Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare                         

Kombi Shqiptar i lirë e kryenaltë ,me plotshpresa lumtënije për kohën e ardhme,me dëshirë të patundëshme e plot gjallni për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar dhe për sigurimin e zvillit paqësuër t”Atdheut e të mirësisë së përgjithshme të popullit, tue respektue traditat historike të Kombit ,të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit t”ardhshëm nji mbarëvajtje të merituëshme ,n”Asamblen e dytë Kostituante me datë IDhjetor 1928 vendon dhe dekreton këtë Statut.

Titilli I

DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME

Art. 1. Shqipnija asht Mbretni (Royaume) demokratike, parlamentare dhe e trashëguëshme.                                    Art. 2. Shqipnija asht indipendente e pandaëshme;tranzija toksore e saj asht e padhunuëshme dhe toka e saj e pajetërtuëshme.                       

Art. 3. Flamuri Shqiptar asht i kuq ,në mest me shqipe të zezë dy krenshe.                                    

Art. 4. Gjuha zyrtare e Shtetit asht shqipja.                                                

Art. 5. Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare.Të gjitha fetë e besimet janë të nderuëme dhe liria e ushtrimit dhe e praktikimit të jashtme të tyne asht e siguruëme.       

Feja nuk mund të formojë pengime juridike me asnji mënyrë.                                            

Fetë dhe besimet kursesi nuk mund të përdoren për qëllime politike.                                                   

Art. 6. Kryeqyteti i Shqipnis asht Tirana.

Titulli II

PUSHTETET SHTETNORE

Art. 7. Gjith pushtetet shtetnore burojnë nga Kombi,dhe ushtrohen si mbas parimevet e rregullavet që caktohen në këtë Statut.                    

Art. 8. Pushteti Legjislativ ushtrohet kolektivisht prej Mbretit dhe Parlamentit i cili përbahet prej nji Dhome.                                   

Art. 9. Iniciativa e ligjevet i përket Mbretit dhe Parlamentit.                         

Por propozimi i ligjevet që sjellin shtesa shpenzimesh financiare i përket Mbretit.                                        

Art.10.Interpretimi autentik i ligjevet i përket Pushtetit Legjislativ.                                          

Art. 11. Ç”do ligjë për me qenë e zbatuëshme duhet të jetë e votuëshme prej Parlamentit dhe e pëlqyëme (sanctionner) prej Mbretit

Art. 12. Asnji ligjë nuk mund t”i paraqitet Mbretit për pëlqim (saction)para se të jetë e votueme rregullisht prej Parlamentit.                

Ligjet nuk mund të çfuqizohen (abroger), të ndryshohen (modifier), të pezullohen (suspendre) veçse me nji ligjë tjetër.                                                   

Art. 13. Pushteti përmbarues i përket Mbretit,i cili e ushtron si mbas dispozitave të caktueme me këtë Statut.                                           

Art. 14. Pushteti Gjyqsuër ushtrohet prej gjykatavet dhe vendimet e tyne ,të bazueme në ligjë ,jepen dhe zbatohen n”ëmën të Mretit.

Kapitulli I

PUSHTETI LEGJISLATIV

Art. 15. Parlamenti përbahet prej Deputetësh të zgjedhun nga populli si mbas ligjës.                        

Art. 16. Për ç”do  15000 (pesëmbë-dhjet mij) frymë,dhe për çdo fraksion që kalon 7500 (shtatë mij e pesëqind ) frymë zgjidhet nji Deputet.                                            

Art. 17. Parlamenti zgjidhet për nji periudhë katër vjetshe.                                  

Art. 18. Deputeti përfaqëson Kombin përgjithësisht dhe jo vetëm qarkun që e ka zgjedhë.                  

Art. 19. Cilësitë e zgjedhësvet caktohen me ligjen e zgjedhjevet.

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 1998

¨    Projektkushtetutë për Republikën e Shqipërisë (1994)

¨    Projektkushtetutë për Republikën e Shqipërisë (1993)

¨    Ligji për dispozitat kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (1991)

¨    Projektkushtetutë për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë (1991)

¨    Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (1976)

¨    Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë (1946)

¨    Kushtetuta e Mbretërisë Shqiptare, pushtimi italian (1939)

¨    Kushtetuta e Mbretërisë Shqiptare (1928)

¨    Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
 
¨    Statuti i Shtetit Shqiptar (1922)

¨    Statuti i Shtetit Shqiptar, Lushnjë (1920)

¨    Statuti Organik i Principatës së Shqipërisë (1914)