Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR

(Ligj Nr. 9385, datë 4.5.2005)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të njëjta për marrëdhëniet, detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, organeve të pushtetit vendor, organizatave jofitimprurëse, pronarëve privatë dhe të biznesit, për ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e fondit pyjor kombëtar, të tokës pyjore dhe të burimeve natyrore e biologjike të tyre.

2. Ky ligj rregullon edhe veprimtaritë mbrojtëse, shoqërore, ekoturistike dhe ekonomike që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar dhe në burimet e tjera pyjore e jopyjore, në bazë të parimeve të mbarështimit të qëndrueshëm e shumëfunksional, të pasqyruara në strategjinë dhe politikat e zhvillimit të sektorit të pyjeve e kullotave, si dhe skemën e organizimit e të funksionimit të administratës së Shërbimit Pyjor Shqiptar, marrëdhëniet juridike, përgjegjësitë dhe detyrat e tij, për krijimin e një shërbimi pyjor të qëndrueshëm dhe profesional.

[...] 

Neni 24

Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor privat

1. Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor privat bëhen nga pronarët, në përputhje me planet e thjeshta të mbarështimit, të miratuara nga shërbimi pyjor.

2. Pronari privat nuk mund të vendosë e të kryejë një shndërrim të pyjeve, të kulturave pyjore apo të ndryshojë zërin kadastral, në pronën pyjore të tij, pa marrë, paraprakisht, miratimin e organit përkatës të shërbimit pyjor.

3. Shteti, brenda mundësive, mjeteve e fondeve që ka, mbështet plotësimin e nismës dhe të përgjegjësive private, individuale e kolektive, për zgjerimin e sipërfaqes së pyjeve private, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e burimeve pyjore dhe për krijimin e fermave private pyjore.

4. Administrimi dhe zhvillimi i pyjeve, i drurëve pyjorë apo i grumbujve pyjorë të veçuar, në pronësi të komuniteteve fetare, bëhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

5. Vjelja e materialit drusor dhe e prodhimeve të tjera nga pyjet private bëhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

 

[…]

 

©GC

Trascina file per caricare