The measure is available in the following languages:
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8182, DATË 22.12.1996 "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 "PËR TARIFAT DOGANORE"
(Dekret Nr.1807, datë 30.5.1997)
Në mbështetje të nenit 28, pika19 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave,
DEKRETOJ:
Neni 1
Pas shkronjës "d" të pikës 2 të nenit 1 të ligjit nr.8182, datë 23.12.1996 "Për një ndryshim në ligjin nr.7609, datë 22.9.1992 "Për tarifat doganore" shtohet shkronja "dh" me këtë përmbajtje:
"Për materialet dhe pajisjet e importuara nga komunitetet fetare për ngritjen e objekteve të kultit, qendrave sociale, sanitare e kulturore, të cilat do të ndërtohen nga komunitetet fetare, dhe në to nuk do të ushtrohet veprimtari fitimprurëse"
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet e tij gjer më 31.12.1997.
©GC