Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN TË SHQIPNIS

(Fletoren Zyrtare Nr. 38 datë 16 Korrik 1929)

Bektashismi eshtë konserti i njersimit, i lindur së bashku me njerinë, i çfaqur qysh nga Ademi deri tek Muhamedi dhe i mishëruar tek HAXHI BEKTASHI VELIU, që ka si parim njeriu t’arrijë kulmi e cilsisë së vet dhe të njohi vet-vehten: HOJEN DREJTË PERFEKSIONIMIT.

Elementi Bektashij i Shqipërisë së Lirë dhe Demokratike, i përfaqësuar rregullisht prej delegatve të tij fuqi-plotë, sot me datën 5 Maj 1945, në Kryegjyshatën e Përbotshme Bektashiane të Tiranës, Në Kongresin e Madh të IV-të vendosi këtë Statut:

S T A T U T

KAP. I

K o m u n i t e t i

Art. 1- Komuniteti Bektashian përbëhet prej familjeve me tradita Bektashiane,prej ashikve,muhibve dhe Klerit.

Art. 2- Komuniteti fetarisht ndahet në: Klerikë, muhibë dhe laikë.

Art. 3- Gjuha zyrtare dhe fetare e Bektashijve të Shqiprisë është Shqipja.

Art. 4- Komuniteti Bektashian është person luridi e gëzon të drejtat e personit moral.

KAP. II

K l e r i

Art. 5- Kleri përbëhet nga:

a)      Kryetari i Komunitetit (Kryegjyshi Botnor i Bektashijvet;

b)     Gjyshërvet;

c)      Prindërvet;

ç)   Dervianvet;

d)  Ofiqarve të Shërbimit Fetar.

Art. 6- Dorëzimi, konsakrimi dhe gradimi i Klerit, behet simbas rregullores tradicionale Bektashiane si dhe këtij Statutit.

Art. 7- Gjyshërit e Prindërit,ndër raste të jashtëzakonshme,të lindura për hir të shërbimit të Komunitetit,mund t’a ndërrojnë Postin e tyre,me vendim të Këshillit të Komunitetit me gradim ase me gradën që kanë.

Art. 8- Muhive që kryejnë vepra të nalta,për të mirën e Komunitetit Bektashian,u jepen grada nderi:DERVISH,PRIND ase GJYSH.Këto grada jepen me vendimin e Këshillit të Komunitetit dhe dekretet lëshohen nga Kryegjyshi i Përbotshëm.

Art. 9- Komuniteti Bektashian,tash për tash ndahet në gjashtë Zona Gjyshërije në Shqipëri:

a)    Zona e Gjyshatës së Krujës,me qendër “TEQEJA FUSHE KRUJËS”, e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e Durrsit e të Shkodrës;

b)   Zona e Gjyshatës Elbasanit,me qendër Teqeja “XHEFAT BABA”-Krestë, e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e Elbasanit e të Peshkopis;

c)    Gjyshata e Korçës,me qendër “TEQEJA E MELÇANIT”, e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e Korçës;

ç)  Gjyshata e Gjirokastrës,me qendër Teqeja “ASIM BABA”, e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e saj, dyke përjashtuar N/Prefekturën e Këlcyrës e të Permetit;

d)  Gjyshata e Prishtës,me qendër “TEQEJA E PRISHTËS”, e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e Beratit dhe N/Prefekturën e Këlcyrës;

dh) Gjyshata e Vlorës,me qendër “TEQEJA E FRARIT” e cila përfshinë në juridiksionin e vet Prefekturën e Vlorës e N/Prefekturën e Permetit.

Art. 10.- Në rast se Gjyshatat shtohen,atëherë ndryshohen edhe juridiksionet e tyre me vendim të Këshillit të Komunitetit.

Art. 11- Çelja e Teqeve të reja, transferim i një qendre Gjyshate ase Prindërije, behet me vendimin e Këshillit të Komunitetit.

 KAP. III.

O r g a n e t  e  K o m u n i t e t i t

dhe zgjedhja e tyre

Art. 12- Organet e Komunitetit kanë për detyrë kryesore të jenë kurdoherë përkrahësit e përmirësimit të gjendjes shoqërore, të bashkimit e të vllazërimit të popullit, të cilët janë:

                            a)Këshilli i Komunitetit;

                            b)Këshillat e Gjyshatave;

                            c)Këshillat e Prindërive;

                            ç)Ofiqarët e Shërbimit Fetar.

Art. 13- Zgjedhja e këshillave të Prindërive behet nga i gjithë elementi Bektashij i Teqes respektive,dyke u përbërë prej katër vetash,kryesuar nga Prindi i Teqes i cili merr pjesë kryesisht.

Art. 14- Këshillat e Gjyshatave zgjidhen nga gjiri i këshillave të Prindërive mvartëse dhe të Këshillit Lokal të Gjyshatës,dyke u përberë prej gjashtë vetash nën kryesinë e Gjyshit të Zonës i cili merr pjesë kryesisht.

Art. 15- Këshilli i Komunitetit zgjidhet prej gjirit të këshillave të Gjyshatave dhe përbehet prej katërmbëdhjetë vetash laikë,dyke berë pjesë “ipso facto” Titullarët e Gjyshatave.

            Votimi behet i hapur e universal.Ndryshimi i këshillave behet kur kërkohet nga dy të tretat e këshillave votonjëse korispondente.

KAP. IV.

Z g j e d h j a  e  K l e r i t

Art. 16- Zgjedhja e Klerit behet:

a)Prindi zgjithet nga populli Teqes, propozohet prej Gjyshatës respektive dhe drejtohet nga Kryegjyshi Botnor i Bektashijve;

b)Gjyshërit zgjidhen nga Prindëritë e juridiktit dhe derretohen nga Kryegjyshi Botnor i Bektashijve;

c)Kryegjyshi zgjidhet nga Këshilli i Komuniteti, me dyer të mbyllura, me dyfishin e antarve të zgjedhur nga gjiri i gjith këshillave të Gjyshatave dhe me pjesë –marrjen e Titullarve të Gjyshatave.

Kur Kryegjyshi ndërron jetë, ose për shkaqe të tjera vendi mbetet vacant, për derisa të mblidhet Këshilli i Komuniteti si më sipër, po të zgjedhi Kryegjyshin e ri, Zavendësohet nga sekretariati i Komuniteti.

KAP. V.

Detyrat e Këshillave

Art. 17-Këshillii i Prindëris përpiqet për mbar-vajtjen e Teqes dhe vendos mbi të gjitha problemat që i paraqiten Teqes dhe rrethit të Prindëris respective.

Art. 18-Këshilli i Gjyshatës vepron simbas Art. 17;udhëheq dhe inspekton këshillat be Prindërive që i mvaren.

Art.19- Këshilli i Komuniteti eshtë Organi epror i Komuniteti Bektashian dhe e përfaqson këte, Këshilli kryesohet nga Kryegjyshi Botnor, i cili përfaqëson spiritualisht të gjithë Bektashijtë në botë , Pranë Këtikj Këshilli mbahet një Sekretarjat Kleriko-laik.

Art. 20- Këshilli i Komunitetit rregullon Komunitetin Bektashian, në konfermitet të këtij Statuti dhe të rregulloreve të tij të mbrendshme në pikë –pamje besimi, discipline dhe organizimi administrative. Në bazë të Doktrinës dhe të rregulloreve tradicionale boton libra dhe revista;zbaton vendimet e congresit dhe ben rregullore kur ndinë nevojë ;harton buxhetin e Komunitetit dhe udhëzon e kontrollon këshillat e Gjyshatave dhe të Prindërive me anën e Organeve të veta Kleriko-laike.

Art. 21- Këshilli mblidhet “ipso facto” dy herë në vit më 2 MAJ dhe 1 SHTATOR në qendrën e Komunitetit. Mund të bejë mbledhje të jasht-zakonshme me thirrjen e Kryetarit ase kur kërkohet nga dy të tretat e antarve të tij. Për të qenë legale mbledhja e Këshillit,duhet që të jenë present dy të tretat e antarve.

            Vendimet e Këshillit mirren me shumicë vote dhe janë të zbatueshme si ligjë.

KAP. VI.

S h k o l l a

Art. 22- Në konformitet me ligjet e Arsimit,Komuniteti Bektashian mban një shkollë për kulturimin e Klerikve Bektashij.Kjo shkollë mbahet me fondin e caktuar nga t’ardhurat e Komunitetit dhe ka rregulloren e vet.

KAP. VII.

F i n a n c i a r e

Art. 23- T’ardhurat e Komunitetit janë:

            a)Fondet e Teqeve të caktuara nga Këshilli i Komunitetit;

            b)Dhuratat që i behen Komunitetit.

Art. 24- Pasuritë e paluejtshme të Teqeve janë të personit moral të Teqeve përkatëse dhe nuk mund të jetërsohen pa vendimin e Këshillit të Komunitetit. Çdo Teqe mbahet nga pasurija e saj dhe prej dhuratave.

Art. 25- Teqet që nuk janë në gjendje ekonomike dhe financiare,por që gjykohen të nevojshme t’ekzistojnë,ase ndër raste që çelet një Teqe e re,mbahet nga fondet e caktuara prej Këshillit të Komunitetit.

            Administrimi dhe kontrollimi i të gjithë pasurive të Teqeve,behet simbas rregullores së posaçme që harton Këshilli i Komunitetit.

Art. 26- Në cilëndo Teqe çelet një arkë kursimi ku mblidhen ndihmat e kontributet,për t’i ardhë në ndihmë jetimve,invalidve,pleq e plakave,si dhe çdo fat-keqësije tjatër që i takon një elementi Bektashian.

KAP. VIII.

Dispozita të ndryshme

Art. 27- Masat disiplinore kundrejtë Klerit mirren simbas rregullores së mbrendshme të Këshillit të Komunitetit dhe vendimet janë të zbatueshme.

Art. 28- Festat Zyrtare të Komunitetit Bektashian janë:DITA E NEVRUZIT(22 Mars) dhe DITA E ASHURES(Muharrem).

Komuniteti Bektashian ka si distintivë (shenjë dallonjëse) Taxhin me një Teslime(simbas modelit të bashkangjitur Organet e Komunitetit kanë vulën Zyrtare që përmban dhe shenjën dhe për rreth emërin e vendin e Teqes.

Art. 29- Ofiqarët e Shërbimit Fetar emërohen nga Prindërit e Teqeve respektive dhe kryejnë shërbimet fetare mbrenda rrethit të juridiksionit të Teqes.

Art. 30- Kongresi i Madh i IV-të i Bektashijve,nxorri nga gjiri i vet Këshillin e Sekretariatin e Komunitetit.

Art. 31- Për t’u konsakruar dhe dorëzuar Dervish(Muxherret),kandidati duhet të ketë arrijë moshën 25 vjeçare dhe të ketë një kulturë semimature,ase të jetë graduat i shkollës së Komunitetit Bektashian.

Art. 32- Këshilli i Komunitetit,mbasi të stabilizohet paqa e përbotshme,ngarkohet që të thërresi mbledhjen e një Kongresi të Bektashijve të të gjithë botës,të mblidhet në Tiranë për krijimin e Komunitetit të përbotshëm Bektashian.

Art. 33- Ky Statut hyn në fuqi mbasi t’aprovohet nga Qeverija Demokratike e Shqipërisë.

Tiranë (në Kryegjyshatën e Përbotshme Bektashiane), më 5 Maj 1945.-

Kryetar’i Kongresit:

KRYEGJYSHI BOTNOR I BEKTASHIJVE:

Xhefer Sadik Dede (d.v.)

Sekretar’i Kongresit të Madh të

IV-të të Bektashijve të Shqipërisë;

Gjysh Rustem Melçani(d.v.)

Vërtetohet se asht nji me origjinalin.-

SEKRETAR I KOMUNITETIT BEKTASHIAN:

(Ibrahim Hasnaji)

 

©GC

 

 

 

STATUTI i KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR

Tiranë, Maj 1945 

KOMUNITETI BEKTASHIAN SHQIPTAR

KRYEGJYSHATA BOTNORE                  Tiranë, me 11 Maj 1945

Tiranë                                                                        V.F.L.P. Nr. Prot. 14

MINISTRIS DREJTËSIS

                                                                      T i r a n ë

                                                             Bashkangjitun kemi nderin me ju përcjellë dy kopje të Statutit të Komunitetit Bektashian të Shqipnis, të riprodhueme tekstualisht nga originali i aprovuem në Kongresin e IV-të Bektashian, datë 5 maj 1945, për të marrë aprovimin e Qeveris Demokratike të Shqipnis.

                                                             P.Kryetari i Komunitetit Bektashian,

                                                                       KRYEGJYSHI BOTNOR:

                                                                       Baba Mustafa Xhani (d.v.)

 

QEVERIA DEMOKRATIKE E SHQIPNIS

                                                                       Tiranë, me 21.VIII.945.-

Ministri e Drejtësis

                                                                                  V.F.L.P. Nr.Prot.812/1

KRYESIS KOMUNITETIT BEKTASHIAN

(Sekretariatit)

             T i r a n ë

Ju njoftojmë, se në bazë të vendimit Nr 25 datë 14 Korrik 1945 të Këshillit Ministruer,kopja e vërtetueme e të cilit këtu ngjitur u dërgohet,ësht vend aprovimi i Statutit të Komunitetit Bektashian të Shqipris të vendosur në mbledhjen e IV-të të Kongresit të Madh t’elementit Bektashij të Shqipnis me datën 5 Maj 1945, nji kopje e të cilit gjithashtu bashkangjitur u dërgohet

                                                                                              P.Ministris:

                                                                                              Halim Buda (d.v.)   

V E N D I M I

Nr. 25 datë 14 Korrik 1945.

Këshilli Ministerial në mbledhjen e mbajtun me datë 25.VI.945, në bazë të Nenit 4 të Dekret-ligjës datë 9 Korrik 1929, mbi formimin e komuniteteve fetare, botue në Fletoren Zyrtare Nr.38 datë 16 Korrik 1929,

V E N D O S I:

aprovimin e Statutit të Komunitetit Bektashian të Shqipnis,të vendosur në mbledhjen e IV-të të Kongresit të Madh t’elementit Bektashij të Shqipnis, me datë 5 Maj 1945,dhe të paraqitun me shkresën Nr.812 datë 21.VI.945 të Ministris Drejtësis,kopja e të cilit i bashkangjitet këtij Vendimi.

Kryeministër dhe Min. i Luftës e 1

Mbrojtjes Kombëtare:

Gjen-Kol.ENVER HOXHA(d.v.)

N/Kryeministër:

Gjen-Major Myslim Peza(d.v.)

Min.P.Jashtme:                     Min.Drejtësis:

Dr.Omer Nishani(d.v.)         Manol Kononi(d.v.)

Min.Ekonomis:                     Min.P.Mbrendshme:

Dr. Medar Shtylla(d.v.)        Kol.Haxhi Lleshi(d.v.)

Min.Shëndetsis:                    Min.Financave:

Dr.Ymer Dishnica(d.v.)       Kol.Ramadan Çitaku(d.v.)

Min.P.Botore:                       Min.Arsimit:

Ing.Spiro Koleka(d.v.)         Prof.Kostaq Cipo(d.v.)

Min.Shtypit,Propogandës e

Kulturës Pop. :                     Min.Asistencës Sociale:

Prof Sejfulla Maleshova(d.v.) Gjen-Major Bedri Spahiu(d.v.)

 Sekretari Përgjithshëm:

Mihal Prifti(d.v)

QEVERIA DEMOKRATIKE E SHQIPNIS

K r y e m i n i s t r i a                                                 Tiranë, me 17.8.945.

Nr.Prot.390/1                                                            V.F.L.P.

Ministris Drejtësis

                                                                               T i r a n ë

                                                                  Për dije dhe veprim ju dërgojmë kopjen e sipërme të Vendimit të Këshillit Ministerial.

                                                                                  P.Kryeministrin:

                                                                                  Mihal Prifti     (d.v.)

 

                                                                  Baras me kopjen e origjinalit.

                                                                                  Halim Buda(d.v.)

 

©GC

Trascina file per caricare