Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR.

Parathanje.

Kongresi i III-te i Komunitetit Shqiptar, i zgjedhun me fuqiplotësi prej elementit Mysliman, tue u bazue ne lirien qi i siguron Statuti dhe ligjet e Shtetit për sigurimin e mbravajtjes së punvet fetare dhe vaktnore të Komunitetit në fjalë vendon dhe deklaron ketë Statut:

Kaptina e I-re.

Komuniteti Mysliman dhe organet e tij.

Art. 1 Komuniteti Mysliman përbahet prej Myslimanvet Shqiptar të c'do sekti qi te jenë.

Art. 2 Organet e Komunitetit Mysliman janë:

a) Këshilli i Përgjithshëm,

b) Kryesija e Komunitetit,

c) Këshilli i Përherëshem,

ç) Drejtoria e Përgj. E administrates financjare e vaktnore.

d) Kryemyftiët, myftiët , nënmyftiët dhe këshillat e qarqevet.

Art. 3 Komuniteti Mysliman Shqiptare asht person juridik dhe gëzon gjith të drejtat e nji personi moral.

Art. 4 Gjuha zyratre e Komunitetit asht Shqipja.

Kaptina e II-të.

Këshilli i përgjithshëm.

Art. 5 Këshilli i përgjithshëm asht autoriteti ma i naltë i Komunitetit Mysliman e përbahet prej Kryetarit të Komunitetit, të katër Kryemyftive të katër zonave dhe prej nga nji delegati te c'do Prefekture, i cili nuk do të jetë nga funksionarët e Komunitetit dhe do të ketë gjith cilsinat e lypuna si mbas rregullores së posaçme qi do të përmbajë dhe mënyrën e zgjedhjes së tyne. Misioni i delegatëve te Prefekturave vazhdon për 5 vjet rresht.

Detyrat e Këshilli i përgjithshëm.

Art. 6 Detyrat e Këshilli i përgjithshëm janë këto: Shqyrton e aprovon butgetin preventif e konsumit  e rregulloret dhe kontrollon veprimet e gjith zyrave të komunitetit, Drejtorin Përgjithshme të Vaktev e zgjedh Kryetarin e Komunitetit, Drejtorin Mendreses së Përgjithshme e Kryemyftiët; vendon mbi gjith përmirësimet e pasunive, përkujdeset për edukatën Fetaro-Kombtare, për kulturën e për përmbushjen e detyrave të funksionarëve.

Art. 7 Këshilli i përgjithshëm mblidhet vetvetin ç'do vit me 1 Majë në sesionin ordiner dhe kryesohet prej Kryetarit te Komunitetit dhe vazhdon të paktën 20 ditë.

Në rast nevoje mend të thirret nga Kryetari vetë ose mbi kërkimin të paktën të dy antarve të  Këshillit edhe në sesion të jashtzakonshëm në të cilën bisedon vetëm cashtjet qi kanë shkaktue atë mbledhje.

Kaptina e III-të.

Kryesija e Komunitetit.

Art. 8 Komuniteti Mysliman kryesohet dhe përfaqesohet prej nji Kryetari i cili mban titullin, Kryetar i Komunitetit Mysliman.

Art. 9 Kryetari i Komunitetit Mysliman zgjidhet të mëshefta prej Këshillit të përgjithshëm. Ky nuk mund të funksionojë pa i dalë dekreti Mbretnuer e pa u betue para Mbretit.

Në rast qi Kryetari i zgjedhun nuk pëlqehet,  Këshilli i përgjithshëm asht i detyruem të zgjedh nji tjetër për të cilin do  të plotsohet gjithnjë formaliteti i ma sipërm.

Art. 10 Kryetari i Komunitetit  për vec cilsive të lypuna prej ligjës së Komuniteteve, do të ket kryem fakultetin e theologjis, (  të ket marrë ixhezet) ose të ket mbarue shkollën e Nuvabit e të ketë dhanë dhe prova zotsijet, dhe të mos jetë i dënuem me lajet e parapame n art. 33.

Art. 11 Kryetari i Komunitetit para se të filloj në detyrë betohet para Mbretit në ketë mëndyrë.

<<Betohem n”emër të Perëndisë e ap besën Shqiptare se do të jemë kurdoherë besnik iMbretit të Shqiptarve,i Atdheut dhe i Statutit të Shtetit dhe detyrohem të betoj në këtë mendyrë të gjith funksio-naret qi varen prej mejet>>.

Mbas të kryemit të këtij formalite-ti Kryetari do të betohet para Këshillit të Përgjithshëm si vijon: <<Betohem n”emër të Perëndiës se do të mbajë besnikriën kundrejt urdhnave fetare dhe do të respektoj plotsisht Statutin dhe rregulloret e Komunitetit me nji ndërgjegje të pastër e Kombtare.>>

Art.12.-Kryetari i Komunitetit përfaqson trupin Mysliman Shqiptar në pikpamjen fetare dhe asht syperiori i të gjith zyrave të Komunitetit;jep urdhnat e duhura dhe merr masat e nevojshme për mirvajtjen e punve të Komunitetit.

Art.13.-Kryetari i Komunitetit përveç përfaqsimeve dhe shpenzimeve të caktueme në budget do të ketë edhe nji rrogë mujore jo ma pak se 600 fr.ari.

Art.14.-Në mungesë të Kryetarit zavendsija i takon Kryemyftiut të qendrës, në rast qi për ç”do arsyjë qoftë mbetet vakant vendi i Kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm mblidhet brenda  10 ditve në qendrën e Komunitetit për me zgjedh Kryetarin e rij.

Art.15.-Kryetari i Komunitetit mund të shkarkohet nga ofiqi i tij me dekret Mbretnuer si mbas art.. 33. të këtij Statuti.

Kaptina e IV.

Këshilli i Përhershëm

Art.16.-Në qendër pranë Kryesis së Komunitetit ndodhet nji Këshillë i Përhershëm i cili tue qenë nën Kryesiën e Kryetarit e tue pasë antarë Drejtorin e Përgjithshëm t”administrats financiare e vaktnore. Drejtorin e Medreses  Përgjithshme dhe Kryemyftin qendrës,mblidhet të paktën nji herë në javë dhe shqyrton e vendon mbi çashtjet e përditshme të Komunitetit të referueme nga Kryetari e Drejtori i Përgjithshëm si dhe mbi emnimin,pushimin e transferimin e funksionarve të Komunitetit qi ka me i pas mbrenda kompetencës së vet si mbas Statutit e rregulloreve. Survijon librat  fetare të nevojshme për popull e për shkolla dhe sigoron botimin e nji reviste fetare sociale –letrare dhe hyrbe, predikime të tjera në gjuhën Amtare dhe urdhnon përhapjen e tyne;harton rregulloret e nevojshme të Komunitetit të cilat për aprovim ia parashtron Këshillit të Përgjithshëm; hap kurse në qendër për me i ba ball nevojës së madhe qi ka Komuniteti për funksionarë fetar si Iman e tjerë.

Art.17.-Vendimet e marruna me shumicë  të Këshillit të përhershëm me anën e Kryetarit u komunikohen zyrave përkatse të cilat janë të detyrueme me i vue me nji herë në zbatim. Në rast barasije votash preferohet ana e Kryetarit.

Kaptina e V.

Drejtori i Përgjithshëm

Art. 18.-Drejtori i Përgjithshëm i administratës financjare dhe vaktnore zgjidhet prej Këshillit të Përgjithshëm dhe dekretohet prej Mbretit.

Betimi i Drejtorit bahet para Këshillit të Përgjithshëm;e në rast qi nuk asht i mbledhun,para Kryetarit të Komunitetit si mbas form-ulit të betimit qi asht e përmendun n”art. 26.

Art.19.-Drejtori i përgjithshëm posë kodit ve  të lypuna me ligjen ë Komunitetevet,duhet të mos jetë i dënuem për ndonji faj të përmendun n”art. 33 lypset të jetë me moral të mirë dhe të ketë mbarue nji nga degat e universitetit ose tëketë nji zotsi të provueme.

Art. 20.-Drejtori i përgjithshëm rregullon dhe përfaqëson administatën financjare dhe vaktnore të Komunitetit, korispondon për çashtjet administrative dhe financjare me autoritete qeveritarë n”emën të Komunitetit. Gjith ashtu i shtrohet inspektimeve të qeveriës.

Art. 21.-Drejtori i Përgjithshëm merr rrogën qi cakton budgeti e cila nuk mund të jetë ma pak se 500 fr.ari: ai nuk munt të jetë në nji koh e sipër as me ndonji detyrë tjetër zyrtare ose private.

Art. 22.-Drejtori i Përgjithshëm ka për detyrë me pregadit budgetin e përgjithshëm (preventif e konsu mtif), me sigurue nxjerrjen e t”ardhunave të Komunitetit e të vakteve, me disponue kredina si mbas budgetit t”aprovuem prej Këshillit të përgjithshëm ,me u kujdesue për përmirsimin e vakteve dhe të gjith pasunive të Komunitetit,me zbatue vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe t”atij të përhershmit e porosinat e Kryesiës së Komunitetit në konformitet me ketë Statut e me rregulloret e posaçme.

Art. 23.-Drejtori i Përgjithshëm rëzohet vetiu nga detyra në rast që dënohet me keqpërdorim detyre; pushimi ose pezullimi i tij bahet me nji vendim të këshillit të përgjithshëm i marrun me dy të tretat e votave të masave të tij.

Kaptina e VI.

Kryemyftiët

Art.24.-Komuniteti Mysliman në qendrat Shkodër, Tiranë, Korçë e Gjinokastër do të ketë nga nji Kryemyfti.

Zona e Shkodrës përmbledh Prefekturat Kosovë e Shkodër.

Zona e Tiranës përmbledh Prefekturat Dibër, Tiranë, Durrës, e Berat Zona e Korçës përmbledh Prefekt Urat Elbasan, Korçë.

Zona e Gjirokastrës përmbledh Prefekturat Vlonë e Gjinokastër.

Kryemyftiët zgjidhen prej Këshi-llit të Përgjithshëm.Këta dekretohen prej Mbretit dhe betohen para Kryetarit të Komunitetit.

Myftiët e nën-myftit dhe Këshillat

Qarqevet

Art. 25.Komuniteti Mysliman për veç qendrave të zonavet në qenndrat e tjera të Prefekturave do të ketë nga nji Myfti e në qendrat e N-Prefekturave tue marrë parasyshë budgetin e randësiën e popullsiës,nga nji nënmyfti.

Art. 26.-Myftiët e nënmyftiët mbi proponimin e kryemyftiut të zonës ose të Kryesiës mbasi të jetë marrë mendimi i kryemyftiut të zonës zgjidhet prej këshillit të përhershëm dhe dekretohen prej kryetarit  të komunitetit me u betue në ketë mëndyrë përpara kryemyftiut nga i cili varet.

 <Betohem n”emër të Perëndiës se do të jem besnik i Mbretit, i Statutit, i Atdheut e se do të kryej detyrën t”eme me ndërgjegje të pastër Kombtare, tue respektue plotsisht Statutin e gjith rregulloret komunitetit.>

Art. 27.-Në qendret e zonave detyrën e Myftiut e kryen kryemyftiu i zonës.

Art. 28. Kryemyftiët ,Myftiët posë konditave të ligjës së komunitetevet, do të kenë krye fakultetin e theologjis (të ketë marrë ixhazet) ose të ketë mbarue Nuvvabin ose të kenë shërbye si Myfti e të kenë dhanë dhe prova zotsije.

Art. 29.-Nenmyftët posë konditave të ligjës së komunitetevet duhet të kenë marrë ixhazet ose dokument nga nji Mendrese a të kenë shërbye si Myfti a Naib ose si sekretar sherije e të kenë dhanë prova zotsije.

Art. 30.-Detyrat e Kryemyftive, të Myftive e të nënmyftive janë kto.

Me eksekutue urdhnat dheVendimet e daluna prej Kryetarit e të Kshillit të përgjithshëm, me sigurue me anë të predikimevet vllaznimin në mest Myslimanvet, me kontribue në forcimin e vllaznimit Kombtar,me ngjallë ndjënjat kombtare e me këshillue Myslimanët qi të konformohen me qytetrimin modern dhe zhvillimin njerzuer tue i spjeguam se feja urdhnon adoptimin e përparimit qytetnuer, me përhaprivistat e librat fetare qi do të botohen nga ana e administratës qendrore të Komunitetit me u kujdesue përmirë administrimin dhe mirvajtjen e pasunis së Komunitetit, me survejue nëpunsit qi varen me regjistrue vakfet qi u takojn të cilat vertetohen dhe prej zyravet t”ipothekavet me përmbarue detyrat mbi veprimet financjare dhe vakfnore të Komunitetitkur most ë të ketë nëpunës të veçantë tue korespondue në ketë rast me Drejtorin e Përgjithshëme, me u kujdesue për nxjerrjen e t”ardhunave të Komu-nitetit përsa i përket qarkut të vet.

Art. 31. Kryemyftiu,Myftiu e nënmyftiu do të ketë nji këshill Komuniteti i cili vepron nën Kryesiën e tij; ky këshillë përbahet prej 4-6 antarve të cilët zgjidhen e funksionojnë për 5 vjet si mbas rregullores së posaçme. Nëpunsi i zyrës asht antar i naturshëm i këtij këshilli.

Art. 32. -Kryemyftiu, Myftiu e nënmyftiu rëxohen dhe pushohen ose pezullohen nga detyra në rastin e caktuem n”art.33. Myftiët e nënmyftiët pushohen me vendimin e këshillit të përhershëm e me dekretin e Kryetarit të Komunitetit.

Masat Disiplinore

Art. 33. -Për faje ordinare Kryetari i Komunitetit.Drejtor “i Përgjithshëm i administratës financjare dhe vakfnore, Kryemyftiët, myftiët, e nënmyftiët si dhe Drejtori i Medress Përgjithshme pushohen, në rast dënimi kundra liriës persojnale me nji ndeshkim ma tepë se nji vit dhe sikur këtij ndëshkimi të mos i jetë shtue ndalimi nga ofiqet publike, kur dënohet me burgim të randë ose me dënim të fajevet relative për falsifikim,vjedhje,mashtrim, keqpërdorim besimi dhe atentate kundra zakoneve të mira.

Art.34. -Pushimi i Kryetarit të Komunitetit,i Drejtorit të përgjithshëm t”administratës financjare e vakfnore,i Kryemyftive e i Drejtorit të Medreses së Përgjithshme bahet me vëndim të Këshillit të Përgjithshëm.

Art. 35. Pushimi i Myftive e i nënmyftive si dhe i funksionarve të tjerë bahet me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të vakfeve ose të Kryemyftive si mbas përkatësis t”akuzës qi u bahet.

Art. 36. Kundra vendimit të Këshillit të përhershëm i interesuemi mund t”i sillet Këshillit të përgjithshëm i cili vendos definitivisht. Në rast që kundështimet e të pushuemit vertetohen,këshilli e këthen n”ofiqin e parë ose e emnon në ndonji vend tjetër.

Kaptina e VII-Të.

Zyrat dhe nëpunsit e ndryshëm të Komunitetit

Art. 37. Si në qendër ashtu dhe në zona e nër qarqe pranë autoritetevet të Komunitetit ndodhen sekretar dhe nënpunës të tjerë të cilët parashihen në budgetin e komunitetit; e këta zgjidhen dhe proponohen nga syperjorët e tyne dhe emnohen me dekretin e Kryetarit të komunitetit.

Gjithashtu nër xhaminat e regjistrueme të Komunitetit emnohen Imam-Hatib, vajza muezina si mbas nevojës,të cilët zgjidhen nga syperiori qi varet instituti dhe emnohen me dekretin e Kryetarit të Komunitetit. Të gjith këta para se të fillojnë në detyrë betohen para syperiorve të tyne si mbas formullt t”art. 26.

Art. 38. -Organizimi i zyravet dhe instituteve të ndryshme dhe hollsinat mbi të drejtat dhe detyrat e nëpunsave të ç”do kategorije të Komunitetit ashtu dhe cilsinat, masat disiplinore caktohen me nji rregullore të posaçme.

Art.  39. -Nëpunsit e Komunitetit të ç”do katagorije,do të kenë konditat e lypuna në ligjin e Komunitetevet.Cilsijn e nëpunësave të naltpërmendun asht e papajtueshme me ç”do detyrë tjetër fetare,private ose tregtare, posë mësusiës, kur kjo autorizohet prej Kryesiës së Komunitetit i bazuem në vendin e Këshillit të Përhershëm.

Kaptina e VIIItë

Vakfet Myslimane

Art. 40. - Gjith vakfet Mysliman janë pasunit e Komunitetit dhe administrohen direkt prej Drejtorit të përgjithshëm tue respektue dispozitat e rregullores së posaçme e tue marrë parasyshë nevojën lokale. Përjashtohen nga kjo dispozitë vakfët e teqeve të cilat rregullohen nga ana e tyre.

Art.41.-Gjith vakfet Myslimane të përmenduna n”art.e sipërm bashkohen dhe janë në dispozition t”organizatës së Komunitetit; t”ardhunat e gjith vakfevet formojn nji pjesë integrale të budgetit të përgjithshëm të komunitetit, dhe nxjerjen e regjistrohen si gjith t”ardhunat e tjera të Komunitetit.

Art.42.-Drejtorija e Përgjithshme e Komunitetit asht e detyrueme me rregullue gjith rregjistrat e gjith dokumentat e vakfevet dhe me sigurue nxjerrjen e t”ardhunave të tyne n”emën t”arkës së përgjithshme të Komunitetit.

Art. 43. -Kryemyftiët,myftiët e nënmyftiët n”emën të Drejtoris Përgjithshme administroin vakfet brenda qarkut të tyne dhe bejn detyrën e nëpunsit të Vaktit (kur mos të ketë nëpunës të veçantë) si mbas rregullores e porosinave të dhanuna prej Drejtoris Përgjithshme. Aty ku ka nevojë mund të emnohen nëpunës të veçantë ose nji sekretararktar ose nji llogaritar i vaktit.

Budgeti i Komunitetit

Art. 44. -Drejtorija e Përgjithshme e Komunitetit mbassi merr raportet prej qarqeve, pregadit budgetin e përgjithshëm i cili mbasi të shqyrtohet prej Këshillit të përhershëm me IMajë të ç”do viti i paraqitet Këshillit të përgjithshëm për shqyrtim e aprovim.

Gjithashtu po n”atë kohë i paraqitet këshillit në fjalë edhe budgeti konsumtif i vitit para kaluem.

Art. 45. -Budgeti i përgjithshëm do të përmbledh gjith t”ardhunat e Komunitetit.

Asnji e ardhun sa do e vogël qi të jetë, nuk mund të lehet pa u inserue në budget dhe asnji shpenzim nuk mund të lehet pa u inserue në budget dhe asnji shpenzim nuk mund të bahet veçse në bazë të budgetit.

Art. 46. -Viti financjar i Komunitetit fillon me 1 Qershor dhe mbaron me 31 Majë të ç”do viti.Kur për ç”do arësye qi të jetë nuk arrin të vërtetohet budgeti me kohë, Kryesija e Komunitetit mbasi të marrë pëlqimin pëlqimin e Ministris së Drejtësiës asht e autorizueme me urdhnue vuemjen në zbatim të budgetit të vitit kaluem për sa kohë qi të vonojë vërtetimi i budgetit.

Art. 47. -Gjith regjistrat dhe veprimet financjare të Komunitetit mbahen dhe rregullohen në baza dhe sisteme moderne financjare.

Art. 48. Gjith nëdunsit qi do tëkenë për detyrë me vue dorë në të holla lidhen në garanci, sasija e së cilës si dhe hollsinet e tjera caktohen në nji rregullore të vacant.

Art. 49. -T”ardhunat e Komunitetit janë :

a) T”ardhunat e vakfevet,

b) ndhamat e ndryshme e subventivn e shtetit,

c) ndihmat fakultative

Art. 50. -Ç “do shtëpië Mysliman paguën nji taks fakultativ n”arkën e Komunitetit; kjo taks ndahet në tri klasë I-ra 5 e II e III ta 1 fr.ari. Klasët caktohen përej këshillnvet të vendit mbasi të meret mendimi i pleqsive të lagjeve ose të katundeve. Për ato shtëpija qi nuk paguajn taksën, kryemyftiu,myftiu ose nënmyftiu ka të drejtë të ndalojë cermonit fetare.

Për funksionarin qi u kthye cermonit fetare atyne qi s”paguejn taksin fakulltatif, merren masa disiplinore.

Art. 51. -Gjith t”ardhunat e Komunitetit nxjerren kundrejt diftesave tërregullta.

Art. 52. -Nuk mund të pranohen n”asnji mëndyrë dhuratat ose subventione nga shtetet e huaj posë kur asht pëlqye prej qeveris.

Kaptina e IX -të

Faftoret (Xhamitë e Mesxhidet)

Art. 53. Në ç”do qytet e në ç”do katund Mysliman do të njifen ato xhamija për të cilat ka nevojë aj vend.

Për veç faltorevet të caktueme për ç”do vend si mbas frymve Myslimane për tjerat arka e Komunitetit nuk do të bajë asnji shpenzim. Caktimi definitiv në ketë mendyrë i Xhamijave bahet si mbas rregullores posaçme.

Art. 54. Faltoret qi do të njifen prej Komunitetit do të mbahen në nji gjendje të mirë e të pajtueshme me dinjitetitn fetar dhe personalit do t”ju caktohen rroga t”arsyeshme në budget.

Kaptina e X-të

Medrese

Art. 55. -Komuniteti Mysliman tue u konformue me dispozitat e Statutit themeltar të Shtetit sod për sod do të ketë nji institut në qendrën e Komunitetit me emën <<Medrese e Përgjithshëm,e cila pershin kategoriët e mësivet filluer e të mesmë.

Art. 56. -Medreseja do të jetë internat dhe mbahet t”ardhunat e Komunitetit. Në të mund të vazhdojnë dhe studenta eksterne; mëndyra e pranimit të tyne caktohet me rregullore të posaçme.

Art. 57. -Mendreset e qarqeve syprimohen dhe vakfet e tyne bahen t”ardhuna të Komunitetit. Vajzat, Myderrizat, e funksionarët e tjerë të njoftun prej Komunitetit mund t”u apin mësime fetare atyne qi dishrojnë mbas pëlqimit të marrun prej syperiorit të qarkut të vet.

Art. 58. -Drejtori i Medresës së përgjithshme zgjidhet nga këshilli i përgjithshëm i Komunitetit dhe dekretohet prej Mbretit e kur asht i mbledhun, nga këshilli i perhershëm. Myderizat dhe profesorët me propozimin e Drejtorit emnohen prej Këshillit të përhershëm. Si Drejtori ashtu dhe Myderrizat e profesorët dekretohen prej Kryetarit të Komunitetit. Personali asht i detyruem me hartimin e landës së rivistës së Komunitetit.

Art. 59. Drejtori i Medreses dhe profesorët e sajë posë konditave të tregueme në ligjin e Komunitetevet duhet të kenë mbarue nji nga degat e universitetit dhe të jenë ndodhun nji kohë të mjaftueshme në sherbim e të kenë dijeni fetare. Cilsiët e sipërshenueme në rast mungese të përsonalit të pajosur me këto kalitete,mund të mos kërkohen për nji periudhë tre vjetësh ç”prej të hymit në fuqi të këtij Statuti.Por në këtë rast duhen tëkenë nji zotsi të provueme.

Art. 60. -Organizimi i mbrendshëm ,programet dhe administrimi i Medreses përgjithshme si dhe de-tyrat e përsonalit caktohen me nji rregullore të veçantë.

Dispozita të ndryshme

Art. 61. -Këshilli i perhershëm në konformitet me ligjë e Shtetit asht indipendente në veprimet e tija dhe ka të drejtë t”organizojë administratën fetare të Komunitetit në mendyrë qi e shef t”arsyeshme.

Art. 62. -Asnji pasuni e patundshme e Komunitetit nuk mund të jetërsohet a ëndrohet pa vendim të këshillit të përgjithëshëm; dhanja me qira për nji kohë ma shumë se 5 vjet, duhet të jetë e bazueme n”autorizimin e këshillit të përgjithshëm.

Art. 63.-Në ç”do marëdhanje, shitje, blerje padi e tjera, Komuniteti përfaqsohet prej Drejtorit të përgjithëshëm t”administratës financjare dhe vakfnore të Komunitetit ose të të përfaqsuesit të tij t”emnuem.

Art.64.-Në ç”do inspektim të Ministris së Drejtësiës Drejtorija e Përgjithshme ashtu dhe zyrat e qarqeve detyrohen me tregue gjith llogariët e regjistrat e zyrës; në rast qi konstatohet ndonji abuzim, veprohet si mbas dispozitave të Kodit Penal.

Art. 65. -Rregulloret e Komunitetit hyjnë në fuqi dhe janë obligatuare po sa të marrin apovimin e këshillit të përgjithëshëm. Këto nuk mund të përmbajnë dispozita kundra ligjëve të Shtetit.

Art. 66. -Marëdhanjet qi do të ketë Komuniteti me qeveriën Mbretnore bahen me anën e Ministriës së Drejtësiës.

Art. 67. Vetëm Këshilli përgjithshëm me dy të tretat e votave të bisave të tij ka të drejtë të bajë ndryshime në kët Statut.Ndryshimet në fuqi mbassi të pëlqehen nga qeverija Mbretnore.

Art. 68. -Për veç atyne qi kanë nji detyrë fetare as kush tjetër nuk mund të mbajë petka fetare; kunndra vajtsit ndjeken në bazë të Kodit Penal. Se cilat quhen detyra fetare dhe petkat fetare të çdo klasi do të caktohen me nji rregullore të posaçme.

Art.69. Në çdo të Premte hytbet, lutjet për Shtetin, Mbretin, Kombin e ushtrin bahen në gjuhën Shqipe.

Disposita transitore

Art.70. -Këshilli i përhershem tue marrë parasyshë randësin e punës dhe cirkostanca të tjera ka të drejt; të t”i emnojë Kryemyftiut të qendrës së Komunitetit nji ndihmës me nji rrogë t”arsyeshëm i cili do të zavendsojë në detyrë Kryemyftiën dhe në rast nevoje antarin e Këshillit kur mungon ndonjeni nga këta.

Art. 71. -Sa për këtë herë budgeti i Komunitetit për vjetin financjar 1929 30 bisedohet dhe aprovohet prej nji Komisioni 5 vetash të zgjedhun prej Kongresit i cili do të mblidhet dhe do  të veprojë së bashku me Këshillin e përherëshëm. Ky komision do të përbajë dhe rregulloret e përmenduna në kët Statut për t”i a paraqit Ministris së Drejtësiës për aprovim. Deri sa të votohet budgeti si ma sipër nga ana e Ministris Drejtësis, do të veprohet në bazë të budgetit tremujor. Gjithashtu dhe zgjedhja e Kryetarit të Komunitetit e të tjerve qi i përkasin Këshillit të përgjithëshëm sa për këtë herë bahen prej Kongresit.

Art. 72. -Gjithashtu sa për kët herë Kryetari i Komunitetit mbasi të jetë dekretue prej Mbretit dhe të ketë krye benë si mbas art 11.do të betohet në mënyrën e tregueme në parag.e IItë të këtij artikulli përpara Komisionit të deleghe si ma sipër pre Kongresit. Po në këtë mënyrë betohen dhe Drejtori i Medreses së Përgjithshme.

Tiranë, me 1-VIII-1929.

Kryetari i K.Mysliman

Vehbi d.v.

ZOGU I.

Mbreti i Shqiptarëve

Mbi proponimin e Kryeministris Nr.2136 datë  6VIII-929

Si ndigjoj dhe pëlqej vendimin e Këshillit Ministruer me datë 5.VIII.929.

DEKRETON

Aprovimin e Statutit të Komunite-tit Mysliman dhe urdhnon zbati-min e Tij.

Tiranë ,me 8 Gusht 929.

ZOG d.v.

Kryeministri: Ministri i Drejtësis

K.Kotta d.v. H.Delvina d.v.

 

© GC

Trascina file per caricare