Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

MBI SHTETËZIMIN E LOKALEVE QË JANË NDËRTUAR PËR USHTRIM TREGËTIE, INDUSTRIE, ZEJTARIE OSE PROFESIONI,PËR ZYRA OSE DEPO,TËCILAT JANË PRONË PRIVATE,SI EDHE SHTETËZIMIN E PASURISË SË PALUJTËSHME TË KOMUNITETEVE FETARE

(Dekret,  Nr.4263, datë 11.4.1967)

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetëtës;

Me propozimin e Qeverisë;

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

Duke marrë parasysh se shumë qytetarë, në përkrahje të inisiativës revolucionare të qytetarëve të Delvinës,kanë shprehur dëshirën që të heqin dorë nga pronësia private mbi lokalet,të cilat përdoren për ushtrim tregëtie,zejtarie ose çdo profesioni tjetër,gjë që shpreh një kuptim të drejtë të drejtë të vënjes së interesit të përgjithshëm mbi atë personal dhe se në një kohë kur marëdhënjet socialiste po zgjërohen e forcohen gjer në skajet më të largëta të Atdheut kjo lloj prone, si dhe pronësia e Komuniteteve fetare mbi lokale, toka, troje, ullishta etj, nuk pajtohen aspak me revolucionarizimin e pandërprerë e të gjithanshëm të jetës së vëndit tonë.

VENDOSI

Neni 1

Lokalet që janë ndërtuar për ushtrim tregëtie, industrie, zejtarie ose profesioni, për zyra ose depo (ndërtesat që nuk janë për banesë), të cilat janë pronë e shtetasve shqiptarë,shtetëzohen pa shpërblim dhe i kalojnë shtetit të lira nga çdo ipotekë ose barrë tjetër që rëndon mbi ‘to.

Neni 2

Pasuria e paluejtëshme e komuniteteve fetare, përveç ndërtesave ku ata janë vendosur, kalon në pronësi të shtetit.

Neni 3

Pasuritë e shtetëzuara, sipas neneve 1 e 2 të këtij dekreti, disponohen nga komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve përkatëse, të cilat mund t’i kalojnë edhe në pronësi të kooperativave bujqësore pa shpërblim.

Neni 4

Ky dekret hyn në fuqi mejëherë.

 

PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

 

SEKRETARI                                                                                 KRYETARI

Bilbil Klosi                                                                                Haxhi Lleshi

 

©GC

Trascina file per caricare