The measure is available in the following languages:
STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR
PARATHENIE
Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman Shqiptar, me cilësinë e tij si autoriteti me i lartë i Komunitetit, duke u bazuar në Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë, sipas të cilës të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndergjgjes dhe e besimit dhe për sigurimin e punëve fetare dhe vakfnore të Komunitetit në fjalë miraton këtë:
S T A T U T
KREU I
KOMUNITETI MUSLIMAN I SHQIPERISE DETYRAT DHE ORGANET E TIJ
Neni 1
Komuniteti Musliman i Shqipërisë është një bashkësi jopolitike, e pavarur që përfshin muslimant e Shqipërisë dhe të çdo sekti, mjafton që të mos jenë në kundërshtim me parimet themelore të fesë Islame.
Neni 2
Komuniteti Musilman i Shqipërisë ka për detyrë të ngjallë e të zhvillojë me muslimanet e Shqipërisë ndjenjat e dashurisë e të besnikerise ndaj Atdheut.
Neni 3
Organet e Komunitetit Musliman të Shipërisë janë:
1. Këshilli i Përgjithshëm
2. Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
3. Këshilli i Përhershëm
4. Drejtoria e financës dhe e vakfit
5. Drejtoria e Administratës
6. Drejtoria e Organizimit per çështjet Islame.
7. Drejtoria për çështjet kulturore
8. Myftinite dhe këshillat e tyre.
Neni4
Komuniteti Musliman i Shqipërisë gëzon të gjitha të drejtat e personit juridik.
Neni 5
Gjuha zyrtare e Komunitetit Musliman te Shqiperise eshte gjuha sqhipe.
KREU II
Neni 6
Keshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Këshilli përbehet nga: Anëtarët e Këshillit të Përhershëm, myftinite e zonave dhe 1-2 anëtarë për çdo rreth, të cilët nuk do të jenë nga funksionaret e Komunitetit dhe do të kenë të gjitha cilësitë e duhura, sipas rregullores së posaçme që do të përshkruaj dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre. Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të jenë banorë të Republikës së Shqipërisë dhe jo me shtetësi të dyfishtë.
Numëri i anëtarëve për çdo rreth do të caktohet sipas popullsisë muslimane.
Mandati i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm vazhdon pesë vjet.
DETYRAT E KESHILLIT TE PERGJITHSHEM
Neni 7
Detyrat e Këshillit të Përgjithshëm janë këto:
Shqyrton dhe aprovon buxhetin preventive dhe konsuntiv si dhe rregulloret, kontrollon veprimet e gjithë organeve që përfshin Neni 3; vendos mbi gjithë përmirësimet e pasurisë, përkujdeset për edukaten fetare, për kulturen fetare dhe për përmbushjen e detyrave të funksionareve.
Neni 8
Këshilli i Përgjithshëm mblidhet më 15 tetor të çdo viti në sesion të zakonshëm dhe kryesohet prej kryetarit të Komunitetit. Në rast nevoje mund të thirret nga Kryetari vete ose me kërkesë të dy të tretave të Këshillit të Përgjithshëm në sesion të jashtëzakonshëm, në të cilën bisedohen vetëm çështjet që kanë shkaktuar atë mbledhje.
KREU III
Neni 9
Komuniteti Musliman i Shqipërisë më qendër në Tiranë përfaqësohet nga:
Kryetari
Zv/Kryetarët
Sekretari i Përgjithshëm
Neni 10
Kryetari i Komunitetit Musliman zgjidhet me vota të fshehëta prej Këshillit të Përgjithshëm.
Neni 11
Kryetari i Komunitetit Musliman duhet të ketë kryer fakultetin e teologjisë ose të ketë mbaruar Medresenë e plotë dhe të ketë dhënë prova zotësie si të mos jetë dënuar për fajet e parashikuara në Nenin 34 të këtij Statuti.
Neni 12
Kryetari i Komunitetit Musliman betohet përpara organit që e ka zgjedhur si vijon: “ Betohem në emër të Perendisë se do të mbaj besnikërinë kundrejt parimeve themelore të fesë Islame dhe të ruaj urdhërat e saj, do të zbatoj me përpikmëri statutin dhe rregulloret e Komunitetit me ndërgjegje të pastër, islame dhe kombëtare.
Neni 13
Kryetari Komunitetit Musliman i Shqipërisë përfaqëson msulimanët në Republikën e Shqipërisë në pikëpamje fetare dhe është superiori i të gjithë zyrave të Komunitetit Musliman. Ai me anë të organeve vartëse rregullon dhe kontrollon veprimet e ndryshme të Komunitetit Musliman.
Kryetari i Komuniteit Musliman është përgjegjës kryesor për veprimatarinë e këtij Komuniteti dhe jep llogari përpara Këshillit të Përgjithshëm . Raporton para ketij Këshilli për të gjithë aktivitetin e Komunitetit Musliman si në fushë fetare, financiare, kulturore, administrative dhe marrëdhenieve me jashtë.
Kryetari gjatë veprimtarisë së përditshme njofton Këshillin e Përhershëm në mbledhjet javore për çdo veprim që ka të bëjë me punën e Komunitetit Musliman.
Neni 14
Në mungesë të kryetarit zëvendësimi i takon njërit prej zv/kryetarëve, të cilët duhet të kenë kryer fakultetin teologjik ose të kenë mbaruar Medresenë e Përgjithshëme të plotë.
Neni 15
Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman duhet të ketë kryer një degë fakulteti përkates të detyrave që kryen dhe që konsistojne në administrimin teknik të këtij institucioni qoftë për problemet e brendëshme ashtu edhe për ato të jashtme, gjithnjë nën drejtimin e kryetarit. Ai duhet të ndihmojë në zgjidhjen e të gjithë degëve e seksioneve operative të Komuniteit Musliman. Duhet të ketë sjellje e moral të shëndoshë.
KESHILLI I PERHERSHEM
Neni 16
Në qendër të Kryesisë së Komunitetit Musliman ndodhet një Këshill i Përhershëm i cili përbehet prej Kryetarit të Komunitetit Musliman, dy zv/kryetareve, Sekretarit të Pergjithshëm dhe dy persona të jashtëm të cilët zgjidhen prej Këshillit të Përgjithshëm në një kohe prej pesë vjetësh.
Ky Këshill mblidhet të paktën një herë në javë dhe shqyrton dhe vendos mbi çështjet e përditshme të Komunitetit Musliman të referuara nga Kryesia dhe katër drejtoret si edhe mbi emërimin, pushimin dhe transferimin e funksionareve të Komuniteit Musliman që ka brënda kompetencava të veta sipas statutit dhe rregullores, kontrollon librat fetarë të nevojshem për popullin, shkollat fetare dhe kurset, siguron botimin e një reviste fetare, sociale dhe latrare si dhe hytbe e predikime të tjera në gjuhën amtare, harton rregulloret e nevojshme të cilat i’a nënshtron Këshillit të Përgjithshëm për aprovim.
Gjithashtu hap kurse për nevoja te Komunitetit Musliman si dhe vendos për mxjerrjen e nxënësve dhe studentëve jasht shtetit për studime.
Neni 17
Dy anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm duhet të kenë këto kondita:
a) Të kenë edukata fetare dhe morale të mirë.
b) Të kenë të paktën një shkollë të mesme.
c) Të ketë dhenë prova zotësie dhe të mos jetë dënuar për ndonjë faj të përmendur në Nenin 34 të këtij statuti dhe të ligjës mbi Komunitetet Fetare.
Neni 18
Drejtorat e drejtorive përveç konditave të kërkuara në ligjën e Komuniteteve fetare në fuqi, duhet të mos jetë dënuar për ndonjë faj të përmendur në nenin 34 të këtij statuti.
Drejtorat e drejtorive rregullojnë dhe përfaqësojnë administratën financiare e vakfnore, kulturore e botuese, organizuese të rretheve dhe mirëmbajtjeje, rindertim e ndërtim xhamijash.
Neni 19
Drejtori i financë-vakfit duhet të ketë mbaruar një nga deget e fakultetit ekonomik ose të ketë në zotësi të provuar dhe të jetë i paisur me ndjenja të shëndosha fetare.
Neni 20
Drejtori i financë-vakfit ka për detyrë të përgatisë buxhetin e përgjithshëm preventiv e konsuntiv, të sigurojë nxjerrejn e të ardhurave të Komunitetit, të disponojë kreditë sipas buxhetit të miratuara prej Këshillit të Pergjithshëm , të atij të Përhershëm si dhe të porositë e kryesisë me statutin dhe rregulloreve të posaçme.
Neni 21
Drejtori i financë-vakfit rrëzohet veti nga detyra në rast se dënohet me ndonjë nga fajet e parapara në nenin 34 të këtij statuti, ose kur dënohet për shpërdorim detyre. Pushimi ose pezullimi i tij bëhet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.
Neni 22
Drejtoria e organizimit për çështjet Islame duhet të studiojë nevojën e botimeve fetaro-kulturore, të përpunojë botimet e vjetra, të hartojë të reja dhe t’i vejë në botim, të bejë propagandë fetare, të përgatisë hytbet e ligjeratat, të përgatisë materialet propagandistike për radio, televizion, të nxjerrë revistë mujore, të pasurojë bibliotekën Islame të qendrës dhe rretheve. Të krijohet një kolegjum për realizimin e detyrave të tij.
Neni 23
Drejtori për çështjet kulturore duhet të ketë kryer fakultetin e teologjisë, të zotërojë një kulturë të gjerë, ose të ketë kryer Medresenë e Përgjithshme, përveç gjuhës arabe të njohë së paku edhe një gjuhë perendimore e të ketë aftësi për të shkruar.
KREU VII
DREJTORIA E ORGANIZIMIT PER CESHTJET ISLAME
Neni 24.
Drejtoria organizimit për çështjet Islame duhet të organizojë punën për mbarvajtjen e myftinive, medreseve e kurseve, duke kontrolluar aktivitetin e tyre. Mbikqyr organizatat Islame të huaja për aktivitetin e përbashkët. Jep mendim dhe propozon deri në shkrirje të këtyre organizatave.
Neni 25
Drejtori organizimit per ceshtjet Islame te kete kryer nje dege fakulteti hde te kete kryer Medresene e Pergjithshme.
KREU VIII
DREJTORIA E ADMINISTRATES
Neni 26
Drejtoria e administratës duhet të sigurojë dokumenta të plota për të gjithë kuadrin e Komunitetit Musliman nga qendra në bazë, të ndjekë ndërtimin e gjithë objekteve qe ka në juridiksionin e tij.
Neni 27
Drejtori administratës të ketë kryer një dege fakulteti dhe të ketë kryer Medresenë e Përgjithshme.
KREU IX
MYFTINITE E PARA, MYFTINITE DHE KESHILAT E RRETHEVE
Myftinitë e para
Neni 28
Rrethet Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Dibër e Berat sipas ndarjes administrative quhen Myftini zonash.
Myftinitë zgjidhen perj Këshillit të Përgjithshme.
Neni 29
Komuniteti përveç zonave në rrethet e qendrat e tjera do te ketë nga një myfti në vartësi me numrin e banorëve muslimane.
Këto do te caktohen dhe do të klasifikohen prej Këshillit te Përgjithshëm, i cili bën emërtimin e tyre dhe përpar te cilit do të bëjne betimin me këtë formulë : “Betohem në emër të Perëndise se do të zbatoj me përpikmëri Statutin e Komunitetit Musliman dhe do te kryej detyrat me ndërgjegje të pastër islame dhe kombëtare, duke ruajtur besnikërinë fetare dhe rregullat e ktij Komuniteti”
Neni 30
Në qëndrat e zonave, detyrën drejtuese e kryen Myftiu i zones.
Neni 31
Myftinjtë, perveç konditave të parashikuar ne Ligjin mbi Komunitet Fetare, do të kenë kryer fakultetin teologjik ose të kenë kryer Medresenë e Përgjithsme.
Neni 32
Detyrat e myftiut jane këto : Të zbatojë urdhërat dhe vendimet që dalin nga Komuniteti Musliman, të zbatojë nenin 2 të këtij statuti, të përhapë revista e libra fetarë, të administrojë e të kontrollojë me përgjegjsi të plotë pasurinë ëe myftinive e të proave vakfnore, të kujdeste për nxjerrjen e të ardhurave.
Neni 33
Myftiu do të ketë një keshillë i cili vepron nën kryesinë e tij. Ky këshill përbëhet prej 3-7 antarësh te cilët zgjidhen dhe funksionojnë për 5 vjet sipas rregullore së posacme. Nëpunësi i vakfit është automatikisht anëtar i këtij këshilli.
Neni 34
Për faje ordinere, kryetari I Komunitetit, myftinjtë, drejtorat e drejtorive dhe drejtorat e medreseve pushohen në rast dënimi
kundra lirisë personale me privim lirie më tepër se një vit, kur dënohen me privim lirie më shumë se nje vi tose për çdo dënim për fajet: fallsifikime, vjedhje, mashtrime, shpërdorim besimi dhe cënimi i zakoneve të mira ose kur konstatohen paaftësi në detyrë.
Neni 35
Pushimi I Kryetarit të Komunitetit Musliman, Myftinjve te zonave e drejtoreve, myftinjvr të zonave e drejtoreve të drejtorive, I drejtorive te medreseve, bëhet me vendim te Këshillit të Përgkithshëm dhe sipas dispozitave të ligjit të Komuniteteve Fetare.
Neni 36
Pushimi I myftinjve të rretheve dhe I funksionarëve bëhën nga Këshilli I Pëergjithsëm sipas përkatësisë së akuzës.
Neni 37
Kundër vendimit të Këshillit të Përhershëm I interesuari mund t’I drejtohet Këshillit të Përgjithshëm, I cili vendos difinitivisht. Në qofëse vertetohen, Këshilli I Përgjithshëm e kthen në detyrën e parë ose e emëron në ndonjë detyrë tjetër.
KREU X
ZYRAT DHE NENPUNESIT E NDRYSHEM
Neni 38
Si qendër, në zona e në rrëthe, sipas strukturës organizative të aprovuar nga Këshilli I Përgjithshëm ndodhen nënpunës të ndryshëm, të cilët parashikohen ne buxhet. Këto zgjidhen e caktohen sipas nomenklaturës, emërtohen me dekretim, pasi të jetë dhenë vendimi I Këshillit të Përhershëm.
Në xhamijat emërohen Imami, muezini, vaizi, sipas nevojës, që zgjidhen e caktohen simbas nomenklaturës dhe I jepet emërtimi me dekret.
Të gjtihë këto para se të filloje ne detyrë, betohen para këshillave të tyre sipas formulës.
Neni 39
Organizimi I zyrave dhe I institucioneve të ndryshëm si dhe hollësirat mbi të drejtat dhe detyrat e nënpunësave te çdo kategorie të Komunitetit Musliman, ashtu dhe cilësitë, masat disiplinore, caktohen me rregullore të posaçme.
KREU XI
VAKEFET MUSLIMANE
Neni 40
Të gjitha vakufet muslimane janë pasuri e Komunitetit Musliman dhe administrohen direct prej drejtorisë së financës e vakfit, duke zbatuar ne përarësi dispozitat e rregullores së posaçme e duke marrë parasysh nevojat locale.
Neni 41
Të gjitha vakufet muslimane të përmendura në nenin 40 bashkohen dhe janë në dispozicion të Komunitetit Musliman, të ardhurat e të gjithë vakufeve formojne një pjese të buxhetit të përgjithshëm dhe nxirren e regjistorhen sit ë gjitha të ardhurat e tjera të Komunitetit.
Neni 42
Drejtori I finances dhe vakfit ëshë I detyruar të rregjistrojë të gjithë dokumentat e fakufeve dhe te siguroje nxjerrjen e të ardhurave të tyre në emër të Komunitetit sipas sistemit financiar.
Neni 43
Myftinjtë Brenda rrethit të tyre kur nuk kanë nënpunës vakfi te posaçëm , kryejnë edhe detyrën e nënpunësit të vakfit, sipas rregullores dhe porosive të dhëna nga drejtoria e financë-vakfit.
BUXHETI I KOMUNITETIT
Neni 44
Drejtori I financë-vakfit mbasi merr raporte prej rretheve përgatit buxhetin e përgjithshëm, I cili pasi shqyrtohet në Këshillin e Përhershëm I paraqitet Këshillit të Përgjithshëm pëe aprovim. Gjithashtu po në atë kohë I paraqitet Këshillit ne fjalë buxheti konsuntiv I vitit të kaluar.
Neni 45
Buxheti I Përgjithsëm do të përmbledhë të gjitha të ardhurat vakfnore të Komunitetit e të gjitha shpenzimet, asnjë e ardhur sado e vogël që të jetë, nuk mund te lihetpa u përfshirë në buxhet dhe asnjë shpenzim nuk mund të bëhet veçse në bazë të buxhetit.
Neni 46
Viti financiar I Komunitetit fillon me një janar dhe mbarin me 31 dhjetor të çdo viti. Kur për ndonjë arsye nuk arrin të vertetohet buxheti preventive me kohë, Komuniteti Musliman do të bëjë shpenzimet në bazë të buxhetit të vitit të kaluar, drisa të aprovohet buxheti.
Neni 47
Të ardhurat e Komunitetit Musliman janë:
a) Të ardhurat vakfnore
b) Ndihmat, dhuratat e ndryshme.
KREU XII
FALTORET (XHAMITE) DHE MEZXHIDET
Neni 48
Të gjitha të ardhurat e Komunitetit nxirren kundrejt dorëmarrjeve të rregullta, ose inkasohen direct në bakë.
Neni 49
Në çdo qytet e fshat do te ngrihen ato xhami për të cilat ka nevojë ai vend përveç faltoreve te caktuara për çdo vend sipas popullsisë muslimane, për të tjerat Komuniteti Musliman nuk përgjigjet për asnjë shpenzim.
Neni 50
Xhamitë që do të ngrihen prek Komunitetit Musliman do të mbahen në një gjendje të mirë e të papajtueshme me dinjitet fetar dhe personelit do t’i caktohet rroga e arsyeshme në buxhet.
KREU XIII
MEDRESETE DHE KURSET
Neni 51
Komuniteti Musliman hap dhe mban sipas nevojave të rretheve medrese që duhet të njihen nga shtetit si shkolla të mësme. Gjithashtu sipas nevojave te besimtarëve nëpër xhami dhe medrese hapen dhe mbahen kurse te ndryshme.
Neni 52
Nëpër medrese sipas nevojave mund të ketë edhe konvikt. Në medresetë me konvikt mund të vazhdojne shkollën edhe nxënës të jashtëm.
Neni 53
Drejtori I Medresesë dhe gjithe trupi mësimor duhet të ketë arsim të lartë. Bëhet përjashtim për pedagogët e kulturës fetare që mund të kenë vetëm arsim të mesëm fetar (Medrese).
Neni 54
Komuniteti Musliman, me qëllim që të sigurojë funksionarët fetarë (imamë dhe muezinë) qoftë vetëm për kulturën fetare, nëpër xhamitë e qyteteve dhe te fshatrave, do të hapë praën medreseve kurse të posaçme, koha dhe llojet e mësimit në kë këtë kurs do të caktohen me rregullore të posaçme.
Neni 55
Organizimi I brendëshëm I medreseve,programi dhe dokumentimi si dhe detyrat e personelit të saj caktohen me rregullore të posaçme.
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 56
Këshilli i Përhershëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore ka te drejtë të organizojë administraten në Komunitet në mënyrë te pavarur dhe ashtu siç e sheh vetë të arsyeshme.
Neni 57
Asnjë pasuri e patundshme e Komunitetit Musliman nuk mund të tjetërsohet apo të ndërrohet pa vendimin e Këshillit të Përgjithshëm sipas rëndësisë dhe kohës.
Neni 58
Rregulloret e Komunitetit Musliman hyjne në fuqi dhe janë të detyrueshme pasi të marrin vendimin e Këshillit të Përgjithshëm.
Neni 59
Vetëm Këshilli i Përgjithshëm me 50% plus një të votave ka te drejtë të bëjë ndryshime në këtë statut.
Neni 60
Komuniteti Musliman i Shqiperise bashkepunon dhe ben marredhenie me Bashkëistë Islame të vendeve të tjera, me shoqatat e ndryshme si brenda dhe jasht vendit.
KREU XIV
SEKTET
Neni 61
Gjithë sektet janë pjesë përbërëse e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Neni 62
Ky statut hyn në fuqi me 15.5.1993
KESHILLI I PERGJITHSHEM
K R Y E T A R I
H.Hafiz Sabri Koçi
©GC