Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR

Gjithe Kleri dhe populli Bektashijan i Mbretnies Shqiptare te perfaqesuare regullisht prej delegatevet te tyre fuqiplotë te mbledhur ne Kongresin e III-të të tyre në Korçë (ne teqen e Shenjtë të Turanit) me datë 26 Shtator 1929, votuan këtë Statut.

KAPTINA E I-rë

Komuniteti

Art.-1 Komuniteti Bektashijan Shqiptar bazohet në doktrinat e tij fetare, eshte i pa-varur (independent) dhe përbehet prej gjithe popullit Bektashijan të Mbretnies Shqiptare.

Art.- 2 Komuniteti fetarisht ndahet ne klerikë, muhibe dhe llaikë.

Art.- 3 Gjuha zyrtare dhe fetare e Komunitetit është Shqipja.

Art.- 4 Komuniteti Bektashijan është person juridik dhe gëzon të drejtat të personit moral.

KAPTINA E II-të

Kleri

Art.-5 Kleri përbehet prej:

a)      Kryegjyshit,

b)      Gjyshërvet,

c)      Prindërvet,

ç)  Dervishevet,

d)      Ofiqarevet te sherbimit fetar.

Art.- 6 Pas kësaj nuk mund të dorëzohen Klerikë ata që s’janë shtetas dhe prej fisi e gjuhës Shqiptare.

Art.-7 Dorezimi, gradimi dhe konsakrimi i klerit bëhet si mbas regullit te shenjtë tradicional duke marrë parasysh cilësitë e lypuna prej keti Statuti dhe Rregullorevet te Komunitetit dhe ato që bën fjalë Art.7 i dekret – ligjes mbi formimin e Komunitetevet fetare.

Art.8 Kryegjyshi, gjysherit dhe Prinderit ne postet e tyre jane permanent, për veç rasteve qe permenden ne ligjet e Shtetit, në këtë Statut dhe ne Rregulloret e Komunitetit.

Art.- 9 Muhibeve që marrin persipër misioninë Bektashjane kur kryejnë vepra të nalta për të  mirën e Komunitetit u jepen grada fetare: Dervish, Prind dhe Gjysh. Keto grada jepen vetëm prej Kryegjyshit me vendimin e keshillit të Shenjtë Gjyshnor.

Graduatët misionare nuk kane te drejte te bejne konsakrime dhe dorezime brenda kufive te Mbretnies Shqiptare, dhe te veshin petkat fetare, perveç se ne Teqera dhe ne banesat e tyre.

Graduatët misionarë nuk figurojnë në radhorin e klerit aktif.

Art.-10 Muhibet dorezohen prej prindervet dhe Gjysherve kur Kryegjyshi s’kryeson no nje gjysheri nuk dorezon Muhibe.

KAPTINA E III-të

Gjysheritë

Art.11- Komuniteti Bektashijan Shqiptar fetarisht ndahet ne gjashte Gjysheri:

a)      Gjysheria e Krujes, duke permbledhur prefekturat Kosovë, Shkodër, Durrës dhe Tirane me qender Teqeja e Shenjte Shemimiut ne fushë-Krujë;

b)      Gjyshërija e Elbasanit, duke përmbledhur prefekturat Diber dhe Elbasan, me qender teqeja e Shenjt Xhefai Babait, ne Elbasan,

c)      Gjyshëria e Korçës me prefekturen e saja, perveç Kolonjes dhe Leskovikut, me qender teqeja e Shenjt Hysejn Dede-it ne Melçan,

ç) Gjysheria e Frasherit me nenprefekturat Kolonje, Leskovik e Permet, me perjashtimin e krahines se Dishnices me qender teqeja e Shenjt Nasibiut ne Frasher,

d)      Gjysheria e Prishtes, duke permbledhur Prefekturen e Beratit dhe krahinen e Dishnices, me qender Teqeja e Shenjt e Tahir Babait në Prishtë,

e)      Gjyshëria e Gjinokastres me prefekturen e Vlores dhe atë të Gjinokastres me perjashtimin e nenprefektures se Permetti, me qender Teqeja e Shenjt Asim Babait, ne Gjinokaster.

Art.- 12 Transferimi i nje qendre Gjysherije proponohet prej keshillit te Shenjte Gjyshnor, dhe vendoset prej keshillit Mikst. Vendimi i referohet Qeverise për njoftim.

KAPTINA E IV-të.

Organet e Komunitetit, dhe menyra e zgjedhjes

Art. –13 Organet e Komunitetit janë:

a)      Kryegjyshi

b)      Keshilli i Shenjte Gjyshnor,

c)      Keshilli Mikst,

ç)  Keshillat e Gjysherivet

d)      Keshillat e Prinderivet

dh) Ofiqaret e shërbimit fetar

Art.-14 Zgjedhja e Kryegjyshit kur vendi i tij mbetet vakant ose kur nuk eshte ne gjendje fizike te permbushë detyret e tija behet prej keshillit te Shenjte Gjyshnor.

Zgjedhja e tij i paraqitet Qeverise për pelqim edhe dekretim Mbretror, në rast mos pëlqimi këshilli i Sh. Gjyshnor zgjedh një tjetër dhe vepron si mbas paragrafit të mësipërme.

Gjithe keto veperime për zgjedhje, propozime dhe refuzime mbeten sekrete.

Në ketë menyre behet dhe zgjedhja e Gjysherve titullarë Gjyshërije.

Kryegjyshi dhe Gjysherit e zgjedhur nuk fillojnë nga detyra deri sa zgjedhja e tyre mos jete e dekretuar prej Mbretit.

Art.-15 Kryegjyshi dhe Gjysherit para se të fillojnë nga detyra betohen përpara mbretit si vijon:

      “Betohem në emër të Perëndise se premtoj mbi nderin tim se do të jem kurdohere besnik i Mbretit të Shqipetarevet, i Atdheut dhe i Statutit të Mbretnies. Detyrohem të ve në be në këtë mënyrë dhe gjithë klerikët që do të dependohen dhe dorezohen prej meje.”

Art.- 16 Këshilli i Shenjtë Gjyshnor përbëhet prej Gjyshërvet, titullarë të Gjysherive nënë kryesinë e Kryegjyshit.

Art.- 17 Keshilli Gjyshnor ka Kyazum[?] (shumicë legale) kur janë prezent të paktën katër anëtarë të tij. Në rast të kunder keshilli Mikst i dyfishuare zgjedh anetaret qe mungojne. Ne kete mbledhje jane ipsofacto anetare dhe pjesetarët e keshillit të Sh. Gjyshnor ne qofte se ka.

Art.- 18 Keshilli Mikst përbehet prej dymbëdhjete vetash te zgjedhur dy anetarë prej çdo gjysherije nga të cilët njëri do të jetë Gjysh, ose prind dhe tjetri muhib.

Art.- 19 Zgjedhjet e anetareve te keshillit Mikst behen me vota te fshehta ne qendrat e gjysherivet, ku marin pjese keshillat e Prinderive se bashku me ate te Gjyshëris respektive.

Për t’u lëshuarë çertifikatat relative përfundimi i zgjedhjeve i paraqitet Kryegjyshit.

Art.- 20 Këshilli Mikst zgjidhet për një periode tre vjet.

Art.- 21 Kur mbetet vakant vendi i no nje anetari të keshillit Mikst zgjedhja e anetarit të keshillit Mikst zgjedhja e anetarit te ri bëhet si mbas dispozitave te art.19.

Art.- 22 Keshillat e Gjysherive përbehen prej katër Muhibesh nënë kryesit e titullarevet të Gjyshërivet.

Anëtarët e këtyre keshillave zgjidhen dyfish nga titullarët e Gjyshërivet respektive dhe i paraqiten Kryegjyshit i cili pëlqen katër prej tyre.

Art.- 23 Prind zgjidhet me pëlqimin e muhibëvet të teqesë respektive një prej kanditateve të propozuarë prej titullarit të gjysheris përkatese, Dekreti Shenjtë leshohet prej Kryegjyshit.

Art. – 24 Keshillat e Prinderive përbehen prej dy Muhibesh nene kryesit e prindervet.

Anëtaret e keshilleve zgjidhen dyfish nga Prinderit dhe i paraqiten Gjysherive respektive të cilat pëlqejnë dy prej tyre.

Art.- 25 Keshillat e Gjysherive  dhe te prinderivet zgjidhen për tre vjet paralel me keshillin Mikst.

Art.- 26 Ofiqarët e shërbimit fetar emerohen prej titullarevet te Gjysherive dhe duhet të jenë të paktën Muhibë.

KAPTINA E V-të

Detyrat e Organevet

Art.- 27 Kryegjyshi është autoriteti m’i lartë spiritual i Komunitetit Bektashijan dhe e përfaqëson në pikëpamje fetare.

Kryegjyshi përveç kompetencës q’i caktojnë Ligjet e Shtetit ky Statut dhe Rregulloret e Komunitetit ka për detyrë të verë në zbatim gjithë vendimet e maruna nga këshilli i Shenjtë Gjyshnor dhe keshilli Mikst.

Art.- 28 Kryegjyshi ka të drejtë të mbajë pranë tij për detyra spirituale sa gjyshër që të shohë nevojë. Gjith ashtu dhe sekretare civile për nevojat administrative.

Posti dhe detyrat spirituale të Kryegjyshit nuk zëvëndësohen me as një mënyrë. Kryegjyshi me lejën e vet mund të zëvëndësohet vetëm në shërbime administrative me anën e nje gjyshi që mban pranë tij.

Art.- 29 Këshilli i Shenjte Gjyshnor, në konformitet me ligjet e shtetit regullon Komunitetitn Bektashijan të Shqipërisë për sa i përket besimit, disiplinës organizimit dhe administrimit të tij të brëndeshme dhe ne baze të doktrinave dhe regullavet te shenjta tradicionale boton librat dhe rivistën fetare.

                  Librat fetare Bektashijane duhet të jenë të aprovuara nga këshilli  i Sh. Gjyshnor.

Art.-30 Vendimet e këshillit të Sh. Gjyshnor, të dhëna në interesin e Komunitetit, formojnë detyrim ligjor për gjithë klerin Bektashijan.

Art.-31 Këshilli i Sh. Gjyshnor mblidhet në qendrën e Komunitetit regullisht dy herë në vit: në 1 Prill dhe 15 Shtator të çdo viti. Kryegjyshi në rast nevoje munt të provokojë dhe mbledhje të jashtëzakoneshme. Vendimet meren me shumic votash, në rast barazim votash fiton ana e kryetarit.

Art.-32 Këshilli Mikst mblidhet ipsofakto një herë në vit në 15 Shtator, në qendrën e Komunitetit. Kryetar zgjidhet me vota të fshehta një prej klerikëvet dhe sekretar, gjithë me këtë mënyrë një prej muhibëvet anëtar të këti këshilli.

Për të qenë mbledhja legale duhet të jenë prezent dy të tretat e anëtarevet. Kryegjyshi në çfaqje nevoje provokonmbledhje të jashtëzakoneshme te keti keshilli.

Art.- 33 Këshilli Mikst, përveç kompetencës q’i cakton ky statut dhe Rregulloret ka për detyrë hartimin e buxhetit të përgjithëshme të Komunitetit. Gjith ashtu ka të drejtë vejanee [?]administrative dhe financjare.

Art.- 34 Rregulloret e Komunitetit proponohen prej Kryegjyshit, bisedohen nga të dy këshillat (Këshilli i Sh. Gjyshnor dhe Mikst) te mbledhur se bashku nen kryesinë e Kryegjyshit dhe pasi pelqehen i paraqiten Ministries se Drejtesis për aprovim.

Art.- 35 Keshillat e gjysherivet dhe te prinderivet, perveç kompetences q’u japin ky Statut dhe rregulloret, kanë për detyrë hartimin e buxheteve te teqeve respektive.

Art.- 36 Ofiqarët e shërbimit fetar kanë për detyre te permbushin nevojat fetare te Komunitetit si pas libravet dhe instruksionevet qe do t’u jepen nga keshilli i Sh. Gjyshnor.

KAPTINA E VI-të

Dispoziat disiplinore

Art.- 37 Kryegjyshi dhe gjyshërit pushohen nga detyra me vendim të keshillit gjyshnor për këto shkake:

a)      Për faje dogmatike dhe vepërime kundra fesë Bektashijane,

b)      Për faje ordinare në rast dënimi kundra liris personale me një ndëshkim më tepër se një vit, dhe sikur këti ndëshkimi të mos i jetë shtuarë ndalimi për ofiqet publike.

c)      Kur dënohen me burgim të rëndë ose me dënim të fajeve rellative për vjedhje, mashtrim, keq-përdorim dhe atentate kundra zakonevet të mira,

ç) Për arësye politike me rëndësi q’i përkasin qetësisë. Në rastin e pushimit si mbas dispozitavet të keti artikulli vendimi i keshillit te shenjte gjyshnor i paraqitet qeverise për anullimin e dekrettit Mbretnor.

Për fajet e parapame në paragrafet b, c, ç, të këtij artikulli, Kryegjyshi dhe gjyshërit, në konformitet me dekret-ligjin e Komunitetevet fetare munden me u pushue me dekret Mretnor edhe pa qenë marë një vendim prej keshillit të Sh. Gjyshnor.

Art.- 38 Kryegjyshit dhe Gjyshërvet te rezuare po të dësherojnë vetë u caktohet një teqe vetëm për banim.

Art.- 39 Të gjithë titullarët e teqevet që abuzojnë detyrën ose bëjnë no një nga fajet e tregueme në art. 37 denohen si mbas dispozitavet të ati artikulli dhe të art. 38.

Art. – 40 Kur muhibët e no një teqeje akuzojnë titullarët e teqesë së tyre për pazotësi dhe akuzimet e tyre vërtetohen prej titullarit te gjysheris keshilli i Sh. Gjyshnor ne baze te dispozitavet te regullores mund ta heqe nga posti dhe i cakton një vend sa për banim.

Art.- 41 Dervishëvet u meren petkat fetare ne rast që këta nuk u binden dispozitave te keti statuti dhe rregullorevet te komunitetit. Ky dënim nuk mund të aplikohet pa vendimin e Kryegjyshit.

Art.- 42 Klerikët e pushuarë ose të degraduarë që nuk i binden vendimit dhe vazhdojnë në mbajtjen e petkave ose ofiqevet fetare dënohen si mbas dispozitavet të Kodit Penal.

KAPTINA E VII-të

Shkolla 

Art.- 43 Komuniteti mban një shkollë mësimesh dogmatike elementare për klerin dhe kandidat klerikët dhe gradualisht mund të çelë dhe shkolla të larta kësodore.

Art. – 44 Programa e shkollës në konformitet me ligjat e Shtetit pregatitet prej keshillit të Sh. Gjyshnor dhe riaprovohet prej Ministris s’Aresimit.

Art.- 45 Shkollat e komunitetit do të mbahen me fondet që bën fjalë art. 49

KAPTINA E VIII-të

Dispozita Financjare 

Art. – 46 Të ardhunat e Komunitetit janë:

a)      të ardhunat nga teqetë që përment art. 49

b)      Pagesat fakultative

c)      Dhuratat që i bëhen Komunitetit dhe subvencionet.

Art. 47 Çdo Teqe mbahet me pasuritë e veta ose me no një subvencion të caktuarë në buxhetin e përgjithëshmë të Komunitetit. Titullarët e Teqevet janë të detyruarë brenda një viti të dërgojnë listat e gjithë pasurivet në Kryegjyshëri për të shkuarë në regjistrat e përgjithëshme.

Art.- 48 As një pasuri e paluajtëshme te Teqevet Bektashjane nuk mund te jetersohet pa pëlqimin e keshillit te Sh. Gjyshnor dhe pa vendimin e keshillit Mikst, perndryshe jetersimi eshtë i pavlefshim.

Mënyra e administrimit, e çfrytimit dhe jetersimit te pasurise se lujteshme te Teqevet caktohet në regulloren e pergjitheshme të administrimit.

Art.-49 Çdo Teqe detyrohet të hartojë buxhetin e saj në të cilin duhet të figurojë fondi që do t’i caktohet prej keshillit Mikst për të përballur spensimet e Kryegjyshërisë dhe të shkollavet dogmatike.

Çdo teqe buxhetin e saj detyrohet t’a dergoje ne Kryegjysheri deri ne 1 shtator të çdo viti.

Art.- 50 Keshilli Mikst ne rast nevoje formon komision te posaçmë për të hetuarë pasurite e Teqeve qe ndodhen te regjistruara në emra private, dhe përfundimi i hetimevet i paraqitet Keshillit te Shenjte Gjyshnor për te mare masat ligjore.

KAPTINA E IX

Dispozita te ndryshme

Art.- 51 Interpretimi i keti Statuti dhe rregullorevet behet prej keshillit te Shenjte Gjyshnor, dhe keshillit Mikst ne mbledhje te perbashkët nene kryesin e Kryegjyshit.

Art.- 52 Ndryshimet në këtë Statut bëhen mbi proponimin e keshillit Gjyshnor dhe keshillit Mikst dyfishuar te mbledhur nënë kryesin e Kryegjyshit. Vendimet jepen me dy të tretat e votavet. Ndryshimet e bëra i paraqiten qeverisë për aprovim.

Art.- 53 Nuk mund të hapen teqe të ra pa lejën e Keshillit Sh. Gjyshnor.

Art.- 54 Teqete qe nuk jane ne gjendje ekonomike të mirëmbahen dhe nuk shihet e nevojshme ekzistenca e tyre me vendimin e keshillit te Sh. Gjyshnor, mund te mbyllet ose te kthehen ne dervishije.

Gjith ashtu me vendim te keshillit Gjyshnor mund te ngrehen teqera te ra ne ato vise ku te shihet e nevojshme.

Art.- 55 Ne lutjet fetare dhe ne çdo ceremoni te Komunitetit Bektashijan Shqiptar bëhen lutje për Mbretin, për Kombin Shqiptar dhe për ushtërinë.

Art.- 56 Organet e Komunitetit Bektashijan Shqiptar do te jene kur dohere përkrahesit e përmiresimit te gjendjes sociale dhe te bashkimit e vellazerimit Kombetar.

Art.- 57 Çdo gjysheri, çdo prindëri dhe çdo dervishije do të ketë vulën e saja zyrtare te aprovuare prej Kryegjyshit.

Art.- 58 Kur nje titullar Teqeje heretikon (kemben besimin qe ka) dbohet nga teqeja dhe pasurija e lujteshme dhe e palujteshme e saja mbetet pronjë e Komunitetit Bektashijan.

KAPTINA X

Dispozita Tranzitore

Art.- 59 Deri sa te dale dekreti Mbretnor qendra e përkoheshme e Komunitetit fetar Bektashijan është teqeja e Shenjtë e Turanit (Korçë).

Art.- 60 Sa për këtë here Kongresi zgjedh tetembedhjete veta, dymbedhjete klerike dhe gjashte muhibë. Këtyre u jep kompetence te plotë qe nga gjiri i tyre ose nga jashtë të zgjedhin keshillin e Sh. Gjyshnor pasi të dekretohet ky statut dhe ata qe mbeten përbëjnë keshillin Mikst për një periode tre vjet.

Art.- 61 Te tetembedhjetë vetat te zgjedhur si mbas art. 60 kane kompetencë te bejne modifikime pa prekur shpirtin themeltar te keti statuti.

Vendimet e keti komisioni meren me dy te tretat e votavet midis tyre.

Çdo modifikim i keti Statuti i paraqitet Qeverise për aprovim.

Art.- 62 Gjysherit qe ndodhen sot dhe qe nuk jane titullare gjysherije lihen jashte juridiksionit te Gjysherise dhe varen drejt për drejt nga Kryegjysherija deri sa te rrojnë. Veçanarisht gjyshit Sulejman Gjinokastra i jepet dhe titulli i nderit “plaku i Gjyshëvet”. Pas ketij ky titull suprimohet.

Art.- 63 Ky Statut hyn ne fuqi qe prej dates te dekretimit

Korçë, Teqe Turan d. 5 Tetor 1929.

Delegatet e Elbasanit

Ate Mustafa d.v.

Hysejn Dakli d.v.

Hysejn Plangarica d.v.

Atë Xhemal d.v.

F. Guranjaku d.v.

H. Kosova d.v.

Atë Riza d.v.

Qazim Dede d.v.

Hysejn Nikolica d.v.

Delegatët e Frasherit

            At Hajdar Konica d.v.

            Atë Seit Leskoviku d.v.

            Baba Xhafer d.v.

            Kasem Radovicka d.v.

            Rakib Dajlan d.v.

            F. Rusi d.v.

            Mehdi Novosela d.v.

            Abedin Shkembi d.v.

            Refik Lamçe d.v.

            Salih Butka d.v.

            Tefik Panariti d.v.

                        Delegatet e Gjinokastres

            Baba Hysni d.v.

            Dervish Rexhep d.v.

            Dervish Javer Hurshit d.v.

            Abedin Hasan d.v.

            Sule Lekdushi d.v.

            Hasan Sina d.v.

            Veib Gjergjani d.v.

            Xhevat Kallajxhi d.v.

            Veis Sevranji d.v.

                        Delegatete e Korçes

            Ate Zylfo Melçani d.v.

            Baba Ramadan d.v.

            Dervish Sabri Qyteza d.v.

            Sabri Panariti d.v.

            Muharrem Myteveli d.v.

            Ibrahim Sejfullah d.v.

            Tefik O(?) rgocka d.v.

            M. Bilishti d.v.

            Li-hem Osman d.v.

            Qemal Selenica d.v.

                        Delegatet e Krujes

            Haxhi Mehmet Baba d.v.

            Hysejn Kalaja d.v.

                        Delegatet e Prishtes

            Gjysh Kamber d.v.

            Atë Halim d.v.

            Atë Ali Tomori d.v.

            Varf Qazim d.v.

            Ali Koprencka d.v.

            Mustafa Spathara d.v.

            Veis Sevranji d.v.

            H. Xhunga d.v.

            Demir Selenica d.v.

            Tefik Papnariti d.v.

            Delegat’i Qeverisë d.v.

                        Prefekt i kl. I i Korçës

            Hil Mosi d.v.

 

E njëjtë me origjinalin

Korçë, Turan 5 / Tetor / 1929

Kryetar’ i Kongresit

(firma, timbro)

 


Programi

i

Çeljes së Kongresit Bektashian

 Më 26] 9] 929 ditën e Enjte ora 10 para dreke në Teqen e Shënjtë të Turanti (Korçë) do të bëhet cerimonia fetare e çeljes së Kongresit të III-të Bektashian Shqiptar.

            Ceremoninë fetare do t’a kryesojë Hirësia e Tij Gjysh Kamber Prishta, ad-interim Kryetar i këshillit Atnuer.

            Cerimonia do të bëhet në mënyrën që vijon:

1.      Banda e Bashkisë së Korçës do të lozë hymnin e L.M. së Tij Mbretit.

2.      Do të këndohet lutja e H. T. Gjysh Kamberit për inaugurimin e Kongresit.

3.      Banda do të lozë hymnin Bektashian.

4.      Hirësi e Tij Atë Ali Tomori do të mbajë fjalë mbi Bektashizmën e shvillimet e saj që priten nga ky Kongres.

5.      Banda do të lozë hymnin e Flamurit.

6.      Ora më 11 do të çelet Kongresi e do të nisen bisedimet.

 

Komisioni Organizator

@GC

Trascina file per caricare

STATUTO DELLA COMUNITA' ALBANESE DEI BEKTASHI

Tutto il Clero ed il popolo bektashi del Regno albanese, rappresentati regolarmente dai loro delegati ai quali è riconosciuto pieno potere, riuniti nel loro terzo Congresso tenuto a Korce (nella santa Teqe di Turani) in data 26 settembre del 1929, hanno deliberato il seguente Statuto;

Capo I

La comunità.

Art. 1.  La comunità albanese dei bektashi si basa sulle proprie dottrine, è indipendente ed è composta da tutta la popolazione bektashiana del Regno Albanese.

Art. 2.  La comunità confessionale è composta da klerike (chierici), muhibe e llake.

Art. 3.  La lingua ufficiale e religiosa della Comunità è l`Albanese.

Art. 4.  La comunità bektashiana è persona giuridica e gode degli stessi diritti delle persone morali.

Capo II

  Il Clero.

Art. 5.  Il Clero è composto da:

a)      Kryegjyshi ( Il Grande Dede),

b)     Gjyshwrvet, (Il Dede)

c)      Prindwrvet,

d)     Dervishevet,

e)      Funzionari del servizio religioso.

Art. 6.  Non possono diventare klerike coloro che non sono cittadini albanesi e che non sono di discendenza albanese.

Art. 7.  La consegna, l'investitura e la consacrazione del Clero avviene secondo le regole di questo Statuto, nel rispetto dei regolamenti della Comunità e secondo l`art. 7 del decreto – legge sulla formazione delle Comunità Confessionali.

Art. 8.  Kryegjyshi, Gjysherit e Prinderit rimangono in carica senza limiti di tempo, tranne nei casi previsti dalla legge dello Stato, in questo Statuto e nelle regolamentazioni della Comunità.

Art. 9.  I Muhibe che si fanno carico della missione bektashiana, quando realizzano opere importante a favore della Comunità, ricevono dei titoli onorifici: Dervish, Prind e Gjysh.

Questi titoli vengono assegnati esclusivamente dal Grande Dede con decisione del Sacro consiglio gjyshnor.

Chi viene onorato non  può effettuare consacrazioni e consegne entro i confini del Regno Albanese, né  può indossare abiti talari, tranne nelle Teqe e nelle loro abitazioni. Inoltre costoro non risultano nelle liste del clero attivo.

Art. 10. I Muhibe vengono assegnati dai Prinderve e Gjysherve. Quando il Grande Dede non è  presente nessuna gjysheri assegna dei muhibe.

Capo III

Gjysheritw.

Art. 11.  La comunità dei bektashi albanesi religiosamente è divisa in sei Gjysheri;

a)      Gjysheria di Kruja, composta dalle prefetture di Kosove, Shkoder, Durres, e Tirana, con sede nella Sacra  teqe di Shemimiut a Fushe – Kruje,

b)      Gjysheria di Elbasan, composta dalle prefetture di Diber e Elbasan, con sede nella Sacra teqe di Xhefal Babait a Elbasan,

c)      Gjysheria di Korça con  la sua prefettura, tranne quelle di Kolonja e Leskovik, situata nella Sacra teqe di Hysejn Dede-it a Melçan,

ç)   Gjysheria di Frasheri con le sottoprefetture di Kolonje, Leskovik e Permet, con  esclusione delle province di Deshnice, con sede nella Sacra teqe di Nasibiu ne Frasher.  

d)   Gjysheria di Prishta composta dalla prefettura di Berat e la zona di Dishnica  con sede nella Sacra teqe di  Tahir Babai a Prishte.

e)   Gjysheria di Gjirokaster composta dalla prefettura di Valona e quella di Gjirokaster, con  esclusione della sottoprefettura di Permet, con sede nella Sacra teqe di Asim Babait a Gjirokaster.

 Art. 12.  Il trasferimento di un centro – Gjysherije viene proposto dal Sacro consiglio Gjyshenor, e viene deciso dal consiglio Mikst. La decisione viene comunicata al Governo a titolo informativo.

Capo IV

Gli organi della comunità e le modalità di elezione.

Art. 13.  Gli organi della Comunità sono;       

a)      Il Grande Dede (Kryegjyshi);

b)      Il Sacro consiglio Gjyshenor;

c)      Il consiglio Mikst;

d)      I consigli delle Gjysherie;

e)      I consigli delle prinderivet;

f)       Funzionari dei servizi religiosi.

 Art. 14. L’elezione del Grande Dede, quando egli viene a mancare, oppure quando non è in buone condizioni fisiche, viene fatta dal Sacro consiglio Gjyshnor.

La proposta della sua nomina viene presentata al governo per l’approvazione e perché venga sancita con decreto del Regno Albanese.

In caso di non approvazione il Sacro consiglio Gjyshenor nomina un altra persona e si procede con le stesse modalità di cui sopra.

Tutte queste operazioni di elezione, di proposte e di non approvazione vengono svolte in segreto.

Con le medesime modalità avviene anche la nomina dei Gjysherve, capi delle Gjysherie.

Il Grande Dede e i Gjysherit non iniziano a svolgere le loro mansioni fino a che la loro nomina non viene decretata dal Re.

Art. 15.  Il Grande Dede e i Gjysherit, prima di entrare in carica prestano giuramento di fronte al Re pronunciando le seguenti parole:

“Giuro in nome di Dio e prometto sul mio onore che sarò sempre fedele al Re degli Albanesi, alla Patria e allo Statuto del Regno Albanese.

Sono obbligato a giurare in questo modo anche in nome di tutti i Kleriket che dipenderanno e verranno assegnati da me.

Art. 16.  Il Sacro consiglio Gjyshenor è composto dai Gjysherve, capi dei Gjysherive sotto la direzione del Grande Dede.

Art. 17.  Il Consiglio Gjyshenor delibera in presenza di almeno quattro suoi membri. In caso contrario il consiglio di Miksit con un numero doppio di membri sceglie coloro che mancano.

Di questa riunione, qualora vi partecipassero, sono membri ipso facto  anche i componenti del Sacro consiglio Gjyshenor.

Art. 18.  Il Consiglio di Miksit è composto da dodici membri; sono eletti due membri per ogni gjysherie uno dei quali sarà Gjysh, o Prind e l`altro Muhibe.

Art. 19.  L`elezione dei membri del Consiglio di Miksit avviene con voto segreto nei centri dei gjysherive, e ad esso partecipano i Consigli dei Prinderve insieme a quello del rispettivo Gjysheri.

Prima che vengano emessi i rispettivi certificati, l`esito delle elezioni viene presentato al Grande Dede.

Art. 20.  Il Consiglio di Miksit viene eletto per tre anni.

Art. 21.  Nel caso in cui rimanesse vacante il posto di uno dei membri, l'elezione di uno nuovo avviene secondo le disposizioni dell'art. 19.

Art. 22. I consigli delle Gjysherive sono composti da quattro Muhibesh sotto la direzione dei capi delle Gjysherive. Per la composizione di codesti Consigli vengono nominati fino ad un numero doppio di Muhibe rispetto a quello necessario e sarà il Grande Dede a dover scegliere quattro di loro.

Art. 23. Come Prind viene scelto, con l'approvazione dei Muhibe della rispettiva Teqe, uno dei candidati proposti dai capi della rispettiva Gjysheries. Il Sacro Decreto viene emesso dal Grande Dede.

Art. 24. Il Consiglio dei Prinderve è composto da due Muhibe sotto la direzione dei capi dei prindervet. Vengono nominati fino ad un numero doppio di Muhibe e successivamente vengono presentati al Grande Dede che sceglierà due di loro.

Art. 25.  I Consigli dei Gjysherive e dei Prinderve permangono in carica per tre anni parallelamente al Consiglio dei Miksit.

Art. 26.  I funzionari del servizio religioso vengono nominati dai capi dei Gjysherive e devono almeno essere dei Muhibe.

Capo V

Le mansioni dei funzionari del servizio religioso.

Art. 27.   Il Grande Dede è la più alta autorità spirituale della comunità bektashiana e la rappresenta sotto l`aspetto religioso.

Le competenze del Grande Dede sono quelle affidategli dalle leggi dello Stato, dal presente Statuto e dai Regolamenti della comunità bektashiana. Inoltre egli ha il compito di mettere in atto tutte le decisioni approvate dal Sacro Consiglio Gjysheror e dal Consiglio dei Miks.

Art. 28.  Il Grande Dede, nello svolgimento delle sue mansioni, si può farsi aiutare dai Gjyshet e da un segretario civile per le questioni amministrative.

La carica e le mansioni spirituali del Grande Dede non possono in alcun modo essere sostituite. Su sua richiesta il Grande Dede può farsi sostituire da un Gjysh nello svolgimento delle funzioni amministrative.

Art. 29.   Il Sacro Consiglio Gjyshenor, in conformità alle leggi dello Stato, regolamenta l`andamento della Comunità bektashiane dell`Albania per quanto riguarda la fede, la disciplina, l`organizzazione e la sua amministrazione interna. Sulla base delle dottrine e delle regole sacre tradizionali, il Sacro Consiglio Gjyshenor pubblica libri e la rivista religiosa.

Art. 30. Le decisioni del Sacro consiglio Gjyshenor, deliberate all`interesse della comunita`, rappresentano un obbligo legislativo per tutto il clero bektashian.

Art. 31. Il Sacro Consiglio Gjyshenor si riunisce regolarmente due volte l'anno nel luogo di incontro dei bektashi; il primo aprile e il 15 settembre di ogni anno. In caso di necessità il Grande Dede può convocare delle riunioni straordinarie. Le decisioni vengono adottate con la maggioranza dei voti. In caso di pareggio dei voti vince la parte per la quale si è schierato il presidente.

Art. 32.   Il Consiglio di Miksit si riunisce ipso facto una volta l'anno, il 15 settembre, nel luogo di incontro della comunità bektashiana. Il presidente viene eletto con votazione segreta tra uno dei chierici e come segretario, sempre con voto segreto, viene eletto uno dei muhibeve, membro di questo Consiglio.

Perché la riunione venga considerata legale e` necessario la presenza di almeno 2/3 dei membri. Nel caso in cui risulti necessario il Grande Dede può convocare delle riunioni straordinarie di questo Consiglio.

Art. 33.  Le competenze del consiglio di Miksit sono quelle affidategli dal presente Statuto e dai Regolamenti della comunità bektashiana. Inoltre ha il dovere di redigere il bilancio generale della comunità.

Art. 34.  Qualora i regolamenti della comunità vengono proposti dal Grande Dede i due consigli (Il Sacro Consiglio dei Gjysherve e il Consiglio di Mikst)  si confrontano sui medesimi e, dopo aver espresso entrambi il consenso, sottoposti presentati al Ministero della Giustizia per l`approvazione.

Art. 35.  I Consigli dei gjysherve e dei prinderve, oltre alle competenze riconosciutogli dallo Statuto e dai regolamenti, hanno altresì il compito di redigere il bilancio delle rispettive teqe.

Art. 36. I funzionari hanno il compito di soddisfare i bisogni religiosi della comunità secondo le regole e le istruzioni impartite dal Sacro consiglio Gjysheror.

Capo VI

Disposizioni disciplinari.

Art. 37.   Il Grande Dede o i gjysherit decadono dalla loro carica con decisione del consiglio gjyshenor per queste ragioni:

a)      Per errori in materie dogmatiche o per azioni contro la religione bektashiana,

b)      In caso di condanna con privazione della libertà personale per più di un anno,

c)      Quando vengono condannati per reati di truffa, inganno, abuso e attentato contro le buone usanze,

d)      Per ragioni politiche di rilevante importanza che riguardano alla quiete pubblica.

In tutti questi casi, la decisione di licenziamento, adottata dal consiglio gjyshenor, viene presentata al governo per ottenere l’annullamento del decreto regio di nomina.

Per le ipotesi di licenziamento di cui alle lettera b, c, d. di questo articolo, il Grande Dede e i gjysherit possono essere sollevati dalle loro cariche con decreto regio, anche senza la decisione del consiglio gjyshenor.

Art. 38.   Al Grande Dede e al gjysherit che hanno perduto le loro cariche viene assegnato un teqe a fini abitativo.

Art. 39.  Tutti i coloro che sono posti alla direzione di ciascuna teqe, in caso di abuso di potere o qualora commettano una delle colpe elencate nell’art. 37, vengono puniti secondo le disposizioni di quell’articolo e dell’art. 38.

Art. 40.   Quando i Muhibet di qualche teqe accusano i responsabili delle altre  teqe e le loro accuse sono fondate, in base alle disposizioni di questo statuto possono essere licenziati e successivamente  viene assegnato ad ognuno di loro un posto per abitare.

Art. 41.   Ai Dervishet vengono rimossi le tonache nel caso in cui non obbediscono alle disposizioni di questo articolo e ai regolamenti della comunità bektashiana. Questa sanzione può essere eseguita solo con un provvedimento del Grande Dede.

Art. 42.   I chierici licenziati o quelli che hanno perduto i loro titoli che continuano lo stesso ad esercitare le loro cariche, vengono condannati secondo il codice penale.

Capo VII

La scuola.

Art. 43.   La comunità bektashiana ha fondato una scuola per insegnamenti dogmatici elementari per il clero e per i candidati a diventare chierici e gradualmente può promuovere la nascita di altre scuole di livello più alto.

Art. 44.   Il programma della scuola, in conformità alle leggi dello Stato, viene predisposto dal Sacro consiglio Gjyshenor e successivamente viene approvato dal Ministero dell’Istruzione.

Art. 45.   Le scuole della comunità vengono finanziate secondo le disposizioni dell’art. 49 di questo statuto.

Capo VIII

Diposizioni finanziarie.

Art. 46.   I proventi della comunità sono:

a)       le entrate provenienti dalle teqe di cui all’art. 49,

b)       i pagamenti facoltativi,

c)       i doni che vengono fatti alla comunità e le sovvenzioni.

Art. 47.   Ogni teqe si finanzia con le proprio entrate oppure tramite qualche sovvenzione proveniente dal budget della comunità. I titolari delle teqe sono obbligati a consegnare entro un anno le liste contenenti i beni delle teqe per essere raggruppate insieme alle altre liste della comunità.

Art. 48.   A nessun bene delle teqe può essere modificata la destinazione economica. Ciò può avvenire solo con provvedimento del Sacro consiglio Gjyshenor e con l’approvazione del consiglio di Mikst. Altrimenti  l’alterazione della destinazione non sarà valido. L’amministrazione dei beni, la loro utilizzazione e l’alterazione della lorodestinazione avviene secondo il regolamento generale sull’amministrazione.

Art. 49.   Ogni teqe è obbligata a redigere il proprio bilancio nel quale dovrà risultare il fondo destinato al mantenimento del kryegjysherise e delle scuole dogmatiche. Questo fondo viene approvato dal consiglio di Mikst. Ogni teqe deve consegnare nella kryegjysheri il proprio bilancio entro il primo settembre di ogni anno.

Art. 50.   Il Consiglio di Mikst, in caso di necessità, convoca un’apposita commissione per indagare sui beni delle teqe che si trovano registrate sotto nome privato e l’esito delle indagini viene sottoposto al Sacro consiglio Gjyshenor per adottare i provvedimenti legislativi.

 

Capo IX

Disposizioni varie.

Art. 51.   L’interpretazione di questo Statuto e dei regolamenti avviene ad opera del Sacro consiglio Gjyshenor insieme al consiglio Mikst in riunioni presiedute dal Grande Dede

Art. 52.  Le modifiche apportate allo Statuto vengono proposte dal Sacro consiglio Gjyshenor tramite un’assemblea composta da alcuni membri del Sacro consiglio Gjyshenor e da altri del consiglio Mikst riuniti sotto la direzione del Grande Dede. L’assemblea delibera con il voto favorevole dei 2/3 dei presenti. Le modifiche effettuate vengono presentate al Governo per l’approvazione.

Art. 53.   Non si possono aprire nuove teqe senza il consenso del Sacro consiglio Gjyshenor.

Art. 54.  Le teqe che non sono in buone condizioni economiche e per le quali non sembra opportuno la sopravvivenza, con decisione del Sacro consiglio Gjyshenore, possono essere chiuse o si possono trasformare in dervishije. Sempre con decisione del Sacro consiglio Gjyshenor si possono aprire nuove teqe lì dove appare necessario.

Art. 55.   Nelle preghiere e in ogni cerimonia religiosa si prega per il Re, per la Nazione Albanese, e per l’esercito.

Art. 56.   Gli organi della comunità bektashiana saranno sempre i sostenitori del miglioramento della vita sociale e dell’unione fra i connazionali.

Art. 57.   Ogni gjysheri, ogni prinderi ed ogni dervishije avrà il suo timbro ufficiale approvato dal Grande Dede.

Art. 58.   Quando il responsabile di una teqe si converte ad altro culto viene bandito dalla teqe e i beni della teqe rimangono di proprietà della comunità.

Capo X

Disposizioni transitorie.

Art. 59.   Fino all’emanazione del decreto regio la sede temporanea della comunità bektashiana sarà la Sacra teqe di Turanit (Korçë).

Art. 60.   In questa occasione il Congresso elegge diciotto membri, dodici chierici e sei muhibe. Costoro, dopo l’approvazione di questo Statuto, devono a loro volta  formare il Sacro consiglio Gjyshenor con membri eletti fra di loro o provenienti dal di fuori. Il resto dei membri va a formare il consiglio Mikst per un periodo di tre anni.

Art. 61.   Tutti i diciotto membri eletti secondo le modalità di cui all’art. 60 hanno la competenza per modificare lo Statuto senza alterarne la sostanza.

Le decisioni di questa commissione vengono adottate a maggioranza dei 2/3 dei presenti.

Ogni modifica apportata  allo Statuto viene presentata al Governo per l’approvazione.

Art. 62.   I Gjysherite che sono oggi presenti e che non rappresentano alcuna gjysherie rimangono fuori dalla giurisdizione della Gjysherie e sono alle dipendenze della Kryegjysheria fino alla morte.

In particolare a gjysh Sulejman Gjinokastra viene attribuito il titolo d’onore “plaku i Gjyshevet” (il vecchio dei Gjyshevet). Questo titolo viene soppresso per il futuro.

Art. 63.   Questo Statuto entra in vigore dal momento in cui viene decretato.

 

Korce, Teqe Tupan 5 Ottobre 1929.

 

Trascriviamo qui di seguito il PROGRAMMA di apertura del Congresso Bektashian

 

Il giovedì 26 settembre 1920 alle ore 10 del mattino nella sacra Teqe di Turanit (Korce ) si terrà la cerimonia religiosa di apertura del terzo congresso dei bektashian albanesi .

La cerimonia religiosa verrà diretta sua Santità Gjysh Kamber Prishta, che è ad interim presidente del consiglio Atnuer.

La cerimonia si svolgerà nel modo seguente:

1) La banda del comune di Korce suonerà l’inno di Sua altezza re Zogu

2) Verrà recitata la preghiera di H.T. Gjysh Kamberi per inaugurazione del Congresso

3) La Banda suonerà l’inno bektashian

4) Sua santità padre Alì Tomori terrà un discorso sulla religione bektashiana e gli sviluppo che si attendono da questo Congresso

5) La Banda suonerà l’inno della bandiera .

6) Alle ore 11 avrà inizio il congresso e inizieranno le discussioni

 

La Commissione Organizzatrice.

© Traduzione Flora Koleci

Trascina file per caricare