Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

MBI ORGANIZATAT SHOQËRORE QË NUK NDJEKIN QËLLIME EKONOMIKE

(Ligj Nr. 2362, datë16 Nëntor 1956)

KUNVËNDI POPULLOR I REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Aprovimin e ligjës mbi organizatat shoqërore qënuk ndjekin qëllime ekonomike

I. DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME

Neni 1.

Organizatat shoqërore që nuk ndjekin qëllime ekonomike si: organizatat sportive dhe të

ë mbrojtjes, shoqatat kulturale, teknike dhe shkencore, kanë për detyrë të marrin pjesë active nëndertimin socialist të Republikës popullore të Shqipërisë dhe të ndihmojnë për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Neni 2.

Organizatat shoqërore zhvillojnë vprimtarinë e tyre në pajtim me planin e ekonomisë popullore dhe të ndertimit social cultural, duke marrë pjes në mënyrë active në kryerjen e detyrave sipas degëve përkatëse të ndërtimit socialist.

Neni 3.

Mund të themelojnë organizata shoqërore dhe të jenë anëtarë të tyre:

a)      shtetasit e Republikës Popullore të Shqipërisë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, me përjashtim të personave që kanë humbur të drejtën elektorale. Në statutin e organizatës shoqërore mund të parashikohet që mund të jenë anëtarë të saj edhe persona që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç por jo dhe më të vogël se 14 vjeç.

b)      Institucionet, ndërmarjet dhe organizatat shtetërore, kooperativiste ose shoqërore.

Shtetasit e huaj mund të pranohen si anëtarë të organizatave shoqërore me vendim të organit drejtues të organizatës.

Neni 4.

Në organizatat shoqërore mund të organizohen seksione dhe rrethepër të rinjtë. Këto seksione dhe rrethe punojnë nën udhëheqjen e organeve të administratës shoqërore në bazë të udhëzimeve të nxjerra në marrëveshje me organizatat e Rinisë.

Neni 5.

Organizatat Shqoërore, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me seksionet përkatëse të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore, me ndërmarrjet, kooperativat bujqësore, organizatat e bashkimeve profesionale, organizatat e rinisë dhe të guras dhe me organizatat e tjera shoqërore si dhe me institucionet e kërkimeve shkencore dhe arsimore.

Neni 6.

Organizatat Shqoërore mund të botojnë në mënyrën e parashikuar nga ligja, veprat e tyre,  të çelin për zbatimin praktik të detyrave të tyre laboratore, stacione eksperimentale, ekspozita, studio etj, si dhe ndërmarrje prodhimi dhe tregëtare por vetëm kur këto ndërmarrje, nga karakteri i tyre u përgjigjen drejt drejt për drejt detyrave të organizatës shoqërore.

Neni 7.

Organizatat Shqoërore nuk mund të parashikojnë në statutet e tyre që të kenë të drejtë të përfaqësojnë anëtët për të mbrojtur interesat juridike dhe ekonomike të tyre përveç rasteve kur anëtarët e organizatës nuk janë anëtarë të bashkësive profesionale.

 

II. MËNYRA E KRIJIMIT TË ORGANIZATAVE SHOQËRORE

Neni 8.

Personat që themelojnë një organizatë shoqërore nga ato të parashikuara nga neni 1 duhet të kërkojnë nga organi shtetëror competent pëlqimin e tij për krijimin e organizatës (nenet 27 pika -c- dje 30 paragrafi I i pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Kërkesa për dhënin e pëlqimit duhet ti paraqitet organit shtetëror competent së bashku me projektin e statutit të organizatës të nënshkruar nga jo më pak se 10 themelues të saj.

Neni 9.

Statuti i organizatës shoqërore duhet medoemos të përmbajë:

a)      qëllimin e organizatës dhe mënyrën me të cilën ajo do të arrijë këtë qëllim.

b)      emërin e organizatës, qëndrën e saj dhe territorin në të cilën do të zhvillojë veprimtarinë e saj.

c)      Kushtet për hyrjen dhe daljen e anëtarëve nga organizata (neni 38 i Pjesës së Përgjithëshme të Kodit Civil).

d)      të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të organizatës (nenet 39, 40 e 42 të Pjesës së Përgjithëshme të Kodit Civil).

e)      Organet e administratës, mënyrën e formimit dhe kompetencat e tyre.

f)        Afatet, mënyrën e thirrjes dhe kompetencat e mbledhjeve të përgjithëshme dhe të delegatëv, të kongreseve dhe të konferencave të anëtarëve të organizatës.

g)      Burimet e mjeteve materiale të organizatës.

h)      Mënyrën e përfaqsimit të organizatës.

i)        Emërin e ministrisë ose të institucionit që mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë e organizatës.

j)        Lidhjet që kanë deget e organizatës me organet drejtues të saj në qëndër, kufijt e të drejtave pasurore të degëve si dhe numrin e nevojshëm të antërëve për krijimin e nji dege të organizatës.

k)      Mënyrën e dhënies llogari për veprimtarinë e organizatës.

l)        Mënyrën e ndryshimit të statutit të organizatës.

m)    Mënyrën e mbarimit të organizatës (nenet 45,46,48,50,57 të Pjesës së Përgjithëshme të Kodit Civil).

Neni 10.

Pëlqimi për krijimin e organizatave shoqërore, veprimtaria e të cilave shtrihet në të gjithë territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë, jepet nga ministritë ose institucionet qëndrore me veprimtarinë e të cilave lidhet drejtpërdrejt qellimi I këtyre organizatave.

Pëlqimi për krijimin e organizatave shoqërore, veprimtaria e të cilave shtrihet vëtëm në territorin e një qarku, një rrethi ose një qyteti, jepet nga komitetet ekzekutive të këshillave popullore të qarqeve, rretheve ose qyteteve përkatëse.

Pëlqimi për krijimin e organizatave shoqërore, veprimtaria e të cilave shtrihet në territorin e shumë qarqeve, rretheve ose qyteteve, jepet sipas rastit nga komitetet ekzekutive të këshillave popullore më të larta ose nga institucionet qendrore përkatëse me veprimtarinë e të cilave lidhet drejt përdrejt qëllimi i këtyre  organizatave.

 

Neni 11.

Organi shtetëror që është competent sipas nenit të mësipërm për të dhënë pëlqimin e krijimit të një organizate shoqërore, brënda 30 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës:

a)      vendos në se është e dobimshme që të krijohet organizata shoqërore;

b)      shqyrton në se dispozitat e statutit janë në pajtim  me ligjën dhe në se qëllimi i organizatës është në pajtim me detyrat e përgjithëshme të nje dege të caktuar të ndërtimit socialist.

c)      Shqyrton në se themeluesit kanë cilësitë e duhura, duke patur të drejtë që të përjashtojë persona të caktuar nga numri i themeluesve.

d)      Aprovon statutin ose refuzon aporvimin e tij dhe për këtë njofton themeluesit.

Kur organi shtetëror competent aprovon statutin e organizatës e regjitron këtë në regjistrin e veçantë të mbajtur prej tij pëe organizatat shoqërore.

Neni 12.Organizata  shoqërore  njihet si person juridik që nga dita që është aprovuar statuti i saj nga organi kompetent për dhënin e pëlqimit për krijimin e saj. Gjer në këtë ditë themeluesit e organizatës mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj: të thërrasim mbledhjen e themeluesve, te caktojë organin organizativ etj.

Neni 13.

Një organizatë shoqërore mund të ketë degë të saj në vende të ndryshme, në një fshat, lokalitet, qytet, rreth ose qark, kur në atë vend ka anëtarë në një numër jo më të vogël nga ai i parashikuar në statut të organizatës.

Degët regjistrohen në një regjistër të veçantë, që mbahet nga komiteti ekzekutiv I këshillit popullor të qytetit, të rrethit ose qarkut përkatës ku është krijuar dega.

II MBIKQYRJA DHE KONTROLLI MBI VEPRIMTARINE E ORGANIZATAVE SHOQËRORE

Neni 14.

Mbikqyrja dhe kontrolli mbi veprimtarinë e organizatave shoqërore ushtrohet nga organet shtetërore që kanë dhënë pëlqimin për krijimin e tyre duke aprovuar stautet e tyre.

Mbikqyrja dhe kontrolli mbi veprimtarinë e degëve të organizatave shoqërore ushtrohe nga organet shtetërore pranë te cilave janë regjistruar.

Neni 15.

Organet shtetërore që mbikqyrin dhe kontrollojnë veprimtarinë e ornganizatave shoqërore dhe të degëve të tyre kanë të drejtë:

a)      të marrin dijeni për të gjithë veprimtarinë e organizatave shoqërore dhe të degëve të tyre, duke ndjekur drejtpërdrejt punën e tyre dhe duke dëgjuar raportet e tyre në idhje me dhënin llogari.

b)      Tu japin organizatave shoqërore dhe të degëve të tyre udhëzime të detyrueshme ne pajtim me statutet e këtyre organizatave.

Mbikqyrja dhe kontrolli mbi veprimtarinë e organizatave shoqërore dhe të degëve të tyre ushtrohet me pjesëmarrjen në këtë punë të këshillave popullore të komiteteve ekzekutive të tyre dhe të organizatave të tjera shoqërore.

Neni 16.

Organizatat shoqërore  dhe degët e  tyre japin llogari për veprimtarinë e tyre në organet shtetërore që mbikqyrin dhe kontrollojnë veprimtarinë e tyre.

Neni 17.

Kur organizatat shoqërore larghe nga qëllimi i caktuar me statut  si dhe kur veprimtaria e tyre zhvillohet në kundërshtim me interesat e shtetit ose me rregullat e bashkëjetesës socialiste, organi shtetëror që mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë e organizatës mund të përjashtojë disa anëtarë të saj duke përfshirë edhe anëtarët e organeve të administratës së saj të shpërndanjë para afatit organet e zgjedhura të administratës dhe të marrë masa të tjera të përshtatshme duke patur të drejtë të vendosë edhe shpërndarjen e vetë arganizatës.

Neni 18.

Lidhja e organizatave shoqërore me masat e gjëra si dhe kontrolli i këtyre mbi veprimtarinë e organizatave, bëhet duke u dëgjuar raportet e tyre në lidhje me dhënien  llogari në mbledhjet e këshillave popullore dhe të komiteteve ekzekutive të tyre, në mbledhjet e gjëra të punëtorëve dhe të anëtarëve të kooperative si dhe duke u vënë organizatat shoqërore nën patronazhin e institucioneve, ndërmarrjeve, fabrikave dhe uzinave të veçanta.

IV. MËNYRA E MBARIMIT TË ORGANIZATAVE SHOQËRORE.

Neni 19.

rganizatat shoqërore mbarojnë me shpërndarjen ose me riorganizimin e tyre (shkrirje, thithje, ndarje) (nenet 45,46 e 48 të Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Neni 20.

Shpërndarja e organizatës shoqërore bëhet:

a)      me vendim të mbledhjes së përgjithshme (kongresit) ose të mbledhjes së delegatëve të vetë organizatës.

b)      Vetvetiu kur koha për të cilën u krijua organizata dhe që caktohet në statutet e tyre është plotësuar, kur qëllimi i tyre është përmbushur si dhe kur numuri I naëtarëve të organizatës ka zbritur nën numrin e caktuar në ligjë ose në statut.

c)      Me vendim të organit shtetëror që ka dhënë pëlqimin për krijimin e organizatës kur ajo largohet nga qëllimi i caktuar në statut, kur veprimtaria e saj zhvillohet në kundërshtim me interesat e shtetit ose me rregullat e bashkëjetesës socialiste si dhe kur organizata bëhet e panevojëshme nga ndryshimi i kushteve të ndërtimit ekonimik, cultural dhe shoqëror (neni 50 i Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil.

Kur shihet e nevojë të shpërndahe një degë e organizatës shoqërore organi local që ka regjistruar degën (neni 13) mund të pushojë veprimtarinë e saj duke lajmëruar për këtë organin shtetëror që e ka aprovuar statutin e organizatës.

Neni 21.

Kur organizata shoqërore shpërndahet me vendim të mbledhjes së përgjithëshme (kongresit) ose të mbledhjes së delegatëve, organizata duhet të paraqesë për këtë një raport të arsyetuar organit shtetëror që ka aprovuar statutin e saj dhe të veprojë sipas udhëzimeve tq këtij organi.

Neni 22.

Kur vendoset shpërndarja e organizatës shoqërore, kjo pushon veprimtarinë e saj dhe vihet në likuidim.

Likuidimi bëhet nga komisioni I likuidimit i cili caktohet organi që ka vendosur shpërndarjen e organizatës (mbledhja e përgjithëshme ose mbledhja e delegatëve të organizatës ose organi shtetëror që ka aprovuar statutin e saj) (nenet 48 dhe 55 të Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Komisioni I likuidimit formohet nga përfaqsues të institucioneve dhe organizatave të interesuar me pjesëmarrjen e përfaqsuesit të organizatës shoqërore që është vënë në likuidim.

Neni 23.

Komisioni i likudimit realizion të drejtat dhe paguan borxhet e organizatës shoqërore të shpërndarë.

Komisioni i likuidimit me anë shpalljeje fton kreditorët e organizatës për të paraqitur kërkesat e tyre brënda gjashtë muajve. Kërkesat e kreditorëve që nuk i paraqiten komisionit të likuidimit brënda këtij afati si dhe ato që vetë komisioni i likuidimit nuk ka mundur ti hetojë quhen të shuara. Kërkesat e kreditorëve që i paraqiten komisionit të likuidimit por që nuk janë pranuar prej tij, duhet ti paraqiten gjykatës rënda një muaji nga dita e refuzimit të tyre prej komisionit të likuidimit, përndryshe ato quhen të shuara.

Neni 24.

Pasurija që mbetet  pas likuidimit të organizatës shoqërore u kalon institucioneve shtetërore ose organizatave shoqërore, në mënyrën që parashikohet nga statute dhe në mungesë në mënyrën që caktohet nga organi që ka vendosur shpërndarjen. Por kur shpërndarja e organizatës është vendosur për shkak se veprimtaria e saj zhvillohet në kundërshtim me interesat e shtetit ose me rregullat e bashkëjetesës socialiste pasuria e mbetur pas likuidimit i kalon shtetit (nenet 56 e 57 të Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Neni 25.

Për përfundimitn e likuidimit të organizatës shoqërore she për kalimin e pasurisë së saj duhet të lajmërohet organi shtetëror që ka dhënë pëlqimin për krijimin e saj.

Neni 26.

Riorganizimi (shkrirja,thithja, ndarja) e organizatave shoqërore bëhet me vendim të mbledhjes së përgjithshëshme  (kongresit) ose mbledhjes se delegatëve te vetë organizatave dhe në mënyrën e caktuar me udhëzimet e organeve shtetërore që kanë dhënë pëlqimin për krijimin e tyre (neni 50 paragrafi i I-rë i Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Neni 27.

Me riorganizimin pushon veprimtaria e organizatave që shkrihenm thithen ose pasuria e të cilave ndahet në organizata të tjeta, por nuk vihen në likuidim. Të drejtat dhe detyrimet e tyre u kalojnë organizatave të tjerë në mënyrën e caktuar në ligjë ( nenet 51-54 të Pjesës Përgjithëshme të Kodit Civil).

Neni 28.

Shkrirja dhe ndarja e organizatave shoqërore quhet e përfunduar me aprovimin në mënyrën e caktuar të statuteve të organizaave të ra që krijohen në bazë të riorganizimit, kurse thithja e organizatave shoqërore quhet e përfunduar me aprovimin e ndryshimeve të statuteve të organizatave prej të vilave ato janë thithur.

V. ANKIMI KUNDËR VENDIMEVË

Neni 29.

Kundra vendimeve të organeve shtetërore përkatës në lidhje me dhënien e pëlqimit për krijimin e organizatave shoqërore, me mbikqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së tyre, mund të bëhet ankim, në mënyrën e caktuar nga organizata shoqërore e interesuar në organin më të lartë shtetëror vendimi i të cilës është i formës së prerë.

VI. DISPOZITAT TRANZITORE DHE TË FUNDIT

Neni 30.

Organizatat shoqërore që ekzistojnë detyrohen brenda një viti nga hyrja në fuqi të kësaj ligje te plotësojnë statutet e tyre dhe ti paraqesin për  aprovim në organet shtetërore competente në pajtim me dispozitat e kësaj ligje.

Neni 31.

Kjo ligjë hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 16 Nëntor 1956

Nr.2362

PËR PRESIDENTIN E KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

SEKRETARI:                                                                                   KRYETARI:

Sami Baholli                                                                                     Haxhi Lleshi

 

Ligji i vënë në dispozicion nga Avv. Florian Kamsi

Trascina file per caricare