Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR

( Gazeta Zytare, Tirane, e shtune 22 dhjetor 1945)

Parathenie:

Kongresi i III-te i Komunitetit Mysliman Shqipetar, i zgjedhur me fuqi–plotesi prej elementit Mysliman, tue u bazue ne lirine qe i siguron Statuti dhe Ligjet e Shtetit per sigurimin e mbarevajtjes se puneve  fetare dhe Vakfnore te Komunitetit ne fjale , vendos dhe decreton kete statut.

Kaptina  e I.

Komuniteti mysliman dhe organet e tij

Art.1

Komunitetit mysliman perbahet prej Myslimaneve shqipetare te cdo seksi qe te jene ;

Art.2

Organet e Komunitetitr Mysliman jane:

a)Keshilli i Pergjithshem:

b)Kryesija e Komunitetit:

c)Keshilli i Perhereshem:

ç)Shefi i administrates financiare e Vkfenore:

d)Kryemyftite ,Myftite,dhe Keshillat e Qarqevet.

Art.3

Komuniteti Mysliman Shqipetar eshte person juridik dhe gezon gjithe te drejtat  e nje personi moral.

Art.4

Gjuha zyrtare e Komunitetit  asht Shqipja.

Kaptina e II.

Keshilli i Pergjitheshem

Art.5

Keshilli i Pergjitheshem asht  autoriteti ma i nalte i Komunitetit Mysliman e perbahet prej Kryetarit te Komunitetit,te kater Kryemyftit e kater zonavet dhe prej nga nji delegat te cdo Prefekture,i cili nuk do te jete nga funksionaret e Komunitetit dhe do te kete  te gjitha  cilesinat e lypuna si mbas rregullores se posacme qe do te permbaje dhe mendyren e zgjedhjes se tyre. Misioni i delegateve te prefektures vazhdon per 5-vjet rresht.

Detyrat e keshillit te pergjithshem.

Art.6

Detyrat e Keshillit te Pergjitheshem jane keto:

Shqyrton  e aprovon dugetin preventiv e konsumativ e rregulloret  e administrates Vakfnore ,zgjedhe  Kryetarin e Komunitetit , Drejtorine  e Medreses se Pergjitheshme e Kryemyftit; vendos mbi te gjithe  permiresimet e pasunive,perkujdeset per adukaten fetare kombetare,per kulturen e permbushjen e detyrave te funksionareve.

Art.7

Keshilli i Pergjitheshem mblidhet vet.vetiu cdo vit me 1maje ne sezonin ordinere dhe kryesohet prej Kryetarit te Komunitetit dhe vazhdon te shumten 20dite. Ne rast nevoje mund te thirret nga Kryetari vete ose mbi kerkimin te pakten e dy anetareve  te Keshillit edhe ne sezion te jashtezakonshem,me te cilen bisedon vetem ceshtjet qe kane shkaktue ate mbjedhje.

Kaptina III.

Kryesia e Komunitetit

Art.8

Komuniteti Mysliman kryesohet dhe perfaqesohet prej nji Kryetari i cili mban titullin Kryetar’i i Komunitetit Mysliman.

 

Art.9

Kryetar’i i Komunitetit Mysliman zgjidhet me vota te fshehta te Keshillit te Pergjithshem.ky nuk mund te funksionoje pa i dale dekreti i kryetarit te shtetit  e pa u botue.

Art.10

Kryetar’i i Komuniteti pervec cilesinavet te lypuna prej ligjes se Komuniteteve do te kete krye  fakultetin e Theollogjise , (te kete marre Ixhazet) ose te kete dhane dhe prova zotesije dhe te jete i denuem me fajet e parapame n’art.33

Art.11

Kryetar’i i Komunitetit para se te filloje ne detyre betohet para Kryetarit te Shtetit dhe para Keshillit te Pergjitheshem si vijon: “Betohem n’emen te Perendise se do te mbaj besnikerine kundrejt parimeve themeltare te fese se nalte Islame dhe do te ruej urdhnat e saja, do te nderoj statutin e rregulloes se Komunitetit dhe do te jem besnik i Atedheut e i Satutit te Shtetit.

Art.12

Kryetar’i i Komunitetit perfaqeson trupin mysliman shqipetare ne pikepamje fetare dhe asht superiori i te gjithe zyravet te Kounitetit, jep urdhnat e duhuna dhe merr masa te nevojeshe  per mirevajtjen e puneve te Komunitetit.

Art.13

Ne mungese te Kryetarit zavendesia takon Kryemyftiut te Qendres; ne kete rast qi per cdo aresye  qofte mbetet vakant vendi i Kryetarit,Keshilli i Pergjitheshem mbllidhet brenda 10 diteve ne qendren e Komunitetit per me zgjedhe kryetarin e ri.

Art.14

Kryetari i Komunitetit  mund te shkarekohet nga ofiqi i tij me dekretin e Kryetarit te Shtetit  si mbas dispozitave te Ligjes  se Komunitetit dhe si mbas art.33 te ketij Statuti.

Kaptina IV.

Keshilli i Perhereshem

Art.15

Me qender prane kryesise se Komunitetit ndodhet nje Keshille i Perhereshem,tue pase anetare Kryemyfin e Zones dhe dy civila te tjere te cilet zgjidhen nga Keshilli i Pergjithshem.Ky Keshill Mbllidhen te pakten nje here ne jave dhe shqyrton e vendos  mbi ceshtjet e perditeshme  te Komunitetit te referueme  nga Kryetari dhe nga shefi i administrates financiare  e Vakfnore,si dhe mbi  emnimin,pushimin,e trasferimin e funksionareve te Komunitetit qi ka me pase brenda kompetences se vet si mbas Statutit rregulloreve.Syrvejon libret fetare te nevojshme per popullin  e per shkolla  dhe siguron botimin e nje riviste fetere sociale-letrare, dhe hytbet, predikimet e te tjera  ne gjuhe  amtare dhe urdhnon perhapjen e tyne, harton rregulloret e nevojeshme te Komunitetit te cilat per aprovim ja perjashton Keshillit te Pergjitheshem;hap kurse ne qender e gjetke per me i ba balle nevojes se madhe qe ka Komuniteti per funksionaret fetare si amame, etj.

Art.16

Vendimet e marruna me shumice te Keshillit te Perhereshem me anen e Kryetarit i komunikohen zyravet perkatese te cilat jane te detyrueme me i vue menjehere  ne zbatim.Ne rast barazije votash preferohet ana e Kryetarit. 

Kaptina  e V.

Shefi i Administrates Financiare e Vaktnore

Art.17

Shefi i Administrates Financiare e Vakftnore zgjedhet prej keshilles te Perhereshem dhe dekretohet prej prej Kryetarit te Komunitetit , ku ban betimin para se te filloje ne detyre si mbas artit 11. te Statutit.

Art.18

Shefi i Administrates finanziare e Vakfenore  pervec konditave te lypuna me ligjen e Komuniteteve duhet te mos jete i denuem per ndonji faj te permendum n’artin 30,e lypset te jete me moral te mire dhe te kete mbarue nji nga degat e universitetit  ose te  kete nje zotesi te provueme.

 

 

Art.19

Shefi i Administrates finanziare e Vakfnore rregullon dhe perfaqeson administraten finanziare e Vakfnore te Komunitetit ,korispondon per ceshtjet administrative  e finanziare me autoritet qeveritare n’emen te Komunitetit ,ja perjashton perfundimet e tyne Kryetarit te Komunitetit dhe njekohesisht ban detyren si shef i llogarise se pergjithshme .Gjithashtu  i shtrohen inspektimeve te qeverise.

Art.20

Shefi i Administrates finanziare e Vakfenore ka per detyre me pregatit budgetin e  pergjithshem (preventiv e konsumativ), me sigurue nxjerjen e t’ardhunave te Komunitetit e te vakfeve,me disponue kredina si mbas budgetit t’aprovuem prej Keshillit te Pergjithshem,me u kujdesue per permiresimin e vakfeve dhe te gjithe pasunive te komunitetit,me zbatue vendimet e Keshillit te Pergjithshem dhe t’atij te Perhershem e porosinat e Kryesise se Komunitetit  ne konformitet me kete statut e rregulloret e posacme.

Art.21

Shefi i Administrates finanziare e Vakfenore  rrezohet veti nga detyra ne rast qe denohet me ndonje nga fajet e parapame n’art.30 ose kur denohet me keq perdorim detyre : pushimi ose pezullimi i tij bahet me nji vendim te keshillit te Perhershem i marrum me shumice votash te misave te tij.

Kaptina e VI

Kryemyftite

Arti 22

Komuniteti Mysliman ne qendrat : Tirane,Shkoder,Korce e Gjirokaster do te kete nga nje Kryemyfti.Zona e Tiranes permbledh Prefekturat Diber, Tirane, Durres e Berat.Zona e Shkodres permbledh Prefekturat Kosove e Shkoder.Zona e Korces permbledh Prefekturat Elbasan e Korce.Zona e Gjirokastres permbledh Prefekturat Vlore e Gjirokaster.Kryemyftite zgjidhen prej Keshillit te Pergjitheshem.Keto dekretohen prej Kryetarit te Shtetit dhe betohen para Kryetarit te Komunitetit.

Myftite dhe Keshillat e Qarqeve

Arti 23

Komuniteti Mysliman pervec qendrave te zonave ,ne qendrat e tjera te Prefekturave e N-Prefekturave do te kete nga nji Myfti,te klasifikuem ne dy klasa,tue marre parasysh budgetin e randesine e popullsise.

Arti 24

Myftite e te dy klasave mbi proponimin e Kryemyftiut te Zones ose Kryesise mbasi te jete marre mendimi i Krymyftiut zgjidhen perj Keshillit te Perhereshem dhe dekretohen prej Kryetarit te Komunitetit, tu u betue perpara Kryemyftiut nga i cili varet si mbas Artit 11.

Arti 25

Ne qendrat e Zonave detyren e Myftiut e kryen Kryemyftiu i Zones.

Arti 26

Kryemyftite, Myftite, pas konditave te Ligjeve te Komuniteteve do te kene krye fakultetin e Theollogjise.(te kete marre ixhavet) ose document nga Medraseja e Pergjitheshme  a nga ndonji Medrese tjeter, ose te kete dhane prove zotesije.

Arti 27

Detyrat e Kryemyftive e Myftive jane keto: me ekzekutue urdhnat dhe vendimet e daluna prej Kryetatrit te Komunitetit e te Keshillit te Pergjitheshem e te Perhereshem, me sigurue me ane te predikimeve vllaznimin ne mes te Myslimaneve, me kontribue ne forcimin e vllaznimin Kombetar, me ngjalle ndjenjat kombetare e me keshillue Myslimanet qe te konformohen me qytetnimin modern dhe vllaznimin njerzuer tue i spjegue se feja urdhnon adoptimin e perparimit qytetnor, me perhap revistat e librat fetare qi do te botohen nga ana e administrates qendrore e Komunitetit, me u kujdesue per mireadministrimin e mirevajtjen e pasunine se Komunitetit,me survejue nepunesit qe mvaren,me rregjistrue xhamite q’u takojne, te cilat vertetohet edhe perj Zyrave t’ipotekave, me permbarue detyrat mbi veprimet finanziare e Vakfnore, te Komunitetit kur te mos kete nepunes te vecante,tue korispondue me kete rast me shefin e Administrates finanziare e Vakfnore, me u kujdesue per nxjerjen e t’ardhunave te Komunitetit persa i perket qarkut te vet.

Arti 28

Kryemyftiu,Myftiu do te kete nje Keshille Komuniteti i cili vepron nen kryesine e tij; Ky Keshille permbahet prej 4-6 anetareve te cilet zgjidhen e funksionojne per 5 vjet si mbas rregullores se posacme; nepunesi i zyres asht anetar i natyrshem i keti Keshilli.

Arti 29

Kryemyftiu,Myftiu rrezohen dhe pushohen ose pezullohen nga detyra ne rastin e caktuem ne artikullin 30, kurse Myftit pushohen me vendim te Keshillit te Perhereshem, dhe me decreti e Kryetarit te Komunitetit.

Masa Disiplinore

Arti 30

Per faje ordinere Kryetari i Komunitetit, Kryemyftiu, Myftiu, Drejtori i Medreses se Pergjitheshme si dhe shefi i Administrates finanziare e Vakfnore, pushohen, ne rast denimi kondra lirise personale, me nje ndeshkim ma teper se nji vjet dhe sikur ketij ndeshkimi te mos i jete shtue ndalimi nga ana publike. Kur denohet me burgim te rende ose me denim te fajeve relative per falsifikim, vjedhje, mashtrim, keq-perdorim besimi dhe atentat kunder zakoneve te mira.

Arti 31

Pushimi i Kryetarit te Komunitetit, te K ryemiftive e i  Drejtorit te Medreses Pergjitheshme bahet me vendim te  Keshillit te Pergjitheshem.

Arti 32

Pushimi i Myftive dhe i funksionareve te tjere bahen me proponimin e Kryemiftive dhe shefit t’administrates financiare e Vakfnore si mbas perkatesise q’i bahet.

Arti 33

Kundra vendimit te Keshillit te Pergjitheshem i interesuemi mund t’i sillet Keshillit te Pergjitheshem i cili vendos definitivisht.Ne rast qi kundershtimet e te pushuemit vertetohen, Keshilli e kthen n’ofiqin e pare ose i emnon ne ndonji vend tjeter.

Kaptina e VII

Arti 34

Si ne qender ashtu dhe ne zonat e ne qarqe prane autoriteteve te Komunitetit ndodhen sekretare dhe nepunes te tjere te cilet parashifen ne budgetin e Komunitetit; keto zgjidhen dhe proponohen nga superioret e tyne dhe emnohen me dekretin e Kryetarit te Komunitetit.Gjithashtu ne xhamijat e rregjistrueme te Komunitetit emnohet imame, Hatibe, Vajza, Mvezina si mbas nevojes, te cilet zgjdhen nga superiori qe mvaret instituti dhe emnohen me dekretin e Kryetarit te Komunitetit. Te gjithe keto para se te fillojne ne detyre betohen para superioreve te tyne si mbas artit Nr.11.

Arti 35

Organizimi i zyrave dhe instituteve te ndryshme dhe hollsinat mbi te drejtat dhe detyrat e nepunesave te cdo kategorije te Komunitetit ashtu dhe cilsinat,masat disiplinore caktohen me nji rregullore te posacme.

Arti 36

Nepunesit e Komunitetit te cdo kategorije do te kene konditat e lypuna ne ligjin e Komuniteteve. Cilsija e nepunesave te nalt-permendur asht e pa-pajtueshme me cdo detyre tjeter jashte kuadrit te Komunitetit,qofte private ose tregetare, pervec detyres se mesuesise ose me ngarkimin e ndonje detyre brenda kuadrit ku ajo nuk i pengon detyren origjinale,me kondite qe te jete e bazueme ne vendimin e Keshillit te Perhereshem.

Kaptina e VIII-te

Vakfet Muslimane

Arti 37

Gjithe Vakfet Muslimane jane direkt pasuni te Komunitetit dhe administrohen direkt prej shefit t’administrates financiare e Vakfnore, tue respektue dispozitat e rregullores se posacme e tue marre parasysh nevojen lokale. Perjashtohen nga kjo dispozite Vakfet e Teqeve te cilat rregullohen nga ana e tyne.

Arti 38

Gjithe Vakfet Muslimane e te permenduta ne artin e siperme bashkohen dhe jane ne dispozicion te organizates se Komunitetit; t’ardhunat e gjithe Vakfeve formojne nje pjese integrale te budgetit te pergjitheshem te Komunitetit, dhe nxiren e rregjistrohen si gjithe t’ardhunat e tjera te Komunitetit.

Arti 39

Shefi i administrates financiare e Vakfnore asht i detyruem me rregullue te gjithe rregjistrat e dekumentat e Vakfeve dhe me siguruen nxjerjen e t’ardhurave te tyne n’emen te arkes se Pergjitheshme te Komunitetit.

Arti 40

Kryemyftiu dhe Myftite ne emen te shefit t’administrates financiare e Vakfnore brenda qarkut te tyne bajne detyren e nepunesit te Vakfit kur te mos kete nepunes te vecante si mbas rregullores e porosinave te dhanuna prej shefit t’administrates.

Budgeti i Komunitetit

Arti 41

Shefi i Administrates financiare e Vakfnore mbasi merr raportet prej qarqeve, pregatit budgetin e pergjitheshem i cili mbasi te shqyrtohet prei Keshillit te Pergjitheshem, me 1 Maj te cdo viti i paraqet Keshillit te Pergjitheshem per shqyrtim.Gjithashtu pon’ate kohe i paraqitet Keshillit ne fjale edhe budgeti konsumtiv i vitit te parakaluem.

Arti 42

Budgeti i Pergjitheshem do te permbledhe te gjithe t’ardhunnat Vakfnore te Komunitetit dhe gjithe te prishunat e Komunitetit, asnji e ardhun sado e vogel qe te jete, nuk mund te lehet pa u inserue ne budget dhe asnju shpenzim nuk mund te behet vecse ne baze te buxhetit.

Arti 43

Viti financiar i Komunitetit fillon me 1 Qershor dhe mbaron me 31 Maj te cdo viti.Kur per cdo aresye qe te jete nuk arrin qe te vertetohet budgeti ne kohe, Kryesija e Komunitetit asht autorizueme me urdhnue vumjen ne zbatim te budgetit te vertetuem nga Keshilli i Pergjitheshem.

Arti 44

Gjithe rregjistrat dhe veprimet financiare te Komunitetit mbahen dhe rregullohen me baza dhe sisteme moderne financiare.

Arti 45

Gjithe nepunesit qi do te kene per detyre me vue dore ne te holla lidhen ne garanci, sasija e te ciles si dhe hollsinat e tjera caktohen ne nji rregullore te posacme.

Arti 46

T’ardhurat e Komunitetit jane;

a)      T’ardhurat e Vakfeve;

b)      Ndihmat e ndryshme e subvencioni i Shtetit;

c)      Ndihmat fakultative.

Arti 47

Gjith t’ardhunat e  Komunitetit nxiren kundrejt diftesave te rregullta.

Arti 48

Nuk mund te pranohen n’asnji menyre dhurata ose subvencione nga Shtetet e huaja pervec kur asht pelqye nga qeverija.

Kaptina e IX.

Faltore (Xhamite e Mesxhidet)

Arti 49

Ne cdo qytet e katund Musliman do te njifen ato xhamija per te cilat ka nevoje ai vend.Pervec faltoreve te caktueme per cdo vend si mbas frymeve Muslimane, per te tjerat arka e Komunitetit nuk do te beje asnje shpenzim.Caktimi definitiv ne kete menyre bahet si mbas rregulloreve te posacme.

Arti 50

Xhamite qi do te njifen prej Komunitetit do te mbahen ne nji gjendje te mire e te pajtueshme me dijnitetin fetare dhe personelit do t’i caktohet rroga e arsyeshme ne budget.

Kaptina e X.

Medreseja e Pergjitheshme

Arti 51.

Komuniteti Musliman me emen Medreseja e Pergjitheshme  do te kete nje istitut ne qendren e Komunitetit, e cila ri-organizohet tue perfeshie vetem kategorite e mesimeve te mesme e te nalta.

Arti 52.

Medreseja  e Pergjitheshme do te kete internat dhe mbahet me t’ardhunat e Komunitetit; ne kete institut mundet me vazhdue edhe nxanesat eksterne; menyra  e pranimit te tyre dhe rregullimi caktohen me rregullore te posacme.

Arti 53.

Drejtori i Medresese se Pergjitheshme dhe profesorat e saj pas konditave te tregueme ne Ligjin e Komuniteteve duhen te kene mbarue nji nga degat e univesitetit, ose te kene marre Ixhazet ose te jene ndodhur nji kohe te mjaftueshme ne sherbim ku te kene dhane prova zotesije.

Arti 54.

Komuniteti Musliman me qellim per te sigurue funksionare fetare (si Imama, Muzina, neper xhamit e qyteteve dhe te katundeve) do te cele Medrese ne qendrat e Prefekturavet ku ka mundesi, si edhe ne disa N/Prefektura, te cilat do te mbahen  me shpenzimet lokale .

Arti 55.

Organizimi i brendeshem i Medresese se Pergjitheshme, programi dhe administrimi e detyrat  e personelit te saj, si edhe te Medresese  te Prefekturave, caktohen me rregullore te posacme .

Arti 56.

Keshilli i Perhereshem ne konformitet me ligie e Shtetit  esht indipendent ne veprimet e veta dhe ka te drejte te organizoje administrate fetare te Komunitetit ne menyre qe e shef t’arsyeshme.

Arti 57.

Asnji pasuni e patundeshme e Komunitetit nuk mund te jetesohet a te nderohet pa vendim te Keshillit te Pergjitheshem; dhane me qira  per nji kohe ma shume se pese vjet duhet te jete e bazueme n’autorizimin e Keshillit te Pergjitheshem.

Arti 58.

Rregulloret e Komunitetit hyjne ne fuqi dhe jane  obligatuar por sa te marrin aprovimin e Keshilles te Pergjitheshem .Keto nuk mund te permbajne dispozita kundra ligjeve  te Shtetit.

Arti 59.

Maredhaniet qe do te kete Komuniteti me Qeverine, bahen me  ane te Ministrise se Drejtesise.

Arti 60.

Vetem Keshilli i Pergjitheshem me dy te tretat e votavet te misave te tij ka te drejte te baj ndryshimet ne kete statut.Ndryshimet hyjne ne fuqi mbasi te pelqehen nga Qeveria.

Arti 61.

Pervec atyne qi kane detyre fetare dhe pervec atyne te cilet nuk merren me ndonjib tregeti a mjeshteri qi te cenohet dinjiteti  e nderi i petkut fetare, as kerkush tjeter nuk mund te mbaje petka fetare,ku duhet te kete edhe pelqimin e autoritetit mvartes  kundravajtesi ndiqet ne baze te kodit  Penal; se cilat quhen detyra fetare dhe petka fetare te cdo klasi,caktohen ne rregullore te posacme.

Arti 62.

Ne cdo te Premte Hytbete, lutjet, per shtetin, per Kryetarin Shtetit,Kombin e Ushterine, bahen ne gjuhen shqipe.

 

Tirane, me 20 maj 1945.

Kryemyfiu i Zones Tirane (Muharrem Mullai) d.v. Kryetar’i Kesh. Pergjitheshem (Hafiz Musa H.Aliu) d.v. Kryemyftiu i Zones se Korces (Hafiz Xhaferr Aliu) d.v. Kryemyftiu i Zones  se Shkodres (Sabri Bushati ) d.v. Delegat i Korces ( Dr. Xhavit Beli) d.v. Delegat i Shkodres (Jusuf Bala) d.v  Delegat i Tiranes (Hamdi Kellici) Delegat i Beratit (M. Hoxha) D.v  Delegat’i i Gjirokastres(Besim Nishani) d.v. Delegat i Vlores (ADV. Mehmet Sako) d.v Delegat’i  Elbasanit (Hiqmet Balloni ) d.v Delegat i Peshkopise (Faik Shehu) d.v Delegat’i i Kukesit; (Reshat Spahija ) d.v Delegat i Durresi .(Dr. Tahir Beshiri) d.v.

 

© GC

Trascina file per caricare
Trascina file per caricare