Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR

(Dekret Nr. 1064 datë 4.5.1950., Gazeta Zyrtre 29 qershor 1950 nr. 40)

PARATHËNIE

 Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar, me cilësinë e tij si autoriteti më i lartë i Komunitetit, duke u bazuar në nenin 10 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, simbas të cilit të gjithë shtetasve u garantohet lirija e ndërgjegjës dhe e besimit, dhe për sigurimin e punëve fetare dhe Vakfanore të Komunitetit në fjalë, vendos dhe aprovon këtë Statut:

Kaptina e I-rë

Komuniteti Mysliman, detyrat dhe organet e tij

Art. 1.

Komuniteti Mysliman përbahet prej myslimanvet shqiptar prej çdo sekti që të jenë.

 Art. 2.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka për detyrë të ngjallë e të shvillojë ne besnikët ndjenjat fetare dhe krahns me këto të shvillojë ndjenjat e dashurisë e të besnikërisë ndaj Atdheut. Republikës Popullore, pushtetit të popullit si dhe të vllazërimit kombëtar.

Art. 3.

Organet e Komunitetit Mysliman janë:

a)      Këshilli I Përgjithshëm;

b)      Kryesija e Komunitetit;

c)      Këshilli I Përherëshëm;

d)     Drejtoria e Përgjithshme e Vakfevet;

e)      Kryemyftinitë, Myftinit dhe Këshillat e qarqeve.

Art. 4.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, është personë moralë dhe gëzon të gjitha të drejtat e personit juridik.

Art. 5.

Gjuha zyrtare e Komunitetit Mysliman është shqipja.

Kaptina e II-të

Këshilli i përgjithshëm

Art. 6.

Këshilli i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë i Komunitetit Mysliman dhe përbëhet prej kryetarit të Komunitetit, prej katër Kryemyftive të katër zonave dhe prej nga një delegati të çdo ish-Prefekture, i cili nuk do të jetë nga funksionarë të Komunitetit dhe do të ketë t34 8gjitha cilësirat e lypura simbas rregullores së posaçme që do të përmbajë edhe mënyrën e zgjedhjes së tyre. Misioni i delegatëve të ish-Prefekturave, vazhdon për pesë vjet rresht.

Detyrat e Këshillit të Përgjithëshëm

Art. 7.

Detyrat e Këshillit të Përgjithëshëm janë këto:

Shqyrton dhe aprovon buxhetin preventiv dhe koniumtiv, rregulloret, kontrollon veprimet e të gjitha zyrave të komunitetit, Drejtorinë e Përgjithëshme të Vakfevet, me një fjalë veprimet e të gjitha organeve të ëhënuara në kaptinën e I-rë, artikulli 3, Drejtorinë e Medresesë së Përgjithëshme, vendos mbi gjithë përmirësimet e pasunive, përkujdesjet për edukatën fetare, për kulturën fetare dhe për përmbushjen e detyrave të funksionarëve.  

Art. 8.

Këshill i Përgjithëshëm mblidhet vet-vetiu çdo vit me 15 Tetor në sesion ordiner, dhe kryesohet prej Kryetarit të Komunitetit dhe vazhdon maksimum 20 ditë. Në rast nevoje, mund të thirret nga Kryetari vetë, ose mbi kërkimin të paktën e dy antarve të Këshillit të Përgjithëshëm edhe në sesion të jashtëzakonshëm, në të cilin biseco vetëm çshtjet që e kanë shkaktuar atë mbledhje.

Kaptina III-të

Kryesija e Komunitetit Mysliman

Art. 9.

Komuniteti Mysliman kryesohet dhe përfaqësohet prej një Kryetari, i cili mban titullin: “Kryetari i Komunitetit Mysliman”.

Art. 10.

Kryetari i Komunitetit Mysliman zgjidhet me vota të msheha prej këshillit të Përgjithëshëm. Ky nuk mund të fillojë në detyrë pa i dalë Dekreti nga Këshilli Ministerial, dhe pa u betuar përpara Këshillit të Përgjithëshëm.

Art. 11.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, përveç cilësive të lypura pre nenit 13 të ligjës Nr. 743 datë 26 Nëntor 1949 mbi Komunitetet fetare, i duhet të ketë kryer fakultetin e Theologjisë (të ketë marrë ixhazet) ose të ketë dhanë prova zotësije, dhe të mos jetë i dënuar pë fajet e parapame n° art. 36 të këtij Statuti.

Art. 12

Kryetari i Komunitetit Mysliman betohet përpara Këshillit të përgjithëshëm si vijon:

Betohem n’emër të Perëndisë se do të mbajë besnikërinë kundrejt parimeve themeltare të fesë lartë Islame, dhe të ruajë urdhërat e saja, do të respektoj statutin dhe rregulloret e Komunitetit dhe do të jem besnik i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe i Statutit të sajë.

Art. 13.

Kryetari i Komunitetit Mysliman përfaqëson trupin Mysliman Shqiptar në pikpamje fetare, dhe ësht superiori i gjith zyrave të Komunitetit, ay, me anë t’organeve mvartëse, rregullon dhe syrvejon veprimet e ndryshme të Komunitetit Mysliman.

Art. 14.

Në mungesë të Kryetarit zëvëndësija i takon Kryemyftiut të qendrës; në rast qe përçdo arsye qoftë, mbetet vakant vendi i Kryetarit, Këshilli i Përgjithshëm, mblidhet brenda 15 ditëve në qendrën e Komunitetit për me zgjedhur Kryetarin e ri.

Art. 15.

Kryetari i Komunitetit Mysliman është përgjegjës përpara Shteti dhe mund të shkarkohet nga ofiqi me dekret të Këshillit Ministerial simbas dispozitave të Ligjës mbi komunitetet fetare, dhe simbas art. 36 të këtij Statuti.

Kaptina e IV-të

Këshilli i Përherëshëm

Art. 16.

Në qendër pranë Kryesisë së Komitetit Mysliman, ndodhet një Këshillë i Përherëshëm, i cili përbëhet prej Kryetarit të Komunitetit, Kryemyftiut të qendrës, prej Drejtorit të Përgjithshëm të Vakfevet dhe prej një anëtari civil, i cili zgjidhet prej Këshillit të Përgjithëshëm për një kohë tre vjetësh. Ky këshill mblidhet të paktën një herë në javë dhe shqyrton e vendos mbi çështjet e përditëshme të Komunitetit dhe Drejtorija e Përgjithëshme e Vakfeve, si edhe mbi emnin, pushimin dhe transferimin e funksionarvet të Komunitetit që ka mbrenda kompetencës së vet, si mbas Statutit dhe Rregullores, syrvejon librat fetarë, të nevojshme pë popull dhe siguron botimin e një reviste fetare, sociale dhe letrare, si edhe hytbet dhe predikimet e tjera në gjuhën amtare, harton rregulloret e nevojshme të cilat ja parashtron Këshillit të Përgjithëshëm për aprovim.

Art. 17.

Anëtari civil i Këshillit të Përherëshëm, duhet të ketë këto kondita:

a)      të ketë kulturë fetare dhe moral të mirë;

b)        të ketë kryer të paktën një shkollë të mesme, ose të ketë dhënë prova zotësije, dhe të mos jetë i dënuar për ndonjë fajë të përmëndur n° art. 36 të këtij Statuti dhe të ligjës mbi Komunitetet fetare.

 Art. 18.

Vendimet e marrura me shumicë në Këshillin e Përherëshëm, me anën e Kryetarit, u komunikohen zyravet përkatëse të cilat janë të detyruara t’i venë menjëherë në zbatim. Në rastbarasije votash,preferohet ane e Kryetarit.

Kaptina e V-të

Drejtori i Përgjithshëm i Vakfevet

Art. 19.

Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve zgjidhet prej Këshillit të Përgjithëshëm dhe dekretohet prej Kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe para se të fillojë në detyrë, betohet përpara Këshillit të Përgjithëshëm.

Art. 20.

Drojton i Përgjithëshëm i Vakfevet përveç konditave të lypuna me ligjën e Komuniteteve fetare në fuqi, duhet të mos jetë i dënuar për ndonjë faj të përmendun n’art. 36. Të këtij Statuti, duhet të jetë me moral të mirë dhe të ketë mbaruar një nga degat e universitetit ose të ketë një zotësi të provuar.

Art. 21.

Drejtori i Përgjithshëm i Vakfevet rregullon, përfaqëson administratën financjare Vakfënore të Komunitetit, kontrollon gjithë veprimtarinë financjare e Vakfënore, korispondon për çështjet administrative e financjare me autoritetet qeveritare n’emër të Komunitetit, ja parashtron përfundimet e tyre Kryetarit të Komunitetit, gjithashtu i shtrohet inspektimit të qeverisë.

Art. 22.

Detyra e Drejtorit të Përgjithëshëm të Vakfevet nuk mund të mbetet vakant ose të zëvëndësohet më tepër se një muaj.

Art. 23

Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve ka për detyrë të pregatitë budgetin e përgjithëshëm preventiv e konsumtiv, të sigurojë nxjenjen e t’ardhurave të Komunitetit e të Vakfevet, të disponojë kredirat simbas budgetit t’aprovuar prej Këshillit të Përgjithëshëm dhe prej Këshillit Ministerial, të kujdeset për përmirësimin e Vakfeve dhe të të gjithë pasurive të Komunitetit të zbatojë vendimet e Këshillit të Përgjithëshëm dhe t’atij të përherëshëm si edhe porositë e Kryesisë së Komunitetit të dhëna në konformitet me këtë Statut dhe rregulloret e posaçme.

 Art. 24.

Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve rrëzohet veti unga detyra në rast së dënohet me ndonjë nga fajet e parapara n° art. 36 të këtij Statuti, ose kur dënohet për shpërdorim detyre; pushimi i tij bëhet me vendim të Këshillit të Përgjithëshëm ose simbas dispozitave të ligjës mbi Komunitet fetare në Shqipëri.

Kaptina e VI-të

Kryemyftitë, Myftitë, dhe Këshillat e Qarqeve

Kryemyftitë

Art. 25.

Komuniteti Mysliman në qendrat: Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë do të ketë nga një Kryemyfti.

Zona e Tiranës përmbledhë Myftinitë: Tiranë, Durrës, dhe Peshkopi;

Zona e Shkodrës përmbledhë Myftinitë: Shkodër dhe Kukës;

Zona e Korçës përmbledhë Myftinitë: Korçë dhe Elbasan, dhe

Zona e Vlorës përmbledhë Myftinitë: Vlorë, Gjirokastër e Berat.

Art. 26.

Kryemyftitë zgjidhen prej Këshillit të Përgjithëshëm dhe aprovohen prej Këshillit Ministerial, këta betohen përpara Kryetarit të Komunitetit.

Myftitë dhe Këshillat e qarqeve

Art. 27.

Komuniteti Mysliman, përveç qendrave të zonave, në qendrat e tjera të ish Prefekturave dhe ish Nënprefekturave do të ketë nga një Myfti të klasifikuar në dy klasa, duke marrë parasyshë budgetin dhe rëndësinë e popullsisë.

Art. 28.

Konsiderohen Myftini të klasës së parë këto qendra: Durrës, Berat, Elbasan, dhe Gjirokastër; dhe Myftëni të klasës së dytë këto qendra: Kukës dhe Peshkopi.

Art. 29.

Në rrethet e lokalitetet që vijojnë ndodhen nga nji Myfti të klasifikuem në dy klasa:

Quhen Nënmyftini të klasës së pare: Kavaja, Kruja, Lushnja, Fieri, Leshi, Delvina, Konispoli, Peqini, Saranda, Pogradeci dhe Bilishti.

Quhen Nënmyftini të klasit të dytë: Burreli, Shijaku, Puka, Bicaj, Tropoja, Kolonja, Përmeti, Librazhdi, Leskoviku dhe kopliku.

 Art. 30.

Myftitë dhe Nënmyftitë, mbi propozimin e Kryemyftiut të Zonës ose të Kryesisë, mbasi të jetë marrë mendimi I Kryemyftiut, zgjidhen prej Këshillit të Përherëshëm dhe aprovohen nga Këshilli Ministerjal; këta para se të fillojnë në detyrë betohen përpara Kryemyftiut nga I cili mvaren.

Art. 31.

Në qendrat e zonave, detyrën e Myftiut e kryen Kryemyftiu i zonës.

Art. 32.

Kryemyftitë, Myftitë dhe Nënmyftitë, përveç konditave të parashikuara në ligjën mbi Komunitetet fetare, do të kenë kryer fakultetin e theologjisë (të kenë marrë ixhazet) ose dokunmta nga Medreseja e Përgjithëshme e nga ndonjë Medrese tjetër, ose të kenë dhënë prova zotësije.

Art. 33.

Detyrat e Kryemyftive, Myftive dhe Nënmyftive janë këto:

Të ekzekutojnë urdhërat dhe vendimet e dala prej Kryetarit të Komunitetit dhe prej Këshillit të Përgjithëshëm e të Përherëshëm, të zbatojnë në jetë e në punën e përditëshme detyrat e Komunitetit të pëmendura në artikullin 2 të këtij Statuti, të këshillojnë Myslimanët që të konformohen me qytetërimin modern, duke u spjeguar se feja Islame urdhëron adoptimin e përparimit, të përhapin rivistat e librat fetare që do të botole nga ana e administratës qendrore të Komunitetit, të kujdesohen për mirë administrimin dhe mirëvajtjen e pasurisë së Komunitetit, të syrvejojnë nëpunisit që mvaren, të regjistrojnë Vakfet që u takojnë të cilat vërtetohen edhe prej zyrave t’ipotekave, të përbarojnë detyrat mbi veprimet finanziare e Vakfënore të Komunitetit në rast se nuk ka nëpunës të veçantë duke korrisponduar me Drejtorinë e Përgjithëshme të Vakfeve, të kujdesohen për nxjerrjen e t’ardhuravet të Komunitetit për sa i përket qarkut të tyre.

Art. 34.

Kryemyftiu. Myftiu e Nënmyftiu do të ketë një këshillë e cila vepron nën kryesin e tij, ky këshillë përbëhet prej 46 anëtarve të cilët zgjidhen dhe funksionojnë për 5 vjet simbas rregullores së posaçme, nëpunësi i Vakfit është antar i natyrshëm i këtij këshilli.

Art. 35.

Kryemyftitë shkarkohen nga detyra për faje të parapame n° art. 6 të këtij Statuti me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe simbas dispozitave të ligjës mbi komunitetet fetare; kurse Myftitë, Nënmyftitë dhe funksionarët e tjerë pushohen me vendim të Këshillit të Përherëshëm mbi propozimin e Drejtorit e të Kryemyftive.

Art. 36.

Për faje ordinere, Kryetari i Komunitetit, Kryemyftit, Myftit, Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve, Drejtori i Medresesë së Përgjithëshme e Nënmyftit, pushohen në rast denimi tundra lirisë personale me privim lireje e punë të detyrueshme ma tepër se një vit. kur dënohet me privim lirije ma shumë se një vi tose me çdo dënim për fajet e për fallsifikimet, vjedhje, mashtrimit, shpërdorim besimi dhe atentat tundra zakoneve të mira ose kur konstatohet pa aftësi në detyrë.

Art. 37.

Pushimi i Kryetarit të Komunitetit, i Kryemyftive, i Drejtorit të vakfeve, i Drejtorit të Medresesë Përgjithëshm: bëhet me vendim të Këshillit të Përgjithëshëm dhe simbas dispozitave të ligjës mbi komunitetet fetare.

Art. 38.

Pushimi i Myftive, i Nënmyftive dhe i funksionarve të tjerë bëhet me propozimin e Kryemyftive dhe Drejtorit të Përgjithëshëm të Vakfeve simbas përkatësisë s’akuzës, nga Këshilli i Përherëshëm.

Art. 39.

Kundra vendimit të Këshillit të Përherëshëm, i interesuari mund t’i sillet Këshillit të përgjithëshëm, i cili vendos definitivisht. Në rast se kundërshtimet e të pushuarit vërtetohen, Këshilli i Përgjithëshëm e këthen n’ofiqin e parë.

Kaptina e VII-të

Zyrat dhe nëpunësit e ndryshëm të Komunitetit

Art. 40.

Si në qendër ashtu edhe në zonat e nepër qarqe, pranë autoriteteve të Komunitetit, ndodhen sekretarë dhe nepunës të tjerë të cilë parashifen në budgetin e Komunitetit, këta zgjidhen dhe propozohen nga syperiorët e tyre dhe emërohen me dekret të kryetarit të Komunitetit, mbasi të jetë dhënë vendimi i Këshillit të Përhershëm. Gjithashtu në xhamijat e regjistruara të Komunitetit, emërohen Imamë, Myezina, Vaiza simbas nevojës, të cilët zgjidhen nga sypëriori që mvaret instituti dhe emërohen me dekret të Kryetarit të Komunitetit. Të gjithë këta, para se të fillojnë në detyrë betohen përpara syperiorve të tyre.

Art. 41.

Organizimi i zyrave dhe i instituteve të ndryshme si edhe hollësirat mbi të drejtat dhe detyrat e nepunsave të çdo kategorije të Komunitetit, ashtu edhe cilësirat, masat disiplinore, caktohen me një rregullore të posaçme.

Art. 42.

Nëpunësit e Komunitetit të çdo kategorije, do të kenë condita e lypura me ligjën e Komuniteteve fetare në fuqi. Cilësia e nepunsave të nalt përmendur është e pa pajtujshme me çdo detyrë tjetër përveç detyrës së mesuesisë, ose me ngarkimin e ndonjë detyrë mbrenda quadri, kur ajo nuk e pengon detyrën originale, me konditë që të jetë e bazuar në vendimin e Këshillit të Përherëshëm.

Kaptina e VIII-të

Art. 43.

Të gjitha Vakfet Myslimane janë pasuri e komunitetit dhe administrohen direkt prej Drejtorit të Përgjithëshëm të Vakfeve duke respektuar dispozitat e rregullores së posaçme e duke marrë parasysh nevojën locale. Përjashtohen nga kjo dispozitë, vakfet e teqeve të cilat rregullohen nga ana e tyre.

Art. 44.

Të gjitha Vakfet Myslimane të përmendura n’artikullin e sipërmë bashkohen dhe janë në dispozicion t’organizatës së Komunitetit, t’ardhurat e gjithë Vakfeve formojnë një pjesë integrale të bugjetit të Përgjithëshëm të Komunitetit dhe nxirren regjistrohen si gjithë t’ardhurat e tjera të Komunitetit.

Art. 45.

Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve është i detyruar të rregullojë të gjitha rregjistrat e dokumentat e Vakfeve dhe të sigurojë nxjerjen e t’ardhurave të tyre në emër t’arkës së përgjithëshme të Komunitetit simbas sistemit financiar të Shtetit.

 Art. 46.

Myftitë dhe Nënmyftitë që mbrenda qarkut të tyre nuk kanë nëpunës Vakfi të posaçëm, kryejnë edhe detyrën e nëpunësit të Vakfit simbas rregullores dhe porosive të dhëna prej Drejtorisë së Përgjithëshme të Vakfeve.

Art. 47.

Buxheti i Komunitetit

Drejtori i Përgjithëshëm i Vakfeve mbasi merr raportet prej qarqevet, pregatit buxhetin e përgjithëshëm, i cili mbasi të shqyrtohet prej Këshillit të përherëshëm, me 15 Tetor të çdo viti, i paraqitet Këshillit të Përgjithëshëm për shqyrtim. Gjithashtu, po n’atë kohë i paraqitet Këshillit në fjalë edhe buxheti konsumtiv i vitit të kaluar.

Art. 48.

Buxheti i përgjithëshëm do të përmbledhi të gjitha t’ardhurat Vakfënore të Komunitetit dhe të gjitha të prishurat; as një e ardhur sado e vogël që të jetë nuk mund të lehet pa u inseruar në buxhet dhe asnjë shpenzim nuk mund të bahet veçse në bazë të buxhetit.

Art. 49.

Viti financiar i Komunitetit fillon me 1 Kalinor dhe mbaron me 31 Dhjetor të Cdo viti. Kur për çdo arsye nuk arrinë të vërtetohet buxheti preventive me kohë, Kryesija e Komunitetit do të kërkojë nga Kryeministrija autorizim për të bërë shpenzimet në bazë të buxhetit të vjetër, deri sa t’aprovohet buxheti i rij.

Art. 50.

T’ardhurat e Komunitetit janë:

a)      subvencioni I Shtetit;

b)      t’ardhurat Vakfënore;

c)      ndihma (dhuratat e ndryshme)

Art. 51.

Gjithë t’ardhurat e Komunitetit nxirren kundrejtë dorëmarrjeve të rregullta, ose inkasohen direkt në bankë.

Art. 52.

Nuk mund të pranohen n’asnjë mënyrë, ose të dërgohen dhuratë ose subvoncione nga shtetet e huaja përveç kur është pëlqyer nga Kryeministrija.

 Kaptina IX-të

Art. 53.

Falltoret (Xhamitë) dhe Mesxhidet.

Në çdo qytetet e katund Mysliman, do të njifen ato xhamija për të cilat ka nevojë ay vend. Përveç faltoreve të caktuara për çdo vend simbas frymëve Myslimane, për të tjerat arka e Komunitetit nuk do të bajë asnjë shpenzim. Caktimi definitive në këtë mënyrë bahet simbas rregullores të posaçme.

Art. 54.

Xhamijat që do të njifen prej Komunitetit do të mbahen në një gjendje të mirë e të pajtueshme me dinjitetin fetarë dhe personelit do t’i caktohet rroga e arsyeshme në buxhet.

Kaptina e X-të

Medreseja e Përgjithëshme

Art. 55.

. Komuniteti Mysliman, me emër Medreseja Përgjithëshme, do të ketë një institut në qendrën e Komunitetit, e cila ri organizohet duke përfshirë kategorinë e mësimeve të mesme.

Art. 56.

Medreseja e Përgjithëshme do të jetë internat dhe mbahet me t’ardhurat e Komunitetit, në këtë institut munden të vazhdojnë edhe nxansa externë, mënyra e pranimit të tyre e rregullimi caktohen me rregullore të posaçme.

Art. 57.

Drejtori i Medresesë së Përgjithëshme dhe profesorët e sajë posë konditave të treguara në ligjën e Komunitetit, duhet të kanë mbaruar një nga degat e universitetit ose të kenë marrë ixhazet, ose të janë ndodhur  një kohë të mjaftueshme në shërbim ku të kenë dhanë prova zotësije për të plotësuar këtë detyrë.

Art. 58.

Komuniteti Mysliman, me qëllim për të siguruar funksionarë fetare (Imamë e Myezina) nepër xhamijat e qyteteve dhe të katundeve do të hapi pranë Medresës së Përgjithëshme një kurs të posaçëm; koha dhe mësimet në këtë kurs do të caktohen në rregullorën e posaçme.

Organizimi i mbrendëshëm i Medreses, programi dhe administrimi si edhe detyrat e personelit të sajë, caktohen me rregullore të posaçme.

Dispozita të përgjtthshme

Art. 60.

Këshilli i Përherëshëm në konformitet me ligie e Shtetit është indipendent në veprimet e tija dhe ka të drejtë t’organizojë administratën fetare të komunitetit në mënyrë që e shef t’arsyeshme.

Art. 61.

Asnjë pasuri e patundëshme e Komunitetit nuk mund të jetërsohet as të nderrohet pa vendim të Këshillit të Përgjtthëshëm, dhanja me qira për një kohë më shumë se pesë vjet, duhet të jetë e bazuar në vendim të Këshillit të Përgjithëshëm.

Art. 62.

Rregulloret e Komunitetit hyjnë në fuqi dhe janë obligatuarë posa të marrin aprovimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Këshillit Ministerial. Këto nuk mund të përmbajnë dispozita tundra ligjeve të Shtetit.

Art. 63.

Marëdhënjet që do të ketë Komuniteti me Qeverinë, bëhen me anën e Kryeministrisë.

Art. 64.

Vetëm Këshilli i Përgjithshëm me dy të tretat e votave të misave të tij ka të drejtë të bëjë ndryshime në këtë Statut. Ndryshimet hyjnë në fuqi mbasi të pëlqehen nga Këshilli Ministerial.

Art. 65.

Përveç atyre që kanë një detyrë fetarë, dhe përveç atyre që lejohen nga autoriteti fetar mvartës për arsye të kulturës fetare ose të shërbimit tij fetar, askush tjetër nuk mund të mbajë petka fetare, kundravajtësit ndiqen dhe dënohen simbas ligjeve në fuqi.

Art. 66.

Në çdo të Premte dhe ditë Bajrami hytbet (predikimet dhe lutjet) për Shtetin, Kombin dhe për Ushtrinë Kombëtare bëhen në gjuhën shqipe.

Art. 97.

Përveç sektit Bektashian, që ka formue Komunitet më vehte, të gjitha sektet fetare të tjera si: Kadri, Tixhani, Rifai e Sadi, bajnë pjesë në Komunitet Mysliman.

Art. 68.

Pranë Komunitetit Mysliman ndodhet një referent i zgjedhur prej Këshillit të Sekteve të ndryshme, i cili do të merret me rregullimin e mbrendëshëm dhe me administrimin e pasurisë së tyre.

Art. 69.

Referenti i Sekteve mbasi të zgjidhet nga Këshilli përkatës dhe të pëlqehet prej Kryetarit të Komunitetit Mysliman, kërkohet për të aprovimi nga Këshilli Ministerial.

Art. 70.

Këshilli lokal i sekteve përbahet nga një delegat për çdo sekt.

Art. 71.

Këshilli i sekteve detyrohet të hartojë rregulloret për administrimin e mbrëndëshëm dhe për aprovim ja parashtron Kryesisë së Komunitetit Mysliman e cila ja dërgon Këshillit Ministerjal për aprovimin definitiv.

Art. 72

Ky Statut hyn në fuqi që ditën e aprovimit nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me të gjitha efektet e tij.

Ky Statut është aprovuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Dekret Nr. 1064 datë 4.5.1950.

 

Sekretari:                                                                                                             Kryetari:

(Sami Baholli) d.v.                                                                                              (Dr. Omer Nishani) d.v

LETËR – THIRRJE

Thirret Mane Fadil Kurti, më parë me banim në katundin Petrele të Tiranës, sot me banim të padijtur në Shqipëri, për me u paraqit para Gjykatës Prefekturës të Tiranës me datën 5 Gusht 1950, ditën e Shtunë, ora 8 para dite, për me marë pjesë si paditëse në padijen civile të ngrehur prej saje kundra bashkëshortit të sajë Fadil Kurtit, për çkurorëzim.

Mos prezantimi shkakton shikimin e gjyqit në mungesë.

Kjo ftesë e botuar në gezetën zyrtare zën vëndin e komunikimit.

Tiranë më 14.6.1950

                                                                                                                             Kryetari

                                                                                                          (Foni Qirko)

LETER – THIRRJE

Nexhat Bejtullau, lindun në Gjilan jurist dhe me banim të padijtun në Jugosllavi, thirret me u prezantue në Gjykatës Prefekturës Tiranës, si I paditun, për të marrë pjesë në padijen civile të ngrehun prej bashkëshortes së tij Nazik Gjerakut banuese në Tiranë, për deklarimin e ekzistencës së raportit juridik të martesës dhe njoftjen e vajzës me emrin Jeta të lindun prej tyre.

Në rastë mos prezantimi gjyqi do të vazhdojë në mungesë, dhe kjo ftesë e botuar në gazetën zyrtare, zën vendin e komunikimit.

                                                                                                 Kryetari I Gj. Prefekturës

                                                                                                      (Foni Qirko)

 

SHKURTIM – VENDIMI

Me vendimin e Gjykatës Rrethit Tiranës Nr. 772 datë 29.4.950, Qerim Osman Allari nga Katundi Selit dhe tash me banim të padijtur, asht deklarue fajtor për shpërdorim besimi në dam të Bankës Shtetit dhe me bazë të nenit e parag. I-rë të D.L. Nr. 741 datë 17.XI.949 mbi fajet penale kundra pasunis, asht dënue me shtatë vjet privim lirije me punë të detyruar dhe detyrimin e tij të çdamojë Arkën e Shtetit me vleftën 12,000 (dymbëdhetëmijë lek).

Ky vendim asht dhënë me të drejtë kundërtimin dhe ankimi dhe për efektet e komunikimi botohet në fletorren zyrtare.

Tiranë, me 16.6.950                                                                                  Kryetari

                                                                                                                  (F. Sejdini)

 

©GC

Trascina file per caricare