Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

LIGJ

 

 

Nr.7895, datë 27.1.1995,

 

 

 

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

(I azhornuar)

 

 

Në  mbështetje  të  nenit  16  të  ligjit  nr.7491,  datë  29.4.1991  “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave

 

 

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI: I

PJESA E PËRGJITHSHME

 

 

KREU I

LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ

 

 

 

Neni 1

Ligji penal dhe ndarja e veprave penale

 

 

Ligji  penal  përcakton  veprat  penale,  dënimet  dhe  masat  e  tjera  që

merren ndaj autorëve të tyre.

Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale.       Dallimi

i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

 

 

Neni 1/a

Bazat e legjislacionit penal

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

 

 

Kodi  Penal  bazohet  në  Kushtetutën  e  Republikës  së  Shqipërisë,  në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.

 

Legjislacioni    penal    përbëhet   nga    ky    Kod    dhe    ligje    të    tjera    që

parashikojnë vepra penale.

 

 

Neni 1/b

Detyrat e legjislacionit penal

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

 

 

Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin  e  shqiptarëve  me  pakicat  kombëtare,  si  dhe  bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

 

 

Neni 1/c

Parimet e Kodit Penal

(Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001, neni 1)

 

 

Kodi  Penal  bazohet  në  parimet  kushtetuese  të  shtetit  të  së  drejtës,  të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.

Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.

 

 

Neni 2

Mosdënimi pa ligj

 

 

Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk

është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale.

Askush   nuk   mund   të   dënohet   me    një    lloj    dhe   masë   dënimi    të

paparashikuar në ligj.

 

 

Neni 3

Veprimi në kohë i ligjit penal

 

 

Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur

është kryer, nuk përbënte vepër penale.

Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se

personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë

se ka filluar, pushon.

 

Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.

 

 

Neni 4

Mosnjohja e ligjit

 

 

Mosnjohja  e  ligjit  që  dënon  veprën  penale,  nuk  përbën  shkak  për përjashtim   nga   përgjegjësia   penale,   veç   rasteve   kur   mosnjohja   është objektivisht e paevitueshme.

 

 

Neni 5

Territori i Republikës së Shqipërisë

 

 

Territori  i  Republikës  së  Shqipërisë,  në  kuptim  të  ligjit  penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe  të  brendshme  detare,  si dhe  çdo  vend  tjetër  ku shtrihet  sovraniteti  i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet  që  mbajnë  flamurin  e  Republikës  së  Shqipërisë,  anijet  e  marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen.

 

 

Neni 6

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë

 

 

Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë.

Ligji  penal  i  Republikës  së  Shqipërisë  është  i  zbatueshëm  edhe  për

shtetasin  shqiptar  që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi

është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.

Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.

 

 

Neni 7

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj

(Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 2)

 

Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.

Ligji  penal  i  Republikës  së  Shqipërisë  është  i  zbatueshëm  edhe  për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar një nga krimet e mëposhtme:

a) krime kundër njerëzimit;

b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;

c) akte terrroriste;

d)  organizimi  i  prostitucionit,   trafikimi  i  jashtëligjshëm   i  njerëzve, fëmijëve  dhe  grave,  prodhimi  dhe  trafikimi     i  jashtëligjshëm  i  armëve, drogës,  substancave  të tjera  narkotike  e psikotrope,  i substancave bërthamore,  i  materialeve  pornografike,  si  dhe  trafikimi  i  jashtëligjshëm  i veprave   të   artit   dhe   i   objekteve   me   vlerë   historike,   kulturore   dhe arkeologjike;

e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve;

f)  falsifikimi  i  vulës  së  shtetit  shqiptar,  parave  dhe  letrave  me  vlerë

shqiptare;

g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë.

 

 

Neni 8

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga personi pa shtetësi

 

 

Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e nenit 7 të këtij Kodi.

 

 

 

Neni 9

Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet

 

 

Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të  së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike.

 

 

Neni 10

Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja

 

Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon:

a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale;

b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;

c) për zbatimin e masave të sigurimit;

d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.

 

 

Neni 11

Ekstradimi

 

 

Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në

marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.

Ekstradimi nuk lejohet:

a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç

rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;

b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim

ka një karakter  politik ose ushtarak;

c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të

persekutohet,  dënohet  ose  kërkohet  për  arsye  të  bindjeve  të  tija  politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.

d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë  kompetente  shqiptare  për  veprën  penale  për  të  cilën  kërkohet ekstradimi.

KREU II PËRGJEGJËSIA PENALE Neni 12

Mosha për përgjegjësi penale

 

 

Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.

Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën  gjashtëmbëdhjetë vjeç.

 

 

Neni 13

Lidhja shkakësore

 

 

Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose mosveprimit të

tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.

 

 

Neni 14

Faji

 

 

Askush  nuk  mund  të  dënohet  për  një  veprim  ose  mosveprim  të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.

Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

 

 

Neni 15

Dashja

 

 

Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe  dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

Neni 16

Pakujdesia

 

 

Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

 

 

Neni 17

Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore

 

 

Nuk  ka  përgjegjësi  penale  personi  që  në  kohën  e  kryerjes  së  veprës vuante  nga  një  turbullim  psikik  ose  neuropsikik  që  ka  prishur  tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.

Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm,

 

por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

 

 

Neni 18

Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur

 

 

Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në

gjendje të dehur.

Kur  dehja  është  shkaktuar  në  rrethana  të  rastit  dhe  ka  sjellë  uljen  e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.

Kur dehja është bërë me paramendim  për të kryer veprën penale, kjo

rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit.

Rregullat  e  mësipërme  zbatohen  edhe  kur  vepra  penale  kryhet  nën

efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.

 

 

Neni 19

Mbrojtja e nevojshme

 

 

Nuk  ka  përgjegjësi  penale  personi  që  ka  kryer  veprën  duke  qenë  i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.

Mospërputhja   haptazi  ndërmjet  tyre  përbën  kapërcim  të  kufijve  të

mbrojtjes së nevojshme.

 

 

Neni 20

Nevoja ekstreme

 

 

Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrapsur.

 

 

Neni 21

Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës

 

 

Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm.

 

Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm,  për të

përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin.

 

 

KREU III TENTATIVA Neni 22

Kuptimi i tentativës

 

 

Vepra  penale  quhet  e  mbetur  në  tentativë  kur,  megjithëse  personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.

 

 

Neni 23

Përgjegjësia për tentativën

 

 

Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.

Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat   krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar  në ligj.

 

 

Neni 24

Heqja dorë nga kryerja e veprës penale

 

 

Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.

Kur  veprimet  e  gjeratëhershme  përmbajnë  elementët  e  ndonjë  vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.

 

 

KREU IV BASHKËPUNIMI I PERSONAVE

PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE

 

Neni 25

Kuptimi i bashkëpunimit

 

 

Bashkëpunim  quhet  kryerja  e  veprës  penale  nga  dy  ose  më  shumë

persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

 

 

Neni 26

Bashkëpunëtorët

 

 

Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit.

Organizatorë    quhen     ata    persona    që     organizojnë     dhe     drejtojnë

veprimtarinë për kryerjen e veprës penale.

Ekzekutorë  janë  personat  që  kryejnë  veprime  të  drejtëpërdrejta  për

realizimin e veprës penale.

Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.

Ndihmës  quhen  personat  që  me  këshilla,  udhëzime,  dhënie  mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.

 

 

Neni 27

Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve

 

 

Organizatorët,  shtytësit  dhe  ndihmësit  kanë  përgjegjësi  si  edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre.

Në  caktimin  e  dënimit  për  bashkëpunëtorët,  gjykata  duhet  të  mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.

 

 

Neni 28

Banda e armatosur dhe organizata kriminale

 

 

Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por  edhe  nga  shkalla  e  organizimit  dhe  e  qëndrueshmërisë  së  tyre  për kryerjen e një numri veprash penale.

Organizata  kriminale  përfaqëson  shkallën  më  të  lartë  të  bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme.

 

Krijimi  dhe  pjesëmarrja   në  bandë  të  armatosur  dhe  në  organizata kriminale,  si  dhe  kryerja  e  veprave  penale  prej  tyre,  cilësohen  si  vepra penale më vete dhe dënohen sipas  parashikimeve të Pjesës së Posaçme  të këtij Kodi.

Pjesëtarët  e  bandës  së  armatosur  dhe  të  organizatës  kriminale  janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës.

Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet

nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë   të   organeve   kompetente   për   parandalimin   e  veprimtarisë   dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.

Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe

për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

Gjykata, kur e çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur

dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e  veprimtarisë  dhe bashkëpunëtorëve  të bandës  apo organizatës  kriminale

është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.

 

 

KREU V DËNIMET Neni 29

Dënimet kryesore

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:

1. Me burgim të përjetshëm

2. Me burgim

3. Me gjobë

Për  personat  që  kanë  kryer  kundërvajtje  penale  jepen  këto  dënime

kryesore:

1. Me burgim

2. Me gjobë

 

Neni 30

Dënime plotësuese

 

 

Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin  kryesor,  mund  të  jepen  edhe  një  ose  disa  nga  këto  dënime plotësuese:

1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në

shërbim publik.

2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej

 

saj.


 

 

3. Ndalimi për të drejtuar automjete.

4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.

5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.

6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave

 

juridikë.

7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.

8. Nxjerrja jashtë territorit.

9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e

papërshtatshme  dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

 

 

Neni 31

Dënimi me burgim të përjetshëm

(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Dënimi  me  burgim  të  përjetshëm  jepet  me  vendim  të  gjykatës  për kryerjen e një krimi të rëndë.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.

Dënimi me burgim të përjetshëm parashikohet bashkërisht me dispozitat

e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.

 

 

Neni 32

Dënimi me burgim

 

Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në

njëzetepesë vjet.

Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë

ditë deri në dy  vjet.

 

 

Neni 33

Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim

 

 

Dënimi  me  burgim  të  përjetshëm  dhe  dënimi  me  burgim  vuhen  në

institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim.

Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të

dënuarve caktohen me ligj.

Të  miturit  e  kryejnë  dënimin  me  burgim  në  vende  të  veçanta  nga  të

rriturit.

Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat.

 

 

Neni 34

Dënimi me gjobë

(Ndryshuar paragrafi i III dhe IV, shtuar paragrafi i V, ndryshuar paragrafi i VII, me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 3)

 

 

Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të

hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj.

Dënimi  me gjobë  jepet për personat  që kryejnë  krim ose kundërvajtje

penale.

Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë

lekë.

Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 5 milionë lekë.

Për personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj pëfitimi tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim,  gjykata mund të japë edhe dënim me gjobë nga

100 mijë gjer në 5 milionë lekë.

Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund

të  lejojë  që  gjoba  të  paguhet  me  këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.

Kur gjoba nuk paguhet në afatin e caktuar, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur 5 mijë lekë për një ditë burgim.

 

Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi  i saj me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje  penale, zëvendësimi  nuk mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që parashikon dispozita përkatëse.

Kur  i  dënuari  si  më  sipër  gjatë  zbatimit  të  burgimit  paguan  gjobën,

gjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit të

7 të këtij neni.

 

 

Neni 35

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

 

 

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik jepet ndaj personave që i kanë shpërdoruar ato dhe që kanë kryer një krim për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe çmohet se kjo e drejtë nuk duhet të ushtrohet përgjithmonë.

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik mund të jepet edhe për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar dënimin gjer në dhjetë vjet burgim.

 

 

Neni 36

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

 

 

Konfiskimi  jepet  detyrimisht  nga  gjykata  ndaj  personave  që  kryejnë vepër  penale  dhe  konsiton  në  marrjen  dhe  kalimin  në  favor  të  shtetit  të sendeve që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale, si dhe objektet, të hollat dhe çdo pasuri tjetër që rrjedh nga vepra penale apo i shpërblimit të dhënë apo të premtuar për kryerjen e saj.

 

 

Neni 37

Ndalimi për të drejtuar automjete

 

 

Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo pajtohet me natyrën e veprës së kryer.

 

 

Neni 38

Heqja e dekoratave dhe e titujve

 

Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që kanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.

Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur personi

dënohet  për  një  krim  mbi  dhjetë  vjet  dhe  nga  një gjer në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.

 

 

Neni 39

Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë

 

 

Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie e ndalon të dënuarin të ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga organi kompetent.

Heqja e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë jepet për

një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.

 

 

Neni 40

Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese

 

 

Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë, i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.

Heqja  e  së  drejtës  të  ushtrimit  të  detyrave  drejtuese  pranë  personave

juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën.

 

 

Neni 41

Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative

 

 

Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative  jepet nga gjykata për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin publik.

 

 

Neni 42

Nxjerrja jashtë territorit

 

 

Nxjerrja  jashtë  territorit  të  Republikës  së  Shqipërisë  jepet  nga  gjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.

Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare.

 

 

Neni 43

Publikimi i vendimit gjyqësor

 

 

Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë.

Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit

që me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotelevizive  tërësisht apo pjesërisht  vendimin  gjyqësor,  sipas urdhërimit të bërë nga gjykata.

Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.

Organet  e  shtypit  dhe  të  radiotelevizionit  janë  të  detyruar  të  bëjnë

publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata.

Publikimi  i  vendimit  gjyqësor  nuk  jepet  kur  rrezikohet  përhapja  e sekretit   shtetëror,   cenohet   jeta   intime  e  personave   ose  preket  morali shoqëror.

 

 

Neni 44

Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese

 

 

Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.

Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre

fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burgim.

 

 

Neni 45

Masat penale për personat juridikë

 

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 4)

 

 

Neni 46

Masat mjekësore dhe edukuese

 

 

Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.

Masat mjekësore janë:

1. Mjekimi i detyruar ambulator

2.Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor

Masa edukuese është:

1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi

Vendimi  gjyqësor  për  masat  mjekësore  dhe  edukuese  është  i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesis ht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj.

Rregullat    për    revokimin    e    vendimit    gyqësor   që    përmban   masën

mjekësore dhe edukuese, parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.

 

 

KREU VI CAKTIMI I DËNIMIT Neni 47

Mënyra e caktimit të dënimit

 

 

Gjykata  cakton  dënimin  duke  respektuar  dispozitat  e pjesës  së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale.

Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

 

 

Neni 48

Rrethanat lehtësuese

 

 

Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

 

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të  udhëzimeve të

padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të

dëmtuarit  janë normalizuar.

 

 

Neni 49

 

 

Gjykata,  pavarësisht  nga  rrethanat  që  përmenden  në  nenin  48  të  këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit.

 

 

Neni 50

Rrethanat rënduese

(Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 5)

 

 

Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

a) Kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;

b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër

penale tjetër ose për të realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose  çdo lloj përfitimi tjetër material;

c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;

ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më

parë;

d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale;

dh)  kryerja  e  veprës  duke  shpërdoruar  detyrat  që  burojnë  nga  një

funksion ose shërbim shtetëror apo fetar;

e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;

 

f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera;

g) kur vepra  është  kryer  duke  përfituar  nga  marrëdhëniet  familjare,  të

miqësisë, të mikpritjes;

gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim;

h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;

i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë

plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive.

 

 

Neni 51

Dënimi me burgim për të miturit

 

 

Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi  me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

 

 

Neni 52

Përjashtimi i të miturit nga dënimi

 

 

Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kryerjes së saj, nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.

Në  këto  raste  gjykata  mund  të  vendosë  dërgimin  e  të  miturit  në  një

institucion edukimi.

 

 

Neni 53

Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji

 

 

Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të pakët dhe janë të pranishme disa nga rrethanat lehtësuese, ka të drejtë të caktojë një dënim nën minimumin ose një lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.

 

 

Neni 54

Pranimi i pagimit të gjobës

 

 

Për  kundërvajtjet  penale  për  të  cilat,  veç  gjobës,  parashikohet njëkohësisht   dënimi   me   burgim,   gjykata,   me   kërkesën   e   autorit   të kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë aty për aty një shumë të  hollash  në  favor  të  buxhetit  të  shtetit,  e  barabartë  me  gjysmën  e

 

Përgjithshme të këtij Kodi.

Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara dhënies së

vendimit përfundimtar të shkallës së parë.

Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e kryer.

Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë dënuar edhe

për kundërvajtje penale.

 

 

Neni 55

Caktimi i dënimeve për disa vepra penale

 

 

Kur  veprimet  ose  mosveprimet  përmbajnë  elementët  e  disa  veprave penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Dënimi    më    i    rëndë   i    shtuar   nuk    mund   të    kapërcejë   shumën   e

përgjithshme  të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të

parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.

Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri  të  madhe  të  fajtorit,  mund  të  japë  si  dënim  përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale.

Gjykata në vendimin  përfundimtar  jep një ose më shumë nga dënimet

plotësuese të dhëna më vete për çdo vepër të veçantë.

 

 

Neni 56

Bashkimi i dënimeve

 

 

Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për një vepër penale  të  kryer  para  dhënies  së  vendimit,  zbatohen  rregullat  e  nenit  të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit llogaritet në dënimin e ri.

Kur  i  dënuari,  pas  dhënies  së  vendimit,  por para vuajtjes së plotë të

dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

 

 

Neni 57

Llogaritja e paraburgimit

(Ndryshuar paragrafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 6)

 

dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik si më poshtë:

Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim. Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë.

Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes publik.

KREU VII ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM Neni 58

Copëzimi i dënimit me burgim

 

 

Për dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të rënda familjare, mjeksore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy ditë në javë.

Në çdo rast ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tre vjetëve.

Kur këto rrethana nuk ekzistojnë më, ose kur i dënuari shkel detyrimet e caktuara në vendim, gjykata bën revokimin e vendimit të dhënë me copëzim.

 

 

Neni 59

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim

 

 

Për  shkak  të  rrezikshmërisë  së  pakët  të  personit  dhe  rrethanave  të kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burgim gjer në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë.

Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 60

Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë

 

 

I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një

apo më tepër prej masave të mëposhtëme:

1. Të ushtrojë  një veprimtari  profesionale ose të marrë një arsim apo

formim profesional.

2. Të paguajë rregullisht pensionet familjare.

3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.

4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.

 

5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.

6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.

7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.

8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.

9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo

bashkëpunëtorët e veprës penale.

10. Të mos mbajnë armë.

11. T’u nënshtrohet masave mjeksore kundër alkoolit dhe narkotikëve.

 

 

Neni 61

Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës

 

 

Gjatë kohës së provës i dënuari detyrohet:

1.  T’u  përgjigjet  thirrjeve  e  kërkesave  të  organeve  të  caktuara  për mbikqyrjen e provës.

2. Të njoftojë organet e mbikqyrjes së provës për ndryshimet në llojin e

punës.

3.Të marrë pëlqimin tek organet që merren me mbikqyrjen e provës për

ndryshimin e banimit, qendrës së punës dhe largimet jashtë shtetit.

 

 

Neni 62

Revokimi i vendimit të pezullimit me vënie në provë

 

 

Në qoftë se i dënuari gjatë afatit të provës kryen një vepër penale po aq të  rëndë  apo  më  të  rëndë  se  vepra  e  parë,  gjykata  revokon  vendimin  e pezullimit.

Revokimi  bëhet  edhe  kur  i  dënuari,  pa  shkaqe  të  arsyeshme,  nuk  ka

plotësuar  masat dhe detyrimet  e përmendura  në nenet 60 dhe 61 të këtij

Kodi, që atij i ishin vënë.

Kur    vendimi    i    pezullimit    nuk    është    revokuar,   dënimi    i    dhënë

konsiderohet i paqenë.

 

 

Neni 63

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim

dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik

 

 

Gjykata,  për  shkak  të  rrezikshmërisë   së  pakët  të  personit  dhe  të rrethanave të kryerjes së veprës penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit  burgim,  mund  të  vendosë  pezullimin  e  ekzekutimit  të  vendimit  me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik.

Puna në interes publik jepet për një kohë nga dyzet gjer në dyqind e

dyzet orë dhe konsiston në kryerjen nga i dënuari të një pune pa shpërblim në favor të interesit publik apo shoqatës të caktuar në vendimin e gjykatës.

Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në

seancë gjyqësore.

Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.

Në vendimin e saj gjykata cakton orët e punës, si dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo.

Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.

Ky lloj pezullimi ndjek të gjitha rregullat që janë vendosur në nenet 61 e

62 të këtij Kodi.

 

 

Neni 64

Lirimi para kohe me kusht

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 7)

 

 

I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se

 

vuajtur:

-jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;

- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi

gjer në pesë vjet burgim;

-jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi

nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti

ose falje.

Nuk  lejohet  lirimi  para  kohe  me  kusht  për  të  dënuarin  përsëritës  për

krime të kryera me dashje.

Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një

vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

 

 

Neni 65

 

 

Nuk  lejohet  lirimi  para  kohe  me  kusht  për  të  dënuarin  me  burgim  të

përjetshëm.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme  i dënuari me burgim të përjetshëm

mund të lirohet para kohe me kusht kur:

Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së

dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

 

 

KREU VII

 

 

SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNIMEVE DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE

 

 

Neni 66

Parashkrimi i ndjekjes penale

 

 

Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:

a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë

vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë;

b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë

vjet burgim;

 

ose gjobë;

ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;

d) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

 

 

 

Neni 67

Mosparashkrimi i ndjekjes penale

 

 

Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit.

 

 

Neni 68

Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit

 

 

Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të

prerë kanë kaluar:

a) njëzet vjet për vendimin   që përmban dënim pesëmbëdhjetë  gjer në

njëzetepesë vjet burgim;

b) dhjetë vjet për vendimin që përman dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë

vjet burgim;

c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë

vjet ose dënime të tjera më të lehta.

 

 

Neni 69

Rehabilitimi

 

 

Quhen të padënuar:

a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose

me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së

dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet  dhe që gjatë pesë vjetëve  nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet

dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

 

ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

 

 

Neni 70

Falja

 

 

Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

Neni 71

Amnistia

 

 

Me aktin e amnistisë  organi  kompetent  përjashton  nga ndjekja  penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

Amnistia  shtrihet  për  ato  vepra  penale  të  kryera  deri  një  ditë  para

shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe.

 

 

Neni 72

Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme

 

 

Dispozitat  e  pjesës  së  përgjithshme  të  këtij  Kodi  zbatohen  edhe  për veprat penale të tjera të parashikuara si të tilla nga ligje të veçanta.

 

 

 

PJESA E POSAÇME KREU I

KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

 

 

Neni 73

Genocidi

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht  të  një  grupi  nacional,  etnik,  racial  apo  fetar  i  drejtuar  kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të  anëtarëve  të  grupit,  dëmtime  të  rënda  fizike  dhe  psikike,  vendosja  në

 

kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 74

Krime kundër njerëzimit

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 8)

 

 

Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 75

Krimet e luftës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Veprat  e  kryera  nga  persona  të  ndryshëm  në  kohë  lufte,  si  vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

 

KREU II

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT KRIME KUNDËR JETËS SEKSIONI I

KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE

 

 

Neni 76

Vrasja me dashje

 

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 77

Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 9)

 

 

Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 78

Vrasja me paramendim

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10)

 

 

Vrasja me paramendim  dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në

njëzet e pesë vjet .

Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo

më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

 

Neni 79

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 11)

 

 

Vrasja me dashje e kryer:

a) ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose   psikike, të sëmurë rëndë ose

shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

c)   ndaj    deputetit,   gjyqtarit,    prokurorit,   avokatit,    policit,  ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës

janë të dukshme ose të njohura;

ç)   ndaj    kalllëzuesit,    dëshmitarit,   të    dëmtuarit   ose   palëve    të    tjera

ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë personave;

e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave

dënohet  me  burgim  jo  më  pak  se  njëzet  vjet  ose  me  burgim  të

përjetshëm.

 

Neni 80

 

 

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 81

Vrasja e foshnjës

 

 

Vrasja e foshnjës  e kryer me dashje nga nëna, menjëherë  pas lindjes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

 

Neni 82

Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike

 

 

Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet.

 

 

Neni 83

Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

 

 

Vrasja  e  kryer  në  kushtet  e  kapërcimit  të  kufijve  të  mbrojtjes  së

nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 83/a

Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 12)

 

 

Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje, që i bëhet një personi a të mituri për t’u ngujuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 84

Kanosja

 

 

Kanosja  serioze  për  vrasje  ose  për  plagosje  të  rëndë  që  i  bëhet  një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

SEKSIONI II

KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI Neni 85

Vrasja nga pakujdesia

 

 

Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

pesë vjet.

 

 

 

SEKSIONI III

 

 

VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE KUNDËR SHËNDETIT

 

 

Neni 86

Tortura

 

 

Tortura,  si  dhe  çdo  akt  tjetër  çnjerëzor  apo  poshtërues  dënohen  me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 87

Tortura me pasoja të rënda

 

 

Tortura,   si  dhe   çdo   akt   tjetër   çnjerëzor,  kur  ka  sjellë  gjymtimin, shëmtimin  ose  çdo  dëmtim  të  përhershëm  të  shëndetit  të  personit  apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

 

 

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave ose kur ka sjellë si

pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

Neni 88/a

Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 13)

 

 

Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 88/b

Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes

së nevojshme

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13)

 

 

Plagosja  e  rëndë,  e  kryer  me  kapërcim  të  kufijve  të  mbrojtjes  së

nevojshme, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 89

Plagosja e lehtë me dashje

 

 

Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 89/a

(Shtuar me ligjin nr.8204, datë 10.4.1997, neni 1)

 

 

Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim nga 10 deri

në 20 vjet.

 

 

Neni 90

Dëmtime të tjera me dashje

 

 

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9

ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

 

 

SEKSIONI IV

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA NGA PAKUJDESIA

 

 

Neni 91

Plagosja e rëndë nga pakujdesia

 

 

Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 92

Plagosja e lehtë nga pakujdesia

 

 

Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

 

 

SEKSIONI V

 

 

VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E SHTATZANISË OSE MOSDHËNIA

E NDIHMËS

 

 

 

Neni 93

Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas

 

 

Ndërprerja  e  shtatzanisë  pa  pëlqim  të  gruas,  veç  rastit  kur  ndërprerja diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 94

Ndërprerja e shtatzanisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar

 

 

Ndërprerja  e shtatzanisë  e kryer  jo në ambiente  spitalore  publike  apo klinika private të lejuara posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç rastit kur kjo diktohet nga një

 

shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra  është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 95

Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzanisë

 

 

Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzanisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 96

Mjekimi i pakujdesshëm

(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni14)

 

 

Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit,  ka  rrezikuar  jetën  e  personit  ose  ka  shkaktuar  vdekjen  e  tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin

HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 97

Mosdhënia  ndihmë

 

 

Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 98

Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes

 

 

Mosdhënia  e  ndihmës  nga  kapiteni  i  anijes  njerëzve  që  janë  duke  u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz  për  anijen,  ekuipazhin  dhe  udhëtarët,  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim gjer në katër vjet.

 

Neni 99

Shkaktimi i vetëvrasjes

 

 

Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo

çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI VI KRIME SEKSUALE Neni 100

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 15)

 

 

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 101

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur

të moshës 14-18 vjeç

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 16)

 

 

Kryerja  e  marrëdhënieve  seksuale  ose  homoseksuale,  me  dhunë,  me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur  marrëdhënia  seksuale  ose  homoseksuale,  me  dhunë,  kryhet  në

bashkëpunim  ose  më  shumë  se  një  herë,  ose  kur  fëmijës  së  dëmtuar  i

 

shkaktohen  pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë

gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 102

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura

(Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 17)

 

 

Kryerja  e marrëdhënieve  seksuale  me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kur  marrëdhënia  seksuale  me  dhunë  kryhet  në  bashkëpunim  ose  më

shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 102/a

Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 18)

 

 

Kryerja e marrëdhënieve  homoseksuale  me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga dy gjer në shtatë vjet.

Kur marrëdhënia  homoseksuale  me dhunë kryhet në bashkëpunim  ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur  vepra  ka  sjellë  si  pasojë  vdekjen  ose  vetëvrasjen  e  të  dëmtuarit

dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 103

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 19)

 

 

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose

më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të

 

rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë

vjet.

Kur  vepra  ka  sjellë  si  pasojë  vdekjen  ose  vetëvrasjen  e  personit  të

dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 104

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 20)

 

 

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 105

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 21)

 

 

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 106

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 22)

 

 

Kryerja  e  marrëdhënieve  seksuale  ose  homoseksuale  ndërmjet  prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie  ose të birësimit,  dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 107

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 23)

 

 

Kryerja  e marrëdhënieve  seksuale  ose homoseksuale  në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 108

Vepra të turpshme

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 24)

 

 

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

 

SEKSIONI VII

VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT Neni 109

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 25)

 

 

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose

çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për

kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të

 

detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 109/a

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 26)

 

 

Kur  personi  i  rrëmbyer  ose  i  mbajtur  peng  lirohet  vullnetarisht  para mbarimit  të  shtatë  ditëve  nga  rrëmbimi  ose  mbajtja  peng,  pa  e  arritur qëllimin  e  krimit  dhe,  kur  ndaj  personit  nuk  është  ushtruar  torturë  ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 110

Heqja e paligjshme e lirisë

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 27)

 

 

Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur    kjo    vepër    shoqërohet   me    vuajtje    të   rënda   fizike,   kryhet   në

bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 110/a

Trafikimi i njerëzve

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 28)

 

 

Trafikimi  i  njerëzve,  me  qëllim  fitimi  material  ose  çdo  përfitim  tjetër dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

 

Neni 111

Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

 

 

Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera të transportit ku ndodhen njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 112

Dhunimi i banesës

 

 

Hyrja   ose   qëndrimi   në  banesën  e  tjetrit   pa  pëlqim  të  tij  përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të armës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

SEKSIONI VIII

VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT Neni 113

Prostitucioni

 

 

Ushtrimi  i prostitucionit  dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 114

Shfrytëzimi i prostitucionit

(Ndryshohet titulli dhe shfuqizohet paragrafi II me ligjin nr.8279, datë

15.1.1998, neni 2)

 

 

Shtytja,  ndërmjetësimi  ose  marrja  shpërblim  për  ushtrimin  e prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 114/a

Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese

(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe paragrafi i fundit ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 29)

 

 

Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:

 

1. me të mitur;

2. ndaj disa personave;

3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke përfituar nga raportet zyrtare;

4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit;

5.  ndaj  një  personi  që  shtyhet  ose  shtrëngohet  për  të  ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

6. kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të

ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike

dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.

 

 

Neni 114/b

Trafikimi i femrave për prostitucion

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 30)

 

 

Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose

shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 115

Mbajtja e lokaleve për prostitucion

 

 

Mbajtja, shfytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të

prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 116

Homoseksualizmi

(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 31)

 

 

Neni 117

Pornografia

 

 

Prodhimi,  shpërndarja,  reklamimi,  importimi,  shitja  e  botimi  i materialeve  pornografike  në  ambientet  e  të  miturve,  përbëjnë  kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 118

Dhunimi i varreve

 

 

Dhunimi  i  varrezave,  varreve,  nxjerrja  e  kufomës,  si  dhe  vjedhja  e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 119

Fyerja

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 32)

 

 

Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më

shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 120

Shpifja

(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)

 

 

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se  janë  të  rreme,  që  cenojnë  nderin  dhe  dinjitetin  e  personit,  përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më

shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

 

 

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose  të  figurave,  dëgjimi,  regjistrimi  ose  transmetimi  i  fjalëve,  fiksimi, regjistrimi  ose  transmetimi  i  figurave,  si  dhe  ruajtja  për  publikim  apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 122

Përhapja e sekreteve vetjake

 

 

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi  ose për të dëmtuar një person

tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 123

Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

 

 

Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë  tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet.

 

 

 

SEKSIONI IX

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE, MARTESËS DHE FAMILJES

 

 

Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 34)

 

 

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 125

Mosdhënia e mjeteve për jetesë

 

 

Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit

 

 

Mosnjoftimi  brenda  një  muaji  i  ndryshimit  të  vendbanimit,  të interesuarve  ose  organit  të  ekzekutimit,  nga  personi  që  sipas  vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve  të nevojshme për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

Marrja e padrejtë e fëmijës

 

 

Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje  penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 128

Ndërrimi i fëmijëve

 

 

Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për  rritje,  mjekim  ose  në  shtëpi  lindjeje,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 128/a

Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 35)

 

 

Fshehja  ose  ndërrimi  me  dashje  i  fëmijës  me  një  tjetër,  i  kryer  nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

 

 

Neni 128/b

Trafikimi i fëmijëve

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 35)

 

 

Trafikimi  i  fëmijëve  me  qëllim  fitimi  material  ose  çdo  përfitim  tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 129

Shtytja e të miturve në krim

 

Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç për të

kryer krim, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 130

Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë

 

 

Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

 

SEKSIONI X

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT

 

 

Neni 131

Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare

 

 

Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 132

Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit

 

 

Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 133

Pengimi i ceremonive fetare

 

 

Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

KREU III

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË DHE NË SFERËN EKONOMIKE

 

 

SEKSIONI I VJEDHJA E PASURISË

 

 

Neni 134

Vjedhja

(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 36)

 

 

Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më  shumë se një herë ose ka

sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë

vjet.

 

 

Neni 135

Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

 

 

Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 136

Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 37)

 

 

Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë

gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se në herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 137

Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike

(Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38)

 

 

Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajte penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 138

Vjedhja e veprave të artit e kulturës

 

 

Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me

burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 138/a

Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39)

 

 

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material  ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë

vjet.

 

 

Neni 139

Vjedhja me dhunë

 

 

Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 140

Vjedhja me armë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 40)

 

 

Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve  luftarake ose me përdorimin  e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 141

Vjedhja me pasojë vdekjen

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Vjedhja  e  pasurisë,  kur  është  shoqëruar  me  dhunime  që  kanë  sjellë vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 141/a

Trafikimi i mjeteve motorike

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 41)

 

 

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim  me ligjin, i mjeteve  motorike  të  vjedhura,  me  qëllim  fitimi  material  ose  çdo  përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 142

Sigurimi i mjeteve për vjedhje

 

 

Sigurimi  i  kushteve  dhe  i  mjeteve  materiale  për  të  vjedhur  pasurinë

dënohet me gjobë  ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

SEKSIONI II MASHTRIMET Neni 143

Mashtrimi

(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 42)

 

 

Vjedhja  e  pasurisë  me  anë  të  gënjeshtrës  ose  shpërdorimit  të  besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose

më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 143/a

Skemat mashtruese dhe piramidale

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43)

 

 

Organizimi   dhe   vënia   në   funksionim   e   skemave   mashtruese   dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë

gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 144

Mashtrimi në subvencione

 

 

Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 145

Mashtrimi në sigurime

 

 

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi  i  rrethanave  të  rreme  dhe  paraqitja  e  tyre  në  dokumentet  duke përfituar padrejtësisht  sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 146

Mashtrimi në kredi

 

 

Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësis ht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 147

Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 44)

 

 

Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një vepër të artit dhe të kulturës si origjinale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 148

Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)

 

Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 149

Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 46)

 

 

Riprodhimi  tërësisht  ose pjesërisht  i veprës  letrare,  muzikore,  artistike ose shkencore që i përket një tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit, kur  kanë  shkelur  të  drejtat  vetjake  e  pasurore  të  tij,  përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI III SHKATËRRIMI I PRONËS Neni 150

Shkatërrimi i pronës

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 151

Shkatërrimi i pronës me zjarr

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur  janë  shkaktuar  pasoja  të  rënda  për  jetën  e  shëndetin  e  njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 152

Shkatërrimi i pronës me eksploziv

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

Kur  janë  shkaktuar  pasoja  të  rënda  për  jetën  e  shëndetin  e  njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 153

Shkatërrimi i pronës me përmbytje

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur  janë  shkaktuar  pasoja  të  rënda  për  jetën  e  shëndetin  e  njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 154

Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera

 

 

Shkatërrimi  apo  dëmtimi  me  dashje  i  pronës  me  mjete  të  tjera,  që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 155

Shkatërrimi i rrugëve

 

 

Shkatërrimi  apo  dëmtimi  me  dashje  i  rrugëve  automobilistike, hekurudhore dhe veprave që lidhen me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.

Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 156

Shkatërrimi i rrjetit elektrik

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 157

Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese ose veprave që lidhen me to, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 158

 

 

Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur  pendat, duke ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 159

Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit

 

 

Shkatërrimi  apo  dëmtimi  me  dashje  i  rrjetit  të  ujësjellësit  dënohet  me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 160

Shkatërrimi i veprave kulturore

 

 

Shkatërrimi  apo  dëmtimi  me  dashje  i  veprave  kulturore  dënohet  me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me

rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

 

 

Neni 161

Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia

 

 

Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të

rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 162

Përplasja e mjeteve të transportit masiv

 

ka shkaktuar rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose

është shoqëruar me pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI IV

VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE Neni 163

Përpilimi i deklaratave të rreme

 

 

Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, lidhur me ndarjen e pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

 

 

Neni 164

Shpërdorimi i kompetencave

 

 

Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës apo administratorët  e  shoqërisë  me  qëllim  përfitimi  apo  për  të  favorizuar  një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 165

Falsifikimi i nënshkrimeve

 

 

Falsifikimi   i  nënshkrimeve   dhe  derdhjeve   apo  deklarimi   i  rremë  i derdhjeve  të  fondeve  të  shoqërisë,  apo  publikimi  i  nënshkrimeve  dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i kontributit në natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 166

Emetimi i parregullt i aksioneve

 

 

Emetimi  i  parregullt  i  aksioneve  bërë  përpara  regjistrimit  të  shoqërisë apo  kur  regjistrimi  është  bërë  në  mënyrë  të  kundërligjshme,  apo  kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur ndryshimi i statutit

 

regjistruar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme,  përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 167

Mbajtja e padrejtë e dy cilësive

 

 

Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përbën kundërvajtje  penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 168

Dhënia e informacioneve të rreme

 

 

Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël  pranë  një  shoqërie  tregtare,  apo  moskallëzimi  në  organet kompetente   për   kryerjen   e   një   krimi,   kur   nuk   ekzistojnë   rastet   e përjashtimeve  nga  përgjegjësia  penale  të  përcaktuar  në  nenin  300  të  këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 169

Zbulimi i sekreteve të shoqërisë

 

 

Zbulimi  i  sekreteve  të  shoqërisë  prej  ekspertit  kontabël  të  saj,  me përjashtim  të  rasteve  kur  e  detyron  ligji,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 170

Mosbërja e shënimeve të detyrueshme

 

 

Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 170/a

Punësimi i paligjshëm

(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2) Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)

 

 

Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e    të   punësuarit   sipas   rregullave,   kur   është   dhënë   më   parë   masë

 

administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.

Moskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga persona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.

 

 

 

SEKSIONI V

KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE Neni 171

Kontrabanda me mallra të ndaluar

 

 

Importimi,  eksportimi  apo tranzitimi  i paligjshëm  i mallrave  të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 172

Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë

 

 

Importimi,   eksportimi   apo  tranzitimi   i  mallrave   që  paguhet   akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 173

Kontrabanda me mallra të licencuar

 

 

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 174

 

Kontrabanda me mallra të tjera

 

 

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në   doganë,   deklarimit   të   rremë   për   natyrën,   llojin,   cilësinë,   çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 175

Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48)

 

 

Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 176

Kontrabanda e vlerave kulturore

 

 

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 177

Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm

 

 

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra  me  regjim  të  ndërmjetëm,  me  qëllim  shmangien  nga  detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 178

Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)

 

 

Tregtimi,   tjetërsimi   ose   transportimi   i   mallrave   që   dihet   që   janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 179

Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë

 

 

Ruajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave që dihen se janë

kontrabandë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

 

SEKSIONI VI

VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET Neni 180

Fshehja e të ardhurave

 

 

Fshehja  apo  tregimi  i  rremë  i  të  ardhurave  ose  i  objekteve  që  i nënshtrohen  tatimeve  dhe  taksave,  kur  më  parë  janë  marrë  masa administrative,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe dënohet  me gjobë  ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 181

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

 

 

Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 181/a

Moskryerja e detyrave nga organet tatimore

(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2 milionë lekë;

kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.

 

 

Neni 182

Ndryshimi në aparatet matëse

 

Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese e të lëshimit të kuponave, apo përdorimi i aparateve dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i aparateve dhe arkave të parregullta, me qëllim  shmangien  nga  pagimi  i plotë  i tatimit,  përbën  kundërvajtje  penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

 

 

SEKSIONI VII

FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË Neni 183

Falsifikimi i monedhave

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 50)

 

 

Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim  gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më  shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 184

Falsifikimi i letrave me vlerë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 51)

 

 

Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve,

çekudhëtarëve  ose  letrave  të  tjera  me  vlerë  të  falsifikuara,  dënohet  me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 185

Prodhimi i mjeteve për falsifikim

(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 52)

 

 

Prodhimi  apo  mbajtja  e  mjeteve  për  të  falsifikuar  monedha,  çeqe, kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim ga një gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka

sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

SEKSIONI VIII FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE

 

Neni 186

Falsifikimi i dokumenteve

 

 

Falsifikimi  apo  përdorimi  i  dokumenteve  të  falsifikuara  dënohet  me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,

dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 187

Falsifikimi i dokumenteve shkollore

 

 

Falsifikimi   apo   përdorimi   i   dokumenteve   shkollore   të   falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 188

Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore

 

 

Falsifikimi  apo  përdorimi  i  dokumenteve  të  falsifikuara  shëndetësore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 189

Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave

 

 

Falsifikimi  apo  përdorimi  i  letërnjoftimeve,  pasaportave  apo  vizave  të

falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur    falsifikimi    bëhet    nga    personi    që    ka    për    detyrë    të    lëshojë

letërnjoftimin apo pasaportën, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 190

Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve

 

 

Falsifikimi   apo   përdorimi   i   vulave,   stampave   dhe   formularëve   të falsifikuar,  apo  paraqitja  e  rrethanave  të  rreme  në  këto  të  fundit  që  u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur  falsifikimi  bëhet  nga  personi  që  ka  për  detyrë  përpilimin  e  tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 191

Falsifikimi i akteve të gjendjes civile

 

 

Falsifikimi  apo  përdorimi  i  akteve  të  gjendjes  civile  të  falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur  falsifikimi  bëhet  nga  personi  që  ka  për  detyrë  të  lëshojë  aktin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 192

Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve

 

 

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 192/a

Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)

 

 

Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose  me burgim gjer në tre vjet.

Vjedhja  e  dokumenteve  të  arkivit  ose  të  bibliotekës,  që  janë  të  një rëndësie  të  veçantë,  ose  eksportimi  i  tyre  në  kundërshtim  me  kërkesat  e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 192/b

Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)

 

 

Ndërhyrja në çdo formë, në transmetimet dhe programet kompjuterike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në

shtatë vjet.

SEKSIONI IX

 

 

VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT

 

Neni 193

Falimentimi i provokuar

 

 

Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit  dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 194

Fshehja e gjendjes së falimentimit

 

 

Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 195

Fshehja e pasurisë pas falimetimit

 

 

Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 196

Shkelja e detyrimeve

 

 

Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

SEKSIONI X

 

 

ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT

 

 

Neni 197

Organizimi i llotarive të palejuara

 

 

Organizmi i llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 198

Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara

 

 

Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

 

SEKSIONI XI

 

 

VEPRA PENALE QË CENOJNË RREGJIMIN JURIDIK TË TOKËS

 

 

Neni 199

Shpërdorimi i tokës

 

 

Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 200

Pushtimi i tokës

 

 

Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

 

KREU IV

VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT Neni 201

Ndotja e ajrit

 

 

Ndotja e ajrit  përmes çlirimit  të tymrave,  gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive  e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 202

Transportimi i mbeturinave toksike

 

 

Transportimi tranzit apo depozitimi në territorin shqiptar të mbeturinave toksike dhe radioaktive, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 203

Ndotja e ujërave

 

 

Ndotja e ujërave të deteve, lumenjve, liqeneve apo burimeve të rrjetit grumbullues  e  shpërndarës  të  ujrave  me  lëndë  toksike,  radioaktive  apo substanca  të tjera, që prishin ekuilibrin  ekologjik,  dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 204

Peshkimi i ndaluar

 

 

Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv, lëndë helmuese  etj,.  përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 205

Prerja e paligjshme e pyjeve

 

 

Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndaluara, kur  vepra  nuk  përbën  kundërvajtje   administrative,   përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 206

Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë

 

 

Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe parqeve nëpër qytete përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

 

Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vreshta, pasi është refuzuar më parë  leja  e  prerjes  nga  organet kompetente,  përbën kundërvajtje  penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 207

Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve

 

 

Shkelja  e  rregullave  për  karantinën  e  bimëve  apo  të  kafshëve,  kur  ka sjellë  pasoja  të  rënda  materiale  ose  që  rrezikojnë  jetën  e  shëndetin  e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

 

 

 

KREU V

 

 

KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES SEKSIONI I

KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT

 

 

Neni 208

Dorëzimi i territorit

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim  për të  cenuar  pavarësinë  dhe  integritetin  e vendit,  dënohet  me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 209

Dorëzimi i forcave të armatosura

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Dorëzimi  plotësisht  apo  pjesërisht  i forcave  të  armatosura  apo materialeve  mbrojtëse  ose furnizimi  me armë  e municion  i një shteti  apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 210

Marrëveshja për dorëzim territori

 

Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht  të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 211

Provokimi i luftës

 

 

Kryerja  e  veprimeve  që  synojnë  të  provokojnë  luftë  apo  të  vënë Republikën  e Shqipërisë  përpara  rrezikut  të ndërhyrjes  nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 212

Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur

 

 

Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për të shkaktuar ndërhyrje të  armatosur  kundër  territorit  të  Republikës  së  Shqipërisë,  dënohet  me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 213

Dhënia e informatave sekrete

 

 

Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 214

Sigurimi i informatave

 

 

Sigurimi  i  informatave  sekrete  me  karakter  ushtarak  apo  të  çdo  lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 215

Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

 

 

Shkatërrimi  apo  dëmtimi  i  mjeteve,  pajisjeve,  aparaturave,  armatimit, teknikës  luftarake  apo  objekteve  mbrojtëse  ushtarake,  me  qëllim  uljen  e aftësisë   mbrojtëse   të   vendit,   dënohet   me   burgim   nga   pesë   gjer   në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 216

Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake

 

 

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar pajisjet, aparaturat, armatimin, mjetet e teknikës luftarake apo objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 217

Marrja e shpërblimeve

 

 

Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime të tjera materiale, për të kryer në favor të shteteve apo fuqive të huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 218

 

Vënia në shërbim të shteteve të huaja

 

 

Vënia  në  shërbim  të  një  shteti  apo  një  fuqie  të  huaj  të  çdo  shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

SEKSIONI II

KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES Neni 219

Atentati

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të dhunës kundër  përfaqësuesve  më  të  lartë  të  shtetit,  me  qëllim  për  të  përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 220

Komploti

 

 

Marrja  e  vendimeve  dhe  krijimi  i  kushteve  materiale  nga  një  grup njerëzish   për  të  kryer  atentat   dënohet   me  burgim   nga  pesë  gjer  në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 221

Kryengritja

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e  tyre,  pushtimi  me forcë  i ndërtesave,  kryerja  e plaçkitjeve,  grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave  në  favor  të  kryengritësve,  të  bëra  për  të  përmbysur  rendin kushtetues,  dënohen  më burgim  nga pesëmbëdhjetë  gjer në njëzet e pesë vjet.

Marrja  pjesë  si  udhëheqës  apo  organizator  në  veprimet  e  mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 222

 

Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

 

 

Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave  të  armatosura  në  kundërshtim  me  ligjin,  marrja  pa  të  drejtë  e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 223

Thirrjet publike për veprime të dhunshme

 

 

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme  kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 224

Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

 

 

Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Rikrijimi    i    një    partie,    organizate    ose    shoqate    të    shpërndarë    si

antikushtetuese  apo  vazhdimi  i  veprimtarisë  në  mënyrë  të  fshehtë  ose  të

hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 225

Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese

 

 

Shpërndarja  e shkrimeve  apo  përdorimi  i simboleve  që i përkasin  një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

 

KREU VI

 

 

KRIME QË CENOJNË MARRDHËNIET ME SHTETET E TJERA

 

 

Neni 226

Veprat e dhunshme ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja

 

 

Kryerja e veprave të dhunshme ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të huaja, përfaqësuesve diplomatikë, apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 227

Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja

 

 

Fyerja e bërë ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të tjera, përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen  zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 228

Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës të përfaqësuesve të huaj

 

 

Kryerja  e  veprimeve  të  dhunshme  ndaj  vendeve  të  punës,  banimit, mjeteve të transportit të përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe organizmave të njohur ndërkombëtarë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur  nga  vepra  kanë  ardhur  pasoja  të  rënda  materiale  apo  janë  sjellë

ndërlikime në marrdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 229

Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit

 

 

Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë flamurin, stemën,  himnin  e  shteteve  të  huaja  apo  organizmave  të  njohur ndërkombëtarë,  si dhe  heqja,  prishja,  bërja  e  papërdorshme  e  flamurit,  e stemës  së  ekspozuar  në  institucione  zyrtare,  përbëjnë  kundërvajtje  penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

KREU VII AKTET TERRORISTE

 

Neni 230

Aktet terroriste

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit të njerëzve, lirisë vetjake nëpërmjet rrëmbimit të tyre apo të mjeteve të udhëtimit masiv, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës dhe pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 231

Veprat e dhunshme ndaj pasurisë

 

 

Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj pasurisë nëpërmjet vjedhjeve, dëmtimeve e shkatërrimeve masive, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 232

Shpërndarja e substancave të rrezikshme

 

 

Shpërndarja në atmosferë, në tokë apo në ujë e substancave që përbëjnë rezik për jetën e shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, që kanë për qëllim turbullimin  e  rëndë  të  rendit  publik  dhe  ngjalljen  e  pasigurisë  në  masë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 233

Krijimi i turmave të armatosura

 

 

Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 234

Prodhimi i armëve luftarake

 

 

Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

KREU VIII

 

 

KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT SEKSIONI I

VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA SHTETASIT

 

 

Neni 235

Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore

ose një shërbim publik

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 54)

 

 

Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 236

Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 55)

 

 

Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për  ta  penguar  atë  për  të  kryer  detyrën  sipas  ligjit,  përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 237

Goditjet për shkak të detyrës

 

 

Goditjet  ose vepra  të tjera  dhune  që i bëhen  punonjësit  që kryen  një

detyrë shtetërore  apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë  së tij

 

shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 238

Kanosja për shkak të detyrës

 

 

Kanosja  serioze  për  vrasje  apo  për  plagosje  të  rëndë,  që  i  bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 239

Fyerja për shkak të detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)

 

 

Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë  së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më

shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 240

Shpifja për shkak të detyrës

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 57)

 

 

Shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më

shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 241

Shpifja ndaj Presidentit të Republikës

 

 

Shpifja e qëllimshme  ndaj Presidentit të Republikës  dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 242

 

Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë

së rendit publik

 

 

Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 243

Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë

shtetërore

 

 

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes së një personi që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 244

Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë

shtetërore

 

 

Propozimi për shpërblime, dhurata ose përfitime të tjera që i bëhet punonjësit  që  kryen  një  detyrë  shtetërore  apo  një  shërbim  publik,  që  të kryejë apo moskryejë një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë  ndikimin  e  tij  në  autoritetet  e  tjera  për  të  siguruar  favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 245

Dhënia e shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetërore

 

 

Dhënia e shpërblimeve ose përfitimeve të tjera punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik për të kryer apo për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 246

Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

 

 

Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve   që   i   takojnë   mbajtësit   të   titullit   apo   të   detyrës,   përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të

drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

pesë vjet.

 

 

Neni 247

Mbajtja pa të drejtë e uniformës

 

 

Mbajtja  pa  të  drejtë  e  uniformës,  e  një  dokumenti  ose  e  një  shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të

drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

pesë vjet.

 

 

 

SEKSIONI II

 

 

VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT SHTETËRORË

OSE NË SHËRBIM PUBLIK

 

 

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 58)

 

 

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësi  i ngarkuar  me funksion  shtetëror  ose me shërbim  publik, kur i kanë sjellë  pasoja  të rënda  interesave  të ligjshme  të shtetasve  ose shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 249

 

Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

 

 

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë  fund  ushtrimit  të tyre, përbën kundërvajtje  penale dhe dënohet  me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 250

Kryerja e veprimeve arbitrare

 

 

Kryerja   e  veprimeve   ose  dhënia   e  urdhrave   arbitrare,   nga  ana  e punonjësit  që  kryen  një  funksion  shtetëror  ose  një  shërbim  publik  gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 251

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme

 

 

Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet  gjendja  e paligjshmërisë  si rezultat  i një veprimi  arbitrar,  që ka prekur  lirinë  e  shtetasit,  nga  ana  e  personit  të  ngarkuar  me  një  funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 252

Mbajtja në burg pa vendim

 

 

Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose tej afatit të caktuar në vendim apo në ligj, prej personit të ngarkuar me detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 253

Shkelja e barazisë së shtetasve

 

 

Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e punonjësit me funksion  shtetëror  apo në shërbim  publik, të dallimeve mbi bazë origjine, seksi,   gjendjes   shëndetësore,   bindjeve   fetare,   politike,   të   veprimtarisë sindikale  ose për shkak  të  përkatësisë  në një etni,  komb,  racë  apo  fe të caktuar, që konsiston në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin

 

e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 254

Shkelja e paprekshmërisë së banesës

 

 

Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 255

Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

 

 

Dhënia e urdhërave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen  e  korrespondencës  postare  ose  që  prish,  vështirëson,  vë  nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 256

Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti

 

 

Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 257

Përfitimi i paligjshëm i interesave

 

 

Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka  pasur  detyrën  e  mbikqyrjes,  administrimit  ose  likuidimit,  dënohen  me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 258

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

 

Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik   i   veprimeve   në   kundërshtim   me   ligjet   që   rregullojnë   lirinë   e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 259

Kërkim për dhënie mite

 

 

Kryeja e veprimeve nga punonjësi i ngarkuar me funksion shtetëror apo në shërbim publik, për të kërkuar ose urdhëruar dhënien e shpërblimeve që nuk i takojnë ose më shumë nga sa i takojnë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

 

 

Neni 260

Marrja e mitës

 

 

Marrja e shpërblimeve, dhuratave ose përfitimeve të tjera prej punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik e në ushtrim të tyre, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me funksionin apo shërbimin ose për të përdorur ndikimin pranë autoriteteve të ndryshme për t’i siguruar çdo personi favorizime, dallime, vende pune e përfitime të tjera, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

 

SEKSIONI III

VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE Neni 261

Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar

 

 

Kryerja  e  veprimeve  për  të  penguar  shtetasit  për  të  ushtruar  lirinë  e shprehjes  së  mendimit,  të  grumbullimit  apo  manifestimit,  përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Kur veprimet  shoqërohen  me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 262

Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime

e manifestime të paligjshme

(Shtuar paragrafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59)

 

 

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit  të  bërë  për  shpërndarje,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të

rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 263

Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme

me pjesëmarrje të personave të armatosur

 

 

Organizimi  i grumbullimeve  dhe manifestimeve  të paligjshme  me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave

të  armatosur  përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 264

Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë

 

 

Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 265

Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive,

racave dhe feve

 

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja,   përhapja   ose  ruajtja  me  qëllim  përhapjeje   e  shkrimeve   me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 266

Thirrja për urrejtje nacionale

 

 

Vënia  në  rrezik  e  paqes  publike  duke  bërë  thirrje  për  urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 267

Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik

 

 

Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me  çdo  mënyrë  tjetër,  me  qëllim  që  të  ngjallë  një  gjendje  pasigurie  dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 268

Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj

 

 

Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve,  i Republikës  së Shqipërisë  dhe  rendit  kushtetues,  i flamurit,  i stemës,  i  himnit  kombëtar,  i  dëshmorëve  të  kombit  ose  heqja,  dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo stemës së Republikës të Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 269

Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike

 

 

Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive, organizatave apo shoqatave politike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 270

Rebelimi i të burgosurve

 

Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit që kryen një detyrë  shtetërore  apo  në  shërbim  publik,  që  bëhet  për  ta  penguar  në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet me trazira e

çrregullime apo me kërcënime e frikësime, dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 271

Disinformimi i ekipeve të urgjencës

 

 

Disinformimi  me  dashje  i  ekipeve  të  urgjencës  për  të  prishur gatishmërinë  e  tyre,  e  bërë  me  çdo  mjet  lajmërimi  e  thirrjeje,  përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 272

Njoftimi i rremë në organet e rendit

 

 

Njoftimi  i  rremë  i  bërë  në  organet  e  rendit,  për  kryerjen  e  një  vepre penale,   për   t’i   vënë   ato   në   gjendje   gatishmërie   dhe   alarmi,   përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 273

Largimi nga vendi i aksidentit

 

 

Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 274

Prishja e qetësisë publike

 

 

Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj  tjetër  sjelljeje  të papëlqyeshme,  në rrugë,  sheshe  e vende  publike,  që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin,  përbëjnë  kundërvajtje  penale  dhe  dënohen  me  gjobë  ose  me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 275

Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike

 

 

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 276

Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq

 

 

Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 277

Vetëgjyqësia

 

 

Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk     njihet  nga tjetri  pa iu drejtuar  organit  kompetent  shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 278

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

(Shtuar paragrafi i I dhe II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2

 

Ndryshuar paragrafi i I, II dhe i III si dhe shtuar paragrafi i IV me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 60)

 

 

Prodhimi  i  armëve  dhe  i  municionit  luftarak,  i  bombave  apo  minave, lëndëve  plasëse  pa  lejen  e  organeve  kompetente  shtetërore,  dënohet  me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Mbajtja  e  armëve,  bombave  apo  minave,  lëndëve  plasëse  pa  lejen  e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore,

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 278/a

Trafikimi i armëve dhe i municionit

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 61)

 

 

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 279

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta

 

 

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 280

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive

 

 

Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe  e  municioneve  të  tyre,  pa  leje  të  organeve  kompetente  shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 281

Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese

 

 

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen,  transportimin  dhe  shitjen  e  lëndëve  helmuese  me  efekt  të  fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 282

Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive

 

 

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen,  transportimin  dhe  shitjen  e  lëndëve  plasëse,  djegëse  apo radioaktive,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 282/a

Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 62)

 

 

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi,  në kundërshtim me ligjin i lëndëve   plasëse,   djegëse,   helmuese   dhe   radioaktive,   me   qëllim   fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose

sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 283

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

(Ndryshuar paragrafi i I, shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë

24.1.2001, neni 63)

 

Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit  vetjak  dhe  në  doza  të  vogla,  të  substancave  narkotike  dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi,  drejtimi  apo  financimi  i  kësaj  veprimtarie,  dënohen  me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 283/a

Trafikimi i narkotikëve

(Shtuar me ligjin nr. 8279, 15.1.1998, neni 2)

Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 64)

 

 

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i   substancave  narkotike  ose  psikotrope,  si  edhe  i  farërave  të  bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Organizimi,   drejtimi  ose  financimi  i  kësaj  veprimtarie  dënohen  me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 283/b

Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65)

 

 

Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e   këtyre  substancave,  në  kundërshtim  me  dispozitat  ligjore  përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 284

Kultivimi i bimëve narkotike

(Ndryshuar paragrafi i I dhe III, shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë

24.1.2001, neni 66)

 

Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë,

dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Organizmi,  drejtimi  apo  financimi  i  kësaj  veprimtarie,  dënohen  me

burgim nga shtatë  gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 284/a

Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

 

 

Neni 284/b

Ndihma në zbulimin e krimeve

(Shtuar me ligjin nr.8279 datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Personi i arrestuar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lidhje  me trafikun  e narkotikëve,  armëve,  klandestinëve,  prostitucionit  ose për vepra penale të kryera nga organizata kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur konkurojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi.

 

 

Neni 284/c

Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

 

 

Prodhimi,   fabrikimi,  nxjerrja,  rafinimi,  përgatitja  pa  licencë   ose  në kapërcim të përmbajtjes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

Organizimi,   drejtimi  ose  financimi  i  kësaj  veprimtarie  dënohen  me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 284/ç

Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

 

 

Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po  kjo  vepër,  kur  kryhet  në  bashkëpunim  ose më shumë  se njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Organizimi,   drejtimi  ose  financimi  i  kësaj  veprimtarie  dënohen  me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 285

Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 68)

 

 

Prodhimi,  mbajtja,  transportimi  ose  shpërndarja  e  substancave  kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 285/a

Përshtatja e lokalit për përdorim droge

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

 

 

Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 285/b

Hedhja ose braktisja e shiringave

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

 

 

Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise private të përdorimit të përbashkët të shiringave

 

ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 286

Nxitja për përdorimin e drogës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 70)

 

 

Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur   nxitja    apo    injektimi    i    detyruar   bëhet   ndaj    fëmijëve    apo    në

institucione   penale,   shkollore,   sportive   apo   të   çdo   veprimtarie   tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 286/a

Përdorimi i paligjshëm i teknologjise së lartë (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 71)

 

 

Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të mundësur ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 287

Tjetërsimi i pasurisë

 

 

Tjetërsimi,  transferimi,  fshehja,  zhdukja  e  natyrës,  e  burimit,  e përkatësisë së pasurisë të vënë nga  krimet, dënohen me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 287/a

Pastrimi i parave të pista

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,neni 72)

 

 

Kryerja e veprimeve financiare ose e veprimeve të tjera ekonomike me qëllim pastrimin e parave, që dihet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, si dhe rivënien në qarkullim dhe përdorimin e tyre për veprimtari sipërmarrëse ose ekonomike të çdo lloji, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë,

dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë

pasoja të rënda, me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 288

Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme

r shëndetin

 

 

Prodhimi, importimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e barnave të rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të

disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 288/a

Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave

industrialë dhe ushqimorë

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 73)

 

 

Prodhimi   i  kundërligjshëm   i  artikujve  dhe  mallrave  industrialë   dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 289

Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

 

 

Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjenës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur  nga  vepra  penale  është  shkaktuar  vdekja  ose  dëmtimi  i  rëndë  i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 290

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

 

 

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen, plagosjen  e rëndë të një personi ose plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 291

Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi

 

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 292

Shkelja e disiplinës së punës në transport

 

 

Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose ajror prej punonjësve të këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë  të  shëndetit  të  personit,  dënohet  me gjobë  ose me burgim  gjer  në dhjetë vjet.

Kur  nga  vepra  penale  është  shkaktuar  vdekja  ose  dëmtimi  i  rëndë  i

shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 293

Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

 

 

Vënia e pengesave  dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

SEKSIONI IV

VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË Neni 294

Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar

 

 

Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak  të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

dhjetë vjet.

 

 

Neni 295

Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit

 

 

Tregtimi,  përhapja  dhe  informimi  i  fakteve,  shifrave,  përmbajtjes  së

dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë

 

sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

pesë vjet.

 

 

Neni 296

Humbja e dokumenteve sekrete

 

 

Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 297

Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror

(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni2)

 

 

Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet dhe kur kjo organizohet për qëllim fitimi, dënohet me burgim deri në 10 vjet.

 

 

Neni 298

Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

(Shtuar paragrafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 74)

 

 

Vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit apo i mjeteve të tjera të transportit, me qëllim për të ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në shtatë vjet.

Kur kryerja e kësaj vepre penale sjell si pasojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të një a më shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se shtatë

vjet.

 

 

Neni 299

Shkelja e rregullave mbi fluturimet

 

 

Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë pa leje fluturimi, mosrespektimi i vijave të  fluturimit,  i  vendeve  të  zbritjes,  i  korridoreve  ajrore  apo  lartësisë  të caktuar të fluturimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

KREU IX

VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË Neni 300

Moskallëzimi i krimit

 

 

Moskallëzimi  në  organet  e  ndjekjes  penale,  në  gjykatë,  në  organet  e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Përjashtohen nga detyrimi për kallzim të paralindurit dhe të paslindurit,

vëllezërit  dhe  motrat,  bashkëshorti,  adoptuesi  dhe  të  adoptuarit,  si  edhe personat  që  janë  të  detyruar  të  ruajnë  një  sekret  të  njohur  për  shkak të detyrës apo profesionit.

 

 

Neni 301

Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

 

 

Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar  dhe  penguar  zbulimin  e  veprës  penale  dhe  të  autorit  të  saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 302

Përkrahja e autorit të krimit

 

 

Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë  kërkimit,  kapjes ose arrestimit,  dënohet  me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit.

 

 

Neni 303

Fshehja ose asgjësimi i kufomës

 

 

Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes apo të

veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e

 

krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 304

Detyrimi për të kallzuar provën

 

 

Mosparaqitja menjëherë për të kallzuar ose dëshmuar para organeve të prokuroris ë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm  një  person  tjetër  që  akuzohet  ose  është  dënuar  për  një  vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Përjashtohen  nga  detyrimi  për  kallzim  autori  i  veprës  penale,  si  dhe personat që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallzojnë e dëshmojnë për të.

 

 

Neni 305

Kallzimi i rremë

 

 

Kallzimi  për kryerjen  e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 306

Dëshmia e rreme

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75)

 

 

Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur  dëshmia  e rreme  bëhet  me qëllim  fitimi  apo  çdo  interes  tjetër  të

dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 307

Refuzimi për të dëshmuar

 

 

Refuzimi  për  t’iu  përgjigjur  pyetjeve  rreth  dijenisë  për  kryerjen  e  një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur  refuzimi  për  të  dëshmuar  bëhet  me  qëllim  fitimi  apo  çdo  interes

tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 308

Përkthimi i rremë

 

 

Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi të

dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi

i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur përkthimi  i rremë bëhet me qëllim fitimi  apo çdo interes tjetër  të

dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 309

Ekspertimi i rremë

 

 

Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të

dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 310

Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit

 

 

Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme  ose  mospranimi  prej  tyre  për  të  kryer  detyrat  e  caktuara  nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 311

Kanosja për të mos kallzuar

 

 

Kanosja që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale me qëllim që të mos kallzojë, të mos ankohet apo të tërheqë kallzimin apo ankimin e bërë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 312

Korruptimi ose kanosja për deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 76)

 

Propozimi ose dhënia e shpërblimeve, dhuratave apo përfitimeve të tjera ose kanosja apo vepra të tjera  dhune që i bëhen personit  për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim apo përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 313

Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale

 

 

Fillimi  i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 313/a

Zhdukja ose humbja e fashikullit

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 77)

 

 

Zhdukja  ose  humbja  me  çdo  mënyrë  e  fashikullit  të  hetimit  ose  të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 314

Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve

 

 

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë pafajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 315

Dhënia e një vendimi të padrejtë

 

 

Dhënia e një vendimi gjyqësor përfundimtar që dihet që është i padrejtë

dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 316

Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit

 

 

Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit  apo  anëtarëve  të  trupit  gjykues,  prokurorit,  avokatit,  ekspertëve,

 

çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 317

Kanosja e gjyqtarit

 

 

Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 318

Fyerja e gjyqtarit

 

 

Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose

çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Kërkimi apo marrja e shpërblimit

 

 

Kërkimi  apo marrje  të padrejta  të shpërblimeve,  dhuratave  dhe përfitimeve të tjera, si edhe sigurimi i premtimeve për to, nga ana e gjyqtarit,

çdo anëtari të trupit gjykues, prokurorit, çdo arbitri të caktuar për një çështje, me qëllim që të kryejë a të mos kryejë një veprim që lidhet me funksionin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Ndërmjetësimi i bërë nga personi që ka interes për çështjen ose nga çdo

person tjetër për shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera ndaj personave të

cituar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 320

Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës

 

 

Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë  ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 320/a

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 78)

 

 

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose

të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin  e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 321

Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës

 

 

Kryerja e veprimeve  në kundërshtim  me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Prishja e vulave dhe shenjave

 

 

Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të   ndryshme   nga   organet   e   ndjekjes   penale   dhe   gjyqësore,   përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 323

Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit

 

 

Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit  të  detyrueshëm  ose  gjatë  transportimit  të  tij  nga  një  vend  në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Kur  vepra  penale  kryhet  me  dhunë  ose  me  përdorim  të  armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga

pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 324

Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim

 

 

Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve, të ndaluarit, të arrestuarit apo të burgosurit, me qëllim për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikqyrjen apo transportimin,  ose  që  për  shkak  të  funksionit  ka  të  drejtë  të  hyjë  në institucione  burgimi  apo  të  ketë  lidhje  me  të  ndaluar,  arrestuar  apo  të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

 

KREU X

 

 

VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE

 

 

Neni 325

Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese

 

Pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e  tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 326

Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve

 

 

Paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të pasakta, përpilimi i dokumenteve falso ose zëvendësimi i të  saktave  me  të  rreme,  i  bërë  nga  personat  e  ngarkuar  me  përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 327

Shkelja e fshehtësisë së votimit

 

 

Shkelja e fshehtësisë së votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve

 

 

Ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune ose favorizime  të  tjera  në  cilëndo  formë,  me  qëllim  që  të  marrë  firmën  për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

 

 

Neni 329

Kanosja e zgjedhësit

 

 

Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një kandidati si edhe për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 330

Kanosja e kandidatëve

 

 

Kanosja si edhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kandidatit me qëllim që të tërheqë kandidaturën ose që të pengohet për të ushtruar çdo aktivitet  të  lejuar  me  ligj  gjatë  fushatës  elektorale,  përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 331

Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

 

 

Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë  të  drejtë,  përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me gjobë  ose me burgim gjer në një vit.

Neni 332

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

 

 

Shpërdorimi i autoriteiti ushtarak nga oficeri ose kuadri ushtarak për të influencuar  në  votim  tek  ushtarakët  e  tjerë  që  ka  në  varësi,  me  dhënie urdhërash,  këshilla  apo  me  çfarëdo  lloj  propagande,  përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

KREU XI

 

 

VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA KRIMINALE

 

 

Neni 333

Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale

 

 

Krijimi i bandës së armatosur apo organizatës kriminale ose pjesëmarrja në to, me qëllim për kryerjen e krimeve, dënohet nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Neni 334

Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

I. Kryerja e krimeve nga banda e armatosur apo organizata kriminale do të  dënohet  sipas  dispozitave  penale  përkatëse  duke  shtuar  dënimin  për krimin e kryer edhe me pesë vjet burgim të tjera, kur dispozita referuese përmban  dënim  me  burgim  dhe një lloj dënimi më i lehtë, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.

II.Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me

burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

III. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.

 

 

Neni 335

 

 

Ky kod hyn në fuq më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të caktohet me ligj të veçantë.

Trascina file per caricare