Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”

(Dekret Nr.3660, datë 10.4.1963)

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë

Me propozimin e Qeverisë;

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Nxjerr këtë dekret:

Dekret mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 dtë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”

Neni 1

Në dekretin nr.743 datë 26.11.1949, aprovuar me ligjin nr.773 datë 16.1.1950 “Mbi komunitetet fetare” bëhen ndryshimet që vijojnë:

1.Paragrafi i parë dhe i katërt i nenit 7 ndyshohen përkatësisht si më poshtë:

“Komunitetet fetare, që të mund të organizohen dhe të funksionojnë duhet të njihen nga shteti. Njohja bëhet me aprovimin e Statutit të tyre nga Këshillii Ministrave.

Njohja e Komunitetit fetar mund të revokohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kur me veprimtarinë e tij, Komuniteti fetar ka shkelur ligjet, rendin juridik dhe zakonet e mira”.

2.Neni 30, ndryshohet si më poshtë:

“Qendrat e Komuniteteve fetare caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Gazetën zyrtare.

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë

 

Sekretari

Sami Baholli

Kryetari

Haxhi Lleshi

 

 © GC

Trascina file per caricare