Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

KRYEGJYSHATA BOTERORE BEKTASHIANE

Tiranë, më 06 07 2009                                                                                                       Nr.Prot.

 

STATUTI I KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE

(NDRYSHUAR)

Këshilli i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i mbledhur sot, më 06/o7/2009, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, në përputhje të plotë me Statutin dhe meqenëse qendra e saj është në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me nenet 10 e 24 të Kushtetutës, Ligjin nr. 10 058, datë 22.01.2009 për ratifikimin e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimm e marrëdhenieve të ndërsjellta", Ligjin nr.l0 140, datë 15.05.2009 "Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Keshillin e Minsitrave", marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, si dhe ligjet e tjera në fuqi, pasi shqyrtoi rendin e dites,  

Vendosi

Të bejë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në Statutin e bashkësisë fetare bektashian (Kryegjyshata Botërore Bektashiane), duke e riformuluar këtë Statut në përputhje me zhvillimet, parimet, interesat e saj dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

Dispozitat e përgjithshme

Neni l

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me seli në Tiranë, kryeqyteti iRepublikes se Shqiperise, me adresë: rruga "Dimitër Kamarda", nr.l0 Tiranë, është i përbërë nga komunitetet bektashiane dhe është tërësia e familjeve dhe individëve të kudo ndodhur në botë, të cilët mbajnë të ndezur në shpirtn e tyre besimin bektashian, duke adhuruar rregullat e shenjta fetare, morale të bektashizmit. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e përfaqesuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve, gëzon të drejtën ligjore që të rivendoset te gjitha të drejtat e saj morale dhe pasurore të kudondodhura në Botë. Kleri dhe besimtaret bektashianë adhurojne krijuesit e tyre, duke zbatuar doktrinen, traditat, ritet fetare, morale, filozofike dhe duke e përsosur atë në vazhdimësi. Respekton parimin e laicitetit, si dhe kushtetutat dhe legjislacionin përkatës në të gjitha vendet ku ushtrohet ky besim. Vendosja e Selise së Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë është njohur me Vendimin nr.659, datë 02.08.1930 të Keshillit të Ministrave të Mbreterisë Shqiptare dhe pas ndalimit të ushtrimit të fesë në vitin 1967, u rinjoh në vitin 1993 në kongreset VI, VII dhe VIII, si edhe me Ligjin nr. 10 058, datë 22.01.2009 për ratifikimm e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikes së Shqipërise dhe Kryegjyshates Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta". 

Kryegjyshata Botërore Bektashiane është e organizuar me bazë të Statutit të saj dhe meqenese e ka qendrën në Tiranë është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Neni 2

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, komunitet bektashiane te kudondodhura në bote kane në përbërje të tyre :

- Ashikë ( dashamirës)      

- Myhibe (besnikë )

Kleri bektashian, me në krye Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve ushtron besimin fetar islam me mesimet e Kuramt të Madhërueshem të pasuruara dhe te interpretuara me dijet dhe praktikat e Muhamet Aliut, Ehlibejtit te shenjtë dhe udhës se ndritur të Haxhi Bektash Veliut.

Neni 3

Gjuha zyrtare me të cilën komumtetet bektashiane ushtrojnë të drejtat e tyre fetare, është gjuha zyrtare e shtetit ku ata bëjnë pjesë

Në rastet e komuniteteve bektashiane, që për arsye të ndryshme ndodhen jashtë kufijve shtetërore të vendit tyre, ritet fetare mund të kryhen edhe në gjuhen amtare. Ndërsa në shtetet multietnike, ritet fetare kryhen në gjuhen amtare të shumicës së besimtarëve.

Neni 4

Njekohësisht, në ushtrimin e besimit fetar, me të njëjtin përkushtim, nga bektashinjtë do të ushtrohet dhe zhvillohet atdhedashuria, morali, puna, dituria dhe vëllazëria në kuptimin më të mirë njerëzor, ndërmjet të gjithë individëve, pa dallim të përkatësisë fetare, etnike, race, gjinie, bindjeje politike apo gjendjeje shoqërore. Kryegjyshata Botërore Bektashaine, komunitetet bektashaine janë të panshme dhe dashamirse me të gjithë spektrin politik të lejuar nga legjislacionet në fuqi të vendëve respektive. Ajo në veprimtarine e saj nuk lejon përkrahjen, propagandimin apo veprimtari politike në favor të asnjë fomrmacioni politik.

Neni 5

Dorëzirmi, konsakrimi dhe gradimi i klerit bektashian të kudondodhur në Botë, bëhet sipas dogmës tradicionale fetare dhe në perputhje me ketë Status.

Për cdo cilësi klerikale si më sipër, personi mbajtës, me dekret nga Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve pajiset me uniformen fetare përkatëse.

Askush nuk mund të ushtrojë dhe gezoje cilesitë klerikale te bektashinjve në kundërshtim me këtë Statut dhe ligjin.

Neni 6

Kleri bektashian renditet sipas ofiqeve fetare sipas kësaj hirarkie :

  1. Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve — grada 1 Dede, Baba 

  2.  2. Gjyshi - grada : Halife

  3. 3.Prindi - grada:Baba

  4. 4. Dervishi – grada Dervish

  5. 5. Myhib - (praktikant i shkallës së parë të bektashizmit), shërbestar.

Neni 7

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, komunitetet bektashiane, përkujtojnë ditë të shënuara nga jeta e shenjtorëve dhe udhëheqesve të mëdhenj themelues të bektashizmit, ceremoni kombëtare dhe ndërkombetare të njohura, në pajtim me traditën, kalendarin vjetor bektashain dhe vendime apo dekrete të Kryegjyshit Botëror te Bektashinjve.

Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka keto dite te shenuar

- Dita e Hashures muharrem, dita e dhjetë e zisë sé Matemit, si ditë fatlume e Imamit të Shenjtë  

- Dita e Nevruzit, ditëlindja e Imam Aiut 

- Bajrami i Madh (Fitër Bajramit)

- Bajrami i Vogël (Kurban Bajrami)

- Ditë të shënuara dhe pelegrinazhe, sipas kalendarit vjetor bektashian dhe festa të tjera islame.

Neni 8

Flamuri fetar i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për ceremonitë publike është me fushë të gjelbër me teslimin të qarkuar nga degë datine dhe në krahun tjetër flamuri i atij shteti ku bëjnë pjesë.

Flamuri fetar i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për ceremonitë e brendshme, është me fushë të kuqe e stolisur me versete dhe porosi të zgjedhura hyjnore, në mes të së cilës ndodhet emblema e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me dy shpatat e kryqëzuara të Imam Aliut

Emblema e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, është Taxhi, i qarkuar nga Teslimi.

Vula e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është rrethore, me mbishkrim në formë harku në pjesën e sipërme: Selia e Shenjté e Kryegjyshatés Botérore Bektashaee, Komuniteti Bektashian dhe në pjesën e poshtme Tiranë.

Vula e Gjyshatës është rrethore në formë harku në pjesën e sipërme: Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Komuniteti Bektashian, Gjyshata ....... (emri i gjyshatës).

Në shtetet ku janë të organizuar komunitete fetare bektashiane, vula do te ketë këtë mbishkrim: Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, komumteti bektashian, poshtë emri i kryeqytetit të atij shteti.

E gjithë korrespondenca do të jetë vetëm me vulën e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashaine. Për korrespondencat brendapërbrcnda Gjyshatës do të përdoret vula e Gjyshatës.

ORGANIZIMI, NENDARJET ADMINISTRATIVE DHE TITULLARET KLERIKALE

Neni 9

Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seline e Shenjtë në Tiranë, është qendra botërore e bektashinjve, terësia e komuniteteve fetare bektashiane nga e cila drejtohen.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve cilësohet kryeshenjtëri dhe si titullari më i lartë, i plotfuqishem i komuniteteve bektashiane të kudondodhur, është udhëheqes shpirtëror fetar, administrativ dhe përfaqesues i ligjshëm kudo në Botë.

Gjyshatat varen nga Kryegjyshata Botërore me seli në Tiranë, ushtrojnë besimin fetar dhe janë ndarje administrative të përcaktuara me dekret të Kryegjyshit Botëror.

Çdo Gjyshatë drejtohet nga një gjysh, në mungesë nga një baba i dekretuar dhe vartës drejtpërdrejt i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjeve. Ai është udhëheqes shpirtëror fetar administrativ dhe përfaqesuas i asaj gjyshate.

Prindëria (teqeja) është ndarje administrative e Gjyshatës, e cila drejtohet nga një prind (baba) i dekretuar nga Kryegjyshi Botëror dhe vartës i tij.

Dervishia është njësia më e vogël fetare, ku shërbejnë dervishët bektashianë. Çdo dervishie drejtohet nga një dervish, i dekretuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve. Në funksionet e tij fetare dhe administrative ai ka vartësi të drejtpërdrejtë nga prindi i teqesë dhe gjyshi i gjyshatës përkatëse.

Neni 10

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në kuptimin e territorit, sot ka këte ndarje administrative, të dekretuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve:

Ne Republiken e Shqipërisë

(Meqënse në Shqipëri ndodhet Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës) :

1. Gjyshata e Krujës, me seli në teqenë e Shën Memisë në Fushë Krujë, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prindëritë e Durrësit, Matit, Bulqizës, Dibrës, Kurbinit, Kukësit, Tropojës dhe Krujës.

2. Gjyshata e Elbasanit, me seli në teqenë e Xhefai Babait, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prindëritë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit, Peqinit, Përrenjasit, Lushnjës dhe Kavajës

3. Gjyshata e Beratit, me seli në teqenë e Tahir Babait, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prindëritë e Beratit, Skraparit dhe Përmetit

4. Gjyshata e Korçës, me seli në teqenë e Turanit, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prinderitë e Korçës, Kolonjës, Devollit, Pogradecit dhe Leskovikut

5. Gjyshata e Vlorës, me seli në teqenë e Kuzum Babait, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prindëritë e Vlorës, Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës.

6.Gjyshata e Gjirokastres, me seli në teqenë e Asim Babait, nën kompetencën tokësore të së cilës janë prindëritë e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Sarandës.

Neni 11

Në Botë

- Komuniteti Bektashian i Kosovës, me seli në gjyshatën bektashiane të Gjakovës, në përberje të së cilës janë teqete bektashiane të Republikës së Kosovës

- Komuniteti Bektashian i  Maqedonisë, me seli në gjyshatën Harabati Baba, në përbërje të së cilës janë të gjithë teqetë bektashiane që ndodhen në Republikën e Maqedonisë

- Komuniteti Bektashian i SHBA, Kanadasë, Australisë, me qendër në gjyshatën e Detroit në Miçigan të SHBA

- Komumteti Bektashian i Turqisë, me qendër në Haxhi Bektash (sot muze)

- Teqetë bektashiane në Mal te Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Bosnje-Hercegovine, Serbi, Egjipt, Iran, Irak etj,si dhe në vendet ku bektashizmi ka besimtarë dhe objekte kulti

Kurse në vendet e tjera të Botës, besimtarët bektashiane krijojnë bashkësitë e tyre, titullarët e të cilave dekretohen nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Duke pasur parasysh diasporën dhe emigracionin ku ka përqendrime më të mëdha të bektashinjve, me propozim te tyre dhe vendim të posaçëm të Këshillit të Përgjithshëm të Kryegjyshatës, mund të krijohen kryesi për te drejtuar këto komunitete.

Neni 12

Grupimet e familjeve dhe individëve që ushtrojnë besimin fetar bektashian, të kudondodhura në Botë, janë pjesë e pandarë e bashkësisë fetare të komuniteteve bektashiane dhe mbajnë lidhje të drejtëpërdrejt me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane me seli në Tiranë.

Për çdo rast, në vartësi në numrit të besimtarëve, shtetit ku jetojnë, numërit të objekteve fetare dhe largëisisë së tyre nga Selia e Shenjtë në Tiranë, për organizimin dhe udhëheqjen fetare të tyre Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve realizon grupimin në kuptimin e ndarjes administrative fetare dhe vendos me dekret posaçërisht për vartësinë tyre.

Neni 13

Bazuar në të drejtën zakonore bektashiane dhe në traditën shekullore, me kalimin e tyre nga jeta, kleriket bektashiane të çdo rangu, prehen në objektet e kultit ku kanë pasur kohën më të gjatë të shërbimit të tyre fetar

Në rastet kur padrejtësisht janë varrosur në varreza publike apo vende të tjera (në mënyrë të veçantë pas ndalimit të ushtrimit të lirisë fetare në vitin 1967, në Shqipëri), klerikët dhe këshillat e gjyshatave bektashiane, në bashkepunim me Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe organet përkatëse të shtetit, organizojnë punën për rivarrimin e eshtravAskush nga familjaret apo të afermit nuk mund të gëzojnë të drejtën për mbajtjen e eshtrave të baballarëve dhe dervishëve.

Neni 14

Për kleriket bektashianë Dede, Baba, Dervish që kanë kaluar nga jeta, të cilët gjithçka ia kishin kushtuar nuses së Haxhi Bektash Veliut, të cilet përfitojnë në bazë të ligjit për ish të përndjekurit politikë, të afërmit e tyre (familjarët) nuk kanë të drejtë trashëgimie. Çdo përfitim monetar i takon Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Neni 15

Kleri bektashian

Kleri Bektashian përbëhet nga:

1. Kleri myxheret jane ata klerike, të cilët nuk kanë qenë te martuar dhe kanë kryer ceremoninë e betimit të shenjtë të mosmartesës

2. Kleri myhteil jane ata klerike, të cilët janë shkëputur nga lidhja martesore dhe i nënshtrohen të gjitha rregullave të brendshme në rregulloret përkatëse.

3. Kleri myhteil mund të arrij deri në graden baba. Askush nga këta klerike, qofshin myxheret, qofshin myhteil nuk kanë asnjë të drejtë të posedojn, ose të kryejnë transaksione të ndryshme me pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të teqeve, prindërive apo gjyshatave në të cilat shërbejnë.

Neni 16

Kujdesi për klerikët që ditën që ata bëjnë betimin e shenjtë, bëhet nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe teqetë përkatëse (vendbanimi i tyre i përjetshëm), duke iu siguruar atyre çdo gjë qe u nevojitet për jetën si: strehimi, ushqimi dhe veshje sipas traditës bektashiane.

Neni 17

Kleri bektashian i çfarëdo rangu qoftë, për veprimet që cënojnë moralin fetar, si imoraliteti, vjedhja, veprimtari në dëm të Atdheut etj, përgjigjet detyrimisht përpara Këshillit Gjyshëror, si edhe para Këshillit të Përgjithshëm.

Nëse fajet e tij vërtetohen me dokumente apo dëshmi të tjera, Këshilli i Përgjithshëm i paraqet Kryegjyshit Botëror propozim konkret për marrjen e masave sipas fajësise, deri në largimin nga rruga bektashiane.

Neni 18

Objektet e kultit të besimit bektashian të çfarëdo lloji (teqe, dervishie, tyrbe, mekam, vende të shenjta), administrohen nga gjyshatat, me autorizimin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Asnjë person, qoftë edhe në lidhje familjare, nuk ka të drejtë administrative mbi to pa lejen e gjyshates ose Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Neni 19

Të gjitha komunitetet fetare bektashiane jashtë territorit të Republikës së Shqiperisë, do të zbatojnë me perpikmeri Statutin e Kryegjyshates Boterore Bektashiane. Gjithashtu, për mbarëvajtjen e punëve fetare dhe administrative, komunitetet bazohen edhe në rregulloren e brendshme te hartuar prej tyre, në harmoni me Statutin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe të miratuar nga Selia e Shenjtë në Tiranë.

ORGANET VENDIMMARRESE DREJTUESE

Neni 20

Organet vendimmarrëse drejtuese të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në varesi të kempetencës tokësore të ushtrimit të pushtetit janë të ndara në organe qendrore dhe vendore.

Organet vendimmarrese drejtuese qendrore janë:

  1. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve, me seli në Tiranë

  2. Lartë Gjyshëror

  3. Kongresi i Kryegjyshatës Botërore Bektashaine

  4. Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian

Organet administrative qendrore jane:

  • Sekretari i Përgjithshëm

  • Departamenti i Kulturës

  • Departamenti Juridik, Arkivi dhe Pronësia

  • Departamenti i Kntrroll - Financ

  • Auditit

  • Departanienti i Marrëdhenieve me Jashtë

  • Sekretari - Protokolli

Neni 21

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve (duhet të jetë patjetër myxheret dhe të ketë berë betimin e mosmartesës) është titullari me i lartë fetar dhe administrativ, përfaqesues i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane kudo në Botë, udhëheq të gjithe organet drejtuese vendimmarrese dhe për të gjitha rastet shprehet me dekret.

Në rast se vendi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjeve mbetet vakant, Këshilli i Lartë Gjyshëror në bashkëpunim me Këshilli i Përgjithshëm, thërrasin mbledhje urgjente të Këshilli të Përgjithshëm, caktojnë kandidatët e mundshëm ne bazë te parimeve bektashiane dhe ja paraqsin këto Kongresit te Jashtëzakonshëm. Ky organ me 2/3 e votive zgjedh kanditaturën më të mirë. Delegatët zgjidhen nga e gjithë bota bektashiane: Delegatët duhet të jenë myhibë dhe dashamirës te bektashizmit. Lista e delegatëve, përpara kongresit, kalon për miratim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Neni 22

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve ndihmohet në punën e tij nga 2 këshilltare, dy gjyshër disponibël dhe Sekretari i Përgjithshëm, te cilët përzgjidhen personalisht nga Kryegjyshi Botëror dheveprojne vetëm me porosi te Tij.

Neni 23

Kongresi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është organi më i gjere në kuptim të përfaqesimit dhe organi më i lartë, në përbërije të të cilit janë, përveç organeve drejtuese edhe delegatët nga e gjithë bota bektashiane. Ndërsa përfaqesues të komuniteteve të tjera fetare, të shteteve, të botës akademike, mistike dhe shkencore janë në cilësinë e të ftuarit.

E gjithë veprimtaria hartohet, drejtohet, shpallet dhe njoftohet nga Këshilli i Përgjithshëm, në përbërje të të cilit janë të  gjithë përfaqesusit e Këshillit të Lartë Gjyshëror, vendos për mjedisin se ku do të zhvillohot kongresi, protokollin e çdo personi fetar ose laik.

Kongrcsi i zakonshcm thirret nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve, rregullisht çdo 5 vjet, kurse Kongresi i jashtëzakonshern thirret nga gjyshërit disponibël dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kongresi fillon më: Himnin Kombëtar, për të shprehur doktrinen bektashiane "Pa Atdhe nuk ka fe". Çdo komunitet bektashian pjesëmarrës në Kongres sjell me vote flamurin e a Këshilli i Përgjithshëm miraton rendin e ditës për punimet e Kongresit Bektashian.

Neni 24

Veprimtaria fetare, arsimore, kulturore dhe shkencore

Komunitetet bektashiane të kudondodhura në Botë, mund të hapin shkolla të karakterit fetar, për përgatitjen e klerit bektashian. Dispozitat mbi organizimin dhe funksionimin e shkollave fetare dhe programeve shkollore, caktohen në bazë të legjislacionit mbi arsirmin.

Me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, Kryegjyshata Botërore Bektashiane mund të botojë libra, revista, broshura të ndryshme me përmbajtje të dobishme rreth besimit bektashian. Përmbajtja e tyre nuk duhet të përcjellë konflikte të natyrave të ndryshme dhe të rregullohet me një rregullore të veçantë të administrimit. Të gjitha betimet janë pasuri të Komunitetit Bektashian.

Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, miraton projektet për ndërtim, restaurim, ndryshim të çdo lloj objekti kulti të besimit bektashian, të kudondodhura në Botë.

Neni 25

Këshilli i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si organi më i lartë administrativ dhe vendimarrës, thirret dhe drejtohet nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe ka në përbërjen e tij 41 antarë. Çdo gjyshatë përfaqësohet me nga 2 përfaqesues, ndërsa Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashaine ka 9 përfaqesues, Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm duhet të jenë njohës të mirë të rrugës dhe traditës bektashiane dhe të arsimuar. Këta dekretohen me dekret nga Kryegjyshi Botëror, me një mandat prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 26

Këshilli i Përgjithshëm thirret nga Sekretari i Përgjithshëm, një herë në vit dhe për raste të jashtëzakonshme mund të thirret 2 herë në vit. Ai drejtohet nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve dhe ndihmësit e tij fetare dhe laike. Ky Këshill ka këto kompetenca.

- Të rimarrë ne shqyrtim dhe të vendosë për të gjitha çështjet fetare dhe administrative të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

- Të udhëzojë dhe të mbikqyrë veprimtarinë fetare, ekonomike, administrative: të Kryegjyshatës Botërore dhe të organeve vartëse të saj. Të gjitha gjyshatat duhet të depozitojnë pranë sekretarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane raportin, 15 ditë përpara marrjes sëe njoftimit për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

- Të bëjë interpretimin e të gjitha neneve të Statutit dhe të rregullores së brendshme të administrimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Te thërrasë Kongresin e radhës të Kregjyshatës Botërore Bektashiane dhe të përcaktoje proceduren që duhet të ndiqet

- Të shqyrtojë dhe të miratojë buxhtin e komuniteteve bektashiane dhe të shqyrtojë raportin ekonomik, fetar, administrativ vjetor për të gjithë veprimtarine e Kryegjyshatës Botërore Bektashaine.

Randi i ditës i mbledhjes së Keshillit të Përgjithshëm, si dhe materiali përkatës, u dergohet të gjithë anëtarëve, 15 ditë përpara mbledhjes.

Neni 27

Keshilli i Larte Gjysheror eshte organi me i lartë që kryesohet nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe në përberjen e tij janë të gjithë ofiqarët titullarë të gjyshatave dhe klerikët më të lartë të teqeve kudo ne Botë.

Ky organ thirret nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, sa herë që të shihet e arsyeshme prej Tij.

Neni 28

Këshilli i Lartë Gjysheror ka të drejtë dhe detyrë në misionin e tij :

- Të mbajë lart unitetin dogmatik dhe kanonik të bektashinjve të kudondodhur në Botë.

- Të bashkërendojë marrëdheniet vëllazerore ndërfetare.

- Te kontrrollojë të gjithë klerin bektashian për nivelin e predikimit, të ruajtjes dhe kultivimit të virtyteve morale më të mira.

- Të hartojë platforma afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e mëtejshëm të bektashizmit dhe ruatjes numerike té myhibëve dhe dashamirësve.

Neni 29

Këshilli i Lartë Gjyshëror dhe Këshilli i Përgjithshëm marrin në shqyrtim dhe propozojnë përpara Kryegjyshit Botëror të Bektashinjeve, i cili vendos me dekret për

- Ndarjen administrative fetare dhe vartesine klerikale bektashiane, të çdo objekti kulti fetar bektashian kudo në Botë.

-Kleriket, për dekretimin me ngritje apo ulje në detyre, tituj nderi, masat disiplinore deri në zhveshjen e tyre etj.

Neni 30

Gjyshi ose babai i gjyshatës emërohet dhe shkarkohet nga Kryegjyshi Botëror Bektashian dhe raporton para tij për të gjitha problemet.

Gjyshi ose babai i gjyshates ka këto kompetenca : Të administroje dhe të drejtojë gjyshaten nga pikëpamja fetare dhe administrative, në përputhje me dogmat bektashiane dhe legjislacionin në fuqi.

Të zbatojë vendimet e organeve qendrore.

Të mirëadministroje pasurinë e gjvshatës dhe të kryejë veprime që janë vetëm në dobi të saj. Të gjitha pasuritë e patundshme do të regjistrohen si pasuri e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe jo ne emërin e tij vetiak.

Të inspektoje, të kontrolloje dhe të udhëzoje prindëritë dhe dervishiet që ka në vartësi

Të paraqesë organiken për miratim nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve.

Të kryeje dhe të japë udhëzime për shërbesat fetare dhe të dorëzojë dervishë sipas rregullave kanonike fetare.

Perfaqeson gjyshatën pranë autoriteteve vendore ose të delegojë persona të tjerë.

Gjyshi i gjyshates ose babai ndihmohet në punën e tij nga një sekretar, i cili ka varësi nga gjyshi i zonës ose nga babai i gjyshatës dhe Sekretari i Përgjishëm.

Prindërit dhe dervishët titullarë

Prindërit dhe dervishët janë respektivisht titullarët e prindërise dhe dervishisë.

Zgjedhja e prindërit bëhet me propozimin e myhibëve të teqesë, të cilët propozimin e paraqesin me shkresë gjyshatës dhe me miratimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nga e cila varet prindëria.

Prindërit dhe dervishët titullarë kanë këto detyra :

Të drejtojne fetarisht dhe administrativisht prindëritë dhe dervishiet në misionin e tyre fetar.

Të zbatojnë vendimet e organeve qendrore dhe të këshillave përkatëse të prindërive dhe dervishive. Të përfaqësojë prindëritë dhe dervishiet pranë autoriteteve vendore në veprimtaritë civile dhe administrative, duke marre leje nga gjyshi ose babai i gjyshatës.

Të administrojë pasurinë e teqeve dhe të ruajë traditën e bujarisë që karakterizon besimin bektashian.

Neni 31

Këshilli klerikal i gjyshatës përbehet nga gjyshi drejtues dhe nga ndihmësit e tij baballarë.

Ky organ mblidhet rregullisht, çdo muaj, nga gjyshi ose babai i gjyshatës.

Në rastet kur mund të shfaqen probleme të ndryshme. Këshilli thirret edhe nga Kryegjyshi Boteror i Bektashainjve dhe raporton përpara Tij.

Mbledhja e Këshillit Klerikal të gjyshatës është e ligjshme kur janë të pranishëm 2/3 e anëtarëve.

Administrimi i pronave dhe financat

Neni 32

Të gjitha pasuritë që i përkasin Kryegjyshatës Botërore Bektashaine, gjyshatat, prindëritë, teqetë dhe devishiet, të kudondodhura në Botë, përbejnë pasuritë e komuniteteve bektashiane. Të gjitha teqetë, objektet e kultit fetar dhe pasuritë e paluajtshme të kudondedhura në Botë, të njohura ligjerisht si prona të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, do të regjistrohen si pasuri e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe të komuniteteve bektashiane të kudondodhura.

Për rastet e mosmarreveshjeve apo qendrimeve të personave të tretë fizikë e juridikë apo shtet qofshin, kundër interesave dhe të drejtave pasurore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë ndërmerr veprimet e nevojshme për zgjidhjen e këtyre, me pajtim gjyqesor, para gjykatave të zakonshme kombëtare të shteteve përkatëse, deri në gjykatat ndërkombëtare.

Neni 33

Te ardhurat e komunitetit bektashian jane:

-Të ardhurat nga mirëadministrimi i pasurisë.

-Të ardhurat nga ndihmat e besnikëve dhe dashamirësve.

- Subvencione pa interes.  -Të ardhurat nga teqetë, tyrbet dhe mekamet.

- Dhurata të ndryshme.

Neni 34

Shpenzimet e komunitetit bektashian jane:

  • - Shpenzimet për ushtrimin e besimit fetar bektashian.

    - Shpenzime për ushqime dhe veshmbathje.

  • - Shpenzime për rroga dhe shpërblime.  

  • - Shpenzime për ceremonitë fetare.   

- Shpenzime për veprimtari të ndryshme, kongrese, simpoziume, përkujtimore, udhëtime, për investime, ndihma për teqetë qe nuk kanë të ardhura, mirëmbajtje, riparime.

- Shpenzimet për ndihmat për persona, komunitete fetare, jofetare, shpenzime për botime, shkolla etj.

Neni 35

Të gjitha gjyshatat apo ndarjet administrative bektashiane të varura drejtpërsëdrejti nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kanë detyrim të përmbushin urdhërimet e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, për të kaluar në të mirë të buxhetit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane 25% të të ardhurave financiare mujore.

Neni 36

Pasuritë e Kryegjyshatës Botërore Bektashaine ndahen në të luajtshme dhe të paluajtshme dhe janë terësia e vlerave që kjo bashkësi fetare i ka fituar me trashgim apo nëpërmjet formave ligjore të parashikuara në parimet e përgjithshme të marrëdhenieve civile dhe normat e marrëveshjet ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara.

Neni 37

Të gjitha pasuritë në marrëdheniet civile pasurore do të rregullohen nga legjislacioni në fuqi i shtetit përkatës ku ato ndodhen, duke respektuar zakonet e mira të atij shteti, atij komuniteti apo asaj ndarjeje administrative.

Neni 38

Të gjitha pasuritë e luajtshme do t`i nënshtrohen evidentimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe mirëadministrimit nga komisioni ekonomik nën drejtimin e të ngarkuarit specialist, i cili raporton rregullisht përpara Kryegjyshit

Botëror të Bektashinjeve.

Neni 39

Pasuritë e paluajtshme të komuniteti bektashian ndahen në:

- Pasuri të paluajtshme të shenjta.

- Pasuri të paluajtshme të zakonshme.

Pasuritë e paluajtshme të shenjta janë objektet ndertimore fetare dhe trojet ne to, të cilët shërbejnë për ushtrimin e veprimtanve dhe riteve fetare.

Këto janë të shenjta dhe të patjetërsueshme.

Neni 40

Pasuritë e paluajtshme të zakonshme janë të gjithë trojet dhe objektet ndërtimore mbi to, pemishtet, ullishtet, vreshtat, livadhet, kullotat, pyjet,tokat bujqësore në pronësi të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të cilat i ka fituar me trashëgim apo me secilën nga mënyrat e parashikuara në ligjet përkatëse. Ndryshimi i regjimit juridik, shitja, dhënia me qera, dhënia për ndërtim e pasurisë të palujtshme të zakonshme në të mirë të interesave të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane bëhet vetëm nga kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, pas konsultimeve që ky ndëmner me Këshillin e Lartë Gjyshëror, këshilltarët dhe stafin e tij. Pasuritë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane janë pasuri që ngelen në pronësi dhe trashëgim të komunitetit fetar. Asnjë klerik nuk mund të bejë tjetërsimin e asnjë lloj pasurie në emrin e vet, të familjarëve të vet apo të ndonjë personi tjetër.

Dispozita tranzitore

Neni 41

Ky Statut u hartua në bazë të dogmave dhe traditavc të larta bektashiane, është në përputhje me zakonet e mira dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe kuadrin 1igjor.

Neni 42

Kryegjyshata Botërore Bektashiane respekton fuqinë e ligjit, normat rregulluese, marrëveshjet ndërkombëtare që marrin në mbrojtje liritë dhe të drëjtat themelore të njeriut botërisht të pranuara, dhe meqenëse Sealia e saj është në Republikën e Shqipërisë, nenet 10 e 24 të Kushtetutës, Ligjin nr. 10 058, datë 22.01.2009 për ratifikimin e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta", Ligjin nr.10 140, datë 15.05.2009 "Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Minsitrave".

Neni 43

Në bazë të neneve të këtij Statuti, Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, harton rregullore té brendshme për gjyshatat brenda dhe jasht territorit të Republikës së Shqiperise. Gjithashm mbi bazën e këtij Statuti hartohen rregulloret e tjcra përkatëse, të cilat miratohen nga Selia e Shenjtë.

Neni 44

Me propozimin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjeve dhe me miratim të Këshillit të përgjithshëm , ky Statut mund të pësojë ndryshime, vetëm kur këto ndryshime nuk bien ndesh me rrugën dhe traditën bektashiane . Ndryshimet pas miratimit nga keshilli I pcrgjithshcm kalojne per miratim ne kongresin e radhes te Kryegjyshates Boterore Bektashiane.

Dispozita perfundimtare

Neni 45

Për gjithçka që nuk është parashikuar në këtë Statut, do të zbatohen dispozitat Kodit Civil dhe legjislacionit në fuqi.

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJEVE

HAXHI DEDE RESHAT  BARDHI

 

©GC

Trascina file per caricare