vetë ndërtesën, veprohet:
i) kur investimi i kryer është mbi 150 për qind të vlerës së truallit, subjekti kontraktues i paguan shtetit, brenda 6 muajve, vlerën e truallit me çmimet e tregut. Shteti ia paguan menjëherë vlerën e truallit pronarit të tokës. Në rast se subjekti kontraktues nuk paguan vlerën e truallit brenda afatit të mësipërm, trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, i cili, deri në përfundim të kontratës, merr nga shteti edhe qiranë e vendosur në kontratë. Në përfundim të kontratës, pronari i truallit ka të drejtën e parablerjes;
ii) kur investimi i kryer është nën 150 për qind të vlerës së truallit, trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, i cili merr nga shteti, deri në përfundim të kontratës, edhe qiranë e truallit që paguan subjekti sipas kontratës. Në përfundim të kontratës, pronari i truallit ka të drejtën e parablerjes së objektit.
2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, institucioneve shtetërore nuk u lejohet të japin me qira, enfiteozë, koncesion apo përdorim objektet shtetërore të ndërtuara mbi troje private, përveç rasteve kur kontratat i shërbejnë realizimit të interesave publikë, të përcaktuar në nenin 7/1 të këtij ligji.
Në rast se objektet shtetërore të ndërtuara mbi troje private transferohen në pronësi apo në administrim të një institucioni tjetër shtetëror, e drejta e parablerjes nuk shuhet.

Neni 8/2

Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre veprohet si më poshtë:
a) Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar.
Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij.
Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit.
b) Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë e subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar.
c) Subjektet e shpronësuara, në marrëveshje me shoqëritë tregtare të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, mund të kompensohen me tokën që këto shoqëri vendosin të blejnë, duke pasur parasysh vlerën e tokës që ka prona e njohur e këtyre subjekteve, si dhe vlerën e tokës që ka në përdorim shoqëria. Marrëveshja ndërmjet subjekteve të shpronësuara dhe shoqërisë depozitohet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ekzekutohet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Këshilli i Ministrave harton procedurat e realizimit të kompensimit të parashikuar në këtë paragraf.

Neni 9
(I shfuqizuar)
Neni 10
Prona qe nuk përdoret me për interesa publike

Kur një shpronësim është bere për një interes publik dhe Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave vërteton se prona e paluajtshme nuk përdoret me për këtë qellim, ajo i kthehet subjektit te shpronësuar, kurse subjekti i shpronësuar, kur është shpërblyer, i kthen shtetit shpërblimin e marre.

KREU III
KOMPENSIMI I PRONES
Neni 11
Format e kompensimit

1. Për pronat e përcaktuara ne këtë ligj, për te cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti
kompenson subjektet e shpronësuara me një ose me shume nga format e mëposhtme:
a) me prone tjetër te paluajtshme te te njëjtit lloj, me vlere te barabarte, ne pronësi te shtetit;
a/1) me pasuri të paluajtshme publike në zonat, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit;
b) me prone tjetër te paluajtshme te çdo lloji, me vlere te barabarte, ne pronësi te shtetit;
c) me aksione ne shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, qe kane
vlere te barabarte me pronën e paluajtshme;
ç) me vlerën e objekteve, te cilat janë objekt i privatizimit;
d) me te holla.
2. (e shfuqizuar)
 

Neni 12
Vendndodhja e kompensimit fizik

Kompensimi fizik, sipas shkronjave "a", "a/1" dhe "b" të nenit 11 të këtij ligji, bëhet edhe jashtë kufijve territorialë të qarkut, ku ndodhet prona e paluajtshme. Këshilli i Ministrave miraton kriteret dhe procedurat për caktimin e pronave, fond pasurie të paluajtshme, për kompensim fizik. Për kryerjen e kompensimit fizik përparësi kanë pronat publike, brenda zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara në mbështetje të ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin".
Trojet e dhëna me kompensim në zona turistike duhet të përdoren vetëm në përputhje me masterplanin për zhvillimin e turizmit dhe planet rregulluese respektive të territorit, të miratuara në zbatim të tij. Sipërfaqet e caktuara për kompensim shpallen publikisht ne Fletoren Zyrtare, duke bere te ditur si kategoritë, ashtu edhe vlerat e tyre.

Neni 13
Vlerësimi i pronës

1. Për vlerësimin e pronës qe kompensohet komisioni vendor i kthimit dhe kompensimit te pronave te paluajtshme ngre grupin e eksperteve. Komisioni cakton ne rolin e ekspertit persona me përvojë dhe kualifikim te posaçme ne fushën juridike, ekonomike dhe inxhinierike qe ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave.
2. Vlera e pronës qe kompensohet, sipas këtij ligji, përcaktohet ne baze te vlerës se tregut, ne përputhje me metodologjinë e propozuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, miratuar me vendim te Kuvendit.
3. Ne kryerjen e veprimtarisë se tij, asnjë nga anëtarët e organeve shtetërore për kthimin dhe kompensimin e pronave ose te grupit te eksperteve nuk duhet te jete ne kushtet e pengesës ligjore te përcaktuar ne Kodin e Procedurave Administrative.

Neni 14
E drejta e parablerjes

1. Për pronat e paluajtshme te zëna me objekte shtetërore, subjektet e shpronësuara kane te drejtën e parablerjes mbi këto objekte kur ato te privatizohen. E drejta e parablerjes regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për të drejtën e parablerjes në privatizimin e objekteve.
2. Subjektet e shpronësuara kane te drejte te heqin dore nga e drejta e parablerjes përkundrejt kompensimit, sipas nenit 11 te këtij ligji.

KREU IV
ORGANET SHTETERORE PER PROCESIN E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE
Neni 15
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

1. Për zbatimin e këtij ligji ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, person juridik publik, në vijim AKKP, me qendër në Tiranë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kryen këto detyra dhe përmbush këto përgjegjësi:
a) Përfundon brenda afatit ligjor shqyrtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara për njohjen, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, të depozituara në ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe, për të cilat nuk është marrë vendim nga këto zyra, duke kontrolluar, vlerësuar e konfirmuar:
i) tërësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara dhe përputhshmërinë e tij me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi;
ii) vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara, përmes ballafaqimit me aktet ligjore e nënligjore ose vendimet gjyqësore, në përputhje me nenin 2 të këtij ligji, të cilat kanë shërbyer si bazë për shpronësimin, shtetëzimin, konfiskimin ose marrjen e padrejtë të pronës nga shteti.
Pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave, sipas përcaktimeve të bëra në nënndarjen “ii” më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së shprehet me vendim brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të trajtimit të kërkesës për:
- rrëzimin e kërkesës;
- njohjen, sipas rastit, të së drejtës së pronësisë, kthimin a kompensimin e pasurisë dhe të të drejtave të tjera reale, që parashikohen sipas këtij ligji.
b) Përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës, si edhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të depozituara në AKKP, brenda afatit për ushtrimin e së drejtës së ankimimit.
Pas shqyrtimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos:
- rrëzimin e ankesës dhe lënien në fuqi të vendimit;
- shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes.
c) Përfundon shqyrtimin e ankimeve, që gjenden të depozituara në AKKP, nga Zyra e Avokaturës së Shtetit, për vendimet e njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
Pas shqyrtimit e vlerësimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos:
- rrëzimin e ankesës;
- shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes.
ç) Përfundon shqyrtimin e verifikimit të vlefshmërisë ligjore të rasteve, për të cilat Drejtori i Përgjithshëm, me nismën e vet ose kryesisht, ka urdhëruar shqyrtimin e tyre. Pas vlerësimit e shqyrtimit, me nismën e vet ose kryesisht, të rastit të urdhëruar, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos:
- lënien në fuqi të vendimit;
- shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes.
d) Mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
dh) Vlerëson rekomandimet e autoriteteve të ngarkuara për monitorimin e zbatimit të ligjit.
Pas vlerësimit, sipas shkronjave “d” dhe “dh”,  Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos:
i) mosfillimin të procedimit të verifikimit të ligjshmërisë;
ii) fillimin  e verifikimit të ligjshmërisë së vendimeve të zyrave rajonale të  AKKP-së në qarqe apo të vendimeve të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve në rrethe a bashki për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, duke vendosur:
- lënien në fuqi të vendimit;
- shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes.
e) Pranon, shqyrton dhe vlerëson kërkesat për përfitimin e së drejtës së njohur për kompensim, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi.
ë) Verifikon dhe llogarit detyrimet financiare, që i lindin shtetit për subjektet e shpronësuara ose për të tretët, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.
f) Depoziton për regjistrim aktet e njohjes, të kthimit ose kompensimit të pronave dhe të të drejtave reale, të lidhura me to, në regjistrat e pasurisë së paluajtshme.
2. AKKP-ja, për ushtrimin e përgjegjësive të përcaktuara në këtë nen, bashkëpunon me institucionet që kanë në administrim pronën shtetërore ose publike. Këshilli i Ministrave, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcakton sanksionet për shkelje të afateve dhe mospërgjigje me përgjegjshmëri nga institucionet që kanë në administrim pronën dhe informacionin ligjor për të.
3. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, në zbatim të përgjegjësive për kompensimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankimeve, ndaj vendimeve për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave, shprehet me vendim.
Vendimet e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, sipas këtij neni, duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara, të nënshkruara nga titullari dhe të përmbushin kërkesat për aktin administrativ, të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë. Kur vendimi nuk ankimohet brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, ai përbën titull ekzekutiv.
 4. Ngarkohen zyrat e shërbimit përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të përmendur në pikën 3 të këtij neni, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.
5. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të AKKP-së, procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të akteve të subjekteve të shpronësuara, si dhe procedurat e afatet e komunikimit me institucionet shtetërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
6. Tarifat për procedurat e kthimit dhe kompensimit të pronave përcaktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.

Neni 16
Shqyrtimi i vendimit kryesisht

1. AKKP-ja përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, të kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
2. AKKP-ja mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të ish-komisioneve vendore të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, të cilat, për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit të kohës, i bëjnë këto vendime absolutisht të pavlefshme.

Neni 17
Afati

1. Subjektet e shpronësuara, për fitimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, kanë të drejtë të depozitojnë kërkesa të reja deri në datën 31 dhjetor 2008. Në rast se subjekti i shpronësuar për shkaqe të përligjura nuk ka arritur të depozitojnë kërkesën, ka të drejtë të rivendosë afatin nëpërmjet gjykatës.
2. AKKP-ja shqyrton kërkesën për kompensim jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj.
Kërkesa e subjektit të shpronësuar depozitohet drejtpërdrejt në institucion apo nëpërmjet postës dhe evidentohet në regjistrin e protokollit të institucionit. Subjekti pajiset me vërtetimin e regjistrimit të kërkesës.
I njëjti afat dhe e njëjta procedurë janë të vlefshme edhe për realizimin e detyrave dhe të përgjegjësive, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të nenit 15.”.
3. Në zbatim të këtij ligji, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështet pretendimin e vet vetëm në një vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik të pronës mbi pasurinë e paluajtshme, në kuptim të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile. Të gjitha aplikimet e mbështetura mbi vërtetim fakti juridik do t'u kthehen subjekteve brenda 30 ditëve nga depozitimi i tyre.
Ekzekutimi i vendimit për kompensim financiar kryhet brenda 6- mujorit të parë të çdo viti financiar. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar.

Neni 18
Ankimi

Kundër vendimit të AKKP-së subjekti i shpronësuar ose Avokati i Shtetit ka të drejtë të bëjë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

Neni 19
(i shfuqizuar)

Neni 20
Transferimi i arkivit, logjistikës dhe mjeteve të punës

Veprimtaria e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe përfundon 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç zyrës së arkivit. Arkivi, mjetet e punës dhe logjistika e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, krijuar dhe administruar sipas ligjit, inventarizohen dhe i transferohen në përgjegjësi administrimi AKKP-së brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 21
Transferimi i fondeve buxhetore të KSHKKP- së dhe komisioneve vendore

Fondet buxhetore, të planifikuara për Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe komisionet vendore të kthimit të pronave në qarqe, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, transferohen në llogari të AKKP-së. Përjashtim bën vetëm fondi i pagës për punonjësin që kryen dorëzimin e dosjeve.

Neni 22
Vendimet e mëparshme

1. Ne rast se ne dosjet e depozituara ne komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave, te ngritura sipas ligjit nr.7698, date 15,4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", ekziston dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e pronësisë për pronën qe do te përfitohet sipas këtij ligji, subjekti i shpronësuar paraqet vetëm kërkesën me shkrim për njohjen, kthimin ose kompensimin e pjesës se mbetur te pronës se paluajtshme.
Vendimet e dhëna ne baze te ligjit nr.7699, date 21.4.1993 "Për kompensimin ne vlere ose me troje te ish-pronareve te tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve" qe nuk janë realizuar, konsiderohen te vlefshme për njohjen e se drejtës se pronësisë dhe komisioni përcakton nëse është i mundur kthimi i pronës se paluajtshme apo kompensimi i saj.
2. Procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave rifillon ne mënyrën, formën dhe kushtet e parashikuara nga ky ligj.

Neni 22/1

Kudo në ligj emërtimet "Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave" dhe "Komisioni vendor i kthimit dhe kompensimit të pronave" zëvendësohen përkatësisht me emërtimet "Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave" dhe "Zyra rajonale e AKKP-së në qark.

Neni 23
Fondi i kompensimit

1. Për zbatimin e kompensimit financiar, krijohet Fondi i Kompensimit te Pronave. Ky fond përbëhet nga te ardhurat buxhetore, nga te ardhurat e krijuara nga ky ligj, të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe te ardhura nga donatore te ndryshëm.
2. Duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhe 10-vjeçare rresht, Kuvendi, për propozimin e Këshillit te Ministrave, cakton Fondin e Kompensimit, i cili administrohet nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave për kompensimin ne te holla te subjekteve te shpronësuara. Për periudhën nga njohja e se drejtës se pronësisë deri ne marrjen e shpërblimit ne formën e kompensimit ne te holla, subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore te nxjerre nga Banka e Shqipërisë.
3. Bazuar ne vendimet e komisioneve vendore ose te gjykatave dhe sipas një radhe te përcaktuar nga vete ai, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ndan Fondin për Kompensimin ne mënyrë proporcionale.

Neni 24
Afati i përfundimit te procesit

Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave te paluajtshme përfundon deri në datën 31.12.2011, me përjashtim te kryerjes se pagesës se kompensimit, e cila duhet te përfundojë ne afatin e parashikuar ne nenin 23 te këtij ligji.

Neni 25
Përdorimi i dokumenteve shtetërore

Për efekt te zbatimit te këtij ligji, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes se kërkesës, institucionet shtetërore vene ne dispozicion te subjekteve te shpronësuara dhe komisioneve shtetërore, kundrejt shpërblimit, kopje te te gjitha dokumenteve qe disponojnë.

Neni 26
Ruajtja e dokumentacionit

Dokumentacioni i procesit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave ruhet sipas legjislacionit ne fuqi për arkivat. Me përfundimin e procesit, sipas nenit 24 te këtij ligji, ky dokumentacion i dorëzohet Arkivit Qendror te Shtetit.

Neni 27
Kontrolli

Kontrolli ekonomik dhe financiar i veprimtarisë se Komitetit Shtetëror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe i komisioneve vendore kryhet nga Kontrolli i Larte i Shtetit te paktën një here ne gjashte muaj. Përfundimet e kontrolleve bëhen kurdoherë publike.

Neni 28
Fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik

Përveç fondit financiar të kompensimit, të parashikuar nga neni 23 i këtij ligji, krijohet fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik. Brenda datës 31 dhjetor 2008, Këshilli i Ministrave miraton fondin e pronave pasuri të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për kompensim fizik, sipas shkronjave "a", "a/1" dhe "b" të nenit 11 të këtij ligji, si dhe mënyrat e vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Neni 28/1
Dispozita kalimtare

Për pasuri të paluajtshme, mbi të cilat janë ngritur nga të tretë objekte pa leje në kundërshtim me ligjin "Për urbanistikën", kthimi fizik nuk zbatohet pa përfunduar afatet ligjore të parashikuara për legalizimin e objekteve në zona informale dhe objekte të tjera informale me vendndodhje brenda territoreve formale.
Në përfundim të afatit ligjor të parashikuar për procesin e legalizimit, zbatohet, aty ku është e mundur, kthimi fizik i pronës së paluajtshme, ndërsa pjesa tjetër kompensohet në përputhje me nenin 11 të këtij ligji.
Në çdo kohë, subjektit të shpronësuar ose subjektit që është zhveshur arbitrarisht nga pronësia i lind e drejta që, përpara përfundimit të afatit të parashikuar për mbylljen e procesit të legalizimit, të heqë dorë nga e drejta e kthimit fizik të pasurive të zëna me këto ndërtime kundrejt kompensimit, sipas dispozitave të nenit 11 të këtij ligji.
Ky kufizim nuk i shtrin efektet e tij për pasuritë e paluajtshme, të cilat janë vënë në dispozicion të të tretëve me qira, enfiteozë, koncesion etj. nga shteti, me gjithë përmirësimet ose ndërtimet e kryera në to. Për të gjitha këto pasuri të paluajtshme zbatohet menjëherë rregullimi ligjor i parashikuar në pikën 1 shkronja "b" të nenit 8/1 të këtij ligji.

Neni 28/2
Verifikimi i ligjshmërisë së tjetërsimeve

1. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të verifikojë procesin e kalimit në përdorim ose në pronësi pa kundërshpërblim të pasurisë së paluajtshme tokë, sipas akteve ligjore të paraqitura në shtojcën 1/1 të këtij ligji, familjeve ose anëtarëve të ndërmarrjeve bujqësore apo kooperativave bujqësore, personave që kanë themeluar ish-ndërmarrje bujqësore, ish-punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore me banim në qytet ose specialistëve të bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e organizon këtë proces nëpërmjet drejtorive rajonale të bujqësisë në 12 qarqe.
2. Procesi i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë. Verifikimi mbështetet në dokumente zyrtare që administron vetë ministria, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Arkivi i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, si dhe çdo ent tjetër publik ose privat dhe, sipas rastit, në verifikime në vend.
Dokumentet zyrtare të lëshuara nga institucionet publike për llogari të këtij procesi regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe përjashtohen nga pagesat për taksë pulle apo tarifë shërbimi.
3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit përfundon procesin e verifikimit në të gjithë territorin e vendit brenda datës 30 qershor 2008.
Në përputhje me rezultatet e verifikimit, Këshilli i Ministrave përcakton masat administrative për rivendosjen e ligjshmërisë në vend.

Neni 28/3

Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, për vendimet e ish-komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, të ankimuara dhe të depozituara në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, para krijimit të AKKP-së, të mbetura pa shqyrtuar, shprehet me vendim brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 29
Aktet nënligjore

Brenda 90 ditëve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave nxjerr aktet e nevojshme nënligjore ne zbatim te tij.

Neni 30
Shfuqizime

Ligji nr. 7698, date 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", me ndryshimet e mëvonshme, ligji nr. 7699, date 21.4.1993 "Për kompensimin ne vlere te ish-pronareve te tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve", dekreti nr.1254, date 19.10.1995 "Për kompensimin e ish-pronareve te tokës bujqësore dhe jobujqësore dhe te trojeve te zëna, me troje ne zonat turistike dhe ne qendrat e banuara", neni 10 i ligjit nr. 8030, date 15.11.1995 "Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha", shkronja "ç" e nenit 7 dhe neni 13 te ligjit nr. 7665, date 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave qe kane përparësi turizmin", si dhe çdo dispozite tjetër qe është ne kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.

Neni 31
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.


SHTOJCA 1

  1. Ligji nr. 7501, date 19.7.1991 "Për token".
    2. Ligji nr. 7512. date 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit" .
    3. Dekreti i Presidentit te Republikës nr. 378, date 2.12.1992 "Për faljen e studiove te punës piktoreve dhe skulptoreve".
    4. Ligji nr. 7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore".
    5. Ligji nr. 7665 date 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave qe kane përparësi turizmin".
    6. Ligji nr. 7698, date 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve".
    7. Ligji nr. 7980, date 27.7.1995 "Për shitblerjen e tokave".
    8. Ligji nr. 8053, date 21.12.1995 "Për kalimin ne pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore" .
    9. (hiqet)

 

©GC

Trascina file per caricare