Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

 

Dekret-Ligjë mbi Formimin e Komu-niteteve Fetare

 

 PERMBAJTJA                 

Dekret-Ligjë mbi formimin e Komuniteteve Fetare.                     

Dekret-Ligjë mbi përmirësimin ë artikullit 3 të ligjës datë 17.IV.929 mbi monopolizimin e vojgurit,benzinës etj.                      

Shpalljet e Gjyqevet.                        

 

Art1.Ç”do njeri në Shqipnie gëzon lirinë e ndergjegjes dhe të fesë qe dishron;Kjo lirië asht e garantueme me artikujt 5 e 203 të Statutit Themeltar të Mbretniës.        

Art.2.Formimi i Komuniteteve fetare që kanë qellim thjeshtë ushtrimin e lirisë së ndergjegjes dhe të besimit, organizimin e naltësimin e këtij konvikcioni asht i lejuem si mbas dispozitave të kësaj Dekret-Ligjë.                           

Art.3.Komunitetet fetare janë përsona morale,dhe gëzojnë të gjitha të drejtat relative me ketë përsonalitet në konformitet me ketë Dekret-Ligjë dhe me ligjet e tjera të Shtetit;por këto nuk mund të ndjekin qellime politike as drejtë për drejtë as terthurazi ; gjith-ashtu nuk munden me ushtrue të drejtë gjykimi (juridikcion)për as nji çeshtje.           

Art.4.Komunitetet fetare quhen të formueme dhe gzojnë të drejtat e e akordueme prej ligjes ,vetëm kur Statuti i paraqitun prej tyne, aprovohet prej Këshillit Ministruer dhe dekretohet nga Mbreti.Deri në të kryemit e këtyne formaliteteve mbrenda afatit të caktuem prej kësaj Dekr-et –Ligjë,situata juridike e këtyne rregjohet me ligjet e ma-parshme.    
Statuti i nji Komuniteti mund t”i paraqitet Qeveris për aprovim mbassi të jetë votuem prej Asambles ose prej autoritetit kompetent si mbas rregullave kanonike të Komunitetit respektiv.

Art.5.Ç”do Statut i Komunitetit fetare i dekretuem si mas Art.4. të kësaj Dekret-Ligjë formon detyr-im ligjuer dhe zbatimi i tyne sigurohet nga ana e Qeverisë për sa përmetojnë ligjet e Shtetit.              

Art.6.Kryetarët e çdo Komuniteti, para se të dekretohen prej Mbretit gjithashtu  edhe  të gjithë funkcio-narët e tjerë para se të legalizohen si mbas Statutit të Komunitetit në të cilin bajnë pjesë,nuk mund të fillojnë edhe t”ushtrojnë detyrat e tyne ;për ndryshe si kta ashtu edhe ata që tue qenë të pushuem vazh-dojnë n”ushtrim ,ndeshkohen si mbas nenit 213 të Kod.Pen.                  

Art.7.Kryetarët e feve ashtu edhe subalternt imediat të tyne ,dhe ndihmësit e zavendësit e ktyne duhet të jenë shtetas dhe prej fisit  e prej gjuhes Shqiptare,të dijnë me shkrue e me këndue lirisht gjuhen zyrtare dhe të jenë në nji moshë të paktën 25 vjetsh dhe të mos jenë të njoftun në Shqipnië për vepra antikombëtare.                
Sa për Klerin qi pasojnë subalte-rnet immediat,ndihmësit e zaven-dësit e tyne ,duhet të jenë shtetas Shqiptare dhe të mos jenë të njoftun për vepra antikombëtare.       

Art.8.Kryetarët e ç”do Komuniteti gjithashtu edhe subalternet imme-diat të tyne,mbassi të zgjidhen në bazë të Statutit të tyne,emnohen me Dekret Mbretnuer.  Pasë këtye mund t”emnohen me Dekret-Mbretnuer edhe funksionarë të tjerë për të cilët Statuti lyp Dekret-Mbretnuer.                

Art.9.Komunitetet Fetare janë të lidhuna në Ministrien e Drejtësies dhe të gjitha marrëdhanjet e tyne me Qeverin kryhen me anen e saj, e cilla ka edhe iuspektimin e tyne.          

Art.10.Budgetet dhe rregulloret e Komuniteteve nuk mund të hyjnë në fuqië pa u aprovue nga Ministrija e Drejtësis,e cilla në ç”do rast ka të drejt të kontrollojë gjendjen e t”ardhunave e të pasunive që zotnojnë këto komunitete ,me anen e nji ispektorit ose të nji Prokurorit të Shtetit,dhe t”u kerkojnë llogarinë, të hetojë dhe menyren e shpenzi-meve të bame dhe të vrejë në disponimet e bamuna në favor të tyne,eksekutohen si mbas vullnetit të disponuesit.                    

Art 11.E Drejta e zotnimit kolektiv dhe e përdorimit të pasu-nive të destinueme për nji qellim bamirrës fetar e njerzor qi ka cak-tue themeluesi i tyne i shkon Komuniteti.                                      

1)Kur Asambleja e Komunitetit vendos suprimimin e destinimit të themeluesit për arsye të pranueme dhe prej Qeverisë;                              

2)Kur karakteri ose randsija e qe-llimit të themeluesit ka ndryshue aq sa fondasioni nuk i përgjegjet ma qellimit të tij;                                

3)Kur destinimi i caktuem prej themeluesit nuk pajtohet me inte-resat e Shtetit;                                 

4)Kur qellimi i themeluesit nuk asht ma i realizuem.                         

Në të gjitha këto raste vendimi i Këshillit Ministruer si mbas nene-vet 450 e 451 të Kodit Civil,si edhe ay i Asambles së Komunite- tit i pelqyem prej Ministris së  Drejtësies paraqiten për Dekretim Mbretnuer dhe mbassi të dali Dekreti relativ i tyre transkripto-het në Zyren e Ipotekavet n”emen të Komunitetit kuer i perket nji pronë,dhe kuer i perket nji sendit të lejueshem mjaftohet rregjistri-mi i tyne në radhorin e pasunive të luejtshme të Komunitetit.                  

Art12.Nuk munden me u zgjedhë ose me u emnue funksionare klerik dhe laik të komuniteteve, ata qi janë të denuem me nji ndeshkim kundra liris pesonale për sa ma shumë se dy vjet dhe kuer tue qenë t”emnuem,denohen me ketë ndeshkim,bjen nga detyra dhe quhen të ndaluem nga ofiqet e tyne ipo-jure.Gjithashtu nuk mund t”emnohen  n”ata ofiqe,dhe kuer janë t”emnuem quhen ius-jure të ndaluem ata që janë të dënuem për faje falsifikimi,vjedhje, mashtrimi,keq-përdorim besimi, atentat kundra zakoneve të mira si edhe që njihen si pijaneca ose si lojtar bixhozi,ose qi kundër tyne ka nji vrejtje publiku ose qi janë të njoftun botnisht si të poshtëm.        

Art.13.Të gjithë funksionarët klerikal të Komuniteteve fetare të ç”do kategorije qfshin,deri sa të ndodhen në sherbim aktiv,nuk kanë të drejtë me votue ose me u zgjedhë për ç”do zgjedhje politike ,dhe me u emnue për ç”do mision politik,dhe në rasë që dëshirojnë me ushtrue të drejtën e votimit ose të drejtën e zgjedhëshmeniës të paktën gjashtë muaj para zgjedhies duhet të jenë largue nga sherbimi fetar. Ç”do zgjedhje ose votim në kund-ërshtim me këto dispozita asht null.                                                     

Art.14. Cilësija e klerikalve asht e pa pajtueshme me ç”do nëpunësie shtetnore ose komunale me rrogë ose pa rrogë.
Në rasë që nji nëpunës shtetit ose comune emnohet prej Komunitetit të tij fetar në ndonji detyrë fetare dhe e pranon mbrenda tri ditëve çë prej pranimit të cilësis fetare detyrohet të japin dorëhekjen,per ndryshe asht i pushuem;dhe në qoftë Deputet ose i ngarkuem me mision tjetër politik,rrxohet nga kjo cilësie.                                      

Art.15.Funkcionarët e Komunite-teve posë rasteve të parapame në Statutin e tyne shkarkohen nga detyrat e tyne:                                    

1)Drejtë per drejtë me Dekret- Mbretnuer kuer:                               

a)per arsye politike me randësie qi i perkasin qetësis,ose per sjelljet e tyne qi prishin armoniën midis komuniteteve të ndryshme;             

b)per shkak ndjekjeje penale të cilat prezumojnë denimin e tyne me nji nga ndeshkimet e tregueme n”art.11.                                            

c)në rasë qi ka ankim nga anë e komunitetit per mungesë në detyra të cilat i janë ngarkue me Statut ose me rregullore të Komunitetit dhe në rasë qi mbas hetimeve që do të bahen nga Ministrija ë Drejtësis ankimet vertetohen.                      

2)Kuer me vendim gjygji u provohet nji shperdorim detyre ose marrin nji dënim per nji faj qi poshtnon randsisht para popullit.                                       

3)Kuer kerkohet prej Ministris së Drejtësis nga Kryesija e Komunitetit largimi i funksionarit per shkak se :              

a)funksionari klerik merret me politik ose terthorazi perzihet në politikë;                                 

b)kuer i mungon detyrave qi i ngarkon Statuti ose rregulloret e Komunitetit në të cillin bajnë pjesë,edhe                                     

c)kuer funksionarëve u provohet nji pianëcrie e njoftun botënisht ose nji sjellje kundra zakoneve të mira.                             
Funkcionari klerik për shkaqet dhe arësyenat të përmenduna në ket paragraf mundet të pre-tendojë të kundërtën o vetë me anën e Kryetarit t”atij komuniteti dhe në këtë rastë të dy raportët i  dërgohen Këshillit të Shtetit i cilli vendos definitivisht.

Art16. Funksionarët e Komunitete-ve për emnimet e të cillëvet ka dalë Dekret-Mbretnuer nuk munden të quhen të pushuem pa u revokue ky Dekret.                           

Art17. Komunitetet kanë të drejtë mbrenda dispozitave të caktueme në Statutet e rregulloret e tyne të marrin masa disiplinore kundra funksionarëve të komunitetit tue e lajmërue Ministrin e Drejtësiës.         

Art18.Funksionarët fetarë të komunitetit qi në shkallën hierar-shike vijnë mbas atyne të caktuem në nenin 8 ,emnohen,pezullohen dhe pushohen si mbas Statutit përkatës tue ruejtun të drejtën e rekurimit në këshillat superiore të tyne por kurdoherë dispozitat e neneve 8,15 e 16 të kësaj Dekret-Ligjë janë të pa cenueshme.                

Art19. Në rasë që konstatohet se fuksionari fetar ka ba nji faj në të  kryemit e detyrave të veta i cilli parashikohet në Kodin Penal, dërgohet drejt për drejt në gjyqin kompetent dhe gjykohet për fajnë e bamë si mbas dispozitave të K.Penal.

Art.20.Komunitetet janë të ndalu-eme me pranueme ndihmë prej shteteve të huaja me ç”do formë dhe me ç”do mënyrë që të jetë,po-së rasteve të pranueme prej Qeve-risë për ndihma qi kanë për qëllim vepra filantropike.                             

Dispozita e paragrafit të parë shtrihet dhe për ndihmat e bamu-na prej shtetësve të huej.                    

Për liberalitetet filantropike qi bahen prej të huejve në favorin e komuniteteve ç”do shumë qi të formojnë dhe për liberalitetet kso dore të bamuna nga shtetasit shqiptarë ,kuer kalojnë shumën 1000 Fr.ari duhet leja e Qeveris në konformitet të nenit 562 të K.Civil.                                                 

Art.21.Komunitetet mund të mbl-edhin nga besimtarët e tyne,shte-tas shqiptarë,ndihma fakultative të lejueme prej Qeverisë dhe të pa-rapame në Statutet dhe rregulloret e tyne.                                                 

Art.22.Komunitetet ushtrojnë besimin e tyne lirisht me qetësië dhe në konformitet me zakonet e mira në faltoren e në vendet e destinueme për fenë e tyre.                   

Art.23.Komunitetet për edukimin e klerit të tyne,në bazë të ligjave të Shtetit,të statutit e të rregullores përkatëse mund të çelin shkolla fetare(seminare,mendrese)                

Art.24.Askush nuk mund të çeli fakultore pa u legalizue si mbas dispozitave të kësaj Dekret-Ligjë.     

Art.25.Komunitetet fetare me pre-dikimet e tyne janë të detyruem me dhanë këshilla për me zgjue zvillimin e ndjenjave atdhetare ndaj besimtarve të tyne e me for-cue bashkimin kombtar.
Funkcionimi i organizatave të ko-muniteteve fetare do të jetë gjithmonë në baza kombëtare,dhe të gjithë funkcionarët do të jenë të njoftun pa përjashtim me sjellje Kombëtare.                                        

Art.26.Asht e ndalueme veshje e petkave dhe e shenjave tjera t”oli-qit fetar për ato qi nuk kanë cilsi fetare të ngarkuem prej komunite-tit fetar dhe qi për këtë cillësië nuk kanë nji letër-identiteti prej Ministris së Drejtësies.Kundra –vajtësit denohen si mbas nenit 214 të Kodit Penal.                                  

Art.27.Të gjithë Komunitetet feta-re qi eksistojnë në Shqipnjë para hymjes në fuqi të kësaj Dekret- Ligje detyrohen mbrenda 6 muaj-ve ç”prej ditës qi kjo hynë në  fuqie ,me u konformue plotsisht me dispozitat e saja,për ndryshe quhen ipso-jure të përndamuna.           

Art.28.Të gjitha dispozitat e kësaj Dekret-Ligje janë në zbatim dhe në kjoftë se nuk janë të përmendu-na ose të përshime në Statutet e Komuniteteve të ndryshme.

Art.29.Qendrat e Komuniteteve fetarë caktohen me Dekret-Mbretnuer.

Deri sa të dalë Dekreti relativ qe-ndrat e Komuniteteve mbeten ku janë.

Art.30.Ligja mbi Statutin legal të komuniteteve fetarë dhe të gjitha dispozitat e ligjeve qi janë në kundështim me këtë Dekret-lijë abrogohen.         

Dispozita tranzitore

Art.31.Statutet e pregatituna prej Asamblesë së Komuniteteve të pa dekretueme para hymjes në fuqi të kësaj Dekret-Ligje,por qi do të ap-rovohen në bazë të kësaj ,në rast qi përmbajnë dispozita qi kundë-shtojnë parimet e kësaj Dekret-Ligje,tue e anulue vetëm pikat kundështuese hyjnë në veprim pa pasë nevojë për nji Kongres të dytë.

Art.32.Kjo Dekret-Ligjë hynë në fuqi që nga dita e shpalljes.                 

Art.33.Trupi Ministruer ngarkohet me zbatimin e kësaj Dekret-Ligjë.

 

Kryeministri e        Ministri i P.të Mbrendshme

K.Kotta d.v.                         Ministri i Drejtësis:                           

H.Delvina d.v.                     Ministri i P.Jashtme:

R.Fico d.v.                         Ministri i Financavet:                         

M.Tutulani d.v.                 Ministri I P.Botore:

S.Vuçiturni d. v .             Ministri i Ekonomis Kombëtare:

Musa Juka d. v.

ZOGU   I .

Mbreti i Shqiptarëvet Mbi proponimin e Kryeministris Nr.1868 datë 4.VII.1919.

Si ndigjojë dhe pëlqejë vendimin e Këshillit Ministruer me datë 4.VII.1929.

 

DEKRETON

Aprovimin dhe zbatimine Dekret-Ligjit mbi formimin e Komunite-teve Fetare.

Tiranë,më 9 Korrik 1929

Zog d.v                          

Shtojcë e Dekret-Ligjës D.7.V.1929 mbi shitjen edhe të nji tokës Shtetnore në Sarandë Bankës Kombëtare për ngrehjen e godinës së sukursales së sajë.

Trascina file per caricare
Trascina file per caricare