The measure is available in the following languages:
STATUTI KOMUNITETIT MUSLIMAN TË SHQIPËRISË
(Tiranë 14.05.2005)
Në emër të Allahut, Mëshiruesit. Mëshirëbërësit
Në bazë të neneve 18, 20 dhe 22 të Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitmprurëse, me propozim të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, me datën 14.05.2005, miratoi këtë statut:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Islami është feja e shoqërisë njerëzore që u është shpallur të gjithë profetëve nga Ademi a.s. e deri tek Muhamedi a.s., ashtu siç thuhet në Kur’anin Fisnik. Me Islam që do të thotë paqe kuptohet besimi dhe ligjshmëria që Allahu i Madhëruar i zbriti Profetit Muhamed a.s., për të qënë feja që do të udhëheqë njerëzimin deri në fund të ekzistencës së tij, për të arritur lumturine e kësaj bote dhe mirësitë e botës tjetër.
Neni 1
Bashkësia Islame, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, është organizatë fetare jopolitike e pavarur nga shteti, ku përfshihen të gjithë besimtarët muslimanë në territorin e Republikës së Shqipërisë që pranojnë dhe zbatojnë parimet themelore të fesë Islame.
Neni 2
Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka qëllim fetar e bamirës. Në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ai ka si objekt të përhapë, zgjojë dhe forcojë tek besimtarët muslimanë besimin Islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e muslimanëve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e besnikërisë për atdheun dhe popullin shqiptar. Shkolla juridike për zbatiin e riteve fetare nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë në Republikën e Sqhipërisë është shkolla Juridike Hanefi, e cila e mbështet të gjithë veprimtarinë e saj në Kur’anin dhe traditën Profetike.
Neni 3
Selia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është në tiranë, Rr.”Punëtorët e Rilindjes” Nr.50.
Neni 4
Stema e Komunitetit Musliman të Sqhipërisë është xhamia “Et’hem Beu”- Tiranë.
Neni 5
Vula e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është e rrumbullakët, në me ska figurën e xhamisë “Et’hem Beu”- Tiranë, për rreth xhamisë është shkruar, Republika e Shqipërisë, Bashkësia Islame, komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kryesia.
Neni 6
Gjuha zyrtare e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është gjuha shqipe.
Gjatë kryerjes së riteve fetare (faljes), përdoret vetëm gjuha arabe.
Neni 7
Komuniteti Musliman i Shqipërisë është person juridik.
Komuniteti Musliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Myftinive të Zonave, Myftinive të Rretheve dhe Nën-myftinive.
Neni 8
Komuniteti Musliman i Shqipërisë është i vetmi person juridik që ushtron aktivitet fetar, ansimo dhe kulturor të besimit Islam në Republikën e Shqipërisë.
Komuniteti Musliman i Shqipërisë ushtron edhe aktivitet ekonomik dhe umanitari nëprmjet ndihmave që grumbullon nga donatorët brenda dhe jashtë vendit, duke respektuar dhe zbatuar Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 9
Komuniteti Musliman i Shqipërisë për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së tij fetare ka të drejtë të ndërtojë xhami dhe objekte të tjera në funksion të tyre, ku do qe të kryhen ceremoni e rite fetare, veprimtari social-kulture dhe humanitare.
Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka të drejtë të hapë qendra kulturore, kurse fetare, shkolla para-universitare të të gjitha niveleve dhe universitete në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore për sistemin ansimo parauniversitar dhe për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.
Komuniteti Musliman i Shqipërisë boton gazetën e tij “Drita Islame” dhe revista e botime të tjera fetare e social-kulturore.
Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka të drejtë të drejtë të ngrejë stacione radio e televisioni për predikimin e fesë Islame dhe pasqyrimin e verpimatarive të tijë fetare, arsimore, social-kulturore deh humanitare, në bazë të akteve ligjore e nënligjore për radion dhe televizionin publik dhe privat në republikën e Shqipërisë.
Neni 10
Kohëzgjatja e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është pa afat.
Neni 11
Besimtarët muslimanë e ushtrojnë sovranitetn e tyre nëprmjet organeve përfaqsuese e drejtuese të Komunitetit Musliman të Sqhipërisë.
Neni 12
Festat zyrtare janë:
Fitër Bajrami (Bajrami i Madh)
Kurban Bajrami (Bajrami i Vogël)
ORGANET DREJTUESE
Neni 13
Organet drejtuese të Komunitetit Musliman të Sqhipërisë janë:
Këshilli I Përgjithshëm dhe Kryesia e tij.
Kryesia e Komunitetit Musliman.
Kryetari i Komunitetit Musliman.
Këshillat e Myftinive.
KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
ZGJEDHJA DJE AFATI
Neni 14
Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Këshilli i Përgjithshëm zgjidhet për 4 (katër) vjet.
Zgjedhjet për Këshillin e Përgjithshëm zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas mbarimit të afatit.
Mandati i Këshillit të Përgjithshëm vazhdon deri në mbledhjen e parë të Këshillit të ri.
Neni 15
Këshilli i Përgjithshëm përbëhet nga: Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Zv/Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm, anëtarët e kryesisë së Komunitetit Musliman të Sqhipërisë, Myftitë e Zonave, Myftintë e Rretheve dhe N/Myftitë, dhe nga dy anëtarë të zgjedhur për çdo Myftini Zone përveç Myftinisë së tiranës që zgjedh 6 anëtarë dhe nga një anëtar të zgjedhur nga myftinitë e zonave, rretheve, nënmyftinitë nuk do të jenë të punësuar në organikat e Komunitetit Musliman të Sqhipërisë dhe duhet të kenë të gjitha cilësitë dhe të plotësojnë të gjitha kriteret që përcaktohen në Rregulloren e Brendëshme të Komunitetit Musliman të sqhipërisë që i bashkëngjitet këtij statuti.
Anëtarët e Këshillit të përgjithshëm duhet të jenë banorë të Republikës së Shqipërisë dhe të kenë shtetësinë shqiptare të paktën prej dy brezash dhe të mos jenë me shtetësi të dyfishtë.
Mandati i Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm vazhdon për 4 (katër) vjet.
Neni 16
Këshilli i ri i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Kryetari i komunitetit Musliman të Shqipërisë jo më vonë se 20 ditë nga data e përfundimit të zgjedhjeve.
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
I KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM
Neni 17
Këshilli i Përgjithshëm organizohet dhe funksionon sipas Rregullores së Brendëshmë që i bashkëngjitet këtij statuti.
Këshilli I Përgjithshëm mblidhet në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.
Në mbledhje të zakonshme, ai mblidhet dy herë në vit, ne muajin mars dhe tetor te çdo viti.
Këshilli I Përgjithshëm thirret në mbledhje të jashtëzakonshme, kur kërkohet nga Kryetari I Komunitetit Musliman të Shqipërisë, nga Kryesia e Këshillit të përgjithshëm, Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë ose me kërkesën e 1/3 së të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Mbledhja e jashtëzakonshme njoftohet nga Kryetari I këshillit të Përgjithshëm vetëm për një çështje ose rend dite të caktuar, sipas kërkesës së bërë nga organet ose anëtarët e këshillit të përgjithshëm të përcaktuar në statut.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm zhvillohet me pjesëmarrjen e mbi 2/3-s së gjithë anëtarëve te tij.
Këshilli I Përgjithshëm merr vendime me shumicën e votive në prani të dy të tretave të të gjithë anëtarëve të tij, dhe vendimet konsiderohen të miratuara kur janë votuar nga 50+1% e pjesëmarrësve në mbledhje.
Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm publikohen në organet e shtypit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe pë çështje ose probleme të rendësisë së veçantë edhe në masmedia.
Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm hyjnë në fuqi menjherë në datën e zhvillimit të mbledhjes.
Neni 18
Këshilli I Përgjithshëm zgjedh dhe shkarkon me votim të fshehtë kryetarin e tij.
Kryetari I Këshillit të Përgjithshëm zgjidhet me mandate 4 (katër) vjeçar.
Kryetari I Këshillit të Përgjithshëm zgjidhet dhe shkarkohet me pjesëmarrjen e dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, me shumicë votash me mbi 50+1% të anëtarëve pjesëmarrës ne mbledhje.
Neni 19
Këshilli I Përgjithshëm zgjedh nga gjiri I tij komisione të përhershme dhe të posaçme.
Në përbërje të Këshillit të Përgjithshëm funksionojnë këto komisione të përherëshmë:
Komisioni I Kulturës dhe I thirrjes në Islam.
Komisioni I Kontroll-Revizionimit.
Komisioni I Arsimit
Komisioni I Mandateve dhe I Garancive Statutore.
Komisionet e përhershme zgjidhen me mandat 4 ( katër) vjeçar.
Kryetarët e komisioneve të përherëshme zgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm me shumicë votash me mbi 50+1% të anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje.
Kryetarët e komisioneve janë anëtarë të këshillit të përgjitshëm dhe duhet të jenë specialistë të fushave përkatëse të komisioneve që ata drejtojnë.
Kriteret për zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve të përherëshme përcaktohen në rregulloren e brendëshme të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Neni 20
Komisionet e Këshillit të Përgjithshëm mbikqyrin dhe ushtrojnë kontroll në qendër dhe në myftinitë për realizimin e detyrave të garkuara nga Këshilli i Përgjithshëm.
Komisionet, gjatë ushtrimit të kontrollit, mund të aktivizojnë specialistë jo anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, vetëm me miratim të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Kryetarët e komisioneve, midis dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjitshëm, paraqisin me shkrim, në Kryesinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe ne Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm, raport mbi realizimin e detyrave të lëna nga Këshilli i Përgjithshëm.
Neni 21
Këshilli i Përgjithshëm, në mbledhjen e parë zgjedh kryesinë e tij.
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm përbëhet nga:
Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm.
Kryetarët e Komisioneve të përhershme të Këshillit të Përgjithshëm.
DETYRAT E KRYESISË SË KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM
Neni 22
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka këto detyra:
Kryeson mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm së bashku me Kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Në bashkpunim me Kryetarin e Komunitetit Musliman të Sqhipërisë, përgatit mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, njofton anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për mbledhjen e radhës dhe rendin e ditës dhe vë në dispozicion të tyre materialet e mbledhjes 15 ditë përpara datës së mbledhjes.
Organizon së bashku me Kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë zgjedhjet për Këshillin e Përgjithshëm dhe këshillat e myftinive.
Ndjek zbatimin e vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm.
Publikon dhe pasqyron vendimet e Këshillit të Përgjithshëm në organet e shtypit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Mban në dy kopje dokumentacionin për veprimtarinë e Këshillit të Përgjithshëm dhe arkivon atë, një kopje në arkivin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm dhe origjinalin në arkivin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
KOMPETENCA TE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM
Neni 23
Këshilli i Përgjithshëm ka këto kompetenca:
Zgjedh dhe shkarkon, me votim të fshehtë, Kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Emëron dhe shkarkon, me votim të fshehtë, Nënkryetarin dhe Sekretarin e Përgjitshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë me propozim të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Miraton ose jo vendimin e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë për emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit, sekretarit të përgjithshëm, drejtorëve të drejtorive të Komunitetit Musliman të Sqhipërisë dhe Myftitë.
Me propozim të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, vendos për ndryshimin e statutit, aktit të themelimit dhe rregulloren e brendshme të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Vendimi për ndryshimet në Statut dhe Rregulloren e Brendshme hyjnë në fuqi në datën e regjistrimit në gjykatë.
Shqyrton dhe miraton buxhetin vjetor të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Njoftohet dhe miraton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme në mbledhjen e zakonshme të rradhës së Këshillit të Përgjithshëm.
Kontrollon veprimtarinë e organeve ekzekutive të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe Myftinive me anë të komisioneve të tij.
Miraton programet për zhvillimin e arsimit dhe kulturës fetare islame tek besimtarët muslimanë.
Miraton strukturën organizative të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe ndarjen e myftinive, sipas ndarjes administrative të Republikës së Shipërisë.
Jep dhe heq ofiqe fetare.
Shqyrton dhe miraton raportin vjetor të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, i cili paraqitet nga Sekretari i Përgjitshëm në emër të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Miraton ose jo vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Sqhipërisë që ka marrë gjatë periudhës midis dy mbledhjeve të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm që janë në kompetencë të tij.
Vendimet e Këshillit të Pergjithshëm për ushtrimin e kompetencave që përcaktohen në këtë dispozitë të Statutit merren me shumicë votash 50+1% dhe me pjesëmarrjen e mbi 2/3 (dy të tretave) të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, përveç përjashtimeve të përcaktuara në këtë Statut.
KRYESIA E KOMUNITETIT MUSLIMAN
Neni 24
Kryesia e Komunitetit Musliman përbëhet nga Kryetari, N/Kryetari, Sekretari i Përgjirhshëm dhe drejtorët e drejtorive.
Kryesia është organ kolegjial dhe vendimet i merr me shumicë votash, me votim të hapur, me praninë e 2/3 të anëtarëve të saj.
Kur votat në Kryesi ndahen në mënyrë të barabartë, vota e Kryetarit të Komunitetit Musliman është përcaktuese.
KOMPETENCAT E KRYESISE
Neni 25
Kryesia e Komunitetit Musliman ka këto kompetenca:
Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë mban marrëdhënie dhe bashkëpunon me organet e Shtetit Shqiptar, me komunitetet fetare dhe shoqatat Islame, si dhe lidh marrëveshje bashkëpunimi e ndihme me këto organe e organizma shtetërore e fetare, brenda dhe jashtë vendit.
Kryesia e Komunitetit Musliman ndjek në vazhdimësi çdo ditë punën dhe veprimtarinë ë drejtorive, sektorëve de myftinive. Organizon ceremonitë fetare dhe pritjet në raste festash fetare dhe vizita të ndryshme që bëhen në Komunitetin Musliman.
Kryesia i propozon Këshillit të Përgjithshëm për ndryshimin e Statutit, Aktit të Themelimit dhe Rregullores së Brendëshme të Komunitetit Musliman ( shtimin ose pakësimin e objektit) dhe i dërgon për regjistrim në Gjykatën e Shkallës së Parë-Tiranë.
Kryesia i propozon Këshillit të Përgjithshëm jo më pak se dy kandidatura për Kryetar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, Kryesia e KMSH emëron dhe shkarkon nga detyra Nënkryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e zyrave dhe myftitë e zonave, rretheve dhe nënmyftinitë, si dhe bën lëvizjen deh uljen ne detyrë të tyre. Vendimet e kryesisë për emërimin, lëvizjen paralele, shkarkimin dhe uljen në detyrë të kuadrove drejtuese të përcaktuar në këtë paragraf i kalojnë për miratim Këshillit të Përgjithshëm në mbledhjen e parë të zakonshme, i cili i miraton ose jo vendimin e kryesisë.
Përckaton strukturën organizative dhe numrin e punonjësve fetarë e civilë të Komunitetit Musliman e të Myftinive dhe vendos për ndryshimet në strukturë, organikat, numrin e punonjësve dhe i kalon për miratim në Këshillin e Përgjtihshëm në mbledhjen e parë të zakonshme.
Organizon administratën e Komunitetit Musliman dhe ndjek e kontrollon veprimtarinë e përditëshme të saj.
Emëron deh shkarkon të gjithë nënpunësit fetarë e civilë sipas strukturës organizative dhe organikës në qendër dhe për çdo myftini.
Me propozim të Myftiut, emëron imamë, vaizë, hatibë dhe muezinë.
Cakton pagat për çdo vend pune sipas funksioneve dhe jep shpërblimet.
Vendos për ngritjen e shkollave parauniversitare të të gjitha niveleve, universitare dhe kurseve fetare Islame, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në Republikën e Shqipërisë për sistemin arsimor parauniversitar dhe arsimin e lartë.
Vendos për botimin e librave shkollorë e jashtë shkollorë fetarë, botimin e revistave fetare, sociale e letrare dhe botime te tjetra në gjuhën shqipe e te huaj.
Emëron dhe shkarkon drejtorin dhe stafin mësimor në shkollat e mesme dhe të larta.
Vendos për dërgimin e nxënësve dhe studentëve për studime jashtë shtetit.
Merr në analizë treguesit ekonomik e financiar, problemet e pronave, dhe raportet e kontroll revizionimit, të paraqitura nga drejtoritë përkatëse dhe komisionet e përherëshme të Këshillit të Përgjithshëm.
Me propozim të Myftinive të rretheve dhe Drejtorisë së Vakf-Investimeve, Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë vendos për ndërtimin e xhamive dhe objekteve të tjera të rëndësishme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
KRYETARI I KOMUNITETIT MUSLIMAN
Neni 26
1. Kryetari i Komunitetit Musliman është drejtuesi kryesor dhe përfaqëson Komunitetitn Musliman të Shqipërisë në të gjitha veprimtaritë fetare islame brenda dhe jashtë vendit, në marrëdhëniet zyrtare me organet shtetërore dhe gjyqësore.
2. Kryetari i Komunitetit Musliman zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm me mandat 5 (pesë) vjeçar me të dretë rizgjedhjeje.
3. Kryetari i Komunitetit Musliman zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar me shtetësi deh kombësi shqiptare që nga lindja, me qëndrim jo më pak se dy breza në Republikën e Shqipërisë, që nuk ka shtetësi të dyfishtë, që ka mbushur moshën 40 vjeç dhe që ka përvojë drejtuese në organet e Komunitetit Musliman mbi 10 vjet.
4. Kndidati që propozohet për kryetar duhet të ketë kryer medese dhe fakultet teologjik, faklultet teologjik islam ose medresen dhe faklultet laik. Preferohet të njohë gjuhë të huaja, arabisht, mundëshisht edhe një gjuhë të Bashkimit Europian.
5. Kandidati duhet të jetë me origjinë nga një familje me tradita dhe moral të lartë Islam, aktivist i njohur për kontributin e dhënë në shërbim të fesë Islame, me përvojë në fushën e drejtimit dhe të thirrjes në Islam, me figure të lartë morale.
Neni 27
1. Kandidati për Kryetar i Komunitetit Musliman i propozohet Këshillit të Përgjithshëm nga Kryesia e Komuniteit Musliman ose nga një grup prej jo më pak se 20 anëtarësh të Këshillit të Përgjithshëm. Një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
2. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë nga Këshilli i Përgjithshëm.
3. Zgjedhja e Kryetarit duhet të bëhet detyrimisht me pjesëmarrjen e mbi dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe fiton kandidati që ka mbi dy të tretat e votave të anetarëve pjesëmarrës në mbledhje.
4. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, në të njëjtën mbledhje bëhet një votim i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në votimin e dytë, fiton kandidati që ka marrë 50+1% të votave të pjesëmarrësve në mbledhje.
Neni 28
Kryetari i Komunitetit Musliman,fillon detrën pasi bën betimin para Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari bën këtë betim.
“Betohem, në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri e me përkushtim urdhërat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, do të zbatoj me përpikmëri Statutin dhe Rregulloren e Komunitetit Musliman, dhe do të punoj me ngulm për forcimin e ndjenjës kombëtare e atdhedashurisë ndër muslimanët e Republikës së Shqipërisë. Allahu më ndihmoftë!”
Neni 29
Kryetari i Komunitetit Musliman drejton mbledhjen e Kryesisë së Komunitetit Musliman.
Drejton, së bashku me Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Kryetari i Komunitetit Musliman drejton të gjithë aktivitetin e zyrave të Komunitetit Musliman dhe Myftinive.
Nëpërmjet zëvendësve të tij dhe drejtorive e zyrave të Komunitetit Musliman, drejton, kontrollon dhe rregullon të gjithë veprimtarinë e përditshme, afatshkurtër dhe afatgjatë të Komunitetit Musliman në qendër dhe në të gjitha Myftinitë e zonave, rretheve dhe N/Myftinitë.
Kryetari, si drejtues kryesor i Komunitetit Musliman, përgjigjet përpara Këshillit të Përghithshëm për veprimtarinë fetare, administrative, financiare, kulturore, edukativ dhe të marrëdhënieve të brendshme dhe të jashtme fetare dhe shtetërore të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Të gjitha vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm firmosen nga Kryetari i Komunitetit Musliman.
Akt-Marrëveshjet, kontratat dhe çdo veprim tjetër juridik lidhen në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë si person juridik dhe firmosen vetëm nga Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Vula e Komunitetit Musliman të Shqipërisë mbahet nga protokollisti i cili kryen edhe detyrën e arkivistit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Kur nuk është emëruar një punonjës i tillë, Kryetari i Komunitetit Musliman ia ngarkon me shkrim këto detyra një nëpunësi të administratës së Komunitetit Musliman.
Të gjitha vendimet, veprimet juridike, aktet zyrtare dhe çdo shkresë që del dhe dërgohet në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë si person juridik, brenda dhe jashtë KMSH-së, vulosen me vulën e Kryesisë së KMSH-së, vetëm pasi janë firmosur nga Kryetari i KMSHH-së.
Kryetari, në mungesë të tij, cakton përfaqësuesin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë në ceremonitë fetare, takimet zyrtare dhe, me urdhër me shkrim, cakton përfaqësuesin në gjykatat e të gjitha shkallëve.
Të gjitha drejtoritë e administratës së Komunitetit Musliman të Shqipërisë janë në varësi të Kryetarit.
Vetëm Kryetari i Komunitetit musliman të Shqipërisë, në emër të Kryesisë dhe të Këshillit të Teologëve, ka të drejtë të shpallë datat e festave zyrtare të fesë islame.
Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë formon dhe kryeson Këshillin e Teologëve për Çështjet Islame.
Neni 30
Kryetari i Komunitetit Musliman shkarkohet nga Këshilli i Përgjithshëm për shkelje të Statutit dhe Rregullores së Komunitetit Musliman, të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Kryetarit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼ (një e katërta) e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3 (dy të tretat) e të gjithë anëtarëve të tij.
Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm për zgjedhjen dhe shkarkimin e Kryetarit të Komunitetit Musliman depozitohet në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, në bazë të akteve ligjore në fuqi.
Neni 31
N/Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Përgjithshëm me propozim të Kryesisë së Komunutetit Musliman të Shqipërisë.
Kandidatura e propozuar për N/Kryetar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë duhet të ketë kryer medrese dhe fakultet teologjik Islam ose fakultet teologjik, duhet të dijë gjuhën arabe dhe një gjuhë të BE-së, të jetë i njohur si veprimtar Islam dhe të ketë përvojë pune në organet e Komunitetit Musliman mbi 5 vjet.
Nënkryetari ndjek zbatimin e detyrave dhe veprimtarinë për çështjet fetare në qendër dhe në të gjitha Myftinitë.
Nënkryetari, në mungesë të Kryetarit, drejton veprimtarinë e KMSH-së.
Nënkryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë kryen njëkohësisht edhe detyrën e Myftiut të Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë.
Neni 32
Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Përgjithshëm me propozim të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi administrativ i Kryesisë dhe Administratës së Komunitetit Musliman.
Kandidatura e propozuar për Sekretar të Përgjithshëm të KMSH-së duhet të ketë kryer medresenë dhe arsim të lartë laik ose fakultet teologjik, të jetë i njohur si veprimtar Islam, të ketë dhe të njohë mirë veprimtarinë administrative të KMSH-së, drejtorive dhe myftinive, të njohë mirë organizimin dhe bashkërendimin e punëve midis drejtorive dhe Myftinive, të njohë aktet ligjore dhe nënligjore për çështjet që kanë lidhje me veprimtarinë dhe marrëdhëniet e Komunitetit Musliman me organet e shtetit shqiptar, me komunitetet e tjera fetare dhe me organizatat humanitare Islame, të ketë përvojë pune si drejtues në organet e Komunitetit Musliman mbi 10 vjet.
KREU III
DREJTORITË E KOMUNITETIT MUSLIMAN
DREJTORIA E KULTURËS DHE THIRRJES NË ISLAM
Neni 33
Drejtoria e Kulturës dhe Thirrjes në Islam ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Musliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë fetare Islame.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe Thirrjes në Islam duhet të ketë kryer medresenë dhe fakultet laik ose fakultet teologjik islam dhe duhet të dijë arabisht dhe një gjuhë që përdoret në BE dhe të kenë përvojë pune mbi 5 vjet. Nëpunësit e tjerë të kësaj drejtorie duhet të kenë arsim të lartë feta rose laik.
Drejtoria e Kulturës dhe Thirrjes në Islam përgjigjet dhe ndjek të gjitha llojet e veprimtarive të thirrjes në Islam, kontrollon dhe përgjigjet për përmbajtjen dhe cilësinë e librave dhe materialeve fetare që botohen në organet e shtypit të Komunitetit Musliman.
Drejtoria e Kulturës dhe Thirrjes në Islam ka për detyrë të organizojë veprimtari për thirrjen në Islam, të përgatisë hutbe e ligjërata, të përgatisë material kulturore e fetare Islame për radio e television, të përgatisë dhe nxjerrë shtypin periodic, të organizojë dhe të aktivizojë sektorët e rinisë, gruas dhe intelektualët muslimanë në të gjitha rrethet në shkallë vendi, të ndjekë dhe asqyrojë në vazhdimësi të gjitha veprimtaritë e Komunitetit Musliman në organet e masmedias.
DREJTORIA E ARSIMIT
Neni 34
Drejtoria e Arsimit ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë për arsimin. Ajo harton programin mësimor unik të lëndëve fetare Islame për të gjitha shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të larta në varësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Programi i lëndëve mësimore Islame bëhet në përputhje të plotë me shkollën juridike Islame Hanefi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjitha nivelet e shkollave jopublike të Komunitetit musliman të Shqipërisë.
Drejtoria e Arsimit drejton, organizon dhe kontrollon të gjithë procesin mësimor dhe edukativ fetar Islam në shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të larta të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, kurset fetare që funksionojnë pranë xhamive dhe kurset Islame që organizohen nga shoqatat në qendrat kulturore në varësi të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Drejtoria e Arsimit bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për realizimin e procesit mësimor edukativ në shkollat në varësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ndjek dhe zbaton marrëveshjet e lidhura me shoqatat Islame sponsorizuese në fushën e arsimit dhe kulturës, bashkëpunon me shoqatat Islame që janë deklaruar dhe miratuar për të ndihmuar në fushën e arsimit e të edukimit Islam në Shqipëri. Mban marrdhënie me institucione arsimore Islame në vende të huaja në interes të zhvillimit dhe perfeksionimit të arsimit Islam në Shqipëri.
Drejtori i drejtorisë së arsimit duhet të ketë kryer arsim të lartë përkatës teologjik ose laik dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
DREJTORIA E FINANCËS
Neni 35
Drejtoria e Financës ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë në fushën e financës.
Drejtoria e Financës administron financat e Komunitetit Musliman, përgatit planet për shtimin e të ardhurave, studion dhe orienton mundësitë e uljes së shpenzimeve të tepërta nga të gjitha strukturat dhe sektorët e Komunitetit musliman dhe Myftinive. Drejtoria e Financës është përgjegjëse për veprimtarinë financiare të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Harton buxhetin vjetor të Komunitetit Musliman të Shqipërisë për vitin pasardhës, të ndarë për çdo tre mujor dhe brenda muajit tetor të vitit në vazhdim e kalon për diskutim në Kryesinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe ndjek zbatimin dhe realizimin e tij pas miratimit nga Këshilli i Përgjithshëm.
Ndërmerr studime, në bashkëpunim me drejtorinë e Vakf-Investimeve, me qëllim rritjen e të ardhurave nëpërmjet vënies në efiçencë të pronave dhe efektivitetit të investimeve dhe uljen e shpenzimeve të panevojshme.
Drejtoria e Financës drejton dhe kontrollon veprimtarinë financiare, depozitat e llogaritë bankare të myftinive dhe shkollave në varësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe nxjerr udhëzime për mirëadministrimin financiar.
Drejtori i Drejtorisë së Financës duhet të ketë kryer fakultetin ekonomik, dega financë, të ketë përvojë pune si financiar mbi 10 vjet.
DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
Neni 36
Drejtoria e Vakf-Investime ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së KMSH-së për evitimin, ruajtjen dhe mirëadministrimin e pronave të Komunitetit Musliman të Shqipërisë në shkallë vendi.
Drejtria e Vakf-Investime mban lidhje me zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, dhhe të arkivave në rrethe dhe qarqe me qëllim që të tërheqë nga këto zyra aktet zyrtare për pronat e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, përgatit dokumentacionin e nevojshëm dhe i paraqet në Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Qarqeve me objektiv kthimin dhe kompensimin e pronave të KMSH-së në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Administron pronat e kthyera duke u interesuar për shtimin e të ardhurave si dhe ndjek kryerjen e investimeve në vakufe që janë pronë e KMSH-së.
Krijon dhe pasuron arkivin e pronave në shkallë vendi. Krijon, në dy kopje, regjistrat e pronave, nga të cilat origjinalin e arkivon dhe kopjen tjetër e përdor për veprimtarinë operative të drejtorisë. Sistemon dhe ndan sipas rretheve dhe për çdo myftini, dokumentacionin për pasuritë e paluajtshme.
Kontrollon, jo më pak se një herë në dy vjet, myftinitë për administrimin e pronave të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Përgatit dhe zhvillon seminare me administratorët dhe me myftinitë për probleme të pronave dhe administrimin e tyre.
Përgatit udhëzime për procedurat që duhen ndjekur nga myftinitë në shkallë vendi, për mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur për sigurimin dhe tërheqjen e akteve zyrtare nga organet kompetente dhe përpunimin e paraqitjen e tre në KKKP pranë qarqeve.
Ndjek regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në shkallë vendi.
Drejtori i Drejtorisë së Vakf-Investimeve duhet të jetë me arsim të lartë profesional, jurist, ekonomist, ing. Topograf ose ndërtimi etj., të ketë përvojë pune drejtuese mbi 10 vjet.
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
Neni 37
Drejtoria e Burimeve Njerëzore ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunutetit Musliman të Shqipërisë për emërimin e lëvizjen e kuadrove dhe nëpunësve të emërtesës së Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm. Ndjek veprimtarinë e çdo kuadri dhe evidenton arritjet dhe mangësitë e secilit gjatë kryerjes së detyrës.
Krijon fashikull për çdo kuadër e nëpunës të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe i mban e i ruan në arkivin e kësaj drejtorie. Plotëson dhe pasuron fashikujt e kuadrove dhe nëpunësve me aktet zyrtare të domosdoshme, fotografi, dokumentet shkollore, civinë, kërkesa personale ku pasqyrohet veprimtaria personale e secilit punonjës.
Bën pasqyrimin e fashikujve të kuadrove dhe nëpunësve me vlerësime pune, dëshmi aftësimi e kualifikimi, masat ndëshkimore dhe me stimujt moralë dhe material të dhënë nga organet e KMSH-së dhe organet shtetërore si dhe organizmat ndërkombëtare Islame. Pasqyron në fashikull të gjitha vendimet për emërimet, lëvizjet paralele, uljet në detyrë, shkarkimet nga detyra dhe heqjen ose dhënien e ofiqeve fetare etj.
Përgatit propozimet për emërimet, lëvizjet dhe shkarkimet e kuadrove dhe nëpunësve dhe ia paraqet Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë për vendim.
Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore duhet të ketë arsim të lartë fetar Islam ose laik dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Neni 38
Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë në marrëdhëniet me komunitetet simotra të shteteve të huaja dhe me organizatat dhe shoqatat Islame Brenda dhe jashtë vendit.
Ndjek zbatimin e programeve dhe marrëveshjeve të Komunutetit Musliman të Shqipërisë me komunitetet, shoqatat, organizatat dhe fondacionet Islame e joislame Brenda dhe jashtë vendit.
Ndjek praktikën e vizitave që bëhen në Komunitetit Musliman të Shqipërisë nga përfaqësues të komunuteteve fetare islame dhe përfaqësues shtetërore të vendeve të huaja si dhe vizitat zyrtare dhe procedurat protokollare që bëjnë drejtues ose delegacione të Komunutetit Musliman të Shqipërisë jashtë vendit.
Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë duhet të jetë fakultet teologjik Islam ose arsim të lartë laik, preferohet të ketë kryer fakultetin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të dijë gjuhën arabe, turke dhe angleze dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
KREU IV
MYFTINITËDHE KËSHILLAT E MYFTINIVE
Neni 39
Komuniteti Musliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjët myftinive.
Myftinitë organizohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë stattut.
Myftinitë ndahen në: Myftini Zone, Rrethi dhe N/Myftini.
Myftini të zonave janë: Myftinia e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, Dibrës dhe Beratit.
Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikën e Shqipërisë.
N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë së Komunitetit Musliman.
Neni 40
Myftinitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm.
Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule: “Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Musliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë”
Neni 41
Myftinitë e Zonave drejtohen nga Myftiu i Zonës, myftinitë e rretheve nga Myftiu i Rrethit dhe N/Myftinitë në bashki drejtohen nga n/Myftiu.
Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojnë dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komuitetit Musliman.
Myftinitë e Zonave kanë të drejtë dhe detyrë të mbikqyrin myftinitë e rretheve dhe N/Myftitë vetëm për probleme dhe çështje që i përkasin zonës.
Kryesia e KMSH-së mnd t’i delegojë me shkrim kompetenca ekzekutive dhe vendimmarrëse myftinive të zonave për çështje dhe probleme të veçanta.
Neni 42
Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Musliman mbi 5 vjet.
Neni 43
Detyrat e Myftiut janë: Të zbatojë Statutin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Rregulloren e Brendshme të KMSH-së, të drejtojë të gjitha ceremonitë fetare Islame në rast festash, të organizojë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me organet e pushtetit vendor dhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare ku ushtron veprimtarinë e saj myftinia, të administrojë, kontrollojë dhe të menaxhojë me efikasitet pasurinë vakfnore të myftinisë, të organizojë kurse, biseda dhe ligjërata fetare Islame dhe të shpërndajë literaturë fetare islame tek besimtarët muslimanë. Myftiu emëron dhe shkarkon punëtorët në myftini dhe xhami.
KËSHILLI I MYFTINISË
Neni 44
Këshilli i Myftinisë zgjidhet me mandat për 4 (katër) vjet.
Këshilli i Myftinisë përbëhet nga 5-15 (pesë deri në pesëmbëdhjetë) anëtarë, mundësisht 1/3 e tyre të jenë me arsim të lartë.
Administratori i vakfit është edhe anta i këshillit të myftinisë.
Këshilli i Myftinisë drejtohet nga myftiu dhe merr vendime për çështje të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme.
Procedurat për zgjedhjen e këshillit të myftinisë përcaktohen në rregulloren e brendshme të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
KREU V
VAKUFET ISLAME
Neni 45
Të gjitha vakufet Islame, pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, janë në pronësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe administrohen nga drejtoria e Vakf-Investimeve dhe myftinitë e zonave e të rretheve, duke zbatuar statutin, rregulloren e brendshme të KMSH-së dhe aktet ligjore dhe nënligjore të shtetit.
Të ardhurat nga vakufet islame përbëjnë pjesën kryesore të buxhetit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Të ardhurat nga vakufet evidentohen dhe regjistrohen në librat financiarë të drejtorisë së financës dhe përbëjnë buxhetin dhe burimet finanziare për të ardhurat e Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Veprimet për evidentimin, regjistrimin dhe përdorimin e të ardhurave nga vakufet bëhen në bazë të akteve ligjore e nënligjore për sistemin finanzia në Republikën e Shqipërisë.
Neni 46
Të ardhurat nga vakufet islame në myftinitë administrohen nga myftiu dhe administratori i myftinisë. Në myftinitë që nuk ka administrator, detyrën e administratorit e kryen myftiu ose n/myftiu.
KREU VI
BUXHETI I KOMUNITETIT MUSLIMAN
Neni 47
Buxheti i komunitetit Musliman përbëhet nga të gjitha të ardhurat nga vakufet, durata e donacionet e ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit, veprimtaritë fitimprurëse të pranueshme në legjislacionin islam, si dhe shpenzimet e parashikuara për zhvillimin normal të veprimtarisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Asnjë e ardhur nuk mund të përjashtohet nga buxheti dhe asnjë shpenzim nuk mund të kryhet jashtë përcaktimeve që bëhen në buxhet.
Neni 48
Viti finanzia i Komunitetit Musliman fillon në datën 1 (një) janar dhe mbyllet në datën 31 (tridhjetë e një) dhjetor të çdo viti. Nëse, për ndonjë shkak objektiv madhor nuk arrihet të përgatitet projekt-buxheti ne afatin e caktuar, Komuniteti Musliman do të bëjë shpenzime në bazë të buxhetit të vitit të mëparshëm deri sa të miratore buxheti i ri.
Buxheti i vitit të ardhshëm miratore në mbledhjen e zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të muajit tetor.
Neni 49
Të ardhurat e Komunitetit Musliman burojnë nga:
1. Të ardhurat vakfnore.
2. Dhuratat e donacionet e ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit.
3. Veprimtaritë fitimprurëse të pranueshme në legjislacionin Islam.
4. Myftinitë janë të detyruara që 30% e të ardhurave, të siguruara në bazë të pikës 1 dhe 3 të këtij neni, t’i derdhin në arkën e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
5. Të gjitha të ardhurat e Komunitetit Musliman dhe myftinitë, të cilat depozitohen detyrimisht në bankë.
Neni 50
Drejtoria e financës, pasi merr raportet dhe planet financiare nga myftinitë e rretheve, përgatit project-buxhetin vjetor i cili, pasi diskutohet në Kryesinë e KMSH-së, i propozohet për miratim Këshillit të Përgjithshëm. Çdo e ardhur ose shpenzim duhet të përfshihet në buxhet.
Në mbledhjen e Kryesisë, drejtori informon me shkrim për realizimin e buxhetit të vitit të mëparshëm dhe problemet që kanë dalë nga zbatimi i tij.
KREU VII
XHAMITË
Neni 51
Xhamitë janë objekte kulti të besimit fetar Islam ku kryhen ritet fetare Islame nga besimtarët muslimanë.
Xhamitë janë në pronësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Xhamitë ndërtohen dhe restaurohen vetëm me vendim të Kryesisë së KMSH-së me propozim të myftinisë së rrethit përkatës.
Xhamitë regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme të çdo rrethi në pronësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe administrohen, ruhen dhe mirëmbahen nga myftinitë e zonave, rretheve dhe nën-myftinitë.
Të gjitha xhamitë e ndërtuara dhe që ndërtohen nga persona fizikë apo juridikë, shoqata ose organizata fetare të besimit islam kalojnë në pronësi të Komunittit Musliman të Shqipërisë.
Neni 52
Personeli teolog i xhamive emërohet dhe shkarkohet nga Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë me propozim të myftiut të rrethit përkatës.
Në xhami dhe mjedise ndihmëse të tyre zhivollen kurse fetare Islame dhe kurse të tjera educative, kulturore dhe profesionale, me leje të Myftinisë dhe me miratim të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Për kurset fetare dhe rritjen e kulturës fetare të funksionarëve të xhamive, hartohen programe të veçanta të miratuara nga Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
KREU VIII
MEDRESETË DHE KURSET FETARE
Neni 53
Komuniteti Musliman i Shqipërisë hap dhe mban shkolla fetare Islame parauniversitare të të gjitha cikleve dhe niveleve, sipas kërkesave dhe nevojave në rrethe në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore për arsimin parauniversitar jopublik në Republlikën e Shqipërisë. Të gjitha shkollat që hapen nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë funksionojnë vetëm me shkëputje nga puna.
Programet mësimore për lëndët fetare që zhvillohen në shkollat fetare Islame të të gjitha cikleve e niveleve miratohen nga Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Të gjitha ndërtesat e shkollave, kurseve, qendrave kulturore dhe konviktet e tyre janë në pronësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe administrohen prej tij.
Neni 54
Drejtori i shkollave të të gjithave niveleve të komunitetit Musliman të Shqipërisë, duhet të ketë arsim të lartë pedagogjik ose teologjik si dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në sistemit arsimor.
Mesuesit duhet të kenë arsim të lartë pedagogjik ose teologjik sipas lëndëve që zhvillohen në shkolle.
Shkollat e mesme duhet të kenë dy zëvëndësdrejtorë, nga të cilët njëri duhet të ketë arsim të lartë pedagogjik dhe tjetri ersim të lartë teologjik Islam, si dhe të kenë përvojë pune mbi 3 vjet në sistemin arsimor.
Neni 55
Organizimi dhe programimi i procesit mësimor edukativ në shkollat fetare Islame të të gjitha niveleve si dhe detyrat dhe të drejtat e personelit administrative dhe mësimdhënës përcaktohen në rregulloren e brendshme të shkollës.
Rregulloret e brendshme të shollave të të gjitha niveleve miratohen nga Kryesia e KMSH-së dhe zbatimi e realizimi i tyre nga shkollat përkatëse kontrollohen nga Drejtoria e Arsimit të KMSH-së.
KREU IX
NËPUNËSIT E KOMUNITETIT MUSLIMANI
Neni 56
Nëpunësit fetare dhe civilë të Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të myftinive dhe për çdo xhami emërohet dhe shkarkohet nga Kryesia e Komunitetit Musliman sipas strukturës organizzative dhe organikës së miratuea nga Këshilli i Përgjithshëm.
Nëpunësit fetarë e civilë në myftinitë e zonave, rretheve dhe nënmyftinitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë me propozim të myftiut.
Nëpunesve fetarë të Komunitetit Musliman u ndalohet pjesëmarrja dhe ushtrimi i veprimtarive politihe dhe nuk mund të ushtrojnë detyra shtetërore dhe politike.
Punëtorët në myftini dhe xhami emërohen dhe shkarkohen nga myftiu I rrethit përkatës.
Neni 57
Nëpunësit dhe punonjësit në të gjitha strukturat e Komunitetit Musliman përzgjidhen me konkurim dhe të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e Komunitetit Musliman mundësisht të jenë besimtarë praktikantë.
Neni 58
Organizimi dhe funksionimi i drejtorive dhe zyrave në qendër dhe për çdo myftini si dhe detyrat, të drejtat dhe kompetencat e kuadrove drejtues të Komunitetit Musliman dhe për çdo nëpunës përcaktohen në rregulloren e brendshme të Komunitetit Musliman që i bashkëngjitet statutit
MASAT DISIPLINORE
Neni 59
Nëpunësit fetarë e civilë dhe punëtorit të punësuar në strukturat e Komunitetit Musliman në qendër, në myftini e xhami i jepen masa disiplinore për mosrespektim dhe zbatim të Statutit dhe Rregullores së Brendshme, për moszbatim të detyrave të organeve të Komunitetit Musliman, për thyerje të disiplinës në punë dhe rregullave të etikës qytetare, për moszbatim të normave e rregullave Islame e për sjellje jashtë moralit Islam dhe veprime e mosveprime në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Neni 60
Masat disiplinore për nëpunësin fetar e civil qe punon në strukturat e Komunitetit Musliman, në myftini e xhami jepen nga Kryesia e Komunitetit Musliman dhe eprori përkatës sipas një procedure administrative, e cila garanton të drejtën për t’u informuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u ankuar.
Kryesia e Komunitetit Musliman nëpërmjet përfaqësuesit të saj, drejtorit të burimeve njerëzore, komunikon vendimin për marrjen e masës disiplinore në drejtori, myftini dhe xhami.
Masat didiplinore për punëtorin jepen nga eprori drejtpërdrejt që e ka në varësi.
Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore.
Llojet e masave disiplinore janë:
1. Vërejtje me shkrim.
2. Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna.
3. Ulje në detyrë.
4. Pushim nga puna.
Në dhënien e masës disiplinore nuk respektohet radha dhe nuk është e nevojshme të merren të gjitha masat disiplinore para se nëpunësi ose punëtori të largohet nga detyra, kur shkelja është e rëndë dhe e përsëritur.
Masat disiplinore të parashikuara në pikën 1 dhe 2 mund të shlyhen në qoftë se brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e dhënies së masës ndaj nëpunësit nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore. Masat disiplinore të shlyera hiqen nga dosja vetiake.
ANKIMET
Neni 61
Kundër vendimit për marrjen e masës disiplinore, të interesuarit kanë të drejtë të ankohen në Kryesinë e Komunitetit Musliman dhe në Këshillin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 62
Të gjitha dispozitat e Statutit të mëparshëm dhe të Rregullores së Brendshme që bien në kundërshtim me këtë Statut, shfuqizohen.
Neni 63
Ky statut hyn në fuqi menjëherë dhe sjell pasoja juridike nga data e regjistrimit në gjykatë.
U miratua me vendimin Nr.01, datë: 14.05.2005 të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
KRYETARI
I KOMUNITETIT MUSLIMAN TË
SHQIPËRISË
H. Ing. Selim Muça
GC ©