Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

PER SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

L I G J Nr.7952, datë 21.6.1995
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të
Ministrave,


KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I PARIME TE PERGJITHSHME

Neni 1
Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare. Ai realizohet në përputhje me parimet e sanksionuara në legjislacionin në fuqi, mbështetet në traditat e arritjet e shkollës sonë kombëtare dhe kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Arsimi respekton të drejtat e fëmijëve dhe të të rriturve të sanksionuara Arsimi ka për mision emancipimin shpirtëror, progresin material dhe zhvillimin social të individit.
Neni 3
Shtetasit e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta për t'u arsimuar në të gjitha nivelet e arsimimit që përcakton ky ligj, pavarësisht nga gjendja sociale, kombësia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shëndetësore dhe niveli ekonomik.

[...]
Neni 4
Arsimi në Republikën e Shqipërisë realizohet në institucione arsimore publike dhe private, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Neni 5
Ministria e Arsimit përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. në këto dokumente.

[...]

Neni 7
[...]

  1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.
    6.2. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar.

[...]

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1144, datë 3.7.1995 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

 

© GC

Trascina file per caricare