The measure is available in the following languages:
MBI CFUQIZIMIN E DISA DEKRETEVE
(Dekret Nr.4337, datë 13.11.1967)
Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës;
Me propozimin e qeverisë;
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR I
REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË
VENDOSI
Neni 1
Dekreti Nr. 743 datë 26.11.1949 "Mbi komunitetet fetare", siç është ndryshuar me dekretin Nr. 3660 datë 10.4.1943; dekreti nr. 1064 datë 4.5.1950 "Mbi aprovimin e statutit të komunitetit mysliman shqiptarë"; dekreti Nr. 1065 datë 4.5.1950 "Mbi aprovimin e statutit të kishës autoqefale të Shqipërisë"; dekreti Nr.1066 datë 4.5.1950 "Mbi aprovimin e statutit të komunitetit bektashian shqiptarë"; dekreti nr.1322 datë 30.7.1951 "Mbi aprovimin e statutit të kishës katolike të Shqipërisë", çfuqizohen.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR
TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË
SEKRETARI KRYETARI
Bilbil Klosi Haxhi Lleshi
©GC