The measure is available in the following languages:
L I G J
Nr.7777, datë 22.12.1993
PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksa nacionale dhe ato lokale.
Neni 2
Në taksat nacionale bëjnë pjesë:
- taksa portuale;
- taksa për shërbime konsullore;
- taksa për qarkullimin rrugor;
- taksa për qarkullimin e automjeteve të huaja;
- taksa për përdorimin e aparateve televizive;
- taksa për përdorimin e aparateve telefonike;
- taksa për kryerjen e veprimeve gjyqësore noteriale dhe të ipotekave;
- taksa për regjistrimin në arësimin e lartë;
- taksa për radiokomunikacionin privat;
- taksa për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion;
- taksa për paisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti;
- taksa për shfrytëzimin e lëndës drusore në pyjet nacionale;
- taksa për paisjen me pasaportë lundrimi;
- taksë për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit;
- taksë regjistrimi për ushtrimin e llotarive, të konkurseve parashikuese dhe lojrave të fatit me karakter nacional;
- taksë pulle dhe taksë mbi aktet;
Neni 3
Në taksat lokale bëjnë pjesë:
- taksë për fjetje në hotel të të huajve;
- taksë pastrimi;
- taksë tregu për zënie vendi e peshëmatje;
- taksë për gjueti;
- taksë për reklamat e personave fizike dhe juridike;
- taksë e regjistrimit për veprimtari të ndryshme;
- taksë regjistrimi për ushtrimin e llotarive, të konkurseve parashikuese dhe lojave të fatit me karakter lokal;
- taksë për çdo bagëti të therur;
- taksë për ndërtime të reja;
- taksë tabele;
- taksë bashkie për xhiron e restoranteve, diskotekave, hoteleve, kafeneve dhe pasticerive;
- taksë për shfrytëzimin e lëndës drusore në pyjet pronë e komunave.
Neni 4
Taksat lokale të vendosura në këtë ligj shërbejnë si taksa orientuese. Këshilli i rrethit, bashkisë e komunës, kur e gjykon të domosdoshme mund të vendosë taksa të përkohshme, për shërbime në interes të banorëve dhe masa e tyre të vendoset me konsensus me banorët e rrethit, bashkisë e komunës.
Neni 5
Të ardhurat që realizohen nga taksat nacionale, derdhen në buxhetin e shtetit, kurse ato që realizohen nga taksat lokale derdhen në buxhetin e rrethit, bashkisë e komunës.
Neni 6
Shtetasit janë të detyruar të deklarojnë pajisjet vetiake që i nënshtrohen pagimit të taksave sipas këtij ligji, brenda muajit janar, ndërsa për pajisjet e blera rishtas 30 ditë pas zotërimit të tyre.
Neni 7
Niveli i taksave përcaktohet si më poshtë:
Për taksat nacionale
a) taksat portuale caktohen sipas lidhjes nr.1;
b) taksat për shërbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr.2;
c) taksat për qarkullimin rrugor caktohet në masën 16 për qind mbi çmimin e shitjes me pakicë të benzinës dhe gazoilit që do tu shitet përdoruesve të automjeteve;
ç) për përdorimin e aparateve televizive nga çdo zotërues paguhet një taksë 60 lekë në vit për çdo aparat televiziv;
d) për përdorimin e aparateve telefonike nga çdo zotërues paguhet një taksë 20 lekë në vit për çdo aparat telefonik me përjashtim të ushtarakëve të shërbimit aktiv të përhershëm që janë pajisur me telefon për qëllime gatishmërie;
dh) taksat për kryerjen e veprimeve gjyqësore noteriale dhe të hipotekave caktohen sipas lidhjes nr.4;
e) për regjistrimin në arsimin e lartë paguhet një taksë 20 lekë për çdo vit shkollor;
f) taksat për radiokomunikacionin privat caktohen sipas lidhjes nr.5;
g) për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion, për të udhëtuar në shtetet e tjera, nga shtetasit e huaj paguhet për çdo aklim një taksë prej 10 dollarë USA ose kundravlefta e 10 dollarëve USA në monedhë të huaj, tërësisht të konvertueshme, sipas kursit mujor të këmbimit të dollarit USA me monedhat e tjera dërguar nga Drejtoria e Doganave, ndërsa për shtetasit shqiptar taksa është 500 lekë për çdo kalim.
gj) Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti caktohet 2000 lekë për dëshminë e grupit A, B, dhe F. Për marrjen e dëshmive të tjera taksa paguhet në masën 50 për qind e shumës së mësipërme.
h) Taksa për shfrytëzimin e lëndës drusore caktohet për çdo ndrëmarrje nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Të gjitha të ardhurat nga shfrytëzimi i lëndës drusore për pyjet nacionale, gjuetia, bimët eterovajore e tanifere dhe aktivitete të tjera ndihmëse derdhen në buxhetin e shtetit.
i) taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi caktohet 500 lekë;
j) taksa për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit caktohet sipas lidhjes nr.3
k) taksa e pullës dhe taksa mbi aktet caktohet sipas lidhjes nr.4;
l) taksa e rregjistrimit për ushtrimin e llotarive, të konkurseve parashikuese dhe lojrave të fatit me karakter nacional caktohet 5000 lekë në vit;
m) taksa për qarkullimin e automjeteve të huaja caktohet sipas lidhjes nr.6
Për taksat lokale
a) taksa e regjistrimit për veprimtari të ndryshme caktohet si më poshtë:
- për veprimtaritë private të personave fizikë që bëjnë tregëti e kryejnë shërbime ambulante 1000 lekë dhe për personat fizikë e juridikë shtetëror e privat vendas a të huaj 10000 lekë.
b) Taksa për reklamat e personave fizikë dhe juridikë caktohet 2000 lekë për m2 në vit
c) taksa e pastrimit caktohet:
- për çdo familje 100 lekë në vit
- për personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike 1000 lekë në vit.
- për personat juridike shtetëror e privat 2000 lekë në vit
ç) taksa e tregut për zënie vendi caktohet 30 lekë për metër katrore për çdo ditë.
Taksa e tregut për peshëmatje dhe kontrollin e mjeteve matëse caktohet 20 lekë për çdo ditë.
d) taksa për lëshimin e lejes vjetore të gjuetisë caktohet 1000 lekë në vit;
dh) taksë për fjetjen në hotele caktohet në masën 10 për qind mbi çmimin e fjetjes, për çdo natë fjetje, vetëm për shtetas të huaj.
e) taksë për çdo bagëti të therur. Therja e bagëtive bëhet vetëm në thertoret e caktuara nga komuna dhe bashkia dhe për çdo bagëti të therur caktohen këto taksa si më poshtë:
- për ka, lopë, buall, bullicë, viç, derr, 50 lekë
- për dash, dele, cjap, dhi, qengj e kec, 20 lekë
f) taksë për ndërtimet e reja. Për çdo ndërtesë që ngrihet e re në teritorin e bashkisë dhe të komunës sipas planit të miratuar, paguhet një taksë 10 lekë për metër katror mur të jashtëm. Ndarjet e brendshme nuk llogariten.
g) taksë tabele caktohet 500 lekë në vit.
gj) Taksë bashkie për xhiron e restoranteve, diskotekave, hoteleve, kafeneve dhe pasticerive në masën 1 për qind.
h) Taksa e regjistrimit për ushtrimin e llotarive, të konkurseve parashikuese dhe të lojrave të fatit me karekter lokal caktohet 3000 lekë në vit.
Neni 8
Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda muajit janar të çdo viti.
Taksat e shërbimeve me karakter administrativ, gjyqësor, noterial dhe të ipotekave paguhen me anë të pullës.
Taksat arkëtohen nga organi që kryen shërbimin. Në këto raste organet shtetërore dhe private veprojnë si agjentë tatimorë për mbledhjen e taksave. Personave juridike shtetërore dhe personave juridike e fizike private ju lihet një përqindje e caktuar e masës së taksave të vjela si më poshtë:
A. Për taksat nacionale:
a) Për taksat portuale 3%
nga e cila:
- Kapitenerisë së porteve 2.5%
- Agjensive detare 0.5%
b) për taksat për shërbimet konsullore 3%
c) për taksën e qarkullimit rrugor 0%
ç) për taksën për qarkullimin e automjeteve të huaja 3%
d) për taksën për përdorimin e aparateve televizive 5%
e) për taksën për përdorimin e aparateve telefonike 5%
ë) për taksën për veprime gjyqësore noteriale dhe të hipotekave 5%
f) për taksën e rregjistrimit në arsimin e lartë 2%
g) për taksën për radiokomunikacionin privat 2%
gj) për taksën për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së
Shqipërisë me avion 5%
h) për taksën për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim
automjeti 5%
i) për taksën e shfrytëzimit të lëndës drusore në pyjet
nacional 0%
j) për taksën për pajisjen me pasaportë lundrimi 0%
k) për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit 5%
l) për taksën e regjistrimit për ushtrimin e llotarive, të
konkurseve parashikuese dhe të lojrave të fatit me karakter
nacional 0%
ll) për taksën e pullës dhe taksën mbi aktet 5%
B. Për taksat lokale
a) Për taksën e pastrimit 5%
b) Për taksën për zënie vendi e peshëmatje 5%
c) Për taksën e gjuetisë 5%
d) Për taksën për fjetje në hotel të të huajve 0%
e) Për taksën e regjistrimit të veprimtarisë private 0%
f) Për taksën për reklamat e personave fizik e juridik 5%
g) Për taksën për çdo bagëti të therur 5%
gj) Për taksën për ndërtime të reja 5%
h) Për taksë tabele 5%
i) Për taksën e bashkisë për xhiron e diskotekave,
pasticerive, hoteleve,restoranteve dhe kafeneve 5%
j) Për taksën e regjistrimit për ushtrimin e
llotarive,të konkurseve parashikuese dhe të
lojrave të fatit me karakter lokal 0%
k) taksë për shfrytëzimin e pyjeve pronë e komunave 0%
Këto shuma do të përdoren:
1. Në formën e shpërblimit mbi pagën për vështirësi në punë deri në masën 20% të pagës, për punonjësit që do të shërbejnë si agjentë tatimore. Punonjësit që përfitojnë këto shpërblime përcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.
2. Në formën e pagës, kur merren punonjës të rinj për të përballuar vjeljen e taksave.
3. Pjesa që mbetet do të përdoret për mekanizimin, informatizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Sipas llojit të taksave organet që ngarkohen me nxjerrjen e taksave janë:
A. Për taksat nacionale
a) për taksat portuale ngarkohen kapiteneritë e porteve, të cilat i vjelin këto taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjensive detare shtetërore ose private. Për taksën për pajisjen
me pasaportë lundrimi ngarkohen kapiteneritë e porteve.
b) për taksat për shërbime konsullore ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik sipas ndarjes që do të përcaktohet me udhëzim të Ministrisë të Financave.
c) për taksën e qarkullimit rrugor ngarkohen ndërmarrjet e shitjes së karburantit.
ç) për taksën për përdorimin e aparateve televizive ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike në varëtis të ndërmarrjeve elektrike.
d) për taksën për përdorimin e aparateve telefonike ngarkohen degët e PTT.
dh) për taksat për kryerjen e veprimeve gjyqësore noteriale dhe të ipotekave ngarkohen administrata gjyqësore, noteria dhe zyrat e ipotekave.
e) për taksën e regjistrimit në arsimin e lartë ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta.
ë) për taksën për radiokomunikacionin privat ngarkohet Komisioni Shtetëror i Radiokomunikacionit.
f) për taksën për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion ngarkohen organet doganore.
g) për taksën për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti ngarkohet Inspektorati Rrugor i Ministrisë së Rendit Publik.
gj) për taksën për shfrytëzimin e lëndës drusore në pyjet nacionale ngarkohen organet që caktohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Ministria e Financave.
h) për taksën e qarkullimit e automjeteve të huaja ngarkohen degët e doganave në pikat e kalimit kufitar.
i) për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.
j) për taksën e pullës dhe taksën mbi aktet ngarkohen zyrat e gjendjes civile.
k) për taksën për ushtrimin e llotarive, konkurseve parashikuese dhe lojrave të fatit me karakter nacional ngarkohet Ministria e Financave.
B. Për taksat lokale
a) për taksën e regjistrimit të ushtrimit të veprimtarive të ndryshme ngarkohen degët e tatimeve në rrethe.
b) për taksën për fjetjen në hotel të të huajve ngarkohen hotelet, pensionet shtetërore ose private.
c) për taksën për reklamat e personave fizikë e juridike ngarkohen këshillat e rretheve, bashkive e komunave.
ç) për taksën e pastrimit ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike në varëtis të ndërmarrjeve elektrike.
d) për taksën e tregut për zënie vendi, për peshëmatje e kontrollin e mjeteve matëse, për taksën për çdo bagëti të therur, për taksën për ndërtime të reja, për taksën e tabelës dhe taksën e bashkisë për xhiron e hoteleve, restoranteve, kafeneve, diskotekave e pasticerive si dhe taksën për pyjet pronë e komunave ngarkohen këshillat e rretheve, bashkive dhe komunave, të cilët të parashikojnë në organikat e tyre personelin që do të ngarkohet me vjeljen e këtyre taksave.
dh) për taksën e gjuetisë ngarkohet shoqata e gjuetarëve.
e) për taksën për ushtrimin e llotarive, konkurse e parashikuese dhe lojrave të fatit, me karakter lokal ngarkohen degët e tatimeve në rrethe.
Këshillat e rretheve kanë kompetencën të caktojnë edhe subjekte të tjera nga ato të përcaktuara më sipër, të cilat do të merren me vjeljen e taksave lokale.
Neni 9
1. Nga pagimi i taksës së akteve dhe të pullës përjashtohen:
Veprimet zyrtare që kërkohen nga autoritetet e huaja, me kusht reciprociteti.
Regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe notimet në regjistrat e gjendjes civile.
2. Përjashtohen nga pagimi i taksës së regjistrimit në shkollat e larta studentët jetimë.
3. Përjashtohen nga pagimi i taksës së vizës dhe taksës së hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë:
a) Personat që janë pajisur me pasaportë diplomatike dhe shërbimi.
b) Personat e organizatave bamirëse e filantropike.
c) Punonjësit e Kryqit të Kuq dhe të Ligës Ndërkombëtre të Kryqit të Kuq.
d) Shtetasit e huaj me kombësi shqiptare.
e) Shtetasit me dy nënshtetësi shqiptare dhe të huaj.
f) Personat që shoqërojnë mjete me ndihma humanitare në bazë të marrëveshjeve ose të dërguara nga organizatat bamirëse, institucionet e ndryshme, individë të veçantë etj.
g) Grupet e organizuara turistike që hyjnë në Republikën e Shqipërisë mbi bazë të marrëveshjeve me agjensitë turistike dhe qëndrojnë një ditë në Republikën e Shqipërisë paguajnë taksë hyrje .ose vize në masën 5 dollar USA.
4. Nga pagimi i taksës së kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion përjashtohen:
a) personat që janë paisur me pasaportë diplomatike e shërbimi.
b) personat e organizatave bamirëse e filantropike.
c) anëtarët e familjeve të përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Republikën e Shqipërisë që jetojnë bashkërisht.
ç) anëtarët e personelit të misionit diplomatik të akredituar në vendin tonë, që punojnë në shërbimin administrativ dhe teknik të misionit si dhe anëtarët e familjeve të tyre.
d) personeli i avionit dhe personeli i shoqërive ajrore në bazë të reciprocitetit.
e) fëmijët që janë paisur me gjysëm bilete.
f) për shtetasit shqiptarë që shkojnë me shërbim jashtë shtetit pagesa e taksës do të përballohet nga institucioni ose ndërmarrja shtetërore që i dërgon me shërbim.
5. Përjashtohen nga pagimi i taksës për fjetjen në hotel të të huajve grupet turistike që vijnë nëpërmjet agjensive turistike ose institucioneve të tjera dhe që paguajnë nën 30 dollarë për çdo ditë qëndrimi.
6. Përjashtohen nga pagimi i taksës së pastrimit familjet që banojnë në fshat.
7. Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore lind brenda 6 mujorit të parë do të paguhet 100% e taksës, ndërsa kur detyrimi lind 6 mujorin e dytë do të paguhet vetëm 50% e masës së këtyre taksave.
8. Përjashtohen nga taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja:
a) automjetet e huaja që sjellin ndihma humanitare falas.
b) mjetet që qarkullojnë me leje kalimi pa pagesë të taksave rrugore mbi bazë reciprociteti.
c) mjetet e përfaqësive diplomatike, shoqatave dhe firmave të huaja dhe të përbashkëta të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, mbasi e paguajnë atë me çmimin e karburantit.
Neni 10
Quhen shkelje të këtij ligji refuzimi, shmangia në çdo formë tjetër dhe mosderdhja në afat e taksave.
Neni 11
Shkeljet e parashikuara në nenin 10 të këtij ligji kur nuk përbëjnë vepër penale quhen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë 1000 deri 3000 lekë, duke marrë taksën në vlerën e saj të plotë.
Neni 12
Ligji nr.7680 datë 3.3.1993 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", ligji nr.7731 , datë 20.7.1993 për disa ndryshime në ligjin nr.7680 dtë 3.3.1993 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë" ligji nr.7735, datë 20.7.1993 "Për taksat e anijeve të huaja që prekin portet detare të Republikës së Shqipërisë", si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.
Neni 13
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.745, datë 6.1.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Lidhja nr.1
NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Taksë në dollarë
Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve
| Gjithsej për çdo anije |
LLOJI I TAKSAVE
Taksa Portuale
Taksë e zakonshme anije:
Për anijet që ngarkojnë ose shkar-
kojnë mallra 1.0
Për anijet e udhëtarëve e tragete 0.6
Për anijet sportive motoskaf 0.4
Për anijet e transportit të tregtisë kufitare 0.4
2. Taksë me zbritje të anijes:
- Për të gjitha llojet e anijeve 0.4
3. Taksë e kapitenerisë për dorëzimin e anijeve në portet
shqiptare.
- Deri në 500 TRN 25
- Nga 500-1000 TRN 50
- Nga 1000-1500 TRN 75
- Nga 1500-2000 TRN 100
- Nga 2000-4000 TRN 160
- Për anije mbi 4000 TRN 250
4. Taksë për dhënien e lejes nga kapiteneria për të
drejtën e ushtrimit të radiostacionit 50
5. Taksë për dhënie leje nisjeje nga kapiteneria e portit.
- Për anije deri në 500 TRN 0.04 dollarë për TRN,
por jo më shumë se 15 dollarë
- Për anije mbi 500 TRN 15 dollarë
6. Taksë faro feneri :
a) Për anije deri në 500 TRN 0.10 USD
për TRN,
por jo më pak se 5 USD
b) Për anije mbi 500 TRN 50 USD
7. Taksë për protestë detare:
- Për nënshkrimin e saj nga kapiteneria taksa caktohet si vijon:
- Për anije deri në 500 TRN 30
- Për anije nga 500-1000 TRN 40
- Për anije nga 1000-2000 TRN 45
- Për anije nga 2000-4000 TRN 55
- Për anije mbi 4000 TRN 65
8. Taksë për formalitetet e kryera nga doganat, shëndetësia
dhe autoritete të tjera. 0,3 USD
për TRN
Shënim:
1. Anijet e huaja që ngarkojnë ujë për eksport në pikat jashtë porteve paguajnë taksa portuale dhe taksa për formalitetet që kryen dogana e autoritete të tjera në masën 300 dollarë amerikanë për çdo rast furnizimi.
2. Përjashtohen nga taksat e mësipërme anijet që transportojnë ndihma shtetërore e humanitare të shoqërive të ndryshme bamirëse dhe institucioneve fetare.
3. Taksa me zbritje zbatohet kur ka marrëveshje qeveritare ose të miratuara nga Ministria e Transporteve dhe e Komunikacioneve.
4. Për anijet e subjekteve fizike e juridike shqiptare pagesa e taksave bëhet me lekë ose me valutë, në raport me realizimin e të ardhurave.
5. Për anijet që prekin portet detare Sarandë, Vlorë e Shëngjin, taksat portuale zbatohen 20 për qind më të ulta.
6. Për anijet e personave fizikë e juridikë shqiptare paguhet në të gjitha rastet taksë me zbritje, ndërsa taksat e tjera portuale në masën 50%.
7. Anijet e transportit të brendshëm detar pagujanë taksën e anijes një herë në prekjen e parë të çdo porti shqiptar dhe nuk paguajnë në hyrjet pasuese gjatë vitit kalendarik.
8. Anijet e shërbimit portual përjashtohen nga pagimi i taksave.
9. Anijet luftarake dhe spitalore të cilido shteti paguajnë taksë portuale vetëm kur këto përdoren për qëllime tregtare.
10. Ministria e Financave dhe Ministria e Transporteve dhe Komunikacioneve përcaktojnë rregullat për zbatimin e taksave për anijet e subjekteve fizike ose juridike shqiptare.
Lidhje nr.2
TAKSE PER SHERBIME KONSULLORE
Taksë fikse Lekë
1. Për lëshimin e pasaportave për dalje jashtë shtetit. 100
2. Për leje kalimi. 50
3. Për vizë të huajve në bazë të marrëveshjeve ose në bazë të
reciprocitetit.
4. Për shtetasit e shteteve, ndaj të cilëve nuk kërkohet vizë
hyrje, merret taksë hyrjeje në territorin e Republikës së
Shqipërisë në masën 5 dollarë. Shtetasit e atyre shteteve që
nuk marrin taksë vize për shtetasit shqiptar janë të përjash-
tuar nga pagimi i taksës së hyrjes.
5. Për lëshimin e pasaportave nga përfaqësitë diplomatike dhe
konsullatat 2.000
6. Për leje kalimi të lëshuara nga përfaqësitë diplomatike 1.000
7. Për lëshimin e çertifikatës të çdo lloji, për legalizimin e
tyre ose të çdo dokumenti tjetër nga përfaqësitë diplomatike
apo nga përfaqësitë konsullore:
a) Për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit 2.000
b) Për shtetasit e huaj në bazë të reciprocitetit
8. Për zgjatjen e afatit të pasaportave nga përfaqësitë diplo-
matike apo konsullatat 500
9. Për vërtetim çertifikatash ose të dokumenteve të tjera të
lëshuara nga autoritetet tona për të huaj ose të lëshuara nga
autoritetet e huaja, zbatohet parimi i reciprocitetit.
10.Për vërtetim çertifikatash ose dokumenteve të tjera të lëshua-
ra nga autoritetet shqiptare për shtetasit shqiptarë. 10
Lidhje nr.3
TAKSA VJETORE PER USHTRIMIN E VEPRIMTARISE TE PESHKIMIT
Lekë
I. Peshkimi detar (për 1 anije)
1. Peshkimi me tratakoce
- Anije 200-410 HP 30.000
- Anije mbi 410 HP 45.000
2. Peshkimi pellagjik me trata volante
- Anije 200-410 HP 15.000
- Anije mbi 410 HP 20.000
3. Peshkimi pellagjik me rrethime 5.000
4. Peshkimi me mjete selektive (grepa, mrezhda etj.) 10.000
5. Peshkimi i moluskeve bivalvore 30.000
II. Peshkimi artizanal me mjete të lehta:
1. Peshkim në bregdet (për 1 sanall) 4.000
2. Peshkimi në lagunat bregdetare:
- në lagunë (për një lundër) 4.000
- në dajlane (për një peshkatar) 3.000
3. Peshkimi me ujra të brendshme:
- aktiv (për 1 lundër) 2.000
- në dajlane e prita (për një peshkatar) 3.000
4. Grumbullimi i moluskeve bivalvore për një peshkatar 3.000
Shënim: Për anijet e huaja që do të marrin licencë peshkimi në ujrat tona teritoriale taksa e lejes së ushtrimit të aktivitetit do të jetë sa dyfishi i anijeve shqiptare.
Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit) që do të peshkojnë për qëllime studimore-shkencore.
Lidhja nr.4
TAKSA PËR SHËRBIMET QË KRYHEN NGA ADMINISTRATA GJYQËSORE
NOTERIA DHE ZYRAT E HIPOTEKAVE
Taksë fikse Taksë proporcinale
në lekë ose progresive
në përqindje
A. Taksa për veprime juridike që kryhen
nga administrata gjyqësore.
1. Për regjistrimin e personave
juridik privat (shtetas shqiptar) 100
2. Për regjistrimin e personave juri-
dik privat (shtetas të huaj) 1.000
3. Për lëshimin e vërtetimit se perso-
ni nuk ka pengesa ligjore për pajis-
jen me pasaportë për jashtë shtetit. 5
4. Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje
vendimi e çdo dokumenti që kërkohet
nga të interesuarit. 25
5. Për lëshimin e vërtetimit për shqyrtim
vendimi gjyqësor, penal ose civil i for-
6. Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit
nga zyrat e gjendjes gjyqësore. 10
7. Për legalizimin e akteve të noterisë nga
Ministria e Drejtësisë. 10
8. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë
- për pension ushqimor. 10
- për vërtetimin fakti 30
- për të gjithë paditë e tjera 50
B. Taksë për veprime që kryhen nga përmbaruesi
gjyqësor:
1. Për vënien në ekzekutim të vendimeve e
titujve të tjerë ekzekutiv me objekt të
pavleftësueshëm 100
2. Për vënien në ekzekutim të vendimeve e
të tjerë ekzekutiv me objekt të vleftë-
sueshëm :
- kundrejt shtetasve 2
- kundrejt personave juridik 5
3. Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të
përmbaruesit gjyqësor. 10
4. Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor
të çdo lloj akti ose dokumenti të kër-
kuar nga të interesuarit 25
5. Për vënien në ekzekutim të vendimeve me
objekt pension ushqimor. 25
C. Veprime që kryhen nga zyrat noteriale:
1. Përpilimi i testamenteve 100
2. Kontrata për kalim të pronësisë 50
3. Prokura (redaktim)
- të përgjithshme. 30
- të posaçme. 50
4. Akte noteriale të ndryshme (redaktim). 50
5. Vendim për dëshmi trashëgimie. 100
6. Kopjim dhe vërtetim njësia me origjinalin. 50
7. Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësia
me origjinalin. 10
8. Vërtetim firme në banesa ose spitale 20
D. Taksat për veprimet që kryhen në zyrat e
hipotekave:
1. Për regjistrimin e vendimit , i cili
përmban fitimin ose njohjen e pronësisë
mbi sendet e palujtshme, që deklaron të
pavlefshme veprimet juridike për kalimin
e pronësisë të regjistruar më parë. 100
2. Për regjistrimin e dëshmisë së trashëgi-
misë në lidhje me fitimin me anë të tra-
shëgimisë të pronësisë mbi sende të pa-
lujtshme. 100
3. Për regjistrimin e vënies sekuestrës mbi
sendet e palujtshme. 50
4. Për heqjen e ipotekës 40
5. Për lëshimin e çdo dëshmie të interesuarve
nga zyrat e ipotekës 25
E. Taksa e akteve dhe e pullës
1. Për lëshimin e certifikatave të gjendjes
civile. 15
2. Për lëshimin e pasaportave të bren-
dshme 20
3. Për regjistrimin përfundimtar të vend-
banimit të ri. 10
4. Për marrjen e çdo akti të emërtuar ose të
zhdukur të gjendjes civile, si dhe për
korrigjimet e tyre 10
5. Për rregjistrimin e dhënies së shtetësisë. 300
6. Për regjistrimin e lënies së shtetësisë
për çdo person madhor. 300
7. Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit
të emrit ose mbiemrit. 300
8. Për çdo lidhje martese 100
Lidhja nr.5
TAKSAT PëR SHëRBIMET PRIVATE Të RADIOKOMUNIKACIONIT
I. Taksat për stacionet që punojnë në brezin 26-500 MHZ (përjashtuar ata që trajtohen në kreun II deri VI).
1. Ndërlidhje ndërmjet dhënies marrësave (e dyanshme)
2. Ndërlidhje ndërmjet stacioneve fikse kur largësia në vijë ajrore midis tyre është:
- deri në 10 km.........................700 lekë
- deri në 30 km .......................2.500 "
- deri në 50 km .......................5.000 "
- mbi 50 km ..........................10.000 "
B.Ndërlidhje e një stacioni fiks me një të lëvizshëm ose ndërmjet dy stacioneve të lëvizshëm, kur largësia maksimale e ndërlidhjes është:
- deri në 10 km...........................350 lekë
- deri në 30 km ..........................1.300 "
- deri në 50 km ..........................2.500 "
- mbi 50 km..............................5.000 "
C. Ndërlidhje ndërmjet një stacioni fiks dhe shumë stacioneve të lëvizshëm ose ndërmjet shumë stacioneve të lëvizshëm.
Në këtë rast zbatohen taksat e paragrafit 1.B me një koeficient reduktimi si më poshtë:
- Nga 1 deri në 5 stacione të lëvizshme.......... 1
- Nga 6 deri në 20 stacione të lëvizshme ........ 0,8
- Nga 21 deri në 35 stacione të lëvizshëm........ 0,6
- Nga 36 deri në 50 stacione të lëvizshëm........ 0,4
Mbi 50 stacione të lëvizshëm..................... 0,2
2. Ndërlidhje ndërmjet stacioneve dhënës dhe stacioneve marrës (e njëashme)
Sipas rastit zbatohen respektivisht taksat e paragrafeve 1A, 1B ose 1C të shëmëzuara me një koeficient reduktimi 0,7.
3. Pët lejet e lëshuara me afat deri në një muaj (përfshi dhe aparaturat e futura për demonstrim) taksa e lejes është 1.000 lekë.
II. Taksat për stacionet private të bordit të anijeve dhe avioneve
1. Taksa vjetore e lejes për stacionet e bordit
- Dhënës me fuqi deri 400 wat............ 200 lekë
- Dhënës me fuqi mbi 400 wat ............ 500 "
- Dhënës portativ i valeve metrike (përja-
shtuar dhënësat e kërkimit të ndihmës)... 120 "
III. Taksat për stacionet radiorele që përdorin frekuenca
mbi 1 GHz
1. Brezi 23,5-23,6 GHz
1.a. Për radiorele me një kanal telefonik ose tran-
smetim të dhënash...................... 600 lekë
1.b. Për radiorele me një kanal radiofonik 750 "
1.c. Për radiorele me një kanal figure.... 1.250 "
2. Brezat e tjerë të frekuencave:
2.a. Ndërlidhje një drejtimshe ndërmjet dy
stacioneve
Taksa të paguhet në vartësi të gjërësisë (1) të
brezit të frekuencave që okupotohet nga dhënia:
Për L deri në 1 MHz........................... 1.700 "
Për L mbi 1 MHz deri në 10 MHz....... 2.400 "
Për L mbi 10 MHz.............................. 3.100 "
2.b. Ndërlidhja dy drejtimshe ndërmjet dy stacioneve.
Të njëjtat taksa me ato të pikës 2.a të shumëzu-
ara me 2.
2.c. Ndërlidhje e disa stacioneve vijuese. Të njëjtat
taksa me ato të pikave 2.a ose 2.b të shumëzuara
me numrin e stacioneve minus një.
IV. Taksa për marrje nga sateliti
Për çdo stacion tokësor.......... 300 lekë
V. Taksat për shërbimin radioamator
1. Taksa vjetore e lejes për stacionet amatore
1.a. Stacion amator personal ose i radioklubit. 100 "
1.b. Taksë leje për përdorimin e një stacioni
amator nga çdo operator i veçantë...... 10 "
1.c. Stacion amator i huaj, me qëndrim të
përkohshëm në vendin tonë për më pak se tre
muaj dhe e pa rinovueshme gjatë vitit. 50 USD
1.d. Taksa vjetore e lejes për përdorimin e një
stacioni marrës të destinuar për të dëgjuar
dhëniet e stacioneve radiamatore..... 30 lekë
VI. Taksat për stacionet e radiopërhapjes (zanore dhe televiziv)
1. Për një stacion me zonë mbulimi deri 15 km nga
qendra e dhënies.
1.a. Për programet televizive:
- Taksssa vjetore e lejes................ 80.000 lekë
1.b. Për persëritësat televiziv të programeve të
huaja
- Taksa vjetore e lejes................... 1.200 "
1.c. Për programet e radios :
- Taksa vjetore e lejes.................. 17.000 "
1.d. Përsëritësat e radios të programeve të huaja:
- Taksa vjetore e lejes.................. 1.100 "
2. Për një rrjet që ka si objekt mbulimin e gjithë
territorit të vendit.
2.a. Për programet televizive
- Taksa vjetore e lejes................. 300.000 "
2.b. Për programet e radios
- Taksa vjetore e lejes për të gjithë rrjetin
jo më shumë se 200.000 "
2.c. Për një rrjet televiziv që shpërndahet me
kabëll:............................... 2.000 "
2.d. Për një rrjet radioje që shpërndahet me kabëll:
- Taksa vjetore e lejes.................... 100 "
3. Lejet për radiopërhapje zanore dhe televizive, programet e të cilave karakterizohen nga mungesa e interesave financiare dhe ushtrohen nga organizatat ose shoqatat e njohura me ligj në fushën kulturore, etnike, politike dhe fetare, paguajnë taksat e parashikuara në paragrafet 1a, 1c,2a,2b,2c dhe 2 d në masën 25 për qind.
Lidhja nr.6
TAKSA E QARKULLIMIT TË AUTOMJETEVE TË HUAJA NË USD
- Për veturat e udhëtarëve për çdo ditë ose pjese të ditës 1
- Për autobuzet për udhtarë km në tokën shqiptare 0.002
Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogël se 5 USD për çdo ditë.
- Për kamionët e rimorkio kamjoni për çdo ton kilimetër
në tokën shqiptare. 0.02
Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogël se 8 USD për çdo ditë.
- Kur automjetet kalojnë pa ngarkesë paguajnë 50 % të taksës.