Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Mbi Komunitetet Fetare

(Dekret-ligjë Nr.743 Datë 26.11.1949)

Presidiumi i Kuvendit Popullor

S H P A L L

Dekret-ligjën me titull e përmbajtje si vijon:

Neni 1.

            Në konformitet me nenin 16 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit.

Neni 2.

            Në konformitet me nenin 16 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë besimet, si komunitete fetare, janë te ndara nga Shteti.

Neni 3.

            Në konformitet me nenin 16 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë është i ndaluar përdorimi i Kishës dhe i fesë për qëllime politike si edhe formimi i organizatave politike me baza fetare.

Neni 4.

            Në konformitet me nenin 13 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë  është i ndaluar çdo provokim urrjejtje fetare.

Neni 5.

            Asnjeri nuk mund të ndiqet, as t’i kufizohen të drejtat e tija civile dhe as te përjashtohet nga detyrimet e tij që i imponojnë ligjet e Shtetit, për shkak se i përket njërit apo tjetrit besim ose pse nuk bën pjesë n’asnjë besim. Kjo vlen edhe për funksionaret fetare të besimeve të ndryshme.

Neni 6.

            Komunitetet fetare janë të lira t’organizohen dhe t’ushtrojne liritë dhe shërbimet fetare në bazë të dogmave, kanoneve dhe statuteve të tyre në qoftë se këto nuk vijnë në kundërshtim me ligjet e Shtetit, me rendin publik dhe zakonet e mira.

Neni 7.

Komunitetet fetare që mund të organizohen dhe të funksionojnë duhet të njihen nga Shteti. Njohja bëhet me aprovim të Statutit të tyre nga Presidiumi i Kuvendit Popullor mbi propozim te Qeverisë.

Neni 8.

            Me përjashtimin e sektit bektashian që formon komunitet fetar më vehte, sektet e ndryshme fetare bëjnë pjesë në komunitetitn fetar përkatës.

            Sektet fetare organizohen dhe veprojnë në bazë të traditave dhe rregullave të tyre në qoftë se këto nuk vijnë në kundërshtim me ligjet e Shtetit, me rendin publik dhe zakonet e mira.

            Rregulloret e sekteve fetare passi të pranohen edhe nga organi me i lartë fetar në të cilin bën pjesë duhet t’aprovohen dhe nga Këshilli Ministror. Me këtë aprovim sektet fetare fitojnë cilësinë e personit juridik në vehte.

Neni 9.

            Çdo komunitet fetar duhet të ketë një Kryesi që do të jetë përgjegjëse përpara Shtetit.

            Lidhjet në mes të Kommiteteve fetare dhe të qeverisë bëhen me anë të kryesisë së Këshillit Ministerial.

Neni 10.

            Komunitetet fetare munt të ndërtojnë dhe të hapin për nevojat e tyre faltore si dhe të ushtrojnë publikisht dhe në vënde të hapta ceremonitë, shërbimet dhe procesionet e tyre fetare duke i nënshtruar ligjeve të përgjithshme të Shtetit dhe rregulloreve administrative.

Neni 11.

            Komunitetet fetare mund të therresin Kongrese, sinodhe, konferenca dhe mbledhje të tjera të përgjithshme ose locale për çështje të besimit të tyre duke iu nënshtruar ligjeve të përgjithshme të Shtetit dhe rregullave administrative.

Neni 12.

            Komunitetet fetare me aktivitetin e tyre  duhet të zhvillojnë në besimtaret ndenjën e besnikërisë ndaj pushtetit të popullit dhe të Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe të përforcojnë bashkimin kombëtar.

Neni 13.

            Kryetarët e Komuniteteve fetare, funksionarë fetare dhe të gjithë personat në shërbim të komuniteteve fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë besnike të popullit dhe të Shtetit , të ndershëm të dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat civile.

            Kryetarët e komuniteteve fetare dhe të sekteve fetare, Kryemuftiu, myftinjtë, dhe nënmyftinjtë, kryegjyshi dhe gjyshërit, kryepsikopi ,episkopët dhe arhimandritët, arkipeshkvi dhe ipeshkvit dhe ndihmësat e tyre imediate, passi të zgjidhen ose të emërohen nga organet fetare kompetente duhen të aprovohen nga Këshilli Ministerial.

            Kryetarët e sekseve fetare të ndryshme passi të zgjidhen ose të emërohen nga organet në bazë të rregullores së tyre dueht t’aprovohen nga Kryesija e Këshillit Ministerial.

            Funksionaret fetare që kane raporte kanonike me vëndet e jashtme nuk mund të hyjnë në shërbim pa qënë t’autorizuar më parë nga Këshilli i Ministrave.

Neni 14.

            Komunitetet fetare nuk mund t’ushtrojne asnjë lloj juridiksioni. Në konformitet me dogmat dhe kanonent e tyre ata mund të kenë vetëm organe disiplinore për funkisonarët fetare dhe personelin tjetër në shërbim të tyre.

            Organizimi dhe proçedura për organet disiplinore caktohet në Stautin e komunitetit fetar.

            Dënimet disiplinore e dhena mbeten pa ndonjë efekt në qoftë se janë në kundërshtim me ligjet e Shtetit, rendin publik dhe zakonet e mira.

Neni 15.

            Kryetaret e komuniteteve fetare, funksionaret fetare si dhe të gjithë funksionaret e tjerë në shërbim t’instituteve të ndryshme fetare, që shkelin ligjet e Shtetit, rendin publik dhe zakonet e mira ose që zhvillojnë ndonjë aktiviet anti demokratik, pamvaresisht nga përgjegjësija tjetër, me propozim e Kryesisë së Këshillit Ministerial mund të pezullohen nga shërbimi ose të pushohen.

            Pezullimi apo pushimi bëhet me njëherë nga organi fetar kompetent me të marrë propozimin e kryesisë së Këshillit Ministerial.

            Në qoftë se organi fetar kompetent nuk merr vendim për pezullimin ose pushimin e funksionarit fetar, ky largohet nga detyra në mënyrë administrative.

Neni 16.

            Komunitetet fetare nxjerin t’ardhura dhe bëjnë shpenxime në bazë të buxheteve të tyre të përgatitura në konformitet me statutet e tyre.

            Kur komunitetet fetare kanë nevojë, Shteti mund t’i ndihmojë materialisht.

            Komunitetet fetare, buxhetet e tyre ja paraqisin Këshillit të Ministrave për aprovim.

            Veprimataria financiare e komuniteteve fetare kontrollohen nga organet financiare të Shtetit po n’atë menyre që kontrollohen të gjitha organizatat shoqërore të vendit.

Neni 17.

            Komunitetet fetare nuk mund të hapin ose të mbajnë shkolla t’arsimit të përgjithshëm. Me autorizimin e Këshillit Ministerial ato mund të hapin dhe të mbajnë shkolla të mesme ose të larta fetare për pergatitjen e funksionarëve fetare.

            Orgenzimi dhe programet e instituteve shkollore fetare caktohen me rregullore të veçantë t’aprovuar nga Këshilli Ministerial.

            Dërgimi i të rinjve për studime në shkollat fetare jashtë Shtetit lejohet vetem me autorizimie e Këshillit Ministerial.

Neni 18.

            Të gjitha organet e komuniteteve fetare detyrohen t’i dergojnë menjherë për dijeni Kryesisë së Këshillit Ministerial letrat pastorale (mesazhet), qarkoret me karakter të përgjithshëm dhe çdo botim publik të botuar prej tyre.

            Këshilli Ministerial mund të ndalojë shpalljen, shtypjen dhe  shpërndarjen e letrave, qarkoreve dhe botimeve të sipërme në qoftë se janë në kundërshtim me ligjet e Shtetit, rendin publik dhe zakonet e mira.

Neni 19.

            Organet drejtonjës qendrore të komuniteteve fetare duhet të jenë të regjistruara në Kryesinë e Këshillit Ministerial, kurse organet dejtonjëse të degeve lokale dhe sekteve fetare të ndryshme duhet të jenë teë regjistruar në Këshillat popullor lokale duke u shenuar emër për emër antarët e organve drejtonjëse.

Neni 20.

            Në raportet midis komuniteteve fetare dhe organeve të Pushtetit ose administratës shtetnore si dhe në sekretariatin e komuniteteve fetare të ndryshme si gjuhë zyrtarë do të përdoret gjuha shqipe.

            Në raportet midis komuniteteve fetare me besniket e tyre si dhe në ushtrimin e ceremonive dhe të shërbimeve fetare mund të përdoren edhe gjuhë të tjera.

Neni 21.

            Të përmendurit e organeve më të larta të pushtetit dhe të komuniteteve fetare mund të bëhen vetëm sipas formulës së aprovuar më parë nga Këshilli i Ministrave.

Neni 22.

            Komunitetet fetare duhet t’i njoftojnë Kryesise së Këshillit të Ministerial mbishkrimet, shenjat simbolike dhe vulat që përdorin.

Neni 23.

            Formimi i shoqatave dhe i organizatave me qëllime fetare morale si dhe botimi i librave për mësim fetar iu shtrohen ligjeve të përgjithshme të Shtetit dhe rregullorave administrative.

            Aktiviteti i shoqatave dhe organizatave fetare duhet të zhvillohet në baza kombëtare duke ju shërbyer interesave të popullit dhe të Shtetit dhe funksionaret e tyre duhet të jenë besnik të popullit dhe të Shtetit.

            Edukimi dhe organizimi i fëmijëve dhe të rinjëve në konformitet me nenin 28 të Statutit të Republikës  Popullore të Shqipërisë, bëhet nën kejdesin e veçantë të Shtetit dhe prandaj nuk mund të merren me këtë veprimatari komunitetet fetare dhe funksionaret e tyre.

Neni 24.

            Komunitetet fetare nuk mund të hapin spitale, jetimore dhe institute të tjera analloge.

            Institutet e llojit te siperm qe mund t’ekzistojne ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Dekret-ligje, shtetëzohen pa shpërblim me gjithë pasurit e tyre të luajteshme dhe të paluajtëshme dhe kalojnë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë ose të Drejtorisë për Kujdesin Social.

Neni 25.

            Komunitetet fetare mund të kenë lidhje me komunitete fetare, institute, organizata dhe persona zyrtare që kane qëndrën ose banimin jashtë Shtetit, vetëm me autorizimin e mëparshëm të Këshillit Ministerial dhe me anë të Ministrisë së Jashtëme.

Neni 26.

            Komunitetet fetare ose degët e tyre (urdhëra, shoqata, misione fetare etj) që kanë qëndrën e tyre jashtë Shtetit nuk mund të hapin në Republikën Popullore të Shqipëris dega të tyre (urdhëra, misone, institute mirëbërësie etj), dhe ato që ekzistojnë mbyllen brenda një muaj nga hyrja në fuqi e kësaj Dekret-ligje.

Neni 27.

            Komunitetet fetare nuk mund të marrin ndihma materiale dhe dhurata nga vëndet e huaja në çdo formë e në çdo mënyrë që të jetë as të dërgojnë në këto vënde, veçse me autorizimin e Këshillit të Ministrave.

Neni 28.

            Komunitetet fetare që kanë pasuri në vëndet e huaja, kur lidhin marëveshje për këto pasuri përfaqësohen nga Minisrija e P.të Jashtëme të Republikës Popullore të Shqipërisë.

            Gjithashtu kjo Ministri mbron në vëndet e huaja interesat fetare të shtetasve shqipërë

Neni 29.

            Pasurija e komuniteteve fetare të çdukura ose t’atyre që ju hiqet njohja i kalon Shtetit.

Neni 30.

            Qëndrat e komuniteteve fetare caktohen me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Neni 31.

            Çdo provokim për urrejtje fetare që bëhet me anë të fjalës, shtypit ose me mënyra të tjera, dënohet me privim të lirisë jo me pak se një vit dhe me gjer ne 10.000 lekë.

Neni 32.

            Kushdo që me dhunë apo me frikësim ndalon shtetasit ose komunitetet fetare të njohura të ushtrojnë lirisht besimin e tyre dhe të kryejnë ceremonitë dhe shërbimet fetare që nuk shkelin ligjet e Shtetit, rendin publik dhe zakonet e mira, dënohet me privim të lirisë gjer në një vit.

            Po me këtë dënim dënohet edhe ay që në mënyrën e sipërme shtëngon ndonjë person që të marrë pjesë në ceremonitë dhe shërbimet fetare të ndonjë besimi.

Neni 33.

            Kushdo që formon organizata politike me baza fetare si dhe ay që me anë të fjalës së shtypit ose me mënyra të tjera duke përdorur kishën dhe fenë për propagandë kundra pushtetit popullor dhe masave të mara prej tij dënohet, në qoftë se vepra nuk formon ndonjë faj më të rëndë, me privim të lirisë jo më pak se një vit.

Neni 34.

            Kryetarët e komuniteteve fetare si dhe të gjithë funkionarët e tjerë fetarë që fillojnë nga detyra pa qenë aprovuar rregullitsht emërimi ose zgjedhja e tyre e sipas dispozitave të kësaj Dekret-ligje si dhe ata qe të pushuar nga detyra fetare vazhdojnë t’a ushtrojnë këtë, dënohem me privim të lirisë gjer më 3 vjet.

Neni 35.

            Komunitetet fetare detyrohen që brënda 3 muajve nga hyrja në fuqi të kësaj Dekret-ligje t’i paraqesin Këshillit Ministerial për aprovim Statutet e tyre të rregulluara në konformitet me dispozitat e kësaj Dekret-ligje.

            Në qoftë se statutet e paraqitura përmbajne dispozita në kundërshtim me ligjet e Shtetit, rendin publik dhe zakonet e mira, Presidiumi i kuvendit Popullor mund të kerkojë heqjen e tyre. Në qoftë se komuniteti nuk konformohet me këtë kërkim, Presidiumi i Kuvendit Popullor mund t’a refuzojë aprovimin e Statutit.

Neni 36.

            Brënda 2 muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Dekret-ligje organet udhëheqëse qëndrore të komuniteteve fetare të ndryshme detyrohen t’i paraqesin Kryesisë së Këshillit Minsiterial një listë me emrat e të gjithë funksionarëve fetarë të komunitetit të tyre.

            Këta mund të mbeten në detyrat e tyre në qoftë se nuk ka asnjë kundërshtim nga ana e Kryesisë së Këshillit Ministerial. Kundërshtime mund të bëhen për ata funksionare fetare që nuk i ka cilësitë e kërkuara prej kësaj Dekret-ligje.

Neni 37.

            Kjo Dekret-ligjë hyn në fuqi menjhërë.

Tiranë më 26 Nëntor 1949, Nr. i Dekretit: 963.

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë 

S e k r e t a r i:                                                                                           K r y e t a r i:

(Sami Baholli) d.v.                                                                                  (Dr.Omer Nishani) d.v. 

 

©GC

Trascina file per caricare