Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR

Bismil- lahirr- Rrahmanirr- Rrahim

STATUT

KREU I-re

KOMUNITETI MUSLIMAN I SHQIPERISE DETYRAT DHE ORGANET E TIJ

Neni 1

Komuniteti Musliman i Republikës së Shqipërisë ësht një bashkësi jopolitike, e pavarur që përfshin muslimanët e Shqipërisë dhe te çdo sekti Islam qofshin mjofton që të mos jenë në kundërshtim me parimet e fesë Islame.

Neni 2

Komuniteti Musliman i shqipërisë ka për detyrë të ngjallë e të zhvillojë në njerzit ndjenjën e dashurisë ndaj fesë Islame, Atdheut dhe mbarë kombit shqiptar.

Neni 2/a

Selia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është në Tiranë, kryeqyteti i vendit.

Neni 2/b

Stema.

Neni 2/c

Vula e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është e rrumbullakët me xhami në midis të shkruar rreth e qark “Republika e Shqipërisë” “Bashkësia Islame e Shqipërisë Komuniteti Musliman”.

Neni 3

Organet e Komunitetit Musliman të Shqipërisë janë:

I. Vendimore

1. Këshilli i Përgjithshëm

2. Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

3. Këshilli ekzekutiv

4. Kryesia e Këshillit Ekzekutiv

5. Këshillat e Myftinive

II. Ekzekutive:

1.      Kryetari

2.      Zv/Kryetari

3.      Sekretari i Përgjithshëm

4.      Drejtoria Plan-Fianance-Vakf

5.      Drejtoria Kulturës-Propagandës dhe shtypit

6.      Drejtoria e Arsimit dhe Çështjeve Islame

7.      Shefi personelit

8.      Myftinitë

Neni 4

Komuniteti Musliman i Republikës së Shqipërisë është i vetmi person juridik ne Republikën e Shqipërisë qe ushtron aktivitet feta rte besimit Islam dhe aktivitet humanitar nëpëmjet ndihmave që grumbullon nga donatorë brenda dhe jashtë vendit, duke respektuar legjislacionin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërise.

Neni 5

Gjuha zyrtare e Komunitetit Musliman te /shqipërisë është gjuha shqipe.

KREU II-te

Neni 6

Këshilli i Përgjithshëm ështe organi me i lartë i Komunitetit Musliman te Republikës së Shqipërisë dhe përbehet: Antaret e Këshillit Ekzekutiv, Myftitë e zonave, Myftitë e rretheve, dy antar per cdo zone dhe një antar per cdo rreth, të cilët nuk do te jenë të punësuar në organikat e Komunitetit Musliman dhe do të kenë gjithë cilësitë e duhura, sipas rregullores së posacme. Antarët e Këshillit te Përgjithshëm do të jenë banorë të Republikës së Shqipërisë. Banorë prej dy brezash dhe jo me shtetësi të dyfishtë.

            Mandati i antarit te Këshillit të Përgjithshëm vazhdon per pesë vjet.

Ne përbërje të Këshillit të Përgjithshëm funksionojnë:

1.      Komisioni i mandateve

2.      Komisioni i revizionimit

3.      Komisioni i arsimit

4.      Komisioni i kulturës e propaganës

5.      Komisioni i investimeve.

Neni 6/1

Komisionet e Këshillit të Përgjithshëm kanë për detyrë kontrolli, mbikryqje për realizimin e detyrave të Këshillit të Përgjithshëm në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve të këtij Këshilli dhe raportimi në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm. Kryëtari i Komisionit të Këshillit të Përgjithshëm sygjeron me shikrim në Këshillin Ekzekutiv mbi realizimin e detyrave të lëna nga Këshilli i Përgjithshëm.

Komisionet kanë të drejtë të aktivizojnë dhe specialitë jo antarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Neni 6/2

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm përbëhet nga kryetari dhe kryetarët e komisioneve te zgjedhur nga Këshilli I Përgjithshëm.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka këto detyra:

-          Organizon dhe ndjek me Këshillin Ekzekutiv zgjedhjet e antarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe të këshillave lokale.

-          Ndjek zbatimin e punës së kryer nga Kominionet e Këshillit të Përgjithshëm.

-          Përgatit dhe njofton antarët e Këshillit të Përgjithshëm për mbledhjen e tij u jep anëtarëve rendin e ditës dhe programin e mbledhjes.

-          Kryeson mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

-          Pasqyron, popullarizon dhe ndjek zbatimin e vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm.

-          Siguron ruajtjen dhe mbajtjen e dokumentacionit të Këshillit të Përgjithshëm, deri në arshivimin e plotë të tij.

DETYRAT E KESHILLIT TE PERGJITHSHEM

Neni 7

Detyrat e Këshillit të përgjithshëm janë:

Shqyrton dhe miraton ndryshimet e bëra në Statutin e Komunitetit Musliman te Shqipërisë dhe rregulloret përkatëse. Shqyrton dhe aprovon buxhetin preventive dhe konsumtiv, kontrollon veprimtarine e gjithë organeve që perfshin Neni 3 I këtij Statuti. Vendos mbi të gjithë për invenstimet e pasurisë, perkujdesjet për edukimin fetar, për kulturën fetare për përmbushjen e detyrave te funksionarëve. Emëron strukturat ekzekutive të Komunitetit Musliman si dhe organizimin e Myftive sipas ndarjes administrative.

Vendos vetëm vetë  per emërimin, shkarkimin e gjithë titullarëve te strukturave ekzekutive, t’u japë ose t’u heqë ofiqe fetare.

Neni 8

Këshilli i Përgjithshëm mblidhet:

a)      Mbledhje e zakonshme

b)      Mbledhje e jashtzakonshme

a-      Ne mbledhjen e zakonshme mblidhet në muajin mars të çdo viti.

b-      Ne mbledhje të jashtzakonshme në rast nevje për probleme te caktuara, mund të thirret nga Kryetari i Komunitetit Musliman te Shqipërisë ose me kërkesën e 1/3 te antarëve të Këshillit të Përgjithshëm, ku merren vendime vetëm për problemet e caktuara.

Rendi i ditës se mbledhjes u njoftohet 15 ditë përpara të gjithë antarëve të Këshillit të Përgjithshëm, duke i vënë ne dispozicion dhe materialin e mbledhjes.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm zhvillohet vetëm kur sigurohet pjesëmarrja e jo me pak se 2/3 e antarëve.

Vendime të Këshillit të Përgjithshëm konsiderohen ato që janë vendosur me 2/3 e antarëve pjesmarrës në të pse 50% e të gjithe antarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm publikohen ne organet e shtypit të Komunitetit Musliman dhe sipas rastit e rëndësisë edhe ne organet e masmedias.

KREU III-te

Neni 9

Komuniteti Musliman i Shqipërisë, me qendër në Tiranë përfaqsohet nga :

1.      Kryetari

2.      Zv?Kryetari

3.      Sekretari i Përgjithshëm

Neni 10

Keryetari i Komunitetit Musliman zgjidhet me vota te fshehta perj Këshillit të Përgjithshëm.

Neni 11

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, duhet të ketë kryer fakultetin teologjik, ose të ketë kryer Medresene dhe një dege Istituti, me një stazh jo me pak se pesë vjet në drejtim fetar.

Neni 12

Kryetari i Komunitetit Musliman betohet perpara organit qe e ka zgjedh si vijon: “ Betohem ne emer te Allahut se do të mbaj besnikërine kundrejt parimeve themelore të fesë Islame dhe do te ruaj urdherat e saj, do te zbatoj me përpikmëri Statutin dhe rregulloret e Komunitetit me ndërgjegje të pastër Islame dhe kombëtare.

Neni 13

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë përfaqeson muslimant e Republikës së Shqipërisë ne Pikpamje fetare dhe është superior i të gjithë zyrave të Komunitetit Musliman. Ai me anë të organeve vartëse rregullon dhe kontrollon veprimet e ndryshme të Komunitetit Musliman.

Kryetari i Komunitetit Musliman është përgjegjës kryesor per veprimtarinë e këtij Komuniteti dhe jep llogari para Këshillit të Përgjithshëm. Raporton para këtij Këshilli për të gjith aktivitetin e Komunitetit Musliman si në fushën fetare, financiare, kulturore, administrative dhe marrëdhënieve me jashtë.

Kryetari i Komunitetit Musliman gjatë veprimatrisë së perhershme njofton Këshillin Ekzekutiv në mbledhjet e tij të zakonshme me çdo veprim që ka të bëjë me punën e Komuniteit Musliman.

Neni 14

Në mungesi të Kryetarit, detyrat i kryen Zv/Kryetari, i cili mbulon problemt fetare në të gjithe vendin. Ky duhet të ketë kryer fakultetin teologjik ose te ketë kryer medrese dhe te jetë njohës i mire i gjuhës arabe dhe të një gjuhe perendimire.

Neni 15

Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman duhet të ketë kryer Fakultetin Juridik dhe Medresenë. Te ketë eksperiencë e stazh për administrimin e këtij isntitucioni. Duhet të ketë sjellje e moral Islam të shëndoshë.

KREU IV-t

KESHILLI  EKZEKUTIV

Neni 16

Ne qendër te Komunitetit Musliman ndodhet Këshilli Ekzekutiv, I cili përbhet prej Kryetarit të Komunitetit Musliman, Zv/Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm, Myftiut te Tiranës dhe tre persona të jashtëm.

Ky Këshill mblidhet jo me pak se dy herë ne muaj dhe kanë aktivitetin e tij, veç detyrave që janë në kompetencë të Këshillit Ekzekutiv, shqyrton dhe vendos mbi çështjet e përditshme të Komunitetit Musliman si: kontrollon, shqyrton, e vendos mbi botimin e librave fetarë për popullin, shkollat fetare, kurset, siguron botimin e një reviste fetare, sociale e letrare, përgatit hytbe e predikime të tjera ne gjuhen amtare, vendos mbi emërimin, pushimin e transferimin e punonjësve te Komunitetit Musliman. Hap kurse fetare për nevoja të Komunitetit Musliman dhe vendos per nxjerrjen e nnxënësve  e studentëve për studime jasht shtetit.

Harton rregulloret e nevojshme dhe ia paraqet Këshillit të Përgjithshëm për aprovim.

Neni 17

Tre antare e jashtëm të Këshillit Ekzekutiv duhet të kenë këto kondita:

a)      Të kenë edukatë fetare dhe morale të mirë

b)      Të jenë me arsim të lartë

c)      Të kenë dhënë prova zotësie dhe te mos jenë dënuar për ndonje faj të përmenduar në nenin 34 të këtij Statuti dhe të Ligjës mbi Komunitetet fetare.

Neni 18

Drejtorat e drejtorive përveç konditave të kërkuara në ligjën e Komuniteteve fetare në fuqi , duhet të mos jenë dënuar pëe ndonjë faj te përmendur në nenin 34 të këtij Statuti. Drejtorat e drejtorive rregullojnë dhe perfaqesojnë administratën financiare e vakfnore, kulturën botuese, arsimore organizuese të rretheve dhe mirmbajtje, rindërtime e ndertim xhamijash.

Neni 19

Drejtori I Fiancë- Vakfit- Investimeve të ketë mbaruar një nga degët e Fakultetit Ekonomik ose të ketë zotësi të provuar dh te jete I pasiur me ndjenja te shëndosha fetare.

Neni 20

Drejtori I finance-vakf-investimeve ka për detyrë të përgatisë  buxhetin e përgjithshëm preventive e konsuntiv, të sigurojë nxjerrjen e të ardhurave të Komunitetit, të disponojë kreditë sipas buxhetit të miratuar prej Këshillit të Përgjithshëm, të atij Ekzekutiv si dhe porositë e kryesisë së Komunitetit Musliman të dhena në përputhje me Statutin dhe rregulloreve së posaçme.

Ndjek marrjen dhe venien në eficence të pronave të vakfit si dhe ndërtimet e të gjithe objekteve që ka ne juridiksionin e tij.

Neni 21

Drejtorat dhe Shefi I personelit rrezohen vetiu nga detyra në rast se dënohet me ndonjë nga fajet e parapara ne nenin 34 te këtij Statuti, ose kur dënohet për shpërdorim detyre. Pezullimi bëhet me vendim të Këshillit Ekzekutiv deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

KREU VI-te

VI. DREJTORIA E KULTURES PROPAGANDES BOTIMIT DHE SHTYPIT

Neni 22

Drejtoria e Kulturës- Propaganës-Botimit dhe Shtypit duhet të studjojë nevojën e botimeve fetaro-kulturore, të përpunojë botimet e vjetra, të hartoje të reja dhe t’i veje në botim, të bëjë propagandë fetare, të pergatisë hytbet e ligjeratat, të përgatise materialet propagandistike për radio, television, të nxjerrë shtyp periodic, të pasurojë bibliotekën Islame të qenrës dhe rretheve. Të krijohet një kolegjium për realizimin e detyrave të tij.

Neni 23

Drejtori I Kulturës, propagandës, botimit dhe shtypit duhet të ketë kryer fakultetin teologjik, të zotërojë një kulturë të gjerë, ose të ketë kryer medresenë dhe një degë universiteti përveç gjuhës arabe të njohë së paku edhe një gjuhë perendimore dhe te hetë aftësi për të shkruar.

VII. DREJTORIA E ARSIMIT DHE ÇESHTJEVE ISLAME

Neni 24

Drejtoria e arsimit dhe e ceshtjeve Islame duhet të organizojë punën për mbarvajtjen e tyre. Koordinon punen me shoqata e organizzata te brendeshme e te jashtmë, qe kanë mision ndihmesën për fenë Islame.

Në qendër të Komunitetit Musliman, në bashkpunim me myftinenë e qendrës, krijohet Këshilli i Teologeve si organ konsultativ për probleme fetare me dijetarë nga i gjithë vendi.

Këshillin e teologëve e kryeson Kryetari i Komunitetit Musliman te Shqipërisë.

Ne bashkpunim me Myftinitë organizon procedurat e kurorezimit në myftinitë e qendrës dhe në të gjitha myftinitë e rretheve.

Neni 25

Drejtori i arsimit dhe cështjeve Islame të ketë kryer Fakultetin Teologjik ose një degë të fakultetit pedagogjik dhe medreseë. 

VIII. SHEFI  PERSONELIT

Neni 26

Shefi i personelit duhet të siguroje dokumentacionin e plotë për gjithë kuadrin e punonjësve të Komunitetit Musliman me një arkivë të plotë.

Neni 27

Shefi i personelit të ketë kryer një degë fakulteti dhe të ketë kryer medresenë.

IX. MYFTINITE E ZONAVE, MYFTINITE E RRETHEVE DHE KESHILLAT E TYRE.

Neni 28

Myftinitë ndahen në:

a.       Myftini zonash

b.      Myftini rrethesh

a-      Myftinitë e zonave ndodhen në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Dibër e Berat. Myftinia e Tiranës quhet dhe “Myftini e Qenrës”.

b-      Myftinitë e rretheve janë simbas ndarjes administrative të rretheve të Shtetit Shqiptar. Konsiderohen rrethe ndarjet administrative te Shtetit Shqiptar.

c)  Zv/Myftitë janë sipas Bashkive.

Myftinia e qendrës organizon që në qendër dhe në të gjithë myftinitë e tjera procedurën e kurorëzimit sipas sheriatit.

Neni 29

Myftinitë pasi marrin emerimin nga Këshilli I Përgjithshëm, betohen para tij me formulën:

Betohem në emër të Allahut se do te Zbatoj me perpikmeri Statutin e Komunitetit Musliman dhe do te kryej detyrat me dërgjegje të pastëer Islame dhe kombëtare, duke ruajtur besnikërine fetare dhe rregullat e këtij Komuniteti”.

Neni 30

Në qendrat e zonave detyrën drejtuese e kryen myftiu I zonës, kurse ne qendrat e rretheve detyren drejtuese e kryenmyftiu I rrethit. Me Komunitetin Musliman komunikimi bëhet direct me Myftinitë e rretheve. Myftinitë e zonavekryejnë detyrën e mbikqyrjes së kryerjes së detyrave të myftive të rretheve. Këshilli Ekzekutiv ka të drejtë t’i delegojë kompetenca ekzekutive e vendimarrëse, myftive të zonave për problemt përkatëse.

Neni 31

Myftinitë, përveç konditave të parashikuara në ligjin “Mbi Komunitetet Fetare”, do të kenë kryer Fakultetin Teologjik ose të ken kryer Medresenë e Përgjithëshme e të kenë përvojë në drejtim 3-5 vjet.

Neni 32

Detyrat e Myftiut jane këto: Te zbatojë urdhërat dhe vendimet qe dalin nga Komuniteti Musliman, të zbatojë nenin 2 të këtij Statuti, të përhapë revista e libra fetarë, të administrojë e të kontrollojë me pergjegjësi të plotë pasurinë e myftinive e të pronave vakfnore, të kujdeset për nxjerrjen e të ardhurave.

Neni 33

Myftiu do të ketë një këshill, I cili vepron nën kryesinë e tij. Ky Këshill perbeht prej 5 deri 11 antarësh, të cilët zgjidhen dhe funksionojnë për 5 vjet sipas rregullores së posaçme. Nënpunësi I vakfit është automatikisht antar I këtij këshilli.

Neni 34

Shkarkimi I funksionareve e titullareve të Komunitetit Musliman dhe heqja e ofiqeve, është kompetencë e Keshillittë Përgjithshëm, sipas kompetencave të percaktuara në Statut. Vendimi për shkarkim dh heqje e ofiqeve fetare behet kur:

a.       Ka kryer krim dhe ndaj tij është marrë vendim penal gjykate I forës së prerë, me heqje lirie.

b.      Për shkaqe të përligjur, shkelje statute, ulje e figurës morale, shperdorim besimi dhe cenimin e zakoneve te mira.

c.       Kur konstatohet paaftesi fizike dhe mendore.

Neni 35

Pushimi i Kryetarit te Komunitetit Musliman e I drejtorave të drejtorive, bëhet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe sipas dispozitave të këtij Statuti.

Neni 36

Pushimi i myftinjve të zonave e të rretheve, zv/myftive dhe I funksionarëve të tjerë bëhet nga Këshilli I Përgjithshëm, sipas përkatësisë së akuzës.

Këshilli Ekzekutiv ka te drejte pezullimi ndermjet dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, vendoset perfundimisht.

Neni 37

Kunder vendimit te Keshillit Ekzekutiv, I interesuari mund t’I drejtohet Këshillit të Përgjithshëm, I cili vendos difinitivisht. Ne qoftese kundershtimet e të osuhuarit vertetohen, Këshilli I Pergjithshëm e kthen ne detyren e parë ose e emëron ne ndonjë detyrë tjetër.

KREU X-te

ZYRAT DHE NENPUNESIT E NDRYSHEM

Neni 38

Në qendër, në zona e ne rrethe sipas strukturës organizative të aprovuar nga Këshilli I Përgjithshëm, ndodhen nënpunës të ndryshëm, të cilët parashikohen në buxhet. Këto zgjidhene caktohen sipas nomeklaturës, emërohen me dekretim, pasi të jetë dhënë vendimi I Këshillit Ekzekutiv.

Në xhamija emërohen imami, mezini, vaizi sipas nevojës, që zgjidhen e caktohen sambas nomenklaturës dhe I jepet emertimi me dekret. Te gjithë këto, para se të fillojnë me detyrë, betohen para këshillave të tyre sipas formulës.

Neni 39

Organizimi I zyrave dhe institucioneve të ndryshme si dhe hollësirat mbi të drejtat dhe detyrat e nenpunësve te çdo kategorie te Komunitetit Musliman, ashtu dhe cilësitë, masat disiplinore, caktohen me rregullore të posaçme.

KREU XI-te

VAKFET MUSLIMANE

Neni 40

Të gjithë vakfet muslimane janë pasuri e Komunitetit Musliman dhe administrohen direct prej drejtorisë së Plan-Vakf- Investimeve, duke zbatuar me përparësi dsipozitat e rregullores së posaçme e duke marrë parasyshë nevojat locale.

Neni 41

Të gjithë vakfet msulimane të përmendura në nenin 40 bashkohen dhe janë në dispozicion të Komunitetit Musliman.

Të ardhurat e të gjithë vakfeve formojnë një pjesë të buxhetit të përgjithshëm dhe nxirren e regjistohen sit ë gjitha të ardhurat e tjera të Komunitetit.

Neni 42

Drejtori i Finance Vakfit e Investimeve eshte i detyruar të rreghistroje të gjitha dokumentat e vakfeve dhe të siguroë nxjerrjen e të ardhurave të tyre në emer të arkës së përgjithshmë të komunitetit sipas sistemit financiar.

Neni 43

Myftinjtë, Brenda rrethit të tyre, kur nuk kanë administrator kryejne edhe detyrën e administrratorit, sipas rregullores dhe porosive të dhëna nga Drejtoria e Financë-Vakf e Investimeve.

BUXHETI I KOMUNITETIT

Neni 44

Drejtori i Finance-Vakf e Investimeve mbasi merr rraporte prej rretheve pergatit buxhetin e përgjithshëm, i cili pasi shqyrtohet në Keshillin Ekzekutiv, i paraqitet Keshillit të Përgjithshëm për aprovim. Gjithashtu po në atë kohë i paragitet Këshillit në fjalë edhe buxheti konsuntiv i vitit të kaluar.

Neni 45

Buxheti i Përgjithshëm do të përmbledhë të gjitha të ardhurat vakfnore të Komunitetit Musliman e të gjitha shpenzimet, asnjë e ardhur sado e vogël që të jëtë nuk mund te lihet pa u përfshirë në buxhet dhe asnjë shpenzim nuk mund te bçhet veçse në bazë të buxhetit.

Neni 46

Viti financiar i komunitetit Musliman fillon me 1 janar dhe mbaron me 31 dhjetor të çdo viti. Kur për ndonjë arsye nuk arrin të vërtetohet buxheti preventive me kohë, Komuniteti Musliman do të bëjë shpenzimet në bazë të buxhetit të vitit të kaluar, derisa të aprovohet buxheti. Për kontrollin e aktivitetit financiar-pronave e invenstimeve, komisioni I Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv dhe një herë në vit, raportohet Këshillit të Përgjithshëm me anë te këtij Komisioni.

Neni 47

Të ardhurat e Komunitetit Musliman janë:

a)      Të ardhurat vakfnore

b)     Ndihmat, dhuratat e ndryshme

c)      Aktivitet  të pranueshëm fitimprurës.

KREU XII-te

FALTORET (XHAMITE) DHE MEZXHIDET

Neni 48

Të gjitha të ardhurat e Komunitetit nxirren kundrejt doremarrjeve të rregullta, ose inkasohen direct në bankë.

Neni 49

Në çdo qytet e fshat do të ngrihen ato xhami për të cilat ka nevoje ai vend perveç faltoreve të caktuara për çdo vend sipas popullsisë muslimane, për të tjerat Komuniteti Musliman nuk përgjigjet për asnjë shpenzim.

 

Neni 50

Xhamitë që do të ngrihen prej Komunitetit Musliman do të mbahen në një gjendje te mirë e të pajtueshme me dinjitetin fetar dhe personleit do t’i caktohen rroga të arsyeshme në buxhet.

KREU XIII-te

MEDRESETE DHE KURSET

Neni 51

Komuniteti Musliman hap dhe mban sipas nevojave të rretheve shkolla fetare të të gjitha niveleve e cikleve në përputhje me legjislacionin shqiptar. Ato janë shkolla që funksionojnë vetëm me shkëputje nga puna.

Gjithashtu Komuniteti Musliman I Republikës së Shqipërisë dhe Myftinitë e rretheve ne objektet e tyre hapin shkolla e kurse fetare.

Të gjitha institucionet fetare si medresetë, institutet, xhamitë, qendrat kulturore e kurset fetare janë prone/a të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe administrohen prej tij. Programet e punës dhe kuadri miratohen vetem nga Komunitetit Musliman me propozim e Myftinive.

Neni 52

Nëpër medree, sipas nevojave, mund të ketë konvikt. Në medresetë me konvikt mund të vazhdojnë shkollën edhe nxënës të jashtëm.

Neni 53

Drejtori i medresesë dhe I gjithe trupi mesimor duhet te ketë arsim të lartë. Bëhet perjashtim për pedagogët e kulturës fetare që mund të kenë  vetem arsim te mesem fetar (Medrese).

Neni 54

Komuniteti Musliman me qëllim që të sigurojë funkionarët fetarë (imame dhe muezine) qoftë vetëm për kulturë fetare nepër xhamitë e qyteteve dhe fshatrave, do të hapë praën medreseve kurse të posaçme, koha dhe llojet e mesimit në këto kurse do të caktohen me rregullore te posaçme.

Neni 55

Organizimi I brendshëm I medreseve, progrmai,dokumentimi si dhe detyrat e personelit të tyre caktohen me rregullore të posaçme dhe mbështet në legjislacionin shqiptar.

Medresetë janë në vartësi dy fishe të Komunitetit Musliman dhe myftinisë së rrethit përkatës, prioritar është Komuniteti Musliman. 

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 56

Këshilli Ekzekutiv në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore, ka të drejtë të organizojë administratën e Komunitetit Musliman në mënyrë të pavarur dhe ashtu siç e sheh vetë të arsyeshme.

Neni 57

Asnjë pasuri e patundshme e komuniteit Musliman nuk mund të tjetërsohet apo të ndërrohet pa vendim të Këshillit të Përgjithshëm apo të Këshillit Ekzekutiv sipas rëndësisë dhe kohës.

Neni 58

Rregulloret e Komuniteit Musliman hyjnë ne fuqi dhe janë të detyrueshme pasi të marrin vendimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm botohen ne gazetën e Komunitetit Musliman dhe ne gjithë organet e saj.

Neni 59

Vëtem Këshilli i Përgjithshëm me 2/3 e votoave ka të drejtë te të bëjë ndryshime në këtë Statut.

Neni 60

Komuniteti Musliman i Shqipërisë bashkepunon dhe bën marëdhënie me bashkësitë Islame të vëndeve të tjera, me shoqatat e ndryshme si Brenda dhe jashte vendit.

KEU XIV

SEKTET

Neni 61

Gjithë sektet (tarikatet) janë pjesë përbërësë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe të kenë perfaqsuesit e tyre në Këshillin e Përgjithshëm.

Neni 62

Këshilli Ekzekutiv me daljen e Kushtetutës dhe ligjit mbi Komunitetet fetare ka të drejtë të bejë ndryshime ne Statut për zbatimin e këtyre dy ligjeve, ndryshime të cilat kanë fuqi deri në mbledhjen e afërt të Këshillit të Përgjithsëm, ku do të paraqiten për miratim.

Neni 63

Ky statut hyn ne fuqi menjëherë.

KESHILLI  I  PERGJITHSHEM 

©GC

Trascina file per caricare