Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR

(Dekret Nr. 1066 datë4.5.1950)

 

Bektashizmi është konsorti i njerzimit, i lindur së bashku me njeriun, çfaqur qysh nga Ademi deri tek Muhamedi, i mëshiruar tek Haxhi Bektashi Veliu dhe që ka për përparim: Arritjen e njeriut në kulmin e cilsivet të tija dhe ecjen drejt perfeksionimit.

Elementi Bektashi i Shqipërisë së lirë dhe Demokratike i përfaqsuar ligjërisht prej delegatvet të tijë fuquplotë, të mbledhur në Kongresin e V të Bektashian që u mbajt me datë 16 Prill 1950, në Selinë e Shenjt të Kryegjyshatës Botrore në Tiranë.

VENDOSI KETE STATUT

KAP. I-rë

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1.

Komuniteti Bektashian është person luridi, që përbëhet prej familjevet me tradita Bektashiane, Ashik (Dashamirës), Myhib (Besnik) e Klerit dhe ruan të pa prekëshme parimet dogmatike dhe traditat e shenjta Bektashiane.

Neni 2.

Kleri Bektashian krahas me zhvillimin e ndjenjavet fetare do të zhvillojë ndër besnikët dhe ndjenjat e besnikërisë ndaj Pushtetit dhe Republikës Popullore të Shqipërisë si edhe ndjenjën e Atdhe-dashurisë, prandaj klerikët dhe funksionarët e Komunitetit Bektashian duhet të jenë me shtetësi Shqiptare, të ndershëm, besnikë ndaj popullit dhe të atdheut dhe të gëzojnë  të gjitha të drejtat civile.

Neni 3.

Gjuha zyrtare e Komunitetit Bektashian është gjuha Shqipe, por për shërbime fetare mund të përdoren dhe gjuhë të huaja.

Neni 4.

Dorzimi, konsakrimi dhe gradimi i Klerit Bektashian bëhet simbas rregullavet dhe dogmave tradizionale fetare dhe në konformitet me dispozitat e kë tij Statuti.

Neni 5.

Asnji Klerik nuk mund të predikojë dhe t’ushtrojë funksionet e Komunitetit Bektashian në Shqipëri pa qenë i autorizuar shprehimisht nga organet competente të Komunitetit Bektashian.

Neni 6.

Marrëdhanjet e Komunitetit Bektashian me Shtetin të përcaktuara në Nenin 16 të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, kryhen në konformitet me dispozitat përkatëse të ligjës mbi Komunitetet Fetare.

Neni 7.

Kryetarit të Komunitetit Bektashian Shqiptar, që është njikohësisht dhe Kryegjyshi Botror, i rezervohet e drejta ekskluzive, që të mbajë lidhje me degat Bektashiane të botës së jashtme me anë të rrugës të parapame prej ligjit mbi Komunitetet Fetare.

KAP. II-të

ORGANIZIMI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN

Neni 8.

Komuniteti Bektashian që udhëhiqet dhe drejtohet prej Kryegjyshit Botror me qendër në Selin e shajtë, ne Kryeqytetin e Republikes Popullore të Shqipërisë, në Tiranë, si mbas rregullave fetare dhe administrative, përfshin:

1)      Gjyshatën e Krujës, me qendër në Teqen e Fushë-Krujës dhe me juridiksion Rrethet e Durrësit, Shkodrës dhe Peshkopisë.

2)      Gjyshatën e Elbasanit, me qendër në Teqen e Xhefai Babajt, n’Elbasan, dhe me juridiksion Rrethet e Elbasanit, Gramshit dhe lokalitetit Martanesh.

3)      Gjyshatën e Korçës, me qendër Teqen e Turanit dhe me juridiksion Rrethet e Korçës dhe Ersekës.

4)      Gjyshatën e Gjirokastrës me qendër Teqen e Asim Babajt në Gjirokastër dhe me juridiksion Rrethet e Gjirokastrës, Tepelenës, Sarandës, dhe lokalitetit Kuçit.

5)      Gjyshatën e Beratit, me qendër Teqen e Tahir Babajt në Prishtë, Skrapar dhe me juridiksion Rrethet e Beratit dhe Përmetit.

6)      Gjyshatën e Vlorës, me qendër Teqen e Kuzum Baba Sulltanit në Vlorë dhe me juridiksion rrethet e Vlorës dhe Fierit.

Neni 9.

Në juridiksionin toksor dhe në mvarësinë fetare dhe administrative të çdo Gjyshate ekzistojnë nji ose ma shumë qendra fetare që quhen Prindëri.

Neni 10.

Ndën mvartësin e Prindërivet mund t’ekzistojë nji ose ma shum Dervishije, qendra fetare këto të vogla në fshat ose në nji krahinë ku kryhen formalitetet e thjeshta fetare.

Neni 11.

Kryegjyshata, Gjyshatat, Prindëritë dhe Dervishijet gëzojnë të drejtat e personit luridik.

KAP. III-të

ORGANET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN

Neni 12.

Organet e Komunitetit Bektashian janë:

a)      Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit.

b)      Këshilli i Naltë Gjyshnuer (Këshilli i Halifejvet).

c)      Këshilli i Gjyshatavet.

d)     Këshillat e Prindërivet.

e)      Këshillat e Dërvishijevet.

Dy të parat janë organe qendrore Komunitetit dhe të tjerat janë organe lokale.

Neni 13.

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian, që përbahet pre 14 laikve (muhibvet) të zgjedhur dhe të dalë proporcionalisht nga gjiri i këshillave të Gjyshatave, prej titullarve të gjashtë Gjyshatave dhe që Kryesohet prej Kryegjyshit Botror, është autoriteti më i lartë për çështjet fetare dhe administrative të Komunitetit Bektashian Shqiptar.

Neni 14.

Detyrat e Këshillit të Përgjithshëm janë:

1)        Të marri në shqyrtim dhe të vendosi mbi të gjitha çështjet dogmatike dhe administrative të Komunitetit, që kanë karate të përgjithshëm dhe që nuk janë në kompetencën e ndonji organi tjetër.

2)        Të procedojë në zgjedhjen e Kryegjyshit, Gjyshërve, Prinderve dhe Dervisheve, kur është rasti, konformë dispozitave të këtij Statuti.

3)        Të vendosi mbi Xhëveshjen e ndonji kleriku, mbi propozimin e organevet përkatëse.

4)        T’udhëzojë e të mbikqyri aktivitetin e organevet ekzekutive të Komunitetit.

5)        T’interpretojë për të gjithë organet e Komunitetit Bektashian, dispozitat e statutit dhe të rregullores së përgjithëshme të administrimit të Komunitetit.

6)        Të thëresi Kongrese të Komunitetit Bektashian, kur e lypin nevojat e larta të komunitetit.

7)        Të shqyrtojë dhe t’aprovojë buxhetin preventiv të Komunitetit.

8)        Të zgjedhi Sekretarin e Përgjithshëm të Komunitetit.

Neni 15.

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian mblidhet detyrimisht nji herë në vjet, më 7 Dhjetor dhe jashtëzakonisht mbi kërkimin e Kryetarit ose 2/3 t’antarve të të tijë efektivë, sa herë që ta lypi nevoja. Mbledhja bëhet në qendrën e Komunitetit dhe vazhdon jo ma shumë se 10 ditë.

Neni 16.

Thirrja dhe caktimi i rendit të ditës bahet prej Kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe komunikohet të paktën një muaj para mbledhjes, por për mbledhje të jashtëzakonshme ky afat mund të jetë edhe ma i shkurtën.

Neni 17.

Antarët e Këshillit të Përgjithshëm zgjidhen për nji periodë prej 5 vjetësh, mënyra dhe koha e zgjedhjeve caktohet hollësisht në rregullorën e përgjithshme t’administrimit.

Neni 18.

Kur Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian, mblidhet në seancë solemne, për të proçedue në zgjedhjen e Kryegjyshit Botror, përbërja e tijë dyfishohet, si për antarët klerikë, ashtu edhe për ato laike.

Neni 19.

Këshilli i lartë Gjyshnuer (Këshilli i Halifejvet) i përbëre prej Kryegjyshit Botror, që e kryeson dhe prej titullarve të Gjyshatavet, asht organi epror spiritual i Komunitetit Bektashian.

Neni 20.

Këshilli i lartë Gjyshnuer ka për mision të lartë të mbajë unite tin dogmatik dhe kanonik të Komunitetit Bektashian dhe t’udhëzojë e të kontrollojë klerin nga pikpamja tradizionale fetare.

Neni 21.

Këshilli i lartë Gjyshnuer asht i përhershëm dhe mblidhet sa herë që e lyp nevoja mbi konvikimin e Kryegjyshit Botro rose të 1/3 t’antarve efektivë.

Neni 22.

Organet qendrore të Komunitetit Bektashian, Këshilli Përgjithshëm dhe Këshilli i lartë Gjyshnuer (Holifejvet) konsiderohen të mbledhur rregullisht, kur ndodhen prezent 2/3 e antarve të tyre efektivë, vendimet merren vleftësisht me votën e shumicës së thjeshtë t’antarve prezent, votimi bëhet i hapët, me përjashtim të rastit të nenit 18, kur votimi bëhet i mshefët.

Neni 23.

Pranë çdo Gjyshate funksionon Këshilli i Gjyshatës, që kryesohet prej Gjyshit dhe përbëhet prej Katër Muhibesh të zgjedhur me vota të hapta prej Muhibvet të juridiksionit të Prindërisë.

Neni 25.

Pranë çdo Dervishije funksionon Këshilli i Dervishijes që kryesohet prej Dervishit dhe përbëhet prej Dy Myhibesh të zgjedhur prej Myhibvet të juridiksionit të dërvishjes me vota të hapta.

Neni 26.

Këshillat e gjyshatavet, prindërvet dhe dërvishijevet kanë për detyrë të vendosin mbi çeshlje administrative e finanziare me karakter lokal dhe të kujdesohen për mbarë vajtjen e teqevet respektive në pikpamjet fetare dhe ekonomike.

Neni 27.

Këshillat e Gjyshatavet, prindërivet dhe dervishejevet zgjidhen respektivisht për katër, tre dhe dy vjet dhe mblidhen sa herë që e kërkojnë nevosa e teqevet përkatëse mbi thirrjen e Kryetarit ose të 1/3 t’antarvet efektiv.  

KAP. IV-të

 KLERI BEKTASHIAN

Neni 28.

Kleri Bektashian përbëhet prej:

a)        Kryetarit të Komunitetit Kryegjyshit Botrore

b)        Gjyshërvet

c)        Prindërvet

d)       Dervishvet

e)        Ofiqarvet të shërbimit fetar.

Neni 29.

Kryetari i Komunitetit është udhëheqësi fetar i Komunitetit Bektashian Shqiptar dhe i Botës së jashtme Bektashiane dhe mbanë Titullin Kryeshenjterija e tijë Kryegjyshi Botror.

Neni 30.

Kryegjyshi Botror gëzon të gjithë të drejtat që i garantojnë dogmat fetare, dispozitat e këtij Statuti, ligja mbi Komunitetet Fetare si edhe rregullorja e përgjithëshme e administrimit të Komunitetit Bektashian.

Neni 31.

Kryegjyshi Botror ushtron të drejtën e përfaqësimit të Komunitetit Bektashian pranë Autoritetevet Shtetrore dhe kudo që e lyp nevoja personalisht ose me anë të deleguarish.

Neni 32.

Kryegjyshi Botror propozohet dhe del nga gjiri i Këshillit të lartë gjyshuer (Këshilli i Halifejvet) dhe zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm i dyfishuar i Komunitetit Bektashian Shqiptar, zgjedhja e tij i shtrohet aprovimit të Këshillit Ministror.

Neni 33.

Detyrat e Kryeghyshit Botror janë këto:

1)        Thërret dhe kryeson organet qëndrore të komunitetit Bektashian.

2)        Ve në zbatim vendimet e organevet qëndrore të Komunitetit Bektashian.

3)        Kujdeset për kryerjen sa më mirë të formaliteteve fetare, dhe administrative për plotësimin e postëve vakante ndër gjyshatat, prindëritë  dhe dervishijet, mbrenda shtetit.

4)        Inspekton dhe kontrollon me anë të organevet të tijë mvartës gjestionet financiare të pasurisë së teqevet.

5)        Mbanë lidhje me botën e jashtme bektashiane konformë dispozitavet të Nenit 7.

6)        Kryen shërbimet fetare që i ngarkojnë dogmat dhe rregullat kanonike tradicionale Bektashiane.

7)         Përmbush në përgjithësi rrolin drejtues të Komunitetit Bektashian.

8)        Dorzon gjyshër, prindër simbas kanonevet dhe dogmavet fetare.

Neni 34.

Përveç Sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Bektashian dhe Sekretarit privat dhe personelit tjetër Klerik dhe laik që parashifet me dispozita të posaçme në rregulloren e përgjithshme t’administrimit të Komunitetit, Kryegjyshi Botnor asistohet në Selin e tij të shenjtë nga dy gjyshër disponibël.

Neni 35.

Gjyshërit disponibël dyke mos mbajtur përgjegjësini e administrimit të ndonji gjyshate, kryejnë misionet që i ngarkohen prej Kryegjyshit dhe zavendësojnë këtë, kur posti I tij mbetet vacant për çfarëdo lloje arsyeje, prioritetet në zavendësim ka gjyshi disponibël ma i vjetri në konsakrim.

Neni 36.

Kryegjyshi Botnor dhe dy gjyshërit disponibël përbëjnë kryesinë e Komunitetit Bektashian, por bara e përgjegjësisë para Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe e elementit Bektashian I bie personalisht Kryegjyshit.

Neni 37.

Kryegjyshi Botror pola mvishet me funksionet e larta të postit të tijë betohet përpara këshillit të lartë Gjyshnuer simbas formulës së konsakrueme prej traditave të shenjta Bektashiane.

Neni 38.

Gjyshi është organ drejtues i Gjyshatës dhe gëzon të gjitha të drejtat që i garantojnë rregullat kanonike tradicionale Bektashiane, dispozitat e këtij Statuti si edhe rregullorja e përgjithëshme e administrimit të Komunitetit Bektashian.

Neni 39.

Ojyshi mban Titullin Shenjtërija e tij dhe asistohet prej Sekretarit dhe personelit laik.

Neni 40.

Të drejtat dhe detyrat e tijë janë:

1)        T’administrojë dhe drejtojë gjyshatën nga pikpamja fetare dhe administrative konformë dogmavet Bektashiane dhe ligjevet në fuqi.

2)        Të vejë në ekzekutim vendimet e orgvnevet qëndrore dhe të këshillit gjyshnuer.

3)        Të përfaqësoj gjyshatën pranë autoritetevet shtetnore e locale personalisht ose me anë të deleguarish.

4)        Të kontribuojë dhe të ruajë pasurin e gjyshatës dhe të kryej veprimet që janë në dobi të sajë.

5)        T’inspektojë dhe t’udhëzojë prindërit e dervishijet që ka në mvartësin e tijë.

6)        Të kryej dhe të japi udhëzime për kryerjen e formalitetevet të sherbimeve fetare.

7)        Të dorzojë dervisha simbas rregullavet kanonike.

Neni 41.

       Gjyshi konformë traditavet të shenjta bektashiane, propozohet nga prindërit e juridiksionit të gjyshatës përka se me pëlqimin e këshillit të lartë gjyshnyer, zgjihet nga këshilli i përgjithshëm i Komunitetit Bektashian dhe mbasi merret aprovimi i Këshillit Ministror, dekretohet prej kryegjyshit.

Neni 42.

       Prindëri dhe dervishi janë respektivisht Titullarët e Prindërisë dhe dervishijës.

Neni 43.

       Prindëri mban titullin “Hirësija e tijë” dhe asistohet prej nji ose më shumë dervishavet.

Neni 44.

       Zgjedhja e prindërit bahet me propozimin e Myhibevet të Teqes s’interesuar, paraqitur me       shkresë gjykates nga e cila mvaret prindërija, nga këshilli i përgjithshëm i Komunitetit dhe dekretohet prej Kryegjyshit Botror; para zgjidhjes kanditati i shtrohet detyrimisht kontrollit fetare prej Këshillit të lartë gjyshnyer (Këshillt i Halifejvet).

Neni 45.

            Prindërit dhe dervishët titullare kanë keto detyra:

1)      Të drejtojë fetarisht dhe administrativisht prindërit dhe dervishijët në misionin e tyre fetare.

2)      Të vene në ekzekutim vendimet e organeve qëndrore dhe të këshillavet respektive të prindërvet dhe të dervishijvet.

3)      Te pefaqsoje prinderit e dervishijët pranë autoritetevet lokale në veprimet civile e administrative.

4)      T’administrojë pasuritë e teqevet respektive.

5)      Të ruajë traditat e hospitalitetit dhe bujarisë që karakterizon klerin Bektashian.

Neni 46.

        Ofiqaret e sherbimit fetar propozohen nga prindëri i teqes dhe emerohen nga gjyshi ose Kryegjyshi.

        Detyrat e tyre janë: të kryejnë lutjet fetare përsa ju takon lindjevet, martesavet dhe vdekjeve, të kryejnë lutjet dhe faljet e të Pesë Kohnavet dhe të gjithë detyrat që i takojnë besimit në Sheriat.

Kap.  V të

SHKOLLA DHE BOTIMET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN

Neni 47.

         Me vendim të Këshillit të përgjithshëm t’aprovuar nga Këshilli ministror, Komuniteti Bektashian mund të hapi shkolla fetare për përgatitjen dhe kulturimin e Klerit Bektashian.

Neni 48.

        Dispozitat mbi organizimin e funkionimin e shkollavet fetare dhe mbi programet shkollore caktohen në rregullore të veçante të përpiluar prej Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit dhe t’aprovuar nga Këshilli Ministror.

Nenit 49.

        Me vendim të këshillit të pergjithshëm marrun në konformitet me dispozitat përkatëse të ligjes mbi Komunitet Fetare, Kryesija e Komunitetit Bektashian mund të botojë Libra dhe Revista fetare me përmbajtje të dobishme për Klerin Bektashian dhe popullin. Konditat e funksionimit të revistavet fetare duhet të caktohen hollësisht në rregulloren e përgjithëshme t’administrimit.

Neni 50.

        Shkollat dhe botimet mbahen me fondit e caktuara në buxhetin e Komunitetit Bektashian.

Kap.  VI të

PASURIJA, T’ARDHURAT DHE SHPENZIMET E KOMUNITETIT BEKTASHIAN

Neni 51.

        Të gjithë pasurit që i përkasin Kryegjyshatës, Ghyshatave, Prindërive dhe Dervishijëve përbejnë pasurinë e Komunitetit Bektashian.

Neni 52.

        Nga distinimi i sajë, pasurija e Komunitetit Bektashian ndahet në pasurin e shenjtë dhe pasurinë e zakonshme; e para parashërben për ushtrimin e kultit Bektashian  dhe asht e pa jetërsueshme, e dyta i shtrohet rregullavt t’administrimit të pasuris private.

Neni 53.

        Pasuritë që disponojnë respiktivisht Kryegjyshata, Gjyshatat, Prindëritë dhe Dervishijet, administrohen prej organevet të të tyre respektive në konformitet me dispozitat e këtij Statuti dhe të rregullores së përgjithshme t’administrimit.

Neni 54.

T’ardhurat e Komunitetit Bektashian përbahen:

1)      Prej t’ardhurave të pasuris së Teqevet të caktuara nga Keshilli i Përgjithshëm.

2)      Prej ndihmave të besnikëve.

3)      Prej subvansionit eventual te shtetit.

Neni 55.

        Me t’ardhurat e Komunitetit përballohen:

1)      Shpenzime për ushtrimin e kultit Bektashian.

2)      Shpenzime për ushqime e vesh mbathje të Klerit.

3)      Shpenzime të rrogave të personelit administrativ e finanzia të Kryegjyshates dhe Gjyshatave.

4)      Shpenzime të ceremonivet fetare.

5)      Ndihmat që i epen Teqevet me t’ardhuravet të pakta.

6)      Shpenzime për mbajtjen e pasuris së Komunitetit.

Kap.  VII të

MBISHKRIMET, SHENJAT DALLUESE DHE VULA NË PËRDORIM TË KOMUNITETIT BEKTASHIAN

Neni 56.

        Komuniteti Bektashian Shqiptar ka keto mbi-shkrime:

1)      Për Kryegjyshatën: “Republika Popullore e Shqiperisë..Komuniteti Bektashian, Selija e shenjtë e Kryegjyshatës Botnore”.

2)      Për Gjyshatat: “Republika Popullore e Shqiperisë..Komuniteti Bektashian, Gjyshata….”

3)      Për Prindërit: “Republika Popullore e Shqiperisë..Komuniteti Bektashian, Prindërija….”

4)      Për Dervishijet: “Republika Popullore e Shqiperisë..Komuniteti Bektashian, Dervishija….”

Neni 57.

        Komuniteti Bektashian ka si shenjë simbolike Taxhen edhe Teslimin.

Neni 58.

        Komuniteti Bektashian ka në përdorim vula me mbishkrime dhe shenjat simbolike të caktuara në nenet 56, 57, të këtj Statuti.

Neni 59.

        Komuniteti Bektashian Shqiptar i frymezuar nga traditat e shënjta dhe rregulloret kanonike të Bektashizmit, dyke interpretuar ndjenjat e vllazërimit, bashkimit, liris dhe Demokracisë të elementit Bektashian, mban dyert e hapura për të pranue në gjirin e tij Sekte fetare të tjerë si Halveti, Rrufai etj, në qoftë se dëshirojnë.

Neni 60.

        Myhibevet që kryejnë vepra dhe shërbime të larta për të mirën e Bektashizmit u jepen grada nderi “Dervishë, Pridnër, Gjysh”, nga Kryegjyshi Botnor, mbi propozimin e titullarve të teqeve respektive tue u marre dhe pëlqimi i Këshillit Gjyshnuer përkates.

Neni 61.

        Festat zyrtare të Komunitetit Bektashian janë: “Dita e Hashures Muharrem” dhe “Dita e Nevruzit (22 mars)”.

Neni 62.

        Flamuri Fetar i Kominitetit Bektashian përbahet prej nji fushe të kuqe të stolisur me versele kuranike dhe fjalë t’urta, tue pasë në mes Taxhen dhe Teslimin dhe n’anën e djathtë nji Yllë.

Kap.  VIII-të

DISPOZITA TRANSITORE

Neni 63.

        Askush nuk mund të mbajë petkun fetar Bektashian pa lejen zyrtare të Kryegjyshatës të dhënë në bazë të rregullave tradisionale fetare.

Neni 64.

        Masat disiplinore kontra klerit Bektashian merren në konformitet me rregullat kanonike tradizionale dhe të ligiës mbi Komunitetet Fetare, me vendim të formës së preme të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit, mbassi të jetë marrë dhe pëlqimi i Këshillit të lartër Gjyshnuer. hlojet e shkeljeve disiplinore, të masave që mund të merren si edhe mënyra e procedimit do të caktohen me dispozita të posaçme të rregullores së Përgjithëshme t’administrimit të Komunitetit, ku përcaktohen dhe për besniket (Myhibet).

Neni 65.

        Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian detyrohet të hartojë rregulloren e përgjithëshme t’administrimit të Komunitetit dyke ju përmbajtur dispozitave të këtij Statuti dhe dispozitave të ligjeve në fuqi, rregullorja i paraqitet për aprovim Këshillit Ministruer.

Neni 66.

        Vetëm Këshilli i Pë gjithshëm i Komunitetit Bektashianka të drejtë të bajë ndryshime në këtë Statut, tue dhanë pëlqimin të paktën 2/3 e antarve të Keshillit; ndyshimet hyjne në fuqi mbassi të aprovohen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Neni 67.

        Ky Statut i përpiluem në bazë të dogmave dhe traditave të larta të Bektashizmit, në konformitet me dispozitat përkatëse të Statutit Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe ligiës mbi Komunitet fetare, për të përcaktuar mënyrën e rregullimit e adminitrimit të çështjeve fetare dhe administrative të komunitetit Bektashian, përmban ligjin themeltar t’elementit Bektashian, mbassi t’aprovohet prej Presidiumit të Kuvendit Popullor.

        Ky Statut asht aprovuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Dekret Nr. 1066 datë 4.5.1950.

 

S e k r e t a r i                                                                                            K r y e t a r i

(Sami Bakolli) d.v.                                                                                   (Dr. Omer Nishani) d.v.

 

©GC

Trascina file per caricare