Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I SHOQATËS

KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPERISË”

 

Themeluesit e Shoqatës “KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË” janë:

Sh.T. Imzot Angelo Massafra, i biri i Cosimo Massafra, lindur më 23.03.1949, në San Marzano (Itali), me shtetësi shqiptare, me numër pasaporte 0014817, banues në Arqipeshkvinë Shkodër, sheshi gjon Pali II;

Sh.T. Imzot Rrok Mirdita, i biri i Kol Mirdita, lindur më 28.09.1939, në Kllezna (Ulqin), shtetas shqiptar, me numër pasaporte 00176376, banues në Arqipeshkvinë Durrës-Tiranë, Bulevardi Zhan D’Ark;

Sh.T Imzot Zef Simoni, i biri i Kol Simoni, lindur më 02.10.1929 në Shkodër, banues Rr.Pashko Vasa, Lgj.Ndoc Mazi nr.5 në Shkodër, me numër pasaporte 1026405;

Sh.T. Imzot Hil Kabashi, i biri i Marash Kabashi, lindur më 19.02.1941 në Caparac Prizren, me shtetësi kroate (me dekret te Presidentit të Republikës Shqipërisë Nr.3339. datë 21.05.2002 i është dhënë shtetësia shqiptare),  me numër pasaporte 06941210 banues ne Ipeshkvinë Fier, Rr. 1 Maji;

Atë Cristoforo Palmieri, i biri i Pietro Palmieri, lindur më 24.05.1939, në Bitonto Itali, me shtetësi italiane, me numër pasaporte 368771K banues ne Ipeshkvine Rreshen. Rr. “Shen Vinçenci”.

Atë Ottavio Vitale, i bir i Cirio Francesco Vitale, lindur me 05.02.1959 në Grottaglia (TA) Itali, me shtetësi italiane, me numer pasaporte 984651 J, banues në Ipeshkvinë Lezhë, Rr. Ish dega ushtarake;

Atë Prelja Djurasaj, i biri i Kol Djurasaj, lindur më 06.02.1962 në Tuz (Podgorica) (me dekret te Presidentit të Republikës Shqipërisë Nr.3339. datë 21.05.2002 i është dhënë shtetësia shqiptare) me numër pasaporte 07555388, banues Qendra Ipeshkvnore Bajzë (Malësi e Madhe);

Imzot Dodë Gjergji, i biri i Pashk Gjergji, lindur më 16.01.1963 në Stubel Koraci, me shtetësi kroate, (me dekret te Presidentit të Republikës Shqipërisë Nr.3339. datë 21.05.2002 i është dhënë shtetësia shqiptare) me numër pasaporte 000390332, banues në Ipeshkvinë e Sapës (Laç i Vaut-Dejes),

të cilët në përputhje me Ligjin nr.8788, datë 07.05.2001 dhe nenet në fuqi të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë  hartojnë dhe miratojë Statutin e Shoqatës “KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË” i cili përbëhet nga nenet e mëposhtme:

Neni 1

Forma, Emri, Sigla dhe Simboli

1.1    Forma e kësaj Organizate Jofitimprurëse është “Shoqatë” me emrin: “KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË”.

1.2    Emri dhe sigla e Shoqatës janë pjesë e këtij Statuti dhe duhet të figurojnë në të gjitha shkresat dhe korrespondon që del nga Shoqata.

Neni 2

Baza ligjore

Shoqata themelohet në përputhje me ligjin nr.8788, datë 07.05.2001 he me nenet në fuqi të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Ajo fiton personalitetin juridik ditën që vendimi I Gjykatës për rregjistrimin e saj ka marrë formë te prerë, ndërsa mbarimi i personalitetit juridik bëhet në ditën kur vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë.

Neni 3

Selia

Selia e Shoqatës ndodhet në Rr. Don Bosco, nr.1 Tiranë. Selia mund të ndryshohet me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë.

Neni 4

Shtrirja territoriale

Shoqata zhvillon aktivitetin e saj pa kufizim në të gjithë territorin e Republikës dhe jashtë saj.

Neni 5

Kohëzgjatja

Shoqata themelohet dhe do të zhvillojë zktivitetin e saj për një periudhë kohe të pacaktuar.

Neni 6

Qëllimi i Shoqatës

Qëllimi i Shoqatës është fetar, social-kulturor, formative-edukativ, jofitimprurës dhe ka si përmbajtje:

6.1 Dedikimin e shërbimit të Kishës për të mirën dhe shpëtimin e njerëzve në veprat Ungjillëzuese.

6.2 Propagandimin e vlerave të shoqërisë shqiptare, në veçanti atyre të familjes.

6.3 Arsimimin dhe formimin kulturoro-edukativ të të rinjve nëprmjet hapjes së shkollave e institucioneve arsimore parauniversitar, universitar dhe plotësues.

6.4 Konfrontimin e mendimeve për një bashkëpunim harmonic të forcave shpirtërore për të mirën e Kishës në Shqipëri.

Neni 7

Fusha e Veprimtarise

7.1 Krijimi i stafeve të specializuara për kujdesin e formimit dhe azhornimit të docentëve të çdo niveli.

7.2 Organizimi i aktiviteteve të ndryshme për promovimin e vlerave të familjes dhe të mbarë shoqërisë.

7.3 Krijimi i kushteve të përshtatshme bashkëkohore të kërkimit shkencor në fusha të ndryshme për të rinjtë në mënyre që të nxitet publikimi i studimeve dhe kërkimeve shkencore.

7.4 Organizimi i konferencave apo takimeve me besimtarët.

7.5 Koordinimi i aktiviteteve të ndryshme në bashkpunim me komunitetet e tjera fetare.

Neni 8

Ndalimi i Shperndarjes së Fitimeve

Ndalohet çdo formë e shpërndarjes së fitimit ose përfitimit finanzia dhe material nga të ardhurat dhe fisime e Shoqatës, nga personat që janë subjekt i Statutit, Aktit të Themelimit, Rregullores dhe çdo akti tjetër të Shoqatës, me përjashtim të pagave o shpërblimeve e rimborsimeve për shpenzimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave për llogari të Shoqatës nga ana e personave të punësuar (nëse ka të tillë).

Personat e punësuar nuk janë anëtarë të Shoqatës.

Neni 9

Burimet financiare

9.1 Shoqata mund të ketë në pronësi pasuri te luajtshme e të paluajtshme. Burimi i të ardhurave sigurohet nga ndarjet juridiksionale kishtare (dioqeza), dhurimet, të ardhurat nga aktivitete të ndryshme si dhe nga burime të tjera të ligjshme.

9.2 Fondi fillestar i Shoqates ka vlerën 2000 USD (dymije).

Neni 10

Kriteret e Administrimit tëPasurisë

10.1 Shoqata bën shpenzime vetëm për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të veprimtarisë për te cilën është krijuar.

10.2 Të gjitha pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, të ardhurat e tjera që mund të fitohen nëpërmjet veprimtarisë së saj dhe me çdo lloj mënyre fitimi do të aministrohen sipas së Drejtës Kanonike dhe ashtu siç është parashikuar në statut në aktin e Themelimit të Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë.

10.3 Fondet financiare ose aot materiale të dhuruara nga donatorë të ndryshëm do të përdoren pa u ndryshuar destinacioni i tyre, duke përjashtuar rastet në të cilat do të jetë e pamundur apo kur është dhënë vetë miratimi i donatorëve.

10.4 Në rast se Shoqata vetshpërndahet pasuria e mbetur do t’i kalojë juridiksioneve kishtare (Dioqezave) në Shqipëri.

Neni 11

Organet Drejtuese tëShoqatës

Organet drejtuese të Shoqatës janë:

  1. Asambleja e Përgjithshme,

  2. Presidenca

  3. Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 12

Asambleja e Përgjithshme

Kompetencat

12.1 Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimarrës i Shoqatës. Ajo përveç çështjeve të tjera që çmon se duhet të shqyrtohen prej saj, vendos për:

  • Ndryshimin e Statutit dhe të Aktit të themelimit dhe të Rregullores së brendshme.

  • Përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë së Shoqatës, kërkon dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre.

  • Shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit, miraton buxhetin e Shoqatës dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm.

  • Zgjedh anëtarët e Presidencës.

  • Zgjedh Sekretarin e përgjithshëm.

  • Zgjedh sekretarin dhe arkëtarin.

  • Nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë dhe të organizimit të strukturës së Shoqatës.

  • Vendos për vetshpërndarjen e Shoqatës dhe destinacionin e pasurisë së mbetur, si dhe për çdo çështje tjetër të parashikuar shprehimisht në ligj.

  • Krijon dhe ndryshon strukturat e administratës.

Përbërja

12.2 Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga jo më pak se pesë anëtarë deri në një numër të pakufizuar anëtarësh. Anëtarët e saj zgjidhen siç është e parashikuar në të Drejtën Kanonike (shih Marrëveshjen ndermjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Selisë se Shenjtë, e ratifikuar me Ligjin nr.8902 datë 23/05/2002 neni 5).

Ata qëndrojnë në detyrë pa afat ose ashtu siç është parashikuar në të Drejtën Kanonike.

Në gjirin e Asamblesë zgjidhet dhe kryetari I saj i cili është njëkohësisht dhe Presidenti I Presidencës.

Kryetari i Asamblesë organizon, drejton e therret mbledhjet e Asamblesë dhe Presidencës. Në rast pengese së prezencës së tij, kompetencat e parashikuara në paragrafin 12.2 të këtij neni (organizimim, drejtim dhe thirrjet) I kalojnë zëvendësPresidentit të Presidencës së Shoqatës.

Neni 13

Shpërblimi i anëtarëve tëAsamblesësëPërgjithsme

Anëtarët e Asamlbesë së Përgjithshme e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa shpërblim.

Neni 14

Mbarimi i mandatit

14.1  Mandati I anëtarit mbaron kur:

·        Jep dorëheqjen

·        Vdes

·        Motive të tjera parashikuara në të Drejtën Kanonike

Mbledhja e Asamblesë sëPërgjithshme

Asambleja e Përgjithshme mblidhet të paktën dy herë në vit, por mund të mblidhet dhe më shumë se dy herë kur kjo kërkohet nga një e pesta e anëtarëve të Asamblesë ose nga Kryetari i Asamblesë për raste urgjente.

Mbledhja e Asamblesë është e vlefshme me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve tëë saj, ndërsa vendimet merren me dy të tretat e anëtarëve të pranishëm. Çdo anëtar ka të drejtën e një vote. Është i ndaluar delegimi i votës.

Njoftimi i anëtarëve të Asamblesë bëhet me shkrim jo më vonë se 10 ditë nga dita e mbledhjes. Njoftimi bëhet në adresën që çdo anëtar ka deklaruar në selinë e Shoqatës  dhe duhet të përmbajë rendin e ditës së mbledhjes.

Në çdo mbledhje duhet të mbahet një proçesverbal. Proçesverbali së bashku me vendimet e Asamblesë duhet të firmosen nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës. Vendimi duhet të zbardhet nga kryetari i asamblesë dhe ai anëtar qe e ka mbajtur.

Neni 15

Presidenca

Presidenca është organ ezkekutues i vendimeve të Asamblesë. Ajo përbëhet nga tre anëtarë të cilët janë:

  • Presidenti

  • Zëvendës Presidenti

  • Sekretari i përgjithshëm

Presidenti qëndron në detyrë për tre vjet dhe mund të rizgjidhet. Ai zgjidhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Asamblesë. Kur mungon Presidenti, i cili është dhe kryetari i Asamblesë, mbledhjet drejtohen nga Zëvendës Presidenti

Presidenti ka këto kompetenca:

  • Kryen të gjitha veprimet bankare për llogari të Shoqatës

  • Harton dhe lidh kontrata në emër të Shoqatës conform vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme.

  • Mban kontakte me subjekte private apo te huaj.

  • Mund të kryejë dhe veprime urgjente por gjithmonë conform Statutit dhe Aktit të Themelimit.

  • Propozon ndryshime në Statut dhe në Aktin e Themelimit dhe në Rregulloren e brendshme.

Anëtarët e Presidencës e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa shpërblim.

Neni 16

Sekretari i përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme.

Kompetencat e tij janë:

  • Përgatit një raport përfundimtar vjetor dhe këtë ia paraqet Asamblesë së Përgjithshme.

  • Përgatit relacionin mbi punimet dhe mbi dekretet e Asamblesë së Përgjithshme dhe ia dërgon ndërkohë të gjithë anëtarëve të Asamblesë.

  • Përpilon akte të tjera që Kryetari i Asamblesë ose Presidenti ia kërkon t’I përgatise dhe t’ia dergojë të gjithë anëtareve të Asamblesë.

Neni 17

Tëdrejtat, detyrat dhe kuaota e anëtarëve

Tëdrejtat

17.1 Çdo anëtar i Shoqatës ka të drejtë:

  • Të marrë pjesë në aktivitetin e Shoqatës.

  • Të marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme

  • Të shprehë mendimin personal dhe te drejtën e një vote.

  • Të japë dorëhejen.

Detyrimet

Të respektojë Statutin, Aktin e Themelimit dhe Rregulloren e brendshme.

Kuota

Kuota e çdo anëtari të Shoqatës është 200 lekë në vit.

Neni 18

Ndryshimi i Statutit dhe Aktit të Themelimit

Kompetencat për ndryshimin e Statutit dhe Aktit të Themelimit i takojnë Asamblesë së Përgjithshme. Ndryshimet muënd të propozihen nga çdo anëtar i Asamblesë. Çdo propozim duhet të jetë bërë me shkrim dhe i arsyetuar duke paraqitur dhe argumentat për të cilat kërkohet ndryshimi. Propozimet duhet të paraqiten jo më vonë se 20 ditë përpara ditës së mbledhjes së Asamblesë. Vendimi për ndryshimin e Statutit dhe të Aktit të themelimit merret me dy të tretat e anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje. Po me të njejtën procedurë aprovohet dhe rregullorja e brendshme.

Mosmarrëveshjet dhe zgjidhja e konflikteve

Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të Asamblesë, ndërmjet Asamblesë, Presidencës dhe Sekretarit të përgjithshëm ose ndërmjet tyre dhe të punësuarve (nësë ka të tillë) zgjidhen në përputhje me Statutin dhe të Drejtën Kanonike. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve miratohet nga Asambleja mme dy te tretat e votave të anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje.

Përfaqsimi ligjor

Presidenti i Presidencës është përfaqsuesi ligjor me të tretët. Ai ka të drejtë t’ia delegojë kompetencat e tij një të treti kur e sheh të nevojshme.

Administrata

Administrata përbëhet nga arkëtari dhe sekretari. Arkëtari ka për detyrë të mbajë kontabilitetin.

Neni 19

Bilanci

Viti finanzia i Shoqatës fillon më 1 Janar dhe mbaron më 31 Dhjetor të çdo viti me përjashtim të vitit të parë.

Shpërndarja e Shoqatës

Shoqata mund të shpërndahet me iniciativën e saj me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme kur është i pamundur realizimi i qëllimit të saj apo për ndonjë rrethanë tjetër kur Asambleja e kosnideron shumë të veçantë.

Likuidatorët janë vetë anëtarët e Shoqatës.

Neni 20

Përbërja e Organeve Drejtuese

  • Për herë të parë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme janë themeluesit e Shoqatës:

  • Sh.T. Imzot Angelo Massafra

  • Sh.T. Imzot Rrok Mirdita

  • Sh.T Imzot Zef Simoni

  • Sh.T. Imzot Hil Kabashi

  • Atë Ottavio Vitale

  • Atë Cristoforo Palmieri

  • Atë Prelja Djurasaj

     

  • Imzot Dodë Gjergji

Gjeneralitetet e të cilëve janë të sipërshënuara.

Presidenca është e përbërë nga:

·  Sh.T. Imzot Angelo Massafra

·   Sh.T. Imzot Rrok Mirdita

·        Atë Prelja Djurasaj

Sekretar i Përgjithshëm është:

·  Atë Prelja Djurasaj

Për sa nuk parashikohet në këtë Statut, do të zbatohen e Drejta Kanonike dhe disipozitat e Kodit Civil e të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë në fuqi dhe ligji 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitmprurëse”

Ky Statut miratohet dhe nënshkruhet nga personat themelues të Shoqatës, ne gjuhën shqipe, në katër kopje.

Themeluesit

  • Sh.T. Imzot Angelo Massafra

  • Sh.T. Imzot Rrok Mirdita

  • Sh.T Imzot Zef Simoni

  • Sh.T. Imzot Hil Kabashi

  • Atë Cristoforo Palmieri

  • Atë Prelja Djurasaj

  • Imzot Dodë Gjergji

  • Atë Ottavio Vitale

Vendim n.530 datë.10 Shkurt 2003 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për miratimin e Statutit

 

Dokumenti i vënë në dispozicion nga Avv Florian Kamsi

 

Statuti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë është modeluar mbi nenet 447-459 të Kodit të së Drejtës Kanonike të vitit 1993, mbi Ligjit 8788 i 2001/07/05 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ( neni 2). Konferenca Ipeshkvnore të Shqipërisë, në nenin 1, e definon veten si një organizatë jo-fitimprurëse . Masa e miratimit të Statutit nga Gjykata e Tiranës ësht e shënuar me numërin 530 dhe është e datës 10 shkurt 2003. Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë përcakton vendndodhjen e saj në Rr Don Bosko , nr 1/4 në Tiranë. Aktualisht, Konferenca Episkopale Shqiptare ( CEA ) është e përbërë nga shtatë Ipeshkvitë : Arqipeshkvi Metropolitan Rrok Mirdita (Tiranë - Durrës), Monsijnor George Frendo, Ipeshkviti ndihmës i Tiranë-Durrësit, Arqipeshkvi Metropolitan Angelo Massafra ( Scutari ), Monsinjor Lucjan Avgustini ( SAPE ) , Monsinjor Christopher Palmieri ( Rrëshen ), Monsinjor Ottavio Vitale ( Lezha ) dhe Monsinjor Hil Kabashi (Administrata Apostolike e Shqipërisë së Jugut ) Shih: G. Cimbalo Pluralizmi Confessional dhe komunitetët fetar në Shqipëri, BUP, Bologna, 2012.
Trascina file per caricare

Statuto  dell’associazione

"Conferenza Episcopale d’Albania "

I fondatori della Associazione  "Conferenza Episcopale d'Albania" sono:

S.E. Monsignor Angelo Massafra, Massafra figlio di Cosimo, nato il 23.03.1949, a San Marzano (Italia), di nazionalità albanese, numero di passaporto 0014817, abitante nell’Arcidiocesi di Scutari, Piazza Giovanni Paolo II;

S. E. Rrok Mirdita, figlio di Kol Mirdita, nato il 1939/09/28, a Kllezna (Ulcinj), cittadino albanese, con numero di passaporto 00.176.376, domiciliato nell’Arcidiocesi di Durazzo-Tirana, Boulevard  Jeanne d'Arc;

Monsignor Zef Simoni, figlio di Kol Simoni, nato il 10/02/1929  a Scutari, e ivi residente in via Pashko Vasa,   Nr.5, con il numero di passaporto 1026405;

Monsignor Hil Kabashi, figlio di Marash Kabashi, nato il 19/02/1941 in Caparac, Prizren, di cittadinanza croata (con decreto del Presidente della Repubblica d'Albania Nr.3339, datato 21/05/2002  ha ottenuto la cittadinanza albanese), numero di passaporto 06941210. Domiciliato nella diocesi di Fier, Via 1° maggio;

Padre Cristoforo Palmieri, figlio di Pietro Palmieri, nato il 24/05/ 1939, a Bitonto, Italia, con cittadinanza italiana, numero di passaporto 368771K, domiciliato nella diocesi di Rrëshen, Via San Vincenzo;

Padre Ottavio Vitale, figlio di Cirio Francesco Vitale, nato il 05/02/ 1959, a Grottaglie (TA), Italia, con cittadinanza italiana, numero di passaporto 984651 J, domiciliato nella diocesi di Lezha, Via dell’ ex reparto militare;

Padre Preliaj Djurasaj, figlio di Kol Djurasaj, nato il 6/02/1962  a Tuz (Podgorica) (con decreto del Presidente della Repubblica di Albania Nr.3339, datato 21/05/2002  ha ottenuto la cittadinanza albanese), numero di passaporto 07555388, residente nella sede vescovile di Bajza (Malesi e Madhe).

Monsignor Dodë Gjergji, figlio di  Pashk Gjergji, nato il /16 /01/1963/ a Stubel Koraci, con cittadinanza croata (con decreto del Presidente della Repubblica di Albania Nr.3339 datato 21/ 05/2002/ ha ottenuto la cittadinanza albanese), numero di passaporto 000390332, residente nella diocesi di Sapa (Vau-Dejes Lac),

I quali, ai sensi della Legge 8788, del 07.05.2001 e agli articoli in vigore del Codice Civile della Repubblica d'Albania, elaborano e approvano lo Statuto dell’Associazione "Conferenza episcopale d’Albania", la quale è costituita dai seguenti articoli:

Articolo 1

Forma, nome, firma e simbolo

1.1. La forma di questa organizzazione non-profit è quella di "associazione" con il nome: "Conferenza episcopale d’Albania".

1.2. Il nome e il logo dell'Associazione fanno parte di questo Statuto e devono apparire su tutti i documenti e sulla corrispondenza emanata dall'associazione.

Articolo 2
Forma giuridica

Associazione costituita in conformità con la legge 8788, del 05/07/ 2001/ e con gli articoli in vigore del Codice Civile della Repubblica d’Albania acquisisce personalità giuridica in base alla decisione della Corte relativa alla registrazione divenuta definitiva, mentre la fine della personalità giuridica diviene definitiva il giorno in cui la Corte lo decide.

Articolo 3
Sede centrale

La sede dell'Associazione si trova in via Don Bosco, n. 1 Tirana. La sede può essere modificata dalla decisione dell'Assemblea Generale della Conferenza Episcopale d’Albania.

Articolo 4
Estensione  territoriale

L'associazione opera senza restrizioni in tutto il territorio della Repubblica  e all'estero.

Articolo 5
Durata

L’Associazione dalla sua  fondazione  svolgerà la sua attività  a tempo indeterminato.

Articolo 6
Scopo della associazione

Lo scopo dell'Associazione è religioso, socio-culturale, formativo-educativo, senza scopo di lucro e ha come suoi compiti:

6.1 Porre la Chiesa al servizio del bene e della salvezza degli uomini con opere evangeliche.

6.2 Propagare i valori della società albanese, specialmente quelli della famiglia.

6.3 L’istruzione e la formazione culturale-educativà dei giovani con l’apertura di scuole e istituti di istruzione, universitari e complementari.

6.4 Il confronto di opinioni per una cooperazione  armonica delle forze spirituali per il bene della Chiesa in Albania.

Articolo 7
Settori di Attività

7.1 La fondazione di uno staff specializzato per la formazione e l'aggiornamento dei docenti di ogni livello.

7.2 Organizzazione delle varie attività per promuovere i valori della famiglia e dell’intera società.

7.3 Creazione di condizioni favorevoli alla ricerca in vari campi per i giovani al fine di promuovere la pubblicazione di studi e ricerche.

7.4 Organizzazione di conferenze o incontri con i credenti.

7.5 Coordinamento delle varie attività in collaborazione con altre comunità religiose.

Articolo 8
Divieto di distribuzione degli utili

È vietata qualsiasi forma di distribuzione di profitti finanziari o guadagni materiali e di reddito dell’Associazione, da parte di coloro che sono soggetti allo Statuto, all’Atto costitutivo, al regolamento e a qualsiasi altro atto dell'Associazione, con l'eccezione dei salari o bonus per il rimborso dei costi delle spese compiute nell'esercizio delle funzioni e delle responsabilità, a nome dell'Associazione dai lavoratori subordinati (se presenti).

Le persone dipendenti non sono membri dell'Associazione.

Articolo 9
Le risorse finanziarie

9.1 L'associazione può essere proprietaria di beni mobili o immobili. Le fonti di reddito vengono assicurate dalle divisioni giurisdizionali della Chiesa (diocesi), dalle donazioni, dai proventi di attività diverse e provenienti da altre fonti legali.

9.2 Il fondo iniziale dell'Associazione è di 2.000 (duemila) USD

Articolo 10

Criteri di amministrazione del patrimonio

 10.1 L'Associazione sostiene spese solo per realizzare gli obiettivi e sostenere le attività per le quali è stata creata.

10.2. Tutto il patrimonio mobile e immobile, i profitti che possono essere ricavati tramite le attività e ogni altro tipo di profitto saranno amministrati secondo il Diritto Canonico e con le modalità  previste in questo Statuto e nell’atto di Fondazione della Conferenza Episcopale d’Albania

10.3 Le risorse finanziarie o materiali donate dai finanziatori devono essere utilizzati senza cambiare la loro destinazione, escludendo i casi in cui sarà impossibile o quando c’è  l'approvazione del donatore.

10.4 Nel caso in cui l'Associazione cessi l’attività di sua iniziativa il patrimonio residuo verrà trasferito alle giurisdizioni ecclesiastiche (diocesi) in Albania.

Articolo 11

Organi dell'Associazione

Organi dell'Associazione sono

1. Assemblea Generale,

2. Presidenza

3. Segretario generale.

Articolo 12
L’Assemblea Generale

Le competenze

12.1 L'Assemblea Generale è l'organo supremo decisionale dell'Associazione. Oltre a discutere dei casi che ritiene validi, decide su:

• la Modifica dello Statuto e dell'atto costitutivo e la sua regolamentazione.

• Definisce settori e programmi delle attività dell'Associazione e chiede regolarmente un rapporto sulla loro attuazione.

• Esamina la situazione economica, finanziaria e amministrativa dell'Associazione, approva il bilancio e le spese per l’anno venturo.

• sceglie i membri della Presidenza.

• sceglie  il segretario generale

• Sceglie il segretario e il tesoriere.

• emana disposizioni per la regolamentazione dell'attività e l’organizzazione della struttura del associazione

• decide sulla cessazione dell’associazione e sulla destinazione del patrimonio residuo, e su qualsiasi altra materia espressamente prevista dalla legge.

• Crea e modifica le strutture dell’amministrazione

Composizione
12,2 L’Assemblea Generale è composta da non meno di cinque membri fino ad un numero illimitato di essi. I suoi membri sono eletti come previsto dal Diritto Canonico (vedi Accordo tra il Governo della Repubblica d’Albania e la Santa Sede, ratificato, e rimangono in carica a tempo indeterminato o come altrimenti previsto dal Diritto Canonico.

Il presidente dell’Assemblea viene eletto in seno all'Assemblea stessa e la presiede. .

Il Presidente dell'Assemblea organizza, gestisce, e convoca le riunioni dell'Assemblea e della Presidenza. In caso vi siano ostacoli alla sua presenza, i poteri di cui al punto 12.2 del presente articolo (organizzazione, direzione e convocazioni) vengono svolte dal Vice Presidente dell'Associazione.

Articolo 13
Remunerazione dei membri dell'Assemblea Generale

I membri dell’assemblea generale svolgono la loro attività senza compenso.

Articolo 14
Fine del mandato

14.1 Il mandato di membro  termina  quando:

• si dimette

• è deceduto

• Per altre ragioni previste dal Diritto Canonico

Riunioni  dell’Assemblea Generale

L'Assemblea Generale si riunisce almeno due volte l'anno, ma possono esserci più di due riunioni quando  ciò è richiesto da un quinto dei membri dell'Assemblea o dall'Assemblea per emergenze.
La riunione dell’Assemblea è valida con la partecipazione di oltre la metà dei suoi membri,  mentre le decisioni vengono prese dai due terzi dei membri presenti. Ogni membro ha diritto ad un voto. E' vietata la delega del voto..Le notifiche ai membri dell'Assemblea sono in forma scritta entro e non oltre 10 giorni dopo la riunione. L'avviso deve essere inviato all'indirizzo che ogni membro ha dichiarato all'Associazione e deve contenere l'ordine del giorno della riunione.


Per ogni riunione si deve redigere un verbale. Il verbale insieme con le decisioni dell'Assemblea deve essere firmato da tutti i membri presenti. La decisione deve essere trascritta dal Presidente dell'Assemblea e dal socio che ha tenuto il verbale.

Articolo 15

Presidenza

La presidenza è un organo esecutivo delle decisioni prese dall'Assemblea. È composto da tre membri che sono:

• Il Presidente

• Il Vice Presidente

• Il Segretario Generale

Il Presidente resta in carica per tre anni ed è rieleggibile. Viene eletto a maggioranza dei membri dell'Assemblea. Quando il Presidente, che è anche Presidente dell'Assemblea, è assente le riunioni  vengono presiedute dal Vice Presidente

Il Presidente:

• Esegue tutte le operazioni bancarie per conto dell'Associazione

• Prepara e conclude contratti a nome dell'Associazione decidendo in conformità con l'Assemblea Generale.

• Mantiene i contatti con soggetti privati o stranieri.

• Può compiere  interventi urgenti, ma sempre in conformità con lo Statuto e l'atto costitutivo.

• Propone modifiche allo Statuto e all'Atto istitutivo e al Regolamento Interno.

I membri della Presidenza svolgono la loro attività senza indennizzo.

Articolo 16

Segretario Generale

Il Segretario Generale è eletto dall'Assemblea Generale.

Le sue competenze sono:

• Preparare una relazione finale che va presentata all'Assemblea generale annuale.

• Preparare la relazione sui lavori e le decisioni dell'Assemblea Generale e inviarla a tutti i membri dell'Assemblea.

• Sviluppare altri atti che il Presidente dell'Assemblea o il Presidente richiedono di preparare e inviarli a tutti i membri dell'Assemblea.

Articolo 17

Diritti e doveri dei membri e loro emolumenti

Diritti
17,1 Ogni membro dell'Associazione ha diritto:

• Di partecipare alle attività dell'Associazione.

• Di partecipare alle riunioni dell'Assemblea Generale

• Di esprimere opinioni personali e di voto.

• Di dare le dimissioni

Doveri
Osservare lo Statuto, l'atto di fondazione e il regolamento interno.

Emolumenti
L’emolumento di ciascun membro dell'Associazione è di 200 lek all'anno.

Articolo 18

Modifica dello Statuto e dell’ Atto Costitutivo

Le competenze necessarie per modificare lo Statuto e l'Atto costitutivo appartengono all'Assemblea Generale. Le modifiche e le proposte possono essere presentate da qualsiasi membro dell'Assemblea.

Ogni proposta deve essere presentata in forma scritta con le argomentazioni  motivate per le quali si richiede la modifica. Le proposte devono essere presentate entro 20 giorni prima della riunione dell'Assemblea. La decisione di modificare lo Statuto e l’Atto Costitutivo sono approvate con i due terzi dei membri partecipanti alla riunione. Con la stessa procedura viene approvato il regolamento interno.

Controversie e risoluzione dei conflitti

Le controversie tra soci, tra l'Assemblea, il Presidente e il Segretario Generale o tra questi e gli impiegati (se ci sono) si risolvono in conformità con lo Statuto e il Diritto Canonico. La risoluzione delle controversie viene adottata dalla Assemblea con i due terzi dei voti dei membri presenti alla riunione.

Rappresentanza legale

Il Presidente è il legale rappresentante. Egli ha il diritto di delegare i suoi poteri a una persona terza quando ritenuto necessario.

L’Amministrazione
L’Amministrazione è composta dal tesoriere e dal segretario. Il Tesoriere ha il dovere di tenere la contabilità.

Articolo 19

Bilancio

L’anno Finanziario dell’ Associazione inizia il 1 gennaio e termina il 31 dicembre di ogni anno, tranne il primo anno.

Scioglimento dell'Associazione

L’associazione può essere sciolta di propria iniziativa con la decisione dell'Assemblea Generale quando è impossibile la realizzazione del suo scopo o per qualsiasi altra circostanza considerata dall’Assemblea molto importante.

I liquidatori stessi sono membri dell'Associazione.

Articolo 20

Composizione degli organi direttivi

Per la prima volta i membri dell'Assemblea Generale sono i fondatori dell'Associazione:
• S. E. Monsignor Angelo Massafra

• S. E. Rrok Mirdita

• S.E. Monsignor Zef Simoni

• S. E. Mons. Hil Kabashi

• Padre Ottavio Vitale

• Padre Cristoforo Palmieri

• Padre Prelja Djurasaj

• Mons. Dode George

I cui dati personali sono contenuti nell’enunciato.

La Presidenza è composta da:

• S. E. Monsignor Angelo Massafra

• S. E. Rrok Mirdita

• Padre Prelja Djurasaj

Segretario generale è

• Padre Prelja Djurasaj

Per quanto non previsto dal presente Statuto si applicano le disposizioni  previste dal Diritto Canonico e dalle disposizioni  del Codice Civile e del Codice del Lavoro in vigore della Repubblica di Albania e dalla legge 8788, del 07.05.2001 "Per le Organizzazioni non-profit".

Questo Statuto è approvato e firmato dalle persone che istituiscono l'Associazione, è redatto in lingua albanese in quattro copie.

Fondatori
• S. E. Monsignor Angelo Massafra

• S. E. Rrok Mirdita

• S.E. Monsignor Zef Simoni

• S. E. Mons. Hil Kabashi

• Padre Cristoforo Palmieri

• Padre Prelja Djurasaj

• Mons. Dodë George

• Padre Ottavio Vitale

 

Il provvedimento di approvazione dello Statuto da parte del Tribunale di Tirana porta il n.530 ed è del 10 febbraio 2003 

Legge messa a disposizione dall’Avv. Florian Kamsi

 

Lo Statuto della Conferenza Episcopale d’Albania è modellato sugli articoli 447-459 del Codice di Diritto Canonico del 1993, della Legge 8788, del 07.05.2001 del Codice Civile della Repubblica d'Albania (art. 2). La Conferenza Episcopale d’Albania, all’art. 1, definisce se stessa come una organizzazione non-profit. Il provvedimento di approvazione dello Statuto da parte del Tribunale di Tirana porta il n.530 ed è del 10 febbraio 2003. La Conferenza Episcopale d’Albania fissa la sia sede centrale in Str. Don Bosco, n ° 1/4 Tirana. Attualmente la Conferenza Episcopale Albanese (CEA) è costituita da sette Vescovi: l'Arcivescovo Metropolita Rrok Mirdita (Tirana-Durrës), Mons. George Frendo, Vescovo ausiliare di Tirana-Durazzo, l'Arcivescovo Metropolita Angelo Massafra (Scutari), Mons. Lucjan Avgustini (SAPE), Mons. Cristoforo Palmieri (Rrëshen), Mons. Ottavio Vitale (Lezha) e Mons. Hil Kabashi (Amministrazione Apostolica del sud Albania).Vedi: CIMBALO G. Pluralismo confessionale e comunità religiose in Albania, BUP, Bologna, 2012.
Trascina file per caricare