The measure is available in the following languages:
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.459, DATË 23.9.1999 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR KULTET"
(Vendim Nr.128, datë 11.3.2004)
Në mbështetje të neneve 10 e 100 të Kushtetutës, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Ministrave" dhe të neneve 124 e 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Shtetit për Koordinimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr.459, datë 23.9.1999 të Këshillit të Ministrave të bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet për të ndihmuar në krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, që kanë objekt dhe ndjekin qëllime besimi dhe ndërgjegjje, sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë.
Komiteti Shtetëror për Kultet është institucion qendror, person juridik në varësi të Kryeministrit.".
2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"3. Komiteti Shtetëror për Kultet përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet dhe anëtarët e këtij komiteti, të cilët propozohen nga kryetari, emërohen nga Kryeministri. Gjatë emërimit të përbërjes së Komitetit Shtetëror për Kultet, Kryeministri dhe kryetari i tij marrin parasysh dhe ruajnë parimet e asnjanësisë shtetërore dhe të barazisë së bashkësive fetare, si dhe faktin që struktura e komitetit të reflektojë, realisht, identitetin dhe vlerat e bashkësive fetare.
Struktura, organika dhe rregullorja e veprimtarisë së Komitetit Shtetëror për Kultet miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.".
3. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"4. Pagat e nëpunësve të Komitetit Shtetëror për Kultet të jenë sipas lidhjes nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, ndërsa punonjësit e tjerë të paguhen sipas lidhjes II-5 të vendimit nr.726, datë 21.12.2000 të Këshillit të Ministrave "Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore", të ndryshuar.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Fatos Nano
Lidhja nr.1
| Paga mujore | |||
Emërtimit | Paga individuale (Paga bazë) | Shtesa e pozicionit | ||
| 1 | 2 | 3 | 4 |
| Paga e grupit (PG) | Shtesa vjetore për vjetërsi (SHV) | Shtesa për kualifikim (SHK) | Shtesa për pozicion (SHP) |
Kryetar | 9 000 | 2% | 0 | 90 000 |
Anëtar | 9 000 | 2% | 0 | 55 000 |
Specialist | 9 000 | 2% | 0 | 20 000 |
©GC