The measure is available in the following languages:
STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR
(Tirane 29/5/1993, Republika e Shqiperise, Ministria e Drejtesise, Noteria, Nr 1168 Rep, Nr 1143 kol).
Bektashizmi eshte konserti i njerezimit i lindur se bashku me njeriun, shfaqur qysh nga Ademi deri te Muhameti (A.S.), i misheruar prej Haxhi Bektash Veliut dhe qe ka per parim: arritjen e njeriut ne kulmin e cilesive te tij dhe ecjen drejt perfeksionimit.
Elementi Bektashi i perfaqesuar ligjerisht prej delegateve te tij fuqiplote te mbledhur ne Kongresin e VI Bektashian qe u mbajt ne daten 29/5/1993 ne Seline e Shenjte te Kryegjyshates Boterore ne Tirane, vendosi kete
STATUT
KAPITULLI I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Komuniteti bektashian eshte person juridik qe perbehet prej familjeve me tradita Bektashiane: ASHIK (dashamires), MYHIB (besnike) e Klerike dhe ruan te paprekshme parimet dogmatike dhe traditat e shenjta Bektashiane.
Neni 2
Kleri Bektashian, krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare do te zhvilloje nder besniket edhe ndjenjat e besnikerise si dhe ndjenjat e Atdhe-dashurise, prandaj kleriket dhe funksionaret e Komunitetit Bektashian duhet te jene te ndershem, besnike ndaj popullit e Atdheut dhe te gezojne te gjitha te drejtat civile.
Neni 3
Gjuha zyrtare e Komunitetit Bektashian eshte Shqipja, por per sherbime fetare mund te perdoren edhe gjuhe te huaja.
Neni 4
Dorezimi, konakrimi dhe gradimi i klerit bektashian behet sipas rregullave dhe dogmave tradizionale fetare dhe ne pershtatje me dispozitat e ketij Statuti.
Neni 5
Asnje klerik nuk mund te predikoje dhe te ushtroje funksionet e Komunitetit Bektashian ne Shqiperi pa qene i autorizuar shprehimisht nga organet kompetente te Komunitetit Bektashian.
Neni 6
Marredheniet e Komunitetit Bektashian me shtetin, te percaktuara ne nenin ____ te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, kryhen ne pershtatje me dispozitat perkatese te ligjes mbi komunitetet fetare.
Neni 7
Kryetarit te Komunitetit Bektashian Shqiptar, qe eshte njekohesisht dhe Kryegjyshi Boteror, i rezervohet e drejta ekskluzive qe te mbaje lidhje me deget bektashiane te botes se jashtme, me ane te rruges se parapare prej ligjit mbi komunitetet fetare.
KAPITULLI II
ORGANIZIMI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN
Neni 8
Komuniteti qe udhehiqet dhe drejtohet prej Kryegjyshit Boteror, me qender ne Seline e Shenjte ne Kryeqytetin e Republikes se Shqiperise ne Tirane, sipas rregullave fetare dhe administrative, perfshin:
1. Gjyshaten e Krujes, me qender ne teqene e Fush-Krujes dhe me juridiksion rrethet e Durresit, Shkodres, Matit dhe Dibres.
2. Gjyshaten e Elbasanit, me qender teqene e Xhefai Babait ne Elbasan dhe me juridiksion rrethet e Elbasanit, Gramshit e Librazhdit.
3. Gjyshaten e Korçes, me qender teqene e Turanit dhe me juridiksion rrethet Korçe, Kolonje Devoll e Leskovik.
4. Gjyshaten e Gjirokastres, me qender teqene e Asim Babajt ne Gjirokaster, Sarande e Tepelene.
5. Gjyshaten e Beratit, me qender teqene e Tahir Babajt ne Prishte – Skrapar dhe me juridiksion rrethet Berat, Skrapar e Permet.
6. Gjyshaten e Vlores, me qender teqene e Kuzum Baba Sulltanit ne Vlore dhe me juridiksion rrethet Vlore, Fier e Mallakaster.
Neni 9
Ne juridiksionin tokesor dhe ne vartesine fetare dhe administrative te çdo Gjyshate, ekzistojne nje ose me shume qendra fetare qe quhen Prinderi.
Neni 10
Ne varesi te prinderive, mund te ekzistojne nje ose me shume dervishie, qendra fetare keto te vogla ne fshat ose ne nje krahine, ku kryhen formalitetet e thjeshta fetare.
Neni 11
Kryegjyshata, gjyshatat, prinderite dhe dervishijet gezojne te drejtat e personit luridi.
KAPITULLI III
ORGANET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN
Neni 12
Organet e Komunitetit Bektashian jane:
1. Keshilli i Pergjitnshem i Komunitetit;
2. Keshilli i larte Gjysheror (Keshilli i Halifeve);
3. Keshillat e gjyshatave;
4. Keshillat e prinderive;
5. Keshillat e dervishijeve.
Dy te parat jane organe qendrore te Komunitetit, ndersa te tjerat jane organe lokale.
Neni 13
Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Bektashian perbene prej ___ laikeve, muhibeve te zgjedhur dhe te dale proporcionalisht nga gjiri i keshillave te gjyshatave, prej titullareve te gjashte gjyshatave dhe kryesohet prej Kryegjyshit Boteror, i cili eshte autoriteti me i larte per çeshtjet fetare e administrative te Komunitetit Bektashian Shqiptar. Perveç ketyre, ne Keshillin e Pergjithshem mund te bejne pjese edhe dashamire.
Neni 14
Keshilli i Pergjithshem ka keto detyra:
1. Te marre ne shqyrtim dhe te vendose mbi te gjitha çeshtjet dogmatike dhe administrative te Komunitetit, qe kane karakter te pergjithshem dhe qe nuk jane ne competence te ndonje organi tjeter.
2. Te procedoje ne zgjedhjen e Kryegjyshit, gjysherve, prinderve dhe dervisheve, kur eshte rasti, conform dispozitave te ketij statuti.
3. Te vendose per çeshtjen e ndonje kleriku me propozimin e organeve perkatese.
4. Te udhezoje e te mbikqyre aktivitetin e organeve ekzekutive te Komunitetit.
5. Te interpretoje per te gjitha organet e Komunitetit Bektashian dispozitat e statutit dhe te rregullores se pergjithshme te administrimit te Komunitetit.
6. Te therrase kongrese te Komunitetit Bektashian, kur e lypin nevosa e larta te Komunitetit.
7. Te shqyrtoje dhe te aprovoje buxhetin preventiv te Komunitetit.
8. Te zgjedhi Sekretarin e Pergjithshem te Komunitetit.
Neni 15
Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Bektashian mblidhet dy herene vit dhe, ne raste te jashtezakonshme, me kerkesen e Kryetarit ose te 2/3 te anetareve te tij efektive, sa here qe ta lypi nevoja. Mbledhja behet ne qendren e Komunitetit Bektashian.
Neni 16
Thirrja dhe caktimi i rendit te dites behet prej Kryetarit te Keshillit te Pergjithshem dhe komunikohet te pakten 10 dite perpara mbledhjes.
Neni 17
Anelare e Keshillit te Pergjithshem zgjidhen per nje periudhe prej pese vitesh. Menyra dhe koha e zgjedhjeve caktohen hollesisht ne rregulloren e pergjithshme te administrimit.
Neni 18
Kur Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Bektashian mblidhet ne seance solemne per te proceduar ne zgjedhjen e Kryegjyshit Boteror, perberja e tij dyfishohet, si per anetaret klerike ashtu edhe ata laike.
Neni 19
Keshilli i Larte Gjysheror (Keshilli i Halifejve), i perbere prej Kryegjyshit Boteror qe e kryeson dhe prej titullareve te gjyshatave, eshte organi epror spiritual i Komunitetit Bektashian.
Neni 20
Keshilli i Larte Gjysheror ka per mision te larte te ruaje unite tin dogmatik dhe kanonik te Komunitetit Bektashian dhe te udhezoje e kontrolloje klerin nga pikepamja tradizionale fetare.
Neni 21
Keshilli i Larte Gjysheror eshte i perhershem dhe mblidhet sa here qe e lyp nevoja me konvokimin e Kryegjyshit Boteror, ose te 1/3 se anetareve efektive.
Neni 22
Organet qendrore te Komunitetit Bektashian, Keshilli i Pergjithshem dhe Keshilli i Larte Gjysheror (Halifejve), konsiderohen te mbledhur rregullisht kur ndodhen prezent 2/3 e anetareve te tyre efektive; vendimet merren vleftesisht me voten e shumices se thjeshte te anetareve prezent; votimi behet i hapet, me perjashtim te rastit te nenit 18, ku votim behet i fshehte.
Neni 23
Prane çdo gjyshate funksionon keshilli i gjyshates, qe kryesohet prej gjyshit dhe perbene prej 6 veta klerike (prinder e dervishe) ose laike (muhibe) dashamires te zgjedhur me vota te hapeta nga keshillat e prinderve e te dervishijebe mbartese, nga gjiri i tyre.
Neni 24
Prane çdo prinderie funksionon keshilli i prinderise, qe kryesohet prej prinderit dhe perbene prej kater muhibesh te zgjedhur me vota te hapeta prej muhibeve te juridiksionit te prinderise.
Neni 25
Prane çdo dervishije funksionon keshilli i dervishijes, qe kryesohet prej dervishit dhe perbehet prej dy muhibesh te zgjedhur prej muhibeve te juridiksionit te dervishijes me vota te hapeta.
Neni 26
Keshillat e gjyshatave, prinderive dhe dervishijeve, kane per detyre te vendosin per çeshtjet administrative e finanziare me karate lokal e te kujdesshem per mbarevajtjen e teqeve respektive ne pikepamje fetare dhe ekonomike.
Neni 27
Keshillat e gjyshatave, prinderive dhe dervishijeve zgjidhen respektivisht per kater, tre dhe dy vjet dhe mblidhen sa here qe e kerkojne nevosa e teqeve perkatese me thirrjen e kryetarit ose 1/3 te anetareve efektive.
KAPITULLI IV
KLERI BEKTASHIAN
Neni 28
Kleri bektashian perbene prej:
1. Kryetari i Komunitetit Kryegjyshi Boteror,
2. Gjysherve,
3. Prinderve,
4. Dervisheve,
5. Ofiqareve te sherbimit fetar.
Neni 29
Kryetari i komunitetit eshte udheheqesi fetar i komunitetit Bektashian Shqiptar dhe i Botes se jashtme bektashiane dhe mban titullin “Kryeshenjteria e Tij Kryegjysji Boteror”.
Neni 30
Kryegjyshi Boteror gezon te gjitha te drejtat qe i garantojne dogmat fetare, dispozitat e ketij statuti, ligja mbi komunitetin fetar si dhe rregullorja e pergjithshme e administrimit te Komunitetit Bektashian.
Neni 31
Kryegjyshi Boteror ushtron te drejten e perfaqesimit te Komunitetit Bektashian prane autoriteteve shteterore dhe kudo qe ja lyp nevoja, personalisht ose me ane te te deleguarit.
Neni 32
Kryegjyshi Boteror propozohet dhe del nga keshilli i larte gjysheror (Keshilli i Halifejve) dhe zgjidhet nga Keshilli i Pergjithshem i dyfishuar i Komunitetit Bektashian Shqiptar.
Neni 33
Kryegjyshi Boteror ka keto detyra:
1. Therret dhe kryeson organet qendrore te Komunitetit Bektashian;
2. Ve ne zbatim vendimet e organeve qendrore te Komunitetit Bektashian;
3. Kujdeset per kryerjen sa me pare te formaliteteve fetare dhe administrative per plotesimin e posteve vakante ndeer gjyshatat, prinderite dhe dervishijet;
4. Respekton dhe kontrollon me ane te organeve te tij vartese gjestionet finanziare te psurise se teqeve;
5. Mban lidhje me boten e jjashtme bektashiane konform dispozitave te nenit 7;
6. Kryen sherbimet fetareqe i ngarkojne dogmat dhe rregullat kanonike tradizionale bektashiane;
7. Permbush ne pergjithesi rolin drejtues te Komunitetit Bektashian;
8. Dorezon gjysher, prinder, sipas kanoneve dhe dogmave fetare.
Neni 34
Perveç Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Bektashian dhe Sekretarit privat dhe personelit tjeter klerik dhe laik qe parashihet ne dispozitat e posaçme e rregulloren e pergjithshme te administrimit te Komunitetit, Kryegjyshi Boteror asistohet ne Seline e Tij te Shenjte nga dy gjysher disponibel.
Neni 35
Gjysherit disponibel duke mos mbajtur pergjegjesine e administrimit te ndonje gjyshate, kryejne misionet qe ngarkohen prej Kryegjyshit dhe zevendesojne kete kur posti i tij mbetet vakant per çfaredo lloj aresyeje; prioritetin ne zevendesimin e ka gjyshi diisponibel me i vjeter ne konsakrim.
Neni 36
Kryegjyshi Boteror dhe dy gjysherit disponibel, perbejne kryesine e Komunitetit Bektashian, por barra e pergjegjesise i bie personalishte Kryegjyshit.
Neni 37
Kryegjyshi Boteror, posa mvishet me funksionet e larta te postit te tij, betohet perpara Keshillit te Larte Gjysheror sipas formules se konsaktueme.
Neni 38
Gjyshi eshte organi drejtues i gjyshates dhe gezon te gjitha te drejtat qe i garantojne rregullat kanonike tradicionale bektashiane, dispozitat e ketij statuti dhe rregullorja e pergjithshme e administrimit te Komunitetit Bektashian.
Neni 39
Gjyshi mban titullin “Shenjteria e Tij” dhe asistohet prej sekretarit dhe personelit klerik dhe laik.
Neni 40
Te drejtat dhe detyrat e tij jane:
1. Te administrije dhe te drejtoje gjyshaten nga pikepamja fetare dhe administrative konform dogmave bektashiane dhe ligjeve ne fuqi.
2. Te vere ne ekzekutim vendimet e organeve qendrore dhe te Keshillit Gjyshnuer.
3. Te perfaqesoje gjyshaten prane autoriteteve shteterore lokale personalisht ose me ane te te deleguarit.
4. Te kontriboje dhe te ruaje pasurine e gjyshates dhe te kryeje veprimtarite qe jane ne dobi te saj.
5. Te interpretoje dhe te udhezoje prinderit e dervishijet qe ka ne varesi te tij.
6. Te kryeje dhe te jape udhezime per kryerjen e formaliteteve te sherbimeve fetare.
7. Te dorezije dervisha sipas rregullave kanonike.
Neni 41
Gjyshi konform traditave te shenjta bektashiane, propozohet nga prinderit e juridiksionit te gjyshates perkatese me pelqimin e keshillit te larte gjysheror dhe zgjidhet nga Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Bektashian.
Neni 42
Prindi dhe dervishi jane respektivisht titullaret e prinderise e te dervishijeve.
Neni 43
Prinderi mban titullin “Hiresia e Tij” dhe asistohet prej nje ose me shume dervisheve.
Neni 44
Zgjedhja e prinderit behet me propozimin e muhibeve dhe teqese se interesuar, parraqitur me shkrese gjyshates nga e cila varet prinderija, nga Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit dhe dekretohet prej Kryegjyshit Boteror. Para zgjedhjes, kandidati i shtrohet detyrimisht kontrollit fetar prej Keshillit te Larte Gjyshnor (Keshilli i Halifeve).
Neni 45
Prinderit dhe dervishet titullare kane keto detyra:
1. Te drejtoje fetarisht dhe administrativisht prinderit dhe dervishijet ne misionin e tyre fetar.
2. Te vere ne ekzekutim vendimet e organeve qendrore dhe te keshillave respective te prinderive dhe te dervishijeve.
3. Te perfaqesoje prinderite e dervishijet prane autoriteteve lokale ne veprimet civile e administrative.
4. Te administroje pasurite e teqeve respektive.
5. Te ruaje traditat e hospitalitetit dhe te bujarise qe karakterizojne klerin bektashian.
Neni 46
Ofiqaret e sherbimit fetar propozohen nga prinderit e teqese dhe emerohen nga gjyshi vartes ose Kryegjyshi.
Detyrat e tyre jane:
Te kryeje lutjet fetare persa ju takon lindjeve, martesave dhe vdekjeve, te kryejne lutjet dhe faljet.
KAPITULLI V
SHKOLLAT DHE BOTIMET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN
Neni 47
Me vendim te Keshillit te Pergjithshem, Komunitetit Bektashian mund te hapi shkolla fetare per pergatitjen dhe kulturimin e klerit Bektashian.
Neni 48
Dispozitat mbi organizimin e funksionimit te shkollave fetare dhe mbi programet shkollore, caktohen ne rregullore te veçanta te perpiluara prej Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Bektashian.
Neni 49
Me vendim te Keshillit te Pergjithshem te marra ne konformitet me dispoizitat perkatese te ligjit mbi komunitetet fetare, Kryesia e Komunitetit Bektashian mund te botooje libra dhe revista fetare me permbajtje te dobishme per klerin bektashian dhe popullin. Konditat e funksionimit te revistave fetare duhet te caktohen hollesisht ne rregulloren e pergjithshme te administrimit.
Neni 50
Shkollat dhe botimet mbahen me fonde te caktuara ne buxhetin e Komunitetit Bektashian.
KAPITULLI VI
PASURIA, TE ARDHURAT DHE SHPENZIMET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN
Neni 51
Te gjitha pasurite qe i perkasin Kryegjyshates, prinderive dhe dervishijeve, perbejne pasurine e Komunitetit Bektashian.
Neni 52
Nga destinimi i saj, pasuria e Komunitetit Bektashian ndahet ne pasurine e shenjte dhe pasuri te zakonshme. E para serbe per ushtrimin e kultit bektashian dhe eshte e patjetersueshme; e dyta i shtrohet rregullave te administrimit te pasurise private.
Neni 53
Pasurite qe disponojne respektivisht Kryegjyshata, gjyshatat, prinderite dhe dervishijet administrohen prej organeve te tyre respektive ne konformitet me dispozitat e ketij statuti dhe te rregullores se pergjithshme te administrimit.
Neni 54
Te ardhurat e Komunitetit Bektashian perbene:
Prej te ardhurave te pasurise se teqeve te caktuara nga Keshilli i Pergjithshem;
Prej ndihmave te besnikeve;
Prej subvencioneve eventuale te shtetit.
Neni 55
Me te ardhurat e Komunitetit perballohen:
1. Shpenzimet per ushtrimit e kultit bektashian;
2. Shpenzimet per ushqim e veshmbathje te klerit;
3. Shpenzime te rrogave te personelit administrativ finanzia te Kryegjikates dhe gjyshatave;
4. Sherbimet e ceremonive fetare;
5. Ndihma qe i jepet teqeve me te ardhura te pakta;
6. Shpenzimet per mbajtjen e pasurise se Komunitetit.
KAPITULLI VII
MBISHKRIMET, SHENJAT DALLUESE DHE VULA NE PERDORIM
TE KOMUNITETIT BEKTASHIAN
Neni 56
Komuniteti Bektashian Shqiptar ka keto mbishkrime:
1. Per Kryegjyshaten: Republika e Shqiperise, Komuniteti Bektashian, Selia e Shenjte e Kryegjyshates Boterore Bektashiane.
2. Per gjyshatat: Republika e Shqiperise, Komuniteti Bektashian, Gjyshata….
3. Per prinderite: Komuniteti Bektashian, Prinderija;....
4. Per dervishijet: Komuniteti Bektashian, Dervishija….
Neni 57
Komuniteti Bektashian ka si shenje simbolike Taxhen dhe Teslimin.
DEKRETARI I PERGJITHSHEM
I KOMUNITETIT BEKTASHIAN
/ TOMORR ALIKO /
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E DREJTESISE
Noteria Nr 1168 Rep, Nr 1143 kol.
VERTETIM
Une Noter Salih Tivari vertetoj nenshkrimin e ketij Statuti te Komunitetit Bektashian Shqiptar prej Sekretarit te Pergjithshem z. Tomor Aliko, i njohur personalisht prej meje, madhor e me zotesi te plote juridike per te vepruar.
NOTER
Salih Tivari
©GC