Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

PËR PROCEDURAT E NJOHJES SË ZOTËSISË JURIDIKE TË PERSONAVE JURIDIKË KISHTARË TË KISHËS KATOLIKE

(Ligji Nr. 9365, datë 31.3.2005)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 122 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përmban dispozitat normative për procedurat e njohjes së zotësisë juridike të personave juridikë kishtarë të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Subjektet e ligjit

Subjekte të këtij ligji janë personat juridikë kishtarë (entet ose institucionet fetare të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë), të themeluara nga autoriteti kompetent kishtar, në përputhje me të Drejtën Kanonike (Kodi Ligjor i Kishës Katolike).

KREU II

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 3

Parimi i pavarësisë nga shteti

Personat juridikë kishtarë të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore dhe  në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Neni 4

Të drejtat dhe detyrimet

 Personat juridikë kishtarë gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në dispozitat e Kodit Civil dhe në aktet e tjera ligjore në fuqi për të gjithë personat juridikë.

KREU III

PERSONAT JURIDIKË KISHTARË

Neni 5

Forma e personave juridikë kishtarë

Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisë, administrimi, modifikimi dhe mënyrat e mbarimit të personave juridikë kishtarë realizohen në përputhje me të Drejtën Kanonike dhe me këtë ligj.

Neni 6

Njohja e personalitetit juridik të personave juridikë kishtarë dhe regjistrimi i tyre

1. Personat juridikë kishtarë, subjekte të këtij ligji, njihen si persona juridikë nga  Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, në bazë të dokumenteve të mëposhtme:

a) kërkesës për njohjen juridike nga përfaqësuesi ligjor të personit juridik kishtar;

b) aktit të themelimit të personit juridik kishtar nga autoriteti kompetent kishtar, në përputhje me të Drejtën Kanonike, ku përcaktohen selia, natyra dhe objekti i veprimtarisë;

c) statutit të personit juridik kishtar, sipas së Drejtës Kanonike, ku përcaktohen përfaqësuesi ligjor, detyrat dhe kompetencat e tij, burimet e financimit dhe mënyrat e mbarimit të personit juridik kishtar të parashikuara në statutet e secilit.

2. Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe të dokumentacionit të mësipërm, bën njohjen e personit juridik kishtar dhe regjistrimin e tij, duke lëshuar vendimin përkatës.

Neni 7

Regjistrimi në organet tatimore

Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në gjykatë, personat juridikë kisharë kryejnë regjistrimin në organet tatimore, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Neni 8

Kohëzgjatja dhe shtrirja territoriale e personave juridikë kishtarë

Personat juridikë kishtarë mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre për një kohëzgjatje pa afat dhe kjo veprimtari mund të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 9

Statusi juridik dhe fiskal

Personat juridikë kishtarë nuk kanë qëllime fitimi dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tyre gëzojnë të gjitha të drejtat dhe lehtësitë fiskale, si dhe përmbushin detyrimet ligjore, si të gjithë personat juridikë jofitimprurës, të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Neni 10

Licencimi

Personat juridikë kishtarë, përveç veprimtarisë së tyre fetare, kanë të drejtë të zhvillojnë edhe veprimtari të tjera, si në fushën e arsimit, atë shoqërore dhe shëndetësore, në përputhje me legjislacionin shqiptar për marrjen e licensave ose të lejeve përkatëse.

KREU IV

DISPOZITA KALIMTARE

Neni 11

Njohja e zotësisë juridike të personave juridikë kishtarë, që nuk kanë zotësinë juridike ose që janë regjistruar si organizata jofitimprurëse

Për të fituar njohjen e zotësisë juridike, personat juridikë kishtarë, të pranishëm në Republikën e Shqipërisë, të themeluar nga organi kompetent kishtar, në përputhje me të Drejtën Kanonike, që nuk e gëzojnë zotësinë juridike, si dhe personat e regjistruar si organizata jofitimprurëse para miratimit të këtij ligji duhet që, brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të tij, të paraqesin në gjykatë dokumentacionin e përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.

Neni 12

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.Shpallur me dekretin nr. 4539, datë 13.4.2005 të

Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

 

© GC

Trascina file per caricare

Procedure per il riconoscimento della personalità giuridica alle persone giuridiche ecclesiastiche della Chiesa cattolica

(D. Lgs. 9.365, datato 31.3.2005)

Ai sensi degli articoli 78, 83 e 122 comma 1 punto 1 della Costituzione, su proposta del Consiglio dei Ministri

ASSEMBLEA DELLA REPUBBLICA D’ALBANIA

DECIDE:
CAPO
DISPOSIZIONI GENERALI

Articolo 1

Oggetto della legge

Questa legge contiene le disposizioni relative alle procedure normative di riconoscimento della capacità giuridica ecclesiastica a persone giuridiche della Chiesa cattolica nella Repubblica d'Albania.

Articolo 2

Le persone giuridiche

Sono soggette a questa legge le persone giuridiche ecclesiastiche (enti o istituzioni religiose della Chiesa Cattolica nella Repubblica di Albania), istituite dalla competente autorità ecclesiastica, in conformità al Diritto Canonico (codice giuridico della Chiesa cattolica).

CAPITOLO II

Principi generali

Articolo 3

Il principio d’indipendenza dallo Stato

Le persone giuridiche ecclesiastiche della Chiesa cattolica nella Repubblica d'Albania esercitano la loro attività in modo indipendente degli organi statali e in conformità con la legislazione albanese in vigore

Articolo 4

I diritti e gli obblighi

Le persone giuridiche ecclesiastiche godono di tutti i diritti e adempiono agli obblighi previsti dalle disposizioni del codice civile e alle altre norme giuridiche in vigore per tutte le persone giuridiche

. CAPO III

Le persone giuridiche ecclesiastiche

Articolo 5

La forma delle persone giuridiche ecclesiastiche

Istituzione, struttura, organizzazione, funzionamento di impianti, amministrazione, modifiche e modi di cessazione delle persone giuridiche ecclesiastiche sono regolate in conformità con il diritto canonico e il diritto dello Stato

Articolo 6

Riconoscimento della personalità giuridica delle persone giuridiche ecclesiastiche e loro registrazione

1) Le. persone giuridiche ecclesiastiche, soggette alla presente legge, sono riconosciute come soggetti giuridici dal Tribunale di Tirana, producendo i seguenti documenti:

a) domanda di riconoscimento della personalità giuridica da parte del legale rappresentante dell'ente ecclesiastico;

b) atto giuridico di costituzione dell'ente ecclesiastico da parte della competente autorità ecclesiastica, in conformità con il Diritto Canonico, che ha stabilito la sede principale, la natura e l'oggetto dell’attività;

c) stato di persona giuridica della chiesa, a norma del Diritto Canonico, che ha istituito il rappresentante legale, le sue funzioni e competenze, le fonti di finanziamento e le modalità giuridiche con le quali si può porre fine all’ente ecclesiastico, previste nello Statuto di ciascuno.


2. Il Tribunale di primo grado di Tirana, entro 30 giorni dalla data della domanda e dalla presentazione della documentazione di cui sopra, provvede al riconoscimento della personalità giuridica e alla registrazione della chiesa, mediante l'emissione della relativa decisione.

Articolo 7

Registrazione presso le autorità fiscali

Completate le procedure di registrazione in Tribunale, le persone giuridiche provvedono all'iscrizione presso le autorità fiscali ai sensi della relativa normativa.

Articolo 8

Durata e estensione territoriale delle persone giuridiche ecclesiastiche

Le persone giuridiche ecclesiastiche possono esercitare la loro attività per un periodo indeterminato, e questa attività può essere estesa a tutto il territorio della Repubblica d'Albania.

Articolo 9

Status giuridico e fiscale

Le persone giuridiche ecclesiastiche non hanno alcun scopo di lucro e nell'esercizio della loro attività godono di tutti i diritti e vantaggi fiscali, oltre a soddisfare obblighi di legge, come tutte le persone giuridiche senza scopo di lucro, a condizione che ciò sia previsto nella legislazione.

Articolo 10

Autorizzazioni

le persone giuridiche ecclesiastiche, oltre alla loro attività religiosa, hanno il diritto di sviluppare altre attività, in materia d’istruzione, sociali e sanitarie, in conformità con la legislazione albanese per il rilascio di licenze o autorizzazioni del caso.

CAPITOLO IV

DISPOSIZIONI TRANSITORIE

Articolo 11

Riconoscimento della capacità giuridica delle persone giuridiche ecclesiastiche che non hanno capacità giuridica o che sono registrati come ONG

Per ottenere il riconoscimento giuridico quali persone giuridiche ecclesiastiche, presenti in Albania, stabilito dall'autorità ecclesiastica, in conformità con il Diritto Canonico, le persone giuridiche che non godono della capacità giuridica e le persone registrate come organizzazioni senza scopo di lucro prima dell'approvazione della presente legge, entro 2 anni dalla data di entrata in vigore, dovranno presentare al giudice i documenti di cui al punto 6 della presente legge.

Articolo 12

Entrata in vigore

La presente legge entra in vigore 15 giorni dopo la pubblicazione nella Gazzetta Zyrtare.Shpallur con decreto nr. 4539, datato 13.4.2005

Il Presidente della Repubblica di Albania Alfred Mosè

 

© GC

Trascina file per caricare